Kongresi Ndërkombëtar i Historisë Mesdhetare i mbajtur në Korfuz javën e kaluar, ka pasur epilogun e tij në jugun e Shqipërisë. Një grup studiuesish dhe historianësh ndërkombëtarë që morën pjesë në këtë Kongres kanë preferuar të vizitojnë disa qendra të rëndësishme kulturore edhe në Shqipëri. Këtij rasti i është shtuar edhe organizimi për herë të parë i një leksioni historik në “fushë të hapur”, në Grykën e Këlcyrës. Sipas organizatorit të këtij leksioni në fushën e historisë antike, Auron Tare, “për herë të parë një grup i rëndësishëm historianësh ndërkombëtarë vijnë në Grykën e Këlcyrës për të bashkëbiseduar dhe ndarë ide mbi një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Romës antike, ngjarje e cila ishte edhe pika kyçe e ndryshimit të raporteve të influencës në Ballkanin Perëndimor: beteja e AOS, midis Philipit V të Maqedonisë dhe Prokonsullit romak Titus Quinctius Flaminius, në 198 P.K. Kjo betejë i hapi rrugën Romës që në krye të 50 viteve të shtrinte influencën e saj, duke pushtuar edhe Greqinë antike”.

Leksione të tilla vijnë nga një përvojë botërore, por të panjohura në Shqipëri. Akademikët dhe lektorët prezantuan një seri pikëpamjesh mbi rëndësinë e Betejës së AOS (Vjosa Antike) në zhvillimet e mëtejshme të marrëdhënieve romako-maqedonase si dhe influencën e këtyre marrëdhënieve me qytet-shtetet e Greqisë. Pjesë e këtij leksioni të veçantë ishte njohja me terrenin historik ku kjo betejë e famshme u zhvillua si dhe një këndvështrim i ri mbi disa fakte të debatueshme të pozicionimit të ushtrive romake dhe maqedonase, të cilat kishin bllokuar Grykën e Vjosës. Takimi i hap rrugën një eksperience të re mbi trajtimin e fushë-betejave historike në Shqipëri. Auron Tare thotë se, ”kjo eksperiencë mund të nxisë një debat të ri në këndvështrimin e zhvillimit të turizmit kulturor. Këto fushë-beteja mund të trajtohen mjaft mirë si pika të rëndësishme kulturore dhe historike. Beteja e famshme e AOS mund të trajtohet me tabela shpjeguese, duke krijuar kështu një stacion me shumë interes për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë vendin ku Filipi V i Maqedonisë humbi një betejë vendimtare për historinë e Ballkanit Perëndimor. Gryka e Këlcyrës, për rëndësinë e madhe historike që mbart, mund të kthehet në një Park Historik me status të veçantë”.

Titus Flaminius u emërua Prokonsull me fuqi të plotë për të vazhduar luftën kundër Filipit V të Maqedonisë, një luftë e cila kishte nevojë për një person me mjaft eksperiencë si rezultat i ndjeshmërisë diplomatike në kontrollin e Greqisë si dhe aftësi ushtarake për të mundur maqedonasit në terren. Mbreti Filip V kishte bllokuar grykën e lumit Aos (Vjosa antike), duke bërë të mundur që ushtria romake të bllokohej ndanë lumit Aos. Megjithëse Prokonsulli romak u përpoq ta tërhiqte Filipin në betejë, ai refuzonte pasi kishte pozicione shumë të favorshme në majat e grykës. Romakët, duke parë vështirësinë e kësaj ndërmarrjeje, kërkuan ndihmën e vendasve, të cilët me anën e një bariu ju treguan atyre kalimet e fshehta. Ushtarakët romakë i dolën në shpinë ushtrisë së Filipit, duke i thyer ata për të parën herë në një betejë të hapur.

Pasi Filipi u mund në betejën e lumit Aos, ai u largua përmes Thesalisë duke ndjekur një politikë të tokës djegur, e cila në kontrast me respektimin për pronën e vendasve që zbatohej nga Flamininus, bindi Aetolians për të shkuar për në anën romake. Kur Filipi kërkoi paqe, Flamininus këmbënguli që të gjitha garnizonet maqedone të largoheshin nga Greqia. Filipi nuk pranoi, kështu që shumica e shteteve greke të gjithë shkuan për në anën romake. Thives tentuan të qëndrojë neutrale, por kur Flamininus u shfaq me ushtrinë e tij, ata u bashkuan me anën e romake. Senati ra dakord t’i zgjasë komandën Flamininus dhe ai marshoi në Thesali, ku mundi Filipin përsëri në betejën e Cynoscephalae (197). Për dorëzimin e Filipit, Flamininus këmbënguli përsëri që forcat maqedonase të lënë Greqinë si dhe flota maqedonase u shpërbe. Si shpërblim, qytetet greke pranuan lirimin e romakëve të kapur nga Hannibal dhe shitur skllevër në Greqi.

