Ekonomia botёrore sot ёshtё mё e globalizuar se kurrё. Zhvillimi i saj, por edhe frenimi i saj, kontrollohet apo pёrcaktohet  nga fuqitё e mёdha. Ky superioritet i ka kthyer ekonomitё e brishta nё garniture tё zhvillimit, çka do tё thotё se shtetet e vogla janё tё dёnuara tё qeshin ose tё qajnё nё varёsi tё shkallёs sё humorit tё tё mёdhenjve.. Nёse tё fuqishmit, qё nuk heqin dorё asnjёherё nga keqpёrdorimi i pushtetit, janё nё krizё, vetёm atёhere kjo gjё imponon inerci negative pёr gjithё tё tjerёt nё planet. Sot tё gjithёve ju dridhet toka nёn kёmbё, dhe  pyetja qё shtrohet ёshtё se kush janё shkaqet qё tё fuqishmit janё nё krizё. Kush janё shkaqet thelbёsore pёr lindjen e saj, ndёrkohё qё  Planeti prodhon njёlloj si atёhere kur nuk kishte krizё, nё mos pak mё shumё,  njerёzit punojnё e konkurojnё njёlloj, nё mos pak mё shumё, dhe vuajnё pasojat njёlloj, kurse nafta nuk kёrcёnon ende me kolapsin e paralajmёruar tё shterimit tё saj. Edhe luftёrat si shkakёtare krizash janё larg perceptimeve tё sotme, jo sepse njeriu i ka vёnё pёrposh instiktet e kundёrshtive dhe konflikteve, por sepse tё mёdhenjtё e kanё kuptuar humbjen e aftёsisё sё tyre pёr tё parashikuar vazhdimin pas. Inteligjenca njerёzore shkon njёlloj si mё parё krah fantazisё  sё nevojshme pёr tё konsoliduar ligjёsitё e zhvillimit, dhe kapitalizmi lulёzon e merr frymё si gjithmonё..

Atёhere pёrse bota ёshtё nё krizё, kur gjёrat janё njёlloj si mё parё? Pёrse tё mёdhenjtё janё mpleksur nё njё rrumujё ekonomike tё frikshme? Pёrse qeveritё e mёdha dhe tё voglat janё tё mbytura nё borxhe si kurrё ndonjёherё? Ç’gjё ёshtё ajo qё ka prishur ekulibrin e besimit shoqёror nё gjithё planetin mbarё?  Ç’gjё  thelbёsorё ka ndryshuar nё    vetёdijen e popujve tё lirё, ndёrsa janё nёn makthin e kёrcёnimeve financiare, ndёrsa makthi i vertetё ёshtё tjetёr gjё, ёshtё lehtёsia e pamundur e shpjegimit tё tyre…

Me tё drejtё shumё njerёz mund tё gjykojnё qё nёse nuk ekzistojnё shkaqe objektive  ( si mbarimi i naftёs, varfёrimi i tokёs, luftrat, kёrcёnimet qiellore, kataklizmoja),atёhere  shkaqet e krizёs sё sotme janё njerёzore, subjektive, sureale apo virtuale, etj.. Qё ky gjykim ёshtё i drejtё, mund tё vёrtetohet nga njё shembull tipik. Psh, bursat e botёs, qё janё  indikatorёt e ekonomive botёrore, janё shumё mё tё ndjeshme nga deklaratat e njerёzve tё fuqishёm se sa nga tё dhёnat konkrete tё kёtyre ekonomive.. Njёlloj edhe çmimi i naftёs, mund tё luhatet shumё mё lehtё nga shakatё e baronёve te saj, pas darkave lluksoze, se sa nga parashikimet shkencore pёr rezervat e saj, etj…

Gjasat janё  qё  krizёn e ekonomisё botёrore ta sjellё njeriu vetё dhe atёhere lind pyetja: Ç’gjё, ç’kontradiktё, ç’pёrplasje, ç’prekje massive interesash ka shkaktuar krisje nё komunikimin ekonomik tё njeriut, tё bosёve nё planet, nё atё masё qё tё sjellё ortekun e regresit nё pragun e tё gjithёve? Mos shkaku i krizёs ёshtё konkurenca planetare mes superfuqive tё botёs? Mos ёshtё kёrcёnimi i rritjes sё frikshme tё Kinёs? Apo ёshtё ironia e sё ardhmes sё afёrt, qё i afron Rusisё vёmendje tё re dhe sidomos xhelozi tё re ndёrsa ёshtё zotёruese e rezervave mё tё mёdha tё energjisё nё botё?

Jane tё shumtё analistёt qё nёpёr mediat botёrore kanё nisur tё ngrejnё dyshime se shkaku i krizёs ekonomike nuk ёshtё gjё tjetёr veçse vetё sitemi, racionaliteti i tij. Njerёzimi ndodhet nё njё shkallё tё tillё zhvillimi, nga ku kanё nisur tё shfaqen  rrishtazi probleme  serioze tё kapitalizmit.

          Nё kohёn tonё, padyshim qё njёri nga  problemet themelore tё sistemit kapitalist, ёshtё  paaftёsia e tij pёr tё kontrolluar polaritetin e ekonomisё botёrore.. Dihet qё vetёm 5% e popullsisё administrojnё 95% tё pasurisё sё botёs dhe anasjelltas. Rigorozisht, 95 % e popullsisё sё botёs kanё vetёm 5% tё pasurisё sё planetit. Pёr ata qё nuk e njohin shkallёn e lartё tё ashpёrsisё sё kёtij realiteti, ky fakt ёshtё mёse i mjaftueshёm pёr tё kёrkuar shpjegime se nё bazё tё ç’kodi civil njerёzimi ndёshkohet kaq poshtёrsisht si kurrё ndonjёherё nё njё ndarje tё vёshtirё pёr tu pranuar dhe besuar. Por edhe pse ngjan me njё institucion poshtёrimi dhe ironie kjo ndarje, edhe pse ёshtё njё problem bptёror, edhe pse ngjan i padrejtё, demoralizues,  polarizimi i botёs nuk ёshtё shkaku i vetёm i krizёs.  Sepse, megjithё pushtetin e perёndishёm qё ju jep kushteti i pakufizuar i parasё, dhe megjithё shpesh-keqpёrdorimin e tij, kёta perandorё janё nё njёfarё mёnyre lokomotiva e zhvillimit dhe e pёrparimit sot.

 Jo vetёm  polarizimi shoqёror, jo vetёm kontradikta me pjesёn tjetёr, por edhe lufta e heshtur e miliarderёve me qeveritё e botёs, mund te supozohet si njёri nga shkaqet thelbёsore tё shpёrthimit tё krizave…

Pёrse lufta e heshtur mes miliardierёve dhe qeverive tё botёs mund tё supozohet  shkaku i krizave ekonomike? Ç’farё pёrfaqseson kjo luftё nё vetvete?

