A mund te me thoni se ku mund te ndiqet drejtperdrejt ne ndonje faqe interneti ndeshja e kombetares neser?

Flm.

106 Komente

Mund ta shikosh ketu www.livetv.ru/en Siguri nuk ka. Eshte nje faqe ruse qe jep shume transmetime. Shpesh here per shkak te te drejtave te autorit e nderpresin transmetimin. Po ashtu varet edhe nga protokolli i transmetimit. Nqs eshte SoapCast ateher te duhet te besh download programin. Te keshilloj ta zbreshes e installosh ne ndonje kompjuter, ku siguria nuk eshte e rendesishme per ty (pra mund edhe te infektohet me ndonje virus). Cilesia le per te deshiruar. Por une kam pas pa italionin me zhurmus ne kohen e xhaxhit dhe nuk me ben pershtypje.

Nje tjeter mundesi qe une e perdor jane ofruesit e basteve ne internet. Une kam nje llogari tek bet365 dhe mund ta shoh. Cilesia eshte e mire vetem se nuk ka mundesi per "full zoom".

Me teper sdi cte te them. Pac fat.

kontrollo ket site neser para ndeshjes se e ke aty me 100%.
 

Rrofsh! Qenka Shqiperia ne liste! smiley Tani duhet vetem te mund gjumin per ta pare!

in addition to the link above:

myp2p.eu

atdhenet.com

tivu.al (dro e jep nanji kanal shqiptar, TVSH-ja e PD-se i jep zakonisht)

veetle.com (ne iphone e kom kap neshjen me sllovenine tull fare ketu)

justintv.com

Sido qe te jete futu ne internet ca kohe para ndeshjes qe ti provosh te gjitha edhe te kapesh se pastaj ngarkohen.

Per emilin me lart qe e shef me zhurmues si ne kohen e xhaxhit, Shqiperia luan me porten ne krahun e majte te ekranit.

 

Sport. Kalitje. Rezultate.

Shume faleminderit per informacionin. Me gjithe keto qe me keni derguar besoj se tek njeri do ta kap.

Emil, edhe une ne kohen e xhaxhit kam pare yogoslavin dhe grekun me zhurmues.

Sa grup te ngjeshur kemi. Dy pike diferenca nga vendi i dyte me vendin e peste!

 

Nje fitore çunat sot e rujme vendin  e trete!

Po ktu ne Kiev ku ta shohim mo? Apo duhet me shku hone gjer m'Karakurt (apo nuk o n'kufi me TransNistrin)

c'thon ukrainset qafir? kan menie t'keqe apo ca?

Daje ktu futesh ne metro e shef vec femna. Meshkuj o jan tyj u Bo thumb me nonji ferre o s'ka njel tjeter pervech the uglygarchs qe I kan monopolizu tgjitha

Hiqu Kievit , msyja  Odeses.Atje eshte vendi ku luhet futbolli smiley

Kujdes nga dehidrimi.Odesa eshte e nxehte dhe shume lehte humben  lengjet.

O dymbdhit ore me tren or taj. Sdo flej me babushkat una nkabine smiley

 Po  fillon neshja o peshqer,boll u moret me politike,se po na lini pa pune.

Altin lala ne formacion?!?!?!?Sa te varfer jemi ne futbolliste. smiley

uuu, ca rasti shperdoroi Salihi . duhet te bente me shume..

atemenova edhe une, te pakten te kish goditur shtyllen. smiley

po te ngrinte koken lart te pakten, o dajosh, se ishin dhe ishin dhe nja dy shoke te tjere brenda zones.smiley

Dakort pra po ti po e ngaterron me Huntelaar smiley

eeeee, Huntelaar..... ah sikur te kishim ca qereste, tha.smiley

Me pak kujdes mund t'ja qukim Bosnjes. Nuk po ma mbush mendjen Bosnja.

keshtu them edhe une  dajosh.  sidomos andej nga krahu i majte i bosnjes,  ka shume hapesire te lire.  Vangjeli, po sidomos Agolli duhet te ndermarrin me shume aksione.

