Frati jezuit Engjëll Serreqi (P. Angelo Serregi S. J) në mes të viteve 1920 kishte pas qëllimin me gatitë për shyp nji përmbledhje me shprehje frazeologjike që i kish përzgjedhë përgjatë punës së tij të palodhur si misionar, por sëmundja e mori para kohe e ai s’mundi të plotësojë ketë dëshirë fisnike t’ tijen. Ky visar, nji pjesë shumë t’ vogël të së cilit po e paraqesim sot këtu, u shfrytëzua më pas nga studiues të tjerë t’ gjuhës shqipe.

Bukuria dhe eleganca e shprehive të Serreqit dëftojnë jo vetëm mundësinë e pashtershme të të shprehunit në shqip, por dhe sa të vërteta këto shprehi i qëndrojnë edhe sot gjuhës moderne shqipe. Siç pohon dhe Wittgenstein në ‘shënimet’ e tij për gjuhën; “Që nji shprehje (proposition) t’ mundet me qenë e vërtetë, duhet të ketë gjithashtu aftësinë me qenë e rremë”. Shprehjet e formës analitike të të shprehunit që mbizotërojnë sot në shqip, nuk janë gja tjetër veç se tautologji, e kështu e kanë ngushtu së tepërmi mundësinë e të shprehunit në gjuhën tonë.

Kët shqetësim e shprehu dhe At Viktor Volaj ne 1963 në një letër te tij ku shprehej se:

“Gjuha po ecë përpara dhe po ban përparime të mëdha, por ashtë friga se tue u studjue shkencorisht, po çveshet nga shumë karakteristika të shprehjevet popullore. Në gjuhën e shkrimevet tona po mbizotnon stili gazetaresk. Purizmi i gjuhës u flak. Nuk flas për fjalët e reja të tipit të Logorecit ase për kompozita ultrapuriste të shnatyrëshme të S. Rizës, por për shumë fjalë që i përdornë me shumë shije rilindasit dhe që u lanë mbas dore, jo për tjetër, por pse nuk njihet gjuha e shkrimtarvet.”

Shembulli i At Serreqit na shpjegon ma së miri se ne mundemi me ndjekë shembullin e njerzve si ai me përparu zhvillimin e gjuhës në t tashmen e t’ ardhmen.

 


N’ bisedë

(Për me lutë, me lypë...)

 

T’ lutem me m’ kallxue.

 

Zotni, a dini me m’ kallxue ?

 

M’ ndiej se po t’ trazoj.

 

Po m’ digjo t’ lutem.

 

A kam pse mbaj uzdaj se ... ?

 

M’ fal se po t’ bi n’ fjalë ...

 

M’ a nep lejen me t’ diftue se ...

 

E kam nji lutje me ta bȃ.

 

Due me t’ a lypë nji nderë.

 

T’ lutem me ndigue sa grima.

 

T’ lutem m’ i bje mrapa ksajë punë.

 

M’ bȃni ket nderë.

 

I porositem mirsis s’ uej.

 

Mos ma kursè ket nderë.

 

Për nderë po ta lypi.

 

T’ kjosha true.

 

Po t’ perbehem.

 

Prep e prep po t’ lutem.

 

Deh, kujtò për mue.

 

Sá nderë kishe me m’ bȃ, me kênë se ...

 

Kishe me m’ bȃ me kênë nevoja e jote.

 

Kam me t’ a dijtë per nderë.

 

Kam me t’ a  dijtë sá t’ jem gjáll.

 

S’ mundesh me m’ bȃ nderë mȃ t’ madhe.

 

A kam çka t’ qes dhanti?

 

Jam krejt i yti, i juej.

 

M’ keni gjithmonë gati.

 

Pelqenie ket nderim.

 

T’ a pranoni si nji shéj t’ vogel t’ miradias s’ ; (opp.: t’ mirënjoftis s’ ême). 

 

3 Komente

A kam pse mbaj uzdaj se ... ?

uzdaje, kjo eshte e madhe, smiley kushedi a eshte fjale shqiptare.

Zotni, a dini me m’ kallxue, kush jane ato dy qe i kane dhene nga nje yll?

Njeri besoj qe e di, eshte nje homogjen shqiptar. Po tjetri? M’ bȃni ket nderë, ma kallzoni.

 

 

 Uzdaj-perdoret ne veri dhe nenkupton shprese. 

 

Rrofsh, village bey! Me kenaq sahera me keto prurjet e tua.

M'ndjej se po t'trazoj, po sa ndere kishe me mba, sikur kesi shprehjesh t'na sillje ma shpesh...

p.s. Sa me ka mahnitur, kur e kam lexuar per here te pare fjalen "miradije" - mirenjohje. E kam perdorur ne nja dy perkthime te miat, e te gjithe qe me pyesnin c'eshte e ku e kam gjet, se s'ekziston ne fjalor te shqipes nje fjale e tille. Sa vjen e ngushtohet fjalori i shqipes, saqe sot, dikush qe kish lexuar nje perkthim timin, me pyeti se pse ke thone "katund" per "fshat" se djali im s'e di c'domethene. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).