58 Komente

Ou, e paska vertetuar Auroni keshtu qe Greqia antike shtrihej deri ne gryke te Kelcyres, dhe Aetolasit jetonin aty?

Eh sa gjera po verteton Auroni se fundmi..

seriozisht... duhen ripare emrat e pervecem. nuk eshte loje te merresh me te tilla gjera. publikut shqiptar, thjesht per respekt, i duhet drejtuar ne shqip; ne gjuhen e vet; te mos ja perlyesh dhe masakrosh me: "Cynoscephalae", "Aetolians", "Thives", "Hannibal"... etj.

O perktheje, o lere anglisht. dyshoj se tepermi se auroni i drejtohet nje audience apo publiku qe nuk di anglisht. smiley

Kurse une dyshoj se Auroni i drejtohet nje audience ne pergjithesi smiley

faleminderit cuna.

puna eshte qe shkrimin nuk e kam shkruar une por kam derguar informacionin prandaj nuk jam pergjegjes per vendosjen e emrave ne anglish. ideja e ketij leksioni ne Kelcyre eshte  ri shikimin e fushe betejave ne territorin tone dhe kthimin e tyre ne pika te turizmit kulturor.

Greqia antike nuk shtrihej ne gryken e kelcyres te pakten sipas autoreve antike. me sa duket shtrihet tani meqenese te paska merakosur shume ky fakt FMG.Ne gryken e kelcyres ke varret bosh te ushtareve greke sa per dijeni. nuki e di ne se ke shkrujt ndonje gje per kete fakt.

 

 

 

 

Auron miremengjes. Cfare turizmi do beje ti ne nje ish fushe beteje? cfare do shihje?

Kot se po them, po kur synon ta kthesh ne pike turistike, mendoj se do te duhet te kesh dicka per te treguar. dhe dicka per t'u treguar turisteve qe te kesh mundesi t'i terheqesh.

cili turist ne bote do te vinte sikur ti t'i lexoje artikullin me siper? (dmth, faktet e artikullit... etj)

Sa per kuriozitet,si shkohet ne Kelcyre(dmth prej nga,me ç'mjete etj) ?

PS. me falni per padijen.

Sto superstrada tepelene-gjirokaster, to ura e Leklit, to majtas, to ura e Dragotit..to varrezat e ushtareve greke. Ide e mire kjo e fushebetejes. Me sa di atje eshte zhvilluar dhe nje pjese e mire e luftes italo-greke.

Rrofsh ,Tepelene-Gjirokaster kam kaluar se fundmi ne 2004 dhe me ka pelqyer shume.Vetem qeset dhe kanoçet e kishin 10-re pak po bukur.A thua te jene shtuar keto vite? pyetje retorike kjo smiley 

zotrules

 

e para  ky ishte nje leksion historik me profesore dhe akademike per ceshtje historike.

 

e dyta ideja ime eshte e bazuar ne praktiken e parqeve amerikane ku betejat e famshme shpjegohen nga tabela ilustruese dhe guida te specializuara. une nuk e kam shpik rroten.

 

Po c'ke o derman? pse sekelldisesh kot? pa te keq ta pata. si eshte puna e turizmit? kush e shpiku kete rrote? ti apo studiuesit e famshem? a ka mundesi te na jepen te dhena mbi kete rrote? Pi-ne e njohim, eshte konstante. na jep ndonje rreze te pakten... ose nese rrota eshte shumekendeshe, na jep ndonje te dhene tjeter. apo direkt te gjejme armiqte tani? nejse... nuk ka nevoje t'i pergjigjesh me. ndjese qe nderhyra dhe guxova te pyes. dite te kendshme.

sekelldisem se kjo pune eshte si puna e gomarin. pse i dhe uje te nxehte pse i dhe uje te ftohte.

 

ne beme dicka per te terhequr vemendjen dhe per te thene se turizmi kulturor ka shume menyra per tu promovuar. ke pare njeri te ndaloje ne Kelcyre?  une jo. ate dite shkuan 40 profesore u be dicka ne kete vend.  folem edhe me kryetarin e ri te bashkise per mundesine e nje pike interesante per ta promovuar kete Gryke te mrekullueshme qe ka shume histori qe nga filipi e deri tek familja kecyra

 

cte keqe ka ne kete mes qe filluan te gjithe me sepate ne dore jo po pse u be jo po pse nuk kane pika e dhe i.

