[...]

(N)uk dimë në t'ua rekomandojmë një emision mbi poezinë, transmetuar në "Opinion" të Blendi Fevziut. Nuk dimë, pasi dyshojmë se nuk ju bëjmë nder me këtë. 

E gjeni këtu:

http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3263#

Përveç moderatorit dhe asaj vajzës së re, që nuk flet shumë, çfarë mbetet është një ego trip i neveritshëm i pjesmarrësve të tjerë, që nga fundi kthehet në monolog të Ahmetit, që reciton ca vargje të tmerrshme me fjalë si "kompatibël", "spostuar" etj.

Një pasqyrë e trishtë e mjerimit të kulturës shqiptare të çasteve që po jetojmë. Ngazëllimi i pashkak në studio, shoqëruar me citime nga Heidegeri (theksi në rrokjen e fundit nga cituesit) dhe Borgesi (që shqiptohet në rekomandim e sipër nga Preç Zogaj ashtu siç lexohet dmth. Borgesi, tullë, drejt, e jo Borhes, siç duhej të qe), belbëzimi në të sajuarit e mendimeve, mbledhur andej-këndej, çalamanllëku në të shprehur, përzier fund e krye me fjalë të huaja, që nuk duhej askurrë të fliteshin në një foltore mbi fjalën e bukur, mbi fjalën shqip, aq më tepër nga ata që pretendojnë ta kultivojnë, të bën të vësh duart në kokë. Pika mbi i, qershia mbi tortë, janë vargjet horror të Ahmetit nga fundi; këta jo vetëm që nuk ua këshillojmë, por ju përgjërohemi të mos ia bëni vetes. Dhe ju sigurojmë që e parakaluam këtë që po shkruajmë para njerzillëkut, mirëkuptimit, konflikteve të mundshme të interesave, babaxhanllëkut dhe e mo lëre se nuk po i prish punë njeriu, lëre punë e madhe, varja, etj.

Nuk mundemi, nuk duam dhe besojmë se nuk duhet bërë në asnjë mënyrë kjo e fundit. Duhen thënë gjërat troç, ashtu siç janë, përndryshe nuk kemi pse flasim fare. Ndoshta do qe më mirë, krahasuar me këtë lloj deliri.

Jo, nuk duhet toleruar. Nuk duhet toleruar masakrimi i gjuhës mëmë, nuk duhet toleruar molepsja nga përçarti. Duhet mbrojtur vetvetja nga masakrimi i amtarsisë, nga idhujt pa krena, që ia vënë kokat e prera njëri-tjetrit. Duhet të mbrohemi, me aq sa mundemi, me mjete rrethanore. Për momentin, në mungesë të afërisë fizike me të përfolurit, në mungesë të ndonjë druri a të ndonjë dardhe boksi, gjeta rastin të shpreh dufin këtu, në temën tuaj të pafaj. Kërkojmë ndjesë për këtë e shpresojmë ngushëllim nga të ngjashmit, nga ju. 

Kemi folur shpesh e jemi shkëmbyer këtyre anëve për poezinë shqipe të pas 90. Ndoshta do të kish qenë më mirë të kishim heshtur. Një gjendje e tillë memecllëku të kapllon kur përballohesh me gjëra të tilla. Jo rastësisht po përdorim fjalë me ll, rrçzh, brr... Mirëseardhshit në Kra-Kra.

mirazh

100 Komente

Mirazh, te me falesh qe perdora permbledhjen tende per "pyetjen", por me duhet te pranoj qe rashe dakort deri ne detaje pasi pashe - ajme! - te gjithe emisionin. 

 Ketu si edhe shume te tjera, gjuha shqipe ka shku per lesh..............

Mirazh & Finisterre, falemnderit per temen.

Pertej komenteve te Mirazhit, me te cilat edhe une e kam te lehte te bie dakort, them se nje pjese te mire te fajit e ka etja e televizionit per personazhe te njohura dhe lehtesisht te arritshme, dhe sigurisht Blendi Fevziu, i cili garanton perhere mediokritet dhe verdallisje pseudoanalitike rrotull rendit aktual - rend i cili i garanton Fevziut vendin qe ka.

Ai emision ishte nje darke perkujtimore e viteve '80-'90 dhe pak kishte te bente me poezine ne vetvete apo me poezine si levrohet ne Shqiperi sot. Nje rrahje & veterrahje e tille shpatullash, gje normale ne TV-te tona dhe akoma me normale ne 'rangjet e larta', eshte e turpshme te behet ne publik, dhe sigurisht qe endrra do te ishte te mos behej mes njerezve, e mes poeteve, asgjekundi.

Me keto dua te them qe duhet fikur televizori dhe duhet kerkuar gjetke.

 

nuk e pashe emisionin dhe nuk dua t'a shoh. Ne vetvete nje emision tv per poezine eshte deshtim i garantuar. Po t'i shtosh dhe shpifesiren e paaftesise, vetndjerjes, etj si keto, behet varja...

Trop, natyrisht qe tv duhet fikur (a me mire s'duhet ndezur), problemi eshte qe biseda ne fjale u krye publikisht, ne nje nga oraret dhe emisionet me te ndjekura ne tv shqiptar.

Do te bija dakort me nje ide poezie te viteve '80, por ne nje rast te tille c'bente Zaimi aty? Apo ngaqe kishte lindur ne vitet '80?

Cka m'u duk skandaloze ishte vetekenaqesia e brezit, me pak kripe injorance prej poetesh qe kane vene bark e ndonje nostalgji - s'u muar vesh per ke, per cfare, se per kohen qe shkon a per ata qe ishim dikur, per talentin qe na la a qe s'e patme ndonjehere.

Ahmeti ishte ne poziten e gaztorit, me ate idene çalashe te gjuhes se jetes qe lenka pas poetin, thua poeti duhet medoemos te kerceje tango qe te perzjehet me jeten.

Gjeka, ende me kostumin e dikurshem te poezise Kuajt, me librin e botuar nga Shtepia e Univ. amerikan ku jep mesim, me mungesen e edukates ne intervisten permbyllese ("ky"-ja e tmerrshme).

Londoja dhe Preci, ne pension njeri dhe institucional tjetri, me referenca te vjetra prej gjysherish. Ballauri, o nene o nene! Zaimi, krejt jashte loje. Maksimumi qe tha ishte emri i Mjedes.

Ulerime ishte fundi: poezia boterore per pak s'u katandis tek Kavafisi dhe Neruda. M. Ahmeti kishte harruar te shkruante poezi: se c'tha s'e mora vesh (truri, qysh sot ne mengjes, me ka derguar kerkesen per kemp dhe s'ia refuzoj dot).

Dhe ne fund fare, Fevziu: s'kam fjale! A e meritojme valle Fevziun tone? Me siguri qe po. A ka menyre tjeter per ta shpene publikun tek poezia, apo poezine tek publiku, pa kaluar nga studio te atilla?

 Po pra,vetem se emisioni ishte tek Klani,se po te ishte tek Top Channel,aaaaaa poetet do ishin shume profesional ne syte tuaja.

#-o

po ben shaka apo e ke me te vertete? c'lidhje ka kush e jepte?

 Shaka,e ku ta di une? di vetem qe makina me ka sjelle ne shtepi.

A jane egoiste poetet ? 

 Po i rezistoj akoma tundimit per ta pare ate emision dhe per te bere nje koment mbi te ftuarit nje e nga nje, e te gjithe bashke. Lereni kete muhabet, pleaseee!

Sa mire eshte kur s'merr vesh nga poezia ,se une s'jam tmerruar aq shume me ate emision sa Finesterre,madje e ndoqa dhe dy here,se jo per gje por Moza ,me ate tipin e saj "ufo",te gozhdon para ekranit .   smiley

Sigurisht qe s'pati profesionalizem ,madje me shume e zhgenjyer kem ngele nga Londoja ,me ate theksin e tij gati fshataresk dhe fjalet teper te rendomta per te interpretuar poezine ,sa gati po dyshoja ne ishte vertet poet  smiley

 Do të doja që asnjë koment të mos shkruhej për emisionin. Nuk do ish më mirë sikur të mos merreshim fare me të dhe me të ftuarit e tij?

pse ,kur ketu diskutohen shume gjera ,pse kjo teme duhet te bej perjashtim ?!

 ashtu është

Fin, ti i more nje e nga nje per te arritur ne perfundimin qe keta te ftuar (Zaimi ngelet perjashtimi prej moshes dhe heshtjes) edhe nese kane qene dicka dikur, s'jane plakur mire. Le te themi qe plakja e keqe eshte nje tjeter pasoje e varferise se jetes shoqerore ne Shqiperi, e mungeses se stimulimit, te sfides, te qetesise, apo te gezimit, e mundesive te pakta, qe e bejne edhe mendjehapurin konservator, e zhvillimit me goditje te rralla. Po te duash mund ta perfshij edhe politiken, qe jep shembullin me te forte dhe me te pranishem ne publik - por edhe ne politika e buxhet per kulturen -  te atyre qe nuk i dorezojne stafetat.

http://www.youtube.com/watch?v=4dNZbVfhf4s

Pasi t'i kemi share, eshte hap i natyrshem t'i leme mbrapa keta te ftuar bashke me propaganduesit e tyre . Vetem pak sekonda u fol ne fillim te emisionit per leximet e te premtes tek 'e per7shme' - as emri i librarise nuk u permend se mos merzitej kush. Atje neser lexon Lleshanaku, pasneser shfaqet nje film i mire, vrapojne lloj lloj femijesh te bukur, poezi ne levizje. 

 dhe shpesh ata qe ju lexojne/me njeri tjetrin shkembejne fraza/si shume pretendime keni/me kta poetet moj vajza smiley

me pelqeu homazhi qe i bene kufomave te vetes, ruajtur ne formalinen  e kohes.

 Po pra pse i shajne poetet, poetet?

Ndoshta "Kritika",  te ishte me ndryshe, vertet do te kishim Kritike te mbare, por sharja, nuk eshte kritike, eshte egoizem i semure!

nuk njihen, prandaj. po te njiheshin personalisht dhe te ishin shoke, do na tranin capin duke i bere elozhe njeri-tjetrit dhe duke u rene te fiket ne publik nga poezite e njeri-po-tjetrit.

understand bro?

 Kjo ma mbush me ndjen zot! Por edhe ne kete rast egoizmi tek poetet eshte pak i fsheur disi i frenuar per shkak te etikes, ndersa ketu te peshku etika per shoshoqin eshte e shfrenuar pa fre!

ju te dy e ndoqet emisionin per te cilin diskutohet, apo ju intereson vetem emisioni ketu?

 Une 30 minuta, nuk mu duk ndonje hata atje, thejsht nje bisede kujtimesh me njeri tjetrin ajo qe nuk honepsja une ishte natyrisht "Lenini" qe drejtonte emisionin. ne fakt une nuk jam poet qe te gjykoj thelle etiken dhe estetiken letrare te poeteve "te vjeter"

Po ja pra, nuk jane anetare te peshkut ato; ishin thjeshte anetare te 'opinion'. Keto te peshkut,s'i ke pare si debulohen dhe perendohen me njera tjetren sa here qe sjellin ca rrangalla qe i quajne poezi! Neve na hidhen ne fyt e na nxjerrin syte kur guxojme te themi ndonje fjale tjeter perpos matufepjes magjepsese dhe elozhit. Eeeh! Kjo bote eshte plot! Perplot!
Hi trop. Howdy? smiley

hi zotrules. te vura system of a down andej, thashe se do te te pelqente.

zoto, qe thu ti, meqe u gjendem ne muhabet, as qe krahasohet situata ne peshk me 'eliten e tiranes' (sic e perdor shenasi rama). ti ke kaq vjet ketu, besoj edhe me shume se une, dhe duhet ta dish mire qe ketu ka edhe poete, edhe poete aspirante, edhe njerez qe shkruajne ndonje poezi, edhe lexues, edhe lexues aspirante, edhe njerez qe lexojne ndonje poezi,  ka poete qe behen pis ketu, ka poete qe pastohen ketu, ka njerez qe mesojne te lexojne ketu, ka njerez qe refuzojne te lexojne, por opinioni eshte i lire, ja, je edhe ti, sic jane ata qe levdojne kot apo ata qe dashurohen plot me fjalen.

per kuriozitet, nga kush perbehet kjo 'elite e peshkut' (term qesharak ky por e ben nje pune)? si shpallet, dekorohet, turperon veten dhe te skandalizon ty kjo kategori? se nje levdate ketu e nje aty sikur s'mjaftojne si prova. dhe ne c'menyre te duket kjo kategori e krahasueshme me ate te emisionit? si i prish pune poezise shqiptare, gjuhes shqipe, zhvillimit te shoqerise, kjo kategori e peshkut pa uje?

po per emisionin ne tv klan, cfare mendimi ke?

 

Trop... te uroj gjithe te mirat, gjithmone...

le t'i themi gjerat sic edhe jane. une nuk besoj se ti do postosh nje artikull, poezi, proze apo ndonje gjini tjeter, duke me patur mua ne mendje; ne do me pelqeje apo jo...

nga ana tjeter; ke pershkruar shume lloje peshqish aty. jam i ndergjegjshem qe egziston nje kategori qe vetem lexojne, dhe disa qe shkruajne nganjehere, rralle; per te cilen kam respektin dhe simpatine me te madhe. por ne nje dite te mire debatesh; ketu nuk behen me shume se 30-40 peshq gjithsej... ke pershkruar me shume peshq sesa mblidhen ketu ndonjehere. por shpresoj qe prania ime ketu te mos te te duket e tepert. e shpresoj megjithmend.

pyetjet qe shtron:

jane te gjitha te duhura; dhe sikur te mos doja qe te mos "zihesha" me ty apo ndonje tjeter, sic ndodh dhe shpesh - ku une perfundoj pjese e nje dialogu qe dikush mbetet i lenduar apo tym ne nerva; do te isha pergjigjur; sepse jane pyetje tamam sic duhet. po sikur t'u pergjigjeshe vete; qofte me cfare pershtypjesh ke, qofte duke me imituar, ose imagjinuar pergjigjet e mia, besoj qe do te dilje diku tamam ngjat.

Emisionin ne klan; nuk e kam pare fare. 

po sikur te me kishe pyetur per artikullin teme-hapes, do te te kisha referuar ne komentin tim me poshte. smiley

te kam shkruar me sinqeritet.

 zotrules, me c'kuptoj, disa mendojne qe peshku eshte kllouni i rradhes ( e kam permendur dhe me pare ) dhe nuk duhet marre seriozisht se ne luajme kukamcefti ketu. duhet vetem te shkruash levdata per aspirantet poete dhe prozatore apo piktore a ku di une c'fare tjeter.

po si t'ia bejme qe ndonjehere nuk jane aspirante por poete? po si t'ia bejme qe keta aspirantet, diku tjeter duan seriozitet dhe diku me pas duan kllounin e rradhes?

e ngaterruar zotrules, e ngaterruar. rigoleto le te vije ne shesh te mejdanit ...

demokracine nje hap e ndan nga fashizmi, dhe ky hap eshte deshira per te shkelur mbi ca njerez. me fal se u nxitova, jo deshira por akti.

e, ketu ne peshk, sa me i ngritur te jete tjetri (apo ashtu vleresimi te kete per veten), aq me i prirur eshte te shkele mbi te tjere. kemi dhe ketu ashtu tipash. pastaj, kam pershtypjen qe shkeljen e ndjen me shume i shkeluri  apo ata qe perpiqen t'u shmangen kembeve, sesa pronari i kembeve.

i veshtire edhe ky diskutim, prandaj lashe mbrapa fushen e deshires dhe dola tek veprimi. sinqerisht, demokracia duhet ruajtur pavaresisht kostove. kjo s'dmth se ca njerez s'duhen menjanuar, zhvendosur nga toka e zaptuar, bere te pademshem. nejse. sic te thashe, per me shume te shkruaj me vone.

duhen shtuar ca emra filozofesh, ashtu sic eshte bere zakon ( te shkretet filozofe), qe komenti te jete i plote ...

meqe jemi te shqipja mirazh, fini, a kush shprehet aq me patos aty me siper...

