Kolegji zgjedhor publikoi sot vendimin e tij të 3 qershorit me anë të të cilit rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hapi rrugë rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Sipas vendimit, pretendimet e socialistëve janë të pabazuara, si ai që lidhet e faktin se sipas tyre akti i KQZ-së ka qenë normativ e si i tillë duhej të miratohej me të paktën 5 vota, ashtu edhe pretendimi tjetër se KQZ-ja ka ka ndryshuar rregullat në fund të procesit.

Sipas Partisë Socialiste vendimi i  marrë nga KQZ-ja ka qenë një akt normativ pasi “është miratuar sipas mënyrës së miratimit të akteve normative dhe gëzon të gjitha cilësitë e një akti të tillë sepse përcakton rregullime me fuqi juridike të përgjithshme, parashikon hipoteza abtsrakte të cilat nuk dihet nëse do të zbatohen në të ardhmen si dhe nuk përfundon me një akt të vetëm zbatimi”.

Por në arsyetimin juridik të Kolegjit Zgjedhor “Akti i KQZ-së është një akt individual dhe nuk gëzon cilësitë e një akti normativ. Nëpërmjet këtij vendimi është rregulluar një marrëdhënie juridike specifike e cila ka lindur pas kërkesës së disa KZAZ-eve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë lidhur me fatin e një kategorie votash të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda së njejtës qendre votimi. Statusi juridik i saj nuk shtrihet në të gjitha KZAZ e Tiranës dhe aq më pak në të gjithë territorin e Shqipërisë, pasi akti i KQZ-së rezulton vetëm për 9 zona zgjedhore”, shpjegon Kolegji sipas të cilit KQZ-ja është vënë në lëvizje nga një fakt konkret e jo abstrakt “Për pasojë edhe votimi më katër vota Pro është i vlefshëm”, shprehen gjyqtarët e Kolegjit.

Sipas vendimit “KQZ kishte detyrim ligjor që të shprehej për situatën e krijuar pas kërkesave të paraqitura nga KZAZ dhe Partia Demokratike dhe ka vepruar sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar.Ky organ legjitimohet të shqyrtojë çdo ankesë apo problem juridik që lidhet me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si para dhe pas zgjedhjeve”, shprehet Kolegji.

Lidhur me veprimtarinë e KQZ në rolin e një Komisioni zonal qëndror për Tiranën, i cili sipas socialistëve duhej vetëm të bënte mbledhjen matematikore të rezultateve të të gjitha komisioneve zonale të kryeqytetit, Kolegji shprehet se “KQZ është organi epror i admnistratës zgjedhore dhe si i tillë ushtron edhe kompetencat e organeve të varësisë në rastet kur ato nuk mund të ushtrojnë detyrat e tyre. Procedura e ndjekur ka qenë në përputhje me rregullat e shqyrtimit administrativ të akteve nga organet kolegjiale”, thuhet më tej në vendim.

“Akti i KQZ është në përputhje me ligjin dhe  Kodin Zgjedhor – vazhdon më tej Kolegji -  nuk parashikon në asnjë rast moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit të një sasie të caktuar votash, qofshin këto të hedhura në kutinë e gabuar, vota që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve që kanë votuar dhe po kështu nuk ndalon të drejtën e cdo zgjedhësi që vota e tij të shyrtohet dhe vlerësohet nëse është e  vlefshme. Eshtë detyrimi kushtetues për vlerësimin e votës që detyron KQZ jo vetëm të numëroje por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”, shpjegohet në motivacionin juridik të Kolegjit.

Lidhur me pretendimin e socialistëve se “vendimi i KQZ është i palgjishëm sepse ka përcaktuar rregulla të reja në një fazë të procesit që konsiderohet e kapërcyer”, Kolegji u shpreh se “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar zgjedhor” . 

 

Marrë nga VOA

Për versionin e plotë kliko: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor

17 Komente

 “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar zgjedhor” . 

 

A ka më pallavër sesa kjo? Genjejne sy per sy dhe nuk u kercet fare fare... 

Po pse Albanoid, nuk eshte situate e re e patrajtuar me pare kjo e humbjes se Tiranes per 10 vota? Kjo meriton zgjidhje te re. Shqyeji kufijte e perfytyrimit, leri fjalet te kene te gjitha kuptimet e mundshme, everything is everything.

Po mire, kur ky akti "jo-normativ" paska rregulluar vetem situaten per 9 zonat e Tiranes, po per zgjedhesit e dy te tjerave te cilave nuk u jane numeruar votat gabim, nuk po behet nje diskriminim? Po mer gabuesist e tjere ne gjithe Shqiperine?

"Vota eshte vetjake, e barabartë, e lire dhe e fshehte" Neni 46 (4) i Kushtetutes

Si mund te jete e barabarte kur disave qe e hedhin gabimisht u quhet, kurse disa te tjereve nuk u quhet?