Le ti hedhim njё sy pasojave tё njё krize ekonomike. Papunёsi, varfёri e skajshme, inflacion, ulje e aftёsisё paguese, ulje prodhimi, borxhe private dhe publike, kredi negative, rrёnie e investimeve, mungesё e parave nё treg. Pra ç’ёshtё njё krizё nё fund tё fundit?  Mungesё parash, ndёrkohё qe paratё ekzistojnё, pёrderisa ekziston pёrgjithmonё 5%-shi i miliarderёve  qё zotёron shumicёn e tyre. Ajo qё ndodh pra realisht nё kohё krize, ёshtё jo mungesa e mjeteve monetare por bllokimi I tyre, ndalimi i qarkullimit tё valutёs nё treg qё do tё thotё se zotёruesit e saj e mbajnё atё tё bllokuar, pёr njё qёllim tё caktuar. Atёhere, nёse nuk ёshtё diçka tjetёr, shkaku i krizёs ёshtё pikёrisht ky bllokim, kjo ngrirje.  Lind pyetja:  Pёrse miliardierёt herё pas herё minimizojnё qarkullimin e kapitaleve tё tyre dhe i stokojnё ato? Pyetja tjetёr ёshtё, a kanё qeveritё e botёs kontradikta kaq thelbёsorё me miliardierёt e botёs, saqё kjo gjё tё provokojё shpёrthime krizash nё planet?  

 Pёrgjigjia  duhet kёrkuar pikёrisht nё mardhёniet fiskale mes gjigandёve tё ekonomisё dhe qeverive.

          A bёjnё pёrpjekje pёr ti shpёtuar detyrimeve fiskale kompanitё ndёrkombёtare tё bizneseve, pas tё cilave rrinё miliardierёt  e 5%-shit. Pёrgjigjia ёshtё e thjeshtё.  Po! Edhe pse nё mёnyrё tё ligjshme, gjigandёt e ekonomisё botёrore sot synojnё tё devijojnё maksimalisht detyrimet financiare ndaj shteteve tё tyre. Pёrderisa i shmangen atyre, me mёnyra tё ndryshme, kjo vёrteton se 5%-i qё komandon financiarisht botёn, nuk ndihet mirё me barёn fiskale qё ju kanё vёnё qeveritё pёrkatёse, dhe kёtu qёndron kontradikta…

          Supergjigandёt e ekonomisё botёrore, qё shtohen me shpejtёsi dhe zgjerojnё aktivitetet e tyre nё gjithё vendet e botёs, kanё zgjedhur njё mёnyrё tё ligjshme pёr tё zvogёluar shpenzimet fiskale, duke themeluar aktivitetet e tyre nёshtetet  “offshore”. Nga anglishtja,fjala “offshore”  pёrkthehet “pёrtej bregut” dhe ka kuptimin “pёrtej kufirit”. Ç’janё kёto shtetetoffshore”? Janё ato shtete tё cilat nё legjislacionin e tyre lejojnё krijimin e bizneseve tё huaja nё teritorin e tyre, duke i tatuar ato minimalisht ose duke mos i tatuar asnjё dollar..Pёr shkak tё lehtёsive fiskale qё afrojnё, kompanitё e mёdha kanё deklaruar  filialet qёndrore tё aktiviteteve tё tyre, pikёrisht nё kёto shtete. Psh, nёse njё kompani ndёrkombёtare, do tё kishte zyrat qёndrore nё Belize, qё ёshtё njё shtet “Offshor”, brigjet e tё cilit lagen nga ujrat e Karaibeve, kjo kompani e huaj do tё paguante jo mё shumё se 1000$ simbolikё tatime nё vit,( njё shifёr qesharake kjo), pavarёsisht shitjeve qё do realizonte nё tregjet botёrore.

          Njё fakt interesant ёshtё se nё shtetet “offshore” sot  regjistrohen mё shumё se 1000 biznese tё reja nё ditё nga investitorё qё vijnё nga çdo zonё e planetit.

          Kureshtja se pёrse disa shtete tё vogla ose zona janё nё mirёqёnie tё plotё,  si Qiproja apo Hong-Kongu, dhe pёrse disa tё tjera janё ne krizё tё thellё,  si Greqia psh, mund tё shuhet pikёrisht nga ky detaj. Qipro ёshtё shtet Ofshor, Greqia nuk ёshtё. Shtetet offshore janё disa dhjetёra sot nё planet dhe tendenca e tyre ёshtё nё rritje..Pёrveç Zvicrёs dhe Qipros, shtete  Offshor janё  Bahamaja, Costa Rica, Gibraltar, ishujt Bermuda, Ishujt e virgjёr tё Islandёs, ishujt Cayman, por edhe shteti amerikan Ёyoming, Irlanda, Liberia, Luxemburgu, Nevis, Niue, Panama etj.. Vёshtirё tё ketё dёgjuar dikush ndonjёherё qёshtetet “offshore” tё lartpёrmenduara tё jenё publikuar ndonjёherё nё listёn e vendeve me vёshtirёsi ekonomike dhe borxhe publike, sepse kёto shtete janё shembuj tё sukseseve nё botё. Atёhere  menjёherё ngrihet njё hipotezё mbas nevojёs pёr tё shpjeguar kёtё mbarёsi financiare nё shtetet “offshore”. Pse ato kanё sukses edhe lulёzim financiar dhe mirёqёnie superiore nё krahasim me tё tjerёt? Mos sukseset e kёtyre shoqёrive kanё tё bёjnё me legjislacionet “offshore” tё tyre?.

Pёrgjigjia ёshtё “po”! Ç’farё ndodh sot nё botё?  Edhe popujt tё  vegjёl e tё pafuqishёm si Shqipёria dhe vendet e tjera tё Ballkanit, synojnё tё ndёrtojnё kapitalizmin nё vendet e tyre dhe rezultatet janё tё brishta, ndёrsa qeveritё zhyten dita ditёs nё borxhe. Kjo ndodh sepse Kapitalizmi favorizon fuqitё e mёdha, ndёrsa ekonomitё e vogla si Greqia, qё nuk mund tё konkurojnё zhvillimet e fuqishme tё tё tjerёve,do tё sillen si satelitё rreth tyre dhe vёshtirё tё shpёtojnё ndonjёherё nga mallkimi I borxheve tё pёrjetshme..

Zgjidhja pёr vendet e vogla qё nuk kanё potenciale tё mёdha financiare, ёshtё legjislacioni “offshore”.

Por le tё kthehemi tek Shqipёria, e cila ёshtё njё ekonomi informale me parametra tё trazuara dhe me njё klasё politike qё do mund ti shpёtojё mediokritetit tё vet, vetёm kur Greqia, por edhe Brazili tё kenё larё krejtёsisht borxhet e tyre publike. A mund tё jetё Shqipёria njё shtet Offshor, si Zvicra dhe Panamaja, dhe a mund tё supozohet legjislacioni “offshore” si zgjidhja e vetme kardinale e ngёrcit historik tё shtetit rakitik shqiptar?  Po!