"calamanlleku"??? smiley

" këta jo vetëm që nuk ua këshillojmë, por ju përgjërohemi të mos ia bëni vetes. "

keta jo vetem qe nuk jua keshillojme, por ju pergjerohemi te mos ja beni vetes. shqip.

"dhe e mo lëre se nuk po i prish punë njeriu"... koha te mesojme perdorimin e thonjezave.

"Ndoshta do qe më mirë" - megjithmend? smiley

"ia vënë kokat e prera njëri-tjetrit." ... hajt tani, t'i mesojme ca gjera. nuk eshte as turp, as vone.

"kur përballohesh me gjëra të tilla."  - kur perballeshme gjera te tilla; shqip.

"Nuk duhet toleruar masakrimi i gjuhës mëmë" - jam shume dakord me kete.

.............

sa per shqetesimin e dyte qe shprehet ne ate birinxhi artikull; qe une jam shume dakord; madje kam qene dakord gjithnje... e ndoshta ka ca ketu, nga ata "shume te shqetesuarit" smiley qe vetem tani, per sebep te atij emisioni, kane filluar te mendojne keshtu.

thenkju qe lexuat. smiley

"sa per shqetesimin e dyte qe shprehet ne ate birinxhi artikull; qe une jam shume dakord; madje kam qene dakord gjithnje... e ndoshta ka ca ketu, nga ata "shume te shqetesuarit" Tongue qe vetem tani, per sebep te atij emisioni, kane filluar te mendojne keshtu."

Eshte problem kur ia hyn korrektimit te ligjerates se tjetrit dhe harron strukturen e fjalise tende smiley . Kjo sa per te qene ne rregull me formen. Per te qene ne rregull me etiken pastaj, do te duhej qe perpara se te behej "kritika e kritikes" te shqyrtohej me pare "objekti i kritikes".

Kurse per te tjerat, personalisht (me perjashtime vertet shuuuume te rralla) s'mund te kem per miq njerez te cileve s'ua pelqej ato qe shkruajne.

hmmm, sa per te qene brenda; fjalia e cituar eshte e persosur.

sa per te tjerat qe thua; nuk i marr vesh fare.

sa per mbylljet; nejse... eshte mire t'i dime dhe keto gjera.

 " këta jo vetëm që nuk ua këshillojmë, por ju përgjërohemi të mos ia bëni vetes. "

 

keta jo vetem qe nuk jua keshillojme, por ju pergjerohemi te mos ja beni vetes. shqip.

 

Zoto, cila nga keto dy fjalite eshte ajo qe ti e konsideron si te sakte? Nese eshte e dyta, atehere ia ke futur kot ne te dyja korrigjimet qe ke bere. smiley

 

1. Nuk ka ne bote me te mencur se une;
2. O Zot sa e mencur qe jam;
3. O Zot sa e magjepsur jam nga mencuria ime;
4. Vetem ata qe me pelqejne mua jane poete te mire;
5. Sa te peshtire jane ata qe nuk me pelqejne mua;
6. O Zot, nuk e pres dot minuten 31, sepse kam frike se cmendem nga mencuria;
7. To be continued... 

e hengre dhe ti. po c'tu desh o i zi!!! do te ta bejne gropen tani.

PS: igzaektlli! aj miin dhet tuu. kudn't egrii moor. smiley

 

8. Oh! My God!!!
9. Oh! ...
10. Ooohhh... !!!
 
smiley

Kam frike se duhet te nderrosh nick qe te ta marrim seriozisht verejtjen e holle rreth mungeses sone te modestise ne gjykim.

 

 

toulld ju! smiley

llajk fllaaaaaez in dhe stiker, boj; fllaaaaez in dhe stiker. (flies in the sticker - texed up) smiley

 

paska frike se duhet te nderroj nickun smiley

11. O Zot sa e mencur qe jam, kam te drejte gjykimi edhe mbi nickat e peshqve;
12. Nuk qendrova dot me gjate se minuta 29, ndoshta neser do te provoj prap. 

Big GrinBig GrinBig Grin

13. zot, ma largo tundimin t'u pergjigjem m.h.-ve.

c'lidhje ka komenti yt me ato qe kam thene. thjesht per sqarim, se nuk po e marr vesh. nuk e kam per sekelldi, me kupto drejt. cfare eshte m.h.? - nese s'perton ta shkruash. per ne, qe nuk i kemi mendte e holla.

Per ato qe me ke thene mua drejtpersedrejti, te jam pergjigjur drejtpersedrejti me siper Zoto. Por ti me je pergjigjur edhe terthorazi, dhe me thene te drejten une e kam shume bezdi ate punen e ironise me mendjen e holle. Meqe kur na pelqen, jemi mendje te holla qe ç'ke me ate pune, kur s'na leverdis pastaj hiqemi si pale e dobet.  

mire o fini, mire. si te duash. gjithsesi, mund ta depozitosh ne banke kete qe po te them tani: nuk e kisha hic, po hic fare me ty. as ne nivel subkoshencial nuk e kisha me ty.

nuk ka gje. u thane ca gjera qe ishte mire t'i dinim(dija, po flas per veten time).

kalofsh nje mbremje sa me te kendshme. smiley

Nietzsche:

 

1. Nuk ka ne bote me te mencur se une;
2. O Zot sa e mencur qe jam;
3. O Zot sa e magjepsur jam nga mencuria ime;
4. Vetem ata qe me pelqejne mua jane poete te mire;
5. Sa te peshtire jane ata qe nuk me pelqejne mua;
6. O Zot, nuk e pres dot minuten 31, sepse kam frike se cmendem nga mencuria;
7. To be continued... 

 

Zotrules:

e hengre dhe ti. po c'tu desh o i zi!!! do te ta bejne gropen tani.

PS: igzaektlli! aj miin dhet tuu. kudn't egrii moor. Smile

 

Nietzsche:

 

8. Oh! My God!!!
9. Oh! ...
10. Ooohhh... !!!
 

Finisterre:

Kam frike se duhet te nderrosh nick qe te ta marrim seriozisht verejtjen e holle rreth mungeses sone te modestise ne gjykim.

 

Zotrules Nietzsche-s:

toulld ju! Laughing

llajk fllaaaaaez in dhe stiker, boj; fllaaaaez in dhe stiker. (flies in the sticker - texed up) Big Grin

 

Naten Zoto! Kalofsh mire!

mooss; me zure mat tani!

fini, nuk e di se cfare eshte, po sot nuk ka gje.

nje cope interneti eshte, ndodh qe dhe njerezit te jene me nerva.

s'ka gje.

finisterre:

Per ato qe me ke thene mua drejtpersedrejti

naten fini.

...dhe Borgesi (që shqiptohet në rekomandim e sipër nga Preç Zogaj ashtu siç lexohet dmth. Borgesi, tullë, drejt, e jo Borhes, siç duhej të qe)

une s'e kam pare emisionin por besoj qe shqetesimi i ngritur qendron. vetem se shkohet pak larg (si tek, Borgesi) dhe ca fjale te tjera te huaja. dhe meksikanet i thone Meksikes, Mehiko por askush jashte territorit nuk thote Mehiko. qe do kete fjale te huaja te futura ne gjuhen tone, do kete. ky eshte nje proces qe ka ekzistuar dhe do ekzistoje, ne te gjitha gjuhet. problemi eshte qe duhen perdorur me vend vetem atje ku eshte e nevojshme (ku shqipja nuk e jep dot kuptimin e sakte).

'o e sho e 'o e lexoj pio meta.

uë uë uë jalla, po ti çdo në greqi?

1. Me plasen ujrat smiley 2. I bera cicin mu ne plazhin me te bukur smiley

Shif ca gallate... Motobabarka nuk kish si ndodhte ndryshe quheshte kaliopi, kjo e parkumja ne foto ja ku e ke shapken smileyhttp://kaih.dk/grafik/al300605-06.jpg

hahaha ah po e njeh nëna tha!

Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe s'kish se si! Kaq sa po rri do gjesh edhe Fetijen, me siguri. Punojmë ne këndej, lodhemi ne këndej. Ah po kush ta di!

 

 

 

Nuk me eshte dhene te shkruaj ndonjehere ndonje opinion timin mbi poetët, por meqe qenka rasti, po i them dy gjera :

Poetlliku (gati si status) eshte semundje shqiptare, ose me sakt, Lindore (+ post komuniste). Une nuk jam i zoti te citoj qofte dhe nje emer te vetem poeti (nga te gjallet, te kuptohemi), ne vendin ku jetoj. Te qenit shkrimtar PO, eshte zanat, por poet ?? Si qenka zanat te jesh poet ?? Njerezit e penes ne France shkruajne romane, proze... etj etj, ndonjehere edhe ndopak poezi, por nuk njoh ndonje penë une ti thote vetes poet ! Ne Shqiperi, çereku i shkrimtareve i thote vetes poet ! pike e zeze...

Shkurt muhabeti, nuk i honeps fare fare poetet, te pakten ata qe e konsiderojne kete gje si status, ose si te thuash, si 'zanat'. Si qenka zanat te besh poezi ?? Zanat eshte te shkruash, ok, dhe nodfta edhe te shkruash, midis te tjerash, edhe poezi; mor po fundja, mund te shkruash edhe vetem poezi, por nuk besoj se i jep vetes te drejten te te quajne poet ! Vetem ne Shqiperi degjoj une te flitet per te tille ! Me tonelata !

ah, poezia pastaj eshte tjeter gje ! Ok, une mund te pelqej nje poezi te Zaimit, por zor se vete ai e quan veten poet !

 

Stalker,
dikush qe punon ne miniere, quhet minator,
ne kuzhine, kuzhinier,
dikush qe ben krime, quhet kriminel,
...
dikush qe shkruan poezi, zakonisht quhet poet.

Dikush ia ka zanat poezise, merr vesh nga poezia. 

alors, nous tous sommes des ecrivains. smiley

 

toulld jou. de'n't aaa? doun't tell mi aaa den't smiley

 Hej Stalker. Ne fakt e kam bere shpesh kete muhabetin e statusit te poetit, dhe per cudi ka dale gjithmone njeri, ja pak a shume me te njejten gjuhe qe perdor dhe ti, qe duke e ulur, duke thene "nuk e honeps dot kete status," ne fakt e ngre. Eshte e cuditshme cfare ben percmimi, perbuzja, mos-honepsja, ne te tilla raste. Sa me e thelle kjo, aq me fort llogorizohet poeti si status. Veshtire te thuash se cila lloj retorike ushqen tjetren, por me beso, eshte rreth vicioz. Qe, te ilustroj regjistrat:

A: Une s'e marr vesh c'eshte kjo "poet," "poet."

B: Ku merr vesh ti c'eshte poeti, mer.

A: S'e honeps dot "poetin."

B: T'i s'mendon dot as me koken tende. Poeti eshte i lire.

A: Po c'eshte kjo vetqejfberje? Mos do te thuash se vetem poeti mund te na sjelle driten?

B: Ti e ke zili poetin.

A: Just shut the fuck up.

B: Nuk e censuron dot poetin.

Stalker, ajo qe dua te them eshte se duke shprehur nje ndjenje aq te forte anti-poet, je duke i dhene nje status poetit, status qe natyrisht eshte i polarizuar e i polemizuar nga vete termat e perdorur prej teje. 

Nderkohe eshte interesant ajo qe thua ne lidhje me ndarjen perendim-lindje. Ne fakt eshte ndarje politike ne plot kuptimin e fjales. Madje poet nuk ka vetem ne lindjen komuniste, por kudo ku mbizoteron tirania. Ne nje sistem demokratik ka ballafaqim te hapur tezash, pjesmarrje, e rrjedhimisht ka shkrimtare. Nderkohe qe ne vende tiranike punohet ne tym, ne erresire, nentoke, me subvercion, e rrjedhimisht ka poete. Thjesht Shqiperia eshte ne ekon e ketyre koheve.

Sigurisht qe jam dakort me ty : ajo ç'ke shkruar, eshte nje forme tjeter e asaj qe doja te thoja (po i bie shkurt, per mungese kohe... ; ndoshta shkruaj diçka me shume pak me vone...)

 Ne nje sistem demokratik ka ballafaqim te hapur tezash, pjesmarrje, e rrjedhimisht ka shkrimtare. Nderkohe qe ne vende tiranike punohet ne tym, ne erresire, nentoke, me subvercion, e rrjedhimisht ka poete.

 A gem!

Lul, nja dy fjale per sa me lart :

ne reagimin tim kunder statutizimit te poetit, u nisa nga nje fushe tjeter arti qe e njoh nje cike mire (kinematografine), ne te cilen, kur flitet per regjizore remarquable, nganjehere thuhet se jane poetët e kinemase (dhe per te qene te sakte deri ne fund, dy duhet te kene qene vertet te tille : Murnau dhe Pasolini, por nejse, ky eshte tjeter muhabet). Keshtu qe nisur nga ky cilesim, zëre se ke pranuar se poezia eshte më lart se filmi, ndaj eshte e arsyeshme te reagosh kunder banalizimit te statusit te poetit, qofte dhe duke rrezikuar te konsiderohesh si anti-poet.

 

Ndersa persa i perket asaj qe thua ne lidhje me faktin se poet nuk ka patur vetem ne Lindjen komuniste, por kudo ku mbizoteron tirania :

Se pari, nje shpjegim : une nuk kam asnje problem ta konsideroj socializmin tirani, per me teper qe jam partizan i tezes (elemente te sajat i ke tashme qe tek 'Manifesti' i mjekroshit), sipas se ciles socializmi eshte pjese e logjikes ekonomike te kapitalizmit dhe te borgjezise. Pra per mua, kur flas per ate periudhe, më shume se per socializem, apo 'socializem real' apo...(veri emrin qe deshiron), mendoj se duhet folur per kapitalizem socialist. Po pranove ti se edhe kapitalizmi eshte tirani, une terhiqem (pasi hipoteza jote bie dhe s'kemi pse te debatojme). Por mendoj se nuk qendron ketu problemi.

Se dyti : po marr si te mireqene (te llogjikshme) se aty ku mbizoteron tirania, ka poete (meqe punohet ne tym, ne erresire, me subvercion - siç shkruaje dhe ti). Por lind pyetja : per cilet poetë e ke fjalen ? Per ata qe nuk mundën te botojne punet e tyre ?? Nuk besoj se e ke fjalen per ta, sepse ata ne nuk i njihnim, e nuk mund ti therrisnim poetë !  Apo e ke fjalen per Bardhyl London, Fatos Arapin apo Ilirjan Zhupen ? Po e pate per keta, te siguroj qe asnjeri nga ata, nuk ka punuar ne tym, ne erresire, apo ne nentoke ! Atehere, per ke e kishe fjalen ??

Te njejten pyetje me te drejte mund te ma drejtosh edhe mua, meqe isha une i pari qe shkruajta : "Poetlliku eshte semundje shqiptare, ose me sakt, Lindore". Atehere, per kë e kisha ?
Ta them une : e ke vene ré cili eshte aktiviteti intelektual  (ta quajme keshtu) kryesor jashte-shkollor i femijeve ne Perendim ? Lojrat ! (rebuset, vizatimet..; etj etj). Nuk kam degjuar ndonjehere ndokush te me thote se femija e tij merret me poezi ! Nderkohe qe ne, femije, kemi qene te gjithe poetë ! Ne mos te gjithe, gati te gjithe ! Per arsye ideologjike ? Po sigurisht, kush po e diskuton, por nuk eshte ky objekti i debatit ! 

