Fjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Marre nga Keshilli i Ministrave

Së pari kam një përshëndetje për Partinë Socialdemokrate portugeze, e cila ka një ndryshim si nata me ditën me socialdemokratët shqiptarë apo socialistët shqiptarë. Ajo,  është parti e  grupimit të qendrës së djathtë Evropiane, parti që fitoi bindshëm zgjedhjet e djeshme  parlamentare.  Kjo parti është një aleate e çmuar e Partisë Demokratike, një aleate e ngushtë e 15 viteve të  fundit, përfaqësuesit e saj kanë qenë ndër avoketërit  më të shkëlqyer të Partisë Demokratike  dhe reformave të kësaj mazhorance.   Natyrisht,  unë përshëndetjen jua dhashë mbrëmë sapo dolën rezultatet  e para, por mendova ta bëj dhe publikisht këtu dhe për ne ky është një lajm shumë i gëzuar, jo vetëm  për Portugalinë, por për mbarë qendrën e djathtë Evropiane , zgjedhësit dhe qytetarët e Portugalisë, situatën kritike të krijuar nga qeveria e mëparshme socialiste,ata  ia besuan për ta zgjidhur qendrës së djathtë portugeze, kryeministrit të ardhshëm  Pedro  Pasos  Coelho.

Dua të përshëndes fitoren e Nikolla  Gruevskit  VMRO- DPMNE  në Maqedoni. VMRO- DPMNE  është një parti e qendrës së djathtë dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike.  Zgjedhjet e djeshme nxorën fitues këtë parti dhe kryeministrin aktual. Përshëndes forcat  politike shqiptare, të cilat hynë në këto zgjedhje me një  akord të përbashkët për një kod sjellje.

Unë gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për ngadhënjimin e shtetit ligjor në Shqipëri në çdo rrethanë. Shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të mbetet e lirë,që qytetarët të gëzojnë të drejtat e tyre.

Zonja deputete

Zotërinj deputetë

Tre ditë më parë këtu, ishte në një vizitë zyrtare kryeministri i Hungarisë, një mik i kahershëm i Shqipërisë.  Ishte në vizitën e tij të dytë.  Ka vizituar Shqipërinë kur kryeministër ka qenë zoti  Majko, qeveria socialiste dhe e vizitoi edhe tani Shqipërinë.  Në vizitën e tij para të gjithë Shqiptarëve dhe botës ai deklaroi se, ju po ndiqni ato procese ato procedura, që ka ndjekur edhe demokracia më e konsoliduar e Botës, demokracia Amerikane.  Çdo votë do të shprehej ai, në procesin e numërimit, në diskutimin që u krijua në garën e ngushtë  Bush-Gor, u paraqit në CCN  se çdo votë e juaja, në garën e ngushtë Basha-Rama, u paraqit në televizor, pavarësisht nga zhurma, kjo është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë shqiptare, ku vota e çdo qytetari jo që nuk shkelmohet dhe anashkalohet por lexohet dhe paraqitet në mediat e mbarë Kombit.

Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër, jo pse e them unë këtë , por nuk ka asgjë më legjitime sesa në kohët e duhur të numërosh votat e qytetareve të tu.  Ka një filozofi të lirisë. Filozofia e lirisë dikton numërimin e çdo vote, ku qëllimi është i shprehur qartë.  Ka një filozofi tjetër që mund të mohosh një, qindra e mijëra vota, vetëm për të marrë karrigen, por kjo nuk funksionon në një shoqëri të lirë, në një vend të lirë, ndaj dhe unë  pres natyrisht certifikimin përfundimtarë nga institucionet  pavarura kushtetuese të vendit dhe pres me padurim të nisë një partneritet të ngushtë të frytshëm, me të gjitha qeveritë vendore të vendit.

Qeveritë vendore janë kryekëput të kushtëzuara në projektin e tyre dhe ky kushtëzim vjen nga ëndrra e shqiptarëve për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri të zhvilluar aty ku jetojnë qytetarët e këtij vendi.  Ky është më shumë se  obligim, ky është një mision, një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme.  Keni bërë gjëra të jashtëzakonshme, do të shprehje miku im i shquar Viktor Orban, vërtet janë bërë, por ka shumë të tjera për të bërë dhe kjo është një e vërtetë e madhe, sepse një pjesë  jo e vogël e Shqipërisë dhe ndoshta pjesa më e gjerë e saj si gjeografi.  Erdhi gjer në dekadën e fundit me një gërshetim të elementëve të kohës  moderne, por edhe të mesjetës së thellë, po të kemi parasysh infrastrukturën e saj  të gjithanshme, komunikimi etj.

