S'e di pse mu kujtua ky film tani, as me kujtohet permbajtja apo detajet, pervec cka nenkupton dhe titulli; romance dhe tren, dy njerez qe takohen ne tren dhe romancifikohen.

Di gje njeri ku mund te shikohet ky film falas ne internet? Jam kurioz ta shikoj prap pas kaq vitesh dhe te shoh nese do me pelqeje po aq dhe tani.

 

Po filmi Before sunrise ju ka pelqyer?

Ndonje film, apo roman/novele, te ngjashem?

Ose fundja free range diskutime ne lidhje me ceshtjen, pak a shume si free range chicken ne lidhje me vezet qe bleme ne supermarket.

P.S. Nuk po them se ata qe jane hopeless romantic blene veze nga ato qe thone "free range chicken" ne kuti duke ushqer me shume iluzionin sesa trupin e tyre me shendetshmerine e supozuar te vezeve, ë, qe mos keqkuptohemi...

P.S. Kam degjuar qe udhetimet ndërshtetërore europëtrenore jane te lezecme (thjesht si udhetime me tren jo si shanse romancërimi). Ndonje mbrese?

145 Komente

 S'di a ka lidhje, por nje shoku im kishte shkuar ne Turqi me gruan, ne nje nga ato hotelet ekzotike, dhe kur erdhi e kishte krahun gjithe te nxira. 

Tha qe atje vinin te huaja, sidomos gjermane, enkas per Romance ne Hotelin "Qef keto dy jave se s'e merr vesh njeri", dhe sa here qe keto gjermankat i hidhnin ndonje flirtim ketij, gruaja e pickonte te krahu qe t'ia kthente vemendjen ne mesim.

Ndersa gruaja ime me tregoi per nje shoqen e vet qe kishte shkuar dy jave atje dhe kishte bere qejf me nje turk. Beri gabim qe ma tha, sepse deri ne ate cast isha shume cun modern i tipit "po, zemer, kur te behesh mbare, shko me shoqet per pushime jashte shtetit, s'e kam problem". 

p.s

Di ndonjeri ndonje plan te besueshem se si te ikesh me shoke ne Turqi te keto hotelet me gjermanka, pa e marre vesh gruaja? Por genjeshter qe funksionon, jo si genjeshtra e Griseldes. Thx paraprakisht.

Nje kushurira ime ,ka pas nje "romance" ne anije me nje turk,por ajo ishte beqare ,por jo vetem .E shoqeronte familja. Familja kur po verente se vajza e tyre nuk po dukej ,s'lane vend "te dukshem " ne anije pa kerkuar dhe kur u dorezuan lajmeruan njerezit e sherbimit qe t'a gjenin............ Pas nje fare kohe shfaqet kjo dhe e pyesin prinderit ,se ku qe ......C'fare keni ,qe paskeni bere kaq potere ,ne bar isha "po pija nje kafe "  -tha vajza  smiley

T'a mendosh sa romanca te tilla ndodhin ,do ishin bere shume ,shume ,shume filma .......smiley

po kjo s'eshte romance... kjo eshte si histori pornografike, e censuruar nga pjeseza "grafike". smileysmiley

pse ike ti? mos degjo ata maskarenjte, se ata vdesin per ty. smiley

Romance erotike  smiley

 

Mua nuk me jane shprehur ndonjehere ,te jane shprehur ty ,per mua  smiley

Thashe te beje nje pauze ,se ...............kish ardh' ora smiley

the te besh nje pauze? bat ui uer in dhe midell of samthing dher.

nuk e di, po u shprehen boll edhe aty. edhe gjetiu ama... keshtuqe... smiley

eeeeeeee do i kete fshire admini ,pa i lexuar une  smiley

jo jo, i ke lexuar ti. madje dhe u je pergjigjur. smiley bat ju hev maj diip rispekt.

thenk ju  smiley

pllezher. smiley

zoto mos deshe te thuash, "ku eshte prere" nga pjesa me kuptim?

Si kane nderru kohet! Ne ne kohen tone perdornim nje emertim tjeter per keto tipet, tani i therriskan "kushurira" smiley

nuk e di si e ke kuptuar ti ,por une kushurire e kam dhe ashtu e kam thirrur ,ashtu vazhdoj t'i them .E kam cik te shkathet dhe te paqendrueshme...smiley

a di ndonje emer hoteli ne turqi  ku gjermankat apo ruskat te perdhunojne? Une kam qene disa here ne hotele apo kampe me all inclusive ne Turqi, por nuk kam pare ekzagjerime te tilla. Mbase jam i pavemendshem, dhe sigurisht qe mbas ores 12 pm futesha ne dhome dhe nuk ndiqja programet e oreve te vona (diskoteken). Po ashtu , ikim bashke, se keshtu me ndihmon edhe mua te me perdhunoje ndonje gjermanke. Sa per genjeshtren per tia hedhur gruas te ndihmoje une. Kam eksperience per kete pune.

Rrofsh moj vajze, se s´po me punon asnje nga faqet e filmave online. smiley

romancifikohen smiley

Une kam degjuar romance ne avion.. Big Grin

 mile high? smiley

Eksperience interesante, por kerkon shume manovrime e fleksibilitet. smiley

S'e di pse mu kujtua ky film tani, as me kujtohet permbajtja apo detajet, pervec cka nenkupton dhe titulli;romance dhe tren, dy njerez qe takohen ne tren dhe romancifikohen. 