Keshtu qe, pyetjes se "per ke e kisha fjalen kur flisja per poete ne vendet e Lindjes", do ti pergjigjesha : per te gjithe femijet qe aspironin per tu bere te tille, por qe vetem disa ja arrinin (Arapi, Londo, Zhupa...), por qe nuk punonin as ne tym, as ne erresire e as nen toke.

Megjithate, une ndaj plotesisht konkluzionin tend se Shqiperia eshte ne ekon e atyre kohrave. I vetmi ndryshim eshte se ato kohra, nisur nga arsyetimi im i mesiperm, nuk rezultojne tirani

 

ps: me te gjitha gjasat, shqiptaret do te dalin perfundimisht nga tranzicioni (siç eshte bere e modes te thuhet) kur te mos flasin më per poetë. Ose thene ndryshe, kur te behen "si puna ime" qe nuk jam i zoti te them qofte dhe nje emer te vetem poeti aktual, ne vendin ku jetoj prej 20 vitesh (nderkohe qe, nese me ngrije nga gjumi ne mes te nates, kur isha femije, e te me pyesje "më thuaj menjehere emrin e nje poeti !", une nuk te thoja një, por... 20 !).

 Nuk thashe qe kapitalizmi nuk eshte tirani, pasi nuk thashe qe kapitalizmi eshte demokraci. Dallimi qe bera qe mes formave klasike te qeverisjes, tiranise dhe demokracise, dhe jo mes formave moderne, qe jane me te ngaterruara, e qe ka nevoje ne kete pike te behet nje arsyetim forme-permbajtje, ku me tirani kam parasysh nje tirani si ne forme dhe ne permbajtje, nderkohe demokracia liberale nuk e permbush kete kusht, pasi pavaresisht permbajtjes, formen nuk e ka tiranike, por te rrezikshme. Perkundrazi, formalisht, si c'e diktoi me te drejte edhe Fukuyama, kjo eshte - shto ca rregullime formale aty ketu - fundi i historise smiley Po nejse, mua thjesht mu krijua nje lloj pershtypje se jeta nen tirani eshte me poetike nderkohe qe jeta nen demokraci me prozaike, e rrjedhimisht ne njeren eshte statusi i poetit ai qe gezon respekt, gati gati respekt mistik, ndersa tek tjera ky respekt i vecante nuk ekziston.

Nuk jam duke hyre neper imazhe romantike te poetit, ku ky eshte ai qe vuan me shume e qe ka ndjeshmeri me te larte nga te tjeret, por thjesht ne natyren e gjese. Kush shkruan poezi e di shume mire qe rralle, shume rralle e di se cfare do shkruash. Ne pergjithesi eshte spontane, te dale ku te dale, pa qellim, fundja edhe thjesht per hir te te shkruarit a rishkruarit, apo te krijuarit a rikrijuarit (rrjedhimisht edhe Pasolini, Murnau, e ndonje tjeter). Por kjo mungese qellimi eshte totalisht ne kundervenie me natyren e tiranise. Tirania nuk mund te justifikohet pervecse teleologjikisht, me ane te nje qellimi te caktuar. Nje veprimtari si ajo e poetit, krejt pa qellim, apo thjesht me qellimin e vetem per te krijuar nje kod amoral, e godet mu ne zemer tiranine.

Nga ana tjeter, kush shkruan tregime te shkurtra, novela, romane, e di qe ne fund te fundit, qellimi eshte nje lloj narrative. Sa do ne tym te nisesh, ne pergjithesi, nje qellim e ke, diku do dalesh, krijimi nuk eshte krejt arbitrar, marredheniet me personazhet dhe me lexuesin iu binden nje lloj historie dhe ligjesie te perbashket, nje lloj komunikimi dhe kodi komunikimi qe eshte me i kuptueshem, me konsensual, me kanonik. Proza eshte integruese, sintetizuese, perfshirese, funksionon nepermjet pjesmarrjes, ndryshe nga poezia qe eshte krejt individuale e qe me kot te perpiqesh ta perfshish ne ndonje totalitet, pasi identifikohet pikerisht ne kundershti me cfaredo totaliteti.

Ketu e kisha llafin pike se pari. Pike se dyti, nuk kisha parasysh ndonje emer te vecante, thjesht statusin e poetit. Kur flasim per shkrimtare shqiptare, shpesh here behet i nevojshem cilesimi, "shkrimtar disident, apo tjesht shkrimtar?" Eshte ceshtje perceptimi, por qe eshte pyetje qe une te pakten e perceptoj te panevojshme kur vjen puna per nje poet. Kur thua filani eshte poet, nuk ka nevoje per kualifikime te metejshme: "disident," "jo disident" jane atribute pa kuptim. Shkrimtarit nuk i dihet raporti me regjimin, ndersa poetit i dihet qe eshte gjithmone kundra, prandaj i pari ka nevoje per kualifikim, i dyti jo.

Qe t'i kthehem pyetjes tate te pare, kjo me duket edhe arsyeja se pse ne Shqiperi identifikohen kaq shume poete. Pasi eshte pikerisht ky sharm qe e gezon statusi vetvetiu. Hell yeah being subversive is good. Hell yeah being a poet is good. Vej re qe ketu te qenit poet nuk eshte me amorale, perkundrazi, eshte imperative morale. Problemi ama me kete lloj identifikimi, eshte i ngjashem me problemin qe del ne pah kur verejme se sa shume antikomuniste paska pas Shqiperia e nuk e paskemi pas ditur. Po te besh nje lloj krahasimi statistikor, nuk ka ndonje dallim mes gjithe antikomunisteve te sotshem, fundja edhe PPU te marresh si sample, dhe poeteve. Gjate e gjate, kjo eshte arsyeja pse statusi i poetit eshte i vleresuar ne vende tiranike dhe ish-tiranike, nderkohe qe ne vende si Franca, jo.

Thene ndryshe, nuk di ne e ke parasysh Adornon kur pyet, "c'vlere ka poezia pas Holokaustit?" Pyetja eshte gati gati nihiliste, por ka shume per te thene ketu, pasi poezia ka vlere memoriale. Por eshte pyetje qe edhe pse vete Adorno e terhoqi, nuk ka pse te terhiqet teresisht. Ajo "pas" mund fare mire te zhvillohet si skizme logjike mes tiranise dhe demokracise, dhe pyetja te shnderrohet ndryshe: c'vlere ka poezia ne demokraci? Ketu mund te terhiqet nihilizmi nga pyetja serish, dhe pergjigja te jete pozitive, tip, "ka vlera te modestise." Por vlera modeste perbejne status modest, gje qe ne tirani, tek poezia as nuk ke pse e kerkon, e as nuk ke pse e gjen.

Sa per kriterin me te cilin po masim ka pasur apo jo tirani, une po pres te lexoj librin e fundit te Visar Zhitit, ku dhe numerohen me rradhe POETET.

Nejse se e bera terkuze. Naten Stalker.

Stalker po me habit. Ashbery, Giovanni, Bly, Rich, Merwin, Pinsky, per shembull, nga me te njohurit ketej. S'e dija qe kishte ndodhur qameti ne France.

Me kujtohet ne universitet, disa nga godinat e studenteve kishin 'poet in residence'. Ky robi hante qyl, pinte qyl, flinte qyl, njerezit thjesht kishin kenaqesine qe kishin nje poet ne pallat.

poeti i pallatit smiley

na dalin shume qylsa kshu 

 

trop, po me habit. Emaz, Pey, Vallotton, Sorrente, per shembull, nga me te njohurit ketej. S'e dija qe kish ndodhur qameti ne Amerike.

 

smiley)

 

ps: m'qafsh, edhe ti e hengre se ishte pune emrash ?? Po ato nga varri do ti nxirrnim e do ti gjenim; puna ishte te na vijne 'naturellement à l'esprit' ne 2 te nates, kur na zgjojne nga gjumi ! nejse, nejse...

Habia vazhdon me gajasjen tende smiley. Stalker, sigurisht qe nuk eshte ceshtje emrash, eshte ceshtje institucioni, i cili ne vendin ku une jetoj ekziston akoma (cdo vit zgjidhet nje poet kombetar, nder te tjera, dhe poetet i kane rregullisht vendet e sigurta ne shume katedra universitare). Eshte nje gje te flasesh per pershtypje nga realiteti dhe tjeter gje te duash te ndertosh nje realitet te ri, i cili gjithsesi, duhet ta kete pikenisjen ne realitetin aktual.

Unë mendoj se nuk ka shumë rëndësi nëse poeti shkruan në Lindje, apo Perëndim. Ka një qasje thellësisht individuale ndaj poezisë. Ajo nuk është as thirrje dhe as zanat. Për mendimin tim, ajo është taktika për t’i dhënë zë brishtësisë, pa u ndjerë të pafuqishëm, është vendi ku i jepet zë qashtërsisë pa qenë qesharakë, është vendi ku i jepet zë besimit pa qenë jobindës, është vendi ku i jepet zë trishtimit pa qenë bezdisës, është vendi ku i jepet zë gëzimit pa qenë arrogantë. Dhe së fundi, ajo që mendoj unë është se poezia është rruga për të afruar të tjerët. Nëse proza e drejton lexuesin tek ngjarja, fenomeni, ndjenjat, dilemat, etj, poezia e drejton tjetrin tek vetë autori. Është bota e tij që thërret botën e jashtme për t’u takuar. Ai nuk e bën këtë për shkak se është në dyluftim. Krejt e kundërta. Ai e bën këtë sepse është në paqe. Ai thotë, ejani në Paqe, sepse po vij në Paqe. Në këtë kuptim, ndoshta, ajo ka më shumë vlerë, në kohën e Tiranisë, sepse është instrumenti më paqësor. Nuk ka të dytë si poezia.  Ajo është ftesa e poetit për Paqe.

 

...pa qenë arrogantë.

megjithmend?

Ju lutmi mos e ngaterroni Poetin me "ata qe jetojne saje poezise". Poeti eshte "per antomomasia" nje pike jashte sistemit: s'ka rendesi se per c'sistem bejme fjale. Poeti trondit te perditshmen, lekund bindjet e pranuara masivisht, kerkon (ne) territore te reja, ndaj edhe eshte "i pakendshem", "i papranueshem", "subversiv", "armik". Ne kete kuptim Potet jane te rralle ne cdo kohe, por jane te mjaftueshem per te krijuar Kategorine.

Nuk jetohet vetem me poezi, Fini... perndryshe jam dakord me percaktimin e poetit si kategori e mezipranueshme.

Nuk duhet jetuar, nuk duhet kerkuar, nuk duhet pretenduar te jetosh me poezi. Dmth, nese ke kurajen ta besh direkt e te dalesh rrugeve te deklamosh vargje e te te zene me domate, t'i mbledhesh e te ushqehesh me to, aferim! Perndryshe s'ka shoqeri qe ta ushqeje bukeshkalin, sepse Poeti qe them une eshte i tille.

ok, got it smiley e mora jangllesht me pare smiley

smiley

Naten Av.

night dear.

Ama, edhe "ata qe vdesin saje poezise" nuk eshte e thene te jene detyrimisht poete. 

Poetet mund te jene per ne cfare te duam ne qe ata te jene, por mire do te ishte me u nis edhe nga terreni. Une keshtu e shoh per shume kategori - grate, burrat, shqiptaret, cunat e lagjes.

Une nga terreni u nisa. Ndaj edhe perfundova jashte.

lajme nga bota & tangent nga tema: para 2 ditesh shfletova best european fiction 2011, ku ne perfaqesohemi nga arian leka. jam e prirur te mendoj se ndjenja e mizave, mushkonjave dhe bleteve qe me zukasnin ne koke vinte nga perkthimi skandaloz, por si mundet leka, qe eshte edhe vete perkthyes, te certifikoje nje perkthim qe e tjeterson tekstin deri sa ta sjelle si nje skice te shemtuar dhe te lodhshme?. shoh qe 'vellezer ne brisk' e paskemi ne shqip edhe tek peshku, po e lexoj. 

"vellezer ne brisk" -cfare ankthi qe krijon prania e tehut te briskut ne qafen  e pambrojtur. njeherazi mu kujtua ajo historia e Ali Pashes me berberin . nqs kete ankth e perjetojne dhe femrat , forma ja ka arrit qellimit pikerisht pa ndonje permbajtje kushedi.

shume me mire ne shqip. ne anglisht vjen si shenime etnografike me moskuptimet e rastit.

spiritus, tregimi prodhonte ankthe te larmishme. vende-vende fekste mjeshteria ne trillim, gjetke dukej se autori i besonte me shume se c'duhet bukurise se fjales se vet (thene ndryshe, s'ia kishte rruar mire mjekren tregimit). vellai i madh vinte mire, vellait te vogel i mungonte vetem ta kishte koken tulle per te qene qerosi. me kujtoi 'te dashurin armik'. shyqyr qe ishte ketu varianti shqip se do te kisha ngelur shume e thartuar.

hatibi e ka pas pershkruar mire betejen me briskun, po e gjeta ta sjell.

mirazh, tani qe do mund ta shihja, me del qe faqen e kane hequr (mbase perkohesisht). Nejse. Ketu paraqiteshin nja 4 emisione fevzeza qe nuk hapeshin, ne njerin nga te cilat thuhej "I ftuar: Fatos Lubonja - shkrimtar".

mfg!

Em, në fakt, kjo nuk u shkrua si artikull, por si koment, siç mund të vërtetohet lehtë. Nuk na erdh edhe mirë, thënë të drejtën, që u postua si pyetje pa na pyetur. Fundja, po flasim për persona realë, që qofshin siç janë, meritojnë të përfliten me gjuhë më të zgjedhur. Ndaj dhe përciptësia në trajtimin e çështjes.

Problemi, kohët e fundit, këtu tek Peshku është, se zvarritet niveli i bisedës me përdhunë nga anonimë pa bosht kurrizor e pa respekt për veten e tyre, (pa habi këtu se internet është, hyn e del kushdo siç t'i pëlqej&eumlsmiley dmth. telendiset tema gjithnjë në batuta pa lidhje me të e që të bëjnë të të shkojë çdo dëshirë për ta thelluar edhe më. Nëse nuk bëhet diç më shumë në moderim, për të ruajtur cilësinë e bisedës, kjo faqe do , dhe ka filluar tashmë, të degradohet. Është për të ardhur keq kjo, pasi ka qenë derimëtani një nga faqet më mira shqip në rrjet. Nejse.

Emisionin ndoshta keni patur fat që nuk keni mundur ta shihni. Ne na trishtoi goxha.

Shpresojmë t'ia keni kaluar mirë. Und wünschen Ihnen was. mfg.

Nisur nga menyra/vendi se si e ku u nis e u zhvillua diskutimi dhe nga futja pastaj pikerisht ne kategorine "pyetje", me duket sikur problemi i drejte qe ngre e ka megjithate nje fare justifikimi.

Mbi te gjitha, i nderuar, me erdhi shume mire dhe ju falenderoj qe e ngritet si problem.

Kam vene re qe letersia/poezia i irritojne disa diskutues si nje grua objektivisht e bukur qe vjen ne nje pritje ca me vonese, kur nuk pritet, dhe te pranishmit kane arritur me ne fund ca ekuilibra te vobekta.

Eshte interesant temthi i jo pak veteve, sa prodhimtar behet me ata qe ofrojne dicka ne nje vend aq pa pretendim sa ky, kane nje kenaqesi perverse te denigrojne cdo autor, dhe nuk pertojne "to call names" per kedo qe merr mundimin.