          Le ta analizojmё nё detaj! Qeveria si administruese e strukturave publike (ku hyjnё arsimi, kultura, shkenca, mjekёsia, komunikacioni dhe vet administrata e saj) ndjek njё politikё tatimore pёr sigurimin e tё ardhurave tё buxhetit shteteror. Burimet kryesore tё kёtyre tё ardhurave vijnё kryesisht nga tatimi i aktiviteteve private dhe aktiviteteve bankare. Nuk ёshtё e rastit qё zakonisht bankat kanё njё tatim dukshёm mё tё ulёt se aktivitetet e tjera private. Kjo pёr tё siguruar shumёfishimin e aktivitetit bankar pra  rritje tё ndjeshme tё buxhetit shtetёror. Por kush janё subjektet qё depozitojnё tё ardhurat e tyre sot nё bankёn shqiptare?  Dhe a janё kёto depozitime tё mjafta qё banka tё mund tё  investojё dhe tё nxjerrё fitime, dhe nga to tё pёrfitojё maksimalisht edhe buxheti i shtetit?  Duke qёnё njё bankё me fuqi tё vogёl monetare, banka shqiptare nuk mund tё tёrheqё vёmendjen e administratorёve tё mёdhenj ndёrkombёtarё, perandorёt e 5%-it qё pёrmendёm mё lart, tё cilёt kontrollojnё tregjet botёrore. Nё kёtё mёnyrё Banka shqiptare nuk mund tё marrё pjesё nё investime jashtё vendit, dhe aktiviteti i saj ёshtё i dёnuar tё regёtijё vetёm brenda  Shqipёrisё. Por jo vetёm brishtёsia bankare ёshtё shkaku i shpёrfilljes sё gjigandёve.. Edhe luhatjet tradicionale tё politikёs fёminore tё Tiranёs kanё rolin e tyre. Edhe mungesa e stabilitetit politik dhe e e qёndrushmёrise civile, por edhe kriza ekonomike, natyrisht influencojnё drejtpёrdrejt nё uljen e investimit bankar, dhe joshjen e munguar tё tё fuqishmёve..

Nёse do guxonim pёr njё legjislacion tё ri bankar nё Shqipёri, ky  ёshtё legjislacioni “offshore”, nё bazё tё tё cilit funksionojnё shtetet e vogla, tё sukseshme, tё pёrmendura mё sipёr. Sipas kёtij legjislacioni, Shqipёria duhet tё jetё e hapur ndaj njё klientele ndёrkombёtare, çka e thёnё ndryshe, vendi ynё duhet tё  krijojё kushte qё do tё joshnin fuqitё  monetare tё botёs dhe investitorёt mё tё mёdhenj. Vetёm kёshtu sistemi ynё monetar bankar dhe banka shqiptare do tё mund tё shndroheshin nё njё partner  serioz me sistemin monetar ndёrkombёtar por edhe me investitorёt potencialё tё planetit.

Psh, nёse do tё mund tё kemi 10.000 aktivitete tё huaja qё do depozitojnё sejcili tё paktёn nga 1.000.000 dollarё nё vit nё bankёn shqiptare, me njё llogari tё thjeshtё nga aktiviteti i investimit bankar shteti do tё pёrfitoje rreth 300.000.000 dollare ne vit, aq sa kryeministri i vendit sot po lёviz tё gjithё shkёmbinjtё e planetit me rradhё, pёr ti gjetur lart e poshtё nё formё huaje, qё tё lehtёsojё krizёn nё vend.

Por pёrse do tё vinin kёto 10000 biznese tё huaja tё depozitojnё nё Bankёn e Shqipёrisё? Ç’gjё do ti joshё ata, nё njё kohё kur vendi ka njё qeveri tё krimbur nga mungesa e ndershmёrisё dhe vendi lёngon mes ekulibrave tё paqёnё?  Pёrgjigjia ёshtё e gёzuar.:Do ti joshte pikёrisht Legjislacioni civil i shteteve “Offshore”. Pёr fat tё mirё, kёto legjislacione janё tё gatshme dhe lehtёsisht tё zbatueshme.. Shteti “offshore” I shqiptarёve fton gjigandёt e ekonomisё botёrore tё krijojnё bizneset e tyre nё Shqipёri, nё formёn e filialeve qёndrore, duke ju afruar atyre premtimin magjik tё liçensimit tё kёtyre bizneseve tё huaja nё Shqipёri, sipas legjislacionit tё liçensimit “offshore”..Ndёrsa do tё shёrbente si katalizator pёr rritjen e klientёve tё huaj, liçensimi i lehtё  do tё sillte surprizёn spektakolare.. Tё liruara nga çdo lloj tatimi, interesi i kompanive tё krijuara nё vend do tё qe po aq i madh sa edhe suksesi i premtuar. Bizneset e huaja do tё shpёtonin nё kёtё mёnyrё shumё miliona detyrime fiskale pёr aktivitetet nё vendet e tyre, sepse kёto detyrime ato duhet ti paguajnё nё vendin ku jane liçensuar, pra nё Shqipёri, ku nё fakt nuk do tё paguajnё asgjё ose njё vlerё simbolike, sipas legjislacionit “offshore”. Kёto pёrfitime tё kursyera nga bujaria e shtetit  shqiptar, kompanitё e huaja do mund ti investonin nё Shqipёri pёr hapjen e vendeve tё punёs, kurse shteti shqiptar, pёrveç depozitimeve, do tё pёrfitonte edhe nёpёrmjet kontratave konçesionare me kёto kompani, nje infrastrukturё bashkёkohore, si e kanё sot Zvicra, Qipro dhe vendet e tjera “offshore”. 

Nga ana tjetёr kjo klientelё e huaj do jetё e interesuar edhe pёr stabilitetin ne vend, kёshtu qё edhe ajo nga ana e saj do tё ishte e interesuar pёr marёveshje me shtetin pёr ngritjen e menjёhershme tё Shqipёrisё, qё si mund tё merret me mend ёshtё njё çёshtje e thjeshtё pёr ata.

Nё kёtё mёnyrё, qeveria “offshore”, do tё ketё “aleatё” tё fuqishёm pёr zgjidhjen e problemeve ekonomike, pёr mbёshtetjen e aktiviteteve vendase dhe pёrparimin ekonomik.

Veçori e kesaj klientele tё huaj ёshtё se ata nuk synojnё pёrqindje tё larta bankare dhe kjo ёshtё nё avantazh tё bankёs dhe tё shtetit  “offshore”, publik( jo privat) shqiptar. Kjo qartёsisht ndodh sepse  ata do tё shohin kёtё bankё si njё mjet ligjor pёr tё kamufluar fitimet e tyre dhe pёr tju shmangur tatimeve  tё bisnesit qё ata do zhvillojnё nё kёtё apo atё vend tё botёs.

                                                                            artanmulla@gmail.com

54 Komente

Artikulli eshte mjaft i dobet per shkak te shume arsyeve. Po perpiqem te sqaroje disa qe kane te bejne me Zvicren te cilen e njoh shume mire:

Zgjidhja pёr vendet e vogla qё nuk kanё potenciale tё mёdha financiare, ёshtё legjislacioni "offshore"

Uroj qe te mos jete shaka, dhe qe nuk nenkupton vetem legjislacionin por edhe zbatimin e tij. Se legjislacion me te mire se ne Shqiperi nuk e kane shume vende ne Europe per sa i perket taksave. Pervec spekulanteve nuk vjen askush ne Shqiperi. Po te mendosh pak e gjen edhe persene.

