Mbas “Fjalorit të parë Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe”, botuar në vitin 1976 me rreth 38 mijë fjalë, një tjetër fjalor i ri me rreth 75 mijë fjalë është botuar kohët e fundit nga gjuhëtarët Ali Dhrimo e Rami Memushaj dhe është promovuar gjithashtu në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas gjuhëtarit Rami Memushaj “40 vjet mbas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) dhe 34 vjet pas hartimit të të parit fjalor drejtshkrimor të shqipes (1976), nevoja e hartimit të një fjalori të ri drejtshkrimor erdhi duke u bërë gjithnjë e më e domosdoshme”.

Fjalori rreket të pasqyrojë në mënyrë sa më të plotë atë pasurim dhe shpërthim të gjuhës shqipe në të gjitha stilet, gjinitë, sidomos në këto 20 vitet e fundit, që është arritur falë punës së lëvruesve të shqipes dhe të përkthyesve. Sipas Memushaj “Ky fjalor është një libër që duhet të ndodhet në tryezën e atij që shkruan. Botimi pasqyron se çfarë është arritur në njësimin e normës së gjuhës shqipe që nga viti 1972 e deri në vitet tona, në fushën e fonetikës, gramatikës dhe drejtshkrimit”. Dy autorët e fjalorit kanë punuar rreth tre vjet e gjysmë për hartimin e tij, pasi sipas Memushaj, pasqyrimi i leksikut të shqipes në fjalorët normalë është e pamjaftueshëm. “Botimi i këtij fjalori me rreth 75.000 fjalë është një ndihmesë jona në pasurimin e leksikut të shqipes”, përfundon gjuhëtari.

60 Komente

sa leke eshte ? smiley

 Kushton 75000 leke,ose 1 leke fjala!

 

ti qe je ne shqiperi na thuj neve... 

Kur une u thoja athere, se fjalori shqip, ka me shume se 45 mij fjale, sa kishin nxjerre derbederet, asnjeri nuk me besonte. Ja tani, ku doli fjala ime.  

 Mire o mire, po per nje etimologjik si i behet? Kush i del zot? Turp qe s'kemi.

Programi kompjuterik për drejtshkrim  "AS Drejtshkrimori 2.0" permbane 150.000 fjale.

Puna 7 vjecare e "Qendres për Përparim dhe Edukim (QEP)" ,per momentin,eshte alternativa me e mire ne treg.

 

I vlefshem online, apo duhet blere???

Licensen eksklusive e ka blere Qeveria e KS-se.Eshte falas per secilin  shtetas te KS-se,te tjeret duhet "blere".

Per kete behet fjale? http://www.gjuhashqipe.com/softuere/softuere.aspx?ida=26 Ketu jep nje link per ta shkarkuar... Nuk me kerkon qe te jem patjeter i regjistruar apo shtetas kosovar, duhet blere patjeter? (flas tek linu i mesiperm). Me duhet te them sdq qe akoma nuk e kam lexuar liçensen...

Te gjithe gazetaruceve dhe kalemxhinjve u duhet mbajtur vlera ne leke e fjalorit nga rroga mujore dhe si kompesim u duhet dhene fjalori ne fjale, ne menyre qe te pasurojne pak trute e tyre te rrjedhur.

ps nuk ka fjalr tani? do guxm te mendosh se po i dhe majmunit libe do behet njeri.

C'te bej, jam darvinist dhe optimist i pandreqshem. Ka fjalor, por nuk e perdorin sepse thone i ka ikur koha, eshte bere i qemoçem e si rrjedhoje i paperdorueshem. Shkurt muhabeti, gazetaret tane mahniten nga gjerat e reja, prandaj fusin fjale te gjuheve te reja ne gjuhen tone te lashte. Mendova se duke u dhene fjalore fringo te rinj, mund te zgjidhej ky qeder.

cun i ri, darvinist? nnnncuq. vetem optimist nuk mund te jesh. smiley

Si ka thene Darvini: Majmuni mesoi te zhgarraviste, dhe u be gazetaruc. Pastaj mesoi te lexonte dhe u be njeri.

P.S. Ka dhe gazetare qe e dine gjuhen amtare, por jane specie e mbrojtur nga WWF.

Pike e presje DAKORT!!!

 Lajmi i mire sidoqofte.

Do isha kurioz te shihja ndonje kritike nqs ka patur!

95% e ketyre fjaleve jane te huaja .

Paska dale si mode tani me sa duket (upsss dhe mode fjale e huaj eshte smiley ) qe te futen fjale jo-shqip ne sasi industriale. Eh medet ca na ka gjet!!!!

vetem 3 750 fjale shqip? jo.

edhe ato 3750 fjale jane me origjine latinesmiley.me vjen keq t'ua thyej zemren.

jo.

Jo kaq kategorikisht qiki, se na zhduke si popull. Javash

JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

po ato latinet pastaj nga jan me origjine? nga shqipja?

Me dhimbje vella me dhimbje lol.Shqipja eshte gjuhe thellesisht e latinizuar.pjesa derrmuese e fjaleve te saj themelore  i perkasin dialektit latin qe perdorej ne kohen e  oktavianit.E kuptoj qe ndjejme zhgenjimin e atij femijes qe zbulon se santa claus nuk eshte i vertete por nje dite duhet ta perballojme te verteten.

jo!

Fakti qe nuk do ta besosh nuk te thote se nuk eshte i vertete.Keto qe them nuk i kam nga vetja por nga gjuhetare si Falkemayer qe u kane rene leshte duke studiuar shqipen.

