Rama letër të hapur: Vendimi i Kolegjit, në rrezik e ardhmja e venditTIRANË- Kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet një letre të hapur i’u drejtua publikut për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 8 majit si dhe vendimt të Kolegjit Zgjedhor, i cili sipas tij ka rrëzuar ankimimin e PS padrejtësisht.

Kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, e cila ndodhet ndërmjet dy rrugëve atë të integrimit apo të humbjes së statusit dhe ekuilibrave politik në vend.
 
“Nga dhënia ose jo e drejtësisë për këtë çështje varet fati i punëve të Shqipërisë e të shqiptarëve për kohë të tëra në vijim. S’ka dyshim se një tjetër vulë e gabuar e Kolegjit Zgjedhor, do ta fuste Shqipërinë në një rreth kritik dhe integrimin e saj europian. Ndërkohë që, nga ana tjetër, jeta shqiptare do të bëhej më e vështirë, në të gjitha aspektet. Politika s’do të mund të dilte nga konfliktualiteti dramatik i dy viteve të fundit”,- deklaroi në letrën e tij të hapur kreu i opozitës.

Kreu i Partisë Sociliste risolli në vëmendje se Kolegji Zgjedhor sipas tij në vitin 2009 konsumoi të njëjtën padrejtësi ndaj opozitës, e cila kërkoi hapjen e kutive nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Në vitin 2009 Kolegji Zgjedhor bëri një padrejtësi të hapur, në gjykimin e ankesës së opozitës mbi refuzimin nga ana e të njëjtës KQZ për hapjen e kutive të votimit me kërkesën e dy anëtarëve. Këtë të drejtë, të sanksionuar në Kodin Zgjedhor, gjykatësit e Kolegjit e shkelën hapur dhe i hapën rrugën një krize dy-vjeçare politike e institucionale”,- solli në vëmendje Rama.

Kreu i opozitës thekson në letrën e tij se situata e 2009 po përsëritet edhe sot, pas dy vjetësh . Sipas Ramës KQZ ka shkelur hapur ligjin duke u denoncuar edhe nga ndërkombëtarët për këtë fakt.

“Shkelja e ligjit prej KQZ-së për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në kryeqytet, është denoncuar jo më vetëm nga opozita, por edhe nga të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë, sipas të cilëve cënimi i procesit zgjedhor përmes ndryshimit të rregullave të lojës në fund të lojës është i papranueshëm”,- shprehet Rama.

Rama vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor dhe mungesën e arsyetimit nga ana e këtij institucioni e argumenton me frikën që ndjejnë sipas tij gjykatësit nga pushteti.

“Kanë zgjedhur t’i friken pushtetit, ndërkohë që duhet t’i friken vetëm padrejtësisë. Ato gjurmë janë aty, ulëritëse, jo vetëm në kujtesën e miliona njerëzve që e panë barbarinë në televizor, as thjesht në raporte a deklarata opozitarësh, ekspertësh, arbitrash e partnerësh, por edhe në letrat, procesverbalet, tabelat e rezultateve që prodhoi futja e duarve në proces dhe në kuti të përzgjedhura enkas për të përmbysur në tavolinë fitoren e opozitës në Tiranë”,- denoncon kreu i PS Edi Rama në letrën e tij.
(e.m/BalkanWeb)

36 Komente

Eshte e dhimbshme te te vuloset humbja edhe nga gjykata. Fillon nje epoke e re per Tiranen.

Vetem per vula qe nuk vuajne hajdutet dhe kusartet. Por ata e kane nje vuajtje: nuk i ze gjumi naten dhe me kalimin e kohes kthehen ne lugater te vehtes dher familjeve te tyre.

Me zor po pres arsyetimin e vndimit te Kolegjit. Aq sa nigjova mu duk skandaloz.

Rama o te boj nanji gjo, o ta lej fare kete pune. Me pas akoma shprese te kolegji do me thon me u strucezu

S'do ishte keq te dorezonin mandatet deputetet p.sh. Edhe dy vjet te qelbta u kane ngel fundi i fundit.

Kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të përcaktojë fatin e Shqipërisë

 

KY VENDIM PERCAKTOJ DHE PO PERCAKTON FATIN E EDIT JO TE SHQIPERISE, SEPSE NUK SHUHET SHQIPERIA SE I DOLI NGA DORA EDIT BASHKIA, PER EDIN TE RROJE PARTIA

Kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet një letre të hapur i’u drejtua publikut

Opu ky ka ikur fare !!! E zuri qershori duke nisur vetem "Letra te hapura" dhe s'po di me kujt ja drejtoje !!!   pika !  Tani na doli dhe metoda e letrave te hapura "drejtuara publikut" smiley

Nuk i mjaftojne konferencat e shtypi ketij vampiri dallkauk qe po pengon integrimin e Shqiperise ne BE me ato kercenimet e tij primitive qe ngjasojne me "kercenimet serioze" te Kines mahoiste kunder Imperialisteve Amerikane !

