images (235×215)Dje zbulova për herë të parë një kontinent tjetër në televizor: diku pranë ishujve Havai, me një sipërfaqje sa tri herë Franca, pluskonte një shtëllungë e stërmadhe plastike, që zbriste gati 30 metra në thellësi e pastaj ndërpritej. Kjo sa i përket hapësirës, se në kohë, të paktën në njësi matëse kohe, kontinenti duhet të shtrihet aty tek 400 vjetët para se të shkëputet e të futet në formulën e kripës a të ujit, se plot katërqind vjet i duhet që të asgjësohet në natyrë një qeseje plastike të thjeshtë dyqani, qese e cila është njësia themelore e këtij kontinenti që unë zbulova dje, por edhe e disa dhjetëra të tillëve që lundrojnë nëpër ujëra detesh e oqeanesh, në pritje që të bashkohen një ditë para 400 vjetëshit që shumëfishohet përditë me çdo qese që depërton prej përrenjsh e kanalesh, prej koshash të zbrazur, drejt e në det, kudo.

Tre herë sa Franca! Dhe kjo vetëm se televizioni ishte francez! Përmasa kombëtare apo mbase krahinore apo thjesht politike që merr shpesh imagjinata, e zbërthyeshme numerikisht, do vepronte ndryshe në Brazil, bie fjala, e ndryshe në Shqipëri, po në çdo rast një pirg i përmbysur lundrues plehërash plastike disa herë më i madh se vendi yt të shtang – dhe të thonë se gropa nënujore e plehërave vëtëm sa zmadhohet përditë, me çdo qese të re katërqindvjeçare që shket në të katër anënt e globit si ngjalë për të mbërritur atje ku e thërret e stampuar me sa e sa shkronja logosh, turlifarë markash e marketesh thirrja origjiatike e pëshpërimave apo fëshfërimave të plastikës transglobale. Një anti-amebë kolosale që vetëm rritet në pika strategjike duke sfiduar nëndetëse e plane hegjemonish oqeanike, një balenë e vdekur që rritet symbyllur e kushedi sa gjëra të tjera.

Për sa kohë dimë se globi është i rrumbullt, shembullin e asaj çka po ndodh patrazuar një gisht poshtë ujërave mund ta kemi në dorë si shembull në formën e një domateje të thjeshtë industriale, në shitoren më të afërt të fruta-perimeve. Hiqni kamuflazhin e kuq dhe zbuloni ju lutem eshtrat e bardha kërcore që ndonëse jo katërqind vjet, por ju a largojnë në kohë gjithë përfytyrimet e hershme mbi këtë frut tipik të nostalgjisë, përmëtepër të kuq, i cili në kohët e izolimit mund të kafshohej pa pengesa e pa pendesa. Të mos flasim pastaj për çka flitet lart e poshtë se fsheh nën bust, poshtë e lart frëngjisë televizive spikerja e njohur e lajmeve me shoqe. Internacionalja e verbër e plastikës! Është kudo….

Julio Cortazar dikur shkruante se “(m)eqë numri i shkruesve dikur shkoi në rritje kaq të madhe, ata pak lexues që mbetën nëpër botë, do të ndryshojnë zanat e do të bëhen edhe ata shkrues. Gjithnjë e më tepër, shtetet do t’u përkasin shkruesve dhe fabrikave të letrës e bojës, shkruesve ditën e makinave natën, makinave që shtypin fjalët e shkruesve.” E kështu bibliotekat do përzënë shtëpitë nga vetvetja, e do të pushtojnë qytetin, rrugët, fushat e sportit e udhët e njohjes nëpër itineraret e vjetra të udhëtimit, spitalet e deri sa të marrin detet, fill pasi të kenë marrë një herë malet. “Kështu shkruesit siberianë do t’i shohin letrat e tyre të shtypura në oqeanin e ngrirë e po ashtu shkruesit indonezianë etj.(…) Në fund, gjithë anijet do të ndalen në pika të ndryshme të të deteve të ndryshme, të bllokuar në brumin e stampuar, dhe shkruesit e botës mbarë do të shkruajnë më pas mijëra tekste plot hare për të shpjeguar dukurinë.”