Di gje njeri ku ...

... mund t'i hipet nje treni te tille, - kujtova se do te vazhdoje smiley

 

Filmi “Romancë në Trenin Orient-Express” nuk është se ka ndonjë vlerë të madhe artistike, por koha e transmetimit të këtij filmi ishte e tillë që e bëri një brez të tërë të përmallohej nga historia e ciftit në fjalë. Ishte një lloj pragu maturie për shoqërinë, ku njësoj si në pragun e maturisë për individin të lejohet të jesh i pavëmendshëm dhe kur shkujdesja e rrethon me nostalgji cdo ngjarje sado pak  mbresëlënëse të jetë ajo. Ky film, por dhe serialë të asaj periudhe, si p.sh. “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” (i vendosur në Australi dhe me një kolonë zanore fantastike), apo “Përgjithmonë Xhulia” (i shfaqur paksa më vonë, por dhe ky me një kolonë zanore shumë të bukur) lidhen pazgjidhshmërisht me shkujdesjen e periudhës. Por, nga filmi në fjalë, më kujtohet vecanërisht skena kur vajza e pret djalin në takimin e ribashkimit të tyre. Ata e kishin lënë në orën 8-të të mbrëmjes, në mos gaboj, dhe ajo e pret deri në orën 11-të, pa sukses. Gjithashtu puenta e filmit, kur shoqja e Lilit tradhëton pa dashje moshën e Aleksës (vajzës së Lilit dhe Aleksit). Në një stacion tranziti, shoqja e Lilit e pyet Aleksin (i cili kishte zbritur, pasi e kishte stacionin e vet përfundimtar): “Si thua, a do t’i bëjë kjo bluzë një fëmije njëmbëdhjetë-vjecar”. Ai i kthehet “Për kë e ke blerë?”. Dhe ajo: “Për Aleksën, vajzën e Lilit”. Aleksi kupton atëherë, se vazja nuk ishte shtatë vjec, por njëmbëdhjetë, dhe bën lidhjen dhe me emrin e tij dhe kupton që ajo ishte vajza e tij. E bëra këtë parantezë për të theksuar, që në filmat me itinerarë, me trena, etj, ajo që më interesojnë vecanërisht janë oraret dhe stacionet. Ndërsa, për jetën reale, ato që pikërisht nuk më interesojnë janë oraret dhe stacionet. Cdo gjë tjetër e një udhëtimi me tren është e adhurueshme.
P.s. Meritë e padiskutueshme e filmit është gjithashtu shprehja e përvuajtur e fytyrës së Aleksit (heroi kryesor) dhe flokët e jashtëzakonshëm të Lilit (heroinës kryesore)

si artikull reviste "kulturore", "artistike" shqiptare. me autoresi te nje... i forgot my point.

ja fut kot, dmth. smiley

E bëra pak më të shpenguar këtë koment Zotrules. Nuk kisha aspak ndërmend të shkruaja një artikull. Hollësitë e filmit i di të gjitha. Mund të t’i rendis të gjitha: që nga takimi i parë në tren ndërmjet Lilit dhe Aleksit (i dhënë fare shkurt për shijet e mia,  ai takim duhej të ishte dhënë shumë më gjatë, sepse aty lindi romanca), tek përshëndetja finale nga ballkoni dhe largimi i Aleksit poshtë urës, deri tek dekolteja e ekzagjeruar e Lilit në takimin e dytë në tren (i vetmi detaj mbresëlënës i flimit), etj. Por, sic thashë filmi e vlen të shihet në prizmin e kohës së shfaqjes. Ka dhe filma të tjerë, që po ashtu evokojnë një periudhë të vecantë për të gjithë shqiptarët. Një prej këtyre do të ishte filmi “Lulet e mollës”. A të kujtohet? Po të duash t’a trajtoj me hollësi. Por, këta filma kanë të përbashkët periudhën dhe nostalgjinë. Për vlerat artistike mund të flasim ndoshta nëpërmjet një artikulli.  

mund t'ja vleje si liber... per romantiken dhe kohen e saj qe me nuk kthehet. por sot, ajo histori eshte krejt kot. atehere mund t'i ndodhte cdo njeriu. sot ja ka zene vendin the famous, "one night stand".

me pelqen "lulet e molles" veri mac. por nuk ndodh sot. me shume ma mbush mendjen Ravi qe kemi kaluar ne nje epoke krejt te ndryshme te njerezimit sesa nostalgjia per nje epoke te shkuar.

thjesht nuk me pelqeu paraqitja antologjike. nje histori e bukur nuk ka nevoje per shembuj nga jashte. smiley

Mendoj se post data qe ke lene ne fund i shpreh te gjitha vlerat artistike te filmit smiley

+ 5 ! (është një libër i përkthyer në shqip i një japonezi ku ajo që doja të thoja një grua njihte të gjithë oraret e trenave që niseshin nga Tokio dhe këtu qëndronte dhe krijimi i një alibie falco.  Kot)

"Nje loje me orarin e trenave"?

 

 Të lumtë ! për kujtesën . 

Nje loder me orarin e udhetimeve.

O xhibi po kerkon romance ne peshk apo peshk ne uj smiley

ne cdo gje qe mund ta preke ate, first.