 Fjalet me te hershme, jane edhe ato me te shkurtrat... merre latinishten (nuk e di ti, por une e kam studiuar 5 vjet) dhe krahasoje me shqipen e pastaj me thuaj cilat nga fjalet e "perbashketa" jane me te shkurtra, ato shqipet apo ato latinet. Shembull i thjeshte:

Italisht: a-mic-o

shqip: mik (ose a' mik, pra eshte mik)

Duket sikur paske humbur kohen kot ne ato pese vjet more bir.Fjala mik ben mu qe eshte me origjine latine .romaket na sundun per afro 800 vjet .Historikisht pushtuesit u imponojne gjuhen e tyre vendesve dhe jo anasjelltas.

"..

 Historia e gjuhës shqipe Shqipja nga pikëpamja ballkanistikeLashtësia e gjuhës shqipesHistoriku i gjuhës shqipeHistoria e formimit të shqipesMorfologji Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptarePjesët e ligjëratës  Më të lexuaratPëremri26.05.2010 | 07:05Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare20.07.2010 | 05:05Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike20.07.2010 | 05:26Historiku i gjuhës shqipe20.07.2010 | 04:42 Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistikeNë punën e hetimit të problemit të burimit të shqipes nga ilirishtja, në punë të birërisë së saj nga kjo, pas rezultateve të arritura gjatë shekullit XX në gjuhësinë albanologjike dhe në linguistikën krahasimtare - jemi të mendimit se kishte ardhur koha që shkenca më shumë t`i sillej metodo­logjikë së atyre studimeve sesa çështjeve të tjera lidhur me marrëdhëniet e të dyja gjuhëve të sapopërmendura.

Prof. Çabej ishte njëri nga të rrallët dijetarë që shkencëtarëve albanistë u tërhiqte vëmendjen në këtë pikë, duke për­funduar një studim mbi raportin e ilirishtes ndaj shqipes në veprën e përba­shkët "Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve", Tiranë, 1969, thoshte shprehimisht: "Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë (e kishte fjalën për shqipen). Sikur kemi theksuar edhe herëve të tjera koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizimit të atij vendi", vep. e përmendur, f. 52.

Në një studim tjetër me titull: "Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhëve fqinje", Revistë shkencore e Institutit Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës, E. Çabej u drejtohej kolegëve me këto fjalë: "Unë aty po lejohem vetëm të bëjë këtë vërejtje që tashmë ka ardhur koha që shprehja huazime "trake" të zëvendësohet me huazime "shqipe të vjetra".

Në kohën antike në një territor relativisht të ngushtë të Gadishullit Ballkanik banonin popuj të paktë në numër: ilirë, makedonë, trakë, dakë, mizë. Mendohet që ilirët shtriheshin kryesisht në pjesën perëndimore e qen­drore e edhe trakasit derdheshin nga lindja deri në perëndim. Këto lëvizje e shtegtime të popujve të posazënë ngoje, shkaktuan rrafshime deri diku të dallimeve nacionale, pasojisht edhe në fushën gjuhësore. Në këto prirje e procese në një kohë relativisht të gjatë merrnin pjesë parreshtur keltët që u integruan në qytetërimin e përgjithshëm të popujve të Gadishullit Ballkanik. Nuk duan qitur në harresë popuj të tjerë gjermanë (gotët etj.), që në Ballkan, si stacion i përkohshëm, qëndruan për t`u dyndur nga Gadishulli Apenin.

Këto procese u intensifikuan, sidomos, në periudhën e sundimit ro­mak në Gadishullin tonë afër tetëqind vjet. Pasojat e atij sundimi qenë: zhdukja a shuarja e gjuhëve të ndryshme jolatine në Ballkan: makedonishtja, ilirishtja, trakishtja etj. Një degë e ilirëve në jug të Ballkanit i shpëtoi asimilimit duke ruajtur identitetin e vet bashkë me gjuhën.

Qytetërimi i Ballkanit të lashtë s`ishte e mundshme të tretej krejtë­sisht, veçse duke u gërshetuar me kulturën materiale dhe shpirtërore të ar­dhësve të rinj indoevropianë, u bë pronë e këtyre. Qytetërimi grek a helen (kultura greke) nuk nis me të ngulur të indoevropianëve grekë, ajo kulturë ­edhe se në thelb thjesht greke, në strukturën e saj ka një komponent të duk­shëm egjean: në sistemin e ndërtimit, në arkitekturë, në ngritjen e qendrave urbane, në tregti, mjeshtëri të lundrimit nëpër dete (detari) etj.

Në studimin e kulturave të popullsive të Ballkanit të lashtë rrugët metodologjike duan harrur vazhdimisht, sepse kemi të bëjmë me një botë dhe me një qytetërim të perënduar në një përmbytje katastrofike. Për këtë arsye vazhdimësia e kombeve të sotme ballkanike s` është dhe nuk mund të jetë një gjë që kuptohet vetvetiu. Ajo do kuptuar vetëm "si problem, e jo si fakt i fortë", kështu që do zhvilluar pareshtur (Katiçi&ccedilsmiley.

Jeta e përbashkët me shekuj e popujve tanë në Gadishullin Ball­kanik, gërshetimi i kulturave të tyre, ndërthurja e gjuhëve, përthyerja e kul­turave të popullsive antike në kulturën autentike të popujve tanë, krijuan, të thuash, një veçori të përbashkët në kulturën e tyre, bashkëfërkime, barazime dhe zhvillime paralele në gjuhët e tyre, në mënyrë që të mund të flitet për një tip ballkanik të kulturës, për një lidhje gjuhësore ballkanike.

