Para disa javësh Berisha takoi një prej familjarëve të viktimave të Gërdecit, dhe i premtoi zbatimin e një VKM-je të cilën e kish nxjerrë para tre vjetësh kabineti i drejtuar nga i njëjti kryeministër. Të gjithë e interpretuan ngjarjen si elektorale, ndërkohë që pamja e viktimës që kokulur e me një buzëqeshje të përvojtur i jepte dorën xhelatit, më shumë se sa të ngjallte neveri, ngjallte mëshirë për një fatkeqësi që po merr përmasa shumë më të mëdha se ato të shpërthimit në Gërdec.

Dje u pushua çështja kundër Mediut, sepse u tërhoq nga padia akuzuesi, një i plagosur që më përpara ishte shprehur që do t'i shkonte deri në fund çështjes po të mos i paguanin shpenzimet spitalore, një shumë rreth 42.000 euro. Në fytyrat e avokatëve të Mediut të pranishëm në sallën e gjyqit mbizotëronte një shprehje e lumtur e ngadhnjyese. 

Me sa duket, viktima sërish ka takuar xhelatin, i cili ia ka mbyllur gojën me një tufë para. Por s'duhet harruar se tërheqja e akuzës nga viktima, nuk e zhbën shkeljen e ligjit. Mjerë shqiptarët për "drejtësinë" që kanë. Ç'respekt meriton ligji që "i paguhet prurësit me të parë"?

 

34 Komente

Po Mediun c'paten?

Nese u plagos, ai u plagos per qejfin e tij. E pyeti gje Mediun per kete gje? Atehere?

Kjo me ben te mendoj se dhe ata qe u vrane ne 21 janar (te mjeret) paskan bere vetvarsje!

 

He de, te pacipe njerez.  Po qysh u prish kjo dynja keshtu ... Si guxojne per kokerr te qejfit t'i bien n'qaf Mehdiut te shkrete ...

Sa per ata te 21 Janari pa merak se eshte harru ajo pune.  Nje familjar bile s'beri fare padi qe te pushohej ceshtja.  U pushu vete.

Kjo eshte per te vene kujen ...

  Monda, nuk e merr me mendje sa me brengosin, te  tilla permendje.Ne cilendo menyre , ne cilindo zhander, ne cilendo  forme, qe te shprehen,  te  thuhen e te pershkruhen, njesoj lendohet e rrjedh e do te rrjedhi gjak prej plageve " Gerdec" dhe  "Bulevard".Nuk  kane per  tu  harruar kurre!Do te mbajne po te njejten peshe emocionale.Plumb te rende!

   Keshtu ka per te  qene ....gjer diten, qe padrejtesia te  fshihet si emertese duke i dhene ketij  mavriu popull, dhuraten e madhe:Emershuarjen e horrapolitikaneve dhe ne menyre  te veçante, te   horraqeverrisesave.

Qe po shijne ne lemin e varferise, "te djersitur keqazi, per drjetesi e demokraci", nje tufe me  gangstere dhe horra. As per viktimen nuk kane meshire!

Nje ..grusht paresh, per gjakun...!

   Mirepo mua me duket se  sot, koston e larte, ne kete  rast  dhe ne te gjitha rastet, kur ka vene e ve dore e yzer "ai burre",  nuk e ka drejtesia, por padrejtesia.(Titulli pyetesor)

 Ja prit tani, kur te vijne juristat e PPU prej Gjermanie e France dhe te fillojne e argumentojme qe "blerja gjakut" eshte tradite e vjeter kanunore ne Shqiperi dhe ndrecat me shoke i kane duart e lidhura.

popull ku theret qameti.

Me leje more bir? Si eshte kjo pune, te ike Mediu dhe te vije Koco Kokedhima? Si po shkon gjyqi i shokut te revolucionit Almir Rrapo qe e mbrojtem me shume pathos?

Ti dukesh edhe djale i zgjuar persa shkruan. Mos te erdhi ndonje kolpo persembrapi.

