Rezultati i LSI-së më 8 Maj dhe mbajtja bindshëm e nivelit të forcës së tretë politike në vend, kanë ringritur edhe njëherë pikëpyetjen nëse zgjedhësit i gjykojnë apo jo partitë në bazë të sjelljes së tyre. Nëse ato ndëshkohen, apo përfitojnë në bazë të një metri moral?
Po të shohësh mbi 120 mijë votuesit që mbështetën këtë radhë këtë parti, së cilës kori i madh kundërshtarëve i kishte parathënë fundin, duket sikur një kriter i tillë nuk ekziston. Në këto dy vite partia e Ilir Metës ka bërë pothuajse gjithçka kundër parimeve të atyre që predikojnë moralin si një nga kriteret e gjykimit politik.

LSI kërkoi në verën e 2009-s një votë kundër Sali Gërdecit dhe shkoi e u ul në vjeshtë, pothuajse pa asnjë kusht, në prehrin e tij. U mundua ta justifikojë këtë veprim me luajtjen e një roli moderator, si një lloj dige për të shmangur gjithpushtetshmërinë e Kryeministrit, por u shndërrua në shërbyese të bindur të tij. E justifikoi koalicionin me stabilitetin e vendit dhe me të ardhmen e tij europiane, por e mbështeti PD-në në të gjitha herezitë që nuk i dhanë Shqipërisë statusin e vendit kandidat (me një përjashtim të vetëm mosvotimin e ndryshimeve në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar).

Dhe sikur të gjitha këto qëndrime politike të mos mjaftonin, pas një viti qeverisjeje, konflikti Meta- Prifti i vuri kapakun gjithçkaje. Sherrnaja e tyre e shëmtuar dëshmonte se, ndryshe nga shembujt e mësipërm, LSI-ja nuk ishte në koalicion aspak për t’i shërbyer PD-së, por për t’i rrëmbyer asaj dhe gjithë të tjerëve. Dalja e videos, dialogu i neveritshëm mes numrit një dhe dy të kësaj partie, i vinte vulën qëndrimit të LSI-së dhe alibive të saj për arsyet që e kishin bërë të kalonte ylberin.

Pas këtij momenti, një pjesë e madhe e predikuesve të votës morale, të gjithë ata që qëllonin me vezë mbi Ministrinë e Ekonomisë, si dhe të gjithë kundërshtarët e Ilir Metës, parathanë së bashku fundin e tij.

Por, rezultati i 8 Majit, tregoi të kundërtën. Pavarësisht nga fenomeni i njohur i bymimit të partive në zgjedhjet lokale, pavarësisht se, me përjashtim të Lezhës, asnjë nga kandidatët e LSI-së nuk fitoi në qytetet e mëdha, Ilir Meta tregoi se mbetet njeriu i tretë më i fuqishëm në vend. Se partia e tij është ajo që bën diferencën mes palëve (siç e demonstroi fuqishëm në Tiranë) dhe se mbetet guri i artë nga do të peshojë balanca politike edhe më 2013.

Po a ka të bëjë ky fenomen me bjerrjen e një vote morale? A ka kuptim që gjithë piruetat dhe aferat që gërryen LSI-në nuk u dënuan me votë? A duhet folur më për moral, koherencë e ndershmëri në politikë? Të gjitha këto pyetje, bëhen gjithnjë e më aktuale, pas rezultatit bindës të LSI-së në zgjedhjet lokale. Dhe po t’u referohesh atyre, këto vlera nuk ndikokërkan fare te vota dhe zgjedhja e shqiptarëve.