Është krejtësisht i pranueshëm mendimi sipas të cilit njësia e zënë ngojë gjuhësore ka mundur të krijohet vetëm në një hapësirë të ngushtë, gjë që i shënoi rrugën për të krijuar kategori të reja gjuhësore në disa prej gju­hëve ballkanike: rumunishten, shqipen, bullgarishten, maqedonishten, gre­qishten, e në disa dialekte serbe. Ajo që karakterizon njësinë gjuhësore ball­kanike është i ashtuquajturi analitizëm. Ky analitizëm gjuhësor, siç thamë, ka mundur të krijohet në një hapësirë të kufizuar, pikërisht për shkak të përzierjeve të gjera e të shumanshme. Nga shumëkush është thënë se anali­tizmi është pasqyrë dhe dëshmi e një të menduari të primitivit, porse është e vërtetë, gjithashtu, se prirja nga analitizmi është veçori e gjuhëve indo-evro­piane, me ç`gjë hidhet poshtë pohimi mbi primitivizmin e folësve të atyre gjuhëve.

"Mendohet, kryesisht, se njerëzit që kanë mësuar gjuhë të fqinjëve të tyre sipërfaqësisht, aq sa kanë pasur nevojë për të zgjidhur çështje praktike, elementare, kanë folur në mënyrë analitike, sepse dualizmi është veçori e çdo polilinguizmi të papërsosur. Njeriu që gjuhën e huaj nuk e njeh mirë e e flet atë me guxim, të folurit e tij e rrudh në një mënyrë të vogël kategorish, duke mos mbajtur parasysh finesat dhe "ngarkesat" e kësaj gjuhe të huaj. Gjuhëtari i njohur serb Iviç këtë fenomen e përkufizoi kështu: "Kontaktet e afërta shpesh kanë për pasojë thjeshtësimin e sistemit; nëse kryqëzohen një sistem më i ndërligjshëm me një tjetër të thjeshtë - rezultati anon nga tipi më i thjeshtë... edhe në rastet kur përzihen dy sisteme të ndërligjshme, të ndryshme, janë gjasat që përfundimi të jetë më i thjeshtë se ç`janë këto dy sisteme".

Dr. Irena Grickat lidhur me këtë thotë: "...Me këtë nuk do harruar se folësit të cilët i kanë afruar në këtë mënyrë sistemet e tyre, në rastin tonë kanë qenë në radhë të parë blegtorë të lashtë dhe bujq, pastaj tregtarë mesjetarë, zanatçinj, bredhës etj., e të tillët nuk çajnë kokën për normat e tyre (të gjuhëve), siç brengoset njeriu i arsimuar".

Për t`u kuptuar mirë e drejt situata e gjuhëve ballkanike, duhet mbajtur parasysh fakti se Ballkani ishte zonë shumëfishe e përzier: e folmja romake u shndërrua në latinishte popullore në saje të përhapjes së saj, duke integruar në vetvete shumë grupe gjuhësh të popujve të pushtuar e të nënshtruar.

Në lidhje me krijimin e formave analitike të së kryerës në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera ballkanike mbizotëron mendimi që ato janë përftuar në ndikimin e latinitetit ballkanik, por ka edhe një mendim tjetër, që në këtë rast kemi të bëjmë me një dukuri ballkanike, pikërisht, një lagje dijetarësh si këtë veçori edhe zhvillime të tjera analitike i shohin të ardhura nga periudha të lashta pararomane, pra janë zhvillime gjuhësore paraball­kanike - tipare të trashëguara (Miklosich, Weigand, Budimir, Pisani). Çabej shton se në rastin tonë nuk është fjala për një ndikim mbi sistemin e formave, por, më parë, për një kalkim gramatikor, imitim i një forme të huaj shprehjeje me lëndën e gjuhës (factum habeo, casus sum, casum habeo) shq. "kam punuar, kam bërë, kam qenë", maqed. përveç konstruktit të hershëm sum dosol - zhvilloi forma të tjera të reja imam dojdeno, sum dojden, rum. am vinita "kam ardhur", am vidzuta "kam parë".

Trajta foljore analitike janë krijuar në gjuhët gjermanike dhe në gju­hët sllave. Këto të dhëna dëshmojnë për një prirje të përgjithshme të gjuhëve indoevropiane për të krijuar forma foljore analitike që të shprehin më qartë kuptimin e perfektit.

Shqipja dhe rumanishtja, kur është fjala për kohën e kryer, edhe foljet jokalimtare i ndërtojnë me anë të foljes ndihmëse kam, kam qenë, kam ardhur, kam dalë, kurse gjuhët romane me -jam: sono venuto, sono stato, je suis venu, por j` ai ete; gjerm. ich bin gewesen, ich bin gekommen.

Për tipar karakteristik të ballkanizmave hiqen edhe format e për­ftuara të admirativit në gjuhën shqipe, maqedonishten, bullgarishten. Format e shkurtra të participit dhe trajtat e së tashmes ndihmëse (kam): pasë + kam = paskam, imperfekti: pasë + kësha = paskësha; paskam pasur, paskësha pasur.

Tipare të përbashkëta janë konstatuar edhe në sistemin e numërimit prej 11-19 mbi gjuhë ballkanike (gjuhët sllave, letonishtja e grupit baltik, shqipja dhe rumanishtja). Në këtë sistem numërimi të shqipes (11-19) Çabej i mbahet mendimit të Joklit sipas të cilit kemi të bëjmë me një izoglosë të vetme të gjuhëve: shqipe, baltike - sllave e jo një imitim nga gjuhët sllave, sikundër mendon Puscariu (Limba romana I, 285 Die Rumanische Sprache, 358).

