Pershendetje,

Deshta te pyes ndonje banor nga Saranda ose persona qe kane kaluar pushimet ne Sarande ne lidhje me kalimin e pushimeve verore ne Sarande.

Ne jemi dy cifte te rinje qe kete vere duam te pushojme ne Sarande. Vitin e kaluar kemi pushuar ne Vlore, dhe kaluam shume mire. Por, kemi deshire qe kesaj radhe te provojme Saranden meqenese nuk kemi qene asnjehere.

Ne cilen pjese/lagje me propozoni te vendosemi diku ne qytet ose ne afersi te plazheve dhe lokaleve te nates, ne menyre qe te mos perdorim makinen per cdo dite. Ne Vlore kemi qendruar afer Skeles, por ishte e mundimshme qe te perdornim makinen cdo dite, meqenese plazhin e benim ne Radhime.

Gjithashtu me intereson te dij sa shkojne cmimet e dhomave me kushte relativisht te mira per fjejte? Nese keni ndonje numer telefoni apo lokacioni te veqante, ju falenderoj nese me propozoni. Pushimet planifikojme ti kalojme ne muajin gusht.

Gjithashtu me intereson te dij nese eshte asfaltuar rruga Durres-Gjirokaster-Sarande.

Ne jemi nga Kosova.

Shume flm

79 Komente

Vjet  isha ne Sarande, hotel Apollon. Eshte ne lagjen Koder. Hoteli eshte buze detit dhe ka goxha plazh te madh. Per cmimet, vjet, te pakten, ishte 50-60 euro dhoma ne gusht. Edhe gatimi ishte i mire.

shikoje kete linkun

http://emanuelapollon.com

60 euro vetem dhoma apo perfshihet edhe ndonje vakt edhe ndoshta ndonje cader me shezllona tek bregu? Po pishine a ka ky hotel? Po akua park a ka ne sarande?

ne Spanje ne Costa Brava, hoteli me i lire 12 € nata per person, buze detit

Gjeje plot me nga 15-20 euro nata per person ... me 2-3 yje (por yje europe, jo Shqiperie) : dhe prape, me lire te vete per nje çift sesa ne Sarande !

Kete per te thene se çmimet ne Spanje mu duken me lire se ne Shqiperi, ne disa aspekte ... DMTH keto tonat jane skandaloze !

ne i kemi shtrenjte o Lefty se jemi vendi me atraktiv per turizmin ne te gjithe ruzullin tokesor. Une e di qe ti nuk e beson, por duhet ta besosh se keshtu eshte. E kane thene kete gje njerez kopetente dhe me njohje te thella te kesaj bote.

Nje pyetje kisha une: tani qe Saranda eshte trefishuar me ndertime dhe ku popullsia ne vere ndoshta arrin deri ne 100 mije banore ne nje teritor jo me shume se 1.5 km2, ujrat e zeza dhe gri vazhdojne te derdhen ne det? Apo kemi impiante pastrimi?

Po o sheme, u mbarua impianti ne kavaje, tani vetem vetem per te filluar punen ka mbetur. Do jete impianti me i madh dhe me i mire.

 Po dihet qe spanja eshte nder shtetet me te zhvilluara ne turizem, por mos harroni se dhe shqiperia ka hecur, shiko keto 3 faqet www.albanian-hotels.net www.edialtour.com www.travel.al ketu do te gjeni hotele shqiptare me informacione te detajuara ku dhe munde te prenotoni online dhoma hotele ne te gjitha qytetet e shqiperise.