Kritikët e parazitët e tjerë të vizionarëve do ta kenë interpretuar këtë tekst mbi bashkimin e ndërshkrirjen e shkrimit shumëgjuhësh si ndonjë metaforë për internetin e pritshëm apo ndonjë tjetër utopi të realizuar pa bujë, por i vetmi problem është se lexuesi para se të vdiste e të rilindte si shkrues i sms-së dhe komentator i blogut, u bë blerës i pandalshëm qesesh. Edhe nëse u bë shkrues, shkrimi është banalisht plastik, i mbyllur në tastiera kompjuterash e telefonësh që dalin shpejt nga moda e flaken në pirgje e download-ohen si pdf nën ujë ngado, pështjellë me spam-in komercial të çdo dyqani në cep, disa herë më të madh se territori i çdo shteti ku jetoni, në bashkim të pandalshëm me tjetrin, katërqind vjet në sekondë.

 

Marrë nga ResPublica

46 Komente

Hatibi ky e? What happened, man?!

 Artikull qe ngre ne vetedijen e njerzeve, se çfar po i bejne planetit, ketij planeti qe po e degradojne pak nga pak. Mendoj se per qeset duhet te kete takse ekstra, siç eshte vendosur ne shum vende. 

Sot, ne oren 8,10 te darkes, tek kanali Canvas, eshte programi Panorama. Kush ka mundesi, mund edhe ta regjistroje. Televizionet aty, mund ta kapin. Eshte nje nga emisionet me te bukura dhe me seriozet. 

u be dhe Ervini brigadier zifti, doktur i peshkut dhe i midhjes. u prish bota!

une pasi e lexova kete ia futa gjumit se s'doja ta mendoja me tej.

cuditerisht teksti nuk i qendron kritikes imanente.

ps: rrofte planeti toke po edhe ai mars dhe te gjitha henat e ngjashme me tonen.

smiley ... :x

emo rrofsh shume, oh sa kom qesh o sa ka qesh, sapo e mbylla tubin. se kombet tha, duhet te kene nje tube te madh te shkojne down the drain me i llaf.

shume bookmark patjeter.

aq qeska plastike te hedhura ne det sa prodhojne shqiptaret ne 1 vit prodhon kina ne nje dite.. edhe india ne 2 dite, edhe amerika ne 3 ore. leqe ca them une, aq qeska sa hedhin ne det shqiptaret ne nje dite hedh brazili ne 1 jave. ose tokyo ne 4 dite e gjysem, edhe kina ne 1 dite, apo e thash? e kam fjalen se jaaaaaa e beme ne punen tone, edhe nuk hodhem me qeska ne det.. po ca ti besh kinezeve qe kane zbritur ping-pongun nga vendi i pare ne vend te dyte, ne listen e pasioneve kombtare, edhe ne vend te pare kane vene shoppingun.

edhe mos haro e.. se kjo formula e perpjestimit me siperfaqen e shtetit nuk funksionon me kinen.. po ti thuash nanje kinezi se ne krahasim me kinen kontinenti i ri eshte kaq i madh.. kinezi thot qenka sa lagjia ime edhe fillon ben balona me qeska (dmth i hedh qeskat nga dritarja kur fillon nanje ere e forte).

 

peshq mizore smiley. Poezine ia doni Hatibit, "prozen e angazhuar" jo dhe aq smiley.  

Ekspertet, akademiket, shoqerite civile perkatese do kishin shkruar apo shkruajne me shkoqur e me rrjedhshem per kete problem-katastrofe.  Artisti nga ana tjeter, e shpreh indinjaten ne menyren e tij.  Ne kete rast, te pakten personalisht, vleresohet shprehja. 

po jo vetem hatibit, amon. Kur ne s'kursejme Babazotin, cer hatibi, hatibi as qe vjen ne pyetje, dmth.

ose ti s'e ke kuptuar hatibin, ose hatibi s'te ka kuptuar ty, nje nga te dyja smiley

Ose e para, ose e treta. 