Vangjeli vetem huq dilka sot.

 Ishte Agolli qe gjuajti dy here huq... edhe une i coja ne porte ata topa.

Belul si duken tanet? Te zhdervjellte si me Bjellorusine?

tanet nuk duken keq i pakapshem.  ose me mire te them bosnja , seshte gje.  normalisht duhett ta marrim nje barazim sot.  me pak  guxim, nuk i dihet, edhe mund ta fitojme ndeshjen. une jam pozitiv. boshnjaket kur sulmojne, harojne dhe corganizohen ne mbrojtje, lene goxha hapesira. duhet ti shfrytezojme ato.

Do beje gol Agolli me duket.

Ishalla po fitojme.

30 min e para Shqiperia luajti bukur...

15 min e fundit te pjeses se pare shume dobet si Shqiperia e zakonshme me nje fjale...

bogdani..skela..wtf akoma lujn kto? 

Kuže duhet te fuse Andi Lilen ose Gjergji Muzaken per ne krah te majt dhe ne sulm te heqi Salihin(akoma i demtuar) ose Bogdanin dhe te fuse Bakajn.
Bosnja me shume se barazimi nuk shkon. Ne me me pak fat mundet ta fitojm kte ndeshje. Forca cuna!!!

Medoemos duhet shfrytezuar epersine ne shtatlartesi.Lesbishet tane nuk po luajne keq.

s'paskemi mesfushe fare..as e qarkullojme topin, as nuk e mbajme dot... shifna i dit tjeter pra

Ky Lala eshte fantastik smiley

edhe nje here... a kemi ndonje detyrim nderkombetar ne qe te kemi kombetare futbolli??? smiley

pjesen e dyte jemi bloze fare...

Po mbrohemi mire.

Me pak fat do fitojme.

Me pak fat do fitoje dhe edi rama smiley

smiley

Ca ishte ai gol ashtu?!

Une vazhdoj ta shoh me shprese. Do fitojme!

game over

shkoni futini gjume...

 te pshurrca mun kombetare!

Ka kohe me bo 2 gola. Po luajme me kontrapjete dhe bosnja nuk ka ku shkon. Hajde bre momce.

Te shohim kutine qe do hapi Kuzheja.

Cdo gje mund te ndodhe.

sudo une kom besim qe tanet do e kalojne edhe 2 here mesin e fushes dhe bile mund te kapin edhe ndonje korne. Me shpres t'zotit.

Hajt na e rrasen golin, kaq e patem. Kaq e paten dhe kto eliminatore. Te boj noi lek Duka tani duke shit ndeshjet e mbetura.

Ja dhe kjo pune vate me shoqe.

Fillova ta shikoja nga minuta e 35, pjese pjese se jame ne pune, dhe gjithnje i shija tanet ne mbrojtje.

po ky arbiter trapi, pse i bie bilbilit per cdo dyluftim ne ajer?

cfare kemleshesh o zot... te presesh nga ta... elifa matrake!

O kokemodh, hiqe kaptinen nga projektori se ma bone fiksim tersinsmiley

Me keto topat e larta nuk harrijme gje,.

ja dhe nje karton. tani u plotesua portfoli.

Tashi  merr kthese loja, me 10 lojtare skudrat gjithmone luajne me mire. 2-1 per ne mbaron.

kete te kuqen e dha kot fare...

katastrofe

Eee pirdhi mte muzake

Cere bone mor Gjergj, ky ishte rasti

ncncncn, nuk ka shum kohe per 3 gola por ka shans akoma. Pu fitum ne France dalim nga grupi. Kuzhja osht trajner i modh.

Pershendes dajoshin per shpirtin optimist...

Upssss... desh ben golin e trete...

olso, shpresa e ma gjalle robin. Po t'kishim bo 3 gola, e kishim fitu ket neshje 3-2. smiley

 3!!!!!!!!!!!!!!!!

keta duhen vare per koqe smiley

na e futi lymovici

 Turp! Turp! Turp e faqja e zeze! Faqja e faqes se zeze!!!

kombetarja ata!!! smiley

loooooooooooooooool

 Nuk e kuptoj si shnderrohet kjo skuader nga pjesa e pare ne te dyten... zhgenjim total.