Pikërisht. Pa respekt, të paktën për punën që i bën vetes tjetri që ulet e stis dy-tre fjalë, qofshin këto edhe nga më të rëndomtat. Të njëjtin gabim e bëjnë dhe vetë, kur nisen e shkruajnë pa fre e pa pasqyrë komplekset e tyre, lakuriq siç janë, nën pallton që ua hapin papritur kalimtarëve në park, që shkojnë në punë të tyre, dhe i trembin. Nejse. Onani të mbarë u urojmë e bëfshin qejfin e tyre, siç bëjmë edhe ne tonin duke i parë gafil.

Për t'u kthyer në temën e emisionit: çfarë më irritoi jashtë mase ish diçka jopoetike. Më irritoi ngjyra rozë e bisedës kur po flitej për poezinë nën diktaturë. Z. Marinaj la të nënkuptonte, bashkë me z. Ahmeti dhe z.Londo, se paskëshin punuar në mënyrë subversive, nën rrogoz, për të rrëzuar sistemin. Poezia "Kuajt", për të cilën Marinaj ish ftuar në studio, është botuar tek gazeta "Drita" në gusht të 90, pasi unë e të tjerë kishim dalë në demonstratë, pasi ne ishim përleshur me policinë, pasi kishim britur "Liri, demokraci" sheshit, pasi kishim ikur nga Shqipëria në rrethana që dihen nga të gjithë. Dmth. si kofini pas të vjeli. Jo se kam probleme unë me mesazhin e saj, mirë bë që u shkrua e që u botua; problemi është se po nënkuptohet duke u heshtur një histori e pjesshme gjysmagjelash, një histori e rreme; e rreme, pasi nuk përmendet pjesa tjetër. A bëhet kjo qëllimisht apo për motive të ulta, këtë nuk jam në gjendje e nuk po dua ta di. Z.Londo nënkuptoi se ish mësuar me përndjekjen nga regjimi e aq i bënte, z. Ahmeti na bëri me dije se edhe asaj aq i bënte, pak a shumë, në përfundonte në Spaç a Qafbar e gjërat nuk kanë qenë kështu. Dhe kjo e gjitha e shoqëruar me një ton limonadë e të buzëqeshur si diç që ka vdekur, që ka shkuar mirë e që tani po e kujtojmë me njëri-tjetrin me nostalgji. Nuk di në bëhet me qëllim kjo, shpresojmë që jo, por kujtojmë se tragjizmi në Shqipëri nuk ka mbaruar akoma, ndonëse tash është bërë disi më komik. Uroj, nisur nga çfarë shkrova, që fakti që emisioni nuk hapet si link të mos jetë aksidental, por i qëllimshëm.

 

Ndoshta pa shume lidhje m'u kujtua romani Hija i Kadarese. Asesi ne platone e top-romaneve te tij (ka vende rrezellitese, sidoqofte), me duhet te them se shkrimi i tij aty nga vitet 84 ne mos gaboj, ishte realizuar si perkthimi i nje autori te degjuar gjerman (i cili u gezua me vone kur e mori vesh se si e kish ndihmnuar letersine pa dashje), dhe nje kopje  e tij ish kaluar fshehtaz nepermjet francezit jashte me shenimin qe te botohet nqse autorin "e gjente gje". Kjo sa per nje cike atmosfere te situates per te cilen flisni.

 Ndërsa mua më kujtohen ca fletore, kopjuar me dorë, që qarkullonin dorë më dorë në Tiranë nga 85' të Madut (J.Marko) të ndjerë, me vargje si ... E kush qëndroi para bustit madhështor të vuajtjes e nuk qëlloi me plumba loti kokërrmadh? (cituar nga kujtesa). Më ndërmenden disidentët e vërtetë, nëpër mejhane me tym e raki të keqe, qofte e muhabete vesh më vesh, ca kushërinj sapodalë nga burgu, të trishtë e të parruar, me sytë gropë. Bëni një përballje të temës së Visar Zhitit, a më mirë të portreteve aty në ballinë, me emisionin në fjalë e do e kuptoni neverinë që ndjeva kur e pashë.

 

Po, e pashe. Sapo. Pashe me pas edhe parcelizimin e te vrareve, nje relativizem te vdekjes. Te vraret nga une jane tjeter lloj nga te vraret prej teje. Ky eshte nje "benchmarking" ne llojin e vet, mesa duket marketingu ka pushtuar edhe bastionet e fundit, atituden ndaj vdekjes, dhe rrathet e botes se pertejme jane bere nje fare segmentimi i klienteve. As keq nuk me vjen me, kjo shkon pertej.

Sapo e pashe kete emisionin, dhe nuk jam ne gjendje ta kuptoj kete mospelqesen e peshqve. Plus, poezite e recituara nga Ahmeti mu duken shume te mira dhe me nje humor te shendetshem vetironizues. 

Mujë BUÇPAPAJ 

Gjekë Marinaj është një poet i universalizmit të atillë, ku dijenia e jetës dhe e artit japin bashkë pamjen më të përkyer të krijimtarisë. Me librin e fundit “Lutje në ditën e tetë të javës”, ai po sfidon emrat më të mëdhenj të poezisë bashkëkohore amerikane, duke tronditur formalitetin poetik dhe format tradicionale të të shkruarit. Marinaj bën atë që nuk e kanë bërë të tjerët para tij, duke bashkuar imazhe, legjenda, profile e filozofi të popujve, racave e kombeve, dhe e bën me lehtësinë e një poet që vjen nga Ballkani, vend i poezisë, legjendave e miteve. Marinaj, i cili provokoi në rininë e tij regjimin komunist me poezinë “Kuajt”, tani provokon bibliotekën e poezisë botërore, pas shumë vuajtjesh njerëzore, në fillim si emigrant që ka kaluar telat me gjemba, pastaj si student i shkelqyer dhe pedagog i letërisë bashkohore në Universitetin e Richlandit në Dallas të SHBA-ve. 
Marinaj ka eksperimentuar me një guxim të qartë, duke ndërtuar një kod të ri poetik të sofistikuar, i vlerësuar me shumë çmime letrare në Amerikë. 
E përpunuar në laboratorin e poezisë amerikane, krijimtaria e Gjekë Marinjat është një majë e poezisë bashkohore, ku rifilllimi i jetës zhvesh pamjen optimiste të poetit prej ëndërrës mashtruese, pasi për atë ka gjithnjë një ditë të tetë, e cila mund të quhet dita e lutjes, mallkimit apo lumnisë së poetit. Autori i përgjigjet me dinjitet nevojës për ndryshime në poezinë shqipe, duke sygjeruar një leksion të shkruari përfekt, si një “autorportret i avancuar” i stilit të poetit dhe jetës së tij, mes imazhit të Atdheut të braktisur dhe gjykimit për dashurinë e botës së pafund. 
Nëse Walt Whitmani i dha fund imitimit të shkollës europiane të poezisë në Amerikë, duke krijuar vargun i tij biblik e origjinal, edhe Marinaj me “Lutje në ditën e tetë javës” ka krijuar një civilizim të ri për poezinë shqipe, duke ndihmuar jo vetëm vendin e tij, por edhe poezinë europiane. 

Autoportret i avancuar 

Forma e poezisë së Gjekë Marinaj ndryshon nga njëri cikël te tjetri. Një shpërthim lëndesh universale ringrenë mendimin shijues të poezisë së autorit në stade të reja, të frekuentuara nga motive filozofike dhe shpirti human, që e dallon atë nga poetë tjerë bashkëkohorë amerikan. Poezia amerikane e shekullit të XXI përbehet nga një aradhë poetësh të shquar, që ecin në një garë me shumë krosi, pa patur ende një lidër. Siç vëren kritika vendase, ndryshe nga shek.XX kur Amerika lindi një numër të madh poetësh, si Wallace Stevens, Ezra Paund, T.S. Eliot (i lindur në Amerik&eumlsmiley, William Carlos Williams etj, në shekullin e ri disa nga poetët më të shquar të saj janë amerikanë të natyralizuar, si Ferderik Turner, Eduard H. Gracia, Rainer Schulte etj. Në këtë grup bën pjesë edhe poeti me origjinë shqiptare Gjekë Marinaj, i cili unifikon sipër botës dashurinë e dhimbjen, si një bashkëvuajtjes i vetëdijshmë I planetit. 
Libri hapet me ciklin “Mesnatë pa kalendar”, cikël filozofik dhe i sofistikuar, i shkruar për një elitë lexuesish. Poezia “Autoportret i avancuar” është një minipoemë, një esencë e librit. Poezitë e ndihmojnë lexuesin të transformojë vizionin, të shyrtojë vetvetën e të arrijë përfundimet e duhura, ato dallojnë për strukturën, mënyrën e të shprehurit dhe imazhet e kërkuara mes dashurisë e dhimbjes që dalin prej demokarcisë së shpirtit të tij dhe përsosjes morale e artistike. Poezia e tij ka fituar admirues të spikatur, sidomos tek ai grupim që është i dhënë pas poezisë filozofike. Ashtu si Gary Snyder, edhe Gjekë Marinaj sjell në poezinë bashkëkohore amerikane e shqiptare një prani të fuqishme autoriale 
Cikli i dytë, “24 orë dashuri”, është shkruar për t’u kuptuar nga të gjithë. Poezitë ndërtohen me formë tradicionale, por me një tekst të papërdorur më parë. Për shëmbull, poezia “24 orë dashuri” përsos kodet poetike të realizuara shumë dekada më parë nga poeti i shquar Lasgush Poradeci. 
Siç shprehet kritika*, “në pikëpamje të formës, lirika e Marinajt mbart në vete konceptin e përsosmerisë ritmike, një parim organizues simetrik, ku gradacioni poetik, aluzionet e vargjeve në përpikmëri gërshetohen mes përmbajtjes e formës.”  

*Kritika -lexo me poshte Ndue UKAJ 

 

Poezi nga Gjekë Marinaj

Marrë nga libri “Lutje në ditën e tetë të javës”

AUTOPORTRET I AVANCUAR

Marlowe më ka bërë shumë nder me Faustus;
Tani i njoh mirë vlerat e shpirtit, kostot e dijes.
E dalloj më pastër vijën e lakuar të ekuatorit
Dhe njësimin humano-kafshëror të centaurëve. 

Segmenti optik i kulturës së vuajtjes,
Zbërthimi i bërthamave të atomit klandestin,
Eksplozivi kimik dhe rezultati i shpërthimit,

Mbeten strategjia ime e mësymjes, 
Sistemi mbrojtës nga forca shtytëse e gazeve.

I lodhur nën mbikëqyrjen e paqes vetëm në letër,
E kam ndërtuar veten përtej ngritjes së trupit,
Ujit të bekuar që shtrydhi poetin Philip Sidney 
Të belbëzojë:  "Thy need is greater than mine".        

Me më pak shkrola e me më shumë të bardhë
Sytë ma shtyjnë botën në të kundërt të logjikës, 
rreth balancës së rrezikshme: dashuri-dhimbje.

Lind dhe perëndoj me diellin e planetit kiçelev
Që të mos trazoj gjurmët e astronomëve në hënë. 

Atmosfera ime është një shtresë e hollë jete e vdekje.
Hidrosfera më mbetet tërësia e djersëve dhe gjakut. 
Biosfera më nxit neutronet të veprojnë së bashku, 
Më ndihmon litosferën: fytyrën që mbroj nga turpi.

I parrëfyer fare para kodeve të errësirës së Kaosit
Urrej nga afër efektet e çdo prelude për pushtim;
Shkatërrimin e njërit si mundësi e qetësisë së tjetrit:

Të më falë Miltoni, por për mua do të ishte më mirë 
Të jem shërbëtor në parajsë se sa sundues në ferr.

AFËRDITA

Afërdita e la në ajër guaskën e para-dritës;
Veshur fare hollë në pëlhurën e hënës,
Bëri litar perdet e ylberta të mëngjesit,
Si lule agu zbriti në Kankunë të Meksikës.

Me ta parë, qielli u kthye në një pemishte prilli,
Brigjet krijuan gjoks Afërditës t’i ngjajnë.
Toka nga ndrydhja vesë të kristaltë djersiu;
Buqeta yjesh të ndezur çelën në gjoksin e saj.    

Rëra e bardhë ia mbështolli gjurmët në gji;
Peshkaqenët ia thyen dhëmbët njëri-tjetrit.
Delfinët filluan të këndojnë në notën “si”,
Dallgët fshehën thinjat në gjëmimet e detit.

Bukuria e Afërditës e gjunjëzoi Kankunën,
Sa dallgët kaltëroshe ia skuqi në fytyrë;
Horizontit aty pranë prush ju ndezën buzët, 
Diellit i dridheshin rrezet si të ishte i pirë.

Afërdita e shtrydhi fytyrën valëzuese të detit,
Me elegancë e nderi mes dy syve të saj të qeshur,
Në ikje, pa të keq, Kankunës ia bëri me dorë,
Dhe horizontit në qafë iu hodh shkujdesur.

ME SYZET E TUA

Kur lexoj botën me syzet e tua 
Aktivitetet vullkanike 
Ndërrojnë pikën e origjinës.

Shkrumbi i një vdekje të hershme 
Gllabëron evidencën fizike të ish-gjallesave:
Përbërjen e karbonit-14 që skadon në tërbim.

Mbeturinat e zhdukjes përbëjnë 
Shtresën sipërfaqësore të humbjes.
Thelbi i jetës së përjetësisë venitet 
Në atmosferën e ftoftë të realitetit.      

Tek konkurron me të vërtetat e errëta të nëntokës
Tunelet me mure të lëmuara ia thyejnë 
Paraditës tehet e këpucëve të patinazhit: 

Në atë moment kontakti i të dukshmes 
Dhe të padukshmes krijon njohjen e ngjyrave 
Të syve të tjerë që kanë nevojë për syze. 

Nuk është thjeshtë ngatërrim mprehtësish.

Pikërisht në tehun e bisturisë të së përhershmes
Vetë-përtërihen horizontet e rezistencës, 
Si dhe idealet e harruara poetike të Rumit.

Dredhur në fishekë fund-hapur prej letre
Shoh vizione të vëna në shënjestër, 
Pentagrame me më shumë se pesë vija

Që përpiqen të minimizojnë rëndësinë 

E  renditjes së notave të etikës
Dhe qëllimin e drejtimit horizontal të gishtërinjve
Kur njerëzit i japin dorën njëri-tjetrit.

KOMËSHINJTË, NË BRRUT TË M. SË MADHE

Si fëmijë,
U fluturoja në krahë si zog dëbore;
Gjithmonë gjeja cicërima ndjellëse
Në bardhësinë e pafundme të zemrave të tyre.

Dhe erë të mirë petullash 
Në ajrin e pastër të mëngjeseve gjeja.

Si djalë,
U largova si një nga dallëndyshet e F. Shirokës
Për në një sfond
Ku pëllumbat e butë të mbrojnë nga egërsirat,
Ku manekinët e zbërthejnë një komçë
Si tramt që unë të rezistoj
Çdo ndjenjë, çdo dhembje, çdo arsye… 

Gjithsesi, 
Në kotecin e thurur me brinjët e mia
Mbështjellë në ca fletë të zverdhura librash
Gjej e rigjej dashuritë e tyre të çiltra.

Si burrë, 
Gati e paskam humbur rrugën për në Brrut.
Nuk qaj,
Se “lotët më gjenden më thellë se malli”,
Por shpesh trokas në dyert e tyre të hapura
Edhe pse ferrat e mungesës duart m’i përgjakin.

Si i vdekur,
Shpeshherë kur vdes 
E gjej veten duarkryq të mbyllur në qerpikët e tyre;

Komshinjtë hapin sytë,
Dhe unë ngjallem përsëri.

