Video Duke_neglizhuar vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare, dhe nën mbështetjen e heshtur të bashkisë së Përmetit, Kisha Ortodokse ndërton natën brenda mureve të Pallatit të Kulturës, kishën e re pa leje ndërtimi dhe në një objekt që nuk është prone e saj.
Dhe kete nuk ka se si ta ndaloje as policia bashkiake, as policia ndertimore, e as ajo e rendit dhe kjo pasi, ka qene vete bashkia e ketij qytetiti, pronarja e kesaj ndertese, te pakten tre here ka derguar per miratim ne Keshillin Bashkiak nje plan rregullues te territorit te qendres se qytetit ku ne te tria rastet perfshihej nderhyrje ne Pallatin e Kultures, por qe te treja heret me shumice votash projektet jane rrezuar.

 

Pikerisht ne kete situate bashkia Permet ne shkelje te plote te vendimeve te gjykates ka bashkepunuar duke lejuar ne kete menyre permes nje qarkoreje jo zyrtare nisjen e punimeve per rikonstruktimin e catise se Pallatit te Kkultures.

Top Channel ka mundur te siguroje pamjet ekskluzive te asaj qe po ndodh brenda mureve te Pallatit te Kultures. Godina ne brendesi te saj eshte shkaterruar plotesisht, nderkohe qe ka nisur ndertimi i nje godine tjeter e cila mund te dallohet lehtesisht nga 10 kolonat e betonit te ngritura disa metra nga toka. Tashme gjithcka qartesohet. Brenda godines se Pallatit te Kultures "Naim Frasheri", po ndertohet ne menyre te kundraligjshme dhe ilegale nje kishe. Duke shfrytezuar amulline aktuale politike kreret e kishes ortodokse te Permetit, mes te cileve prifti i lidhur me skandalin e zhvarrimeve ne Kosine, Vasil Thomollari, po luajne me faktin e kryer duke sfiduar hapur kete here drejtesine shqiptare, e cila ka folur me vendim te formes se prere kunder tyre. 

40 Komente

Tani sa e pashe ne lajme ,skandal i vertete ...............Nga jashte,c'do gje ne rregull ,nga brenda :o tjeter gje.

Si ata shalqinjte qe po t'i hapesh te dalin  kunguj  smiley

ku ka nevoje kisha  per  leje mor plak...,  e merr lejen nga i ''madhi'', zoti.

Kisha Ortodokse ndërton natën brenda mureve të Pallatit të Kulturës, kishën e re pa leje ndërtimi dhe në një objekt që nuk është prone e saj.

Tunxh bir...

ka dhene drejtesia vendim te formes se prere.edhe?kush e pjerdh drejtesine ne ate vend,sala e ka lene administrimin e atyre zonave  ne dore te grekut.atje e ben ligjin konsulli grek.si u katandisem,te prishin greket pallatin e kultures 'naim frasheri'  ,me miratimin e qeverise shqiptar edhe te mos i hyje askujt gjembi,,apo me mire plumbi

 si u katandisem,te prishin greket pallatin e kultures 'naim frasheri'

Ka mar ferra Uraten, s`ka kufi te thana !

Edhe tani qe po shtrijne doren neper Evrope si lypsare paskan para keta egjiptiano-sllavet te bejne kisha-bunker?

Hajde zbulim i Marinit hajde! Asnje kembe njeri nuk ka ta pengoj ate me operatorin.

Ka kater vjet qe ka vendim gjykate per kete objekt por permbarimi nuk vepron. Kur do shteti te ul ne "byth" si ja beri NORGA-s.

Mos me thoni se nuk ka shtet se nuk u flas me goje.

Kur ishte hera e fundit qe u perdor ai Pallati i Kultures, si Pallat kulture? 

 Ky problem zgjidhet shume lehte me deshiren e bashkise se permetit. Kisha ka shfrytezuar ndryshimin e administrates (nese nuk behet fjale per te njejtin kryebashkiak) dhe ka filluar ndertesen. Thjesht nje ankese nga Bashkia e Permetit tek inspetiorati i ndertimit dhe ato kollona hidhen poshte. Ndersa me ane te policise se vet bashkiake duhet te mos lejoje vazhdimin me tej te ndertimit.

kjo nuk eshte ceshje zvarritjesh burokratike.greket nuk i kane filluar punimet pa patur ne dore 'fermanin' nga sala

Krietari i vjeter po iken. E la PD Permetin dhe tani do ta marre PS. Kujt krietar t'i themi? Apo ckemi dhe ca qershi sivjet ketej nga Qilarishta.

 qershitë i ka Lëshica. 