Arbiter plehre, e mbylli ndeshjen 30 sekonda para.

portjerin e paskemi kot, e hengri golin ne krahun e tij...

nuk e di, me daljen e Bogdanit  humbem nje pike mbeshteje ne sulm. Salihi  vetem si qendersulmues, pa nje mbeshtje te forte eshte  inekzistent...

Sakte.  Salihi s'eshte Drogba qe te luaj qendersulmues i vetem e te krijoj gol nga ndonje top te gjate duke i shpartalluar mbrojtsat fizikisht.

Faj ketu mund te kete dhe Kuzhja qe mbasi dolen barazim pjesen e pare i'u tha te terhiqeshin qe te ruanin barazimin.  Pastaj le ato deklaratat para ndeshjesh qe ishin bloze komplet per moralin, ku flisnin qe do ishin te kenaqur po te dilnin me barazim.  Kur shkon per barazim ka shume shance te dalesh i humbur.

 po ca pret nga nje skuader qe ne 90% te rasteve ka qellim barazimin. 

Ketyre taneve iu kishte hyre frika ne palce qe ne fillim. 

Mbrojtja lujti mire dhe me shpirt po domosdo heret a vone diku do thyhet. 

Mesfusha ishte bloze, sulmi here gjall here vdekur. 

Bulku, Lala mos thirren me. Paten nje ndeshje shume te keqe. 

Agolli shume keq! 

Ujkani, Cana, Curri dhe Vangjeli (minus gabimin fatal) luajten mire.

Ore ne luajtem me Canen, Currin, Dallku Vangjelin, Agollin, Bulken, dhe Lalen... pra 7 lojtare mbrojtes.

Hoqem Agolli dhe vurem Lilen, lojtare akoma me mbrojtes.

Hoqem Bogdanin dhe vurem Duron, pra nje levizje mbrojtese. Pak a shume nuk kishim ardhur per fitore por shpresonim se tek tuk mos bejme ndonje gole, ose ta mbyllym 0-0,.

Lila eshte mbrojtes por me tipare sulmuese qe del shpesh perpara.

 Turp eshte ti shikosh po ec mo,se mos kemi pune tjeter.

Ai Kristi Vangjeli ishte bloze fare.

 Eee ai,vetem ai,te tjeret ishin mire fare.

 si ishte bloze kur te gjitha nderhyrjet i kishte te sakta????? 

bloze se gaboi gjithe pasimet edhe ato me elementare, ne dyluftim dilte gjithmone i mundur, perpara s'mori guximin te dilte asnjehere.

 spaskemi pare te njejten ndeshje me duket.

 Bloze ishte Bulku qe 80% te pasimeve ja u ktheu kundershtarit. 

Lala qe s'dukej kurrkund ne mesfushe. 

Agolli qe smbante dot nje top ne krah. 

Dallku qe s'di akoma te hedhe topin. Ne c'do ndeshje ben nganje gabim me anesoret. 

Ai Kuzheja e beni pak lemsh sot. Futi Duron qe su duk fare ndersa Bogu po luante mire, u nderroi pozicion 2-3 here aq saqe u çakorduam komplet!

Po jo mer, ato levizje ishin per te hutuar boshnjaket por kta tanet nuk e kuptuan dhe u ngaterruan vete. Qeshtje komunikimi.  smiley

Lala duhet te kishte dhon mo shum, nuk osht as 45 vjec.

Hajt se rrafim Francen edhe Rumanine. Apo jo Belulo? Apo se parashikon dot?

jo Millosh, Shqiperine nuk e parashikoj dot. nuk me le zemra.   se kam arritur akoma ate shkalle profesionalizmi te ndaje ndjenjen nga biznesi..