WOW,ketu 12 euro ,s'te vete as ne vendin me te humbur .......dhe ne nje familje qe leshon dhoma me qera ,jo hotel !  Ketu fjala hotel eshte lux!      smiley

Po ka dhe shume historira te lezetshme ketu.  smiley

Kur e pyet pronarin smileyse kaq shtrenjte?-po ka dush ,ka kondicioner,ka.................. -thote ai .Kur vete ,fillojne avarite ...ne kohen kur ti je ne plazh ,ai ul automatin dhe thote ,qe s'ka pas drita ....dushin qe te duhet aq shume kur vjen nga deti ,se ke . Ca objekte qe presupozohesh qe i kishe me vete behen kolektive ...................aman te vete ai plazhi mbrapa zverkut smiley

 

Une vajta ne nje vend per 12 € nata per person, se s'me duhej aspak "luksi" i hotelit, se aty vetem per gjum do isha nga ora 04H00 deri ne 11H00 ... e megjithate, kishte banje brenda me dush, uje te ngrohte, pastrim çdo dite, dollap per rrobat, dritare me gril ... dhe ashensor (se isha ne kat te 4rt) ... Televizorin, kondicionerin dhe frigoriferin s'kisha çe doja, sepse rruges kishe plot "gjekafshe" per te pare, dhe fast foodet apo restorantet ishin çdo cep rruge (kuptohet, me çmime te arsyeshme)

Persh, kishe restorante ku me 9.95 € kishe Entrée-ne (pjate te pare), pjate te dyte, embesire, pije (birre/vere etj),

Ore njerez! Ata pyesin nga Kosova se ku te shkojne ju i tregoni vendet "e ndyra" te  Spanjes?

Vellau em! Rruga nuk eshte asfaltuar nga dhe per shumw kilometra do te shoqeroheni nga re e dendur pluhuri nese kaloni nga rruga Fier - Sarande. Rekomandohet kundragas dhe makine ermetike. Ne Sarande bej vend vetes se ku do te futesh. Po u u fute ne qytet na lajmero. Mos degjo gojet e keqia qe thone se derdhen ne det ujrat e zeza. Ne det derdhim te gjitha gjerat me qellim qe te ulet racizmi ndaj ujrave te zeza. Une di qe ju e doni shume memedheun, por do t'ju sugjeroja me mire qe t'u dergoja nje traste me dhe qe ta merrni me vete per pushime ne vend tjeter. Rrofshin pushimet, poshte provimet. Pushime te mbara!

Te fala nga Saranda

Nje byth vend eshte Saranda si shtrirje qyteti, gjithe gjithe e ngjeshur. Nuk ka shtrirjen e gjere te vlores. Pra kudo te vendosesh njesoj eshte. Vec mos merr shume lart ne koder se do te duhet te hash maloren e betonizuar me kembe. Rruga eshte e keqe nga fieri ne tepelene, cka nuk eshte pak.

 Une do ti rekomandoja dy çifteve nga Kosova, te mos futen ne qytet (Sarande) , por te vazhdojne rrugen per nga fshatrat e Bregut. Aty mendoj se do gjejne patjeter dhoma, nga familjaret, diçka shum me lire se hotelet. 

Ju falenderoj per pergjigjet.

Hoteli me 50-60 euro me duket goxha shtrenjt vetem per fjetje dhe mengjes simbolik. Kurse, keto faqet e agjensive ne internet i kam vizituar dhe po shoh qe cmimet jane shume te larta.

Vitin e kaluar ne Vlore kemi paguar 25 euro per dhome ne nje hotel te vogel, po ne muajin gusht. Vetem se cdo dite duhet te shfrytezonim makinen per plazh.

E kam merak te kaloj pushimet edhe ne Sarande. Nderkohe, qe habitem me ju se si thoni qe mos eja te kalosh pushimet ne Shqiperi. Une kam bere pushime edhe ne Turqi me all inclusive, por ju betohem qe Turqia perpos yjeve te hotelit nuk ofron asgje tjeter.

E kam merak te kaloj pushimet edhe ne Sarande. Nderkohe, qe habitem me ju se si thoni qe mos eja te kalosh pushimet ne Shqiperi

ik o vella atje ku ke bere planin ,beji pushimet ne vendin tend  e mos degjo 'kasandrat'.