Kurrfarë ndikimi nga gjuhët sllave nuk mund të ketë, sidomos në mënyrën e formimit të numërorëve me njëzetëshe (20, 40, 60, 80). Këtu në shqipen Jokli sheh një relikt paraindoevropian, sepse sistemi vigesimal i numërimit, në kundërshtim me sistemin dekadik, që është karak­teristik për botën indoevropiane, është tipari i një substrati paraindoevropian në gjuhën shqipe (njëzet, dyzet, dikur trezet e katërzet). Këto tipare e shumë të tjera, që dalin të përbashkëta për shumicën e gjuhëve ballkanike, studiohen këtu e më se një shekull më parë nga studiues linguistë.

Për sa i përket gjendjes së sistemit të nyjës së gjuhëve të pajisura me të, një gjë dihet me siguri se nyjat e të gjitha gjuhëve janë përftuar prej dëftorëve të gjuhëve përkatëse në pozicionin e tyre të rrëgjuar a të tkurrur, d.m.th. me kalimin e trajtave të dëftorëve ndër kategori të tjera gramatikore, ato do të pësojnë ndryshime të mëdha fonetike.

Para se të rrokim në një vështrim më të imët paraqitjen e nyjës së parme ndër kategori të shumënduarshme gramatikore të gjuhës shqipe, e quajmë të dobishme të përsërisim njëherë shfaqjen relativisht të re të proklizës dhe gjenezën sintaksore të saj nga pozicioni enklitik.

Çështjen e nyjës e kishte hetuar në studimet e veta dijetari i njohur, albanisti i shquar, indoevropianisti i dalluar Holger Pederseni, njëherë në studimin e botuar në bleun Festskrift til Vilhelm Thomsen (1894), pastaj në traktatin Die Gutturale im Albansischen, KZ 36 (277-341), ku, duke rrokur problemin e prejardhjes së sistemit të nyjës së gjuhës shqipe, e duke shikuar faktet lidhur me këtë sistem në tërësinë e tyre, i njeh parësinë paravendosjes, pse nga pus i thellë nxjerr lidhjen tjetër mbiemërore pusi i thellë, prej këndej edhe burimin e prapavendosjes prej nyjës së përparme (Buletin 1959/3,228). Tezën e përparësisë së nyjës së përparme mbron edhe S. Riza, Buletin 1958/4, duke i dalë zot gjykimit që shqipja e vjetër njihte vetëm sintaksën e nyjës së përparme, që e dëshmojnë, sipas mendimit të tij, reliktet e përdorimit të emrave farefisnorë, të pajisur me nyjën e përparme: e ëma, i biri, i ati, i ungji, e bija, i nipi, e mbesa etj. Në vazhdim të kësaj paraqitjeje S. Riza përfundon me pohimin se nyja e përparme e shqipes si dhe mbarë prokliza e pronorëve me përmbysjen e saj, me kohë u shpërngul prapa emrave dhe u vendos sintaksa prapanyjore. Skema e reliktit të mi vëllazën tregon qartë sintaksën e dikurshme të proklizës ku të do kuptuar si nyjë e emrit vëllazën, e mi pronor primar i panyjshëm, që pastaj, e përmbysur na del lidhja vëllazën të mi.

Në anën tjetër, faktet gjuhësore të gjuhës shqipe, po edhe të ruma­nishtes, peshuar njëherë e mirë, shkojnë në të mirë të parësisë a të moshës më të madhe të enklizës.

Dihet se nyja e prapme është e qëndrueshme, e ngulët, qoftë për nga forma, qoftë për nga ana e kuptimit. Funksioni i saj mbetet ai që të dallojë diçka që s`njihet nga ajo gjë që na është e njohur. Në anë tjetër, nyja e për­parme na del e lëkundshme dhe me një hapje të konsiderueshme funk­sionesh me tendenca të forta kalimi prej një kategorie në një tjetër, pra ajo paraqitet e lëvizshme, e paqëndrueshme përkundër nyjës së prapme.

Prapavendosja e nyjës na del me vjetërsi të madhe, përkundër para­vendosjes së saj që na del më vonë dhe zë vend në periodën letrare. Këtu duhet të kemi parasysh faktin se nyja e përparme ka lidhje të ngushtë me fjalën që i prin dhe ajo (nyja) shfaqet kur fjala është e pajisur me nyjë të prapme, përkundrazi ajo mungon kur fjala na paraqitet pa nyjë: lulja e malit, ndërsa lule mali, mishi i viçit, por mish viçi, gjë që na shtie të pranojmë se pozicioni i nyjës së përparme varet nga enkliza. Këtë raport e përforcon edhe pajtimi i nyjës së përparme jo me fjalën që e ndjek, por me fjalën që i prin; Kongruenca e nyjës së përparme me fjalën përkatëse bëhet në gjini e në numër: Kopshti i luleve, maja e malit (te Çabej, 1963).

Në disertacionin e tij të doktoratës, e sidomos në një vepër të veçantë (Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, 1984) të B. Bokshit, zhvilli­mi i nyjës dhe këmbimi i saj nuk vështrohen si çështje më vete. Zhvillimi i saj ndiqet në kuadër të përcaktimit të sistemit rasor, si element i rëndë­sishëm në një fazë qendrore të këtij sistemi. Në këtë punim të disertacionit B. Bokshi thotë që emri e kishte nyjën shquese në pozicion proklitik, qysh e kishte konstatuar S. Riza (të vëllazën = të mi vëllazën, në të cilin togfjalësh segmenti të lidhet me elementin e fundit me emrin vëllazën; një lagje tjetër e linguistëve elementin nistor të e lidh me pjesën përemërore mi, pra të mi).