 

 po jo mo auron, jo se nuk themi ate ne. e dime qe turizmi kulturor te mbush me para. ketu ne usa qe s'kane ndonje histori kushedi se cfare dhe kur shkon andej-kendej,  te tregojne 1000 gjera qe ne i kemi me mijra. dine te te habisin me gjera koti ( ju lumte).

ne e kemi diku tjeter se edhe ti e kupton. nuk eshte me mire qe energjite t'i harxhojme ne gjera me te ''kapshme'' fizikisht'' sepse personazhet dhe ngjarjet i kemi te faktuara por nuk dime t'i promovojme.

une te pyeta thjesht: si do i terheqesh turistet e huaj me nje histori te tille. kaq. dakord, ka ndodhur, nuk e mohon njeri. tani ti na shpjego si do e ndjellesh turistin.

me thuaj pak sa njerez njeh ti te interesuar, ose potencialisht te interesuar mbi ngjarjen ne fjale dhe qe jane te gatshem qe te shkojne te vizitojne vendngjarjen. kaq e kam pyetjen une.

kemi folur dhe here te tjera bashke, dhe nuk e marr vesh nervozizmin tend. vallahi Auron, po ta kisha me te keq, ta kisha thene troc ballore. se nuk kam frike. nuk kam frike nga njeriu, nuk kam frike as te tingelloj idjot ne veshet e dikujt. po ja qe nuk kam aresye, bile te gjitha aresyet qe mund te me vijne ne mendje, jane pro punes tende.

tani ti je i apasionuar/ekspert mbas historise. 

Pyetje: je i apasionuar/ekspert mbas strategjise se zhvillimit te turizmit? a ke te njejtin nivel njohurie mbi fushen e zhvillimit te turizmit sa ke mbi historine? sepse mund te jesh historian, dhe gjithshka qe di per turizmin eshte kur je ne praktike e siper... pra kur je turist vete.

besoj se me kupton qe ke kaluar ne fushe tjeter me shprehjen e kesaj deshire?

tani une kete doja te dija; si e ke menduar ti kete gje; se nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere... dhe po, e po, e po, ne kemi nje vend te mrekullueshem, mahnites, te virgjer, etj etj etj me histori te lashte, tradita, kulture dhe zakone e kostume qe... etj etj etj... tani merri keto gjera, dhe te thuash qe ne jemi vend turistik... eshte pak larg. po dhe potenciali qe egziston, te formulohet ne plan-strategji, eshte krejt tjeter; do pune. do shume pune.

nuk e di se sa do kuptohemi kesaj rradhe.

gjithe te mirat nga une.

nuk e kam me ty jo. e kam me te gjithe qe kerkojne gjilperen ne kashte. ndersa persa i perket terheqjes se turisteve mund te behet mjaft mire.

me tabela shpjeguese, me guida profesionale  mund te arrish ti ndalosh njerzit qe kalojne aty pari. ne se i ndalon atehere mund te japesh informacion turistik per zonen

rrofsh per mirekuptimin. smiley

une leksione historie nuk te jap, une te jap ate qe mendoj se mundem; pra po te nxis, me pyetje, edhe me debat - nganjehere. dyshoj qe te kesh nevoje per leksion historie, te pakten, jo prej meje. prandaj... edhe njehere pyetja: a njeh ti ndonje qe te jete potencialisht i gatshem te vizitoje Kelcyren vetem e vetem se aty eshte bere nje beteje para 2000 e kusur vjetesh? po flasim per te huaj, amerikane, italiane... etj. dhe nuk do quaja turiste profesore apo akademike qe duan ta shohin toponimine dhe gjeodezine e fushebetejes.

dhe sido qe te jete auron, dyshoj se tepermi se do flisnim ndonjehere per vershim turizmi apo bum turistik. me kupton? une do kisha shkuar per vete... por ekskluzivisht per t'u njohur me tokat ku ka shkelur Aliu i madh, dhe sepse nuk kam qene ndonjehere. po une ne vendin tim nuk do pranoja kurre te quhesha turist, edhe pse flas 5 gjuhe, jam shqiptar poaq sa fshatari me i rendomte, neobujqit e permetit.

shiko

 

une kam nje pervoje turistike prej 16 vitesh ne shqiperi. dmth sjell turiste ne shqiperi prej 16 vitesh duke filluar nga ekspeditat dhe deri tek turet kulturore. shqiperia ka shume potenciale por nuk di ti marketoje.  me qe flasim per kelcyren. promovimi i betejes shume te rendesishme eshte thjesht nje marketing per te nxitur interesin. ne se njerzit jane te interesuar atehere kjo pike eshte nje " gracke"  ky vizitoret vine dhe mesojne per kete beteje por interesimi jot ne kete rast eshte marketingu i zones. pra ne nje "zyre"  e cila merret me manaxhimin dhe shpjegimin e Betejes historike ne fakt promovon resurset e zones. B&B, treking, adventure sports, kishat, trashegimine kulinarine etj etj

 

me kupton?

 

a

te kuptoj. dhe jam me ty.

tani; komentin me siper si ta merrja; pergjigje "po" apo "jo" ndaj pyetjes qe te kam bere 3 here tashme, dhe qe nuk ka marre akoma asnje lloj pergjigjeje?