-Ne Zvicer nuk eshte vetem legjislacioni qe afron format e huaja. Ketu jane taksat me te larta se ne Shqiperi si dhe rrogat (rreth 100 here me te larta) nder me te lartat ne  Bote. Por nuk jane keto arsyet perse investitore vijne ketu per te investuar. po perpiqem te numeroje disa prej tyre:

>- Zvicra eshte nje shtet qe ka nje industri te pakten 300 vjecare. Shqiperia ndertoje fabrike sapuni nga vitet 30 te shekullit te kaluar.

- Zvicra Universiteti i pare ne Basel ne 1460. Universiteti i Tiranes 1957. Zvicra ka 2 Universitete ne Top 10 e Botes ETH Zürich dhe Lausanne. Ti  ke  nja 60 Universitete ne Shtepia 2 dhoma e guzhine(Qe te vije i huaji me familjen do te coje femijen diku ne nje shkolle te mire. Ne jo qe nuk kemi shkolla te hajrit, por edhe ato qe ekzistojne jane, ne nivelin e Shqiperise se viteve 65)

 

-Zvicra ka nje infrastrukture te persosur ne rruge hekurudha. Ti ke nje tren me vagona pa kolltuqe dhe do nja 8 ore me be 150 km.  (Qe te vije ai i huaji do kur te hypi ne autobuz, ose tren ose taksi mos te vije era)

-Zvicra ka nje sistem bankar dhe nje monedhe qe ka bere emer prej shekujsh. Ti ke ca banka qe si universitetet i kane qendrat ne banesa shtepish. (Cdo i huaj kur i shikon ato banka, nuk i vjen per te hyre brenda e jo me pastaj ti besoje parate e tija, pa diskutuar ketu per nivelin e punonjesve). Ti duhet ta dish se shoqata e bankiereve ndodhet ne Zvicer. Ne Shqiperi nuk ka as bankier. Te huajt ne Zvicer preferojne monedhen vendase per shkak te stabilitetit. Ne kemi Lekun qe ne 20 vitet e fundit eshte zhvleftesuar rreth 150 here.

-Zvicra ka uje e korrent 24 ore. Ti ke vetem ne disa zona te tirones. Pjesa tjeter eshte si Bombej. (Qe te vije ai i huaji me pare per te jetuar ka nevoje per keto te fundit dhe komoditet, se nuk ka ardhur per te vuajtur).

-Ne Zvicer e vendos populli gjithcka. Dhe politikanet bejne si vendos populli dhe jo te kunderten si ne Shqiperi. Prej 200 vjetesh nuk ka nje gjullurdi. Tek ne cdo 3 muaj bo vaki dicka. Nuk ka stabilitet politik prej shekujsh (Qe te vije ne Shqiperi i huaji nuk do te thote cmu desh qe erdha ketu)

Per te mos e tepruar mund te argumentosh si te duash ne menyre te njeanshme per formule magjike (legjislacioni ose "offshore&quotsmiley ne ne rradhe te pare duhet te behemi njerez dhe te respektojme njeri tjetrin dhe pastaj te fillojme te mendojme per te huajt

Tani dy fjale nga eksperienca ime "offshore". Une kam punuar per projekte te ndryshme me Rumune (kryesisht Cluj), Ruse (San Petersburg), Bullgare (Sofia) dhe kame gjetur njerez te pergatitur ne nivele te tilla qe ne Shqiperi as qe behet fjale. Une jam munduar qe disa projekte ti coja ne Shqiperi. Por mund te te them qe ne fushen e informatikes ne jemi 0 me bisht. Nuk gjen nje firme te hajrit ose njerez te pergatitur per te bere nje projekt te vogel (se ato me buxhete te mesme apo medha as qe behet fjale). Gjate udhetimeve nga Cluj ne Timishoara kam takuar investitore italiane dhe i pyesja pse nuk investoni ne shqiperi qe e keni me afer. Pergjigjja ishte shume e thjeshte: Ata qe kane shkuar ne fund u eshte vjedhur biznesi. Nuk mund te levizje ne qytet per te pire nje kafe se kishin frike se mos te fliste ndonjeri per te ta mare klientin. Dhe me e keqja ishte qe cdo shqiptar nuk degjonte fare dhe u hiqte sikur i dinte te gjitha. Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. 

Te na falni qe shkruajta kaq shume por ky artikull me ka nxef. Krahasimet me te tjeret alla Sale me ndezin motorin smiley

ky referimi yt per Zvicren nuk eshte shume relevant per ca po diskutohet (uje, energji, hekurudha etj).
Nuk eshte se nqse miratohet legjislacioni per offshore dhe ta zeme, u vendosen bankat, do te vershojne klientet nga bota per me ardh ne Shqip. perkundrazi, nqse ke vene re, offshores jane zakonisht ne vende ku jo cdo njeri mund te shkoje kur t'i teket. Plus, sot bankat te ktyre niveleve operojne kryesisht online.
Une nuk di shume per offshores po degjoj qe sa vjen e behet me e veshtire per shkak te legjislacionit qe shba ushtron presion me e modifiku kudo ku argumenton se ka potencial per fshehje te financusve te terrorizmit dhe dihet qe offshores i kane sherby kryesisht ktyne individeve (mafioze etj).
 

ky referimi yt per Zvicren nuk eshte shume relevant per ca po diskutohet (uje, energji, hekurudha etj).
 

Qe te sqarojme disa gjera. Offshore nuk eshte vetem depozitimi i parave neper banka te huaja. Offshore eshte edhe levizja e kapitalit ne menyre investimi nga nje vend ne tjeter. Offshore eshte edhe realizimi i nje projekti ne nje vend tjeter dhe jo ne vendin e financuesit. Shperngulja e kompanive multinacionaleve nga nje vend ne tjetrin eshte "offshore" per te cilen gjithashtu flet artikulli dhe une u perpoqa ta argumentoja se eshte pothuajse e pamundur ne Shqiperi sepse nuk afron asgje (burime njerezore, infrastrukture. prandaj permenda uje dhe drita). Ketu rreth 30% e te punesuareve akademik jane te huaj nga vende te ndryshme. Nuk vijne vetem sepse eshte rroga e larte por jane edhe kushtet e jeteses nje faktor.  Firmat investojne sepse vendi i afron burime njerezore dhe kushte jetese. 

Sa per luftimin e trafikut ose korupsionit nuk ka te beje shume "offshore". Parate e pista nuk perbejne as 5% te parave ne bankat zviceriane. Sa per ndjekjen e pagesave ose levizjen e parave te pista ka nje marreveshje me USA qe cdo transfere me S.W.I.F.T behet e ditur sherbimeve te te dy unioneve (bile edhe ato te parave te pastra). Sekret bankar ka ne shume vende te botes por nuk jane te gjitha vende "offshore" ne sektorin bankar. Jane shume kushte per tu bere nje vend i tille. Prandaj edhe une rreshtova disa prej tyre.