E fitova bastin..smiley

Ca basti?

ne fakt bast koti ishte.. s'ia vlen ta thuash.. smiley

Nqs. ka qene per humbjen e kombetares atehere nuk quhet bast. smiley

me dhimbje ne zemer por kisha nje parandjenje qe do humbnim.. smiley

parandjenje?

qe kur bonsensi quhet parandjenje? smiley

Mire qe humbem po u skualifiku edhe Lila e Duro. Zor te fitojme me Francen kshu.

Kemi argjentinen perpara .Nese mundemi me pak se 8-0 do te jete nje sukses i madh per ne.

Humben prape legenat smiley

edhe ky portjeri, dobet fare me duket mua.  deri tani ne ndeshjet qe ka luajtur, nuk tregon siguri. dhe nje portjer  i pasigurte,  krijon  nervozitet te mbrojtesit.   i ben edhe ata te pasigurt.  nuk e di ,po vute re besoj  ne disa raste,  kur disa  krosa apo topa  te larte qe fare lehte mund ti kapte protjeri,  nderhynin  mbrojtesit dhe largonin topin korne apo aut. ja  kjo tregon pasiguri.  dmth ske besim te portjeri jot. 

p.s   po Beqaj  ku eshte,  i demtuar?

 O Belul po te gjithe ku therret qameti jane mo vlla.

u dukshin ato qe s'po loznin dot.....cer turpi. le te iki ky kuzhja..po sikur dhe nai lojtar te 'jape' doreheqjen, gje e respektueshme do ishte.

Si behet per te mare ato shqiptare qe luajne neper bote me kombetaret e tjera? 

Sa per ndeshjen keshtu vepron gjithnje Shqiperia...fiton me skuadrat e medha e nenvlereson ato qe konsiderohen "me pak te mira".

Koken lart e suksese per ndeshjen e ardhshme.

 E pashe ndeshjen, turp i botes, te pakten te kishin marr barazmin! Bosnja ishte nje ekip i dobet,Ekipi yne nuk beri nje sulm, ishte aq i ngordhur ne sulm ne mes fushe ne mbrojtje sa edhe Peqini mund te kishte shenuar me shume gola ne porten e "Kombetares!!!"

Po ndoshta jane te pangrene o artian smiley mos i gjykoni kaq ashper smiley

 Te kishin marr tre pikshin do ishin ne vend te dyte me 11 pike! Bosnja kishte 7 pike,ishte nje pike me poshte se K-o-mb-tarja!! Ata nuk kane nje pike sedre, dhe une i gjykoj shume ashper. kush e di i prek pak ne seder!  smiley

gjes gjes evribadi. smiley

shiko, ne kemi nje "kombetare" qe eshte anemike fare. ne ne fakt nuk kemi futbolliste... ne kemi amatore futbolli. ne dhe sportdashes futbolli ne pozicionin e eksperteve nuk kemi... i guarantee this. analistet e futbollit ne shqiperi jane si te gjithe analistet e fushave te tjera... ku "fushat e tjera" jane vetem politika.

nje skuader qe shkon ne nje ndeshje si puna e kesaj tones... nje ndeshjeje qe i trumpetohet per nje muaj rresht se do i bejme gropen bosnjes, e jo terrci po verrci... ku premtohet me te madhe si Saliu para zgjedhjeve qe ne do marrim patjeter rezultat pozitiv; dhe ku "rezultat pozitiv" ka nenkuptuar gjithmone "nuk do pesojme me rezultat poshterues" dhe ku barazimi eshte pare gjithmone si fitore mbi titanet... 

Ne humbasim qe ne mentalitet.

dhe mentaliteti yne i semure fillon qe te mbeshtetja qe do i behet KESAJ kombetareje ndeshjen tjeter. smiley

qe... meqe ra fjala, edhe te ajo do humbim. se do shkojme per "fitore" apo "rezultat pozitiv".... dhe do e kete studiuar e njohur thellesisht dhe me detaje Kuzhja skuadren qe do kemi perballe... varja, po hajt. Nuk kemi trajnere vendi ne... nuk kemi as Neptun Bajko... etj. na duhen te huaj; se mentaliteti i semure eshte ne te gjitha fushat dhe nivelet e asaj shoqerie.