Mos te flasim per fshehtesine pastaj, se u duk qarte qe kjo menyre administrimi e cenon rende ate. PD-ja thoshte se po te mos i numerohet vota as Presidentit, vaj hallit per te tjeret. Une them kur nuk la fshehtesi per voten e Presidentit, mendo se c'behet per te tjeret qe situata u ka sjelle t'u merret vesh se epr ke kane votuar.

 

E fundit fare, nese qenka OK me e hudh voten ne cilendo kuti, si do i administrojne zgjedhjet e tjera keta? Mua, dhe besoj edhe shume te tjereve, kur te na thone "kujdes mos e hidh gabim" do marrin si pergjigje "S'ka problem se njesoj do numerohet". Ec e jepi drejtim pastaj. Do shkoje vetem numerimi 2 muaj

 

 Rrofshi Peshku per vendimin e zbardh!

E lexova me kujdes. Eshte vendim qe ne nje vend normal do i conte keta gjykates direkt ne rruge si notere publike!!

Ajo akrobacia "ky nuk eshte akt normativ sepse akti normativ  krijon efekt juridik te ri, kurse kjo vetem zgjidhi nje situate te re -me efekt juridiik fitoren e Bashes edhe kjo, po mos na caj fort trapin - ishte fantastike!!

Per mos fol pastaj per precendentin nga Konteja Chiqeenonen ne SHBA! smiley

Nejse, t'a gzoni!!

 

Akrobacia eshte fare e thjeshte: krijo nje trupe gjykuese me palaco, idiote, lapangjoze, me shpirt dhe stomak te shitur, etiketoje:institucion i pavarur dhe kalon lumin bashke me kalin. 

Nuk do cuditem qe ne vendimin tjeter KZ te citoje si argument vargjet:

kush e pa peshkun maleve/dhe hoxhen me barre ...etj. etj.

 

 Ne fakt une po pritsha qe justfikimi legal per "mungesen e 5 votave per akt normativ" te ishte: KQZ-ja ne kete rast po vepron si nje Super-KZAZ, dhe si rrjedhim, rregullat e funksionimit te KQZ-se nuk aplikohen ne kete rast. Meqe Kodi nuk parashikon shumice te cilesuar ne KZAZ, atehere vendimi me 4 vota i Super-KZAZ-se, eshte i ligjshem.

Kjo do kishte nje fare arome legale. 

Po as kete nuk e boni gjykatesi Tome! smiley 

 

 

 

olitike&Itemid=60">Thellohet skandali, Kolegji nuk njeh Kodin Zgjedhor, por vetëm Kodinolitike&Itemid=60"> Administrativ

 

Adriatik Doçi

Kolegji manipuloi vendimin që rrëzoi opozitën, bie alibia e nenit 158, pika 2 për afatet kohore 

Gjykata e zgjedhjeve ka zbardhur më në fund vendimin që rrëzoi kërkesën e opozitës për Tiranën. Ashtu siç pritej, Kolegji Zgjedhor ka thelluar më tej skandalin e paprecedentë lidhur me vendimet arbitrare për zgjedhjet, duke bërë gafa të pafalshme në arsyetimin e tij. Nga leximi i vendimit të plotë, konstatohet se Kolegji Zgjedhor nuk e bazon askund arsyetimin mbi asnjë

nen të Kodit Zgjedhor. Në të gjithë arsyetimin për vendimin e marrë ditën e premte, gjykata e zgjedhjeve i referohet vetëm Kodit të Procedurave Administrative dhe Kodit të Procedurës Civile. Megjithëse KQZ funksion në bazë të Kodit Zgjedhor, Kolegji i gjykon vendimet e KQZ mbi bazën e kodeve të tjera. “KQZ ka ndërmarrë një akt individual, nuk bëhet fjalë për akt normativ që kërkon 5 vota dhe ky veprim i KQZ është mbështetur në Kodin Administrativ”, arsyeton Kolegji. Në të gjithë arsyetimin e saj, gjykata e zgjedhjeve, i referohet Kodit Zgjedhor vetëm sa i takon afatit kohor, por jo për të legjitimuar veprimtarinë e KQZ që përmbysi zgjedhjet në Tiranë. Duke mos gjetur asnjë referencë ligjore në Kodin Zgjedhor, në bazë të të cilit funksionon KQZ, Kolegji Zgjedhor ka përdorur si alibi disa nene të Kodit Civil apo të Kodit Administrativ. “Për këto arsye: Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar në nenin 158, pikat 2 të Kodit Zgjedhor, nenet 126 dhe 127 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi: Rrëzimin e kërkesë padisë së palës paditëse Partia Socialiste e Shqipërisë përsa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të Vendimit nr. 709, datë 23.05.2011 të palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë. Pushimin e gjykimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji, skandal para ndërkombëtarëve 
Pra e thënë ndryshe Kolegji u tregoi ndërkombëtarëve dhe të gjithë shqiptarëve se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë bërë këto 6 vitet e fundit sipas Kodit Zgjedhor, por sipas Kodit Administrativ që përdor si “dorac” KQZ. Pritet reagimi ligjor dhe argumentues i juristëve të Partisë Socialiste, drejtuesve të saj, ndërkombëtarëve, ambasadorëve dhe Presidentit të Republikës. Kolegji tha publikisht në zbardhjen e vendimit se KQZ rregulloi një mosmarrëveshje në numërim duke përdorur jo Kodin Zgjedhor, mirëpo ashtu siç është shprehur faktori ndërkombëtar, ky moszbatim i Kodit ka sjellë ndryshimin e rregullave të lojës dhe numërimin e dyshimtë të votave të gabuara nga KQZ. Ndërkohë, pavarësisht gjithë këtyre skandaleve, Kolegji Zgjedhor ka zbardhur dje vendimin e plotë për rrëzimin e kërkesës së PS për zgjedhjet në Tiranë. Pas shumë presioneve dhe shkeljes së nenit 158 pika 6 të Kodit Zgjedhor, Kolegji ka nxjerrë pjesën arsyetuese të vendimit.