Per ta bere me konkret Bossi i IKEA's, Müller dhe shume te tjere jetojne ketu, dhe paren nuk e kane me ne Suedi apo Gjermani. Nuk do te vinin ketu po te mos kishin kushtet. Per te vazhduar me sportiste e kengetare nga e gjithe bota te cilet jetojne dhe shpenzojne paret e fituara neper bote ketu.  

 

Ketu ke nje liste me firmat me te medha ne Zvicer. Po ta le ty te gjesh se sa jane Banka. http://de.wikipedia.org/wiki/Liste_der_gr%C3%B6ssten_Unternehmen_in_der_Schweiz

ok, dorzohem jo pa permen ubs qe para 2 vjetesh pagoi nja 800 milione amerikes per kliente amerikane qe nuk ishin raportu per kthim taksash plus dhe listen e 4 mije e ca klienteve qe kishin llogari. Para 1 viti e gjys c. suisse pagoi nja 600 milion se i ish shmang ktyne regulatory compliance dhe kish kry veprime bankare per nji program armatimi per iranin, dreqin e t'birin, dmth se ideja qe offshore nuk eshte sinonim me fshehtsi e deri ne njifare mase me pislliqe, nuk eshte se nuk qendron. Sa per ate 5% e parave te pista, eshte cik deklarate e forte ta thush kshu.

Viti 1997 ku u grabiten te gjitha bankat eshte garancia me e sigurte per investuesit e huaj se paret e tyre jane teper te sigurta ne shqiperi.

 Dhe ja ku u rishpik edhe njehere uji i ngrohte! smiley

Sec ka nje gje kjo Zvicra qe i terheq te gjithe lunderthyerit ta marrin si model. Jam i sigurte qe po te rremosh ne gazeta lokale te Kongos p.sh, do gjesh artikuj qe ofrojne si model per t'u marre shembull, modelin zviceran. 

Po sikur ta fillonim njeher duke marre si model Kroacine, e pasi t'ia kalonim asaj te merrnim Sllovenine, e keshtu me rradhe e keshtu me tutje, deri sa te dilnim ne Alpet e Zvicres.

PF, mu mo teper mgjan qe ky gjeniu ka rishpikur vrimat ne djathe.

Edhe kjo u desh, me i fut n'men Sales t'na shnderroje ne Ofshor Ripabllik of Allbenja.

Ne fakt artikullshkruesi ka nje fare te drejte ne  jemi vend terheqes per mafiozet .C'te keqe ka ta sanksionojme me ligj bile ta veme dhe ne kushtetute.Neni 1:Republika e shqiperise iu ofron strehim dhe mundesi ti shmangen ligjit te gjithe mashtruesve evaduesve fiskale , te gjithe atyre qe duan te rrojne me gjithcka pervecse me pune te ndershme.

Ne kete menyre te gjithe kompaanite fantazma qe perpiqen te fshehin taksat ne vend te inkorporohen ne ishujt Caymen do te inkorporohen ne shqiperi.Agita dhe shkelzeni do t'iu ofrojne gjithe asistencen e duhur per te plotesuar dokumentacionin ligjor.

Po ky u dashka ba kryeministër çafësht mer .Boto  mre nji libër e fali i kopje Salës se paske vizione më të qarta se Pjeri ynë . 

Ps : po ky se përmend kund Panamanë veç në titull apo s'ma ka kap syu .

- Biri im, tha më së fundi AI duke nxjerrë tymin prej hundëve. - Unë jam Jezusi.

- Po të thashë më, iu përgjigj djali - mos e thith kaq fort!

(me leje me dal pak jashte teme? 5 minuta gje) jeru, mbreme po shikoja ca klipe nga dylan moran, do te te pelqente ky shoku. ne nje moment thote, ja, femrat jane shume ndryshe nga meshkujt, me modeste. vjen jezusi dhe thote 'i am the light of the world', shume mendjemadh i biri i botes/zotit. po te kishte qene jezusina, do te kishte thene thjesht 'well i'm quite bright'.

e pra, se andej nga tema tjetër i bënë të gjithë femrat *%&bisha  ... smiley

normale, "Ishujt e virgjёr tё Islandёs" smiley jane gjithsej nja 120-140 (sipas ngese dhe lartesise se dallgeve, gjys per gjys amerikane dhe britanike), te tjerat jane bisha te pandershme.

po, ishujt e ndershëm të islandës, ta përmendi edhe një komentues dje por nuk ia vure veshin smiley

 

un kam , ti ke, ai ka ...pffffffffffffffffff ueueueue po sillni noj gjo t hajrit o admina se ju paska ra dielli n kok already  nejse nejse se dhe un nuk kam kohe mbase me mire kshu..

Si Zvicra e shoh pak te veshtire, por si Panamaja (mbreteri kokaine) edhe mundet. Kemi nje projekt pilot andej nga Lazarati, qe premton per mire ne kete fushe.

emil, ke radhitur faktoret kyc qe kushtezojne zhvillimin e Shqiperise dhe te cdo vendi tjeter ne kohet tona.

- popullesi e arsimuar/ specializuar (ne nivele te larta)

- informatizimi / niveli teknologjik

- infrastruktura

- legjislacioni/ respektimi i ligjeve/ qendrueshmeria politike

- bankat

- ekonomia e shkalles

- sfondi historiko-kulturor

Keto i gjen ne cdo liber fillestar ekonomie, por fatkeqesisht niveli i klases tone drejtuese eshte ai qe eshte.

 

Persa i perket shkrimit, une personalisht mendoj se Guatemala eshte modeli me i prekshem per Shqiperine.

me kujtohen ca guida biznesi te 93-shit ku permendej edhe shqiperia si vend per berje te shpejte lekesh, meqe ligje & ligjshmeri s'kishte.

shume gjera kane ndryshuar sot, e megjithate plus c'est la meme chose, thote frengu.

autori ben shume, po shume akrobacira, po vertet shume sa robi as ne muhabet tavoline s'do t'ia lejonte vetes.

nejse, offshore banking s'ben vaki te ndodhe ne shqiperi sepse per sa i perket stabilitetit kemi nje disavantazh krahasues te thelle.

tropizma ketu ke nje artikull nga spiegel. Eshte i sotmi 7.6.2011

http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,766876,00.html

Ne te eshte edhe komenti i nje biznesmeni gjerman ne shqiperi qe thote "Ketu ke nje shans per biznes nqs i serviloset pushtetareve (bile ai thote zoterve). Dhe eshte njesoj nese eshte Rama apo Berisha. Ata marin per cdo kontrate pjesen e tyre. Shteti eshte i bleshem (eshte i korruptuar)". Keshtu qe nga 93 deri tani nuk ka ndryshuar shume.

Emil flmnd per lidhjen. Edhe paralelja qe hiqet ne fjaline e fundit eshte domethenese. 

Pike e zeze qenka bere edhe Shqip-i si Sot-i, Standard-i e ca fletepalosje te tjera te vetequajtuara "gazeta" smiley

FMG po ndonje koment per peshkun ke, meqe e ka vene ne balle?

S'kam se s'di ti marri njeriu para Peshku ne shkembim (te nenkuptuar) te nje materiali interesant per te lexuar.

bishtnim, fmg, kjo nuk eshte ceshtje parash.