Ama folet me kryetarne ju,ai do rrije dite nate pa gjume si ta beje Kelcyren No.1 te turizmit ne jug.Kjo eshte e keqja o Auron qe mungesa(e qellimshme) e shtetit nuk nxit inisiativat dhe idete,dhe ata patriotet llafosin llafosin sa lodhen dhe pastaj behen patriote te guximshem forumesh ne largesi.Por ju jeni per tu pergezuar dhe admiruar sepse perpiqeni ,pavaresisht  (jo)shtetit.

Zoti na ruajt nga e keqja jone smiley

Nese ke nje ide te mire perpiqu ta vesh ne zbatim dhe mos degjo boten.Shqipot nuk e kane zakon ti thone ndonjerit pune e mbare.

Vec i qet ti zavall krese

vec i lan ti kryet gomarit

tuj u mundue per  fis te shqyptarit

Fishtasmiley

Ide e mire do te ishte sikur Ministria e Kultures te organizonte nje shfaqje-beteje me aktore cdo vit ne ate fushe, me disa te veshur si romake e disa si maqedonas. Keshtu dhe publiku turistik do te kenaqej, dhe disa nga bashkevendasit tane do te punesoheshin per nje kohe te vitit.

Shume vende te botes kane te tilla shfaqje-beteja dhe per mendimin tim nuk eshte ide e keqesmiley

po ide e shume e mire. nje miku im qe kishte ne pronesi Fortesen Tikonderoga e bente kete cdo vit.

 

  grup i rëndësishëm historianësh ndërkombëtarë 

Kush jane keta ?

dmth emrat?

 

psh nancy wilkes? beji nje kerkim ne google

 Shkrimi ka probleme me shqipen dhe kjo ben qe te kete shume pyetje.

Kongresi Ndërkombëtar i Historisë Mesdhetare 

Hajde kuptoje kete! Ne fakt behet fjale per nje kongres shoqate, per historine e mesdheut.

http://www.mediterraneanstudies.org/ms/conferences.html

Nje tjeter gje, shkrimi ngatron eskursionin me leksionin! Ai "grupi i rendesishem" ka qene thjesht antare te nje shoqate, studiues te apasionuar per historine e mesdheut dhe kane shetitur ne Kelcyre duke ec dhe duke ber pak muhabet per nje beteje qe ka ndodh aty..sigurisht qe jane kenaq me natyren shume te bukur qe ka Kelcyra.

Kam nje ide: heren tjeter organizoje ti nje konference "prej verteti" me kongres akademie.

ne se mundet do te beja disa pyetje te thjeshta

  1. tezen e mbeshtetur kryesisht nga te huajt se maqedonia ,epiri dhe iliria ishin i njejti  popull por ne disa shtete ,ju nuk kini mundesine ta mbeshtesni ,ta studioni apo ta kundershtoni?
  2. ju thoni se filipi pas betejes shkoi ne greqi.thesaline e lashte e konsideroni pjese te greqise se vjeter?
  3. ne gjithe kete histori a mendoni se 'kali grek i trojes' kishte bere punen e vet(mos me thoni qe greket i lene keto raste te vene dem)

Auron, pergezime per qemtimin e ketyre ngjarjeve. Greket nuk i lene keto raste te vene dem. Ne pse nuk i japim rendesi atehere?

Per mendimin tim, nqs do vlersonim ndonjehere te shkuaren tone, do kishim perparuar mjaft ne konceptin e perkatesise dhe krenarise kombetare.

Disa fakte: Konstandinin e Madh nuk e rivendikon asnje komb si te tijin. Shume ama, e adhurojne. Ne biografite e perandorve te Romes, njihet si i biri i gjeneralit ILIR nga Nishi, Konstanc Klorit.

Justiniani vinte nga shtresa te ulta dhe lindur ne fshatin Tauresium (10 km nga Shkupi) Dardan edhe ky.

Ne asnje qytet shqiptar nuk ka shtatore te Bardhylit, Agronit, Teutes, Gentit, Batos.

Shume pak shqiptare dine per varrin monumental te Gentit ne Gubbio te Italise. Deshmitar Tit Livi.

Mungojne shtatoret e prijesave shqipetare ndershekuj. Te Aranitit, Topiajve, Moisiut te Dibres, Balshajve, Dukagjinit, Zenebisheve, Bua Shpates, Himariotit Linjerosa, Kont Uranit. Imagjinoni qe ne vend te varrezave te pushtuesve, te ngrinim neper qytete permendoret e Historise TONE Kombetare.

Mungojne i dashur Auron dhe gjithe historianet e tjere, permendoret e 24 betejave FITIMTARE te Kastriotit. Kush di ku ndodhet Albulena, Vajkali, etj.?