Skandali i dytë 
Skandali i dytë qëndron në faktin se përmbajtja e vendimit të plotë të Kolegjit Zgjedhor nuk përputhet me referencën ligjore të vendimit që lexoi Tom Ndreca më datën 3 qershor. Relatori i çështjes, Tom Ndreca në seancën gjyqësore tha se kërkesa rrëzohet në bazë të nenit 158 pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor. Përfundimisht Kolegji Zgjedhor pasi dëgjoi palët në proces administroi provat e paraqitura prej tyre. Në zbatim të nenit 158 pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor vendosi: Rrëzimin e kërkesë padisë të palës paditëse Partia Socialiste e Shqipërisë për sa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit numër 709 datë 23.5.2011, palës së paditur KQZ në Tiranë. Pushimin e gjykimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerrë nga pala e paditur, KQZ. Ky vendim është i formës së prerë, u shpall në Tiranë datë 3.6.2011. Me kaq seancën e deklaroj të mbyllur”, tha ai. Pra atë ditë Ndreca nuk përmendi nenet 126 dhe 127 të Kodit të Procedurës Civile, këto nene i janë shtuar vendimit dje. Manipulimi i vendimit është bërë për të justifikuar vendimmarrjen e arbitrare. Ky është skandali më i rëndë dhe njolla më e errët e drejtësisë shqiptare. 

Kolegji: KQZ nuk ka normuar rregulla të reja

Kolegji thotë se KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të patrajtuar më parë, lidhur me numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Në lidhje me pretendimin se KQZ ka ndryshuar rregullat e lojës pas zhvillimit të procesit zgjedhor, edhe ky çmohet i pabazuar nga Kolegji, pasi në rastin konkret nuk kemi një situatë të tillë. Me vendimin objekt gjykimi, KQZ nuk ka normuar rregulla të reja sjelljeje, por ka zgjidhur një situatë të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar paszgjedhor. Nga pala paditësve në asnjë moment, megjithëse u pretendua, nuk u paraqit asnjë akt apo udhëzim shkresor i KQZ-së që ka rregulluar më parë një situatë të tillë, që të mund të provohej se u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. Referimi i kësaj pale në nenin 123 të Kodit Zgjedhor është i gabuar pasi situata juridike nuk është pjesë e vlerësimit sipas kësaj dispozite. KQZ ka ushtruar kompetencat e një organi përmbledhës të të gjitha rezultateve dhe tabelave të paraqitura nga KZAZ-të e Tiranës, e kjo procedurë është kryer para kryerjes së detyrimeve të përcaktuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor,” thuhet në argumentimin e Kolegjit. 

Arsyetimi i plotë i Kolegjit Zgjedhor
Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë çmon të pabazuar pretendimet e palës paditëse PSSH. Kështu, gjykatës i është paraqitur për shqyrtim një padi e natyrës administrative, për shqyrtimin e së cilës vlejnë rregullat e gjykimit sui generis, të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile ( nenet 324 - 333 ), Kodin e Procedurave Administrative dhe në Kodin Zgjedhor të miratuar me ligjin nr. 10019/2008. Në kuptim të dispozitave ligjore të mësipërme, objekt i kontrollit gjyqësor ex post perceptohet ligjshmëria e aktit administrativ të kundërshtuar. Kjo nënkupton verifikimin e faktit të respektimit të kritereve ligjore lidhur me formalitetin e aktit, ashtu sikurse edhe të disponimit themelor përmes vendimmarrjes. Është e qartë se vlefshmëria e aktit administrativ kushtëzohet me ligjshmërinë e tij. Koncepti dhe rastet e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ parashikohen në nenet 115/a dhe 116 të Kodit të Procedurave Administrative, të cilat Janë pjesë e bazës juridike të padisë së paditësit PSSH.