Por, ky konkluzion që mund të nxirret në pamje të parë, nuk është i saktë. Pesimizmi që ai mund të ngjallë dhe që po dëgjohet shpesh këto ditë, në shumë mjedise qytetare, është i shpejtuar. Sepse, pavarësisht se nga ç’mund të mendohet këto ditë, metri moral në gjykimin e politikanëve tanë nuk është zhdukur. Ne kemi disa precedentë historikë për këtë. Pa përmendur votimet e viteve 1992, apo 1997, që ishin raste ekstreme, së paku dy lëvizje të bazuara mbi një moral dhe shpresë të caktuar, kanë dhënë rezultat në Shqipëri. E para ishte një lëvizje brenda familjes politike, por që pati një jehonë jo të vogël edhe në shoqëri. Ajo qe Lëvizja për Katarsis e Fatos Nanos, që si për ironi rrëzoi atëherë vetë Ilir Metën, nga posti i Kryeministrit, në fillim të 2002-shit. E dyta qe Fushata me Duar të Pastra e Berishës, që e solli atë në pushtet në verën e 2005-ës. Pavarësisht nga sinqeriteti i këtyre lëvizjeve politike, dhe pavarësisht se ato u përdorën si një mjet për të arritur një qëllim krejt të ndryshëm, besimi që ato ngjallën dhe mënyra sesi mbartësit e tyre u identifikuan me to dha një rezultat të qartë.

Po atëherë pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: pse këtë herë një votë e tillë nuk funksionoi? Pse zgjedhësit shqiptarë nuk përdorën këtë radhë metrin moral?

Ndoshta edhe përgjigjja është po kaq e kollajshme: sepse këtë herë zgjedhësit nuk patën asnjë alternativë morale. Të vetmit që mund të përfitonin nga një alternativë e tillë ishin socialistët opozitarë. Por, ata, për asnjë çast nuk u munduan të krijonin një simetri të kundërt me profilin e Ilir Metës. Gjithë sa ndodhi me LSI-në, në dy vjet, ata e panë thjesht si një çështje numrash dhe jo si një çështje principi. Ata vetëm u munduan të shkatërrojnë Metën dhe jo të kundërshtojnë filozofinë e piruetave të tij. Më pas ata i vunë kapak këtij procesi, duke e shndërruar gjithçka në parodi, kur pranuan në tryezën e opozitës “gjysmën e së keqes” së LSI-së, Dritan Priftin.

Pak a shumë edhe më 2011, socialistët ranë në të njëjtën grackë si më 2009-n, kur qeverisja vriste në Gërdec dhe ata mbanin si klientë bashkëfajtorët në vrasje.

Pra, pyetja e shtruar aq shumë këto ditë, e ka pikërisht këtu përgjigjen. Në këtë vend nuk ka vdekur gjykimi moral. Historia e afërt e ka treguar atë. Por, kur votuesit nuk e gjejnë këtë kriter në mes të asnjë prej garuesve, ata zgjedhin të gjykojnë me parametra të tjerë. Duke mos pasur pulën ata përtypin ç’të gjejnë. Këtë bënë edhe këtë herë me Ilir Metën, duke e konfirmuar si një nga tre figurat kryesore në këtë arenë të fortësh. 

14 Komente

 NJe gje me ben habi te pakten me keta analistet.....baraslargesine.....

ti merrim me radhe...

Saliu, beri Gerdecin, vodhi rrugen e Kombit, sipas KLSH, shiti ujrat, beri 21 Janarin.

Meta, mbajti ne pushtet Saliun, per interesa personale, doli bllof me 700 mijshin doli afera e ilaçeve te Vasilit, etj...

Rama, e per çfar nuk eshte akuzuar...prokuroria e ka marre nja tre a kater here nen hetim, po asnje here nuk i kane ngritur akuze...atehere perse barazohet me keta dy me siper...???? Saliu, siç e ka thene e ka pasur edhe gurin edhe arren ne dore, atehere pse nuk e ka ndeshkuar, kur e ka kaq shume per zemer kete pune???

JO Bushat, ketu tek ne, ashtu si tek pjesa derrmuese, edhe tek ty, ka zene vend ajo shprehja e famshme e te lashtit, "...shpif, shpif, se diçka do te mbetet...." Dhe kjo ka funksionuar me se miri ne kete shoqeri ende te pacivilizuar, qe e merr te plote te tere ate qe thote komandanti per te vertete....

Ti dhe shume te tjere te aradhes tende, duhet ti beni nje skaner te plote kesaj maskarade qe ne e quajtem zgjedhje....beni investigimin e tyre dhe do ti shihni shkaqet e kesaj zallamahie....duhet ti vini pikat mbi I, ndryshe ky vend nuk behet...Rama ka kusuret e tija, po ato kusure, jane ku e ku me ato te Saliut dhe Metes..... dhe kur ju analistet qe pretendoni se keni nje fare integriteti mendoni keshtu, atehere vaj medet se si e mendon kete masa e gjere..... dhe perfundimisht ky vend nuk behet.

