Armët e sekuestruara në Pezë

Automatikë “Kallashnikov”, snajper, antitank dhe granatahedhës. Ky është arsenali i armëve që është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar në Pezë mbrëmjen e së hënës.Ka qenë një konflikt pronësie në Pezë të Tiranës që ka tërhequr vëmendjen e policisë për të mbërritur në këtë zonë, ndërsa më pas, kontrollet e kryera në bazë të informacioneve operative, kanë zbuluar arsenalin e armëve që ishte fshehur në shtëpinë e vjetër të Myslym Pezës. Policia tha se armët mbaheshin pa leje nga kushëriri i deputetit socialist Dashamir Peza dhe një mik i tij. Policia tha dje zyrtarisht se në shtëpinë e Armand Pezës, agjentët e rendit sekuestruan edhe 200 gramë lëndë narkotike

Droga e presuar

kokainë dhe 20 kilogramë përzierës kokaine. Të gjitha këto prova të sekuestruara i kanë drejtuar hetuesit në një lidhje të mundshme të dy të arrestuarve, Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega, me një aktivitet të organizuar kriminal. Sipas burimeve policore, vendi ku u gjetën armët dhe sasia e lëndës narkotike dyshohet se ishte një prej “bazave” të kësaj organizate. Policia tha se është duke hetuar nëse dy të arrestuarit kishin ndonjë plan konkret për përdorimin e arsenalit të armëve që kishin në zotërim. Gjashtë automatikët dhe snajperi janë dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse ato armë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale më parë. Analizat e tyre po kryhen nga Laboratorin e Kriminalistikës, ku do të kryhet ekzaminimi balistik i armëve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se në shtëpinë që përdorej nga Armand Peza, por që në fakt është shtëpia e vjetër e Myslym Pezës, vetëm 10 metra larg banesës së deputetit socialist Dashamir Peza, u sekuestruan 6 automatikë model 56 dhe model 54, granatahedhës, një pushkë snajper, dy dylbi snajperi, 20 copë krehra arme zjarri, 9 predha granatahedhëse të lehta antitanke dhe 6100 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Zbulimi i kësaj baze, që burimet nga grupi hetimor e cilësojnë si bazë kriminale, erdhi pas një incidenti që Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega kanë pasur me një oficer të RENEA-s, Adi Pojana, në një lokal në Pezë. Mbrëmjen e së hënës, dy të arrestuarit kanë tentuar të vrasin, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të oficerit Pojana, të cilin fatmirësisht nuk e ka prekur asnjë plumb. Nga të shtënat është dëmtuar makina e tij e parkuar pranë lokalit, si dhe xhamat e lokalit ku ka ndodhur konflikti.

 

 

15 Komente

po Kanani ishte??smiley

-dridhe nje nga kutia e Rremes..

-ti je plaka e Rremes?

-une jam plaka e Pezes

 

ore ai emua, nga behet?smiley

Besooooooo (Cimooooooooooo)

ShabAnooooooooo (Beluloooooooooo)

Pashi Zotin kush o ai katunar Tirone qe thote ShabAno? ShabOn ore ShabOn thomi ne. Na myten jabonxhinjte e dreqit!

Coshtja e "Kutise se Rremes" o per tu verifiku. Te hapet kutia e fimit se une them qe ajo osht "Duhani i Rreeeemës" (ketu theksi ne film eshte nga Lapardhaja)

Po pergjigjia e Rremes kur e terheqin me litar : "S'ka gjA ije ne do fitojme!" Po gjO mer derr! Mer te cafte ujku i kopshtit zoologjik!

Te lutem shume, me "r" te bute.

guce mos i harro shkodront e Pezes smiley.

Jo jo nuk i harron Gucja, Jozefinat e Pezes.

Sidoqofte Belulo, une si gjithmone kisha te drejte (sa modest si jom mer amon). Kom nejte mrome deri m'2 e gjymes apostafat me verifiku, ene kisha te drejte ishte dahoni dhe jo oka.

 

S'ka thene gje "dahon" aktorja nga Jugu, ajo thote "Dridheni nga nje cingare, eshte pe duanit te Remes".

" Ka hikur moj nuse!Te shohe dhe Ahmeti(emigranti) dy dite te bardha"

Mire qe e paskan publikuar kete artikull, sepse dhe une e solla para nja 2 ditesh, por hiç nga adminat ...

Nejse, per mendimin tim keto arme ne shtepine e Bab Myslymit nuk jane ndonje rastesi e madhe, sepse gjate ngjarjeve te 21 janarit, Berisha foli per "kallashnikovet" qe "gjeneralet" e Rames u thoshin atij se ishin gati t'i nxirrnin ...

Plus qe trazira pati dhe pas vendimeve te KQZ-se dhe kolegjit

Ju mund te thoni se keto jane teper hipotetike, por beni lidhjen per artikullin e TEMA qe thoshte se Berisha rrinte me jelek Antiplumb dhe se ishin shtuar se tepermi kontrollet ne vendet ku shkonte Kryeministri dhe pastaj thoni njeçike se perse kishte dhe Snajper tek ky arsenal armesh ... sepse nuk eshte se u gjeten arme dosido, por arme lufte si Kallashinkovet, granatahedhes dhe Snajpera ... arme bandash, jo arme hajdutesh ordinere ...

Nejse, fakti qe kjo ngajrje po kalon ne heshtje, tregon se nga organet perkatese deshirohet qe kjo gje te kaloje ne heshtje, por kam besimin se nuk eshte nje ngjarje "rutine" apo dosido! besomeni

Gjate ngjarjeve te 21 Janarit berisha foli edhe per pistoleta stilolaps, cadrat pistolete, thika me helm etj.  A u gjeten gjate kontrollit keto?

Revolucion!

Nje pyetje kisha une naivi; Duke e ditur tashme (nga Auron Tare) se Myslym Peza paska qene agjent i britanikve, keta britaniket i mbajne akoma lidhjet me pinjollet e Myslymit apo jo. Se gjith ato arme, mua me duket se nje fuqi eshte e interesuar per destabilizimin e Shqiperise.  

Shi shi pucistat. Paskan filluar te organizohen. smiley

 Dhe 200 grame kokaine,eh mor Kryetar per ty paska qene kjo dynjo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).