Ndikimi që latinishtja ka ushtruar mbi gjuhën shqipe për afro tetë shekuj, ka rëndësi të shumëfishtë për historinë kulturore e gjuhësore të shqiptarëve. Që nga shekulli II para erës së re e deri në qindvjetëshin VI të kësaj ere nëpërmjet organizmash të ndryshëm rëndoi pareshtur pesha e sundimit romak e në rrymë të kësaj kohe, me rrugë të caktuar, edhe në lëmin e gjuhës shqipe.

Megjithëse shqipja nuk është gjuhë romane, numri i latinizmave të saj në fushën e termave kishtarë është shumë më i madh se ç`duket ai në rumanishten, ku në sferën kishtare mbizotërojnë terma kishtarë sllavë, e në shqipen në atë fushë nuk del asnjë shprehje me burimin sllav. Nga kjo rezulton se dyndja sllave në këto vise gjeti një kishë shqiptare të organizuar që s`kishte më nevojë për terma plotësues e të rinj kishtarë (E. Çabej, Buletin, 1963/3). [Në fondin e leksikut të shqipes ka huazime latine që nuk ruhen në gjuhë të tjera romane, siç është fjala e diel, për emrin e së cilës, s` është gjë tjetër veç përkthim fjale i shprehjes latine dies solis nga periudha pagane; e në gjuhët romane përdoret një emër shumë më i vonë, që është shfaqur në shekullin IV të erës sonë, dominica, fr. dimanche, it. domenica, rum. domineca]. Vjetërsia e latinizmave të shqipes ka peshë të madhe dhe është një indic vendimtar në përcaktimin kohor e hapësinor të tyre, e për mendimin tonë, është vështirë të hidhet poshtë mendimi që ato zunë të hyjnë në këtë gjuhë që para erës sonë në bashkëtakimet e para të romakëve me popullsinë e fiseve ilire, sidomos përgjatë viseve bregdetare.

Fjalet me te hershme, jane edhe ato me te shkurtrat

+1. fjale te pazberthyeshme me tej...buke, gur, dru etjetj

dhi, dele, det, zot etj. Nuk me duken latine.

Latin element of the Albanian language

Jernej Kopitar (1829) was the first to note Latin's influence on Albanian and claimed "the Latin loanwords in the Albanian language had the pronunciation of the time of Emperor Augustus".[9] Kopitar gave examples such as Albanian "qiqer" from Latin cicer, "qytet" from civitas, "peshk" from piscis, and "shëngjetë" from sagitta. The hard pronunciations of Latin ‹c› and ‹g› are retained as palatal and velar stops in the Albanian loanwords. Gustav Meyer (1888)[10] and Wilhelm Meyer-Lübke (1914)[11] later corroborated this.

Eqrem Çabej also noticed, among other things, the archaic Latin elements in Albanian:[12]

  1. Latin /au/ becomes Albanian /a/ in the earliest borrowings: aurum → "ar", gaudium → "gas", laurus → "lar". But Latin /au/ is retained in later borrowings: causa → "kafshë", laud → "lavd".
  2. Latin /ō/ becomes Albanian /e/ in the oldest Latin borrowings: pōmum → "pemë", hōra → "herë". An analogous mutation occurred from Proto-Indo-European to Albanian; PIE *nōs became Albanian "ne", PIE *ōkt- became Albanian "tetë" etc.
  3. Latin internal syllable becomes lost in Albanian: cubitus → "kut", medicus → "mjek", padul → "pyll". An analogous mutation occurred from Proto-Indo-European to Albanian. The internal syllable is retained In later Latin borrowings: paganus → "i pëganë"/"i pëgërë", plaga → "plagë" etc.
  4. Latin /tj/, /dj/, /kj/ palatalized to Albanian /s/, /z/, /c/: vitius → "ves", ratio → "(a)rësye", radius → "rreze", facies → "faqe", socius → "shoq" etc.

Romanian scholar Haralambie Mihăescu demonstrated that

  • some 85 Latin words have survived in Albanian but not in any Romance language. A few examples include bubulcus → bujk, hibernalia → mërrajë, sarcinarius → shelqëror , trifurcus → tërfurk, accipiter → qift, *musconea → mushkonjë, chersydrus → kulshedër, spleneticum → shpnetkë/shpretkë, solanum → shullг/shullë.[13]
  • 151 Albanian words of Latin origin cannot be found in Romanian. A few examples include Albanian mik from Latin amicus, anmik or armik from inimicus, bekoj from benedicere, qelq from calix (calicis), kështjellë from castellum, qind from centum, gjel from gallus, gjymtyrë from iunctЇra, mjek from medicus, rjetë or rrjetë from rete, shërbej from servire, shpërej or shpresoj from sperare, vullnet from voluntas (voluntatis).[14]
  • some Albanian church terminology have phonetic features which demonstrate their very early borrowing from Latin. A few examples include Albanian lterll from Latin altare, engjëll from angelus, bekoj from benedicere, i krishtenë or i krishterë from christianus, kryq from crux (crucis), klishë or kishë from ecclesia, ipeshkv from episcopus, ungjill from evangelium, mallkoj from maledicere, meshë from missa, munëg or murg from monacus, i pëganë or i pëgërë from paganus.[15]

Other authors[16] have shown that there are other Latin loanwords in Albanian with an ancient sound pattern from the 1st century B.C., for example, Albanian qingëlë from Latin cingula and Albanian vjetër from Latin vetus/veteris. The Romance languages inherited these words from Vulgar Latin: Vulgar *cingla became N. Romanian chinga meaning "belly band, saddle girth" and Vulgar veteran became N. Romanian batrân meaning "old".