Ik ore hajvan futi nje vize, se na çave daullet, dite per dite ne TV. E kishte mire Arjan Cani kur thoshte : "Jepjuani ore aman ate Bashki, jepjuani se gjynah...." eshte bere tjetri si kalama kur del aty, zere se nuk qan !

Keto letra ngjajne me flete-rrufete ne kohen e diktatures.

Ik Edi lere P.Majkon te reformoj partin socialiste.

 mato, ke pare flet-rrufe ?

SHKURT MUHABETI,  RAMA THOTË : OSE FITOJ UNË OSE JU DOGJA TE GJALLË. NUK KEMI SHPËTIM.

Shkurt Rama thote:

Ose me jepni bashkine ose bera namin.

Ore po kaq mjalte paska pasur kjo bashkia e Tiranes,qe edhe pas 11 vjetesh e terheq Ramen me shume se karrikja e Kryeministrit?

"Jepjuani ore aman ate Bashki, jepjuani se gjynah...."

keshtu thoshte me ironi A. Cani, po dihet se ajo Bashki ka flori ! prandaj s'do t'a leshoje ai ... ohu

Ed Rama po ma shpif gjithnje e me shume me keto hartimet qe shkruan. E kemi marre vesh qe berisha eshte hajdut e kriminel, qe KQZ dhe gjykatat jane thjesht instrumente te tij e qe prokuroria nuk ekziston, qe miqte tane nderkombetare folen qarte...........e terri-verri. TI VETE c'je ne gjendje te besh?! Vetem me hartime u merzitem edhe ne pelqyesit e letersise. A ke ndonje ide c'mund te besh per te shembur kete keshtjelle te se keqes?! Nese jo, atehere largohu dhe leri vendin dikujt tjeter. Ke kohe qe ben vetem vrima ne uje.

 Dajosh ti ke te drejte per kete "frustrimin" (se u bera dhe une si gazetar shqiptar), POR ama....

ajo qe ma shpif mua eshte kompromisi qe ben shoqeria jone perballe atij pershkrimit qe sapo bere....

dmth..

e dime se kush eshte Berisha po ama Rama po na merzit me shume se nuk e heq dot. 

Pritja e pergjigjeve nga nje njeri i vetem eshte ajo qe krijon diktatore si Berisha apo mundesisht edhe Rama. 

Qelloni aty ku duhet njehere: Berisha! 

Pastaj kalojme te Rama. Nqs Rama i largohet politikes duke lene Berishen aty ai eshte nje deshtim. Ne si popull na intereson te largohen te dy. 

Per momentin Rama perfaqeson dilemen e popullit me se miri dhe kjo duket te pyetja jote: 

" TI VETE c'je ne gjendje te besh?!"

Ne kete kontekst ai eshte si te gjithe ne perballe nje te keqe qe ka zaptuar pushtetin dhe se leshon. Ndersa ne te gjitha pergjegjesite per nderrimin e sistemit ja varim atij dhe ulemi me kokoshka dhe bejme sehir sherrin. NE te gjithe kemi pergjegjesi dhe iniciativat duhet te vine nga te gjithe. Nqs vazhdon keshtu si tani normal qe edhe Rama heret a vone do konsumohet. 

Edi Rama me kete leter te hapur, sensibilizoi rishtaz opinionin publik per natyren e regjimit Hoxhist. Na solli serisht ndermend epoken skandaloze qe kemi hedhur pas kraheve. Na rikujtoi se sa e frikshme eshte prezenca e mesimeve Leniniste e Staliniste. Na zbuloi njehere me teper se Ai qe bertet me larte LIRI DEMOKRACI eshte pikerisht perdhunuesi i vertete i tyre.

Diktatoret e Sharlatanet kane pasur ne qender te propagandes se tyre gjithnje Popullin, Drejtesine, Kusarin dhe Viktimen. Ky i sotmi me graden e gjyqtarit, prokurorit e gardianit ja kalon per nga absurditeti -pa perjashtim- te gjitheve!

Sa me teper te outet ky lloj specie skizofrenike aq me i pafajshem na duket Berisha!