JO s'eshte bishtnim, eshte venie ne pah e diferencave midis nje sipermarrjeje qe ka si synim fitimin dhe qe mbeshtetet mbi njerez te paguar per punen qe bejne, dhe nje sipermarrje qe nuk synon fitimin, dhe qe mbeshtetet mbi njerez qe dhurojne kohe vullnetarisht ne kembim te nje kenaqesie morale. Kryeredaktori i Shqip-it paguhet per punen e tij, dhe harxhon 8 ore per te, administratori i Peshkut e "vjedh" kohen qe kalon tek Peshku nga koha per te cilen paguan dikush tjeter, apo nga koha e veprimtarive te tjera personale.

Pra Jo, s'kam gje per te thene per Peshkun.

Po edhe une qe lexoj peshkun investoj kohe nga koha ime. smiley

Zvicra dhe Panamaja, modele të prekshme për Shqipërinë

Nga Artan Mullaj

ouu, paska lexur edhe ky Vizione te qarta?smiley

wth?

 Une nga titulli mendova se ishte ironi me ate "Zvicren me det" qe ka premtuar njeri se do te beje Shqiperine. Sipas atij komentit te emil, ky premtimi eshte si me te qit syte.

Me ate mendje u nisa ta lexoja dhe une.  Bile edhe me nje kureshtje akoma me te madhe per Panamane, gjithe interes se pale cfare skenari paralel me pushtimin e Panamase (nga US) eshte gatuar ne artikull.

Le te themi qe u zhgenjeva pa mase me te perbrendshmet e artikullit e per rrjedhoje "wth", s'bekan as per kukurrec smiley.  

 Ky shkrim te lodh shume per ta kuptuar megjithse shkruhet shqip. (Si jap dum). Ka nje ndertim fraze te shqipesh qe ta heq tepelekun( Si jap dot dum).

Atёhere pёrse bota ёshtё nё krizё, kur gjёrat janё njёlloj si mё parё? Pёrse tё mёdhenjtё janё mpleksur nё njё rrumujё ekonomike tё frikshme? ...Ç’gjё ёshtё ajo qё ka prishur ekulibrin e besimit shoqёror nё gjithё planetin mbarё?  Ç’gjё  thelbёsorё ka ndryshuar nё    vetёdijen e popujve tё lirё, ndёrsa janё nёn makthin e kёrcёnimeve financiare, ndёrsa makthi i vertetё ёshtё tjetёr gjё, ёshtё lehtёsia e pamundur e shpjegimit tё tyre…

 

I kam theksuar me te zeze(bold),fjalet qe si jap dot dum, si kuptoj! Gjerat kush jane keto gjerat ? Rremuje ekonomike!!!! Ekulibri i besimit!!!!Gjeja thelbesore!!!! Vetdija e popullit!!!! Lehtesia e pamundur!!!!!!!!

Ps:

Shoqerore Artan Mullaj, a ka mundesi te besh nje tekst me te thjeshte per ne popllin e thjeshte, sa na lehtson shume barren, qe ta kuptojme me mire shqipen dhe te kuptojme me mire ty se cer je duke thone "indeed! 

Artan Mullaj, a ka mundesi te besh nje tekst me te thjeshte per ne popllin e thjeshte, sa na lehtson shume barren, qe ta kuptojme me mire shqipen dhe te kuptojme me mire ty se cer je duke thone "indeed!

Pike e zeze, po shkrime te ketilla (po te jene te hajrit) nuk behen per popullin e "thjeshte" mer lali se s'po i kerkon njeri popllit te beje politiken e offshore banking! Mos do edhe nje grusht qiqrash ne hell qe ti hash gjate kohes qe lexon shkrimin e rradhes per strategjine e shtetit Shqiptar mbi tatimin e fondeve jo-rezidenciale?

smiley

po pse, redaktori apo media e ka paguar kete gazetar qe te shkruaje nje artikull te tille, sepse... kerkon te "targetoje" shtresa shume inteligjente dhe tejet profesionale te popullsise???

dyshoj, treshoj, katershoj shume shume.

pikerisht per njerez qe nuk marrin vesh nga ato gjera edhe behet nje artikull kaq i dobet. smiley 

rispektfulli. 

Aaaaa, nqs po thua qe shkrimi eshte qellimisht i dobet atehere eshte muhabet krejtesisht tjeter, terhiqem smiley

jo ne fakt... autori ka dhene maksimumin. por gazetes nuk i ka shkuar ndonjehere ne mendje se ne shqiperi ka njerez te ngritur qe t'i targetoje. pra, ne shqiperi, jane te gjithe njerez te ngritur... kupton? por te ngritur sipas... jes. smiley

shkrimi eshte i dobet, sepse aq eshte maksimumi i nje gazetari qe ushqehet me jutjub(youtube). smiley

 shume i lodhshem... dhe dobet. smiley

Duke lexuar artikullin, artikull interesant smiley vura re qe autori i kish kapur problemet si disa gazetare kendej, sidomos kur flitej per 5% e zoteruesve te 95% te zoterimeve. Autori nuk e di, ose turbullt, se kjo ndarje eshte skematike, se ne te vertete, ata nuk bllokojne asgje, se nuk e kane ate fuqi, lere me qe eshte kundra interesave te tyre. Punohet, shitet, blihet, regjistrohet, e perseri vazhdon keshtu, por kriza nuk vjen se ai bllokoi paret e veta, por se aktiviteti i tij ra nga nje konkurent qe shet me lire. Kjo eshte fakt, kudo. Shifni industrine e tekstileve ne Europe, lulezonte gjer para ca viteve, mirpo tani me lehtesirat doganore, marrveshjet dy palshe, shum palshe, konventave tregtare, etj, shohim se kjo industri po rrenohet (krize totale), sepse po e mbysin mallrat kineze, pakistaneze, indoneziane, indiane etj., te cilat shiten me lire, kuptohet nga krahu i lire i punes.

Shqiperia, ka nje legjislacion te shkelqyer, favorizues me sakte ndaj biznesit te huaj, dhe nuk eshte se e pengon ajo "offshore", por eshte psikoza, imazhi, nami qe ekziston, qe i ben firmat e huaja te vijne me frike apo me keq te ngurojne per te ardhur. Shqiperia, duhet te rregulloje ne radhe te pare, lidhjen rrugore dhe hekurudhore me EU, gje qe nuk i ka bere. Kroacia dhe Sllovenia, e kane bere lidhjen tashme. Mali i zi e ka lidhjen hekurudhore, keshtu qe Shqiperise i bie te lidhet me rrjetin e Malit te zi, per tu lidhur me Europen, dhe konkretisht i bie te elektrifikoje Kufi-Shkoder-Durres e me pas Durres-Kavaje-Rrogozhine-Elbasan-Pogradec-Maqedoni. Ky eshte hapi i pare, kuptohet se bashku me lidhjet me autostrade.

Nje pyetje qe une i bej autorit dhe qeverise budalle te Buall Mavrise, eshte, se; pse duhet te gjej ne kete menyre qeveria para (300 milion euro, sa permend autori) kur mund te gjej 30 miliard euro ne nje menyre shume me fisnike.