Cdo gjë tjetër e një udhëtimi me tren është e adhurueshme

Une nuk para kam udhetuar me tren ,por nje dite kur autobuzat ishin ne greve disa ditore ,u detyrova te udhetoja me tren .....Ky udhetimi im s'ishte jo vetem romantik,por kuptohet as i adhurueshem.............kishte aq shume njerez ,sa mua me ra per pjese te rrija jo vetem ne korridor ,por e ngjeshur trup me trup me lloj -lloj njerezish .Pervec asaj qe kisha perballe ,e ndonje fytyre qe arrija te shikoja ne ate pak hapesire te lire,te tjeret as qe arrija t'i shikoja . 1 ore udhetimi i tmerrshem ,pavaresisht se qeshnim nga zori me butat qe hidhnim nga lodhja.dhe mpirja ......

Qe atehere ,me eshte bere fobi ,treni .......smiley

 Ka plas tangerlliku modh,me tu bo dhe treni fobi......

Brad ,lexoji komentet nga kreu,jo nga poshte smiley

 

 Po pra skam pune tjeter une,te harxhosh gjithe ate kohe,nje sy shpejt e shpejt nga poshte dhe ec......

epo poshte ,vetem tangerlliqet rrine smiley

sii uot aj miin? dher gous enadher uan. smiley

Pikerisht smiley

Mmm... Me pelqen shume kolona zanore e ketij filmi...

E kam pare kete film me shume se nje here dhe me pelqen. Me pelqejne trenat smiley

Romanca e fundit ne tren qe kam pare ishte para shume vjetesh ne trenin Tirane-Durres, kur po iknim ne plazh. Nje shoqja ime (shume e bukur) u bezdis nga disa fshatare ne te njejtin vagon dhe e shprehu kete gje me ze te larte, tip foli deres qe te degjoje dritarja. Mbasi ata nuk ja varen u ngrit nje katal nga fundi i vagonit, qe kishte nja gjys ore qe ja kishte ngul syte, dhe mbasi u bertiti "a nuk e moret vesh qe po bezdisni ate gocen?", ja filloi ulerimave, duke i shajt nga te deknat etj etj, "perjashta shk*rdhata". Ata u tmerruan edhe nji te nderruar vagon, edhe katali duke i ndjek nga mbrapa. Edhe ne u tmerruam se thame ky do vije tani te kerkoje shperblimin qe mbrojti nderin e vajzes. Shyqyr katali nuk u kthye, vajti te dera mes vagonave edhe filloi t'i binte me shkelma. Edhe pastaj zbriti.

 Ky film bashke me ata qe permend Lirka jane bere pjese e ndergjegjes kombetare.Oh dhe Zhade, sigurisht.  Ishte koha kur kishte romance dhe mungonte seksi.Tani kohe e re, zakone te reja.Seks ne tren, avion, traget, automobil  po romance nuku.smiley

 

Spiritus,

Një film tjetër i vecantë i periudhës ka qenë dhe seriali “Kthim në Eden”. Ky serial ka qenë për mendimin tim paksa më ambicioz se të tjerët. Filmi (gjithashtu australian), trajtonte historinë e një trashëgimtareje  të pasur (heiress), e cila pati fatkeqësinë të martohet me një bashkëshort që e donte thjesht për pasurinë. Ky serial ka një skenë të rëndësishme që në hapje të tij, ku pasqyrohet tradhëtia më e lartë që mund të bëjë një burrë. Kjo skenë paraqet aktoren kryesore (Stefanin&eumlsmiley, që gjatë një shëtitjeje me barkë me bashkëshortin shtyhet prej këtij të fundit në det, në një vend të rrezikshëm për shkak të krokodilëve. Shfytyrimi që pëson Stefania është i madh por ndjenja e hakmarrjes që lind tek ajo është e jashtëzakonshme. Më kujtohet gjithashtu ky serial në të gjithë hollësitë. Rilindja e kësaj heroine, për shkak të një operacioni plastik dhe jeta brilante e saj deri në momentin kur arrin të vërë në vend padrejtësinë që i ishte bërë.
P.s. thjesht një rikujtesë të filmave që u shfaqën në fillim të viteve 90-të dhe që patën jehonë të madhe tek publiku.

 

!!!  smiley

 Po , tani po e kujtoj kete filmin,Lirka. Ne mos gaboj keta filma dhe disa te tjere (La piovra, Kapiteni Klos, Me duar te pastra, ...) jane cfaqur pas viteve 80 dhe ne te kundert te asj qe thua ne komentin tend, nuk ishin ne periferi te vemendjes se publikut.Perkundrazi, ishin vete vemendja prandaj jane dhe kujtesa e asaj kohe.Ketu nuk po permend filmat si Dinastia qe shikoheshin me kanocet e famshme. Ushqim i racionuar por bio ama. smiley

 C`film fantastik Olso,Nuk mund te mendosh fytyren e Xhulias pa ate muziken ne sfond. Shiko pra si e iluminonte portretin e vet diktatura smiley 

Film fantastik, vertet. Mezi e prisnim mbremjen e transmetimit.