Turp per Shqiptaret qe durojne akoma nje skizofren, tyran e tutor kaq te rreme dhe shpresojne akoma ne te mesiasin e shqiptareve.

kev

 o burr po ne qe se kemi perjetuar ate rregjim? Cfare na sjellin keto referencat Hoxhiste? Nuk perdoret Gogoli i vjeter ne argumenta politike te 2011! Boll!

A ka dale justifikimi i vendimit te Gjykates se Zgjedhjeve ? Nqs po a mund te me thote njeri se ku mund ta lexoj ? Afati i 3 diteve "ne pune" ka kaluar. Ju Faleminderit

Basha: Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor, i papranueshëm

 

Lulzim Basha - Faqja Zyrtare

 

Lulzim Basha kërkon respektimin e institucioneve dhe vlerëson dëgjimin e zërit të çdo qytetari

 

 

Dua të falenderoj edhe një herë të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët bënë zërin e tyre të dëgjohet në këto zgjedhje dhe pritën me durim dhe respekt ndaj institucioneve funksionimin e procesit tonë zgjedhor.  Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ata që me kontributin e tyre ndihmuan ta bëjnë këtë proces zgjedhor të drejtë, të lirë, transparent dhe të saktë.  Çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar.

Gjatë gjithë këtij procesi, kam deklaruar dhe deklaroj se cilido qoftë verdikti përfundimtar i procesit, unë do ta pranoj atë.  Në anën tjetër, kundërshtari im bëri zgjedhjen e tij për të mos njohur vendimet e Kolegjit Zgjedhor për arsyen e thjeshtë se këto vendime janë bazuar në ligj dhe jo tek interesat e tij politike.  Unë besoj se numërimi i çdo vote është parimi më i drejtë dhe më i ligjshëm.  Z. Rama nuk mendon kështu. 

Nuk ka problem.  Nuk është e thënë që të biem dakord për çdo gjë dhe kandidati tjetër ka të drejtë të përdorë cilindo mjet brenda sistemit tonë ligjor, qoftë kjo edhe nëse beson me të vërtetë se të mbysësh zërin e qytetarëve është e vetmja rrugë. Megjithatë, kur institucionet tona të pavarura, bashkarisht të pranuara, japin verdiktin përfundimtar, është detyra e të gjithëve ne të pranojmë këtë verdikt, sepse ligji qëndron mbi të gjithë ne. 

Por rivali im ka zgjedhur një rrugë tjetër.  Ai ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paprecedentë duke kërcënuar dhe duke i bërë presion Kolegjit Elektoral me anë të një letre publike, dhe sot para ekranit.  Është e papranueshme për cilëndo palë që të bëjë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor është një presion i mirfilltë ndaj Drejtësisë. Të gjithë ne e dimë që vetëm një palë e ka bërë këtë, dhe motivet e Z. Rama për këtë flasin vetë.

Duhet ta kemi të qartë se çfarë vihet në pyetje këtu. A do të bëhemi një vend modern Europian i cili merr vendimet bazuar në shtetin ligjor, apo do të jemi një vend i cili merr vendime bazuar në kërcënimet për dhunë.  A do të kemi një qytet që vazhdon të konsumohet nga betejat e lodhshme politike apo do të dëgjojmë zërin e qytetarëve.  T’i themi mjaft më betejave politike, është koha për zgjidhje.

Në fund kjo ka të bëjë me demokracinë. Kandidati tjetër, në një orvatje për të përbaltur procesin pretendon se numërimi i çdo vote është barbari. Në themel të kushtetutës sonë dhe Kodit Zgjedhor bashkarisht të votuar, në themel të drejtave universale dhe lirive të njeriut, në themel të demokracive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, qëndron parimi i numërimit të çdo vote. Barbari është mosnumërimi i çdo vote.

Gjatë gjithë këtij procesi, bashkësia ndërkombëtare ka qenë e pranishme dhe ata kanë folur njëzëri duke i bërë thirrje të gjitha palëve të ndjekin institucionet ligjore, shtetin ligjor dhe të pranojnë rezultatet.  Bashkësia ndërkombëtare ka qenë gjithashtu e qartë kur deklaron se dhuna dhe kërcënimet për dhunë nuk kanë vend në këtë proces.  Askush nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk i ka vënë në dyshim vendimet e Kolegjit Zgjedhor. I vetmi që e bën këtë është Z. Rama.

Çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar.  Nuk ka drejtësi më të madhe në një demokraci sesa kjo. Dhe ky është interesi më i mirë i vendit.

