Prej dy javësh, modeli i ri i certifikatave që lëshohen nga zyrat e gjendjeve civile në të gjithë vendin, është pa elementin e kombësisë. Sipas burimeve në Ministrinë e Brendshme, modeli i ri i certifikatave ka hyrë në fuqi prej dy javësh, dhe ky është një model që përdoret edhe në vendet e BE-së.

Ndërkohë, për ata persona që certifikata u duhet për jashtë shtetit (konsullata apo ambasada), përdoret një tjetër model certifikate në gjuhë të huaj dhe që ka edhe elementin e kombësisë. "Modeli i ri i certifikatës është me standardet e BE-së dhe nuk e ka kombësinë si element, pasi asnjë shtet i Bashkimit Europian nuk e përdor. Por për ata qytetarë që ky dokument u duhet për jashtë shtetit, ka një tjetër model certifikate, ku është përcaktuar edhe kombësia", - kanë sqaruar për Gazetën burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. 

Modeli i ri i certifikatës 
Modeli i ri i certifikatës ka disa ndryshime nga modeli i vjetër. Një ndër elementët që ndryshojnë është edhe kombësia, pasi në certifikatën e re ajo nuk është më, por shënohet vetëm shtetësia. Në modelin e ri të certifikatës është shtuar edhe një element tjetër, 'Numri i identitetit'. Këtu vendoset numri personal i çdo individi që ka në kartën elektronike të identiteti.

Punonjësit e gjendjeve civile janë shprehur se këto certifikata përdoren vetëm për dokumentacione brenda territorit të Shqipërisë, ku elementi i kombësisë nuk është i domosdoshëm. "Modeli i ri i certifikatave ka dy javë që përdoret. Dhe nuk e ka kombësinë, pasi është një element që nuk duhet për veprimet brenda territorit të vendit. Veç kësaj, ky është një model që përdoret edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Certifikatës i është shtuar plus numri i kartës së identitetit, element ky që nuk ka qenë në certifikatat e mëparshme", - ka sqaruar Bora Marku, punonjësja e zyrës së Gjendjes Civile në njësinë bashkiake nr.9.

Por ajo tregon se kjo certifikatë lëshohet për ata që do ta përdorin si dokument brenda vendit, sepse, nëse qytetarëve u nevojitet një dokument për jashtë shtetit, duhet të kërkojnë një certifikatë tjetër, e cila është edhe në gjuhë të huaj, ku elementi i kombësisë nuk është hequr. Sipas punonjësve të zyrës së Gjendjes Civile, modeli i ri i certifikatës është në përputhje dhe me sistemin e ri elektronik të gjendjes civile dhe kartat e identitetit, pasi në certifikatën e re është shtuar dhe numri personal i çdo qytetari, të cilin e ka në kartën elektronike të identitetit. Edhe pamja e certifikatës nuk është më e njëjta, nëse e vjetra ka pasur shqiponjën në pamjen e saj, certifikata e re ka hartën e Shqipërisë, dhe është e printuar vetëm në njërën anë të saj, jo si e vjetra, e cila ishte e tillë në të dyja anët. Vlera për të marrë këtë certifikatë si dokument vijon të ketë të njëjtin çmim si më parë, 50 lekë të reja, ndërsa nëse një personi i duhet një certifikatë për jashtë shtetit, e cila është një model tjetër në gjuhë të huaj, duhet të paguajë 200 lekë. 

6 Komente

Por ajo tregon se kjo certifikatë lëshohet për ata që do ta përdorin si dokument brenda vendit, sepse, nëse qytetarëve u nevojitet një dokument për jashtë shtetit, duhet të kërkojnë një certifikatë tjetër, e cila është edhe në gjuhë të huaj, ku elementi i kombësisë nuk është hequr.

Perse kemi nje mahni te madhe per t'i komplikuar proçeset??

 Profjekti "Kart e Identitetit"....,  u venit keshtu?!!!

_________

Sikur ...dikur..nje here u theksua se;

"Pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të reja dhe pasaporta biometrike është një momënt i rëndësishëm i cili do të transformojë shërbime dhe institucione të tjera të këtij vendi nga pagimi i taksave tek sigurimet shendetesore; një gamë shumë të gjerë”

u shpreh Berisha.

02/02/09.

 

 

Image

 Ju nuk te leni as me nderru mendje , mor burre!!!

Po si s'pashe nje shkrim ne gazeta qe nuk ka perseritje te panevojshme...

5 paragrafe kur vetem dy te paret mjaftonin.

Gazetaret paguhen ne baze te nr te fjaleve te nje shkrimi?

Eshte turp perdorimi i termit "Karte Identiteti" nga funksionaret e shtetit , por edhe nga televizionet. Siper fotos, majtas lart, shkruhet (jo qarte): LETER NJOFTIM/ ID

jo vetem aq po perdoret 'kartat e identitetit dhe pasaporta biometrike' thua se jane 20 karta.nuk u pelqen 'leternjoftimi' se eshte shqip.implementime linguistike te integruara -kupton mua tine

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).