Shkrim i dobët. Hatibi nuk ka rritur ta qartësojë as idenë e as temën. Pse çuditeni që dhe Hatibi mund të shkruaj diçka të lodhur?!Do të duhej ta kishte lexuar paragrafin e Coratazarit më me vëmenje ai vetë!

shkrimi eshte i shkelqyer, s'bie aspak nen standardin qe ky autor i ka vendosur vetes.

nuk eshte qellimi te qartesohet ideja a tema, sot "lexuesit" jane te gjithe te qarte...

sol, kur ben kshu statements, te lutem, sheno si disclaimer a si te duash vet llafet: "per mendimin tim".

ciao!

si thua sikur, per hir te muhabetit, te ndajme opinionin nga mendimi. opinioni mund te jete i imi, i yti e keshtu me radhe, i partikulares se gjithsecilit.

mendimi, nga ana tjeter, i perket singulares apo subjektives se sigurt, asaj qe rreket drejt universales.

pastaj, "po postove te peshku", nuk eshte me yti mendimi...

pastaj, po te ndjekim linjen e julio cortazarit, meqenese gjithe lexuesit, qe jane shume pak, jane kthyer ne shkrues, qe jane shume shume, hatibi nuk i drejtohet askujt.

dmth, i drejtohet nje bashkesie boshe. i drejtohet hicit (qe ekziston) etj etj. e meqe e verteta lind buze hicit, dhe e kornizon ate... da da da, beckett, matematike, bindje etj.

cili eshte qellimi? perse dhe per ke ka shkruar hatibi?

 Proze plastike.

Jesus Christ, Hatibi nuk qenka me underground!

Megjithate kete teorine e ishullit te plastmasit e kisha ndegjuar para shume shume kohesh nga nje militant anti-modialist me floket rastafari qe shkonte per te bere pazarin me nje kosh kashte.

dhe kur mendon sesa te mire edukuar kemi qene dikur. smiley Trajset prej lecke qe i kishim me shumice ne cdo familje dhe qeset prej letre qe i mbanin shitesat duhet te kthehen me doemos dhe sa me shpejt.

@trop:

hatibin ne e lexonim si klase, 16 goca, e mbaj mend si sot, kalonte libri dore me dore dhe ishim vetem 14 vjec. hatibi na ushqente me kulture oksidentale, emancipatore, feministe, dhe ndoshta ndonjera ka bere edhe gabimin te shkruante ndonje vjershe ne ate stil.

prandaj me vjen keq per brezin tend. nderkaq, ti e di venerimin qe une kam per per gjashten, si dhe nje pjese te pasqyres, nja 10 faqe te kesaj.

une jam me ate qe njeiru kur nuk ka me per te dhene, mund te shkelqeje me heshtje, heshte e cila ka ne background muziken e mrekullueshme qe prodhoi kur kish c'te thoshte.

Te vijme tek plastika; ajo pune e lexuesit eshte ca e futur me perdhune (mish organik i futur ne byrek me spinaq). Ndersa persa i perket bracio di ferres (popeyed), me duhet te them qe plastika, gurkali dhe nitrati i amonit, se bashku me ruajtesit e tmerrshem te sugove per pasta ashiutot kane shpetuar nje pjese te botes nga uria sot. do ankohemi per zhapat e mushamata te domateve dhe do e qajme cipezen bio te zemerkaut me vargje prej driteroi, ama do qajme si njerez te ngopur... me fast food, of course, se javashllekun nuk ta fal koha, kush ha me shpejt mbijeton sepse punon me shpejt, paragjykon poplli yn i clirum nga paragjykimet. me fal e, me duhet te them pa piken e modestise, qe keto ara po ti tregon dikush qe ka nje degree fundore ne kimine e mjedisit.

em, te lexova, te kuptova dhe ndaj me ty te njejtin shqetesim per ceshtjen e fundit. per hatibin nuk mund te them qe s'eshte me ne gjendje te prodhoje, se eshte shume i ri dhe ka nje burim akoma me te qendrueshem frymezimi (ai burim s'mund te shperfillet po ta shohim letersine historikisht). per brezin, dhe libri ishte pikerisht gjashta mac, muhabeti do te ishte i gjate sepse ka shume ceshtje faktike per te trajtuar; ndoshta ne nje teme tjeter.