Kokdhima mafioz, qen-bir-qeni, po ti kishte gjetur Pushteti ndonje shkelje do ta kishte fundosur financiarisht dhe juridikisht. Ja qe nuk e ka bere fare. Eshte tolerant ndaj mafiozit Pushteti?

Ndersa Mehdiu mafioz, pjesmarres ne vrasje masive, perfitues parash nga shfrytezimi i postit publik, edhe ne bashkepunim, ka shpetuar prej gjykimit mbasi i eshte ngritur nje akuze Zyrtare, e tille me te gjithe ato qe te permenda me siper. Ka shpetuar prapaniken me PROCEDURE!!!!

Tani te pyes, a mund te vendoset barasvleresimi?

ndersa per kuriozitetin tend dhe te tjereve ai Rrapo, akoma po qendron ne qeli sepse nuk eshte mbyllur dosja qe edhe mund te dali i lare por edhe mund te shkoje perjete me burg. Por nuk ka marre fund ajo PROCEDURA, nje si puna e asaj qe shpetoi ai pjesmarresi ne 27 te vraret.

Shkelje ligjore nuk ka as Mediu. Ligjerisht e formalisht si Mediu si Kokedhima jane ne rregull. Por keshtu ne menyre informale te gjithe e dime se Kokedhima eshte nga hajdutet me te medhenje te pasurise se shqiptareve, duke bere te vetat prona shteterore me 2000 leke te vjetra qe kushtonin qindra milione dhe duke marre pothuajse te gjitha tenderat e bashkise Tirane. Kokedhima me Edi Ramen jane kokat e sistemit te korrupsionit e klientelist te ngritur gjate qeverisjes socialiste dhe qe vazhdon edhe tani e qe presin me padurim te fusin nen kontroll edhe qeverine qendrore per te bere ate qe bene gjate 8 viteve te qeverisjes se PS dhe gjate 11 viteve ne bashkine Tirane. Procedurat ligjore e administrative kane shpetuar si Mediun si Kokedhimen. Por Mediu eshte shume i vogel ne krahasim me ate qe eshte Kokedhima ne hierarkine e sistemit te korrupsionit. Tani ketu jemi perpara hipokrizise se komunistit Zaimi: sulmon nje politikan per probleme qe ka pasur gjate ushtrimit te funksionit si minister, per llogari te nje te korruptuari qe po pret te largoje kete qe sulmojne rrogetaret e tij per te zene vendin e tij dhe mbushur torben. Hipokrizia e dyte: u mbrojt Almir Rrapo, shok revolucioni, megjithese akuzohej per vepra te renda kriminale, qe nga trafiku i droges, pengmarrja dhe vrasja. Morali qe del nga kjo eshte: Kush eshte me ne, edhe pse ben gjera te keqija nuk i llogarisim, ata qe s'jane me ne, edhe nese bejne mire nuk ja u quajme. Degradimi i trete: Kerkuan te benin kauze revolucionare me rrembimin e pavertete te gruaas se nje kryebashkiaku. Po pse, me keshtu komunistesh do behet revolucioni?

"... te ike Mediu dhe te vije Koco Kokedhima?.."

 Meram po llaf, si  pej amerikani!Jo ore te rrine qe te dy, qe familja kusare, te behet me 17-te!

Ça pune, kujton se na  prish, se shtoni Ju dhe nje kriminel tjeter, ne vathen e nje  tufe me bandite? 

Ndonje gje  me te sakte, qe te na zeri vend de,  na thua dot ? Se kaqe gje e dime dhe neve.

Si ishte ajo puna e gruas te K/Bashkise se Kavajes qe me duket se ishit po ju qe thate se e rembeu B(er)isha e beri te linde femijen para kohe dhe passtaj ta leshonte te shkonte ne shtepi?

 

Me sa duket, viktima sërish ka takuar xhelatin, i cili ia ka mbyllur gojën me një tufë para. Por s'duhet harruar se tërheqja e akuzës nga viktima, nuk e zhbën shkeljen e ligjit.

gongel lidhja. 

