Shqiperia eshte ne NATO dhe kerkon te hyje ne Bashkimin Europian - megjithate korrupsioni dhe krimi i organizuar kane mberthyer vendin. Nje konflikt qesharak midis kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shkakton nje kaos shtese. Tani njerezit ngrene barrikada.

Tirane - Perpara nderteses te komisionit te zgjedhjeve ne brendesi te Tiranes qendron e varur nje carcaf ku demostruesit kane shkruajtur me penel thirrjen "Ku eshte Europa?" Jane perkrahesit e Edi Rames, dhe ata jane te indinjuar. Kane kaluar tashme 4 jave nga zgjedhjet vendore, por ato i preokupojne akoma shqiptaret. Rama ishte rizgjedhur ne 8 maj si Kryebashkiaku i kryeqytetit me nje avantazh vetem prej 10 votave. Por pas rinumerimit, papritur Rama u gjend me 81 vota me pak se kundershtari i tij Lulzim Basha, kandidati i partise ne pushtet. Rama shkoi per kete ne gjyq - dhe deshtoi ne fundjave. Juristet e tij po pergatisin nje padi te re.

Edi Rama, dy meter burre me mjeker te theksuar, eshte edhe shefi i socialisteve, partise me te madhe te opozites. Posti i kryebashkiakut nuk i mjafton prej shume kohesh, ai do me mire te jete kryeminister i vendit, nje nder vendeve me te varfer te Europes. Hymbja e nje prej bastioneve te tij mund te thote fundin e planeve kembengulese ehegeizig te tij, dhe prandaj ai eshte i bindur: Se kundershtari i tij i perbetuar, kryeministri Sali Berisha manipuloi zgjedhjet.

"Behet fjale per prishjen e bashkejeteses demokratike ne vendin tone.", thote Rama dhe paralajmeron nje revolte popullore e cila do te "bllokonte vendin".

Ky eshte nje kercenim, te cilin Berisha duhet ta marre seriozisht. Shqiperia eshte e ndare thelle ne kampin e Rames dhe ate te Berishes.

Ne fushaten zgjedhore qe sapo mbaroi ndodhen disa perplasje mes te dy partive.

U qellua nje kandidat demokrat, dhe perpara shtepise se nje socialisti pati nje shperthim me lende plasese. Per shkak te protestave kunder gjendjes se demokracise shqiptare presidenti i komisionit te Bashkimit Europian José Manuel Barroso anulloi javen e shkuar viziten e tij ne Tirane

Lufta e perkrahesve paralizon Shqiperine prej dy vjetesh

Shqiperia eshte ne NATO dhe kerkon te hyje ne Bashkimin Europian - megjithate kjo ender u be me e larget pas zgjedhjeve te dyshimta per kryetar bashkie. Kudo ne ballkan perpiqen qeverite, qe te meren me seriozisht per te mare statusin e kandidatit ne Bashkimin Europian:

Serbia: kerkon nje marreveshje me Kosoven,
Maqedonia: kerkon qe te menjanoje mosmareveshjet me Greqine,
Kroacia: ka denuar me vonese kriminelet e luftes.   

Vetem Shqiperia mbas 20 vjetesh calon mbrapa ketyre vendeve. Vendi konsiderohet nga shume vezhgues si burim per tregtaret e armeve, droges dhe femrave, ne te cilen ekzistojne edhe raste hakmarje. Dhe prej dy vjetesh konflikti i te dy politikaneve po mbyt zhvillimin e vendit.

Edi Rama pohon shpesh, qe ai nuk eshte politikan. Zyra e tij eshte e lyer me nje te kuqe te erret, ndersa ne krahun e djathte eshte e varur piktura e nje bukurosheje ne mur. Perpara se ai te zgjidhej ne zyren e kryebashkiakut per here te pare ne tetor te vitit 2000, kishte jetuar ne Paris si nje snob, nje artist i suksesshem me ekspozita ne New York, São Paulo dhe Frankfurt.

Pastaj mori persiper qytetin e tij plot pluhur, te rrezikshem dhe te rrenuar, dhe e zbukuroi xhunglen e paskomunizmit nga rrenjet. Blloqet e shtepive pa jete i la ti pikturojne miqte e tij piktore ne portokall, te kuqe, te verdhe ose blu me pika te bardha. "Ngjyrat ishin nje sinjal: Ne duam te ndryshojme dicka", thote Rama.