I lumte, pse habitemi qe greket bejne ligjin ne zona te caktuara te Shqiperise? A nuk jane te njejtit qe per 300 Evro nga Ismet u shnderruan ne Jani, a nuk jane te njejtet ku..va qe per nje grusht parash nderruan kombesine. Pse habitemi?! Ky rast eshte pasoje e natyrshme e shitjes te shpirtit, e cila ka kohe qe ka filluar.

"Bravo i qofte kishes", po i jep nje shembull unik besimtareve te saj se si duhet te respektojne ligjin!

Nese Kisha nuk rrespekton ligjin, ka metoda qe kjo te rregullohet. Cfare arsyetimi jap vete KOASH-i? Ketu ne PPU, shpesh ka tendenca qe Kisha Ortodokse te paraqitet si nje institucion i rrezikshem dhe antishqiptar, qe nuk eshte aspak e vertete. Kisha e Shqiperise ka bere dhe ben shume pune te rendesisme ne Shqiperi dhe jo vetem per Ortodokset. Te shikojme edhe anen tjeter te argumentit dhe pastaj te flasim. Me njollosje konstante kunder Kishes Sone Shqiptare mund te krijojme nje situate ku mund t'i tjetersojme te gjithe ortodokset. Une nuk jam ortodoks po e percjell punen e Kishes rregullisht dhe lirisht mund te them se ajo nuk me bie ne sy si nje berbindesh antishqiptar, sic disa e paraqesin. Po Arabet me ndertimet e tyre te xhamive supersize, kush i kontrollon?

Problemi me Kishen Ortodokse nuk eshte vete Kisha, por perceptimi i saj si institucion fetar i kontrolluar nga fqinje shoviniste qe kane aspirata te metejshme territoriale ndaj vendit tone kufijcunguar. Fakti qe kryepeshkopi i kishes Ortodokse Autoqefale (ne greqishten e lashte dmth: tru me vete dmth e pavarur) te Shqiperise eshte Janullatos nuk ndihmon ne permiresimin e imazhit te kishes ne syte e shqiptareve.

E di qe kur u kurorezua Janullatos kryepeshkop pati disa trazira gjate ceremonise? Nje grup besimtaresh fishkellenin me mosaprovim dhe therrisnin ne kor "Fan Noli". Ka dhe nje video ne youtube per kete smiley

Pajtohem qe kryepeshkopi duhet te jete shqiptar por ne nuk patem kuader sepse i dogjem neper burgje. Ky nuk eshte edhe aq i ri keshtu qe tjetri dhe te gjite pas tij do te jene me kombesi dhe shtetesi shqiptare. Per t'u bere kryepeshkop, duhet te permbushen disa kushte.... njera prej tyre eshte qe ai te kete qene murg dhe beqar, te jete ne rangun e peshkopit, etj. Ne fatkeqsisht nuk patem njeri keshtu qe Fanari na e dergoi grekun! Ende nuk e di se cfare ka ne zemer por ky ndertoi dhe riparoi shume kisha ne Shqiperi qe ishin shkaterruar. Eshte i vetmi Kryepeshkop ortodoks qe mban marredhenie te rregullta dhe te mira me kreret e komuniteteve fetare myslimane dhe katolike - gje qe e pranon se te ne bashkjetesa dhe bashkepunimi i ngushte nderfetar eshte pjese e pandare e historise sone kombetare. I kemi dhene vecori shqiptare pak ketij, ma merr mendja smiley

Nese Kisha nuk rrespekton ligjin, ka metodta qe kjo te rregullohet.

Nuk po shan njeri Kishen ne thelb. Nuk eshte problemi se si do rregullohet kjo qe ndodhi sesa shembulli dhe impakti negativ qe la kjo Kishe tek njerezit me kete veprim te saj.

ajo eshte kishe satanike, nuk eshte kishe e krishtere. ata duhen zbuar me dhune, madje duhen bere shembull.

Mesa kam degjuar, Konflikti mes tyre ka qene nje kalvar i gjate gjyqesor, te cilin e kane fituar perfaqsuesit e kultures ne bashki. Kisha me pa te drejte eshte perpjekur te uzurpoje ate objekt qe ka perbere nder vite me rradhe identitetin kulturor te qytetit te vogel. Kjo eshte dhe nje ceshtje e funksionimit te drejtesise.

Janullatosi kete ka bere ne shqiperi ka bere kisha ne te gjithe sheshet kryesore te shqiperise , te cilat jane objekte te shovinizmit grek, nuk kane nevoje ortodokset shqiptare per kisha ne mes te qyteteve.  te cilat tregojne fuqine e greqizmes dhe jo ortodoksise. pjese e provokacionit grek te perhershem.

janullatos ndyresira. kur do vije dita qe te ike nje here e mire nga shqiperia.