Ne nje vend, ku plas Gerdeci, dhe Saliu me Mehdiun, fitojne me shumice, ne nje vend, ku vidhen 200 milion nga parate e qytetareve, ku shiten teritore te vendit, ku vriten protestues pa asnje shkak, dhe perseri ata qe i bejne keto, fitojne, atehere pa nje pa dy, kemi te bejme me nje shtet mafioz...me nje diktature te tipit te Enver Hoxhes, ku demagoge, apo mafioze perfekt, e kane marre kete popull zvarre, dhe po e shpien ne buze te gremines.....ketu e kane patur fillesen te gjithe diktatoret, mos harroni, ketu fillon e keqja, tek manipulimi i masave, dhe vjedhja e votave,...te tjerat i dini vete....

metri moral në gjykimin e politikanëve tanë nuk është zhdukur

patrioto, kjo me njeci ne sy nga nje lexim interparagrafs, edhe mu perviju ajo buzqeshja idiote qe mban gjate, pa te cilen s'te le peshku batall asier. metri moral... smiley  gjejn dhe fjal te mufatme, mer jahu (pyt idrisin per me gjat... ai dhe Nicja i din me hollsi kto)

...Rama, e per çfar nuk eshte akuzuar...

Ashtu eshte alidemso.Rama ka 3000 eruo ne llogarine bankare.Mjere juve qe besoni broclulla te tilla.Une nuk e di se cfare ben prokuroria,por e di shume mire qe Rama eshte me i pasur se 3000 euro.

Ti vazhdo e beso qe ka 3000 euro dhe gezoju qe prokuroria nuk ka prova per ti vene hekurat.

Ah more te mjere.Skllever keni lindur dhe skllever do te vdisni.Mjere ju!

po me mire eshte te besosh brockulla te tilla ,se  te llojit: Basha shpetoi pa u lagur nga akuzat,se kaloi i afati i gjykimit ;po keshtu me Gerdecin ,tre vjet gjyq..nuk arriten te vine nje here ne kohe :gjyqtaret ,avokatet,deshmimtaret........

 ...ore ata jane njeri me keq se tjetri kjo nuk diskutohet, por edhe instikti baze i kafsheve eshte qe te mbrohen, dhe nese kjo dmth qe te zgjedhin te keqen me te vogel ata ashtu bejne ....(pune tjeter se vazhdojne te shkelen me kembe edhe nuk i pyt njeri) 
 

Ej, po cere dmth ky robi me ket shkrimin se ne Shqiperi nuk ka pas blerje votash, tjetersim, etj, etj?? Ehu bre!! Une nuk e kuptoj kete zellin per t'i nxjerre shqipot njerez me brína, allasoj nga e gjithe bota. Jo mer And jo, shqipot jane po njesoj me homo sapiensat e tjere. Kjo do te thote qe veprojne ne po te njejten menyre c'a tí futesh ate nxjerrin. Dhe ti e di ate teorine "crap in - crap out".

Ja mer pra kjo eshte shpjegimi, ka 20 vjet qe atij populli ia kane mush kaptinen tumllas me m.(tallash deshta me thon) po keto 5-6 vitet e fundit ja kane shtu dozen nga frika se mos eshte mesuar me eren e keqe...

Ah edhe dicka, nuk eshte nevoja te thuash qe skraparllijte e inatosur (dhe sponsori i tyre gjeneral Beri-beri) kane hedhur edhe shume evro ne kete fushate (kete te fundit sikur nuk e pashe gjekundi ne ate shkrimin tend Bushato, apo thuj s'ka fort rendesi..)

Artikull i mire, megjithese nuk eshte nenvizuar sa c'duhet fakti, qe LSI eshte nje parti klienteliste, pa baze ideologjike. Shume sakte per mungesen e alternatives ndaj LSI nga ana e PS. Kur doli video i Ilir Metes, nje dite me pas, Dritan Prifti u regjistrua ne grupin parlamentar te PS. U takua me lideret e opozites, si djaloshi qe kthehet ne shpi i penduar. I njejti Dritan Prifti qe e quante Edi Ramen drogaxhi me tanga, konsumues 3000 Euro kokaine ne dite.