Disa njerez shkruajne nga injoranca, disa me qellim per ti ngateruar punet me keq se sa jane. Ketyre te fundit nuk ke cfare tu besh. Te pareve ju kujtoj

If you have nothing to say don't say anything at all

Te tutje s'mund te zbraz timen e mbush tenden smiley

Qesh ti qesh por me keto mend pas Shqiperise do te marrin ne qafe edhe Ameriken smiley

Fundi i botes,fmg, le te na kap me te qeshme smiley.  

Dje u pushua çështja kundër Mediut, sepse u tërhoq nga padia akuzuesi, një i plagosur që më përpara ishte shprehur që do t'i shkonte deri në fund çështjes po të mos i paguanin shpenzimet spitalore, një shumë rreth 42.000 euro.

...

Mjerë shqiptarët për "drejtësinë" që kanë. Ç'respekt meriton ligji që "i paguhet prurësit me të parë"?

Dmth sipas Zaimit ligja s'duhet ta lejonte kete viktimen qe te terhiqej nga padia, i cili viktime e paske bere padine me kusht vetem nqs s'do ti paguanin 42 mije euro (sipas autorit), apo...?

Na orientoni, ndaj kujt duhet te shprehim dufin ne kete rast, ndaj viktimave apo ligjit?

Kemi ndonje deklarate per kete ceshtje nga Shoqata e Familjareve te Viktimave te Shpërthimit në Gerdec?

Xhib, c'kemi?

Po me kete ceshtje pse kruhesh kesisoj se s'po e kuptoj, jo ligji, jo terheqja, jo dufi ne pergjithesi. Kur s'ka drejtesi per ceshtje kaq kardinale - me se paku te nxirren fajtoret, se per masen e denimit & shperblimit s'po pretendohet aq shume - nuk ecen dot perpara shoqeria, sepse i shkaterrohet besimi tek vetja, bie poshte arsyeja kryesore e ekzistences se nje shoqerie, mbrojtja e jetes se anetareve te saj. Cfare ka ketu per tu marre me teknikalitete te ligjit, me deklarata, me shoqata? Ose thene ndryshe, perse e ben?

Trop, i paskemi ndare me tapi temat ne te cilat do komentoje secili, apo per ne me biografi te keqe abuzive s'lejohet te komentojme keto? smiley

Ky irritim ndaj viktimes (apo ligjit?) per padine e tij personale eshte muhabet vl. Drejtesia duhej te ishte bere--dhe duhet te behet--jo me padira private civile te tipit po me pagove terhiqem; keto jane vec te tilla.

Prandaj keto dufqitjet ndaj viktimave me duken at best missguided. Ja vume barren e drejtesise per Gerdecin ketij viktimes dhe padise se tij personale tani?

Ceshtja me e gjere qe autori mbase e prek tangent po per hir te angazhese se qitjes se dufit e con dem, mund te ishte shtruar keshtu: Sa shqiptare nuk blihen (dot) me 42 mije euro sot, sa te tjere blihen me nje cmim me te larte, dhe sa nuk blihen dot fare? Po per kete veshtire ta kene fajin ligjet, apo drejtesia si nocion abstrakt, e veshtire te gjejme nje objektiv te vetem privat (si ky viktima) i cili te jete vetem ai pergjegjes dhe ta qisim dufin kollaj pra.

Bejme zhurme ka kaq vite per Gerdecin dhe pastaj i gjuajme viktimave ne fund, meqe duhet gjuajtur diku.

Te jete kaq i paditur autori me ceshtjen dhe rrethanat, e per me teper Peshku qe e qit ne krye kete artikull-kushtrim (se fundja autori ka te drejte te shkruaje mendimin e tij, s'e beri me qellim qe te dilte ne krye te Peshkut)? E nese jo, si ta komentojme kete artikull pra?