Ajo cka më ka bërë përshtypje tek “Përgjithmonë Xhulia” ka qenë figura enigmatike e senatorit që luhej nga aktori shqiptar Bekim Fehmiu. Nuk kam kuptuar po ashtu peshën e një dashurie të paplotësuar. Nuk e kam kuptuar kurrë aktin e vetëvrasjes së nënës së Xhulias. Ishte kaq jobindës dhe jopoetik ai gjest. Gjesti i vetëvrasjes së nënës dhe figura enigmatike e Senatorit shkonin përkundër gjithë natyrës poetike të filmit që plotësohej ndjeshëm nga kolona zanore dhe nga aktorët e hijshëm. Ndërkohë, që aktorja Dalila Di Lazzaro, ka qenë fenomenale. Për mendimin tim, i vetmi episod që e vlen të shënohet është loja e saj aktoreske.
 

Lirka, ajo vetevrasja e asaj gruas (Laura Antonelli, nje nga grate me te bukura te kinemase italiane sipas meje) ka qene pjesa me emancipuese e atij filmi perndryshe limonate. Ajo dhe nje pervoje homoseksuale e personazhit, qe s'di sesi e kishin lene aty. Ndoshta ngaqe censuruesi s'e kishte kuptuar.

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

 Finisterre,

Isha gati e sigurtë që do të vinte ky koment. E di përse? Sepse pikësynimi i asaj skene ai  ka qenë. Që të jepte një mesazh emancipues. Vetë fakti që Laura Antonelli jepet duke u larguar drejt dallgëve të detit, e më pas kam përshtypjen që skena sikur mjegullohet pak, pra, një tentativë e qartë për t’i zgjuar shikuesit ndjenjën e kapitullimit. Por, kapitullimi është shumë i pajustifikuar në vetëvete në këtë film. Përse po kapitullonte kjo grua? Kishte një kokëfortësi të rrallë në qëndrimin e saj. Nuk ka kokëfortësi përballë jetës dhe kapitullim përballë vdekjes. Ky nuk është mesazh emancipues. Të paktën jo për mua. Kjo grua kishte sakrifikuar në njëfarë mënyre dashurinë e saj për hir të normalitetit. Njësoj si p.sh. Ema Bovari. Nëse do ta sjellim bisedën në një nivel letrar. Madame Bovari është antiteza e emancipimit për mua, dhe pse për shumë gra mund të jetë krejt e kundërta. Një grua që sakrifikon dashurinë për hir të komoditetit. Unë i kundërve këtij personazhi, një tjetër (që prej shumë vetëve konsiderohet pak i emancipuar), si p.sh. Tess-in e D’Erbervilleve. Tess-i është kuintesenca e emancipimit për mua. Vetë fjala emancipim nuk më pëlqen, por nëse do të kishte një heroinë të emancipimit, kjo do të ishte Tess-i i D’Erbervilleve. Emancipimi i saj qëndron në kapitullimin përballë jetës (jo përballë vdekjes) dhe në zgjedhjen e dashurisë përballë komoditetit.    

Une them "emancipues" per Shqiperine e asaj kohe, perndryshe pastaj ne Itali s'ma merr mendja qe te kishte ndonje efekt te tille.

"Kapitullimi" shpesh eshte nje ndjesi shpirterore, jo aq morale, sic e mendojne shume vete pikerisht nen efektin e leximit te njeanshem te Ema Bovarise.

Tek Madame Bovari nuk ka as kapitullim. Kapitullimi nënkupton parimisht një sfidë. Tek Madame Bovari mungon sfida totalisht. Atje kemi një botë të rrethuar nga aksesorë. Madje, kemi një botë, në qendër të së cilës janë aksesorët. Jo më kot, dorashkat luajnë një rol esencial. Bota e aksesorëve të Emës asqë mund të krahasohet me botën as të personazhit në fjalë, dhe aq më pak të Tess-it.
P.s. Jam dakord që kapitullimi është predispozitë shpirtërore e jo morale.  

Duhet te kemi pikepamje te ndryshme per emancipimin, sepse per mua s'eshte "zgjedhja e dashurise para komoditetit". Shpesh eshte shume me shume se kaq, shpesh shume me pak, shpesh shume me ndryshe.

Ema, per mua, eshte viktime e (tele)novelave te epokes se vet. Vetevrasja e saj eshte i vetmi moment autentik qe ka ajo si qenie. Qe ketej edhe sfida.

Finisterre,
Emancipimi i një gruaje është ky dhe vetëm ky! Nuk ka emancipim tjetër. Pra, të pranosh dashurinë përballë komoditetit. Edhe të drejtat që kanë fituar gratë, kanë ardhur si pasojë e luftës për dashurinë. Këto të drejta janë bërë në emër të dëshirës për të mos qenë përballë kësaj sfide. Pra, që komoditeti të mos bëhej pengesë për dashurinë.

Lirka,

Mire, ashtu eshte.

P.s. Rrofte dashuria, poshte komoditeti (qe me kujton gjithmone fjalen komodine).

po thuj o zot qe ja fut kot!!! pse s'e thua o fini... smiley

kujton se do e kuptoje Lirka emancipimin qe po tregon ti?

Sepse pertoj te merrem me ate qe René Girard e quan "mensonge romantique" (rrena roman-tike).

smiley

Nje gje me ka bere pershtypje ne kete film.

Si mund ta justifikoni mungesen e Bekim Fehmiut ne darken qe shtron Xhulia ne fund?Atje ishin te ftuar me kuc e me mac dhe nuk ishte ftuar babai i saj,qe e kishte ndihmuar ne cdo hap ,bile dhe duke rrezikuar dhe shkelur ligjet(hapja e dosjes se hetuesit)?