Po ashtu per prijesat shqiptare te periudhes otomane, nga Buzi dhe Gjoleka, e deri tek Mehmet Aliu, Bushatlliu e Ali Pasha. Permendorja e ketij luftetari dhe vizionari te madh, atje ne Tepelene, i pershtatet me mire ndonji mejhanxhiu ne oren e drekes. Nje kale per Aliun e Madh, Auron.

Po te vendoseshin keto dhe te tjera shtatore, permendore, perkujtimore,  nuk do kishte varre pushtuesish ne ate vend,  qe te ktheheshin ne pika referimi. As ato tek Liqeni, e as keto te rejat. Aq me keq duke bere sakrilegj mbi varret e vendasve.

Atehere Auron, kongreset do mbaheshin per kta burra dhe bemat e tyre, dhe nuk do gezoheshim me ardhjen e historianeve per te pare ku u perplas Flaminius me Filipin.

Aq me teper kur ne kte vend kane ndodhur perplasje edhe me te rendesishme ndoshta, si ajo midis Cezarit dhe Pompeut.

Ne mungese dhe ne pritje te historianeve te vleresojne, propagandojne, te lobojne per Historine Tone, na mbetet te gezohemi me vizitat ne Gryken e Kelcyres. Sdq, dicka pozitive.

Bari,

Auroni ka vleren e vet sepse po te mos shkruante ai nuk do te mund te lexoja shkrimin tend shume te goditur dhe qe te pergezoj.

Historia e Shqiptarit eshte mungesa kronike e "historise" per te! Kjo duhet te na shqetesoje dhe jo pse ka njerez qe interesohen edhe cfare hengri Kleopatra ne mengjezin e fundit. Injorancen tone shpesh ja faturojme ne menyren me provinciale dhe banale fqinjeve tane. Nuk jane fajtore ata qe ne nuk dime te studiojme, formulojme, dokumentojme, faktojme dhe konstatojme seriozisht historine tone. Per te mos folur me per marketingun e promovimin e vlerave historike tona tek te huajte apo maksimumi ne librat e cdo shkollari te botes sic kane arritur Greket te mitimizijme historine antike ne favor te tyre... Thjeshte, jemi skandaloze dhe aq injorante saqe as nuk e pranojme!

kev

Bariu

 

ke te drejte per pyetjet por ne se e di faktin qe shqiperia ka Ministri Kulture atehere keto pergjigjie duhet te vine nga njerz qe paguhen per kete pune.

 

Une mendoj se e gjithe fusha e pikave me interes historik te betejave antike dhe mesjetare jane shume interesante dhe mund te shtojne interesin e turizmit kulturor. ka shume gjera qe fatkeqesisht ata qe paguhen nga taksat tona nuk e vene ujin ne zjarr per ti vene ne pah.

 

shiko kalane e ali pashes ne tepelene dhe shikoje ne janine

 

a

Ashtu esht dhe ke te drejte.

Un bej ate qe kam ne dore. Deshira ime do ishte qe cdokush te bente sa i vjen doresh, Keshtu do mberrinim tek Ministria kultures dhe me lart, dhe  ndoshta i hapnin syte edhe ata.

Sdq, pergezime per angazhimin tend.

 

 Pse eshte i pa-emer ky shkrim? kush e ka shkruar?

Auron, sic e di dhe ti dhe shume te tjere, keto jane ceshtje mjaft te koklavituar ne fushen e arkologjise dhe historise. aerkologet dhe historianet ndahen me nje thike te madhe ne keto pune. te te kujtoj vetem realizimin e pak viteve me pare te filmit '' aleksandri i madh'', ku regjisoret dhe historianet i paraqiten maqedonasit ( ashtu sic kane qene vertet) si jo-greke.

pati shume zhurme nga greqia, lobet greke dhe ca tru-shkulur te tjere. mgjithate, kjo s'duhet marre aq lehte sepse dhe sot e kesaj dite eshte i shtruar ne tavoline konflikti maqedono-grek, ndaj emrit. se si i sjell ti ne kelcyre keta njerez dhe per cfare ( dhe kush jane ata, njehere, mund te na japesh ca emra te ketyre historianeve te famshem, qe te shikojme se cfare qendrimesh kane mbi ceshtjen aq te koklavitur te antikitetit) vijne, mua me le nje shije te keqe. ndoshta jam gabim por qe duhet te na i prezantosh keta  me emra, duhet. kush i bene dhe organizon keto pune? nga kush financohen?

p.s. ta solla shembullin maqedonas si nje alibi qe greket mund te fallcifikojne cdo gje ( ashtu sic dine dhe kane bere gjithmone)

O Lira

 

po cka te koklavitur ketu?  kete eveniment/shetitje/vozitje/ hulumtim/ etj etj  e organizova une per te terhequr vemendjen dhe per te dhene nje fije shprese qe edhe vende te braktisura si kelcyra mund te kthehen ne atraksione turistike.