Inshallah, trop. Vete s'e besoj, por me deshiru robi, munet. Ishalla!

 Kjo do pare edhe ne nje aspekt tjeter, pak a shume te historise personale te Hatibit me qeset, cantat, torbat e te tjera te ketij lloji, si dhe me preokupimin e tij ne lidhje me riciklimin e tyre. Hatibi njihet si poet, kritik, hajd mo dhe kurator honorar i Onufrit, por te rralle jane ata qe e njohin edhe si pjesmarres aktiv ne boten e artit pamor. Ne kete aspekt, Hatibi ka nje seri me pune, dhe pikerisht, qese, canta, torba, te vendosura ne kontekstin dhe kornizat e artit. Qese te gjetura, te mbledhura, te perdorura, etj, di qe Hatibi, duke i perdorur si kanavace mbi te cilat pikturon dhe vizaton, i shnderron ne piktura, harta, etj. Keto pune i jane ekspozuar shpesh.

Ajo qe du me thene ka te beje me sensibilitetin ne lidhje me temen. Hatibi nuk eshte mjedisor chic, tip "ardh ky trend e u pame." Perkundrazi, ka kohe qe mendon dhe eshte i angazhuar ne lidhje me temen e mjedisit, duke i hyre kesaj teme direkt nepermjet qeseve dhe riciklimit te tyre ne nje kontekst artistik. Shume artiste i kane perdorur qeset dhe derivatet e plastikes per te krijuar forma organike, ameba, merimanga, paramece, krimbe, etj, etj. Me duket mese normale qe nje njeri me nje sensibilitet te formuar ne lidhje me ceshtjen te trajtoje faktin qe keto forma organike, te krijuara me pare nga dora e artistit, shkruajtesit, te krijohen tashme vete ne menyre natyrale, mjafton qe cdo qelize, cdo qese e ketyre formave, te hyje ne nje sistem te mbyllur rrymash ajrore apo oqeanike. Ne kete aspekt, kjo mund te lexohet edhe si kritike kunder atyre artisteve, "shkruajtesve" qe prodhojne klishe pas klisheje te tilla skulptura organike me qeset plastike. Eshte si te thuash nje kritike e natyralizmit mjedisor ne artin plastik.

Shkurt muhabeti, iua kuptoj zhgenjimin, por per mendimin tim, vjen si pasoje e nje injorance ne lidhje me fushen dhe angazhimin konsistent te autorit ne kete fushe.

 Hatibi ka angazhim konsistent ne fushen e mbrojtjes se mjedisit dhe dje e mori vesh per "ishullin plastik" nga nje emision francez??? E di sa shkrime/video ka per te???

 Kur thashe "fushe," po qe se me lexove, nuk me duket se kisha parasysh vetem "fushen e mbrojtjes se mjedisit," por fushen e llojeve te perfaqesimit ne art te shqetesimeve mbi mjedisin.

 Nje njeri qe ka shqetesime per mjedisin (madje ti ne shkrim the specifikisht per qeset plastike) duhet te kishte degjuar per te. Mos idealizo kot, fakti qe i ka perdorur qeset per art sdmth qe ia ka ndjer/ka pasur informacionin per problemet qe ato sjellin

 "fakti qe i ka perdorur qeset per art sdmth qe ia ka ndjer/ka pasur informacionin per problemet qe ato sjellin"

Mbase. Por edhe fakti qe ky shkrim ka dale tani dhe me nje reference nga televizioni francez, ne vend se pikerisht ne ate moment kur eshte bere publik per here te pare ky ishulli i qeseve, nuk do te thote qe nuk paska pasur informacion edhe me pare. Po mos ma marresh per idealizem, ndoshta do te thote se disa njerez bluajne, gje qe ha kohe, dhe nuk i konsumojne lajmet vetem taze.