Po keshtu nje tjeter gje:

Ne mos gaboj gruaja e pare e te dashurit te Xhulias,e le profesionin se babai i thote lere Erneston te operoje?Me duket pak fallco.

 Aaaa! Ky filmi me kujton nje histori te nje shokut tim te ngushte. Nja dy dite mbas ketij filmit, kerkoi cels apartamenti qe te sillte nje te dashuren e tij qe kishte ca jave qe e kishte lene. Ne hapem syte, por ai na tha qe faji ishte i filmit "Romance ne trenin Orient Ekspres" Ne na u be shume qejfi, pasi gjithmone i kishim thene qe te mos e linte ate femer qe kishte nje gjoks te hatashem.

Me sa duket shoku yt qenka ndikuar me shume nga filmi sesa nga gjoksi i hatashem i asaj goces smiley

 Padyshim. Po dhe gjoksi ishte nje plus goxha i madh. smiley

Nuk e ve ne dyshim, por ama... ai para se ta linte besoj se e kishte vene re kete detaj dhe prape e la, gje qe tregon se s'kishte pasur kaq shume efekt smiley

 Eh, keshtu e kemi lene edhe ne cigaren s'di sa here....

you've noticed the rack too. smiley

Mua me duhet te beje me trene gjate javes rreth 120 km ne dite ketu ne Zvicer. Nuk eshte gje e keqe. Ne zvicer trenat jane me te perpikte se ne Gjermani keshtu qe eshte vertet kenaqesi. Ai tren ne ate film per fat te keq nuk ekziston me. Perdoret vetem per udhetime nostalgjike. Trenat e tjere ICE, TGV,Pedolino, Cisaalpino, Liria nuk jane asgje per nga komforti ne krahasim me Orient-Ekspres. Por ne Europe ka vertet linja ku natyra te afron gjithcka. Nje nga ato eshte edhe ne Austri te jugut ne Semmering qe e ka ndertuar Karl Gega.  Kur kujtoj trenat kineze te Enverit qe u futnim nga dritarja per te zene vendet, ose kur shkonim ne plazh ne tren plote si sardelet atehere nuk ka vend per Romance. Uroj qe hekurudha ne Shqiperi te permiresohet sepse 'S' Prenjas-Qafe-Thane eshte vertet e bukur. Ne Zvicer mund te perdorni trenin per te shkuar ne stacionin me te larte te Europes ne lartesine rreth 3500 m mbi nivelin e detit. 

Disa udhetime qe mund te ja u rekomandoja:

Mainz-Bonn me tren te ngadalte pergjate Renit. Zona quhet Llorelei dhe eshte vertet e bukur.

Luzern - Bellinzona - Alpet dhe liqenet jane vertet te Bukur. Per mua linja me e bukur ne bote. Sidomos ne pranvere kur fillon e shkrin debora.

Geneve - Lausanne - Montreux - pergjate liqenit te Gjeneves

Verona Portanova - Salzburg - München - Pamjet e maleve sidomos ne dimer shume fantastike.

Dhe shume e shume te tjera per te cilat mund te shkruaj nje jave te tere.

 Vetem une s'i mbaj mend keto filma? 

Sa vjec je ti te keqen xhaxhi! smiley

 E mbaj mend qe jepeshin, por jo aq sa per t'i kuptuar.

Jam aq sa kur jepeshin keto filma, po te putheshin me nxirrnin nga dhoma. lol

dmth, s'jam i vogel fare. 

Me ate filmin "Ghost" mbaj mend qe kur filloi, skena e pare ishte erotike.

Me perzune nga dhoma. Kur pastaj doli qe ishte film i bukur me fantazi e kshu gjerash, me moren prape. lol

Me ta bo seksin gogol qe ne femijeri! smiley

Po kur i pyesje nga kishe lindur, cfare te thoshin?

"Nga sqetlla" ka qene shume ne mode ne ato kohe! smiley

awwww so sweet. :X

 Ça e kishe babin ti? Kritik filmash?

 Shiko, ne fillimvitet 90 seksi ne filma ka qene shume ne mode, me skena shume te forta, qe edhe sot nuk i fusin neper filma. Ne ate kohe s'kishte film pa nje skene erotike, derisa u bene bajat. Shoqeria shqiptare u zu e papergatitur smiley

 Right. Ja nje skene e tille na ka marre me qafe.

Happines

Rrofte Maratona e Filmit tek Drugi

Ca moshe ke grunge. Se televizori kur kam qenen une ne Shqiperi nga 18:00 deri ne 23:00 transmetonte. Dhe keshtu qe hiq lajmet qe jepeshin 3 a 4 here ne dite vetem filmi dhe humori mbetej per tu mbajtur mend smiley Apo ste kishin dhene autorizim per televizor smiley

they're crappy movies anyway. keta qe po alivanosen ketu, ja veshin dhe ngjeshin kot.

femrat i marr vesh, se aq mbushin ato... ashtu lloj filmash shohin; po meshkujt? that was the closest thing to porn they could ever get... dhe ishin filmat e vetem qe mund te shihnin gjithsesi, te vetmet dritare nga bota, ne nje shtet ku kishte vetem nje televizion te vetem dhe transmetimet fillonin ne 6 e gjysem e mbylleshin me buton mbas 4 oresh. ku gjithe kolektivi kish pare te njejtin film, dhe nuk kishte per cfare te fliste tjeter. - ata qe kishin televizor.

gjynah, popull i varfer, smiley(

femrat i marr vesh, se aq mbushin ato...