Postim interesant

Fakti qe shqipja ka marre fjale latine te para 2000 vjeteve dhe i ka "shqiperuar" tregon qe gjuha jone ka ndryshuar dhe eshte zhvilluar, pasuruar e influencuar ne menyre te njetrajtshme nga pushtuesit e huaj per me shume se 20 shekuj. Kjo hedh poshte teorine qesharake te serbeve se ne qenkemi nje popull i ri ne Ballkan dhe nuk paskemi lidhje me iliret.

Une nuk jam gjuhetar, thjesht me pelqen gjuhesia (sidomos etimologjia) dhe ketu po flas si amator i kesaj lende. Te dhenat e tua tregojne se si shqipja mund te jete influencuar nga latinishtja gjate pushtimit disashekullor romak. Por a ka mundesi qe disa nga fjalet qe kemi te perbashketa me latinishten te jene "kusherinj te pare"? Dmth te kene rrjedhur nga e njejta gjuhe e lashte indoeuropiane e te kene ndryshuar fonetikisht gjate shekujve? Perse te mos konsiderohet kjo si nje nga hipotezat e mundshme persa i perket ngjashmerise se fjaleve ne dy gjuhet?

deri me sot pranohet qe fjalet qe pershkruajne bimet dhe kafshet qe rriten ne male jane origjjinale.fjalet e bujqesise dhe detarise jane te huazuara .Si rrjedhim kemi te bejme me fise barinjsh.Disa perkime te shqipes me rumanishten bejne te mendosh se jane fise qe ose shtegetonin nga anet tona ne rumani ose anasjelltas.Origjina e shqipes deri me sot nuk dihet me saktesi.Rilindasit dhe me pas komunistet duke u perpjekur  te ngrinin vetedijen kombetare krijuan nje histori ne te cilen shqipja paraqitej si gjuha qe folen sefte majmunet kur zbriten nga pemet.Me sa do te doja ta besoja kete gje e verteta nuk eshte keshtu dhe nuk dihet me saktesi se cila eshte.

Po te lexoja kaq serozisht o alba, po kur arrita te kjo gjeja ketu, i said to myself: mire te te behet, you are seeking for humour in every random joke.

Rilindasit dhe me pas komunistet duke u perpjekur  te ngrinin vetedijen kombetare krijuan nje histori ne te cilen shqipja paraqitej si gjuha qe folen sefte majmunet kur zbriten nga pemet.

 Une te postoj dy rreshta, ti me sjell romane. Shqiptaret jane kombesia me e lashte autoktone ne Europe dhe kete s'ka postim kilometrik qe ta hedhe poshte. Ben mire te lexosh D'Angely dhe Aristidh Kolen, do mjaftonin keta te dy qe te kuptoje qe po ia fut kodra pas bregut. Fjala mik na qenkerka latinisht pale smiley (Ben mire te lexosh dhe interpretimin e gjuhes etruske, shume me e lashte se latinishtja, qe ka zhvilluar Nermin Vlora Falaschi nepermjet shqipes, se per nja 2000 vjet jane çmendur gjuhetaret mbi etruskishten e s'kane qullosur gje.)

 

http://www.thelosttruth.altervista.org/SitoItalian/le_immagini/image005.jpg

 

Huazime eshte mese normale qe ka patur, se u desh nje Naim Frasher qe te krijonte fjalen "dritare" se gjer atehere i thonin penxhere shqiptaret. Por baza, baza e latinishtes dhe e greqishtes, eshte pelazgjishtja, pra ilirishtja, pra shqipja (ajo gege, e maleve siç thua ti). Ka deshmi etimologjike te pakundershtueshme per kete, sado romane te thuresh ti. 

 

U sakatova duke qeshur kur lexova ate huazimin e fjales AURE qe ne shqip u bekerka AR, pra u shkurtoka smiley

"..Tezat e N. Vlora-Falaschi për lidhjet fantazioze shqiptaro-etruske që parashtroi para një publiku dashamirës në Prishtinë u kundërshtuan nga dy gjuhëtarë albanologë, I. Ajeti dhe R. Ismajli. Ata i vunë në dukje referueses se po i ftillonte mbishkrimet etruske me fjalë që kanë hyrë në shqipen nga turqishtja e sulltanëve (shih A. Vehbiu, Shqiptarizimi i Origjinës-Bota shqiptare-Qershor..."

 Ehuhaaaaaaaaaa... po emrat e perendive greke? Po toponimet e pakundershtueshme? Ka prova me tonelata per ate qe thone keta gjuhetare dhe historiane. E sa per turqishten, eshte nje nga gjuhet me me shume huazime ne bote, kshq nuk e dime kush ka influencuar ke, mes shqipes dhe turqishtes... por edhe kjo me pakez vullnet, mund te percaktohet smiley

 

Shqipja eshte gjuha me e lashte ne Europe, do apo s'do ti smiley

Rilindasit dhe me pas komunistet duke u perpjekur  te ngrinin vetedijen kombetare krijuan nje histori ne te cilen shqipja paraqitej si gjuha qe folen sefte majmunet kur zbriten nga pemet

 

Vetem komunistet nuk e bene ate gje. asnjehere nuk u permend pellazgjishtja dhe te gjithe arkeologet dhe gjuhetaret i meshonin idese se ilirishtes. tani te vime tek Rilindasit. nuk ishin ata qe e krijuan kete histori ( mos hap terr kot) por ata u mbeshteten tek gjuhetaret e huaj qe i meshuan tezes se pellazgeve. 

pse u beson ca gjuhetareve dhe nuk u beson ca te tjereve? ku mbeshtetesh, se fakte te qarta nuk kane as te paret as te dytet? ato shembuj qe ke dhene jane qesharak, pale qe na i paska dhene dikush qe i ka kushtuar jeten. gjuhesia nuk eshte shkence ekzakte dhe mund te lejoje gafa sa te duash dhe spekullime ( pale kur behet fjale qe te zbulosh pluhurin e shekujve). me habit kjo vendosmeria jote per te qene ne krahun e mohuseve te asaj qe as nuk mund te mohohet dhe as nuk mund te pohohet.