Paragrafi i fundit, bashke me fjaline "Tre herë sa Franca! Dhe kjo vetëm se televizioni ishte francez!" s'me shpetuan dot nga (prapa)gjykimi moralisht i denueshem qe ndoshta po lexoja nje shkrim me porosi.

une kuptova si metode krahasuese, mjet, kut, dmth, nese tv do ishte amerikan do thuhej sa teksasi. ose per te ishte kanadez do thuhej sa kebeku frances bashke me ate anglez.

mua shkrimi i hatibit me kujtoi vitin e bukur 1993 kur ai ishte gazetar te zeri i rinise.

Po pra, edhe mua ajo fjali, bashke me paragrafin e fundit, m'u duken te shkruara "per qejf". Ndjen nje si guxhuli - me falni per llafin e panevojshem - kur Hatibi i shkruan gjerat ngaqe i vijne dhe s'i mban dot me. Ne teresi, tek ky shkrimi, s'e ndjeva domosdoshmerine e te shkruarit.

por ama kjo nuk e diminuon smiley problemin e qeseve edhe ne zonen e peshkimit durres lezhe. ka kaq shume qese sa me shkon mendja qe po na ndotin serbet e greket brigjet e rivieres sone te mrekullueshme smiley.

fina, kisha bere nje koment pak me te gjate per kete por eshte fshire se jashte teme (admina kujdes pak me selektivitetin e jashtetemesise sepse ndeshkimi nuk eshte njesoj me drejtesine). problemi im eshte qe shqetesimi i hatibit eshte legjitim, debat i madh shume ceshtja e sasise dhe teknologjise dhe shkrimeve, por tek ajo qe ti thua 'shkrim me porosi' une lexoj sikletin tim, per menyren aspak bujare, aspak te lavderueshme te trajtimit te problemit. eshte tamam sikur te kete folur e folur e t'i kete futur nje peshtyme ne fund. dhe ngaqe s'e gjej dot persene e peshtymes ulem per prehje ne prehrin e togfjaleshit qe ti sugjeron. pikerisht tek domosdoshmeria, ky kriter i embel, dorezohet hatibi perpara kritikes imanente.

 C'ehse kjo pune. Analistet tane kane filluar te bejne analiza per analizat qe shohin ne televizor.

Personalisht, ky artikull nuk me meson me shume dhe sidomos nuk ka as nje te 100 e forces se koncentrimit dhe dijes qe me komunikonte shprehja lapidare e gjyshes: "Biro! Po e bere shurren ne det, kripa do te ta sjelle ne gjelle." Qe prej ketij rilevimi fillova te urinoja vetem ne banjot publike, deri ne diten kur mesova se edhe banjot publike derdheshin pa filtrim drejt e ne det. Kjo i vuri shkelmin idilit tim me hapesirat e mbyllura e te kanalizuara dhe me ktheu perseri ne gjirin e dashur dhe jo-paragjykues te nenes natyre.

Shume e bukur kjo.

Ka ende nje fije shprese per idilin tend: filtrimi i ujrave te zeza perpara se te derdhen ne det/lume. smiley

jo, hatibi do shkruj ca t'i doje ose t'i thote carku i minjve mer, se autori pranej eshte autor, meqe ka cark, mu me shume me vjen me kta komentuesit qe iu merret fryma nga emri i autorit. eshte isoj sikur mu te me pelqeje libri "aksidenti" se e ka shkrujt ismaili, kupton? apo te me zej spazma nga me nder letra qe kadare i pat cu lul bashes, se e ka shkrujt ismaili.

esht bo lodhes ky lloj fraternity. boll mo!

 Pasi kishte mbledhur gjithe kanocet e rruges se durrsit ne oren 3 te mengjesit, gruaja plake me kepuce te grisura po terhiqte zvare qesen prej plasmasi qe (me medyshje) kishte vleren 300 leke te vjetra per materialin qe mbante brenda.

Normal qe zhurma e makinave i tregonte se bota ka dhe persona te tjere ne te. Ka dhe probleme me te medhaja se ato te saj. Per plaken qesja ishte jete, per ata brenda ne makine qesja ishte vdekje.