BISEDË ME VDEKJEN
 
Një ditë do më marrësh për dore, 
Thjeshtë, pa më pyetur.
Në vend të syve 
Do më lëshosh rëndë dy globe të errëta.
Dy teleskopë “nightshot” 
Do më varësh në qafën e lodhur.
Trupin, edhe dy jetë më tej, 
Do ma largosh nga vetja.   

Të gjithë këtë do e quash 
Një eksperience vetjake. 
Do më bindesh se u largova 
Sa për të formuar një nocion... 
Rënkimet do m’i emërtosh 
Si këndvështrime subjektive,
Shpirtin
Për llambat e qyteteve të tretura, 
Do ma bësh neon.

Njerëzit do shtegtojnë 
Labirinteve të motiveve të dikurshme
Duke i kthyer emocionet e mia 
Në trotuare ku krismat heshtin.
Do i laj mëkatet 
Për të gjitha poezitë që i lashë të pashkruara,
Dhe për vajzat 
Që në emër të nderit 
Dashurinë për mua e lanë të vdesin. 

Më në fund,
Realitetit tënd 
Do ia pranoj tonin e fuqishëm moralist, 
Gjilpërat me të cilën grith 
Portretin e figurave dhe ngjarjeve jetësore. 
I menduar 
Ose i pamenduar mirë 
Do e nderoj frikshëm, 
Personalitetin tënd dyfytyrësh
Dhe përsosmërinë e drejtësisë hyjnore.

TË GJITHA JURITË DO MË FALNIN

Në Gjoks
Mban dy kambana të arta të kthyera përmbys,
Por nuk është një kishë e bekuar.

Çuditërisht,
Kur kaloj pranë saj fshehurazi bëj kryq,
Por nuk është besimi ai që m`i komandon duart.

Ndonëse
Helena dhe Circia janë të Shkrira brenda saj,
Ajo nuk është greke.

I vetëdijshëm
Se çdo shikim i saj edhe më thellë më zhyt në mëkat,
Zotit, këtej e tutje, nuk i kërkoj parajsë tjetër. 

UDHËTIM ME LUNDRËN E KARONIT

Lumenjtë e mbretërisë së nëntokës,
Pa i ulur zërat për askënd,
Vazhdojnë gurgullimet trishtuese të fjalëve,  
Ndërmarrin një vërshim arterial 
Në trupin e zverdhur të muzgut.  

Mesazhet marrin jetë 
Brenda membranës së flluskave, 
Sqarojnë për fajtorët 
Skicat e skalitura në portaret e ferrit:

Nëse je lindur 
Je fajtor. 
Nëse e lexon këtë mesazh 
Je këtu.

Mësohet se delta e lëvizjeve 
Mbetet vetëm një lojë mundimesh:
Jeta na qenka 
Më parë një frymënxjerrje, 
Pastaj një frymëmarrje.  

Gjithçka midis tyre 
Vetëm një mundësi 
Për të kryer mëkate.

Po qëndrimet neutrale, 
Bamirësitë në ç’qitap janë regjistruar?

Sipas “skicës” janë shkrirë 
Nën llambadarët e trazirave mendore, 
Janë derdhur në kanalet shkumuese 
Që la pas lundra e Karonit,

Në të njëjtët Kallëpe 
Ku derdhen monedhat e argjendta  
Shkulur nga goja e shpirtrave më të vjetër 
Para se të hidhen në “Had”.

Në këtë nën-ajrosje,
S’do mend,
Zagushia fryn hirin e ferrit,
Deklaron natyrën me re 
Të të çakërdisurve antikë.

Aty çekani i instinktit obskurantist 
Mpreh inatin mbi
Qëllimin e fitimit 
Nga udhëtimi me të vdekurit.

Xhudhinjtë projektojnë të ardhmen 
E qytetërimit mbitokësor:

Duhet te gjendet një libër 
Më i vjetër se Bibla që e
Përshkruan gjeografinë e qytetërimit të ri 
Si një tabaka mbuluar me pluhura bojë hiri.

Aty ferri është 
Një pjesë e ekzistencës gjeografike 
Që mban mure rrethuese
Për kufizimin e lumit 
Të shpirtrave të vdekur. 

Ç’mendonte Virgjili 
Kur e përshkruante ferrin 
Si qyteti i zotit!

Gdhendja e këtyre portave të detyrueshme 
E portretizon atë
Si një vend i shprehjes së hidhërimit, 
Pendimit të përjetshëm.

Në këtë vend, 
Në këtë jetë
Ferri është e kundërta groteske e parajsës. 
Një vend prej të cilit kurrë nuk ka ikje.

SHKODRËS

Jo, mos i mbyll dritaret e kësaj mbrëmje,
Ndjenjat e mia në qiellin tënd vetëtijnë; 
Si zogj të hutuar që shtegtojnë plot dhembje
“Shkodër!”, “Shkodër!”, cicërojnë.

Sonte mos i ndiz qirinjtë  e darkës,
Durimin e Rozafës në sofër mos e sjell,
Mallit që kam për ty m`i mjaftojnë flakët
Që hënën e qytetëruar ta veshin me diell.

Këtë muzg, shqyej e bëni krahë perdet e teatrit
Le të dukesh midis tyre si një shpend.
Migjeni që s’po e kapërdin dot kafshatën...
Në poezinë time fshin djersët e portretit tënd.

Mungesa mbetet një mesnatë me yje të vrarë,
Kur këtu është natë, ditë është tek ti,
Ti shtrydh ndjenjat e unë ndjehem i tharë
Por madhështia jote më njomëson përsëri.

FUJI

Pjesa skeptike e telepatisë së fujit,
Shkruar, fshirë dhe shkruar përsëri
Në rrënjët e thinjave të parakohshme.

Hartat e funksioneve të mendjeve
Në qendrat e mendimeve njerëzore
Përcaktojnë për të sasinë shpirtërore.

Mohon mungesat e provave gjenetike,  
Por çmon sa veten esencën e vetminë 
Sepse aty s’ka fjalë, vetëm mendime.

Yamanaka fshin kodet primitive
Në shtresën më të fundit të Motosut
Për të dhe për banorët e Gotembasë.

Çdo gjë që koncepton imagjinata
Poli i tij magnetik e kthen në jetë,
Në një mineral shtesë në ujin blu. 

Pas rindeshjes së rrasave tektonike 
Shanset e reja u bënë jeta e së ardhmes:
Ai qorroi vetëm sytë e vjetër të Tokjos.

24 ORË DASHURI

Muzgu e ndjeu nevojën tonë të fshihemi diku
Gjithësinë rreth nesh e zbuti në bojëçokolatë
Fshehurazi qeshi me fytyrat tona të ndezura 
Dhe u largua tinëzisht për ne duke folur uratë:

Natyrshëm, natyrisht, bëmë dashuri në natyrë.

Me livadhet, para kohe, djersimë vesën e parë
Me flokët e natës ia fshimë gjoksin mëngjesit.
Lëndinën e shqyem në mes si një copë pëlhurë
Dhe zbuluam buzëqeshjen më të re të universit: 

Natyrisht, bëmë dashuri në natyrë, natyrshëm.

Për dreq, të gjithë banoret e erës e morën vesh.
Merkuri u shkëput nga vendi dhe u zhyt në det.
Dielli vuri duart në bel e u lartësua plot ëndje
Dhe muskujve të tokës u pëshpëriti një sekret:

Bëmë dashuri në natyrë, natyrshëm, natyrisht.

Pa ua qarë hallin kometave që luhateshin përtej
Mbrëmja e re erdhi si një luleëndërr plot nektar,   
Zbërtheu komçat e sipërme të këmishës së zezë
Dhe për ne të dy vari në qafë hënën e larë me ar.

I PA IMUNITET NË SHQIPËRI
             
Shqipërinë e gjeta si atë engjëllin e bardhë
Që ecën ngadalë një pëllëmbë mbi tokë  
Me hijet e të vdekurve buqetë në dorë.        

E përqafova i vrarë dhe i zbetë në fytyrë
Si një portokall aty-këtu i kafshuar.

Pashë thonjtë e saj me njolla gjaku të tharë
Që akoma vuanin dhimbjen e shkuljes
Kthyer në tjegulla mbi piramidat e akullit. 

U shtrydha, u bëra vaji i kandilit të saj, 
U bëra pjesë e fitilit me kokë pluhurore.

E ndjeva se flaka e djegies time la imazh hiri.
Por ndonëse drita që dhashë dukej prej tymi,
Sytë u ngrinë xham rreth meje të mos fikesha. 

Sikur të kisha imunitet shpirtëror në Shqipëri,
Do mbaja për vete pa turp kripën e lotëve. 

Tiranë, Korrik, 2006

Ndue UKAJ

.....................................................................................................................

Në fakt, duke qenë “letërsia një lloj i veçantë gjuhe apo një përdorim i veçantë i saj” (Jonathan Culler), poezia, si zhanri themelor i letërsisë vlerësohet si manifestim më praktik i fjalës, që fokusohet tek gjuha, semantika evokuese e saj, me një vëmendje të posaçme në parimet organizuese të tingullit dhe ritmit. Poezia apo arti i orakujve, shprehja më sublime që simbolizon modusin tematik (Northrep Fraji), kjo mbretëreshë e sublimes estetike tejkalon përmasat e zakonshme të ligjërimit njerëzor dhe hynë funksionalisht në rrafshin universal, për t’i inkorporuar koncepcionet metafizike e transcendentale, nëpërmjet domethënieve të përtejshme, figurative, filozofike. Poeti, në cilësinë e orakullit evokon me gjuhën e së bukurës dhe sublimes perceptimet për jetën e universin. Këto perceptime dhe observime poetik i gjejmë të sintetizuara në librin me poezi të  Gjekë Marinajt, “Lutje në ditën e tetë të javës” ku kënaqësia e tekstit dhe institucioni i tekstit (Roland Barthes), sintetizojnë parimet themelore të një poetike të konsoliduar estetike. Ky interkomunikim i shpërfaqur në titull, korrespondon në esencë me dimensionin semantik e estetik të letërsisë së tij dhe njëherit implikon koncepcionet universale për krijimin, të cilat poeti i ndërlidh në kontekstin e një kodi kulturo, i cili ka referencë ka atë biblik. Poezia e Marinajt mbetet arenë afreskesh, ku gërshetohen e bukura dhe e këndshmja (Dulce et Utule sipas Horacit), mesazhi dhe semantika e tekstit, tingulli dhe ritmi funksional, elemente këto të cilat i japin dinamik tekstit poetik, në pikëpamje ideore, ndërsa krijojnë synesa ritmike të posaçme, në aspektin e formës poetike. Ky vëllim poetik që në titull implikon nivelin e leximit intertekstual të poezisë, që këtu nënkupton kontekstin e shtatë ditëve të krijimit biblik. Kjo lojë poetike, përveç se reflekton koncepcionet për krijimin, këtë akt të magjishëm, e sforcon aktin krijues deri në kod kulturologjik, universal e të përtejmë: poeti Marinaj ia shton krijimit Hyjnor një ditë për vete (dhe krijuesit), nga shtatë ditët e krijimit biblik, ngase kësisoj përmbushet plotënia e universumit, apo:

“Engjëjt të zbresin nga parajsa
     e të bëhen poetë” (“Lutja e së djelës&rdquosmiley
Për faktin e thjeshtë se poezia është “shpirt i zbardhur gjerë në shpirt” dhe “lëshon tinguj marramendës nga kontakti i filozofisë me ndjenjën” (“Poezia&rdquosmiley, së këndejmi shkakton katharsisin e nevojshëm letrar, sepse, sugjeron Marinaj, misioni i artistit është, që të “ndihmoj”: “Kafshët të zbuten/ e të bëhen humanë” (“Lutje e së dielës&rdquosmiley
Ndër elementet e rëndësishëm të poetikës së Marinajt mbeten akti imagjinativ i bashkëdyzuar me shenja e simbole empirike, të cilat i japin tekstit poetik tonalitet të theksuar dhe krijojnë një dinamik specifike tekstuale. Ky aspekt poetik, në plotëni është i konsoliduar dhe realizuar përmes një sistem figurative të konstruktuar me potencë të fuqishme kreative e frymëzim; me nuanca të fuqishme intelektuale e kulturolologjike. Kjo nënkupton se poezia e tij automatikisht parakoncepton apo i dedikohet lexuesit të kultivuar, një sintetizim të lexuesit empirik dhe model të letërsisë (Umberto Eco). Në esencialitetin e saj, poetika e Marinajt, është e krijuar me vokacion të kultivuar, ndjeshmëri të thellë dhe tension të fuqishëm dhe e bën këtë poet, krejtësisht veçantë dhe model në poezinë e sotme shqipe. Poezia e vëllimit poetik “Lutje në ditën e tetë të javës”, është e organizuar në cikle poetike, parimet e së cilës mbështetën në njëtrajtshmërinë e toposeve dhe rrjetit tematik. Më tutje, në pikëpamje të formës, lirika e Marinajt mbart në vete konceptin përsosmërisë ritmike, një parimi organizues simetrik, ku gradacioni poetik dhe aluzionet e vargjeve në përpikëri gërshetohen me harmoninë mes përmbajtjes dhe formës, dimensionit semantik dhe artistik të figurës, vargut dhe vjershës në tërësi (poezitë “24 orë dashuri” dhe “Bisedë me vdekjen&rdquosmiley. Madje, mund të themi se Marinaj na del më specifik se kushdo në komunitetin tonë letrar, i pakrahasueshëm me format dhe mënyrën si e organizon materien poetike, si e koncepton temën e si i mishëron vargjet me figura dhe sistemin e brendshëm të rimimit dhe ritmit. Këto elemente i japin lirikës së tij gradacionin shumëformësh, ndërsa vargjet përçojnë kuptime ekoivoke. Dimensioni i kësaj përmase poetik, variohet në trajta të ndryshme të diskursit poetik, brendapërbrenda një sistem vargëzimi të përpunuar, ndërsa merr përmasë kuptimore tragjike, ta zëmë, tek vjersha “Sot u lind Frederik Rreshpja”, përmes së cilës Marinaj skalit vargjet nga më të fuqishme e poezisë shqipe:
“Poetit i pat humbur me kohë harmonia e trupit
Me mendjen. Koordinimi i shpirtit
Me vargun, jo. E gjithë kjo në platformën
Që luciferi patë projektuar për poetët shqiptar”
 Në të vërtet, poezia e Marinajt në tërësinë e saj referencën e ka të etabluar në vetë qenien e poezisë, në artin e shkrimit, në artin e empirisë dhe universumit, aty ku gjendet siç do thoshte Umberto Eco bota e madhe e librit. Në fakt, ky është Olimpi i poezisë së Marinajt, ndërsa ai zgjerohet vazhdimisht dhe prek thellësitë e magjisë së botës së librit, nuancat e dashurisë dhe perceptimet për të bukurën që sjell kjo ndjeshmëri. Më tutje, poezia e Marinajt evokon fuqishëm kodet e mëdha poetike, ato që janë shenja të përhershme semiotike e semantike të tekstit letrar, Homerin, Danten, Gëten, Neruden, , Fishtën, Migjenin, e shumë të tjerë, me të cilët interkomunikon, në rrafshin e diskursit dhe dimensionit semantik. Këndej pari, ky soj vargjesh konoton fuqishëm në aspektin  kuptimore dhe shpërfaq ambivalencën poetike që tërheq paralele, gjithnjë në funksion të substancës së lirikës dhe intencës ideore:
“Marloëe më ka bërë shumë nder me Faustus
Tani i njoh mirë vlerat e shpirtit, kostot e dijes”
(“Autoportret i avancuar&rdquosmiley.
Në fakt, zbërthimi i këtyre esencave, sjell vargun dramatik, i cili na implikon disa nivele tekstesh intertekstuale e interdiskursive, ngase vargjet (teksti poetik) krijojnë relacione të ndërmjetvetshme e funksionale me tekste e njohura në kulturën e shkrimit letrar:
 ”Të më falë Miltoni, por për mua do të ishte më mirë
Të jem shërbëtor në parajsë se sa sundues në ferr”.
(“Autoportret i avancuar&rdquosmiley.
 Këto perceptim poetike, Marinaj i sforcon brendapërbrenda një kodi të madh letrar. Prandaj, me shpirtin e artistit të madh e sofistifikon vargun estetikisht, i jep përmasë të thellë kuptimore, do të thosha krijon vargjet emblematike, sikundër nga fuqia ideore, ashtu edhe fuqia stilistike-letrare:
“Sa herë jep shpirt një poet diçka vdes brenda meje”
(“Me Neruden pranë Atlantikut&rdquosmiley.
 Në të vërtet, ky varg shpreh tërë intencionalitetin poetik, qëllimet e përtejme të fjalës së shkruar të poezisë së Marinajt, poezi kjo që karakterizohet fuqishëm nga mendimi i thellë dhe filozofik, nga reflekset që përshkojnë vargun dhe figurën, por asnjëherë që ta rëndojnë atë, përkundrazi:
“Perëndim në të dyja kuptimet e fjalës
Gravitet specifik ekstrem:
Kripë dhe shqiptar
Ujë dhe vdekje”
                      (“Flluska mbi Adriatik&rdquosmiley
  Dhe më tej:
 ”A ka më shumë
Shpirtra
Apo zgjedhime
Folja
Jap”
        (“Pyetje)
Këtë model të diskursit poetik e hasim edhe në poezitë “Sugjerimi më zë të ultë”, “Labirintet e mendimeve të Tanugunit”, “Reaksion”, “Fytyrën tënde”, “Ailropada në gjyqin e fjalës”, etj.
Duhet përmendur se poezia shqipe e dy dekadave të fundit, duke u liruar nga dogmat e krijuara në art e letërsi, ka shënjuar ngritje të ndjeshme, sikundër në planin sasior ashtu edhe në atë cilësor. Kemi një sërë poetësh që kanë hyrë në botën e letërsisë, me prirje të fuqishme novatore stilistike, duke zgjeruar komunikimin poetik dhe pikërisht në këtë kontekst, shkrimtari Gjekë Marinaj shënjon një moment të ri në poezinë shqipe, duke i sjell poezisë elemente të reja, origjinale, bashkëkohëse dhe specifike, brenda korpusit të letërsisë shqipe të dy dekadave të fundit. Poet elegant, me shprehje të përpunuar filozofiko-meditative, Marinaj në artin e tij shkrin dogmat për artin, drejtë një intencë sublime poetike: krijimit të artit të esencave origjinal, duke i kundruar brenda sistemit estetik. Dhe këto esenca i percepton me shije të hollë estetike, i kundron nga këndet më të ndjeshme dhe më dridhmuese, për t’i sintetizuara me gjuhën e së bukurës dhe këndshmes (Horacit). Këndej pari, poezia e tij shënjon një raport të nderligjshem e kuptimor mes semantikës së gjuhës dhe gjetjes së fjalës adapte, e cila pastaj ngjeshët me figurën dhe përplotëson qëllimin poetik. Toposi i temave dhe rrjeti tematik i poezisë së Marinajt është i shumanshëm. Uni lirik kalon nëpër tri rrethet Dantiane, drejtë shkrirjes së tyre dhe prehjes në lumturinë e poezisë, këtë lumturi që ja dhuron fuqia e letërsisë dhe qëllimi i saj përtej çdo qëllimi praktike. Këto nuanca janë të projektuara me gjuhë evokuese tek poezia “Purgatori”, në të cilën, në variante të ndryshme shpërthen bota e dashurisë profane, mes mashkullit e femrës, por vargu tejkalon përmasën e këtij toposi dhe përplotësohet me funksionin e rrjetit intertekstual: 
“…Françeska pat rënë në dashuri sekrete me Paulon.
Pa i lexuar njëri tjetrit asnjë pjesë nga tregimi…
Madje as Dantja
Nuk hodhi dritë mbi dramën e tyre,
Nuk e trajtoi atë
Si një nga kualitetet e romancës tragjike.
Sa për ta
Dantja më mirë ta lente
Të pabotuar “Komedinë Hyjnore”:
Ata do ia shtonin edhe një rreth të ri
                              (“Purgatorit&rdquosmiley.
Për poetin, dashuria në trajtat më të fuqishme rrezaton plotëninë, ajo është vetë bukura. Në poezinë “Vajzat” poeti shpërfaq diskursin idilik, një trajtë lirike të bukur që kurdoherë e përcjell poezinë e Marinajt, edhe kur ajo tejkalon përmasat e poezisë së dashurisë dhe merr konotacione meditative-filozofike, sikundër ngjet tek poezi “Dusitës, në 14 vjetorin e Martesës”
“Pa vajzat-diejt dhe hijet e vetë bukurisë,
Dashuria do tkurrej në një gëzhojë vezake”
                                           (“Vajzat&rdquosmiley
Ky rrjet toposesh e motivesh ndeshet kudo në poezinë e Marinajt. Madje, nuancat e dashurisë reflektojnë dimensionin ideor të palcës së poetikës së tij, për të mos thënë se ky rrjet toposesh përbën boshtin e librit. Për faktin e thjeshtë, por sublim, se dashuria është fytyra e tij, ajo është përfytyrimi më i mirë i qenies së poetit, së këndejmi edhe i aktit krijues:
“Faleminderit për pjesën tënde të fytyrës sime”
            (“Dusitës, në 14 vjetorin e martesës&rdquosmiley
Gjitha këto ndjesi e perceptime poetike, kanë rëndësi të shumëfishtë, e veçanërisht për aktin krijues, çastet e ekzaltimit shpirtëror, ngase:
“Poezitë e mia nën lëkurën tënde vajzore
Japin e marrin metaforën melankolike”
                (“Në inkubatorin e Grabutës&rdquosmiley.
Rrjeti tematik i poezisë së Marinajt është i shumanshëm. Fati dhe katrahura e vendit të tij dhe e qenies së tij mbetet pjesë e frymëzimeve të ndjeshme poetike. Tek poezia “Në datëlindjen e nënës” ka një mall të çiltër, një spontanitet cilësor, por asnjëherë poeti nuk lëshohet në retorikë:
“…Koka e
Saj akoma e varur në
Qiellin e një jete me re të
Zeza që hezitojnë të kthehen
Në shi…”
Apo, në rastin tjetër:
“Lexoj duart e nënës
Që fytyra të ketë vlerë” (“Duart e nënës&rdquosmiley
Pikërisht në poezitë për nënën vërehet ndjeshmëria e thellë poetike, përplasja e filozofisë së jetës dhe artit të shkrimit. 
Poetika e Marinajt karakterizohet nga diskursi shumëplanësh ligjërimor, dimensioni lirik bashkëdyzuar me trajtat e ligjërimit përshkrues, trajta këto që i japinë ritëm e sistem ritmik cilësor dhe funksional. Në fakt, idealet poetike dhe ferri i botës pasqyrohen në poezi me nuanca të konstruktuara në kontraste të fuqishme, e nganjëherë i nënshtrohen një ironie therëse:
“Trup qiellor në orbitën ku fjala s’mbahet vetjake.
Fali fytyrat në rrethin e dytë të purgatorit,
Mburojë prej intelekti përballë krijesave bajate”.
              (“Fytyra në rrethin e dytë të purgatorit-Fishtës&rdquosmiley
Poezia e Marinajt shquhet për realizimin metafizik. Kjo poezi duke patur për observime të përbashkëtën e njerëzimit, me nerv lirik, thërrmon esencat e filozofisë së jetës, së këndejmi edhe filozofisë së shkrimit, sikundër tek poezia “Vija ndarëse me Emily Dickindonin-in”, ku Marinaj spikat efektin konceptual të vargjeve:
“Orët plakën tek i kthejnë mendimet në dëborë-
Dëbora vjetrohet tek flakëron e menduar në erë-
Unë, pa kuptuar, jam poli i ngrirë e veriut tënd”.
Një aspekt cilësor dhe jashtëzakonisht të arrirë në kuadër të këtij vëllimi poetik përbëjnë poezitë për artin poetik, poezinë, prozën, poetin, për qenien e letërsisë, pastaj ato lirika kushtuar figurave të njohura, sikundër “Homeri”,”Migjenit”, “Nëna e poetit Luigj Çeka dha shpirt”, poezitë për Fishtën, Rreshpajn, Dalan Lucajn, Neruden etj. dhe pastaj ato për Shkodrën, për Nënë Terezën, për Gjergj Kastriotin, Rozafën, për Shqipërinë, Kosovën, Nju Jorkun. Këto poezi i shquan dhe i përshkon frymëzimi i thellë, sikundër shihet tek  poezia për Shkodrën, apo dy vjershat e bukura për Nënë Terezën. Duke konsoliduar poetikën e tij, Marinaj nuk ngarend pas ndonjë stili apo sistemi të caktuar stilistik-poetik, por si artist i rryer kombinon trajta dhe stile të shumta, për të krijuar stilin e veçantë, dallues Marinjan, një stilistikë që harmonizon shumësinë e koncepteve për qenien e poezisë.
“Për dreq, të gjithë banorët e erës e morën vesh.
Merkuri u shkëput nga vendi dhe u zhyt në det.
Dielli vuri duart në bel e u lartësua plot ëndje
Dhe muskujve të tokës u pëshpëriti një sekret:
Bëmë dashuri në natyrë, natyrshëm, natyrisht”
                                  (“24 orë dashuri&rdquosmiley
 Kështu, poezia e tij aq sa mbetet moderne është posmoderne, endet mes klasikes e simbolikës, mes lirikës dhe trajtave epike, mes shkollës letrare shkodrane dhe amerikane, mbi të gjitha, teksti poeti ndërtohet mbi parimet e Artit Poetik. Ajo mbetet në vete një pikë referimi, për krijues e studiues të letërsisë dhe artit poetik. Parimi poetik i Marinajt është i ndërtuar mbi eksperienca të shëndosha dhe perceptime të shumëfishta për artin dhe njeriun si epiqendër e tij.  Për të sforcuar kodet e mëdha tematike, poeti i formësuar e rrahur në artin e shkrimit, interkomunikon me parakonceptimet për artin e letërsinë. Këndej pari, në ketë poezia e tij shpërfaq trajtat funksionale të intertekstualitetit dhe interdiskursit, si efekte të posaçme poetike.Ndërlidhja mes botës materiale dhe shpirtërore, në funksion të katharsisist poetik, ndjehet kudo si intencë karakteristikë e mesazhit poetik. Dhe këto gërshetohen nga ndjeshmëria e thellë humane, për të bukurën, për sublimen dhe kategoritë e saja estetike, për dashurinë si përjetësia e fjalëve dhe amshueshmëria e vargjeve. Brenda poezisë së Gjekë Marinajt, poetit, përkthyesit dhe profesorit të letërsisë, shkrihen në universin e pafundmë dy dimensionet themelore poetike: prirjes semantike, ku fjala dhe mesazhet tingëllojnë për të shpreh intencë ideor; dhe prirjes estetike, ku sintaksa e vargut është e kursyer, idetë, mesazhet, vishen me figuracion të zgjedhur, të seleksionuar, përmes një logosi e diskursit poetik, e cili metaforën dhe krahasimin i kombinon dhe kështu krijon tipologjinë e kënaqësive të lexuesit dhe më tej prodhon lexues të kënaqësisë, (Roland Barthesi). Për fund, poezia e Gjeke Marinajt mbetet një apologji për artin, ajo nuk demonstron, por është vetë pasqyra më e bukur e artit të fjalës.

* (Ky tekst është botuar si parathënie e librit më të ri poetik të Gjekë Marinajt, Lutje në ditën e tetë te javës, Faik Konica, Prishtinë, 2008)

http://en.wikipedia.org/wiki/Gjek%C3%AB_Marinaj

http://www.marinaj.info/index.html

 

Ja se çka ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare , për poetin e madh shqiptar Gjekë Marinaj:

"Gjeke Marinaj dallohet nder poetet me te mire shqiptare te kohes.Kjo do te thote ai ze vend midis poeteve me te mire europiane.Ne universin e tij poetik ka nje harmoni te mrekullueshme midis shpirtesise ballkanase, me e vjetra e kontinentit,dhe asaj planetare.
Sic ndodh shpesh me poetet e vertete,kjo harmoni kalon nga jeta te vepra poetike dhe anasjelltas.Keshtu per shembull,kur lexojme poezine e tij per kalimin e Akeronit,lumit te sketerres, ate qe ndan jeten nga vdekja,s'ka si te mos na kujtohet epizodi prekes, ku ai,djaloshi i ri, u arratis dramatikisht nga Shqiperia totalitare me 1990,duke kapercyer me 'not' nje lum , qe sherbente si kufi".... (I.Kadare)

'marrë nga forumi shqiptar

une kte Gjeken nuk e njoh, kshu qe me kete mekat ne shpine nuk hedh dot asnje gur, ama qe qenkesh nder poetet me te mire europiane sepse dallohet nder poetet me te mire shqiptare te kohes, vallaj kjo sikur nuk shko ene aq shume, nqse nuk e kapercen me naj gastare uji, shoqnum nga ajo "gerbsina" qe thoshte petlla me i ven. Kjo me kujtoi nji shijaks ne fakt, qe kembngulte qe shijaku ka ekipin me te mire ne europe. Kjo pasi pat barazu me turbinen. turbina eshte ai ekipi jugor, per te cilin tifozet gerthasin "turbina, turbina, turbina tunjatjeta/ theve theve shtylla, cave cave rrjeta". turbina nga ana e vet kish barazu me memaliajn, dhe ku i fundit me kurbinin. kurbini ne miqesore kish barazu me flamurtarin (ky eshte ekip po ashtu jugor, tifozat e te cilit i gerthasin "albitri, albitri, te qiv-ja motrren" nji albitri qe s'ka moter. E mir, flamurtari po dihet qe ka barazu me partizonin dhe ky i fundit me tironen e cila, nji here ka barazu 2:2 me ajaksin e amstel bier. i cili ka qen me johan krujfin kampjon europe. pra kimono, o hiemonas, there you go, edhe shijkau eshte ekipi me i mire ne europe. pse jo?

ne note me serioze, pervec plakjes keq te robit (zot na ruj kur te na vije, ose mos e sill hic te poshtren, na merr periher me mire), pra pervec regllit te treshit, aka formules se brigadierit, qe na qit aty aty me Danten kur te dush, kemi ene Qosjen qe "ketej" e ben Librazhd dhe "andej" e ben Londer letersine. Skajore, kamikaze te vertete, me sakte "serdengje" se kjo turkja na shkon me shume se japonezja, jemi thelle, ne brendesi te shpirtit, te berthama (e hidhet jo rralle), si me e pas mallkim etnik ket. Pambarimisht te vegjel ose te medhenj... s'ka numra te tjere reale permidis.

Kjo puna e këtyre radhitjeve europiane e botërore më ve pak në mendime em. Me sa di unë, që të dalësh në kupën e kampionëve, siç quhej dikur, duhet të kishe fituar kampionatin. Ose në kupën e kupave duhej të kishe fituar kupën e Republikës (Agustin Agustin, ti je bota!). Tani në këtë grupin e këtyre të fortëve që citon vetë Gjeka (që më shkriu në emision kur tha Nobel me theks tek rrokja e parë; me sa duket e ngatërroi me "noble", që përdorej në zhargon si nobël, prapë theksi tek rrokja e par&eumlsmiley, pra ky grupi i të fortëve, antikomunistëve, me sa duket paska qenë: Nasi Lera, Bardhyl Londo, Zija Çela, Rudolf Marku, Ndoc Gjetja, Skënder Buçpapaj, ndërsa idhujt e Gjekës, siç e pranoi po në emision, qenkëshin Preç Zogaj dhe Moza Ahmeti. Tani i bie, sipas rregullit të treshit, se nëse Gjeka është me përmasa europiane, Champions League Teilnehmer, që idhujt e tij, Preçi a Moza, të jenë brazilianët me një fjalë. (braziljoni Mema...).