Figura e Edi Rames eshte demtuar prej kohesh

Per nje fare kohe plani funksionoi: Bota perendimore festonte te zgjedhurin e popullit me kove boje si beres i iniciativave perparimtare, ne internet ju dha nga tifozet (fansat) e tij cmimi si "Kryebashkiaku i botes". Dhe ne shqiperi Rama vleresohej si nje Outsider i guximshem, i cili perballet edhe me qeveritaret e koruptuar.

Megjthate Tirana edhe sot nuk eshte akoma nje qytet i bukur, por ama nje qytet i gjallerueshem. "Blloku", dikur nje lagje e mbyllur e nomenklatures, eshte lagjja e re me restorante dhe bare. Parqet jane te paster, rruget jane sapo te asfaltuara dhe sheshi skenderbej po rregullohet me para kuvajtjane. Megjithese kryeqyteti ne 20 vitet e fundit eshte ritur nga 220.000 ne 1.500.000, konsiderohet si nje qytet i sigurt.

Kjo e gjitha eshte nje merite e Rames, por figura e tij eshte e demtuar prej kohesh. Perendimi filloi qe ne zgjedhjet e qershorit 2009. Atehere kishte fituar Berisha ne nje koalicion me partnere te vegjel 70 nga 140 vende te parlamentit. Bashkimi Europian nuk i kishte kritikuar zgjedhjet, dhe megjithate u ndje Rama i mashtruar ne zgjedhje. Socialistet e tij bojkotuan per disa muaj parlamentin, dhe perkrahesit e tij cdo te premte marshonin perpara zyres se kryeministrit. Ne janar u qellua pasi demostruesit protestuan te revoltuar per nje ceshtje korruptive te ministrit te ekonomise. Perpara zyres se kryeministrit Garda e republikes hapi zjarr, ku si pasoje u vrane 4 mbeshtetes te Rames. Kur prokurorja donte te arrestonte 6 oficeret pergjegjes, Berisha e shante si "Kurve bulevardi", dhe per jave te tera nuk u zbatuan urdherarrestet.

Pjesa 2: Ndergjegja demokratike ne Shqiperi eshte shume e dobet

Lufta e gjelave te te dy burrave ne maje karakterizon semundjen shqiptare. Elita politike nuk eshte gati te pranoje humbjet demokratike, dhe organet e pavarura te shtetit vlejne shume pak.

"Saliu eshte fajtor". Ky ishte sllogani i vetem mbi te cilen kishte mbeshtetur kryebashkiaku programin e tij. Rama nuk ka aspak nje program, ai ka vetem nje urrejtje ndaj Berishes. Dhe ai eshte bere prej kohesh vete si ata politikane qe kritikon. Rama e udheheq partine e tij ne menyre autoritare, ai nuk diskuton me, ai sheh vetem bardhe e zi, thone kritikuesit e tij.

Fatos Lubonja nuk cuditet prej kesaj kthese te artistit ne demagog. "Ne ishim shoke, dhe une i kam thene atehere atij: Ti je i rrezikshem." Lubonja pi caj ne nje kafe ne sheshin Skenderbe ne Tirane. Shkrimtari dhe publicisti ka qene desident nen diktaturen e Enver Hoxhes, i cili u zu me marshallin Tito, pastaj me bashkimin Sovjetik, me vone me Kinen dhe e coi Shqiperine pas 1978 ne izolim total.

13 vitet ne kampet e punes se Enverit e kane bere ate te dobet perballe semundjeve, po gjithashtu edhe te guximshem. Ai kollitet shume dhe flet me gjeste te vrullshme "Pas Rames dhe Berishes qendrojne klikat oligarke." thote ai, "sipermarres te korruptuar te cilet kontrolojne fushen e ndertimit dhe median. Lufta e te dyve eshte lufte per te mare pjesen. Gjate ketyre 20 vjetesh kemi ndruar nje nomenklature me nje tjeter, vetem se sot ata jane te veshur me mire se atehere".

"Per shqiptaret shteti nuk ka vlere"

Po perse nuk ndermarin shqiptaret asgje? Ndryshe nga vendet e tjera paskomuniste shqiptareve u mungon nje pamje pozitive e bashkimit ne Bruksel. "Fqinjet tane jane italianet me kryeministrin e tyre te korruptuar dhe trash, ndersa ne krahun tjeter jane greket e falimentuar". Meghithate Lubonja thote se ndergjegja demokratike e shqiptareve eshte shume e dobet.

Asnjehere banoret e saj nuk jane identifikuar me shtetin. Deri para luftes se pare boterore shqiperia ishte e pushtuar nga osmanet. Vendi ishte shume i varfer. Deri ne shekullin e 20 90 perqind e popullsise ishte analfabete. Ndergjegja kombetare ishte nje luks, te cilin vetem disa intelektuale nga tirana dhe shkodra mun ta afronin.