 

te siguroj qe jo lob grek nuk kishte aty afer por dhe cobanet kur pane qe profesoret i shkrine duke bere foto deleve ne gryke te kelcyres iken dhe morren arratine nga frika se mos i hanin profesoret qente e stanit.

P.S

emrat e organizatoreve dhe shumat e medha qe jane derdhur per kete organizim jane sekret se jane te lidhur me lobin grek. lere lere shume e koklavitur kjo puna e kesaj konferences aq e koklavitur dhe sekret ishte sa informacionin ja dhame edhe shtypit si dhe e vume edhe tek peshku qe agjentura e peshqve te zbulojne se cfare fshihet pas kesaj pune.  Ku je Komandant thuaj se na morri malli

 nje pyetje te bera: kush jane profesoret qe t'ju shoh c'pikpamje kane per epirin? kaq. ti e koklavit kot dhe na con tek komandanti. nuk eshte alibi kjo. nje emer qe ke dhene as nuk figuron fare.

Ne fakt eshte ide e mire m.prane ketyre vendeve mund te ngrihen pika te thjeshta muzeale ku mund te shfaqen te animuara betejat studentet e historise duke pare terrenin real  mund te krijojne nje perfytyrim te qarte se si ka ndodhur ne te vertete ngjarja.

  kush jane profesoret 

 

Mediterranean Studies Association, Box 79351, North Dartmouth, MA 02747  Phone: 508-979-8687
HOMEPROGRAMSMEMBERSHIPJOURNALNEWSLETTERSCONFERENCES  

About MSA  The Mediterranean Studies Association is an interdisciplinary organization which promotes the scholarly study of the Mediterranean region in all aspects and disciplines. It is particularly concerned with the ideas and ideals of western Mediterranean cultures from Late Antiquity to the Enlightenment and their influence beyond these geographical and temporal boundaries.

Membership is open to anyone interested in the scholarly study of the Mediterranean.  For information on membership, click here.

The Mediterranean Studies Association is supported by Utah State University,The University of Massachusetts Dartmouth and The University of Kansas.

Officers 
President of the Congress: Vaios Vaiopoulos, Ionian University (2011)
Past President of the Congress: Maria Ángeles Pérez López, Cursos Internacionales, Universidad de Salamanca (2010)
Executive Director and Treasurer: Benjamin F. Taggie, University of Massachusetts Dartmouth
Senior Editor: Richard W. Clement, Utah State University

Editor, Mediterranean Studies: Susan O. Shapiro, Utah State University
Secretary and Conference Coordinator: Louise Boudreau, University of Massachusetts Dartmouth

The Association was incorporated in 1994 after several years of informal existence and is a publicly-supported organization exempt from federal income tax under section 501(c)(3) of the Internal Revenue Code.

 

Email the MSA Executive Director
Mediterranean Studies Association, Box 79351, North Dartmouth, MA 02747  Phone: 508-979-8687

qenka ne dore te vaios ky muhabet.vaj medet

 

Kjo eshte nje Shoqate studiuesish per Mesdheun.Ne kete shoqate mund te marr pjes kushdo mjafton te paguaj nje shume prej 60$ ne vit dhe behesh antar i kesaj shoqate.

Nuk e di, a funksionojne keshtu "shoqatat tona" "universitete tona" "akademite tona" per te pasqyruar vlerat tona kulturore historike ?!!!

po president mund te behesh?

Po u vaftise, edhe ndoshta...

 President duhet te kesh b..  te medhaja !

po vaua ku i gjeti

Kemi shume peshqe interesante. Eshte tamam ajo puna e ujit te gomarit. Nese ka ndonje peshk tjeter qe ka organizuar ndonje gje te ngjashme per te sjelle te huaj ne Shqiperi, te ngreje doren.

Auron urime !

Me te vertete qe merr ca nisma shume domethenese . Dhe mbi te gjitha PRAKTIKE . Me kaq sa lexova them se nuk pretendoj te them ndonje gje te madhe .

Shiko ! Vetem fillimi eshte  shaka . smiley te tjerat lexoi si te duash por mos me keqkupto per ndonje "naivitet" sepse kuptohet qe asgje nuk behet pa para ! Dhe gjeja me me mend shmangju ketyre retoriksve Patriote dhe priti me perzemersi se po u digjet xhani per Fe e per Atme

Jm frymezuar nga libri "Vizione te Qarta " te z. Pjer smiley ku ne nje kapitull behet fjale per cfrytezimin e sektoreve Historike per qellime biznesi . I ka shkare ky detal pa e kuptuar qe ka te beje me Makron ne fushen e Turrizmit !