- Kolegji Zgjedhor vlerëson se paditësi PSSH legjitimohet ratione personae në padinë ngritur. Paditësi është person juridik i regjistruar si parti politike në bazë të ligjit nr.8580/2000 " Për partitë politike ". Në zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011 paditësi është regjistruar në përputhje me Kodin Zgjedhor duke u konsideruar tashmë si subjekt zgjedhor, në kuptim të neneve 2/20, 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor. Paditësi legjitimohet ratione temporis, pasi kërkesë padia e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Vendimit të KQZ-se nr.709, date 23.05.2011 është paraqitur ne gjykatë brenda afatit të parashikuar në nenin 152/2 të Kodit Zgjedhor. Paditësi legjitimohet ratione materiale në padinë e ngritur, për shkak të relacionit të qartë midis funksionit e veprimtarisë ligjore të këtij subjekti zgjedhor dhe çështjes së paraqitur për shqyrtim përpara Kolegjit Zgjedhor. Referuar kuptimit kushtetues dhe ligjor, partitë politike paraqiten si bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve politike të përbashkëta, që synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Partitë politike në sistemin e zgjedhjeve e veçanërisht në procesin zgjedhor, që nga fushata parazgjedhore, paraqitja e kandidatëve, formimi i trupave zgjedhore, ndjekja e zgjedhjeve e deri tek ndarja e mandateve, paraqiten si një faktor përcaktues shumë i rëndësishëm. Prandaj, demokracia përfaqësuese, ashtu edhe sistemi i zgjedhjeve nuk mund të paramendohen pa ekzistencën dhe funksionimin e partive politike. Mbi bazën e këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor vlerëson legjitimimin e paditësit në rastin ne shqyrtim (Shih Vendimin e Gjykatës Kushtuese nr. 32, datë 21.06.2010). Nga një vështrim formalist i aktit administrativ të kontestuar nga paditësi PSSH rezulton që titulli i tij është formuluar si "Për vlerësimin e fletëve të votimit të pavlerësuara dhe të panumëruara për Kryetarin, Këshillin e Bashkisë Tiranë, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake, të cilat aksidentalisht nuk japë hedhur në kutitë respektive të votimit të se njëjtës qendër votimi në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë të datës 8 maj 2011 ", ndërkohë që në pjesën e dispozitivit të tij, ky vendim përcakton se tabela e rezultatit të GN-ve për Qendrat e Votimit dhe Tabela Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për KZAZ respektive, të ndryshojë me vendim në varësi të konkluzioneve nga këqyrja dhe vlerësimi i këtyre fletë votimi të panumëruara dhe të pavlerësuara. Rezultatet i bashkëlidhen këtij vendimi si aneks të tij.

- Anekset Janë pjesë e pandarë e këtij vendimi (pika 1). Gjithashtu është vendosur që ndryshimet sipas pikës 1 të këtij vendimi të pasqyrohen dhe të llogaritën në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për kryetar të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë (pika 2). Titulli i këtij vendimi lidhet në mënyre uniforme më problematikën e shqyrtuar prej të paditurit KQZ për rastet e hedhjes aksidentalisht në kutinë e gabuar të fletëve të votimit për kryetarin, këshillin e bashkisë Tiranë, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake të së njëjtës qendër votimi. Sipas KQZ-së, këto fletë votimi nuk Janë përfshirë në rezultat, pavarësisht vullnetit të qartë të shprehur nga zgjedhësit. Për shkak to praktikave të ndryshme të ndjekura na ana e KZAZ-ve dhe mungesës së udhëzimeve apo rregullave të posaçme në manualet e punës së GNV-ve dhe KZAZ-ve, KQZ ka vendosur të këqyrë të gjitha kutitë e votimit dhe të vlerësojë fletët e votimit të hedhura aksidentalisht duke i përfshirë në rezultat.

- KQZ. Inkompetenca e KQZ pretendohet edhe në rastin e rolit aktiv të KQZ për të numëruar dhe vlerësuar votat e hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda së njëjtës qendër votimi. Kolegji Zgjedhor vlerëson se, për t'i dhënë përgjigje pretendimit të palës paditëse PSSH lidhur me cilësinë e Vendimit të KQZ nr. 709, datë 23.05.2011   si akt normativ apo akt individual duhet të referoje tek dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative dhe në doktrinën e së drejtës administrative. Kodi i Procedurave Administrative nëpërmjet nenit 105 ka sanksionuar se akte administrative, në kuptim të këtij ligji janë vetëm aktet, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Ndarja që teoria e së drejtës administrative i bën akteve të nxjerra nga organet e administratës publike në akte individuale dhe akte normative paraqitet si i rëndësishëm, pasi nga kuptimi i drejtë dhe i qartë i secilit akt varën hyrja e tyre në fuqi si dhe organi përkatës gjyqësor që do t'i shqyrtojë për efekt të vlefshmërisë se tyre.