E kur ata brenda ne makine marin guximin ti diktojne plakes se me cfare materiali duhen terhequr "therrimet" e jeteses se saj, ne viktimat e tjera vazhdojme te durtrokasim vendim-marresit per zgjidhjen e problemeve jetike te tyre.

Fatkeqesish i vobekti kurre nuk e pati zerrin te te shaje nga motra e te te thote ti hiqesh syve se keto lloj problemesh Europiane, nuk pati zerrin te te sqaroje se mbase vemendja jote do ishte me mire ti kthehej problemeve aktuale, se globalizmi eshte fitim apo problem i atij me xhepin me te madh, e sot do na falni ju te civilizuarit, po ne populli brekegrisur kemi probleme me imediate.

Jepi plakes nje thes shume perdorimsh (ose akoma me mire, nje karroce dore) .

 Problemi eshte se plastiket ne oqean sa do vijne dhe do shtohen. Edhe nese EU dhe USA ndergjegjsohen akoma me teper duke ricikluar cdo produkt plastik qe perdoret, eshte gjithe ajo kine, indi, azia jugore qe nuk kane luksin si dhe kulturen te mendojne per riciklime. Dhe llogari nuk ke se si i kerkon perderisa edhe perendimoret benin te njejten gje para 40 vjetesh.

Po mire, Amerika hodhi 2 bomba atomike ne "territor armik" para 66 vjetesh, tani pse i kerkon llogari Iranit, kur ky i fundit s'ka hedhur as kapsolla?

Nuk logjikohet keshtu. Meqe perendimi shtypes, kolonialist, imperialist, mizor u semur nga konsumerizmi dhe ndotja ambientale, nuk do te thote qe edhe shtetet e tjera si Kina, India etj duhet te kalojne neper te njejten rruge per te arritur mireqenien e perendimit. Planeti eshte i te gjitheve, dhe cfare bejme sot e vuajme (ose gezojme) neser.

Shkrimi i Hatibit per mendimin tim eshte i dobet. Nuk e kuptoj mire a eshte ese kritike apo proze poetike (megjithese keto te dyja i ndan nje oqean).

 Nuk doja te thoja qe edhe lindja duhet te kaloje te gjitha hapat e perendimit. Por kur njerezit atje vuajne cdo dite per buken e gojes, nuk kane kohe te mendojne dhe te shqetsohen per te ricikluar. 

Vertet, njerezit ne shume vende ne zhvillim nuk kane zgjidhje tjeter pervecse te luftojne per mbijetese. Apeli im nuk u drejtohet njerezve, por parive te tyre (qeveri, biznese, quaji si te duash) qe po marrin nga Perendimi shume te keqija (mes te cilave ndotjen e ambientit) dhe pak te mira.

Kanani yne te jete ky? smiley

"kush prej jush eshte Kanani, ti? Apo ti... Ah, jo, qenke ti. Ti dukesh si me trimi."

Larg mendjet e "gjymtuara " nga Hatibi . Mesazh Gjigand . Sot ka meshume krirtike se sa lexues e krijues .Sot ne Tufe mund te gjesh frymezim edhe ne veset e Van-Gogut .Sot nuk shtrohet problemi te rivleresohen mesazhet .Sot nuk mjaftojne shrederat jo vetem per letrat por edhe per emrat e shkuar .

Sot kane marre frenat ne dore Peshtytsit , formuluesit e traktateve eseistike e filosofike mbi menyrat dhe permbajtjet e Krijuesit te te gjitha kohrave. per parshkruesit dhe shkuesit e ardhshem . Ne tersi sot LEHIN ! Ne shumice e Tufe , po dalin  me njesi matse te KI mbi Normalen ne kafka ku vetem tingellijne fraezologji .Shkrime "shkruesish" te klasifikuar Ypollare , kritike largpames per Letersine e Artin per kete Planet dhe Planetin e Ri qe do krijohet pasi te braktiset Toka ,dhe ku ku none nuk qeka vetm Deti Adritik po qe kane ndotur me shkrime dhe Oqeanet , duke  arritur te krijojne nje Kontinent me NDOTJE 

Hatibin duhet me e rilexue fort pas kesaj !!Mesazh i jashtezkonshem ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).