Arabi Saudite, Riyadh

Mbreteria Arabe po diskuton nje propozim per financimin e parlamentit te ri te Shqiperise (kerkese qe i eshte bere nga qeveria Shqiptare, dhe do te behet publike gjate vizites se znj Jozefina Topalli  ne Arabi Saudite pas disa muajsh).  

Shqiperia eshte nje vend me shumice muslimane ne Evropen Juglindore dhe ky eshte nje gjest solidariteti ... shton artikulli

Gjithashtu Mbreterise Arabe (ndermjet Bakes Islamike per Zhvillim) i eshte kerkuar te investojne ne rrugen Elbasan-Tirane

Nje pyetje kam une personalisht: Askush nuk te jep leke falas. Cfare i ka premtuar Qeveria jone Arabise Saudite ne shkembim te ketyre investimeve? 

19 Komente

300 xhami

konvertimin e 3000 te krishtererve ne musliman

veshje me ferexhe te vajzave ne rruge ............. smiley

Nuk do ishte pazar i keq  !   smiley

 

konvertimin e 3000 te krishtererve ne musliman

po ato qe ishin mysliman dhe u shnderruan orthodoks (kur vajten ne Greqi ose per 300 Evra) quhen nese rikonvertohen ne mysliman?

Mund te quhen me gjysem cmimi smiley

 

P.S. Per hapesin e temes, lajmi presupozohet automatikisht si i vertete mqns e botoi nje gazete ne Arabine Saudite?

Pse jo ,njerez jane dhe ata ,pavaresisht se jane cik te paqendrueshem ne besim .    smiley

 Ne Shqiperi 638 xhami me 1119 kisha

edhe 300 xhami te tjera nuk do e prishnin shumicen e krishtere, pa merak

konvertimin e 3000 te krishtererve ne musliman

Po ky numer nga doli, se ne Shqiperi s'po numerojne dot votat tamam, jo me te dine sa jane konvertuar ne mysliman apo anasjelltas.

Dhe po vazhdoi me kete ritem qeveria shqiptare ,ne fund te mandatit te saj ,ja si do jet familja shqiptare smiley

Very fashion! smiley

 

Kostoja e parlamentit të ri shkon 110 milion euro, ishte deklaruar 40 milion

Marrëveshja për financimin e parlamentit të ri, që mund të nënshkruhet me përfaqësuesit e Arabisë Saudite, është rreth 110 milion euro. Kështu kanë raportuar mediat arabe. Në këtë mënyrë është zbardhur edhe shuma që do shpenzohet për ndërtimin e parlamentit të ri.

Më përpara qeveria kishte deklaruar se do të shpenzohej 40 milion euro për ndërtimin e godinës.

Gara për projektin e parlamentit të ri u fitua nga Volf Priks, një arkitekt austriak, i njohur për projektet e tij luksoze, por që tejkalojnë gjithmonë kostot fillestare.

Nëse parlamenti shqiptar do ndërtohet me një kosto të tillë, do ishte një goditje e rëndë për ekonominë e brishtë shqiptare dhe një luks që vetëm sheikët mund ta lejojnë

Do e bejme si anglezet, qe ndertojne me parate e arabeve, stadiumet e futbollit me kusht qe te mbajne  emrin e ndonje sponsori per 40 vjet. Per kete arsye Kuvendi Popullor do te ndertohet nga arabet dhe per 40 vjet (aq sa eshte kontrata) do te thirret Al Milet - Airline of United Arab Emirates

Jo, jo!

Qatar Airways | World's 5-star airline

Kjo tregon edhe nje here, se sa manaxhues te dobet jane Buall Mavria me ekipin e tij.

Artikulli ben fjale per 600mio SAR ~ $160,000,000. 160mio per nje parlament? A jane ne terezi kto koqet apo, vari trapin dikush tjeter ka per ti pagu. E per cfare? Per nje pordhament.

e kan gjet formulen kto....merr borxh ne emer te popllit shqiptar, fut ne xhepin e fisit

Kjo puna e Parlamentit tone me kujton tregimin e Buxatit:

 

Shtëpia ideale
Nëse do të isha shumë i pasur, do të ngrija një shtëpi të re të këtillë: paradhomën të vogël fare, korridorin të ngushtë, dhomën e ndenjes pa pretendime, atë të gjumit pa luks, mobilje të thjeshta, pa zbukurime, disa piktura, pa qilima, perde nuk dua, llampa që ndriçojnë zbehtë e që nuk shqetësojnë, gjendje e përgjithshme joçlodhëse. Sa për banjën, ah, banjën do ta bëja rreth dyzet metra katrorë me pllaka mermeri, majolike, çezme të vetëtitura me shumë presion, ndriçues madhështorë, pasqyra në pafundësi, tapete të butë prej sfungjeri me ngjyra çlodhëse, lloj lloj parfumesh të rralla e të shtrenjta, letra higjenike të buta si pshehrëtima, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë e me disqe të zgjedhur, me një fjalë, luks i papërmbajtur, hapësirë me tepricë, dëshirë për të bërë ecejake i lakuriqtë, mbase dhe të bredhësh. Pse arkitektët mendjendritur nuk ndërtojnë banesa të tilla? Vetëm kështu mund të durohet më lehtë mjerimi, të dhjesësh si zotëri.

Mua me shqeteson ca ky fakti qe qeveria ka nenshkruar nje marreveshje për anëtarësimin në Korporatën Islamike për Zhvillimin e Sektorit privat. Në bazë të marrëveshjes, kjo korporatë financon ndërmarrjet private në Shqipëri, të cilat do të paraqesin projekte që  nuk bien ndesh me rregullat e Sheriatit, apo ligjit islamik

 E mo mire se s'u be qameti se do financojne ferma bagetish ne vend te fermave te derrave.

Se mos kultivojne nga ata cjeperit me mjeker qe e mbajne gjithe diten sumen perpjete, kjo eshte puna

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).