Kujdes cik me gjuhen!!!

quod scripsi, scripsi. smiley

 Kujdes me femrat, nuk u thuhet e verteta smiley

E njejta gje vlen dhe per meshkujt smiley

 ok. i apologise. smiley

Hamshora ama...... ata qe skishin televizor si perkoincidence kishin edhe nga 10 ciliminj...... hihihi, ka qene njeri ne vlore qe vetem djem kishte nja 11-t edhe ca vajza pastaj me duket, vetem me nje grua imagjino.

  e ke gabim Zotru kishte dhe ndonjë stacion tjetër që mund të shihej .

E di kush ishte me seksi (sipas meje) tek "Pergjithmone Giulia"?!

Jo Xhulia, por personazhi i interpretuar nga super-seksi, Serena Grande.

Kjo mo? Kush eshte kjo? smiley

 

 

Serena Grande pra.

Sa seksi! Edhe tani qe eshte e pjekur, shi sa seksi qe eshte!

Atehere ka qene kjo:

Olsi, kjo eshte Xhulia - tahne welch

http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9G...

Me pelqente shume, kishte nje harmoni ne tipare dhe buzet e mollezat te bukura shume.

E mbaj mend nje batute te filmit, xhulia shkollare i thote shoqes qe ishte dashuruar me kete djalin qe quhej Hermes - come il messagero degli dei smiley

P.s. Edhe Dallilla di Lazzaro eshte kinge tek ky film. Madje, me pelqen dhe personazhi i saj, shnderrimi i vajzes se mbare ne grua te "lige". dhe cili eshte shkaku? Burri - mashkulli qe nga babai deri bashkeshorti. Ka nje kthese te forte si personazh ajo.

Olso, serena grande "punon" ne tjeter film; "desiderando giulia"; kurse ne po flasim per serialin "disperatamente giulia". jane ndryshe. smiley

Oups! Ja paskam fut plotesisht *ordhes! E ka fajin Youtubi! smiley

Nejse, Serena Grande mbetet seksi! smiley

vetem mos na shaj. smiley per te tjerat nuk ka problem.

 Po kjo pse me fustan te gris,ti zoto nuk gjeje foto te tjera me fustan te pa grisur?

Zotruls, spiritus, kam nje batute ne maj te tastieres per ju, por nuk di ta shkruaj apo jo se kam frike se mos ofendoheni.

Ta shkruaj? Pleaseeee!!!

pliiiz shkruaje. smiley

 E di ca do thush por nuk eshte ashtu sic mendon ti prandaj shkruaje smiley

Jo, jo s'po e shkruj se eshte nje cik djegese (pa dashje) dhe s'du qe te ofendoheni. smiley

Po le te themi kete gje, qe ne ne pergjithesi kur ne bejme batuta per femrat harrojme fare faktin qe njerez tane shume te dashur (madje familjare) jane pikerisht femra.

Me kete kishte te bente batuta ime... smiley

Mos, une po prisja batuten!  smiley

 Po ishte batute Olsi dhe femrat jane kaq te zgjuara sa ta kuptojne. E pra e shikon sesi pohova mohimin  permes nje pohimi.

olso, nese mendon se kishte ofeze ne ato qe kam thene une(psh), sigurisht qe te ftoj ta lexosh prape. mos mendo kaq keq. smiley

 

Ja, e shikon! Une nuk e shkrujta batuten dhe ti prape u ofendove. Imagjino ta kisha shkrujt. smiley

e mendove. na njeh me mire se aq.

nuk jam ofenduar. nuk e ke vendosur ende te ofendosh smiley.

 "po le te themi kete gje, qe ne ne pergjithesi kur ne bejme batuta per femrat harrojme fare faktin qe njerez tane shume te dashur (madje familjare) jane pikerisht femra."

Mua kjo me kujton nje batute tjeter, por kam frike se ofendohen vlonjatet, prandaj nuk e them.

Thuje, thuje, se ka shku me fjet Beluli. smiley

ca popull i keq paskeni qene

Pjesa I (te tjerat i keni ne vazhdim)

p.s. pa harru ktu faktin qe Lily ishte tifoze e Red Sox

dy njerez qe takohen ne tren dhe romancifikohen.

romancifikohen ? smiley

 Sa doli ne drite "elektriku blu" u shua romanca dhe bashke me te edhe romantizmi!!  smiley

Ja, keto jane temat qe te shkojne ty xhib, me funde grash. Edhe kur komenton ne tema pulitike nuk shqitesh nga to. Treni orient expres, i merzitshem. Nje romance cute, me aventure ke "a little romance" 1979 me Diane Lane. Me qe u permen nje aktore soft me lart, mu kujtu nje romance e paharrueshme e Tinto Bras, "cosi fan tutte me Claudia Kol, perpara se te behej katolike e devotshme..

Hej a ka ndonje te ma kujtoj ate serialin me nje tufe te rinjsh amerikan (studenta me duket) me floke te lepira me xhel dhe me llak, nje nga aktoret ka qene edhe mat dilon (me duket).