 

Artikulli, duhet te sqaroje ne fillim  foton,  ç'lidhje ka ajo foto me pallatin e Kultures ne Permet. Nese pallati i Kultures atje eshte renuar, siç tregohet ne foto, per mua edhe hale/wc  te behet, e ka teper. Ne te gjithe shqiptaret, nuk kemi qene kurre kunder  ngritjes se kishave, atje ku popullata eshte e krishtere, biles ka nje konsesus te heshtur, qe perkthehet ne mirkuptim ndermjet myslimanve dhe te krishterve, nje tolerance per ndertimin e kishave edhe atje ku kane ekzistuar rrenjet e krishterizmit apo themelet e kishes, mirpo ajo qe nuk kuptoj une eshte, se; pse nuk ndertohet kisha disa metra me tutje pallatit te Kultures,  ç'te keqe ka.  

Pjer ajo nuk eshte toke e kishes.... si mund te ndertohet ku te doje kisha.... po ky vend c eshte ???? pallatin e kultures e katandisen ata ashtu .... ne Permet ka dhe dy kisha te tjera po brenda qytetit, po Janullatos nuk rikonstrukton ato se do te zaptoje qendren e qytetit , ndersa ato jane me tej rreth 7 - 8 minuta ne kembe nga qendra

 Po bashkia e qytetit ç'ben, qe e ka nen administrim bibloteken kryesore te qytetit. Kaq palaço jane ata te bashkise. 

Bashkine e ka marre lumi. prandaj ai legeni qe po iken hesht dhe nuk ndihet. Kisha ka shkaterruar komplet pallatin e kultures naim Frasheri edhe pse nuk ka fituar asnje gjygj per kete pronesi. ky eshte nje veprim shume arbiterar kunder shtetit mavri shqiptar. berisha po nuk flet se nuk do telashe.

 

kjo pune ka mbetur ne dore te qytetareve. a ka njeri per te dale dhe per te protestuar kete padrejtesi te madhe?

 Respekt te madh gazetarit Marin Mema per kete transparence te shkelqyer.

Si ka mundesi te ndodh kjo maskarade e disa qarqeve greke te maskuar me veladon te ndertojne paleje, dhe te tjetersojne nje objekt kulturo shpirteror, shqiptar ?!!!! Pse keshtu ?

Po shkatrohen me dashjen e Qeverise dhe shtetit Shqiptar vlerat tona kulturore qellimisht duke i lene mbas dore,dhe duke neglizhuar kujdesin per to. Nuk eshte hera e pare qe greket vorio epiriotet ultra shovinistet dhe nacionalist, po fusin duart ne vlerat tona kulturore po zaptojne tokat tona me lloje lloje menyrash duke krijuar keshtu premisa per konflikte, Kjo eshte e palejueshme te ndodh! Kush eshte i detyruar te ngrej i pari zerin kur shkelen ligje, ku i kane syte PARLAMENTARET ? Per cfare i shpenzojne gjithe ato para per ngritje parlamantesh lluksoz!!?! Ju rrofte PALLAMANETI juve atje ne Tirane, ju rrofte krekosja e juaj si baballare te kombit, ju nuk jeni gje tjeter vecse karavidhe,dhe qoromidhe te halese suaj per bythen tuaj, Turp te keni!

 

Banoret thone se kisha ka qene aty gjithmone dhe pastaj u prish per tu kthyer ne pallat kulture sic u be me shume kisha neper Shqiperi. Kisha thjesht po kthehet ne vendin qe ka qene. Kaq. Heroi jone kombetar mbrojti vendin tone kristian nga otomanet apo jo, apo e harruat? Harroni se Shqiperia po perpiqet te rikthehet ne Evrope e jo ne otomanizem...larg qofte! Pallati i kultures duhet te konceptohet si nje Qender per Komunitetin dhe mund te ndertohet diku tjeter - me siguri do kete nje vend te bulur ne Permet per kete ambient, mbase afer lumit, me sheshe sportive, me hapesire per bicikleta e per te gjitha moshat, si ne gjithe vendet Perendimore. Sikur te ishit kaq te zellshem per femijet e paushqyer ne Shqiperi...

 

Po levizim kishen me mire, pse te levizim pallatin? Fundja kisha e vjeter (nqs ka pasur nje kishe te vjeter dhe nqs kjo kishe e vjeter ka qene pikerisht aty) eshte rrafshuar, dhe pallati eshte akoma ne kembe. Pse duhet te prishim pallatin per te ndertuar kishen?