Ja c'me lindi si IDE   . Aty ne ato fusha e gryka , sipas karakteristikave te vecanta :

- Te organizohen festa ( data perkujtimore ) vjetore ( Rinore ose me shoqata ) . Ne fusha te hapura mund te vazhdohet me beteja "kaloresish " dhe ne te dyja anet e fushes spektatoret qe hane e pijne . Detajet jane te pambarimta !

Ketej krahu e organizojne jo si vlera Historike , por si Detaje Historike ne ambiente te mbyllura dhe te "rrofsha koken " plot salla e vu kerma !

Dmth ....nxite perfytyrimin dhe xebertheje sipas fjaleve te S. Ngjeles te vetmit njeri me principe te sakta  ne ekonomine e tregut kur e pyeten per problemin e Ujit : " si do ta zgjidhesh "?

Shume kollaj .Nxirre ( do e nxjerr ) ne Treg .... dhe e tha me ate te qeshuren e tij ABSOLUTISHT te vertete . 

Thashe mos me keqkupto se nuk eshte nje ide e frymezuar nga koqelleqet e babait te ideve Turistike alias Mixha lehsi . Ai ka ide , por kur kane te bejne me nxjerrjen e Shqiperise ne TREG .

Faleminderit Idriz

 

te falenderoj edhe per nderhyrjet e tjera te cilat shpesh mbeten pa pergjigjie. Mua me vjen kaq keq qe kemi kaq shume mundesi per te bere gjera te mira dhe nuk i bejme dot per shkak te injorances, paaftesise dhe patriotizmit fals.

 

nuk e di cte them 

 

ty ajo te bezdis apo jo, patriotizmi falc, biles aq shume po te bezdis sa te eshte kthyer ne fantazem a derezi, po benesh dhe ti si lubonja vash avash, do e shikosh ngado edhe aty ky nuk eshte. Nqs ka nje gje auron qe i mungon sot Shqiperise te ece perpara eshte mungesa e patriotizmit pikerisht nga ata qe kan ne dore dicka, dhe jo nga patriotizmi falc. Ja ku epe patriotizmin falc ti ne kete teme psh?

presidenti i MASS behesh kur je organizatori i evenimentit. dmth vitin tjeter president eshte organizatori kroat. shprej qe kroati te mos kete ide mikroborgjeze

Ora

 

lexon ti apo jo?

Ora

pseudo patriotizmi eshte nje problem i madh pasi per hir te tij pengohen shume gjera ne emr te patriotizmit. ky lloj patriotizmi na ben qesharak pasi nuk na lejon te shikojme gjerat ashtu sic jane me te mirat dhe te keqijat. nuk ka te beje fare me fantazma.  thjesht ti leme llafet dhe te bejme pune.

do isha i gatshem te vija kur ti te organizosh dicka konkrete dhe praktike ne emer te trashegimise, historise apo natyres shqiptare.

 

deri atehere mirupafshim tek peshku

Mos e caj koken per patriotizmin (fals apo i vertete nuk ka rendesi) sepse ata ne pushtet nuk vuajne nga kjo semundje kancerogjene e rrezikshme. I ke te gjithe me mendje te hapur. Po pate ide ne koke mbi zhvillimin e turizmit, oburra, se dhe sikur te jene te dyshimta nuk do te dale asnje patriot te te zere rrugen, 1) sepse shume ndodhen ne "mergim" (u kthyem nga bij shqiponjash ne zogj korbi) dhe 2) ata patriote qe jane ne Shqiperi nuk kane fuqi politike dhe ekonomike.

auron

Te eshte kthyer ne fantazem thash, po lubonjizohesh! Te pyeta ku konkretisht e shikon psh patriotizmin fallc ne kete teme? Ti hidhesh pastaj ne filozofira. Patriotizmi fallco dhe qesharak nuk eshte te thuash gjith gjuhet e botes vijne nga shqipja, JOOOOO, e ke gabim, patriotizmi fallc qe e ben edhe qesharak robin dhe kombin eshte qe te ulesh si kryeminister ne zyre me flamurin shqiptar ne tavoline, dhe ne krahun e djathte te kesh fazlliqin duke mbajtur mbledhje per sigurine kombetare. Ky eshte vetem nje imazh simbol i asaj qe vertete eshte patriotizem qesharak, fallc dhe i demshem, sepse ka edhe te tjere raste me qindra, por e solla si shembull se peshku qelbet nga koka.

Pse se ke organizuar dicka do te thote qe paske perparesi ne debat zoteri? Je gabim, une skam mundesi te organizoj, por kjo nuk me heq te drejten e opinionit. Po te kisha mundesi do i organizoja dhe do i mireprisja edhe kritikat, perndryshe c'kuptim ka qe e sjell ketu kete lajm, dhe qe perfshihesh edhe vete ne debate? Kerkon pra te dish edhe opinionin e te tjereve, dhe mos e tall dhe mos e ul me banalitete lubonjiste jo po patriotizem qesharak e me the e te thash.