Ndaj dhe pres me shumë padurim që sëbashku me qeveritarët e zgjedhur  vendorë ti shndërrojnë këto vite, në vitet e bashkëpunimit më të frytshëm në një qëllim në një interes, të zhvillojmë çdo qoshe të këtij vendi, çdo fshat çdo qytezë, të bëjmë gjithçka që Shqipëria të bëhet një vend i zhvilluar. Potencialet i ka të jashtëzakonshme. Prapë  më duhet të them , për fat të keq këtë vend e njohin jo se duhet banorët e saj.  Këtë vend nuk e njohin realisht shqiptarët, duke mos e njohur nuk kanë parasysh potencialet e jashtëzakonshme që ka në vetvete.

Gjatë fushatës elektorale në një takim në Urën Vajgurore fola për turizmin.  Kundërshtarët e mi  u tallën qeshën, harrojnë se vetëm pak kilometra nga ura ka potenciale malore turistike të mrekullueshme.  Po e jap këtë shembull, por të jeni realistë nuk është se janë vetëm kundërshtarët qe nuk e njohin, ky vend për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe arsye të tjera ka mbetur i pa njohur sa duhet nga banorët e saj.  Por ky ka potenciale shumë të mëdha ndaj dhe jam i bindur se këto katër vite që vijnë, me të zgjedhurit vendorë do të punojmë ngushtë, do të punojmë intensivisht në këtë projekt, që është ëndrra e çdo shqiptari.  Shqipëria vend i zhvilluar. Ndaj ne duhet të punojmë që këto bukuri ti shndërrojmë në vlera për qytetarët e saj.

Çka do të thotë që të thellohet gjithnjë e më shumë procesi i urbanizimit të këtij vendi, të ketë punë për shqiptarët, do të thotë rritje e mëtejshme e rrogave dhe pensioneve, rritje e të ardhurave, rritje e prodhimit industrial, do të thotë një 100 fishim ndoshta dhe më shumë i potencialit të jashtëzakonshëm të këtij vendi në dru frutorë, pra ky është projekti më i vështirë i kohërave, por është gjithashtu projekti më frymëzues , me jetik, me kombëtarë, është projekti i  të gjitha projekteve. 

Në mënyrë të  përsëritur kur  fluturon mbi këtë vend gjëja e parë që të vjen në mendje është Zvicra me det, e vërteta është se është larg Zvicrës, sepse Konfederata Helvetike, është  ndërtuar ne malet e saj  në luginat e saj në një proces shekullorë.  Kurse Shqipëria nuk ka pasur këto mundësi, nuk ka qenë e lirë, por asgjë nuk mund të pengojë Shqipërinë për tu bërë një Zvicër e vërtetë me det.  Natyrisht nuk është një projekt  ky që nuk kërkon mund të madh, kërkon mund të madh kërkon dhe kohë.  Kam qenë shumë herë në Zvicër, kam parë qyteza të mrekullueshme, të cilat 60 vjet  më  parë kishin qenë  thjeshtë stane me dërrasa, kurse sot janë të njohura në të gjithë botën. Por në këtë përpjekje sigurisht që rrol kryeso kanë qytetarët shqiptarë, qeveria qendrore, qeveritë vendore , do të bëjnë gjithçka me reformat që ti lehtësojnë, do të bëjnë që mundi dhe djersa e tyre të ngrenë gjithnjë e lartë godinën e Shqipërisë vend i zhvilluar.

Kjo është rruga më e sigurtë për tu integruar në Europë, por ne duhet të ecim drejt Europës  si një vend i zhvilluar, e vërteta është  se thelbi , themeli,  esenca, e Bashkimit Europian  ishte bashkimi i vendeve të zhvilluara, ishte liria dhe prosperiteti, ndaj dhe ne presim sapo të finalizohen këto zgjedhje, të nisim një bashkëpunim të ri  të frytshëm, një partneritet  të ri të suksesshëm,  me qeveritë vendore, presim  të ridimensionojmë  decentralizimin.  Ne kemi bindje të plotë, se ai është interesi më i mirë i qytetarëve, ndaj dhe pavarësisht se eksperienca e kalimit  tërësisht  të taksës së  biznesit të vogël, autoriteteve vendore. Nuk mund të them se u faktua si një sukses po të krahasojmë me vjeljen e të ardhurave, por rrugë tjetër  të konsolidimit të këtij suksesi nuk ka , ndaj dhe ne nuk tërhiqemi.  Ne kemi gati paketën tjetër prej 6 taksave, të cilën e përgatitëm zotin Rama dhe shoqatën e bashkiakëve të vendit, por që nuk e votoi, por ne do e votojmë atë do të bëjmë që decentralizmi të ketë një dimension të ri, kjo është detyra jonë.

