VLORË- Të jesh i verbër nuk do të thotë të mos punosh, të mos luash futboll, të mos krijosh familje, të mos komentosh ndeshje, apo të mos japësh mësim. Të gjitha këto janë aktivitetet e përditshme të 27-vjecarit Taulant Sadiraj, nga fshati Kanina i Vlorës. I verbuar totalisht që në moshën 5-vjecare është përshtatur me gjendjen e tij duke e mbushur jetën me aktivitete energjike.

Ai punon DJ në party dhe dasma, jep mësime kompjuteri për të verbërit, disponon një studio muzikore dhe videosh, ku pjesën më të madhe të proceseve i bën vetë, komenton ndeshjet e një skuadre të futbollit si dhe është babi i një vajze dy vjecare.

“Unë kam gjetur një mënyrë jetese, një mënyrë për tu ushqyer, punoj si futbollist dhe komentetar i ekipit norga. Punoj edhe si DJ dhe instructor në një qendër interneti. Të gjitha I bëj me passion, mund dhe dëshirë”, thotë Taulanti.

Edhe bashkëshortja tij shprehet se jetesa me 27-vjecarin është shumë normale, madje kanë një jetë të lumtur, ndërsa banorët e fshatit shprehen se është një njeri i rrallë, me shumë pasione dhe aftësi, pavarësisht mungesës së shikimit.
“Jam shumë e kënaqur në këtë familje. Nuk më mungon asgjë”, shprehet ajo.

Për pasionin e tij futbollin, Taulanti tregon se luan prej vitesh nëpërmjet një teknike që përdoret për të verbërit duke përdorur një top me zilë. Ai tregon se ka qënë golshënues në disa kampionate ku dhe ka fituar dhe kupën Pano Xhaho.

Taulanti jep një mesazh për të gjithë ata persona që kanë paaftësi apo probleme në jetë, duke bërë thirrje që të kenë guxim për tu përshtatur me jetën.
 

video

17 Komente

nuk ma lejon puna të vë ndonjë video të Ray Charles  - faleminderit Belul që e solle këtë lajm të mirë nga Shqipëria. Taulant, të uroj gjithë të mirat!

te lutem jerusalem!

iu pershendes  me nje kenge te njerit prej artisteve te mij me te preferuar, Stevie Wonder.smiley. ne fillim te kesaj videoje thote:  ''this is a tribute to a great man''!  kjo vlen per Taulantin.smiley

http://youtu.be/EGxLVj-8BRI

Kalinjotet jene raca me punetore ne Vlore.E di se jam dhe vete çerek gjaku smiley

Bravo i qofte qe nuk shtrin doren per lemoshe,e ta lumsha ja ben nderin vendit nga je smiley

Kalinjotet punetore? Te thuash per dukatasit sic me tutje hajde de, po kalinjotet?

Po ku e di une,ajo gjyshja ime gjithe diten ne kembe rri edhe pse eshte 85 smiley Pastaj se thashe kalinjotet nuk shava dukaqotet,o patriot krahine..

grate labe jan nikoqire te medha. po se jan grate s'jan dhe burrat.

ups ''dukatasit'' se harrova

po te isha dukatas do te thosha dukaqoti i asaj smiley   s'jam na dukati jo. boll ka per ti mburrur kalinjotet, por punetore mos i na bej tani smiley

po pse o te rreshkur jane te gjithe duke shitur fiq ne gjethe fieri e duke bere vaj,nuk e di po une ne femijeri kam kaluar ca dite ne Kanine dhe me te vertete e kujtoj me nostalgji.Sipas tregimeve te gjyshes time : ''kur binte dielli mbi det çoheshim e ndiznim saçin per te bere buke,se atehere ktheheshin te gjithe ne shtepi''

Mbase nga kjo e kam pershtypjen e ''punetorllekut'' te kalinjoteve.

jo or jo, pse me terment benin edhe buke eh? smileysmiley )

une Stambolli,ti shan Stambollin,une Kanina  ti shan Kaninen...Te pakten na shaj nga Tirana a Londra se aty s'na e nin smiley

Bravo Taulant. Nje shembull i mire jo vetem per njerezit me aftesi speciale, por edhe per te gjithe te tjeret.

Bravo i qofte Taulantit, vertet eshte per tu admiruar! 

Bravo i qofte personit ne fjale. Ne nje sistem ku do t'vlersoheshin vlerat e individit, vlera qe pasqyrohen ne burse, k'tij personi  do rriteshin aksionet ne burse çdo muaj.  Ne Shqiperi, nuk pasqyrohet fare kjo.

bravo

model per tu ndjek

o mush blloku me gjimnaziste te shendetshem qe rrin t pi cigare pa bo asnji pun

bravo kanina! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).