C'a po lyp n'Sarande,pash zoten!? Ne muajin gusht te zihet fryma prej tollovise,plus  maltretimi 10-12 ore rruge prej Vermices .

Nese ke vendos per Jug,atehere segmenti LLogora-Jale eshte me i miri.Me poshte, s'ki pse shkon.Jala eshte diku rreth 70-80 min (me kerr) larg Dhermiut.Cmimet e dhomave varesisht prej negociatave:20-30 euro nata.

P.S.

"Ne jemi nga Kosova"

Hiç mos ta ndien.Askush nuk eshte i persosur smiley

 

smiley

Nuk mund te shkojme me heret, i vetmi muaj per te bere pushime na ngelet gushti. Edhe ne Vlore ne gusht kishte fluks te madh njerezish por me thene te drejten kishe mundesi te zgjidhje plazhin o me njerez e tollovi o me qetesi. Kshtu qe fluksi nuk na pengonte. Shpresoj te ndahemi te kenaqur edhe nga Saranda.

 

Vellai, shtyji pushimet per ne shtator dhe atehere mund ta shijosh Saranden tamam. Ne gusht do te te dali per hundesh e ke per te mallkuar dreqin me te birin smiley

 

 pyt ketu per disponibilitetet edhe çmimet, nga fotot duket ok....

 

ne Facebook e ke me emrin Dea Sarandë, ka + info dhe foto.

 Nigjo mu vlla,me qe ke deshire me bo plazh ne Sarande shtyhu dhe 10 km me tutje,shko ne Ksamil,tek Tre Ishujt bej plazhin,shume lire dhe kualitet,ne Sarande jo,gabim.

 I/e dashur krizantem...

po te me degjosh mua, qe kam nje fare eksperience te bie me mire te veprosh keshtu....

Do te bjere shume me mire qe pushimet ti kalosh ne bregun e Jonit se sa ne Sarande....psh. Dhermi, Jale, Livadhe, Palase, Himare, Lukove, Qeparo, Borsh, se sa ne SArande. Pse? Sepse se pari ne Sarande, ne ate periudhe eshte kulmi i fluksit, dhe ai qytet i vogel, nuk e perballon dot pa mundim, se dyti ne Sarande, nuk ke vend ku te besh plazh, nuk ka breg, nuk ka rere, si dhe deti eshte i ndotur, pasi edhe pushues ka me shume ...njekohesisht edhe çmimet ne kete periudhe jane dy dhe trefish me te larta si ne ushqime, ashtu dhe ne sherbime....

kurse ne ato vende, qe te rekomandova, ka nje fluks me te paket pushuesish, ka komoditet te mjaftueshem per te bere pushime normale, dhe para se gjithash, deti eshte shume i paster, pastaj ushqimet, jane pak me te lira se ne Sarande, po natyrisht me te larta se ne pjesen tjeter te vendit...pastaj po te kesh ker me vete, pushimet behen me shume atraktive, se ka vende boll per te bere plazh , per te vizituar dhe per tu argetuar.......Edhe rruga Fier- Himare-Sarande, eshte e shtruar dhe shume e mire per te udhetuar,

ps

nje keshille, mos zgjidh ditet e nderrimit te turrneve, nje dite me pare, ose nje dite me pas, se ka shume trafik ne ate dite...1, ose 15...

provoje dhe do te me urosh....une per vete shkoj çdo vit ne Himare, dhe vertete eshte kenaqesi, shkoj prej 20 vjetesh, dhe nuk e nderroj me asnje vend tjeter...

edhe i gjo tjeter, bo mire te mos thush se je nga Kosova se ta futen....thuj me mire se je nga Puka, apo nga Kukesi.......

alidemso, po himara eshte tmer ne vere (15 koriik - Gusht). ske ku me mor dot fryme!!!!!! smiley Kallaballek i modh qe me plazhet qe ka e shkreta nuk ja del dot. Po ne pislleku gjithanej nga mbi popullimi! ti qofsh. Kot me te pyt : sa te kushtojne gjithsej keto pushime?