Me jep vetem nje shembull konkret jo vetem ketu nga kjo teme e nga ky debat, por edhe ne pergjithesi ne hapesiren shqiptare, ku e paske evidentuar ti patriotizmin fallc qe na ben qesharak? nje shembull te vetem.

Si puna e PS-se... qe ende nuk ka marre dot profil kombetar. nuk po e permend PD-ne se nuk eshte parti ne pushtet, por bande ne pushtet, dhe jo ne pozita dhe aq shqiptare. cka PS-ja e ka teguar sa here qe ka qene ne pushtet. me nje fjale, pak si shpesh jemi hasur me antishqiptari te brendshme... pak si shume konsistente ajo vije keto 20 vjet. pak si turpshem kemi patur gjithmone opozitera patriotike fallso, qe kane perdorur ceshtjen kombetare per karrige te kryetarit.

gjynah jemi...

aq poshte na kane leshuar, saqe ne kundershtim me cdo lloj llogjike, po shohim formimin e nje brezi te ri kompakt, te mbushur me patriotizem te vertete; ndoshta ende nuk jane shumice derrmuese; por edhe pozitat ama po i perforcon shume. sepse jemi ndjere te tradhetuar, jemi ndjere te neperkembur, te poshteruar, te cenuar seriozisht ne dinjitet... dhe ndoshta ky faktor ka ngjallur shqiperine brenda shume zemrave... neve thjesht do na duhej te toleronim njeri-tjetrin, te pranojme kritika, te kemi nje mendje te hapur, etike komunikimi, edukate.

shpresoj te te kem kuptuar mire. smiley

Megjithëse Prokonsulli romak u përpoq ta tërhiqte Filipin në betejë, ai refuzonte pasi kishte pozicione shumë të favorshme në majat e grykës. Romakët, duke parë vështirësinë e kësaj ndërmarrjeje, kërkuan ndihmën e vendasve, të cilët me anën e një bariu ju treguan atyre kalimet e fshehta. Ushtarakët romakë i dolën në shpinë ushtrisë së Filipit, duke i thyer ata për të parën herë në një betejë të hapur.

Fiks si beteja e Termopileve.

Por le te perqendrohemi pak edhe tek "Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit".

Marketingu eshte gati. Mungon vetem produkti.

une e shoh nje tabele-reklame gjigande ne hyrje te Kelcyres:

Olsib: an ass you CAN kick! smiley

kupton?

ja tani dialogu mes dy te rinjve amerikane qe do i bien evropes verdalle gjate pushimeve te veres ne harvard:

- dude, we should really visit kelcyra in albania...

- why dude?

- duuude, it's a must!

- why then?

- even geeks should kick an ass during their life... just to make us feel human.

- what was that? an actual ass to kick?

- yaa man! smiley wink-wink.

- dude, write it down... we should tell everybody... smiley

shaka, eee... kokepezhishke. smiley

Mire, mire shaka...

Po keshtu nisi edhe historia e Greqise moderne, me keta dud-at qe shkonin neper fshatra te humbur. Fshatra te humbur si Athina...

Qesh, qesh zotrulso... smiley

dyshoj shume olso.

greqia u kthye ne jete dhe ne vemendje te perendimit nga arabet. ata e prezantuan evropen me shkrimet e homerit, platonit, herodotit, tuqiditit, (plus me poezi dhe letersi), saqe ndezen rilindjen europiane dhe periudhen klasike.

po te kish qene per duud-at... 

kupton?

dhe po te mos kishte shqiptare bota, greqia do kish mbetur e lashte poaq sa e prezantuan arabet. smiley

nuk e kam me ty jo. e kam me te gjithe qe kerkojne gjilperen ne kashte. ndersa persa i perket terheqjes se turisteve mund te behet mjaft mire.

me tabela shpjeguese, me guida profesionale  mund te arrish ti ndalosh njerzit qe kalojne aty pari. ne se i ndalon atehere mund te japesh informacion turistik per zonen

Kur shkon nga Tirana ne Selanik, pjesa ne territorin grek e rruges Egnatia eshte plot tabela qe te informojne qe po ecen ne gjurmet e saj.

Ne Shqiperi, heshtje...

Nejse, te diskutosh per keto eshte si te diskutosh per pucrat. Semundja eshte diku tjeter dhe eshte shume me e madhe.

Nga nje ane na mbyt "patriotizmi" (ai "patriotizmi i injoranteve dhe i maskarenjeve) dhe nga ana tjeter nuk dime te vleresojme historine tone, te shkuaren tone.

Ky vend (ose ato 28000 km katrore qe kane mbetur nga ky vend), eshte i mbushur plot me deshmi te qyteterimeve antike, por me sa duket qyteterimi eshte ndalur atje dhe sot nuk gjendet as edhe nje gjurme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).