Drama e Mehdin Zhegës, prej 2 javësh në komaTIRANE- Mehdin Zhega, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, po lufton me vdekjen në spitalin e Torontos në Kanada, ku ai ndodhej për një vizitë te kunati i tij. Rreth dy javë e gjysëm më parë ish-tekniku kuqezi ka rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe ka përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç'ka i ka shkaktuar një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës.

Pas kësaj, Zhega është çuar direkt në spitalin e Torontos, në Kanada, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite në gjëndje kome. Gjendja është tepër e rëndë, ndërsa edhe mjekët thonë që tashmë nuk është më në dorën e tyre. Në Toronto kanë shkuar edhe të afërmit e tij, që po i qëndrojnë pranë. Lajmi ka tronditur edhe botën e futbollit në vend, duke qenë se bëhet fjalë për një figurë tepër të njohur.

Zëvendës sekretari i Federatës dhe njëkohësisht miku i Zhegës, Besnik Çela, ka thënë për Gazetën Shqiptare se gjëndja shëndetësore e ish trajnerit të kombëtares nuk është e mirë . “Është në gjendje koma dhe mjekët i japin pak shpresë për jetën. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar, por tashmë shumë gjëra nuk janë më në dorë të mjekëve.
(s.g/balkanWeb)

6 Komente

Uroj permisim dhe sherim te shpejte per legjenden e futbollit shqiptar

me ardhka shume  keq...  Medin Zhega me ka krijuar pershtypjen e njeriut simatik, te mire. burre xhentelmen. shpresoj shume ta kaloj kete gjendje.  i uroj sherim te shpejte!

Thuhet (me te ndigjuar e kam nga mjeket), se; nese demtohesh nga rruaza e pare, afer qafes, deri ne rruazen e 5, jeta jote diskutohet, je shum me afer vdekjes, ndersa nga rruaza e 6-7 e poshte, shancet per te jetuar jane me te gjata. Pra sa me poshte te demtohesh, aq me shume jeton. Si Julio Glezias.

Nje sherim sa me te shpejte! God bless him!

 

Ps. mos Pjer..., po nese demtimi eshte ne rruazen e peste?

Dikush ne Balkanweb comments thote qe ka filuuar te permiresohet dhe te levize e njohe njerezit. Me shpresen tek zoti.

Uroj te sherohet!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).