Në këtë takim dëshiroj të ndalem në një problem tjetër të rëndësishëm, problemin e faljes fiskale. Ky është një nga ligjet më të rëndësishme që  votoi parlamenti shqiptare dhe me të drejtë  më të ndershme ndaj dhe unë kam një thirrje për të gjithë biznesmenët e këtij vendi, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të përfitojnë dhe tërësisht nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i cili në thelbin dhe esencën e tij nuk ndryshon aspak nga ligji që mund të votohej si amnisti.

Ka ruajtur të gjitha atributet e tij. Natyrisht për shkak të bllokimit që bëri opozita dhe vendosmërisë së saj për të mos e votuar  atë. Ky ligj u votua si falje, pro kjo është falje me ligje, është falje përfundimtare, është falje e parikthyeshme, e pacenueshme, ashtu siç është përcaktuar në frymën dhe germën  e ligjit, ndaj dhe unë ftoj çdo biznesmen, çdo qytetarë, të përfitojë në interesin e tij më të mirë, por edhe në interesin e vendit nga ky ligj. Ministria e Financave është e domosdoshme të bëjë një promovim më të mirë të këtij ligji në mediat e vendit.  Nuk ka asgjë më të pavlerë në thelb, apo më me vlerë të rreme,  sesa  paraja e fjetur .

Paraja e fjetur është një para e sëmurë, e pasigurtë, ndaj dhe ftoj qytetarët që në përputhje me ligjin të shfrytëzojë të gjitha hapësirat e tij, për të mos mbajtur asgjë si para të fjetur.  Ftoj biznesmenët, falja është falje dhe nuk ka asnjë koment për të dhe siç e keni parë, ajo është bërë e plotë pa asnjë paragjykim pa asnjë zemërthyerje ndaj dhe kërkesa e qeverisë është që ti përgjigjet ligjit, po me kaq përgjegjësi, po  me kaq gatishmëri. Të mbyllim një kapitull se me këtë ligj  ne synojmë të mbyllim një kapitull dhe normale është, fare normale, kemi bërë shumë mirë. Shqipëria është këtu, për shkak  të lumenjve të djersës që kanë derdhur qytetarët e saj dhe biznesmenët e saj, kjo është e vërteta, ndaj dhe tani të formalizojmë të gjitha kapitalet informate, duke shfrytëzuar, duke përfituar nga kjo falje plotësisht e merituar për gjithsecilin që përfiton nga ligji. 

33 Komente

Une per vete se ha ate koqe ulliri! Te lexoj cdo fije te tredhur te ketij carcafi fanellate,  e ne fun te them per te saten here "ky eshte i cmendur"?!!

Ncuk! e them qe tani qe ky eshte i cmendur!

True dat

 JO, busho, jo, nuk eshte aspak i çmendur, po eshte i mençur, bile shume i mençur.....ai merr vota shoku, ja me keto, qe ty te duken marrezira, ai merr vota tek te marret shqiptare, tek 50% e me shume e popullit tone trim e trap, qe u beson ketyre derdimeneve, ketyre demagogeve, ketyre maskarenjve......dhe kur vjen puna tek 44, 90, tek 96, tek 97, tek 2005, tek 2011, thone

.......uaaaaa, sa budallenj qe paskemi qene, po si e lejuam ne.......

Cer po humbet Bushne cer po humbet smiley 

Kam qenë shumë herë në Zvicër, kam parë qyteza të mrekullueshme, të cilat 60 vjet  më  parë kishin qenë  thjeshtë stane me dërrasa, kurse sot janë të njohura në të gjithë botën. Por në këtë përpjekje sigurisht që rol kryesor kanë qytetarët shqiptarë, qeveria qendrore, qeveritë vendore.

smiley

Kishim nje shok tonin, i cili vete bente batuten (postonte artikullin) dhe prap vete qeshte. S'e mbaj mend si e quanim.