U zbardh dhe vendimi per ju qe kishit merak:

Rrëzimi i kërkesës PS, Kolegji zbardh vendimin Rrëzimi i kërkesës PS, Kolegji zbardh vendiminTIRANË- Kolegji Zgjedhor ka zbardhur sot vendimin e datës 3 qershor për pushimin e çështjes, ku nëpërmjet saj ky institution rrëzoi ankimimin e PS që kundërshtonte llogaritjen e fletëve te votimit të hedhura në kutitë e gabuara.

Partia Socialiste në ankimin e saj kundërshtonte KQZ-në për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Kolegji Zgjedhor e ka përcjellë vendimin e saj në sekretari, ndërkohë që pritet që ky vendim u dorëzohet edhe palëve të interesuara.

Dy ditë më parë përfaqësuesit ligjor të PS u ankuan pranë Kolegjit Zgjedhor duke e akuzuar atë për shkelje të afatit të zbardhjes së vendimit.

Ndërkohë në një intervistë për NEWS24 kreu i trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor, Tom Ndreca deklaroi se afati i zbardhjes së vendimit varet logaritet sipas Kodit Civil, ku sic përmendi ai, “Nuk llogariten ditët e pushimit”.
(e.m/BalkanWeb)

Shume bukur! A ka mundesi ta lexojme vendimin?

O Penar ku i ke syte or burre. E bardha mbi te zeze "DITET E PUSHIMIT NUK LLOGARITEN". Ky eshte vendimi. Kane 3 dite qe e thone. Kaq. Cer do me shume ti se na cmenet.

...as nuk marr vesh nga ligjet fare, por nese Rama me shoke kane fakte se votat jane vjedhur, atehere duhet me gjujt fort atyre qe kane thyer ligjin. Besoj se kjo duhet te jete arsyeja me e forte te mbrohet demokracia....detyra i del opozites dhe menyrat ti gjejne vet, jo te vriten njerez te pafajshem...

...per ke flas per njeri qe nuk dilte dot ne debat tv me kundershtarin jo te dale ne balle te turmes!!!!

uroj asnje shqiptar mos mbeshtesi deri sa ne rradhe te pare te jete vet Rama....mire salen e morem vesh qe do te te beje budalla, por ka fillu edhe Rama tani!!!

...sala duhet te zhduket kete rradhe....ai po i ben edhe te rinjte e pd (ka fillu edhe te ps tanismileysi vetja e tij) dhe kjo sduhet te ndodhe....

 

 

Rama, do beje mire, te perpiqet se bashku me partite e tjera, te ndryshojne ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve, me qellim qe me 2013 te mos shkojne ne zgjedhje me keto rregulla ku po hahen si qente e rruges. Ky do ishte nje fillim i mbare. Le te marrin dhe mendimin e partive te vogla.  

Ka dy vjet që i bën thirrje Sala për tu ulur në tryezë por EDI nuk do ligje.

Nuk eshte pune ligji kjo. Ti ben ligje ai te vjedh votat, ti ru votat ai te ble komisioneret. Ti ru edhe votat edhe komisioneret, ai thote qe duhen numeru edhe votat e votusve me kollare blu. Ti ru edhe votat edhe komisioneret edhe votat e votusve me kollare blu, ai thote po ato me corape te kuqe..... Si puna ariut me ujkun pa kapele. 

 Ku bre pleqnimi i Nrecs? 

 BTW, a di njeri ku mund t'a gjej vendimin e Kolexhit Zgelluer per moshapjen e kutive te 2009-tes?

Kush ma gien, do t'i nap ni mollatart t'ambel! smiley

 i mjeri edi.asnjehere nuk ka ndenjur ne opozite dhe se si i duket.

 

Rama ca ben qe shkruan letra kot? Kujt i shkrua hajduteve? Nese ske byc me udheheq largohu e leri vendin dikujt qe ka. Ke partine me te madhe ne shqiperi po nuk di si te kesh pushtetin. Keto letra jane kot, ai printon sa vota te doje per te fituar ky ben letra akoma. 

Kolegji Zgjedhor zbardh argumentimin ligjor   olid 1px #e7eaf9;">20:08 / 8.06.2011   Kolegji Zgjedhor zbardhi të mërkurën argumentimin e rrëzimit të kërkesë padisë së Partisë Socialiste lidhur me vendimin e KQZ-së për vlerësimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.