Po si ka mundesi qe djemte e peshkut s'e kujtokan filmin "Romania" me Franceska Dellera-n? smiley

Po qenkët shkit për romanca apo bani sikur , për tu duk si të romancifikuar apo shpirt romantik.(lol)

Kush tha ? Qe smiley

 

lol paske zgjedh foton e gabuar.. smiley

 Njohja kalon permes gabimeve smiley Ja dhe pamja ballore smiley

E pra.... po pra.... smiley

 ishte koha kur frutat ishin bio dhe nuk njihej silikoni smiley

Ishte koha  kur  historite beheshin me zhurmues... smiley

 Zhurma e ererave te dikurshme ...tani vjen si jehone.Nuk eshte nostalgji per kohen e humbur, ne fakt, por per per emocionin autentik te boteve te zbuluara .Efekti i molleve te ndalume, identitete te zbukuruara me shije mekati ne fshehtesi...eh c`llahtari thoshte Lasgushi smiley

ishte koha kue femrat shikonin 'skllavia izaura' dhe meshkujt  me 'shfaqje te huaja' shikonin emanuela dhe rtm

ROMANCE ON THE BEACH  smiley

Do tju beja nje pyetje qe vertet me ka munduar ne kete film.

Djali Aleksi ishte midis dy zjarreshsmileyashurin e tij dhe jeten reale ku i ati po falimentonte dhe vetem martesa e tij me nje tjeter e shpetonte famoljen dhe mijera njerez qe do te dinlin pa pune.

Aleksi zgjodhi te dyten.

Tani nese vendoseni ne te njejten situate si do te vendosnit juve?Se eshte kollaj te gjykosh te tjeret.

Do te martroheni me ate qe doni apo do te sakrifikoni dhe shpetoni mijera njerez?

Ne Shqiperi martohen edhe per arsye jo kaq madhore sa kjo,por thjesht dhe  per ti bere qejfin mamit dhe babit.............   smiley

ne nuk po flasim per persona te vecante,por po flasn ne parim.

Aleski zgjodhi te sakrifikonte dhe cuditerisht u gjykua keq nga shikuesit.

per mua Aleksi eshte hero.

Pyetja është shumë kuptimplotë. E njëjta dilemë shtrohet për shembull në filmin “Pacienti Anglez”. Është një kont hungarez që vendos të shpëtojë të dashurën e tij duke u dhënë gjermanëve hartat e shkretëtirës dhe duke bashkëpunuar me një forcë armike. Në këtë rast, dilema është dhe më e madhe dhe është cuar në ekstremin e saj. Heroi zgjodhi të shpëtojë të dashurën, dhe pse kjo ishte e plagosur rëndë dhe sipas të gjithave gjasave do ta gjente të vdekur. Ai i kishte premtuar asaj. Rëndësi ka premtimi në këtë mes. Kur nuk ka premtim, nuk ka detyrim. Premtimi është parësor. Parë në këtë prizëm, unë do të kisha zgjedhur të shpëtoja nje njeri dhe jo te gjithe.

S'eshte e njejta gje, mendoj une, Lili nuk do vdiste, thjesht do gjykohej per ca kohe nga kojshia (cudia tre dite zgjat, vdekja fatkeqesisht jo).

 per dashurine sakrifikoj dhe jeten

per lirine sakrifikoj dhe dashurine

 

Ka hierarki vlerash.

Sa mire qe kujtoheni e na shpini mbrapa ne kohe ndonjehere, tamam "time travel".

Tahnee Welch ka lujtur dhe nja dy filma te tjere qe me kane pelqyer, njerin e kam pa disa here "Amarsi un po'" ku kjo ishte princeshe e bie ne dashuri me nji mekanik, ndersa nje tjeter e kom pa vetem nji here "La bocca".

Filma te tjere kane qene dhe: "Airplane", "An officer and a gentelman", ato fimat me Molly Ringwald, "Out of Africa" (gjysmat e gjonave i merrja vesht, per te tjerat merrja pergjigje gjysmake nga ime me), "Nente jave e gjysem" (qe e kam pare me vone te plote), "Gabimi", "Dirty dancing", e sec ishte dhe nji serial "Fame", apo muzikali "Hair".

 

Flm per rekomandimet per filma/libra, sidomos ato qe do beni ne vazhdim.

Ok e pashe mbreme kete filmin e trenromances. A bit slow and theatrical for today's tastes, po ishte film qe ja vlente te rishikohej gjithsesi, sidomos kur s'e mban mend permbajtjen, si puna ime, se te duket si film i ri pak a shume. 

Flm per links enka/bredharaku.