Ehe, po po. 

Pse te duket normale kjo? Poston nje artikull/lajm/ car do te jete, dhe fillon e tallesh me ate cfare t vete ke postuar?

p.s. qe per vete as nje rresht s'i lexova, se fjalime politikanesh mo, car do te thojne me shume, te zakonshmet

Na sjell dot ndonje shenim tatin ti? Noi gjo qe nuk eshte pasqyru ne artikell? Ose noi figure sqaruse per kur ta mesosh per provim?

Jo jo, as me shkon nder mend te lexoj qofte nje rresht.

Po ti pa problem, lexoje, analizoje, studioje, korrigjo gabimet drejtshkrimore, posto versionin tend dhe andej nga ora 10- 10:30 kur te kthehem nga kalçeto, te premtoj se do ti hedh nje sy te shpejte e te them nese e ke mire apo jo.

Nuk eshte "car do te jete" por KM i vendit (qe s'e njohim realisht) e themi ta njohim me mire.

ps: mos lexo asnje rresht, bile as postimet.  Plus qe nqs fjalimet e KM te duken te zakonshme, e posti im i jashtezakonshme, une s'te ndih dot me tej per shpjegime smiley.  Keshtu qe ti ne tenden, une ne timen smiley.

Me te mira. 

Po me terhoqi vemendjen titulli prandaj dhe e lexova diagonalisht tek-tuk.

Ne fund te diagonales djathtas me ra ne sy "monda" dhe po poshte "monda" qe qeshte me nje paragraf te cituar nga artikulli qe vete "monda" kishte postuar. Po hajt mo po qeshi edhe une :-D qeshja eshte semundje ngjitese smiley)

E mire, i vonuar por e kape qellimin.  Mjafton qe t'u ngjit.  

 Eh mer popull........,

ky tall menderen me kete popull...bravo i qofte...i lumte po shume bile, kur votohet, ishallah mbret u befte.....mire e ka thone dikush, popull trim, veshderr dhe i tredhur........ja ky eshte populli une......kaqol....

dhe shume mire e ka, aq miqe sa nuk  behet...nje gje qe vetem ai , dhe dikur komandanti e kuptuan.......nje vend qe as populli i vet nuk e njef.....

Eh mjer ai popull per udheheqes qe ka. Ktheni mor estardat neper rrethe se na muten ne humor keta politikanet tane.

O Sale po kush te paska genjy mre per Zvicren. Ne cdo fshat dhe ate me te humburin ke te pakten nje kishe qe eshte min. 100 vjet e vjeter. Te paskan fute ke kasollja e derave me duket se ate meriton ti. Po mjer ai popull. Uroj qe kete humor ta besh vetem ne shqip dhe keto mufkat nuk i thu edhe knej.

Te rroni e ta gezoni. smiley

 Pak a shumë "Shqipria si Zvicra me dy dete "e ka thënë dhe në Bruksel në një takim me bisnesmenë (nqs nuk gaboj)

Kaq gjatë sa fliska ky i myska ata ministrat e deputetêt ja shqyka gojên.

Dy kundershtaret Politike me te medhej ne Portugali TRADICIONALISHT ne themel te tyre jane PARTI Komuniste .

Njera e Reformuar ose ajo qe ka "respekt " Saliu dhe tjetra Socialiste .

Po kur ky mashtron diten me diell nje Forum ku pretendohet se ka kulture dhe Quhet ose Thirret smiley Kuvend i PD ....si mund te njohin ata Shqiperine ku nuk ekziston asnje individ me emer pervecse "fermeret zotnie " dhe "druarrore e ullishtore" smiley

Fatkeqesi e perkoheshme qe Shqipria vazhdon njihet e identifikohet ne Bote si menazhim nga ekipi i ketij "vulehumburi " llapaqen e Kusar !

Sa mazokista paskeshit qene, mo peshki..Kumandari, qe i mban lexione skuadres lesbirisha. Ky elozhi i psd portugeze vjen si balancim i humbjes se B-se tjeter te italise, Berlusces. Teta birisha u tregon prralla kalamajve te pd-se. Si ishin ato shpjegimet e Vehbiut...

qetesohu or mik, se as i rruhet kujt kush ka fituar ne maqedoni apo portugali.

po tallet berisha me ju, m'duket mua, qe i dedikoni aq vemendje.