Ok pra, vazhdoje ti tani. smiley

Korrigjomeni nese e kam gabim, po kjo ishte padi personale e ketij zoterise kundra Mehdiut - apo jo? Ceshtja e hapur nga prokuroria sikur s'ka marre fund ende - jo se pres qe t'i hyj gjemb ne kembe Mehdiut, por sa per te ndare shapin nga sheqeri. Sic thote edhe Xhibi me siper, nuk e lejoka ligji qe paditesi te terheqe padine? Ja t'a zeme se zoteria ne fjale nuk do terhiqte padine, madje edhe do fitonte gjyqin. Cfare do ndodhte? Gjykata do thonte "z. Mehdiu, paguaji 42 mije euro ketij zoterise". Dhe Mehdiu do i paguante se rrezik 42 mije euro i ka para xhepi. Kjo s'ka lidhje me padine kriminale per 26 te vraret qe hetuesia ka tre vjet qe terheq kembet. Sigurisht qe gjasat jane qe 42 mijeshja te jete paguar ne dore sepse nese do fitonte ne gjyqin personal, nje prokuror gjysem i zoti mund t'a perdorte si arme te pranimit te krimit te shkaktimit te vrasjes se 26 te pafajshmeve.

Ne fakt po te ishte ne amerike qeveria amerikane do te ishte hedhur ne gjyq civil me kohe per "wrongful death".Ministria e mbrojtjes dha leje per fabriken e demontimit 5 km larg aeroportit prane autostrades dhe afer zonave me popullsi te dendur.Kushdo qe lejoi kete duhej te ishte me kohe ne hapsane ose me e pakta te mos nxirrte me  surratin  ne publik jo me te zgerdhihej perpara kamerave me nje post tjeter qeveritar.

C'ti bejme qe s'kemi qereste? smiley

Sa para kushton drejtesia ?

Drejtesia ne shqiperi kushton sa eshte çmimi i librit "jeta ime" te kriminelit ramiz alia.

 Milet e dini juve qe ne 2010-n, ky Mehdiu ishte ne Washington DC per Prayer Breakfast? 

I ftum nga Joe Biden!! 

Kshu qe mos hajme mo mut, as per Gerdec, as per Zvernec!!

 

mrroklle, Bideja e kish ftu mehediun per ti pastru shpyrtin, kishte nje kuptim ajo ftese. Ti i di amerikont mo smiley

 I know, I know!

The Fellowship i pshton te tane per s'gjalli!! 

Gjynof qe nuk njall njeri, t'i kishin ftu edhe ato kalamojt e Gerdecit t'i kishin gzu nonat e zeza!!

 

 

 

Mire e ke bejme dhe ne gam gam kot se u vrane ca katunare sikur mbeti shqiperia pa katunare.

Mbajini mend emrat e ketyre maskarenjve, dhe shihni firmat e tyre qe do te mbahen mend me turp e krup ne te ardhmen. Te gjithe e kemi provuar padrejtesine e "drejtesise se Berishes" por qe do te shkonin deri diku ... Ne kete menyre Bisha I dha dermen me nje gur te te gjithe institucionece shqiptare (jo se kishim ndonjefar institucioni normal) qofte edhe formalisht. Ka nje gjendje instiktive e Primordiale te njeriut qe tashme duket se duhet
te aplikohet ne kuadrin e nje populli te tere-- "fight or flight". Is it worth it???