- Akti administrativ individual rregullon në veçanti marrëdhënie konkrete, të posaçme, për një çështje specifike dhe ndaj një subjekti apo grupi subjektesh të përcaktueshëm. Nëpërmjet aktit individual nuk vendosen norma të përgjithshme abstrakte. Karakteri individual i aktit dallohet nga specifika e problemit konkret që ai rregullon. Akti normativ në dallim nga akti individual vendos rregulla të detyrueshme sjelljeje, në përgjithësi dhe për një kompleks marrëdhëniesh juridike, Pra, ky akt juridik vendos norma të reja sjelljeje, të cilat marrin karakterin e rregullave të detyrueshme, moszbatimi i të cilave përbën paligjshmëri. Në të dyja rastet e akteve, qoftë individuale apo edhe normative, dallimi ndërmjet tyre bëhet në baze të personave që ju drejtohet, apo fakteve e marrëdhënieve juridike që merr parasysh veprimin administrativ. Nëse një akt apo veprim administrativ synon një numër të caktuar njerëzish, ose lidhet me fakte të caktuara, ai është konkret dhe i specifikuar. Por nëse akti ka të bëjë me një numër të pacaktuar njerëzish e faktesh, ai është abstrakt dhe i përgjithshëm.

- Duke iu kthyer rastit të paraqitur për shqyrtim, Gjykata e Apelit vlerëson se Vendimi i KQZ-së nr 709, datë 23.05.2011 nuk gëzon cilësitë e një akti normativ, në kuptim të nenit 23/2 të Kodit Zgjedhor, por përbën një akt individual, i cili, në kuptim të nenit 24/1, paragrafi i fundit të Kodit Zgjedhor, miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ. Konkretisht, nëpërmjet këtij vendimi është rregulluar një marrëdhënie juridike specifike, e cila ka lindur pas kërkesës së disa KZAZ-ve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë lidhur me fatin e një kategorie votash të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda të njëjtës qendër votimi. Statusi juridik i kësaj marrëdhënieje nuk shtrihet në të gjitha KZAZ-te e njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë dhe aq me pak në të gjithë territorin ë Republikës së Shqipërisë, pasi aktivizimi i KQZ-se rezulton vetëm për nëntë ZAZ të kësaj njësie zgjedhore. Gjithashtu, disponimi i KQZ-së nëpërmjet këtij vendimi është konkret, pra, nuk ka natyre abstrakte. KQZ ka vendosur që të përfshijë në tabelat e rezultateve të disa QV-ve dhe Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet në KZAZ-të respektive fletët e votimit të panumëruara dhe të pavlerësuara, ndryshime të cilat do të pasqyrohen edhe në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet për kryetar të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë. Është e kuptueshme nga natyra e problematikës së marrë në shqyrtim dhe të ezauruar nëpërmjet procesit vendimmarrës prej KQZ nuk ndodhemi para një akti me natyrë jo shteruese. Përkundrazi, pala e paditur KQZ i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së ngritur përpara saj nga ana e disa KZAZ-ve duke përcaktuar po në mënyre përfundimtare edhe statusin ligjor të fletëve të votimit të panumëruara e të pavlerësuara të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda të njëjtës qendër votimi, duke i përfshirë votat e vlefshme në rezultat.

- Pra, Vendimi nr. 709, datë  23.05.2011 i KQZ-së konsiderohet si vendim përfundimtar lidhur me mosmarrëveshjen e parashtruar për zgjidhje këtij organi prej KZAZ-ve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë, pasi ka zgjidhur në mënyrë substanciale problematikën e lindur prej faktit të hedhjes aksidentale të disa fletëve të votimit në kutitë e tjera të së njëjtës qendër votimi dhe që nuk janë numëruar e vlerësuar nga ana e GNV-ve dhe KZAZ-ve respektive duke i pasqyruar këto vlerësime në tabelat e rezultateve, siç ato paraqiten bashkëngjitur vendimit. Pse akti nuk është absolutisht i pavlefshëm. Duke iu referuar kërkimit të palës paditëse dhe bazës ligjore të përdorur prej saj në kërkesë padi, konstatohet se në kërkimin e saj ajo i referohet vendimit nr. 709 dt. 23.05.2011 të KQZ si akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, bazuar në nenet 116 e 117 të K. Pr. Administrative.