Kët' Buçpapajn edhe e kuptoj, se krahinorët duhen, po Ismaili ç'ne? Apo si gjirokastrit, që siç thuhet e lidhin macen për tavoline, ka kursyer ndopak për pleqëri në udhëtimet panamerikane të promovimit të "Pasardhësit", Gjekës dmth.

po Ismaili ç'ne?

Njeriu qenka shume "vetje" ne kohe, dhe koherenca eshte dallimi sa me i pakte mes vetjeve ne kohe. Ketij "vetjes" se tanishem te Ismailit drita po i bie ne kend aspak te mire. Por ate vetjen e meparshme, shyqyr zotit, e kemi te futur ne formaline "in a jar by the door". I gezohemi marinades, fosilit, mumjes. Frutit te frigoriferit. Se Dimer. I madh.

 Intervistë me shkrimtarin Gjekë Marinaj

Intervista u dërgua në forum nga Keze Zylo

Gjekë Marinaj
I GJITHË POPULLI I KOSOVËS ËSHTË POET NË SHPIRTIN E VET, E GJITHË KOSOVA ËSHTË POEZI NË SHPIRTIN TIM

Intervistoi: Mikel Gojani

Me rastin e botimit nga SHB "Faik Konica" në Prishtinë, të përmbledhjes poetike të titulluar "Lutje në ditën e tetë të javës", të shkrimtarit të mirënjohur shqiptaro-amerikan, Gjekë Marinaj, këto ditë, për të marrur pjesë në promovimin e këtij libri, nga Amerika, përkatësisht nga Dallasi i këtij vendi, në këtë festë të këtij libri kishte ardhur edhe vetë autori. Me shkrimtarin Marinaj, shfrytëzuam rastin dhe për të përditshmen kombëtare Mikel Gojani, zhvilluam këtë intervistë . 

Mikel Gojani: Zoti Marinaj, Ju sot jeni nga shkrimtarët më të afirmuar shqiptarë, që keni kaluar kufijtë kombëtar dhe evropianë. Për të qenë edhe më afër lexuesit tonë, konsiderojmë se është mirë që të na jepni identitetin tuaj, pse jo edhe në raport me afirmimin e fituar.

Gjekë Marinaj: Afirmimi më ka thënë si pjesën faktike ashtu dhe atë fiktive të rolit tim si autor i kohës. Por ky afirmim më përkufizon si krijues. Ndaj e pranoj dhe përpiqem ti besoj edhe kur e di se dashamirësia jashtë letrare e kritikëve mund të ketë një përqindje të vogël apo të madhe në ndikim të reputacionit që kam fituar. Gjithashtu, si njeri dhe si krijues, jam i ndërgjegjshëm se kufijtë e realitetit në jetë fitojnë zhvendosje të vazhdueshme, ashtu siç ndryshojnë bindjet tona personale se kush dhe çfarë jemi në skemën e madhe të këtij universi. Me fjalë të tjera, megjithëse afirmimet nëpërmes shkrimeve kritike nganjëherë kanë për mision argëtimin më tepër se ndihmesën konkrete të lexuesit për zgjedhjen e librave më cilësorë treg, kritika e mirëfilltë letrare shumë shpesh parasheh se çfarë mund të arrijmë, ose parashtron se çfarë pritet prej nesh në librat e ardhshëm. Mendimet e tyre në rolin e specialistëve janë të aplikueshme në të vërtetat morale dhe na kujtojnë potencialet e mëdha jetësore që secili prej nesh ka përpara. Unë jam i mendimit se identiteti im autorial është shumë i ngjashëm me identitetin prindërve të mi: ata edhe unë jemi të gatshëm ta shtrydhim veten deri në maksimum për të respektuar dhe nderuar të tjerët. Ajo që ata i japin mikut, dhe ajo që unë i jap lexuesit, mund ose mund të mos jetë pritja më esenciale në përvojat e miqve respektiv, por ajo është, padyshim, esenca më e pastër dhe përpjekja më e sinqertë e mundësive më të skajshme të shpirtit tonë.

Mikel Gojani: Ju i takoni brezit të shkrimtarëve shqiptarë në Shqipëri nga të cilët mund të thuhet se krijuan vlerat më të mira në letërsinë tonë. Gjatë viteve nëntëdhjetë dhe nëntëdhjetenjë ndodhi ajo ndeshja tashmë e njohur me ideologjinë ekstreme në Shqipëri, edhe pse kishte gërhitjet e fundit. Ç’mund të thoni për atë ndeshje dhe pasojat e saj?

Gjekë Marinaj: Ajo kohë ka vërtetuar se arti dhe diktatura janë dy fenomene të ndryshme me njëra tjetrën—dy forca që ecim me kahe të kundërta—e para përpara dhe e dyta mbrapa. Siç e dimë edhe nga ligjet e fizikës, kur dy anët e materieve tërhiqen me një forcë të mjaftueshme, më parë kemi tendosjen pastaj “këputjen” dhe shkëputjen e tyre. Për gati 50 vjet, distanca midis shkrimtarëve, poetëve, piktorëve, aktorëve dhe lëvruesve të të gjitha formave të tjera të artit iu nënshtrua një tendosje të dukshme me diktatorët dhe instrumentet e tyre, derisa arriti momenti i këputjes dhe i shkëputjes së plotë, gjë që ndodhi menjëherë pas vitit 1990. Një lëvizje e tillë po përgatitet të ndodh në Kinë, Vietnam dhe në Kubë. Ndryshimi i vetëm është se komunistët e këtyre vendeve po lëshojnë “pe” me shumë kujdes, duke lejuar, kush më pak e kush më shumë, të zhvillohet ekonomia e tregut privat, të ushtrohet lirshëm besimi fetar, të tolerojnë kritikat ndaj sistemit etj. Populli shqiptar, që gjithmonë e anoi vetëm me artistët në shpresë dhe luftë për ndryshim, për fat të keq përjetoi një tmerr diktatorial që akoma u shfaqet si një ëndërr e keqe nate. Si pasojë, për ne ka qenë një konflikt që u fitua nëpërmes një tmerri të drejtpërdrejtë edhe të tejdukshëm, pavarësisht nga optika më të cilën historianët do e shikojnë atë. Si njërëz të asaj kohe, do na duhet një kohë e konsiderueshme ta fitojnë edhe një herë identitetin e përgjithshëm që humbëm, nën diktatin e komunizmit, si tentativë për të mbijetuar.

Mikel Gojani: Ngaqë, siç e thatë, rrethanat nëpër të cilat ka kaluar deri tash shkrimtari ynë në Shqipëri, tashmë janë të njohura, si i keni përjetuar Ju ato realitete, si krijues dhe intelektual?

Gjekë Marinaj: Realitetin shqiptar në fazën embrionale të formimit tim si poet mund ta përkufizoja si një mekanizëm të përbërë prej një sërë pistonash nën një trysini të lartë që funksiononin në kushte anormale termodinamike. Që ky mekanizëm të siguronte ekzistencën, me një çmenduri politike të skajshme, shtypte poshtë shumicën e njerëzve, që gjakun dhe djersën e shtrydhur prej tyre ta kthente në energji në shërbim të pjesës tjetër që nxirrte në krye. Tani, gjatë procesit së krijimit, e kuptoj se si e kam akumuluar realitetin e së kaluarës në qenien time. Pas kaq vitesh ato bëhen pjesë e formimit tim poetik dhe më shtyjnë drejt hapësirave më të reja dhe më të qëndrueshme të gjykimit. Kjo ka ndikuar për mirë në rritjen time, sepse ua ndryshoj përvojave imazhet e së kaluarës dhe i aplikoj mësimet e nxjerra në të tanishmen. Ato fenomene të tmerrshme vuajtjesh që shumicës së njerëzve mund t’u jenë dhenë si të paqarta deri në fund, ndoshta edhe si ankthe të humbura midis horronit të pasigurisë për jetën dhe mpirjes për ta luftuar ose mënjanuar atë, më bëhen vetiu transparente para fletës së bardhë kur shkruaj. Pikërisht këtu mund ta kërkojmë sekretin se si krijuesit e viteve 90 arritën të mbijetojnë, arritën ta shpalosin jetën e tyre—ditë nga një ditë—tamam si faqet e ditarëve që i mbanin të fshehur si nga “sytë e kuq” ashtu (në disa raste) edhe nga njëri-tjetri. Megjithëse në atë kohë i nënshtrohesha një botëkuptimi personal që vuante një insuficience të theksuar durimi për të shpërthyer me diçka më të fuqishme se aq, doja të ndodhte diçka praktike për ndryshimin e situatës së rëndë që kishte gllabëruar vendin. Miqtë e mi më thonë se me poezinë Kuajt e kam bërë pjesën time në këtë drejtim. Bile me atë poezi, mendojnë ata, unë e kam arritur plotësisht misionin tim poetik si kundërshtar i regjimit. Por e vërteta është se unë kam qenë vetëm një molekulë, e gatshme për revoltë, brenda atij organizmi antikomunist që u krijua prej atyre poetëve dhe shkrimtarëve (si Nasi Lera, Bardhyl Londo, Zija Çela, Rudolf Marku, Ndoc Gjetja, Skënder Buçpapaj etj.) që morën guximin ta botojnë poezinë Kuajt në gazetën Drita.

Mikel Gojani: Si e shikoni raportin e poezisë që u shkrua në dekadën e fundit me poezinë shqipe që u shkrua gjatë viteve të diktaturës? Po me atë të traditës poetike më të hershme?

Gjekë Marinaj: Pse ta fsheh, kjo pyetje më vë disi në vështirësi në marrëdhënie me vetveten. Një koment inteligjent dhe plotësisht i saktë rreth kësaj pyetje do të gjendej përtej mundësive të mija intelektuale që kam dhe përtej përgjegjësisë personale më të cilën e gjykoj letërsinë. Çdo tentativë e imja për të krahasuar cilësinë e një periudhe letrare me një periudhë tjetër do të linte për të dëshiruar. Dilema më shfaqet si një deltë problemesh me degëzime të ndryshme. Faktorë të shumtë objektivë e subjektivë kanë ndikuar në tjetërsimin apo humbjen e identitetit autorial të poetëve me origjinë shqiptare. Ndonëse akoma nuk ekzistojnë fakte të gjetura të shkruara në letër, askush nuk mund ta kundërshtojnë plotësisht faktin se madje edhe në letërsinë më të vjetër greke—të mitologjisë e me vonë të tragjedisë, e cila u dominua nga Homeri dhe bashkëkohësit e tij—nuk ka pasë ndonjë autor me origjinë shqiptare. Ky nuk është një mendim simptomatik i shfaqur si rezultat i etheve të nacionalizmit, por një argument i bazuar në historinë e mëvonshme të letërsisë shqipe. Ketë mund ta mbështesim me faktin se për shembull Kostandin Berati, i cili ka lindur vetëm 263 vjet më parë, ka shkruar shqip por duke përdorur alfabetin grek. Po ashtu Mesihi i Prishtinës, një nga poetët me të hershëm të kohës otomane, vjershëroi në turqisht. Në turqisht shkruante dhe poeti tjetër me origjinë shqiptare i shekullit XVI, Yahya bey Dukagjini. Të njëjtit fat iu ushtruan edhe një numër i madh autorësh arbëresh që shkruan në italisht. Nëse gjëra të tilla kanë ndodhur vetëm pak qindra vjet më parë, kush mund të thotë se të njëjtat gjëra nuk kanë ndodhur që në origjinën e letërsisë evropiane! Një arsye tjetër që nuk mund të bej krahasime midis gjeneratave letrare është edhe sekuenca e çështjeve teknike në letërsi. Tashmë e dimë se edhe shumë më vonë, në letërsinë e mesjetës, çdo kopje libri prodhohej me dorë dhe shkruhej me penë. Një fenomen i tillë i rriste në mënyrë të ndjeshme mundësitë e probabilitetit të devijimit nga synimet autoriale në tekstin origjinal. Aq më tepër kur sistemi i korrigjimeve të gabimeve, mënyra e arsyetimit të redaktove për shkurtimin e ideve si dhe shtimi i shënimeve shpjeguese rreth tjetërsimeve tekstuale, kanë qenë me deficiencë në qartësi dhe saktësi. Kurse për gjeneratat e mëvonshme duhet konsideruar niveli i dobët i letërsisë së përkthyer në shqip nga gjuhët respektove ku jetonin autorët me origjinë shqiptare. Aq më tepër kur dihet se problemet tekstuale janë gjithmonë degëzime të problemeve linguistike dhe letrare. Pastaj gjatë viteve të diktaturës, si në Kosovë si në Shqipëri, poetët u kufizuan jo vetëm të shprehin mendimet e tyre, por edhe ndjenjat poetike. Kufizimet kanë efekte anësore që veprojnë në kahe të kundërta me cilësinë e përgjithshme të letërsisë së një krijuesi. Të gjitha janë elemente treguese se pse është e pamundur ta njohim letërsinë shqipe të të gjitha kohërave sa e si duhet. Dhe kur njeriu nuk e njeh plotësisht një letërsi, krahasimi bëhet i palogjikshëm. Gjithsesi, se u zgjata, unë mund të them se periudhat letrare midis kohëve, ashtu si poetet apo shkrimtarët e një kohe të caktuar, mund të vlerësohen pa qenë nevoja të renditën apo të klasifikohen. Krijuesit janë si yjet, secili ka bukurinë dhe jep dritën e vet në të njëjtin qiell, në atë të humanizmit.

Mikel Gojani: Si e shikoni poezinë e sotme shqipe në raport me poezinë evropiane dhe atë botërore?

Gjekë Marinaj: Plotësisht konkurrente. Poezia është një art që nuk e përfill gjeografinë. Shqetësimet e një poeti të vërtet janë shqetësimet e të gjithë poetëve të vërtet. Komponentët në lotët e një nënë që qanë për të birin e vrarë në luftën e Irakut janë plotësisht të njëjta me ato të një nëne kosovare që qanë për birin e saj, fotografia e të cilit akoma mund të gjendet me ato të kosovarëve të pagjetur, faqosur në muret që shoqërojnë bulevardet e Prishtinës. Lotët e të gjithë njerëzve pikojnë në shpirtin e të gjithë poetëve dhe që andej kthehen në poezi për të gjithë njerëzimin. Poezia është arti i vuajtjeve dhe i dashurive njerëzore. Talenti apo kultura shkollore vetëm mund t’i zbukurojnë në dukje ato, por për lotët dhe dhembjet e vërteta njerëzore zbukurimet shërbejnë vetëm si ambalazhe, asgjë më tepër.

Mikel Gojani: Njëra nga problemet themelore që ka letërsia shqipe është se akoma i mungon njohja brenda vetvetes. Procesi i letërsisë sonë kryesisht zhvillohet brenda bërthamës së hapësirave të kufijve shtetëror, andaj nevoja e integrimit të letërsisë brendashqiptare është e domosdoshme. Pra, z. Marinaj, çka do të thotë komunikimi gjithëshqiptar për një krijues dhe sa ka rëndësi kjo në ngritjen e cilësisë së letërsisë sonë, e cila, për shkaqe tashmë të njohura, gati për gjysmë shekulli në esencë mbeti e ndarë?