 Sheme e vertete eshte ajo qe thua ti, po ku nuk ka nje tmerr te tille ne kete kohe, ne Sarande, ne Durres, apo ne velipoje? Kudo keshtu eshte, po ne Himare, ka dhe shume vende ku mund te plazhosh, ka me shume hapsire nese ke makine, plazhin mund ta besh ku te duash, ne Jale, ne Qeparo, ne Borsh, ne Potam, etj, etj...pastaj detin e ka shume te paster...ndryshe nga plazhe te tjera...pastaj nje dhome kushton, mesatarisht 400 mije leke, kurse shpenzimet e tjera sipas xhepit, kush ka me shume, mund te shpenzoje me shume....

Bo, bo o alidemso ku kemi ngel akoma, quajme prioritare per nje pushim buze detit "pastertine e detit". Sigurisht qe pastertia e detit (pra permbajtja e pisllikut dhe fekaleve brenda parametrave te lejuara) eshte kusht i domosdoshem, por ama eshte kushti fillestar apo minimal. Po duhen edhe pishina me uje te embel, duhen edhe lodra uji, duhen edhe hapesira optimale per largesine e pushuesit nga pushuesi, duhen edhe dushe me uje te embel per shpelarje trupi mbas larjes ne det, duhen edhe shezllone e cadra, duhen edhe sinjalistikat detare qe motorat e ujit apo barkat te mos shqetesojne notaret, duhen edhe bay watcher apo rojet e ujit, duhen edhe mjeket apo qendrat shendetesore prane plazheve per dhenje te ndihmes se shpejte, duhen edhe vende parkimi prane por jo brenda plazheve, qe era e qelbur e karburanteve te mos ju shqetesoje kur shulloheni ne diell me makinat byth me bythe me cadrat e diellit. Duhen edhe linjat e regullta per distanca te shkurtera me motovedeta 10 deri ne 30 vendeshe, per te derguar pushuesit ne plazhe te vogla rotull nepermjet detit, etj etj. E pra te gjitha keto qe te thashe, dhe qe jane mese normale ne nje vend tjeter qe pretendon se ben turizem, Himara apo i gjithe bregu shqipetar as nuk i ka dhe as qe i mendon ti beje. Ik or vella ne Greqi, ose me mire akoma ne Turqi dhe te siguroj une se vetem me rreth 10-20 % me shume do te kesh te siguruar nje game te plote sherbimesh dhe argetimesh qe me te vertete i takojne nje pushuesi. Ah po, jam dakort qe te shkoje ne Himare apo atje ku thua ti, nese dita do te me kushtonte jo me shume se 20 Euro. Po vetem kaq ama.

 ........sa kerkoke nga jeta mer sheme........ne nuk kena buke te hame, ti po na kerkoke motovedeta......

po me motovedeta kushton me lire me shku pershembell nga Himara ne Jale sesa me makine ne mes te vapes. smiley

Pastaj te paguash 400 mije leke per nje dhome sa me fut koken tregon se buke ke me honger, por te mungon kurajo qe ti largohesh pisllikut. lol

 Shiko, mbase ke ndonje histori jo te kendeshme, po kushtet nuk jane vetem sa me fut koken, i kane kompletu te gjitha, dhomat me uje te ngrohte, kondicioner, guzhinat te kompletuara......tani çar do mo ti, se per 15 dite po shkon, nuk po shkon per te jetu per nje kohe te gjate, robt per 15 dite flejne dhe jashte mer çun...............