- Në analizë të provave të paraqitura prej palëve në gjykim dhe të aktit objekt kundërshtimi nga pala paditëse Kolegji Zgjedhor konstaton, se nuk plotësohet asnjë prej rasteve të parashikuara nga neni 116 i K.Pr. Administrative për të konstatuar pavlefshmëria absolute e aktit administrativ, vendimi nr 709 dt. 23.05.2011 i KQZ Tiranë. Akti është nxjerrë nga një organ i identifikuar siç është KQZ, organ i përcaktuar dhe autorizuar nga ligji që në funksion të realizimit të detyrimeve të tij ligjore legjitimohet të shqyrtojë çështjet administrative që lidhen me procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë. Akti i nxjerr nga ky organ ka të gjitha ekstremitetet e një akti të mirëfilltë administrativ si simboli i organit data e nxjerrjes, firmat e përfaqësuesve të tij, të dhëna këto që e bëjnë atë të vlefshëm në kuptim të pikës "a" të nenit 116 të K. Pr. Administrative. Përsa i përket kompetencës së palës së paditur KQZ për të nxjerrë këtë akt sipas pikës "b" të nenit 116 të K. Pr. Administrative, Kolegj i çmon së edhe në këtë rast pretendimet e palës paditëse janë të pabazuara dhe pala e paditur KQZ ka vepruar brenda kompetencave ligjore të saj. Në gjykim u provua se pala e paditur KQZ u vu në lëvizje për shqyrtimin e kërkesave të ardhura nga KZAZ-te e Bashkisë Tiranë për problemin e dalë gjatë numërimit të votave, në lidhje me votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe të pavlerësuara. 

- Përsa i përket mënyrës së votimit ashtu si u arsyetua më lart, duke qenë se akti objekt gjykimi nuk u konsiderua At normativ ai është i vlefshëm me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm. Sipas teorisë të së drejtës administrative, në rastet e nxjerrjes së akteve administrative nga organe kolegjiale siç është edhe pala e paditur KQZ duhet të plotësohen një sërë kërkesash ligjore procedurale, si mënyra e thirrjes së mbledhjes së organit administrativ, përcaktimi i rendit të ditës, prezenca e shumicës së anëtareve të këtij organi, mbajtja e procesverbalit përkatës, parimi i dëgjimit të palëve dhe parimi i paanësisë të organit administrativ. Të gjitha këto parime të së drejtës janë zbatuar në rastin konkret nga pala e paditur KQZ, në vendimmarrjen e saj.

- Një tjetër aspekt i vlefshmërisë të aktit administrativ vendim nr. 709 dt. 23.05.2011 të KQZ është dhe përputhja e tij me përmbajtjen e ligjit. Si akt nënligjor një akt administrativ duhet të jetë në përputhje me ligjin që ai i referohet. Sipas teorisë të së drejtës një akt ka mospërputhje me Ligjin kur, 1- parashikon ose urdhëron kryerjen e veprimeve të caktuara që Ligji nuk i lejon ose i ndalon dhe 2- kur ndalon ose refuzon të drejta të përcaktuara në Ligj.

- Në rastin konkret nuk jemi para asnjë prej këtyre rasteve që do të çonin në pavlefshmërinë e aktit administrativ. Kodi Zgjedhor në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit të një sasie të caktuara votash, qofshin këto të hedhura në kutinë e gabuar, vota që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve që kanë votuar dhe po kështu nuk ndalon të drejtën e çdo zgjedhësi që vota e tij të shqyrtohet dhe të vlerësohet nëse është e vlefshme apo jo. Një akt i tillë vjen në përputhje edhe me qëllimin e vetë Ligjit, Kodit Zgjedhor që është administrimi i procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, si qëllim final pas gjithë procedurave administrative të ndjekura. 

- Është Kushtetuta e Shqipërisë që në nenin 45 të saj ka dhënë përcaktimin e Votës dhe është detyrimi Kushtetues për vlerësimin e votës, që detyron KQZ jo vetëm të numërojë por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor. Pretendimet e palës paditëse në kërkesë padinë e saj kryesisht i referohen pavlefshmërisë të aktit në kuptimin formal të tij, duke e konsideruar si akt normativ dhe linja e kundërshtimit të aktit e kësaj palë mbështetet vetëm në këtë aspekt ligjor, arsyetimi i të cilave është pjesë e këtij vendimi.

- Në lidhje me pretendimin së KQZ ka ndryshuar rregullat e lojës pas zhvillimit të procesit zgjedhor edhe ky çmohet i pabazuar nga Kolegji, pasi në rastin konkret nuk kemi një situatë të tillë. Me vendimin objekt gjykimi KQZ nuk ka normuar rregulla të reja sjelljeje por ka zgjidhur një situate të re të patrajtuara më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar paszgjedhor.

- Nga pala paditëse në asnjë moment megjithëse u pretendua nuk u paraqit si prove asnjë akt apo udhëzim shkresor i KQZ-së që ka rregulluar më parë një situate të tillë, që të mund të provohej se u ndryshua me vendimin objekt gjykimi. Referimi i kësaj palë në nenin 123 të K. Zgjedhor është i gabuar, pasi situata juridike nuk është pjesë e vlerësimit sipas kësaj dispozite. KQZ ka ushtruar kompetencat e një organi përmbledhës të të gjitha rezultateve dhe tabelave të paraqitura nga KZAZ-të e Tiranës, e kjo procedure është kryer para kryerjes se detyrimeve të përcaktuara ne nenin 123 të K. Zgjedhor.