Po shkruj serbes daku. Vetem fjalimet e udheheqsit ma japin kete relax. Flm mondes per postimet qe na shtojne humorin. Ty hunderi, nuk e kuptova pse te dogji...pastaj nga komentet e tua kam vene re qe shqetesohesh per fatet e se djathtes evropiane.

Pse mo? Prej verteti qenka ky fjalim? O po ja u them une: Mos e quani hic te cmendur. He's crazy like a Fox (News)

ore kjo nuk eshte per te qesh smiley(...ky idot guximtar ka vite qe tallet, dhe fiton zgjedhje me pahir...nuk munda ta lexoj dot deri ne fund....gjithmone e me shume cuditem e jam kurioz sikur te dija kush e voton kete injorant....se po mos egzistonte ky mund te votoja per pd edhe une smiley

 

Ka një filozofi të lirisë. Filozofia e lirisë dikton numërimin e çdo vote, ku qëllimi është i shprehur qartë.

ja dhe nje epitet i ri per km-ne: filozof i lirise.

c'heqka liria e shkrete

Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër, jo pse e them unë këtë , por nuk ka asgjë më legjitime sesa në kohët e duhur të numërosh votat e qytetareve të tu. 

Hahahahaha smiley

 Une jam shume dakort me Berishen qe ne se njohim Shqiperine,se po ta njihnim do ta kishim varur Berishen dhe gjithe sorollopin e tij me kokposhte,shume kohe me pare!

Saliu vazhdon dhe tall b... me ne, si gjithmone!

Vendimi u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte tjetër, jo pse e them unë këtë , por nuk ka asgjë më legjitime sesa në kohët e duhur të numërosh votat e qytetareve të tu. Ka një filozofi të lirisë. Filozofia e lirisë dikton numërimin e çdo vote, ku qëllimi është i shprehur qartë. Ka një filozofi tjetër që mund të mohosh një, qindra e mijëra vota, vetëm për të marrë karrigen, por kjo nuk funksionon në një shoqëri të lirë, në një vend të lirë, ndaj dhe unë pres natyrisht certifikimin përfundimtarë nga institucionet pavarura kushtetuese të vendit dhe pres me padurim të nisë një partneritet të ngushtë të frytshëm, me të gjitha qeveritë vendore të vendit.

Ne dallim nga 2009, nuk mbeshtet me ne "ligj" dhe "kushtetute" por ne "filozofi"! Mire, me ndershem dhe reale kur e thote hapur qe eshte vjedhje, te lexosh korin e tij kur flasin per "ligj", "kushtetute", "demokraci" eshte gjeja me e padurushme.  

Te pakten e heq debatin menjane..Hajd me krah te lehta, me pak fat mbaron shpejt ky cirku i KZ dhe hapet rruga.

 

 

ky vend për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe arsye të tjera ka mbetur i pa njohur sa duhet nga banorët e saj.

Ah, dmth edhe banoret qe jetojne aty s'e njohin por Berisha nga Tropoja e njeh me mire ate zone? Po pse o Pjer shkove ja dhe doreshkrimin Berishes?

ka potencial plot shqiperia, dhe per kete ka te drejte berishovici, por pasuria e Shqiperise eshte shitur ne buze te lumit per pese aspra tek fazlliqet dhe aqis-pulos-oglut fqinje. po me mire te iki se do me akuzoj ndonjeri per nacionalist pastaj, se edhe fazlliqet dhe aqis-pulos-oglut kan te drejte te blejne me para nen dore cfar tju teket ne shqiperi edhe aty ku korupsioni dhe manjakeria e berishoviceve ka menjanuar komplet pronaret direkt legjitim te tokave qe mbajne ne vetevete keto pasuri, e jo me popullin shqiptar qe eshte pronari i perbashket i gjith Shqiperise.

prape ju me kete pseudonacionalizmin te tipit komunist?

nuk eshte i tipit komunist, eshte komunist, biles me fal se une s'jam komunist, me troc fare eshte ENVERIST. he me te lumte se po i beni nder te madh komandarit kur ja veshni te gjtha te mirat me apo pa te drejte, c'tju them une?

Ca argumenti qe ben o burre, si enveri ne kohe te vet (dmth ske argument).

Sa patetik qe jeni ju demokratet UFaaaaaaaaaaaaaaa! Per juve vetem argumentet tuaja idjote,quhen argumente .....smiley

ç'patet o te uruar, qe ma paskeni fshire komentin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).