Nuk e lexova po nga titulli kam nje pyetje, eshte ashtu si duket apo eshte satire? Please, shpetojeni autorin, thoni qe eshte satire.

satirë e hollë, aq sa nuk dallohet fare smiley

madje, nese mund te shtoj, te gjithe vizionaret po kaq te holle e kane.

 Nuk  jam i fushes per te  thene si mendoj rreth ekonomise offshore te  menaxhuar prej nje qeverie ..offshore.Por para 10 viteve, nje bisnezmen qipriot, me  ofroi te hapnim nje firme offshore ne ishujt Island. Dhe ne fakt e hapem.Greku kishte eksperiencen une deshiren dhe vullnetin per  te  punuar.Thelbi i asaj firme do te ishte(sipas grekut qipriot)shmangia prej pagesave te  taksave dhe bilanci  i  fshehur..

 Neise, si me rezultoi me vone, greku e kishte gjithe idene  te merrnim fekalet e Athines, te presuara  dhe ti depozitonim arave shqiptare, per  te  .."prodhuar "biodizelin"....!Nuk vdes kali  Trojan!  Nga 30 milion euro qe merrte greku qipriot(fitues i tenderit  dhe mik i  ish ministrit grek te  ekonomise,  ketu linte vetem 5...!  Por si u pa ne detaje, ne  se ai operacion do te ishte  realizuar, ne arat  tona do te  mbeteshin jo  me vetem m...e grekeve POR... elemente te  rrezikshem..! E  thashe kete per  sa mesova prej atij offshorllekut.Keshtu qe kur  e lexova nga Mullai, mu shfaq nje ...mullar shume i  madh  mbi  offshoret! 

    Duke u  rikthyer tek tema qe trajton Mullai, sepse  me krijohet bindja qe edhe pse  autori  eshte  lodhur goxha, gjynah mos paça, por sikur  eshte harruar prej tij ajo çka perben natyren e krizave ne vet sistemin.Kontradita midis Tregut  dhe Politikes.

   Kinezet  ishin te paret ne bote qe studjuan ne imtesi tezat e Buharinit.I vune ne jete dhe kane arritur  suksesin, si sistem funksionues politiko-ekonomik  e shoqeror.Por  po ky shembull ka treguar se Kontradita mes Tregut dhe Sistemit Politik, ne  zbatimin e sistemit buharinist ne Kine, ishte  tregu ai qe  goditi sistemin politik kines.Dhe e ka goditur shume rende.Partia  Komuniste Kineze, po  perballet me probleme te renda ne  sistem.Situata e struktures politike, po menaxhohet atje me mjetet e forces.Une nuk e di se  gjer kur ajo situate  do te  jete nden kontroll, por jam me se i  sigurte qe ne se nje dite  do te dali jasht ekontrolli, apo ti ngjaje sado pake asaj qe kaloi lindja me menyren kadife te revolucionit drejt ndryshimit ,  e gjithe bota do te  perballej me krizen me te  rende ne histori.

   Me fjale te tjera, do te deshiroja t`i thoshja Mullait, se nuk duhet habitur sot apo  pyetur gjithe habi se pse keto situata krize  ne nje sistem, te cilit  asgje nuk i ka ndryshuar.Nuk ka fare habi kur asnje gje nuk i ka ndryshuar ne natyren dhe tere  permbajtjen e tij.Deshtimi  i  sistemit qe u provua, nuk do te thote se perfeksionoi te vjetrin.

  Ndryshimi nuk mund te  kerkohet  me brenda ketij sistemi te vjeter, por vetem ne se gjendet  nje tjeter  sistem, i  cili ne  mos do te jete krejt ndryshe te pakten te arrije te zgjidhe krizen mes tregut  dhe strukturave politike..Dhe te zgjidhe edhe  shume e shume probleme, qe nuk jane me vetem te G 7, G 8  apo G 20 -tave, por  te  nje BOTE, qe per dite e me unike po behet..

 

Pse mos ti bejme gjerat per se mbari si bere ymer ai atje lart.Ngritja e shkollave te mira profesionale ku te pergatiten teknike e inxhiniere cilesore  qe te dijne te riparojne programojne robote linja prodhimi pra gjithe infrastrukturen e manufakturimit nga a ne z pastaj do te shikoni si do te vijne investuesit e huaj.Nje nga arsyet se nuk kemi mundur te ngreme ekonomine eshte se shumica e popullsise perbehet nga njerez qe nuk dine te bejne asgje.

 ketu ke te drejte Alba, dhe e kemi thene ne veteranet e Peshkut para disa vitesh ketu, por kush ndigjon. U be 21 vjet tranziscion, dhe nuk eshte hapur asnje shkolle e mesme profesionale, perkundrazi, nga gjith ato qe kan qene para 20 vjeteve, tani kane ngelur pak shkolla te tilla. 

 

Shume artikull "anemik" dhe amatoresk....

Autori supozon dhe flet per "10.000 aktivitete te huaja" qe mund te operojne ne Shqiperi si te ishin kokrra domateje..Shume iluzionist dhe pa asnje pike realiteti.

Gazetari na permend Panamane ketu,...Panamaja nuk eshte vend Agrikulturor si puna e Shqiperise.Kjo ka rendesi thelbesore qe ne strukturimin shoqeror dhe terheqjen e investitoreve te fuqishem. Nuk mund te terheqesh "offshore" ne nje vend ku nuk ke nje krah pune te kualifikuar. Ketu mund te permend rastin e Irlandes qe vlen te theksohet "Ish Dragoit Evropjan"(qe nuk e ka permendur gazetari) i cili u kthye ne nje mini offshore dhe qender Evropjane te kompanive te elektronikes(kryesisht Amerikane)  duke permendur ketu gjigande si Microsoft,IBM,Google,Intel,Ebay,Photoshop,Dell,Symantec,Havok etj

 Tani qe te fillojme krahasimet me Zvicren eshte ca qesharake dhe surreale po ja le komedianeve te merren me kete ceshtje smiley ...Qe shqiperia te arrije nje fare niveli minimal per kompanite serioze te operojne duhet nje ristrukturim i thelle shoqeror qe vjen me investime te medha ne edukim akademik dhe ate profesjonal. Produktet bajate te dala nga "Universitetet kioska" jane pjese e problemit....Kjo behet nga njerez me vizion dhe jo zhurmaxhij dhe daullexhinj te cilet "bretkosen perpara pasqyres e therrasin princ"
 

 

 FGM:

Pike e zeze, po shkrime te ketilla (po te jene te hajrit) nuk behen per popullin e "thjeshte" mer lali se s'po i kerkon njeri popllit te beje politiken e offshore banking! 

FGM, s`me paske kuptuar.

Une po te jem i interesuar do te hap fjalorin dhe do t gjej se cfare eshte offshore banking ose fonde jo-rezidenciale,por une nuk e kisha fjalen ketu, tek termat e fjaleve te veshtira ekonomike per "popllin" qe ti mi theksove "muve si popull"!!!