- Përsa i përket kërkimit tjetër të kërkesë padisë, atij për pavlefshmërinë e veprimeve dhe vendimeve të ndërmjetme të KQZ-se, Kolegji Zgjedhor çmon se duhet vendosur pushimi i gjykimit të çështjes. Konstatohet gjatë gjykimit, se këto vendime janë të papërcaktuara si në objektin e padisë dhe nuk u përcaktuan as gjatë gjykimit të çështjes nga pala paditëse, duke mbetur në këtë mënyrë abstrakte të tilla që nuk mund të investojnë Kolegjin në shqyrtimin e tyre. Ndodhur në këto rrethana, çmohet se për këto kërkime padia duhet të pushohet.

- Për këto arsye: Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar ne nenin 158, pikat 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, nenet 126 dhe 127 të Kodit të Procedurës Civile, VENDOSI: Rrëzimin e kërkesë padisë së palës paditës Partia Socialiste e Shqipërisë përsa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të Vendimit nr. 709, datë 23.05.2011 të palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë. Pushimin e gjykimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë. Ky vendim është i formës së prerë. U shpall në Tiranë, më datë 03.06.2011.

 


"Kolegji, skandal para ndërkombëtarëve" - HAHAHAHAAAAAAAA
Pra e thënë ndryshe Kolegji u tregoi ndërkombëtarëve dhe të gjithë shqiptarëve se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë bërë këto 6 vitet e fundit sipas Kodit Zgjedhor, por sipas Kodit Administrativ që përdor si “dorac” KQZ. Pritet reagimi ligjor dhe argumentues i juristëve të Partisë Socialiste, drejtuesve të saj, ndërkombëtarëve, ambasadorëve dhe Presidentit të Republikës.

Juristet e PS: "Ne do te vazhdojme te ndjekim instancat e tjera ligjore"

Drejtuesit e PS: "Maskarada vazhdon"

Nderkombetaret: "Po e ndjekim situaten"

Ambasadoret: "Populli votoi ne 8 maj"

Presidenti: "Te ndiqet dialogu institucional se ka dale cmimi i farave jasht kontrollit"

 

 

alidems,

kur poston kesiso pacavuresh, nuk te shkon ndermend analiza juridike ne nje kohe rekord qe nuk mund ta bejne edhe zyrat e avokatise me te mira te botes? Nuk te shkon ndermend se dicka ketu nuk shkon? Une per vete nuk kam njohur dhe nuk kam degjuar deri me sot qe 1 apo edhe disa juriste, sado profesioniste te jene, te kene analizuar drejte, nzjerre konkluzionin dhe biles edhe ta shpjegojne me artikull shtypi nje vendim gjykate prej 19 faqesh e sidomos per nje ceshtje kaq sensible, brenda pak oresh!??? Kur keta juriste te PS-se qenkan kaq brilant si shpjegohet atehere budallalleqet juridike qe i bene para KQZ-se dhe KLZ. Apo edhe ketu e ka fajin Berisha?

Kaq duhet ta kuptosh apo jo?

P.S. Basha fitoi bashkine dhe vendimi eshte i qarte lexueshem. Ata qe nuk kane respektin me te vogel ndaj kombit, paqes dhe institucioneve ne vend i them <germo tare germo (me qiri, propagande e lupe) se qenin e ngordhur do te gjesh>

 Meqene se keto ty te duken paçavure atehere besoj si do ta quash kete.....

KE: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter 
09/06/2011 19:45 

 Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter
Ndërkohë që procesi zgjedhor në Shqipëri ende nuk ka përfunduar, Komisioni Europian hedh dritë mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë, i cili publikohet më 12 tetor.

 

Përvec lëvdatave për mosabuzimin me regjimin e lirë të vizave, Komisioni, i cili nuk ka marrë ende planin e korrigjuar të aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyce nga Shqipëria, vlerëson se nuk është përmbushur “as një i vetëm” prej tyre. 

Raporti, i cili pritet të jetë një ndër më të rreptët në historikun e marrëdhënieve BE-Shqipëri, do t'i kushtojë një hapësirë mjaft të vecantë edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartësisë ligjore të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. 

“Ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas-numërimit. Por është gjithashtu e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se cështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Pra, unë do të thoja jo vetëm fjalët e legjislacionit në letër, por edhe frymën e legjislacionit shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. 

Përballë një prezantimi rozë nga qeveria shqiptare, Komisioni Europian rreshtoi vlerësime në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor, të cilin e ndau në disa faza. 

“Mendoj se situata, ashtu sic qëndron sot, është më pak e ndritur se c'ishte dy vite më parë. Prioriteti i parë kyc, ne nuk konsiderojmë këtë parlament se funksionon sic duhet. 

Prioriteti i dytë lidhet me miratimin e legjislacionit që kërkon shumicë të cilësuar. Njësoj mbi emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, që kërkojnë shumicën parlamentare. 

Prioriteti numër 4 i Opinionit lidhet me rëndësinë për të modifikuar kuadrin ligjor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Realiteti faktik është përsëri se këto modifikime nuk u bënë. 