Rama po te kete pak tru e "guts" e nese do qe te Mos behet qesharak, pushon se foluri me patetizem e te drejtuarit te racionalitetit te nje turme Mafioze e kriminale. Ai duhet te komunikoje vetem me popullIn (per momentin qofte edhe vetem me popullin opozitar qe perben shumicen e pamohueshme te shqiptareve Brenda dhe jashte atdheut). Smund te kete marreveshje me Bishen qofte edhe sikur ta detyrojne amerikanet. Bisha eshte tashme "beyond any redemption", edhe ai vete me marrezine e tij e di kete. Shqiptaret duhet te fokusohen drejt nje te ardhme te afert pa kete perbindesh dhe te shpresojne e perpiqen qe kjo te arrihet sa me pare. Kushdo qe nuk eshte pjese e regjimit duhet ta dije tashme Se me BIshen ne krye e keqja dhe zullumi nuk ka fund dhe e keqja me te kurre nuk do te marre fund. Tashme nuk ka te beje fare me Ramen, (ai madje duhet denuar per kete zvarritje pa fund) tashme ka te beje me mbijetesen tone dhe per mua nuk ka fare rendesi se kush vjen pas ketij Bishe e krimineli serial te popullit tim, vec ai te detyrohet te ike nje ore e me pare. Me kusht qe kushdo qe vjen duhet ti shkoje Deri ne fund ndjekjes penale te tij dhe shpurres se tij. Sot Berisha eshte kthyer ne Gadafin tone dhe cdo dite qe ai ngerthehet pas pushteti te tij te qelbur na kushton te gjitheve ne paperjashtim shume e teper dhe akoma me shume sec mund ta imagjinojme per momentin. Sa per largimin prej projektit evropian, kjo nuk mund ta shqetesoje
Fare Sulltanin tone pasi Sado te perpiqet te paraqitet me
Modern ky njeri primitiv Dhe fisi I tij, ata Jane ne konstruktin e tyre mental e botekuptimor te pakten nja 600 vjet larg nga Evropa dhe qyteterimi perendimor. So long..

Me futja kot se keshtu ma do mendja mua apo se keshtu me intereson mua apo se keshtu besoj une, nuk i sherbehet as drejtesise, as fakirit e as shqiperise.

Ky gazetaruci apo ata qe e kane sjelle kete zhgaravine ketu, apo dhe ata qe komentojne me kaq vrull e pasion ne ved te harxhojne tere kete energji te mereren me thashetheme "Me sa duket" duhet te benin mire dhe nder dhe ti sherbenin ceshtjes duke e investiguar deri ne fund te verteten perse u terhoq nga akuza ky fakiri. Pastaj me fakte te shkruajne shkrim gazetarest e jo te zhgaravina si kjo

Apo i haruat zhgaravinat qe u shkrojten dhe u thane per Griselden e Kavajes (edhe nga ju ketu qe tani hiqeni kaq te indinjuar) . Si nuk ju vjen turp ketyre matrapazeve te gazetave dhe te politikes dhe te militanteve  qe shkruajne c'tu vij pas "vere" dhe pastaj pa pike turpi  sillen sikur azgje ska ndodhur

Nuk flas ketu per ata qe me shume sukses e kane bere kete moto te tyre duke krijuar tymnaja te tilla qe bashke me idiotizmat e thashethemet te fshihet edhe e verteta.

Ja perse ne shqiperi ndodhin skandale si Gerdeci, 21 Janari, 97, Rruga Komebtare etj etj e asnje nuk e can koken dhe azgje nuk ndodhe se te gjitha keto ngaterohen me "me sa duket" dhe hic azgje

Maskarej ata qe kryen krimin e Gerdecit,  maskarej ata qe e fshehin ate me dashje dhe idiote ata qe e fshehin ate pa dashje.

Cfare "zhgaravine" ka shkrujt ky gazetaruci per Griselden?

Ku qendron problemi jot me kete koment te publikuar ketu, qe nuk eshte gazetari, ashtu si autori qe nuk eshte gazetar, dhe qe ka qe ne 15 mars 2008 qe e ndjek nga shume (po shume) afer kete ceshtjen e Gerdecit? Mendon se ka te paverteta brenda? Shtro pyetje, e mbase te pergjigjem po i pata pergjigjet.

Ja lajmi per seancen e pare: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikul...

 

Pyetja ime

Ku jane faktet qe Mejdiu, Bisha apo kushdo tjeter, ( vrasesit e Gerdecit nuk jan enje apo dy po jane shume) ka paguar fakirine e plagosur qe te terheqe padine?

Ku e mbeshtet akuzen gazetaruci ne kete zhagaravine ?