Gjekë Marinaj: Shqetësimi juaj është indikativ i një problemi serioz. Por ai është edhe më serioz në raportin e letërsisë shqipe me atë të huaj. Nocioni i vlerave letrare që japin autorët tanë nganjëherë nuk përputhet me vetëdijen e lexuesit për t’i shijuar në maksimum ato. Sot jetojmë në një kohë kur inteligjenca individuale e dashamirësve të letërsisë shqipe ka pësuar një etje të ngjashme me ato të koncepteve dehëse për “civilizim” të shpejtë, që patën pësuar dikur evropianët në kërkim të letërsisë së mesjetës. E mira është se shtegtimi drejtë ekstremes, drejt artificiales, drejt të kundërtës së thellësisë së vetvetes nuk është një fenomen as i ri as shqiptar. Shenja të tilla padurimi kanë shfaqur grekët gjatë e periudhës arkaike, duke lënë më një anë Heziodin e Homerin, për t’u kthyer tek Semonides, Tyrtaeus, e më vonë te Sapo e Alkaeus. Lexuesi persian në kohën e Rumiut të madh është drejtuar tek autorë të huaj, më të vegjël se ai, në kohën e tij. Madje edhe gjatë renesancës as Shekspiri as Servantesi nuk e gëzuan peshën e tyre të vërtet autoriale midis bashkëkohësve të tyre. Në realitetin tonë vetëm gjenialiteti i Kadaresë gjendet i shtruar në ekzistencën e mirënjohjes së plotë kolektive. Por ne kemi plot shkrimtarë e poetë shqiptarë brilant, që librat e tyre mënjanohen nëpër librari, kur përkrah tyre gjendet një shkrimtar i huaj i përkthyer në shqip, pavarësisht se ai është krejtësisht i panjohur, pavarësisht se komponentët e përgjithshëm që përbëjnë letërsinë e tij mund të jenë fare mirë inferior përball atyre të autorëve shqiptarë. Konkluzioni që mund të nxirret nga ky shqetësim duhet patjetër të alarmojë sistemin arsimor dhe qarqet akademike shqiptare. Fëmijët dhe të rinjtë tanë duhet të qartësohen se vlerat më të mëdha etike e tematikat më të përshtatshme për kulturën tonë gjenden në letërsinë e autorëve tanë. Për sa u përket vlerave estetike, ata duhet të qartësohen se ato nuk kanë gjeografi: nganjëherë i gjen më të mëdha në letërsinë tonë e nganjëherë në atë të huaj. Pikërisht për interesin që ka njeriu për të bukurën, aventurën, kuriozitetin, lexuesi ynë nuk duhet të heq dorë kurrë as nga letërsia shqipe aq nga letërsia e huaj. Por letërsia shqipe, mbarëshqiptare duhet patjetër të dominojë bibliotekat personale dhe orët argëtuese të shqiptarëve.

Mikel Gojani: Nën ç’emër kohor mendon se do të arkivohet apo katalogohet letërsia e sotme shqipe dhe botërore, thuaj pas 50 apo 100 vjetësh?

Gjekë Marinaj: Letërsia e sotme botërore, që tashmë është në prag të shkëputjes së plotë me modernizmin dhe në largim gradual nga post-modernizmi, ka kohë që ka filluar të nxjerrë “fiskla” dhe të shprehë “pakënaqësinë” e saj ndaj identifikimit si letërsi e njëjtë me letërsinë e dy-tri dekadave të mëparshme. Por kjo pritej. Profesorët e letërsisë së kolegjeve dhe universiteteve më të famshme të botës kanë ofruar me shkrim tek bordi i MLA propozimet e tyre se cili do të ishte emërimi më i përshtatshëm dhe drejtimi më efikas për periudhën më të re letrare, duke filluar nga e sotmja. Para një muaji mora vesh se ishin zgjedhur katër propozimet finale nga ku do të dalin ai fitues, që do të shpallet në konferencën e Marsit, 2009 në Boston. Katër finalistët janë Universalizmi, Protonizmi, Neologjizmi, dhe Neobudizmi. Në dy fjalë (përkufizimet e mia këto) Universalizmi, sugjeron që koordinatat e realitetit dhe të fantazisë të kenë një lirshmëri veprimi prej 180 gradësh, pa u futur as në skajet e formave të së kaluarës as në ato të së ardhmes. Protonizmi, ka dalë me idenë se gjithçka letrare duhet të trajtohet si një esencë me ngarkesë pozitive, duke i lënë në heshtje ato letërsi që nuk meritojnë vlerësim pozitiv. Neologjizmi, i cila unë personalisht shpresoj të fitojnë, lufton për një letërsi që, pa lënë pas dorë të tanishmen, ecën një hap para kohës si në formë ashtu edhe në përbërje, duke sjellë një letërsi të filtruar nga formati tradicional. Dhe Neobudizmi (propozuar nga universitetet e Azis&eumlsmiley si rryma më e re letrare në fuqi, do të siguronte injektimin e një mendimi kritikal, por të rinovuar në letërsi, ku mendimet në fundin e tyre t’u japin një farë zgjidhje problemeve që shtrojnë dhe jo të figurojnë si të akullta. Të shohim se cila ide do fitojnë, por njëra prej tyre mendoj se është e pashmangshme.

Mikel Gojani: Lëvroni poezinë moderne në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Qasja e objektit artistik, si dhe mënyra e të shprehurit, janë sa të veçanta aq edhe të pasura. Poezinë e ndërtoni duke ndërlidhur shtresa të ndryshme të dukurive ose të botës së motivit, apo tematikës, kryesisht përballë vetvetes, përballë tjetrit ose mjedisit përkatës. Ç’do të thotë kjo për një krijues dhe për veprën e tij?

Gjekë Marinaj: Do të thotë përgjegjësi autoriale në kuptimin më real të fjalës. Poezia nga natyra është një gjini letrare sfiduese, sidomos për lexuesit që nuk e konsiderojnë këtë formë arti si një nga njohuritë e theksuara të logjikes së tyre formale. Me këtë në mendje mundohem të krijoj për të gjithë ata që kanë nevojë për poezi. Dhe nevojë për poezi kanë të gjithë ata që kanë nevojë për oksigjen, pavarësisht se shpesh njerëzit e marrin poezinë nga forma jo direkt letrare, si nga dashuria, natyra, bukuria, e vërteta etj. Ndaj kujdesi për estetikën është gjithmonë në qendër të vëmendjes sime. Estetika në formën e saj më të mirë ka një fuqi të vërtet stimuluese, ajo sikur m’i shton hapësira të mëtejshme imagjinatës, ma zgjon në tej kuriozitetin dhe përgjithësisht ma shton dëshirën për të shkruar. Por kam vënë re se në poezinë time estetika, e vetme, nuk mund ti identifikojë dhe ti evoluojë imazhet jetësore në platformën që meritojnë. Ajo ka nevojë për emocionet dhe ndjenjat e mia që t’ia aktivizojnë plotësisht poezisë kapacitetin artistik.

Mikel Gojani: Sipas rezymesë tuaj, ju jeni i përfshirë në një sërë aktivitetesh të ndryshme që nga mësimdhënia e deri tek detyrat e tjera shoqërore që kryeni. Cilave aktivitete u hyn më shumë në “hak” koha që i kushtoni krijimtarisë?

Gjekë Marinaj: Punën më të madhe e bëj gjatë gjendjes time më të qetë të ditës apo javës. Shqetësimet më bëjnë të mendohem apo të hedh shënime në bllok, por poezinë time më të arrirë rrallëherë e krijoj kur zhurmët e brendshme apo të jashtme ma dominojnë gjendjen shpirtërore. Në rastin tim, dashuria për njerëzit dhe për gjërat që vlerësoj më shumë në jetë ma mundësojnë gjetjen e energjive të fshehta në vetvete, ma zvogëlojnë nevojën fizike dhe mendore që kam për gjumin e natës, duke ma bërë të realizueshme që në listën e projekteve të përditshme të fus si leximin ashtu edhe krijimtarinë. Nga natyra unë mendoj shumë dhe të menduarit sikur ma shton dëshirën për ta sakrifikuar rehatinë trupore në të mirë të letërsisë. Të menduarit shpesh më kalon në një meditim natyral, gjë që me të dalë prej tij, ndjej të më rritet intensiteti, të më aktivizohen emocionet dhe të më zgjerohen perceptimet për jetën, pavarësisht nga lodhja mendore apo fizike që mund të ndjej.

Mikel Gojani: Çfarë mund të na thoni më gjerësisht rreth librit tuaj të fundit me poezi të titulluar “Lutje në ditën e tetë të javës”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” që sapo u promovua këtu në Prishtinë?

Gjekë Marinaj: Poezia nuk mund të gjykohet kurrë objektivisht nga autori i saj. Poezia ime flet më parë me mua, pastaj me ata për të cilët e krijon atë. Unë shkruaj me mendimin se ndjenjat e së tanishmes së bashku me ato konceptuale sugjerojnë që shfaqja e dramacitetit njerëzor është në të njëjtën kohë e shoqëruar me përmirësime në disa aspekte të funksioneve monumentale të gjendjes psikologjike të njeriut. Për këtë e kam ndjerë si të domosdoshme që t’i lejoj dhe t’u besoj zërave jetësor që më vinë nga pavetëdija dhe vetëdija në varg. Ata zëra kanë komunikuar me mua nëpërmes ëndrrave, nëpërmes instinktit. Ata më kanë shtyrë të përdor të gjitha fuqitë e mendimit dhe të arsyes, të gjitha njohuritë, të gjithë fuqinë dhe delikatesën e ndjenjave, të gjithë mençurinë praktike dhe finesën e intuitës që kam, për të krijuar këtë libër. Unë e vlerësoj poezinë si gjënë më të çmuar që mund të më dhurojë dikush dhe mund ti dhuroj dikujt, sepse ajo më lejon të flas me një fuqi që nuk është e parashikuar në kodet e kulturës së kohës. Poezi më ofron mundësinë që të marr pjesë në përvojat specifike të njerëzve, duke më lejuar të gëzoj dhe vuaj me ta paralelet e këtij procesi. Pikërisht për këtë gjithmonë ruhem që në poezinë time të mos ketë më shumë poetizim se sa është nevoja. Nëse poezia shkëputet, më larg se sa duhet, drejt mbretërisë së ritmit, formës, filozofisë e makijazhit sipërfaqësor dhe nuk e vënë re anën tjetër të ekzistencës—historinë në të cilën jetojmë, me ndriçimet edhe errësirat e saj—atëherë jeta rrjedh jashtë poezisë dhe kthehet në një ikje, në një bjerrje. Lutje në ditën e tetë të javës është maksimumi im poetik, ndaj më gëzon pa masë fakti që kritika letrare e ka njohur dhe pranuar atë si të tillë.

Mikel Gojani: Besoj se u ndave shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi promovimi i librit tënd. Por si pyetje mbyllëse, do të dëshiroja të dija se me ç’përshtypje do largohesh nga Kosova? 

Gjekë Marinaj: Gjykuar nga një këndvështrim i veçantë, me nisjen time për në Kosovë pata përjetuar atë ndjenje që duhet të kenë përjetuar astronomët në ndërmarrjen e udhëtimit të parë për në hapësirë dhe kohë. Pra nuk dija ç’do të ndodhte. Një sërë linjash evidence shpirtërore më sugjeronin se poezitë që kam shkruar për Kosovën që në hapat e para si poet e deri më sot, kanë diçka më shumë në vetvete se sa vetëm shfaqjen e thelbit të proceseve të realitetit. Jo vetëm që nuk kisha qenë kurrë me parë në Kosovë, por as nuk isha parë fytyrë për fytyrë me asnjë prej kosovarëve që takova këtu. Evidenca e shpirtit nuk më la të dëshpëruar. Ajo u kthye në provë se ajo që kisha ndjerë për Kosovën prej vitesh ka pasë dhe ka në vetvete diçka të shenjtë, diçka aq çuditshme dhe të vërtetë sa çka lidhja shpirtërore e nënës me djalin. Por e dija se si poet dhe njeri do të identifikohesha me shumë elemente domethënëse në kulturën e pasur dhe të lashtë të këtij vendi, të cilin në një nga poezitë e mia të hershme e quaj ”gjysma ime”. Promovimi i librit tim ishte një prej domethënieve, një surprizë që me gëzimin që më solli, nga natyra e saj më bëri të përjetoj edhe një herë fëmijërinë, nga rëndësi më bëri të përjetoj edhe një herë gëzimin që kam ndjerë në ditën e pavarësisë së Kosovës. Gjatë promovimit, nga podiumi ku më kishin vënë, herë pas here i hidhja një sy sallës kryesore të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Prishtinës, e cila ishte gati e mbushur me njerëz që i shihja për herë të parë. Midis tyre ishin poetë e shkrimtarë, diplomatë e inxhinierë, profesorë e studentë, kritikë letrarë e lexues të thjeshtë, gazetarë e botues, miq e shokë të ardhur nga Tirana e Gjermania, të cilët të gjithë së bashku më bënin të mërmëris nëpër dhëmbë: Faleminderit Kosovë! Faleminderit jo vetëm që me nderove mua si njeri, por që nderove pjesën tënde të poezisë sime. Nuk e kisha ëndërruar as në ëndrrën më të guximshme se gjatë ditës së nesërme të më ndalin njerëzit në rrugë, duke më thënë “të pamë të televizor” apo “të pamë në gazetat e sotme, urime për Librin!” Një gjë e tillë rrallëherë më ka takuar të ndodh, qoftë edhe në Tiranë. Pastaj, gjatë gjithë ditës, njerëzit vinin e me ofronin një kafe dhe të ulesha me ta në njërin prej ambienteve të hotel Grand-it. Ata shprehnin keqardhjen e tyre që kishin qenë të painformuar për promovimin e librit. Më ka emocionuar pa masë edhe niveli shumë profesional i fjalimeve të kritikëve rreth librit tim. Ashtu edhe takimi me një numër të madh poetësh e shkrimtarësh, të njohur e të panjohur më parë prej meje, që vinin e takoheshin dhe më dhuronin librat e tyre, dashamirësinë e tyre. Aq sa gjatë gjithë ditës nga mëngjesi në darkë, ndjehesha i shpërndarë në një qind drejtime, ndjehesha i zhytur në një dashuri njerëzore më të thelle se sa ç’mund të “notoja” i qetë brenda saj. Vetëm natën vonë në darkë, jastëku i bardhë më kthehej në një prehër që më kujtonte mbështetjen e kokës në prehrin e nënës kur isha i vogël. Pra pa e kuptuar u ndjeva një bir i vogël i Kosovës, me kokën mbështetur në prehër të saj, tamam ashtu siç isha ndjerë kur pata shkruar poezinë (një nga poezitë më të dashura për mua) me titull “Me kokën mbështetur në prehër të Kosovës” që është e botuar në këtë libër. Aty, vonë pas mesnate, i vetëm në hotel, e kuptoja se e gjithë kjo dashuri dhe respekt që po më jepej nuk kishte të bëjë edhe aq, me vlerat e mia si poet apo me vlerat e poezisë sime, sepse Kosova ka poet më të mirë se unë e poezi më të bukura se të miat, por kishte të bëjë më tepër me faktin se i gjithë populli i Kosovës është poet në shpirtin e vet, dhe se e gjithë Kosova është poezi në shpirtin tim. 'marrë nga forumi shqiptar

kane filluar t'i "peshojne" intervistat me gigabyte.

Cpaska qene dhe ai Gjeke Marinaj... mezi nxirrka nje fjale nga goja. Do e kete nga turpi, se s'ka mundesi tjeter.

Pash zotin, a e lexoi njeri kete?

Ime gjyshe thoshte shpesh: "E ku ka burra sot? Burre kam patur vete!" .... E mua pas gjithe kesaj, s'po i rezistoj dot tundimit te them qe "Ku behet poezi sot? Poezi kam bere vete!" smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).