Pastaj sipas logjikes tende antiosmane e proeuropiane do te na duhet te ndertojme kisha katolike e protestante, sepse vendet e zhvilluara te Evropes perendimore keto forma te krishterimit kane si fe dominuese. C'na duhet kisha ortodokse pra? Dhe vete Skenderbeu ishte katolik, apo jo?

Gjykata, pasi ka vlersuar te gjitha faktet e paraqitura nga palet, i ka dhene te drejte perfaqsuesve te bashkise. Pra, ajo prone nuk i perket kishes, por komunitetit. Te tjerat jane spekullime. Ajo godine, qe ndodhet ne pjesen me te bukur te qytetit, ka sherbyer gjithnje si qender artistike per komunitetin. Aty jepeshin koncerte, teatre aktivitete kulturore per femije, kurse formimi per arte, vend socializimi. Se cfare lidhje ka me otomanizmin kjo, nje perendi e di. Populli e di shume mire qe nuk ka qene ndertuar enkas per kishe dhe nuk i perket asaj. Ne ate qytet jane edhe dy kisha te tjera ortodokse, me arkitekture te ndryshme nga pallati. Gjithashtu nuk mungon edhe nje kishe protestante, per qejflinjte e oxidentit e ndertuar rishtazi ne krai me xhamine. Dhe te gjitha keto ne nje qyteze me shumice banoresh jo praktikante. Vec kesaj kisha po jep nje shembull te keq arrogance e mos respektimi te ligjit me kete akt laperdhar..

 Harroni se Shqiperia po perpiqet te rikthehet ne Evrope e jo ne otomanizem..

O Sky o njeri i qiellit c`lidhje ka otomanizmi ketu me objektin kulturor shpirteror te permetareve ?, e kupton ti qe kisha po mbin si bar i keq brenda nje objekti qe nuk ka lidhje me otomanizmin?!!! E kupton ti se nje ndertim, edhe ne se do te ndertohet dicka, duhet  se pari nje vendim  nga Bashkia, Komuna ose Qeveria Qendrore nje vendim per prishje, ose nje vendim, per ndertim ?

Atje nuk ka as vendim per prishje te objektit "Otoman", sic thua ti dhe, as vendim per ndertimin objekti, kulti "Kristian!!"

Aty ka veprime te paligjshme te pa miratuar,nga organet kopetente, aty ka ndertime te paligjshme me bekgraund grek prifterinje qe marin urdhera nga Athina! 

Qeveria ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdher, eshte nje qeveri kukull anti vlerash per kombin tone. Greket po behen zot ne shtepine e Shqiptareve.

Prove te besh te njeten gje, ne Greqi,  provo, te ndertosh psh ne Cmeri, nje Xhami brenda nje objekti kulturor te etnise greke? Provoje njehere ? C`do te ndodh ?

 Ne cilin rresht them une qe Pallati i Kultures eshte objekt otoman???? Ca jane keto shtremberime te fjaleve keshtu? Une po them qe ca lloj shqiptaresh mund te jene ata qe hidhen perpjete kunder kishes shqiptare ortodokse apo katolike. Aq me mire nese qyteti do bjere dakort ta riparoje pallatin e kultures e ta beje nje vend socializimi per banoret - e theksoj per te gjitha moshat. Kishen mund ta beje diku tjeter - edhe kjo arrihet nese duan te sillen si civile. Adresa e njerit apo tjetrit objekt nuk ka shume rendesi - rendesi ka qe autoritete lokale te vendosin si njerez te qyteteruar - pra te bisedojne me gjithe komunitetin, te jene transparente etj. Ky eshte thelbi dhe nuk ka nevoje me e shpjegu kaq gjate me molle e dardha ....shtremberimet dhe keqinterpretimet jane shenje e njerezve violente

 

 

 

Adresa e njerit apo tjetrit objekt nuk ka shume rendesi

Ovjeslli paska rendesi per kishen ortodokse autoqefale shqiptare. apo nuk thote keshtu artikulli?

kishes shqiptare ortodokse apo katolike.

Jeah rajt! uot dhe frikuentlli askt kuesshens!