 

kjo ishte seanca e dyte e gjykimit.

 seanca e pare u zhvillua para 10 ditesh. atje, paditesi tha ne sallen e gjyqit, dhe kjo eshte raportuar gjeresisht nga mediat, qe nuk ka ndermend te terhiqet nga ky gjyq, dhe qe do ta coje deri ne fund.

ne seancen e pare natyrisht qe paditesi u pyet nese deshironte te pajtohej me te akuzuarin. por paditesi, dhe kjo prape eshte raportuar gjeresisht nga mediat, tha qe nuk mund te pajtohej me nje person qe nuk e kishte ndihmuar as te mbulonte shpenzimet shendetesore, te cilat, sipas vete atij, shkonin rreth 42000 euro.

ne seancen e dyte, paditesi nuk u paraqit fare, pa lajmeruar as avokatet e tij. ai dergoi nje kerkese noteriale per te terhequr padine.

nese ti, toko, mendon qe kjo eshte krejt normale, dhe qe njeriu mund te terhiqet ne moment te fundit, pikerisht kur padia i eshte marre parasysh, dhe kur Mediu do thirret ne gjykate, nderkohe qe me pare ka qene i vendosur per te "shkuar deri ne fund", une nuk mendoj keshtu.

dhe po ta shpjegoj dhe nje here, nuk po lexon punen e nje gazetari, sepse autori nuk eshte gazetar. ajo qe po lexon, eshte marre nga nje rubrike qe quhet "opinione&komente".

"nese ti, toko, mendon qe kjo eshte krejt normale, dhe qe njeriu mund te terhiqet ne moment te fundit, pikerisht kur padia i eshte marre parasysh, dhe kur Mediu do thirret ne gjykate, nderkohe qe me pare ka qene i vendosur per te "shkuar deri ne fund", une nuk mendoj keshtu."

Mirembrema. Me beri kureshtare kjo qe thuhet me siper, keshtu qe kerkova c'thote Gjykata e Larte. Ne faqen e saj, gjeta njoftimin per shtyp per pushimin e ceshtjes penale me objekt 'Plagosje te rende nga pakujdesia'. Kjo ceshtje eshte nisur nga Lela si 'kerkues i demtuar akuzues' ndaj Mediut. Vendimi per pushimin e ceshtjes mbeshtetet ne nenet 59, 387/1, 328/c, 74, 83/1 dhe 85 te Kodit te Procedures Penale. 

Me pas, lexova nenet perkatese te Kodit.

Neni 59 titullohet "i demtuari akuzues". Ne paragrafin 1 parashikohet se i demtuari nga disa vepra penale (nder te tjera "plagosja e rende me dashje&quotsmiley mund te kerkoje procedimin penal dhe demshperblim. Ndersa paragrafi 3 parashikon se, nese i demtuari akuzues nuk paraqitet ne seance pa arsye, gjykata pushon ceshtjen. Kodi nuk specifikon ketu nese behet fjale per seancen e pare apo te disate.

Me tej, neni 328, i titulluar "Pushimi i ceshtjes" thote se ne cdo faze te procedimit, prokurori vendos pushimin e akuzes ose ceshtjes kur: dhe ne piken c: i demtuari nuk ka bere ankim ose heq dore nga ankimi ne rastet qe procedimi fillon me kerkese te tij

Mesa duket, problemit qe ngrini ju, se njeriu nuk duhet te terhiqet pasi ka vendosur njehere, ligji i pergjigjet ndryshe, duke i njohur pales se demtuar te drejten per t'u terhequr. Megjithate, kjo nuk eshte nje e drejte qe mund te ushtrohet kaq lehtesisht, pasi neni 330 parashikon se, kur terhiqet ankimi, shpenzimet e ceshtjes i ngarkohen ankuesit (Leles), pervec se kur ne aktin e terheqjes ka nje marreveshje qe keto t'i ngarkohen atij kunder te cilit behet ankimi. Shpresoj shume qe avokatet e Leles t'i kene dale kesaj situate perpara.

Packa se shume njerez do te donin shpalljen fajtor te Mediut ne te gjitha ceshtjet kunder tij, them se eshte kollaj per secilin nga ne te mendoje se Lela duhej t'i shkonte deri ne fund asaj qe nisi, apo se po te ishim vete ne vend te tij, do te vepronim ndryshe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).