Ka me shume uje ne artikull se terma ekonomik te fushes qe nuk kuptohen nga populli lexues! Ketu nuk jemi ne nje auditor specifik qe ngrihet njeri, si une, qe s`merr vesh dhe ngre nje "pietje" per termat e fjaleve qe po predor "profesori ".

 Mullaj nuk e besoj se eshte nje  profesor ne ceshtjet ekonomike dhe ka shkruar ketu nje lekson vecanrisht per njerzit e fushes, qe te kapin nje ide te pazbuluar me pare!!!

Une e  kisha fjalen me shume tek kuptimi i gjuhes shqipe sesa tek termat e fjaleve te veshtira te fushes perkatse!

Ok, pak me siper ke komentin tim dhe lexo cfare kam shkruar, ti si ekonomist qe mund te jesh, (ose jo),keto shprehje; rremuja ekonomike, ekulibri i besimit, lehtёsia e pamundur e shpjegimit tё tyre,ect jane terma ekonomik?

 

 

 

 

 

Pse mos ti bejme gjerat per se mbari si bere ymer ai atje lart.Ngritja e shkollave te mira profesionale ku te pergatiten teknike e inxhiniere cilesore  qe te dijne te riparojne programojne robote linja prodhimi pra gjithe infrastrukturen e manufakturimit nga a ne z pastaj do te shikoni si do te vijne investuesit e huaj.

!!!

Nje nga arsyet se nuk kemi mundur te ngreme ekonomine eshte se shumica e popullsise perbehet nga njerez qe nuk dine te bejne asgje.

... e "gjithologe" njekohesisht. Figurativisht dhe realisht. Ne nje bote ku individi specializohet gjithmone e me shume dhe loja ne skuader behet gjithmone e me  e rendesishme, ne gjendemi ne nje realitet ku dominojne pseudo-Maradonat qe dine gjithcka e s'dine asgje.

smiley Mese e drejte.

Duhet te jete ndonje pengese " eu", ndryshe Mali zi do e kishte perqafu me kohe!

Per te arritur ne nje shtet "offshore", duhet eleminuar gjithe ato marrveshje , tratate bashkpunimi.

Pse nuk merremi me piken kryesore te zhvillimit zviceran, pune e vetem pune, si nje ore zvicere.

 pune pune nate e dite qe te shohim pakez drite. 

puna eshte po kur ska pune ???????

problemet tona jane shume-permasore dhe te gjithanshme. 

Por meqenese ne jete njeriu ndjek modelet  ( te pakte jane ata te cilet krijojne) ne shqiperi nuk ka asnje model te hajrit. 
Modelet ne shqiperi jane nje perzierje:
turko-otomane  (4-5 shekullore),
Zogiste (pak fare as 20 vjet )
komuniste-enveriane ( gjys shekulli),
pseudo "treg i lire-kapitalizm" por me mentalitet te theksuar komunisto -enverian ne vazhdim.

 

 shkrimi utopik, por i sistemuar profesionalisht nga pikpamja gazetareske, megjithese me sa di une ky Artan Mullaj nuk eshte gazetar por shkrimtar,  dhe nuk e di c'arsye e ka shtyre te fute duart ne brumera te tilla.

ndonje pagese e mire redaksie me siguri.

Komentet ne teresine e tyre jane utopike gjithashtu. Shumica e miqve ketu kam pershtypjen se nuk e kane fare idene e shteteve offshore dhe legjislacionit offshor. As ata qe pretendojne se jetojne ne zvicer apo panama.  Nuk kane faj per kete. Diskutimi do duhej te hynte ne analizen e ketij legjislacioni, te cilin autori i ketij shkrimi e njeh mire, por e trajton ne menyre jo objektive. Me keqardhje konstatoj se nuk eshte kuptuar thelbi i shkrimit. Diskutantet jane satelite te ketij thelbi, te shtyre edhe keta thjesht nga kenaqesia e shkurter e nje krenarie te kote qe jep vetvleresimi...

Komentet ne teresine e tyre jane utopike gjithashtu. Shumica e miqve ketu kam pershtypjen se nuk e kane fare idene e shteteve offshore dhe legjislacionit offshor

Nuk e di per cfare legjislacioni offshore e ke kur flet per Zvicren? Mund te te them qe nuk ka nje te tille. As koncepti Shtet Offshore nuk ekziston per Zvicren. Kete e degjoj vetem nga ty dhe autori. Ne Evrope eshte koncepti i "Steueroasen" qe do te thote "Oaze per taksat" per shkak te taksave te uleta (por jo me te uleta se Shqiperia). Me duket se do te thuash dicka per muhabet. Shefki ne Zvicer nuk ka nje legjislacion te tille. Ketu ka nje ligj per bankat qe eshte vendosur me referendum popullor para 100 vjetesh dhe quhet "Bankgeheimnis" ose ne shqip "Sekreti bankar". Pra qe i detyron bankat te ruajne sferen private te klienteve. Dhe te mos japin informacione per klientet te tjereve nqs nuk ka te dhena qe kane shkelur ligjin. Eshte vendosur para 100 vjetesh dhe mos me thuaj qe koncepti offshore ekzistonte para 100 vjetesh. Pjesa tjeter e legjislacionit ketu nuk ka asgje te ndryshme nga vende te tjera si Gjermania, Anglia, USA etj. Shkurt nje leggjislacion i tille ne Zvicer nuk ekziston. Shiko ketu dhe mund te informohesh. E ke ne shume gjuhe.

http://de.wikipedia.org/wiki/Schweizer_Bankgeheimnis

 EMIL, i dashur, zvicra eshte ne krye te rreth 70 shteteve offshore qe ekzistojne ne bote, por ky fakt nuk eshte dicka qe domosdoshmerisht duhej ta dije, megjithese jetoke ne zvicer dhe pretendon se njeh gjithe cka ndodh edhe ka aty... Mendoj se sidomos ti je fare jashte teme, me vjen keq...Megjithate nuk mendoj se eshte fatkeqesi qe nuk ke njohuri per nje gje te tille, fatkeqesi eshte te pretendosh qe di gjithcka, nderkohe qe di pakcka...Te sugjeroj te kerkosh informacion per shtetet offshore dhe zvicra do te te ndrije si fanar ne mes tyre...hajt me te mira!

Une u perpoqa te jem konkret. Meqe je ne Kanada dhe mbase di frengjisht ketu e ke faqen ku mund te gjesh legjislacionin e Zvicres (eshte edhe ne italisht dhe gjermanisht). Eshte faqja zyrtare. Vetem te lutem behu konkret. Nqs do te bejme muhabet klubesh mund edhe ta bejme. Vetem mos te fillojme te flasim pas dopios se 3 smiley

http://www.admin.ch/

Une te fola konkretisht per ate legjislacion offshore qe pretendon ti dhe autori dhe qe nuk ekziston ne Zvicer. Na e trego ku eshte, se mbase na e fshehin keta ketu ne Zvicer dhe ekziston ne Kanada. Une po e perseris: Pervec ligjit te "Sekretit bankar" legjislacioni ketu nuk ndryshon as me legjislacionin e shtetit ku jeton ti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).