gabohesh, nuk kam asnje histori te pakendeshme. Per fatin tim te mire une e kam shfrytezuar Himaren atehere kur ka qene kooperative dhe plazhet ishin teresisht tonat. Himariotet e shkrete vetem per dite diele vinin e shulloheshin ne plazh. Me kujtohet qe ujin shkonim e pinim direkt ne det ( ne potam). Atje ftohnim edhe rakine apo uzon ose vere Vlosh te cilesise se trete. Ndersa kur donim te benim banjo nudo, ja kepusnim me not nga Potami ne Filikur. Ndersa pikniqet ditore i benim andej nga livadhi. Eh kohe te mrekullueshme kane qene, natyra te virgjera.  

 si nuk te paskam pas njoft mer sheme, qysh atehere.......se ne ate kohe vetem nje dore njerezish vinin e bonin plazh ne Himare, sigurisht ne paskemi qene nder me fatlumet.....

Ah, harova me te thone qe mesa di une, Himara qe megjithese ne Vere (Korrik- Gusht) 30 fishohet, nuk di te kete instaluar ndonje impian per pastrimin e ujrave te perdorura (pra te mutit dhe shurres) dhe prape mesa di une ato ne det derdhen dhe ne tre pika: ne potam, tek shkembi ku ka qene spitali dhe andej nga porti.

 GAbohesh sheme, Himara e ka nje impiant pastrimi...ujrat e zeza, derdhen vetem ne nje pike, dhe ajo eshte larg plazhit...pjesa tjeter eshte e paster....dhe kur them per pasterti te ujit, i dashur sheme e kam per pasterti fizike, dhe jo per pasterti mikrobiologjike.......(se pa plazh nuk do mbetemi pra......lol)

ok meqe e thua ti per ket impiantin terhiqem, por WC-ra neper plazhe nuk ka apo jo? keshtu qe............ngelet deti vendi me i afert dhe komod per te qetesuar fshikezen. Po te dish mire not, shon pak me thelle dhe qeteson edhe b*then.  smiley

 hahahaha...me shkrive gazit.....po si mendon ti, qe te bojne nai WC ne breg te detit, hahaha, qe te mos lodhet shume tumi per rrugetim te gjate.....hahahaha

Ne Sarande i kam bere pushimet vetem njehere, me nje dhome diku ne te djathte te hotel Butrintit, por ka kaluar shume kohe dhe nuk i mbaj mend detajet, kujtoj vetem qe ishte dhome e thjeshte me qiradhenes teper prezente (si ne Dhermi ky muhabet). Mbaj mend ama qe njehere beme plazh diku nga pllakat ku kishte edhe hotel simpatik, edhe plazh te bukur - vecanerisht si panorame do te ta rekomandoja. Per emrin e hotelit s'di te te them, ndoshta di dikush tjeter c'behet ne ate zone.

Tjetra thote dua Saranden, si me thene, dua t'i kaloj pushimet ne Portugali, jo i thoni ju, kaloji ne Spanje se eshte me mire. Saranda eshte breg i bukur, pushimet behen te qeta, ideale nese do te lexosh apo te shkruash, ne nje kafene buze detit mund te kalosh gjysmen e dites.

Sarandiotet ta krypin koken, greket knej ta sheqerosin.

sic eshte permendur edhe ne nje teme tjeter, ne shqipot te krypa e kemi lezetin, identitetin, e me the te thashe. une per moshat e reja turizmin patriotik e kuptoj dhe e zhvilloj smiley, e kam shume te nevojshme ta perqafoj relievin dhe shkurre-gurin e atdheut qe te mund ta projektoj veten si shqiptare, mendorja s'un mjafton.

O Floro ke fillu me ndrru shume flamuj!

Prit prit se ka mo smiley

Krize..