Kolegji vlerësoi se, "në kundërshtim me sa pretendohet nga paditësi PSSH, KQZ-ja nuk ka vepruar në kapërcim të kompetencave të saj me marrjen e venditmit nr.709, datë 23/05/2011, kur e ka miratuar këtë vendim me katër vota pro, pasi nuk bëhet fjalë për akt normativ, por për akt me karakter individual. (...) Pra vendimi nr.709 i KQZ-së konsiderohet vendim përfundimtar lidhur me mosmarrëveshjen e parashtruar për zgjidhje të këtij organi prej KZAZ-ve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë, pasi ka zgjedhur në mënyrë substanciale problematikën e lindur prej faktit të hedhjes aksidentale të disa fletëve të votimit në kutitë e tjera të së njëjtës qendër votimi dhe që nuk janë numëruar e vlerësuar nga ana e GNV-ve dhe KZAZ-ve respektive duke i pasqyruar këto vlerësime në tabelat e rezultateve, siç ato paraqiten bashkëngjitur vendimit”.

Në lidhje me pretendimin se KQZ-ja ka ndryshuar rregullat e lojës pas zhvillimit të proçesit zgjedhor, në vendim sqarohet se “edhe ky vendim çmohet si i pabazuar nga Kolegji Zgjedhor, pasi në rastin konkret nuk kemi një situatë të tillë". "Me vendimin objekt gjykimi i KQZ-së nuk ka normuar rregulla të reja sjelljeje, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar paszgjedhor”, thuhet në vendim.

Përsa i përket kërkimit tjetër të kërkesë padisë, atij për pavlefshmërinë e veprimeve dhe vendimeve të ndërmjetme të KQZ-së, Kolegji Zgjedhor çmon se “duhet vendosur pushimi i çështjes”. “Konstatohet gjatë gjykimit se këto vendime janë të papërcaktuara si në objektin e padisë dhe nuk u përcaktuan as gjatë gjykimit të çështjes nga pala paditëse, duke mbetur në këtë mënyrë abstrakte të tilla që nuk mund të investojnë Kolegjin në shqyrtimin e tyre”, thuhet në vendim. /Telegrafi/

une, togfjaleshin 'akt normativ' e kam degju per here te pare nga goja e Ristanit, para nja dy javesh. 
Nuk paska qene 'akt normativ', por individual !

smiley)

akt individual, dmth edhe nje vote mjaftonte...

hajde hajde c'behet...

le qe pritej kjo gje, per te justifikuar filozofine e lirise smiley

deri më tani, kam lexu vetem nje koment me mend, nga dikush qe me ç'duket, merr vesh nga jurisprudenca :

e citoj :

"Arsyetimi i Kolegjit i referohet akteve te KQZ ne fazen ankimore te subjekteve, vetem atehere mund te quhet ligjerisht nje akt individual me natyre administrative. Pra ka nje mosperputhje te argumenteve me vendimin e nxjerre nga vete Kolegji, gje qe e ben te pazbatueshem ne praktike".

 vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, e cila ndodhet ndërmjet dy rrugëve atë të integrimit apo të humbjes së statusit dhe ekuilibrave politik në vend.

E vertet Se di nese i ka shkare goja apo e ka then me qellim por e vertete

Dhe duke menduar se poliitka jone = krim i organizuar atehere fjalia mund te thuhet pa ndryshuar permbajtjen

 vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, e cila ndodhet ndërmjet dy rrugëve atë të integrimit apo të humbjes së statusit dhe ekuilibrave te krimit te organizuar  në vend.
 

Rama kercenon me nje 97 tjeter duke na kujtuar se e njejta arsye, "humbja e ekulibrave" te krimit te organizuar ne vend solli gjakderdhjen ne luften civile te 97

 Rama kete pune,pfffffffffff amon mor sa ti shkundesh kembet ja fut dhe Ben Jonsonit ne 100 metra.

 Rama ben presion!!!!!!

#-o

Dmth letra e hapur e Rames drejtuar Kolegjit Zgjedhor (mos e degjofte Prec Zogaj kete se ai tha, ne rastin e Kadarese, s'mund ti dergosh nje leter te hapur nje institucioni po vetem nje personi) per vendimin e tij perben lajm, po vendimi i Kolegjit s'perben lajm?

Cudi se disa peshq mezi po e prisnin vendimin qe ta shpartallonin...

Eh c'na kane care veshet:

1- eshte akt normativ, do 5 vota

2- KQZ s'eshte KZAZ

3- Kutia ka rendesi, votat ne kutite e gabuara jane te pavlefshme

4- KQZ ka thene dhe trajnuar numeruesit qe votat ne kutite e gabuara jane te pavlefshme

5- vote e pavlefshme eshte vota me ngjyre dhe forme tjeter nga ajo e kutise ku gjendet

te gjitha keto nicht gefunden

doli Ristani me i forte se gjithe juristet e PS e Subashi e KQZ lol

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).