Cfare mund te "dije" z.Bushati per katarsisisn ose Estraden e Nanos ... dhe si ndikoi ajo ne "rezultat konkret " per te larguar Meten ?

Po levizja e duarve te pastra ..... Cfare arsye ka qe votuesit RURALE ( aq sa jane , qe  e kuptojne Levizjen se Saliu i porosit per sapun per te lare duart ),te shumohen ne numur me VJEDHJE e uje nen rrogoz te Nanos qe  ti japin pushtetitn Berishes ? 

A e njihni LEZHEN e .... ku eshte fituar nga LSI z. Bushati ?

Them se para se te arrish ne nje perfundim ne kete vend "ka vdekur gjykimi moral "( morali as vdes as ngjallet , aty eshte por transformohet sipas parimit e mira ne te keqe dhe e keqja ne te mire ) nuk eshte e KEQJA metrua e Dritanit etj etj , eshte e keqja KILOMETRI i Kusareve .

Nuk ka gjera reale per ti shndruar ne analiza tip "Force e Trete " e kushedi cfare ne te ardhmen . Ka vetem nje alternative qe mund te krijoje kushte per Forca te Treta te Katerta etj etj Largimi Kusarise dhe Kusareve , me kapon Berisha ne krye !

Ndryshe keto me metro te kujtojne J.Bregun " Je ne metro mo ?

Vetem se Lsi ekziston ne marrdhenie simbiotike me pushtetin (Berishen). Pa kete te fundit, katandiset si xhuveli. Ne kete optike konservimi i pushtetit eshte me i forte sesa cdo lloj sjelljeje politikisht korrekte qe mund te adaptoje Ps, e cila mund te sherbeje vetem si ushqim i analisteve dhiare si bushati.

 Pse e fryni kot kete parti?!Do Saliu e mban, nuk do Sala e zhben.

 per fat te keq, eshte rast i rralle, por nje rast ku pajtohem 100% me Andin....PS nuk perben alternative ne asnje rast per asnje ceshtje....te flasesh qe Rama do qeverise me transparence, do luftoje korrupsionin dhe do te kete demokraci, kete e kemi te faktuar nga sjellja e tije ne bashki qe cdo gje mund te bej, por vetem keto gjera nuk mund ti premtoje dhe njerezit realisht ta besojne......te flase per programe, jane zgjedhjet e treta ne te cilat PS futet dhe humbet sepse nuk shpalos asnje lloj programi pervecse ta heqim Saliun......edhe me zgjedhjet e Tiranes doli qarte qe pavarsisht politizimit, arrogances, dhe dhunes verbale, sido qe te jete, njerezit mund dhe kane deshiren te votojne per programe dhe jo dhune!!!

Ajo qe vura re ne Tirane, para zgjedhjeve ishte se ishin shtuar zyrat e LSI, dhe para zyrave shihja plot njerez e sidomos te rinj. "Po keta ç'bejne ketu" mendoja. Ishin kontigjenti i te papunve qe shpresonin te kapnin ndonje pune pas zgjedhjeve, pra pas votes per LSI. Kjo eshte e gjitha, qe pati rritje te votave.  

 Po ky Andi më mirë të na tregoi se për cilin moral e dha votën e tij apo ka abstenuar se sa gjykon një proces zgjedhor të shkërthyer duke e vlersuar si të drejtë dhe votuesit të pamoralshëm .

 Sipas Erion kafshes, ne Shqip ne TCH, kane dale, nuk e maj men saktesisht, po ne parim, jane shperndare per Tiranen, nja 450 mije flete votimi, jane perdorur, nja 420 mije, jane kthyer23 mije, mungojne 7 mije flete votimi nga iventari.....hahahaha, .......kane dale rreth 800 flete votimi me teper se votues....ja per keto te flase Bushati dhe jo per vote morale....se per vote morale fitoi PS, po per vote te vjedhur, nuk ja mer njeri Saliut, se atij mendja vetem per djallezi i shkon.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).