Nese kerrin e ke 4x4 futja per Dhermi.. Nese ke navigator fut ket per kerkim "mini hoteli 20 metra mbi porten e varrezave".. mos u dekurajo, ullishtet ste lejne me pa asigjo, as detin... 20-35 k-lek nata sipas sezonit. Dhomat shume te medha, te kompletume me miniguzhine dhe ballkon.. Pse kaq lart do thush ti... se nuk do shkosh poshte per te plazhi dhermiut, po me ne veri te ai i Palases.. Rruga per atje pret 50 metra mbi hotelin... rruge e keqe, por ti meqenese ke 4x4 sduhet te ankohesh.. 10 minuta me vone do kenaqesh.. Nese mendon se mund te kesh humbur pyt vendasit per plazhin e ilir metes dhe te sali berishes.. rruge te mbare..

Po deshe me u kenoq mbremjeve futja lart nga Palasa, lart ne mal. Panorame si ajo nuk gjen kollaj.. Kur te shkosh te rrapi,  ngjit shkallet anash barit te vetem, hipi ne tarace e nga jug perendimi do shikosh vilen 3-4 katshe te paskal milos.. Po qene dritat fikur, kaperce gardhin e kridhu ne pishine.. do kenaqesh... harrova.. makinen ta parkosh te oborri qishes, te ish pallati kultures..

 

 E hutut krejt "kosovarin"..

 

 po me degjove mu mos ik fare ne sarande. te mbyt tymi, betoni, trafiku dhe era qoftes. ne darke ke i parade katundareske buze detit.  ne plazh duhet te shkosh me makine, nese mund te gjesh nje plazh te lire pasi e zen robt si kukudha qe na 8 te mengjesit cdo vend te lire. po me degjove mu ik beji pushimet ne mal te zi si njeri, apo ne korfuz po pate mundesi. nese e ke nda mendjen per shqiperi ik ne pogradec se edhe njerezit jane me te hajrit andej. 

hajt se dhe mali zi tumllas me rob e qebaptore eshte, pervec atyre veneve ku bote 17 euro nje gin & tonic (qe ta knoqte shpirtin,sdq) 

robit i ka pelqy bregdeti..le te shkoje dhe ne sarande, se perderisa eshte me makine, leviz ku te doje

krizantem, une te keshilloj te vendosesh tek ishulli perballe. smiley

 Tek ishulli perballe shkon 300 euro dita plako,90 euro hoteli diku tek 150 euro dreka dhe darka,apo tja rrasi ne sufllaki del me lire.

Po jo mo burr se kushton me pak.

Per dreken dhe darken te gatuajne ne shtepi. Grup jane ata.

 Po ata po te ishte per te gatujt ne shtepi pse po lodhen kot me shku me pushime.

Po he o vlla se s'do gatuajn gjera te komplikume. 5 minuta duhet me be nje byftek dhe nje sallate.

ca thu mer.. ca hoteli te le te gatush? lol.. 

Pikerisht. Brado, une ne fakt nuk po flisja per hotel, por per shtepi me qera.

Un se pari i keshilloj te interesohen per cmimet e produkteve dhe mallrave ,se dihet qe per kosovaret ka cmime te tjera ....eshte e turpshme te shikosh ,sa abuzojne pronaret ,shitesit me turistet qe vine nga Kosova .

Ne Durres sidomos ishte masaker e vertet ...Sikur te isha une ne rradhe e 10 -ta dhe para meje te ishin kosovare ,une do blija para tyre dhe jo per xhentilese ,por se shitesi nuk donte qe une te shikoja ,si do ja fuste me cmimet atyre smiley

po po s'ta futi vllau, kush do ta fusi (se ato durrsakt jane 50% kosovar vet) 

 Ka pas hall tjeter shitesi po se ke kuptu ti smiley

po jo mo ,se shitesit ishin ca xhaje nga Kavaja   smiley

Po t'ia vlenin , kur te isha e merzitur do u beja me shume pazar .......smiley

ore robi thote dua ti bej pushimet ne shqiperi ,keta i thone ik ne greqi apo serbi.ik e beji ne sarande vetem per inat te ketyre serbo-grekofileve.dhe do jesh rehat se te gjithe viktimat do i kesh perballe ne korfuz

po kto s'dun qe te bej nai lek ai robi qe do i jap dhomen me qira kti..ke parasysh, shqipo i tipit mu me hiq nje k0qe, komshiut hiqja te dyja 

Ah po se harrova, (si grekofil dhe sllavofil qe jam).