Popllit vetem 5000 fjale fjalor I vyn me kry pun. Qisni 5000 fjale sagllom shqip se 75,000 fjale valla....nuku ka Ivy Leagues aqe. Le qy po fillojn me fol braziljonce for some odd reasonsmiley

 Kush e di sa i madh duhet te jete,75 mije fjale,duhet te jete dhe i rende !

 

Cfare thoni ore njerez te mire,gjuha shqipe nuk i ka 150.000 fjale???

Nga fjalori Albanian- English Dictionary,botim i Oxfordit(1999) :

 nga fjala “vetull” burojnë    keto fjale

 “vetullake”, “vetull buke”, “vetullabardhë”, “vetullak”, “vetullan”, “vetullar”, “vetullarënë”, “vetullngrysur”, “vetullasorrë”, “vetullash”, “vetullfiskajë”, “vetullgajtan”, “vetullgjilpërë”, “vetullhequr”, “vetullhënë”, “vetullhollë”, “vetullim, “vetullkalem”, “vetullkurorë”, “vetullngritur”, “vetullngrysur”, “vetullon”, “vetullor”, “vetullore”, “vetullosh”, “vetullpërpjekur”, “vetullrreptë”, “vetullrrudhur”, “vetullshkruar”, “vetulltrashë”, “vetullushe”, “vetullvarrur”, “vetullvrenjtur”, “vetullzi”.

Tash shtoni edhe krahinarizmat,secili nga zona e vet.

 

vetull kalesh (aka Skender Gjinushi)

Per vetullat e S.GJinushit e kisha degjuar nje barbarizem adekuat nga nje mik  vlonjat.Natyrisht,per shkak te miresjelljes,nuk e botoj dot smiley

Sidoqofte,jam i mendimit se vetullat e Gjinushit vazhdojne te jene inspirimi kryesor i celibatit tek femrat tona,qofshin ato te krishtere,ose jo smiley

libri kushton 17 euro ose 1700 leke

 alba. rrofsh per artikujt. do t'i lexoj sapo te kthehem.

PS: "JO!" nuk dmth mosbesim. do te thote qe "nuk eshte ashtu". smiley

Ka nje fjalor tjeter ku shkruhen gjithe fjalet e huazuara nga gjuha perse(te cilin u gezova kur e pashe sepse shumica ishin ato qe pretendoheshin te kishin hyre nga osmanishtja, dhe kjo ben qe duke qene te dyja me te njejten rrenje ulet nr i fjaleve te huazuara nga 100 gjuhe) .So more for us smiley

Na vdiq fare kjo krenaria,o do jemi me te vjetrit,me te mençurit,me te pasurit, O s'ka.

Dhe kur sheh gjendjen e Shqiperise e paralelisht lavdet qe i thurim vetes,te  kujtohet ai ''na Kuçi'' qe tha :E o mire,mo u merzit se s'do jemi te gjithe na Kuçi nashti smiley

-Nga  je?

-Mos ma merr per mburrje po jam nga Kuci.smiley

flm qe e the ''na'' fillimi smiley Apo je dhe zotrote?

Ok, Alba... per te parin. shume interesant. do e mbaj shenim. tani mendimi im: what a huge load of KRAP! nga ta kapesh. nga ta kapesh. the amount of KRAP therein is incredibly immense. ku ta kapesh me pare... anbellivebell. smiley

 

 

Kemi hyre ne nje diskutim te tipit te zbraz timen e  te mbush tenden.Megjithese jemi ne shek XXI shqiptaret ende vuajne nga sindromi i malesoreve ballkanas te cilet nga qe s'kane asnje arritje  me se te mburren ne kohen e sotme gudulisin veten me perralla mbi lashtesine e tyre dhe bemat heroike te parardhesve.Te gjithe vendet e ballkanit duke perfshire dhe ne  kane gjuhetare te cilet perdorin vetem ato fakte qe u vine pas midese per te nxjerre gjuhen e tyre me te bukuren , me te lashten memen e te gjitha gjuheve.mustafa attaturku psh e konsideronte gjuhen turke me melodiozen me te lashten e te gjitha gjuheve.Serbet i bien te njejti avazi me krah tjeter.Greket po ashtu .

te lutem... smiley

vetem per ashtu nuk doja ta merrje.

mund ta kapim pike per pike ate artikull. - me pelqeu shume nga menyra e formulimit... te siguroj, te jap fjalen, sinqerisht, qe dhe studim fizike apo astronomie te kish qene, do kisha dhene te njejtin verdikt. nese ke deshire, e zberthejme. nuk eshte puna te zbraze njeri gje. edhe sikur ne te dy te alivanoseshim duke rene dakord per supremacine shqiptare mbi boten (qe as nuk me ka shkuar mendja, por as ty, besoj), ne nuk do kishim zgjidhur gje para botes apo portave te Qiellit nese benim nje bisede miqesore.