Akoma edhe sot shqiptaret i jane besnike familjes dhe fshatit te lindjes. Prandaj kush ka pushtet ne radhe te pare rregullon shoket dhe familjen e tij. Ne luften e dyte boterore shkeli cizmja e ushtareve te huaj derisa komunistet ne ilegalitet fituan pushtetin ne 1944. Udheheqesi i tyre Enver Hoxha vrau rreth 6000 njerez te tij dhe burgosi dhjetramijra te tjere. Ai vdiq ne 1985.

Pas 1989 Shqiperia u zhyt ne nje anarki edhe me te thelle. "Askund nuk ka demtuar Komunzmi kulturen politike se sa tek ne", thote Lubonja: "Per shqiptaret shteti nuk ka vlere: Njerezit duhet te kene kujdes prej tij, dhe secili mund ta vjedhe ate". Shkrimtari nuk tregon shume shprese per te ardhmen: "Ne kemi nje mentalitet autoritar dhe jemi te paafte per kompromis", thote ai.

Investuesit marin ne pune grate - ato cilesohen si me pak te koruptuara

Investoreve te pakte, te cilet kan hapur aktivitet ne Shqiperi, nuk u mbetet gje tjeter vecse t'u pershtaten rrethanave. Nje menaxher gjerman ka zene vend ne lobin e nje hoteli. Emrin e tij nuk deshiron ta lexoje ne gazete, perndryshe biznesi i tij ne shqiperi mer fund. "Ketu ka vetem nje shans, nqs u lepihesh sundimtareve" thote ai: "Se quhet Rama apo Berisha , nuk luan rol, Te dy marin nga cdo kontrate perqindjet e tyre. Shteti eshte i koruptuar"

Per firmen e tij ka mare masat e duhura: Ai mer ne pune vetem grate, nje praktike qe e njeh nga Afrika. Grate sipas pervojes atje, kane me teper pergjegjesi kur behet fjale per sjelljen ndaj parase. Ato jane me pak te korruptuara dhe me te zellshme per pune.

Prej 5 vjetesh ndodhet ketu, dhe ai do te qendroje."Ky vend ka potencial" thote ai. Sipermaresi shpreson tek shume te rinje te etur per jete, te cilet duan te njejten gje, si moshataret e tyre ne pjesen tjeter te Europes: mireqenie, karriere dhe me se fundi demokraci. Ne vitet 90 u larguan shume shqiptare nga vendi i tyre per te shkuar ne Greqi, itali por edhe ne Amerike per pune. Shume prej tyre jane kthyer mbrapsht.

"Ata sjellin standarte europiane me vete dhe jane te merzitur nga stili i politikes se prinderve te tyre." thote investitori: "Ata protestojne". Per shembull kunder politikes qe eshte mjaft e lidhur me boten e biznesit si dhe krimin e organizuar. Ose kunder asaj, qe vetem lidhjet miqesore vendosin per karrieren dhe jo kualifikimi.

"Rama dhe Berisha nuk do te mundin te bejne lojrat e tyre ne pafundesi", thote investitori: "Ka shume te rinj ne Shqiperi pa perspektive, te pakten aq shume, sa ishin edhe ne Egjypt."

Nga Jan Puhl
Artikull i Spiegel
07.06.2011

5 Komente

" .....Fatos Lubonja nuk cuditet prej kesaj kthese te artistit ne demagog. "Ne ishim shoke, dhe une i kam thene atehere atij: Ti je i rrezikshem." Lubonja pi caj ne nje kafe ne sheshin Skenderbe ne Tirane. Shkrimtari dhe publicisti ka qene desident nen diktaturen e Enver Hoxhes...."

 Jan Puhl, eshte frymezuar dhe mbarsur prej Lubonjes.............. disident. 

po pra! na doli edhe tos lubonja disident! une e dija se e futen ne burg thjesht sepse ishte i biri i nje bllokmeni te rene nga vakti, po per deri sa e thote dojci, me siguri qe disident ka qene!

 ".... Per firmen e tij ka mare masat e duhura: Ai mer ne pune vetem grate, nje praktike qe e njeh nga Afrika. Grate sipas pervojes atje, kane me teper pergjegjesi kur behet fjale per sjelljen ndaj parase. Ato jane me pak te korruptuara dhe me te zellshme per pune... " 

 

 Sipermarrsi gjerman nuk e ka keq, veçse ne Shqiperi, edhe grate po infektohen njesoj si burrat. Ndoshta jo te gjitha, por sindromi po perhapet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).