 

.. mund t'i hipet nje treni te tille, - kujtova se do te vazhdoje

Mos kisha kapur frenat kshu do me dilte pyetja Trop, duke kerkuar rekomandime per romanca e jo filma. smiley Pavaresisht se dhe pa te Alidea preferon te akuzoje dhe jo te ndaje me ne filmat e saj. I say, perderisa romanca s'ka vdekur as ne Peshk ku mbizoterojne politizmat, polimizmat dhe polikrizmat, ka nje shanc te mbijetoje ne gjithe boten, romanca dmth. smiley

 

Finisterre,

Formimi im sigurisht vjen në një pjesë të mirë prej librave. Por, të siguroj, që nuk është i ndikuar vetëm nga librat. Ne po flisnim për filmin (më pas për librat) dhe për mesazhet emancipuese të tyre. Ama, mesazhet më emancipuese unë i kam marrë nga jeta e përditshme. Megjithatë, nuk dua të flas për histori të jetuara, por do të përpiqem të jap letërsinë, përsëri si argument për komentin tim. Kam lexuar dikur njëri pas tjetrit dy libra: njëri prej tyre titullohej “Katrina” dhe tjetri “Të mjerët”. Të parin ndoshta s’e ke lexuar, kurse kete te dytin ma do mendja qe po. “Katrina” ishte një libër i një autori skandinav, me nje kopertinë të  këndshme, qe tregonte një grua bjonde (në profil), që sheh nga deti. Katrina ishte një vajzë fshatare, që vendos të shkëputet nga familja e saj e origjinës, që jetonte në një varfëri ekstreme, e joshur nga një marinar i ri, që kalonte atypari. Një marinar ëshë përherë joshës për një vajzë, për shkak të historive pikante që tregon, apo të enigmës që shoqëron jetën e tij. Sidoqoftë, Katrina zbulon më vonë, se djali që u bë bashkëshorti i saj jetonte në kushte edhe më të varfra se ajo vetë. Kasollja e tij ishte e pajetueshme. Por, ajo VENDOS të ndërtojë një strehë të sigurtë për veten e saj dhe për fëmijët e saj. Libri trajton pikërisht përpjekjet e saj të shumta për t’ia dalë mbanë ekonomikisht dhe shoqërisht. Katrina në fund, arrin të shkollojë fëmijët e saj dhe të bëjë një jetë dinjitoze. Njëri prej djemve të saj madje ngjit shkallët e karrierës dhe arrin të sigurojë një pozitë shumë më të privilegjuar nga i ati i vet, i cili vdes thuajse në mjerim , por i rrethuar nga ngrohtësia e të shoqes dhe fëmijeve. Paralelisht, me këtë libër, kam lexuar historinë e Kozetës, vajzës që kurrë nuk vendosi për jetën e vet. Ajo që ishte trill i rastësisë, por që kishte një mbrojtës të denjë (ndoshta pa e merituar), i cili i siguroi gjithcka, deri dhe dashurinë e saj. E pra, historia e dy grave: e para e vendosur për të gjetur dinjitetin dhe e dyta e pavendosur për të gjetur dashurinë. Por, ajo cka kam kuptuar unë, është se edhe dinjiteti (mqs. komoditet, të  kujton komodinën) është një formë dashurie. Të ndërtosh një jetë dinjitoze me dikë pranë, është një formë dashurie. Por, nuk është emancipim. Të dashurosh, duke mos u përballur fare me dilemën e dinjitetit  është fat. Sigurisht, që emancipimin e shoh tek dashuria, që tejkalon dilemën e dinjitetit.     

 

Lame pa permendur romancen e pare shqiptare; Udhetim ne pranvere. Film muzikor, roadtrip, me ate Kondakciun, qe rend te kapi ansamblin e shoqeruar nga kamionisti...Pa harruar filmin Tana, qe nuk eshte vetem romance..

The thing about real love is, if you lose it, you can also lose your ability to believe in it, and that hurts even more.

Ebert about All the Real Girls

Not the typical Hollywood romance movie, worth watching nevertheless, or perhaps because.

Though real love is def a loosely defined term, in movies as in life, ain't it? :O

For most people real enough does, an perhaps most don't even bother much about such 'archaic' things.

Ebert also says about the movie:

Most movies about young love trivialize and cheapen it. Their cynical makers have not felt true love in many years, and mock it, perhaps out of jealousy. They find something funny in a 20-year-old who still doesn't realise he is doomed to grow up to be as jaded as they are. Green [the director] is 27, old enough to be jaded, but he has the soul of a romantic poet. Wordsworth, after all, was 36 when he published

The Rainbow comes and goes,
And lovely is the Rose.

How many guys that age would have that kind of nerve today? Green knows there are nights when lovers want simply to wrap their arms around one another and celebrate their glorious destinies. 

 lol, ca paskam humbur!

E mo mire se ja e kompenson humbjenper filmat romantike duke i bere te dashures dhurate nje Tulipa Albanica, e nese lulja ne vetvete s'e impresionin, patjeter kur t'i tregosh historine e saj do bindet qe ti je princi i kalter, anipse katror. smiley

 lol xhib, considéring te gjitha rrethanat e siperpermendura do te jete patjeter nje histori suksesi! Anipse katror! anipse katror ... Tongue

http://c1.ac-images.myspacecdn.com/images01/109/l_92e9bfadc5cb9eb6a4e994c6db7b44f0.jpg

romanca e shekullit e ka titullin "Rocco Invades Poland"

Stealing Beauty

A Bertolucci movie, also about life and death, but mostly about the stir caused by the presence of a young & sexy p*y named Lucy.

Meaningful in its own way, yet kinda floating on the surfice, like Lucy's poetry:

I wait
I wait so patiently
I'm quiet as a cup,
I hope you'll come and rattle me
Quick! Come wake me up.

It does however challenge the notion, if not also the meaning, of romance.

The visuals in the movie are perfect, ripe for romance indeed, and perhaps that was intended by the director.

All in all nje limonate, por te ciles s'i mbaron gazi deri ne fund.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).