Malesor ballkanas eshte Cabej i cituar ne ate shkrim. te siguroj une per kete. aj promis.

do te dish nje dicka te sinqerte?

ai artikull eshte ofendim per inteligjencen time. dhe megjithate, une nuk u leshova kunder teje. po me pelqeu dhe e lexova me qejf. nese kam harruar te te falenderoj, po e bej tani. falemnderit per prurjen. smiley

Malesor ballkanas eshte Cabej i cituar ne ate shkrim. te siguroj une per kete. aj promis.

do te dish nje dicka te sinqerte?"

Eqrem cabej i pranon huazimet e shqipes nga latinishtja.

une nuk pranoj denglat e nje malesori ballkanas. - qe cdo gje e huaj i duket me e mire se e vetja.

bere dhe ti nje perpjekje me siper... e mban mend? 95% e fjaleve tona ishin te huaja... 5% e kishim te huazuar nga latinishtja. smiley

e di, jam i ndergjegjshem qe e ke thene me konotacionin "bie fjala"... sindrome ballkanike eshte dhe ajo. smiley

une nuk pranoj denglat e nje malesori ballkanas. - qe cdo gje e huaj i duket me e mire se e vetja.smiley

Askujt nuk i behet vone nese pranon apo nuk pranon dicka.E verteta eshte ndryshe nese do ta besosh apo jo ti.

5. SHKENCË APO PSEUDOSHKENCË ?

Në kontrast me shkencën e Albanologjise, në kundërshtim të hapur me arsyen shkencore dhe historike, shfaqen tezash studiuesish ndoshta dashamirës por diletantë ose të fantaksur me citime nga autorë të lashtësisë, deduksione primitive, interpretime të gënjeshtërta ose të thjeshtëzuara tezash albanologësh të njohur. Rrënjët e këtyre teorive e kanë zanafillën te Z. Mayani, R. D’Angely, G. Catapano, A. Kola, A. Belusci, N. Vlora-Falaschi –shtjellon më tej idetë e veta z. Vehbiu. Virusi i fesë nacionaliste ka dalë jashtë kontrolli në qarqet ku fermentohet shqiptaria në Internet, dhe sidomos në municionin e pashtershëm të nacionalistëve, sa herë që këta u turren mullinjve armiqësorë të radhës.
Nqs do ti referohemi A. Kolës i cili me të vërtetë konsiderohet si shqiptar i madh, ideja bazë e tij, të cilës i anashkalojnë mjaft referues shqiptarë, është se grekët dhe shqiptarët kanë të njejtën prejardhje dhe grek dmth “shqiptar i arsimuar”. Përmbajtjen e këtij mesazhi për afrinë e dy popujve nuk e ka kuptuar as N. Kulla, autori i parathënies së librit “Arvanitasit dhe prejardhja e tyre” të përkthyer në shqip (ku edhe përkthimi lë mjaft për të dëshëruar). Pra përfytyrimi i tij për krijimin e kombit grek e shqiptar i ngjan pak a shumë një qelize që një moment të caktuar ndahet në dysh duke krijuar dy të reja.
Gjetja tek Homeri e fjalëve që përfshihen në gjuhën e sotme shqipe, e paraqitur për herë të parë nga Dhimitër Kamarda, shtjellohet nga studjuesi A. Kola dhe ndonjë tjetër si një provë e hipotezës që shqipja ishte një nga idiomat e gjuhës greke. Në se pranojmë si të vërtetë këtë hipotezë ndoshta do të mund të shpjegohet pse një komb aq i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar arriti të krijojë alfabetin e vet vetëm një shekull përpara duke qënë kaq pranë nje civilizimi që sot konsiderohet si pikë referimi e qytetërimit perndimor. Ai e kishte pra alfabetin e vet, atë greqisht dhe vetëm pas evolimit të dy idiomave të së njëjtës gjuhë, idioma e dytë e gjuhës greke u gjend para një katastrofe: ajo kishte nevojë për një alfabet të ri. Mutacionet e dy mijëvjeçarëve i sollën ato dy gjuhë në stadin e sotëm sa ato të konsiderohen krejt të ndryshme. Kjo skemë duket mjaft ideale për të qenë e vërtetë dhe përsëri A. Vehbiu ashtu si dhe Dh. Qiriazi (Albhelenica Nr 2, 2000-2001) e kosideron hipotezën e A. Kolës si paretimologji (shpjegim i gabuar ).
Kurse shqiptarocentristët e shtyjnë më tej këtë model duke pohuar se shqipja është nëna e gjuhës greke, ndonse alfabeti i saj i takon shekullit të 20-të, se Homeri është pellazgu paraardhës i shqiptarëve të sotëm, ndonse shkrimet e para shqipe janë të shek 16, dhe mrekullirave të tjera të Lizës në botën e çudirave. Këtij modeli themelet i qëndrojne në erë
Tezat e N. Vlora-Falaschi për lidhjet fantazioze shqiptaro-etruske që parashtroi para një publiku dashamirës në Prishtinë u kundërshtuan nga dy gjuhëtarë albanologë, I. Ajeti dhe R. Ismajli. Ata i vunë në dukje referueses se po i ftillonte mbishkrimet etruske me fjalë që kanë hyrë në shqipen nga turqishtja e sulltanëve (shih A. Vehbiu, Shqiptarizimi i Origjinës-Bota shqiptare-Qershor).
 

naten e mire atehere.

Rrofte KRAPI i liqenit te Shkodres! smiley

qenkan sa pensioni ne fshat.

ka bo nai peer-reviewed shkrim ky vehbiu -- s'e kam llafin per 'shkrimet' ne blog, se ato jane peer-reviewed alright. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).