Edhe Kroacia nuk eshte keq.

sikur te besh 2 vjet pushime ne Kroaci...s'eshte keq, se ne 2013 futen ne Jurop

kto jo vetem jan shqpirtkeq, po dhe b00thgris..

hajde o krizantem rri tek apartamenti im per 600 euro / 15 dit 

une do kisha thy qafen ne turqi ose andej nga jugu i humbur i bazilikates apo kalabrise... ne ndonje fshat te humbur apo spjaxha sekluza. edhe nje cader me mjafton.

nuk behen pushimet per patriotizem ne nje vend ku patriotizem eshte vetem leku.

per nder, me lire bejne 15 dite ne sharm-el-sheikh sesa ne ate halen tone.

albanezi di merda!

3D Smilies,3D Emoticons for MSN,Skype,Gmail,Email,Orkut etc

Tashi, qe ta kuptoni pse pak me shaka e pak seriozisht une i keshilloj ketyre cunave (por edhe kosovareve te tjere ne pergjithesi) qe te shkojne diku tjeter...

Oferta turistike shqiptare eshte skandaloze. Shume prej shqiptareve te Shqiperise, por edhe plot te tjere nga Kosova jane lodh me kete, prandaj preferojne qe te shkojne jashte qe t'i bejne pushimet si njerez.

Sa me teper ta bojkotojme kete katrahuren ketu aq me mire do jete per keta tipat qe te fillojne te reflektojne.

Durresi pershembull eshte katandis ne ate fare feje fale kerkeses se kosovareve qe jane te deshiruar per pak det.

Le te fillojne nje cik edhe kosovaret t'u tregojne vendin ketyre bastardeve ketu.

Thene kete, une natyrisht qe disa dite pushime ne Shqiperi s'do t'ja mohoja vetes se fundja nja dy vende te mira (dmth te pranueshme) i njof. Por jo ne Sarande. Ne Vlore dhe pergjate bregut.

une do kisha thy qafen ne turqi ose andej nga jugu i humbur i bazilikates apo kalabrise... ne ndonje fshat te humbur apo spjaxha sekluza. edhe nje cader me mjafton

Po, bravo. Kalabria ka nje oferte turistike shume interesante persa i perket raportit cilesi-cmim.

ai patrioti po pyet per ndonje vend ne sarande,pra e ka ndare mendjen dhe nuk po pyet as per korfuzin ,as ohrin ,as malin e sterrosur.edhe sikur atje ku do veje te jene hajdute e maskarenj ,me mire ti marre leket hajduti shqiptar se sa ti marre janullatosi .vetem kujdes me notin(nese di mire) se 300m det na ka lene sala,,,

shqipo,  nderhyrja jote ne menyre kembengulese por e drejte, na sjell menjehere ne mend nje fragment nga filmi ''rrugicat qe kerkonin diell''.

qymyrxhiu:  zoteri, kam sjell qymyr... eshte dushk edhe shkoze (ishte parrulla kjo)

i zoti shtepise:  nuk dua, nuk kam porositur qymyr...

qymyrxhiu (dukshem i irrituar): po eshte dushk edhe shkoze zoteri...

i zoti i shtepise:  or po flori te jete,  nuk dua te thashe... hajde ik tani.....smiley

 

p.s.  lexova qe greket do fillojne kerkim-cpimet ne detin jon (Korfuz) per nafte.  e postova para gjysem ore ketu. te shohim ,do ta publikoje admini....

po shkoze ke?  kam nje cope.                                                                                     futu brenda.