 Sky lexoje mire Marin Memen ne lidhje me `Kalin e Trojes, qe ndertohet fshehurazi paleje brenda nje objekti  social kulturor( i lene  qellimish ne gjendje te mjere)., ketu nuk kemi te bejme me as me "kristianizmin" as me "otomanizmin",as me Skenderbeun as me  Turqit, edhe komenti im ne lidhje me "konceptin" tend qe `ne` hidhemi kunder` teje`, kunder `kishes`nuk ka te beje se `ne` jemi kunder kishes si objekt fetar, jo! Cfare une them eshte se duke pare cfare na servir Marin Mema ndertimi i kishes eshte i paligjshem aq me teper i papranueshem brenda nje objekti tjeter qe simbolikisht tashme eshte nje objekt "kulture relike nga e kaluara"

Ajo qe e ben me delikate kete ceshtje eshte se mbrapa ndertimit te paligjshem,sic thuhet, qendrojne njerzit e "fese ortodokse greke, e theksoj greke" te cilet nuk marin parasysh ligjet e vendit,nuk perfillin Bashkine, Komunen, ect.. Ekupton ku e kam fjalen? Ky eshte keq interpretim ? Po interpretoj gje gabim ? Ne se ato qe thote Marin Mema nuk jane te verteta une terhiqem !

 

Kisha ne ate vend ka patur vetem 25 metra katror sic thuhet edhe ne hyrje nga gazetari, nderkohe qe pallati i kultures eshte i shtrire ne nje territor prej me shume se 500 metrash katror..... atehere pse flasim ??? cdo gje eshte e qarte. Pastaj une se kuptoj pse komentojme.... ore po te ishte ne rregull Kisha pse hedh beton naten si ilegale ???? Ky vend ka ligje , shkalla e pare, apeli , e larta dhe pastaj kushtetuesja ja kane dhene fitoren pallatit te kultures. Atehere pse duhet ta zaptoje kisha ??? pastaj Kisha ortodokse pse nuk rikonstrukton dy kishat e tjera qe ndodhen po prape ne Permet ne qytet, por kerkon te zaptoje pallatin e kultures qe eshte ne qender dhe nuk eshte i toke e saj. Le te rikonstruktoje dy te tjerat qe per me teper kane edhe vlera historike ..... mua ky fakt me mjafton te kuptoj cili eshte qellimi .....

Kur ste ben hajer Qeveria jote do te vije nje "qeveri" tjeter te bej hajer(hair, shpirt), si duket populli shqiptar do te kaloje ne rotacion historik,kur greket u mesonin shqiptareve greqishten, turqit, turqishten, latinet latinishten...

O Sky, o dermen, kur shprehet gjykata ne te trija hallkat, ka mbaru filmi; nicht gefunden, kaput! Pale kur shprehet dhe keshilli bashkiak qe eshte vullneti i komunitetit, dhe qe ti e ke merak, per mosnderhyrjen. Se ku do ta gjej token kisha per te bere kishen e saj te shtate, eshte puna e saj. Kisha nga shteti dhe e drejta publike jane ndare qe ne mesjete. Perpos kesaj, mendimi im personal, eshte se si kishe gjithe ajo hapsire ne qender eshte e vdekur, nuk u sherben njerezve. Ne gjithe qytetin jane a s'jane 50 besimtar praktikant. Kjo ka dhe prapavije etnike filogreke, duke pas parasysh se permeti ka ende nje popullsi jo ortodokse ne shumice, pra tentohet rritja e identitetit ortodoks ne menyre artificiale. Ps. Te vetmet raste kur shkonin permetaret ne kishe, ne rast pashkesh per te gjujt femnat e pispillosura bukur e per te ndez ndonje qiri.

  Ps. Te vetmet raste kur shkonin permetaret ne kishe, ne rast pashkesh per te gjujt femnat e pispillosura bukur e per te ndez ndonje qiri.

Po kshu ka qënë gjithnjë e lal. Mbaj mend që pyesja tim atë, ditët që kishte panaire, mblidheshin përmetarët nga anë e anës, vishnin rrobat më të bukura, çunat dridhnin musteqet, gocat visheshin bukur, madje kush ishte për t'u martuar daroviste dhe sazet për të kërcyer. Edhe mustaqedredhurit i shikonin... i ndiqnin, i studionin çupat... edhe ua kërkonin dorën tek i jati. smiley

Po të shikosh kalendarin e panaireve, apo festave në Përmet, ndjek rreth kohor si orë. Në Bënjë psh një panair, një tjetër në Kosinë, Leusë, pastaj Lëshicë, Qilarisht e me rradhë... Këto ishin të shtrira gjeografikisht edhe në kohë. Në kohë tjetër me një llaf ish panairi i Kosinës edhe në kohë tjetër i Bënjës.

Kshu socializoheshin të vjetrit. smiley

 

Ke ngatrru qishe ku te falesh, me ngjan. Vetem gjykata qe paguhet nga taksat tona vlerson faktet dhe jep te drejtesi. Mesa duket ajo eshte shprehur. Ndersa kisha ne menyre te paligjshme perdhos pronen publike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).