Po e braktisen edhe tifozet kombetaren e vendit tone...atehere s'i mbetet gje o zotrules!

me fal, po une e shoh ndryshe. eshte skuadra qe braktis tifozet. vere veten ne vend te tifozeve mbreme. kush braktisi - ke?

vere veten ne vend te nje pjesetari te kombetares... kush braktisi - ke?

PS: bera nje pyetje me siper, qe nuk i dha kush pergjigje, sepse ndoshta tingellon si pyetje idjote...

a kemi ndonje detyrim nderkombetar ne qe duhet se zben te kemi kombetare futbolli?

ne nuk kemi kaluar asedhenjehere te vetme grupin, as per boteror, as per europian. publiku shqiptar, eshte i ndare ne tifoza brazili, gjermanie, italie, anglie, argjentine, hollande... etj. PSE? sepse kombetarja jone historikisht ka braktisur tifozet. paaftesi, pazotesi, shkaqe te tjera, arbitra, skuadra me te forta se jona... etj. fakt mbetet qe sportdashesit shqiptare as neper evropjane, as neper boterore, nuk kane bere dot kurre tifozllek per shqiperine; por 100% e tyre kane bere tifozllek per skuadra te huaja.

une mendoj qe nuk kemi nevoje fare per kombetare futbolli qe per momentin egziston si fabrike pikesh per te kualifikuar skuadra te tjera.

ndeshje koti. humbje kohe jane bere te gjitha gjerat ketu tek ne, kohet e fundit.

Zotrules, nese dikush ben maksimumin e tij a duhet t'i themi te lumte apo duhet ta qortojme per arsyen perse nuk mundi te beje me shume?

Kombetarja jone kaq i ka mundesite! Por, per mendimin tim, fakti qe ende nuk kane mundur te kualifikohen as ne boteror e as per kampionatin europian, nuk duhet te jete nje faktor kryesir ne braktisjen e saj.

Ndonese nuk besoj te jete kriter i domosdoshem qe nje shtet te kete nje skuader futbolli, mendoj qe i ben mire, sado e dobet te jete...

back to my question then... a na duhet se zben te kemi kombetare futbolli??? a jemi te detyruar nga ndonje marreveshje nderkombetare apo ndonje organizate qe te kemi se zben perfaqesuese kombetare ne futboll??? 

edhe njehere, nuk jane tifozet qe braktisin skuadren, eshte skuadra qe braktis tifozet. nese anashkalojme cdo gje qe tjetri do te thote, sigurisht qe nuk do jemi duke u kuptuar.

kombetarja jone nuk i ka kaq mundesite. nese i ka kaq mundesite, te mos dale asnjeri ne televizion per nje muaj rresht dhe ta trumpetoje sikur mezi po e pret diten e ndeshjes qe te shkojme te rrahim bosnjen... 1 jave para ndeshjes bosnja papritur na paraqitet si skuader e forte, 3 dite para ndeshjes.. dalin e thone qe do shkojme per nje rezultat pozitiv... dhe gjithmone, gjithmone, gjithmone kjo ka qene rrjedha e ngjarjeve.

kaq jane mundesite? t'i harrojme deklaratat dhe konferencat e shtypit.

popull shqiptar, kombetarja juaj kaq i ka mundesite. mos prisni as fitore, as barazime as kualifikime. cfaredo tjeter qe t'u thuhet para ose gjate kampionatit do te jete BS.

cfare na ben mire ajo lloj kombetareje? kot po pyes. nuk dua te tregohem nihilist; por me fjale te tjera dhe me cdo gje qe flitet ketu, ne te gjitha komentet, ne ndjesine e cdo personi qe ka shkruar ne kete teme, dhe ne tema te tjera kur kombetarja jone ka qene strumbullar; tifozet kane qene te braktisurit. duam ta kuptojme kete; apo jo?

nje dite te kendshme. sunrays and everything. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).