kabim shqipe.. jo shkoze, por ''shqop''. dmth: parulla, ..kam sjell qymyr. eshte dushk edhe shkoze...     -kondraparulla,  po shqop ke?-    ....eshte nje cope....   -fute brenda-.smiley

aty afer eshte ,nje q e prish punen,,si gjithmone

Hej, s'ka per te m'u heq nga mendja nje familje shqiptare nga Prishtina para ca vjetesh. Komplet rastesisht (e theksoj kete) u ula per te ngrene me nje mikeshen time italiane ne nje nga ato restorantet kosovare andej nga plazhi Durresit. Ky ishte restoranti i hotelit ku drekonin/darkonin njerezit qe qendronin aty.

Nejse... ulem une per te ngrene, kur hyj ne muhabet me kete familjen kosovare: nena dhe babai zyrtare ne Prishtine, dy femijet te bukur si engjej.

Totalisht te zhgenjyer nga Durresi. Dukesh sikur i kishin marr peng. Me ka ardh aq shume keq, sa s'e keni idene...

S'dija cfare te beja. Doja ne ate moment t'i jepja nja 5 mije Euro dhe t'i coja diku qe t'i kalonin pushimet si njerez.

po ce mo dhe une pe kosove jam de... edhe une i bukur si engjell jam... smiley

 

Ca ke me? Do 5 mije Euro ti eh?!

Po ik or daj... smiley

 tani që e morëm vesh se ke lek, do të marrim peng, mos ça kokë. smiley

 

...dhe nqs. me gjeni ndonje lek, me lajmeroni, se i ndajme bashke. Fifty fifty. smiley

albaneze di mjerda! smiley

Une jam gjynaf. smiley

ti drekon me mikesha italjane ne durres, je gati (gati... leshte, si i thone mbe korce) te japesh 5000 euris per nje familje qe nuk e njeh fare... dhe ti je gjynaf??? ti gjynaf? po ti vetem me ate qe permende 5000 euroshin duhesh denuar me pushkatim ne litar elektrik. prishe gjithe tregun e pushimeve tani; do mendojne patriotet sqipetare... hajt hajt, se del ndonje me mikesha italjane dhe ua paguan pushimet kosovareve... rrrrrrrippinni maskarenjte se paguajne me euris.

gjynaf jam une qe s'e gezoj as luksin e te berit po*dhe te te ofruarit te ndonje gjeje tjeter perpos vetes.

Hajd mo leni ato tashi, se me kan thon qe je parelli i modh. Ma ka thone njoni mu. *

 

*) E di vete ti se kush! smiley

hiqju specieve me minifund he burr i dheut!!! smiley

akoma me anekdotat e pemes se evolucionit ti? smiley

yt derpederi! na e kuptove tine qe s'jam pe kosove mo? ce une theksin tamam e kam de.

olso, boll te kesh njeriun e duhur afer, se pushimet e bukura e te paharrueshme rrjedhin ne menyre te natyrshme... nuk do kisha nevoje per asnje kacidhe. jam vete i paharrueshem; rrjedhimisht edhe pushimet te tilla dalin. smiley

olso, boll te kesh njeriun e duhur afer, se pushimet e bukura e te paharrueshme rrjedhin ne menyre te natyrshme...

E ke thene aq bukur sa s'kam ca t'i shtoj kesaj!

Per menimin tim, pushimet ne Saranden me kallaballek plebejsh kane lezetin e vete. Edhe do gjire e plazhe te mira larg qytetit i kane, me det te paster. Ajo kalaja e Lekursit, ofron pamje dhe ajer te mrekulleshem mbi qytet. Not bad. Nese do te levizesh me makine ke variacione per te vizitu, syri kalter. Ka dhe restorante ku hahet lire.

 Ose dhe bileta avioni online tani eshte nje faqe www.fly.al gjen cmime te mira per fluturime ne te gjithe boten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).