Duke iu falenderuar fuqisë virale të rrjeteve sociale, vdekja e 22 vjecarit Martin Neshkovski e shkaktuar nga rrahja brutale e tij nga ana e një përfaqësuesi të forcave speciale policore, krijoi jehonë të madhe në opinion. Gjithcka filloi me gjetjen e një trupi të pajetë në parkun e MEPSO-s pranë sheshit kryesor të Shkupit, të dielën në mbrëmje menjëherë pas zgjedhjeve kur simpatizantë të partisë VMRO-DPMNE po festonin fitoren. Nga policia dolën me deklarata kundërthënëse, fillimisht duke thënë se askush nuk kishte paraqitur një rast të tillë edhepse në shesh qëndronte i shtrirë pa shenja jete një trup mashkulli rreth të njëzetave, më pastaj për të thënë se në trupin e viktimës nuk gjendeshin shenja dhune. Mirëpo, pasi u krye autopsia, u konstatuan gjurmë të goditjeve në ije dhe kokë, thyerje të hundës dhe lëndime në anën e majtë të trupit. Kush është viktima dhe pse u rrah nga policia? Bëheshin thirrje kundër njësitit special policor të cilët shëtiten me veshje civile, kërkohej shpërbërja tyre, thirrej “Alfa – vrasës”… dhe gjithcka bëhej përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, përdoruesit e të cilëve kërkonin përgjegjësi për dhunën policore. Fuqia e rrjeteve sociale Në Maqedoni ka mbi 850.000 përdorues të Facebook. [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).