Duke shkuar në prioritetin e 5-të kyc, atë për garantimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane e ato ndërkombëtare, më lejoni të kthehem në fund për këtë ndërhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve. 

Prioriteti numër 6, rekrutimi në shërbimin civil vijon të bëhet me procedura jotransparente. 

Prioriteti kyc numër 7, korrupsioni në gjyqësor, mbetet shqetësim. Vijmë tek prioriteti numër 8, që lidhet me korrupsionin. Hetimet për rastet e korrupsionit nuk po bëjnë progres sic pritej. 

Kjo bën që në përgjithësi rastet e dënimit për korrupsion të mbetet i ulët dhe korrupsioni mbetet shqetësim në Shqipëri. 

Prioriteti kyc numër 9. Mendoj se lufta kundër trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzorembeten fusha shqetësuese. 

Për prioritetin kyc numër 10, mbi të drejtat e pronës. Përsëri realizojmë se ka një progres të vogel në këtë fushë. Por puna dhe kjo është punë shumë e rëndësishme për qytetarët e thjeshtë dhe investimet, mbetet për t'u bërë. 

Prioriteti i 11-të, ne shënojmë incidentin që ndodhi me romët në shkurt. Prioriteti i fundit kyc, ai numër 12. Mendoj se nuk ka progres gjithashtu për trajtimin e të burgosurve me probleme mendore. 

Ne shënojmë se ka patur disa shqetësime për ushtrim të tepruar dhune gjatë arrestimit dhe ndalimit të bërë nga policia pas ngjarjes së 21 janarit. 

Më lejoni të kthehem shkurt tek zgjedhjet. Mund të diferencojmë faza të ndryshme. Mendoj se periudha parazgjedhore kishte polarizim të lartë, kishte mosbesim të qartë mes partive politike, sjellje konfrontuese, por mendoj se është e drejtë që të njohim se pati zgjedhje konkurruese dhe transparente. Problemet nisën pas procesit të numërimit, kur ata nisën me tabulatet dhe përballjen me ankesat. 

Të gjitha këto nivele do të qartësohen kur ne të vijmë me raportin e progresit në tetor. Mendoj se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e gabuara do të jetë kyc në fund”, ka nënvizuar Fidalog. 

Pjesa e dytë e këtij takimi përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian u zhvillua me dyer të mbyllura. Europarlamentarët do të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel. 

Tashmë e njohin njëri-tjetrin gjithmonë e më mirë, pas dy takimeve të mëparshme, të cilat dështuan në prodhimin e një deklarate të përbashkët përfundimtare.

Ku dun t'ja dine keta per keto pacaure evropiane o Alidems. E ka thene baba i madh, zgjedhjet me te mira ne historine e Shqiperise. Pike mori fund! Nuk ka me vend per debat!

Babloku i madh ka quajtur NY Times leter higjenike, kujton se do tuten para ketyre pacavure keto qe thote KE.

Lart e ma lart o shoke flamujt e kongreseve!

alidems, pse nuk e ke cituar qe kete pacavure tjeter e ka publikuar top-chanel?

ti e di besoj se kush eshte top-chaneli apo? Si thua ti, ti themi mendjes ik pirdhu dhe te marrim seriozisht top-chanelin e Rames?

naten tani se nuk do zbraz timen te mbush tenden smiley

 Nejse, nuk ja vleka, paske shku per lesh shoku....naten po se mos shofesh ondra me talebane, se atje te paska lon menja...

Blendi Salaj foli drejt ne lidhje me kete çeshtje : pranoi vendimin institucional te Gjykates se Apelit

Edhe Al Gore ne 2000, nuk ishte aspak dakort me vendimin e Gjykates Supreme ne US, por e pranoi, e respektoi.

Tek ne, vazhohet me presione te hapura e me inskenime per dhune, qe te mbahet ende shpresa gjalle ... mori fund ajo pune, sepse vendimi eshte i formes se prere.

Nga ana tjeter, LSI kur u prononcua per kete çeshtje, ja tha 2 te verteta ne sy PS-se :

1 - Kodin Zgjedhor vete e bere (me konsensus me PD-ne)

2- Vete re dakort me PD-ne atehere per rolin e KQZ-se dhe te Kolegjit Zgjedhor

Tani respekto regullat e lojes !

 

Ju lutem a mund te gjeni sa fjale dhe sa fjali te perbeshketa ka fjalimi Berishes me Vendimin e Kolegjit Zgjedhor?

 

 Pervec anes proceduriale qe gjykatesi Tome m'a skiaroji me sa kishte mundesi, smiley  une kam nje pyetje per ceshtje substanciale:

Votat e hudhme ne kuti gabim, jane te vlefshme apo te pavlefshme prej ketej e tutje?

 

C'ke a derebardhe, pse ngutesh? Ato jane pyetje per 2013-en..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).