Revista Klan

Nese ndokush beson se zgjedhjet e 8 majit arriten standardet demokratike, per Dashamir Shehin ky pohim do te qe i gabuar. Madje, ai e ka gjetur fajtorin kryesor: Kodi Zgjedhor. Kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar nuk pajtohet me qendrimet se keto ishin zgjedhjet me te mira qe ka organizuar Shqiperia, perkundrazi 8 maji ishte nje hap prapa sepse u pa qarte manipulimi i votes, presioni ndaj votuesve dhe produkti fiktiv pa ide i fushatave zgjedhore te organizuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Ne kete interviste per Klan, Shehi thote se kur dikush pohon se kemi pasur zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, vecse ka thene tre fjale boshe njera pas tjetres. “Nese nuk ndryshon ky model sistemi, keta (PS dhe PD) do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike”, argumenton ai. 

- Tani qe mund te kemi nje panorame disi me te gjere te zgjedhjeve vendore te 8 majit, sipas jush a i permbushen ato standardet demokratike per te cilat flet kryeministri Berisha? 

Keto zgjedhje jo vetem qe nuk i kane plotesuar standardet, por deformimi qe ka pasur ky Kod Zgjedhor ka rafinuar procesin e korruptimit te votes dhe mosperfaqesimit qytetar. Prandaj, edhe rezultatet sot duken paksa te cuditshme. Me kete Kod Zgjedhor, me kete regjim kushtetues qe ka Shqiperia, qe u hap rruge ketyre akrobacirave zgjedhore, qeveria s’ka per te bere asnjehere zgjedhje per standarde. Qeveria do te beje zgjedhje sa per sy e faqe, per veten e vet, per ate se kush do ta marre pushtetin dhe kush do ta negocioje dhe shkembeje ate; kjo do te jete e mjaftueshme edhe per te huajt. 

E them me dhimbje se zgjedhjet e ketij viti jane shume here me te keqija se sa zgjedhjet e vitit 1991-’92. Fatkeqesisht ky proces manipulativ, jodemokratik, antikushtetues, eshte i mbeshtetur mbi nje marreveshje midis dy partive te medha. Kjo jep fasaden e zgjedhjeve konsensuale, te pranueshme nga te huajt, te nje ligji qe ka marre shumicen e votave ne Parlament, por qe ne fakt eshte ligji me i keq. Ai i ka mbyllur ne menyre perfundimtare te ardhmen e demokracise ne Shqiperi. Sa here te votohet me kete ligj, do te prodhohen vetem perbindesha politike. 

- Pra, qenka e thjeshte: i gjithe faji eshte i Kodit Zgjedhor? 

Kodi Zgjedhor eshte elementi teknik i gjithe kesaj. Eshte masha per te mberritur tek ky lloj thengjilli. Por, e gjithe klima politike, perqendrimi i pushtetit vetem mbi dy persona, sigurisht qe do ta prodhonte kete ligj. Kodi eshte guacka e esences se mungeses te demokracise. Nese kemi nje parti alternative si Levizja per Zhvillim Kombetar, e cila kerkon te hyje ne zgjedhje jashte cdo aleance; pra, s’bie ne kompromis per te ndare pushtetin me asnje pale, eshte fare e pamundur per te hyre ne gare sepse perpara teje jane vene njemije gardhe e pengesa te natyres administrative e burokratike. Dhe ne fund te procesit, ky ligj ben qe te hyje ne keshill bashkiak dikush qe ka marre 100 vota dhe te rrije jashte nje tjeter qe ka marre 200 vota. Ne qofte se kjo qenka demokracia dhe ky eshte sistemi demokratik, atehere me mire le t’i kthehemi kohes se vjeter se ishte me e kollajte dhe nuk e lodhnim popullin me keto gjera. 

- Mendoni se ka pasur manipulime gjate procesit? 

Ketu kemi komuna neper male qe kane 600-700 votues, ne fund na dalin se kane votuar 900 vete. Pra, procesi eshte krejt anormal. Nese hap buletinin zgjedhor shikon se ne qytete votojne 50 per qind e qytetareve, fshatrat afer qyteteve 60-70 per qind dhe ne komunat me te largeta votohet 100 per qind, sikur demokracia na qenka nje sistem malor qe iu ngjitka malit. Ne fakt, ky eshte nje sistem fare i thjeshte vjedhjeje. Ata njerez nuk jane fare atje, votohet me celular, midis dy-tre personave qe bejne nje marreveshje korruptive. Prandaj justifikohet edhe ky numer i madh votuesish dhe entuziazmi zgjedhor sot. 

- A ze vend ne kete proces manipulimi pjesa e presionit te zgjedhesve, fushata zgjedhore e cunguar apo media e varur? 


Njerezit jane bere me te zgjuar. Nuk duan te perplasen neper fushata zgjedhore me njeri-tjetrin. Partite kane me vete tifozet e tyre, imazhet e te cilave shpeshhere jane fiktive sa per televizion dhe nga kjo pikepamje, fushatat jane me te qeta. Por, kjo s’do te thote se jane me te ndershme. Perkundrazi! Tani shkohet shtepi me shtepi, u behet presion familjar, hiqen njerez nga puna, sistemohen neper lista; pra, presioni ndaj votuesit eshte shume here me i madh se sa ishte njezete vjet me pare. Kur vjen nje danez ketu dhe sheh kete pamje te jashtme mund te mendoje se ky qenka nje vend i mrekullueshem, qe voton normalisht si ne gjithe boten. Realiteti eshte krejt ndryshe. Prandaj, i gjithe ky tension qe mblidhet para zgjedhjeve shkarkohet ne diten e numerimit sepse edhe procesi manipulativ eshte shtyre brenda ketij procesi. 

Pjesa tjeter e meparshme e procesit eshte e kontrollueshme: sistemi i marketingut politik, target grupet te cilave do t’u afrohen interesa dhe para, ato te cilat do tremben ose korruptohen; qe do te thote se fushata eshte e qete dhe e bukur, me flamuj dhe festive, dita e votimit eshte relativisht e qete, qytetaret shkojne te votojne te heshtur, pak te trembur, dhe pas ketij procesi hyn ne pune dora e ustallareve te vjeter: komisioneret, shefat e partise, telefonat celulare. Kjo eshte arsyeja pse ne deshtojme ne numerim. Por, realisht ne deshtojme qe tek Kodi Zgjedhor, tek atmosfera politike, tek shperndarja e mjeteve financiare dhe hapesira mediatike. Kur themi se kemi zgjedhje te rregullta, te lira, e te ndershme, ne vecse kemi thene tre fjale boshe njera pas tjetres. 

- Cili ka qene rezultati i Levizjes per Zhvillim Kombetar ne keto zgjedhje dhe a jeni i kenaqur me te? 

Ne ato 35 komuna qe kemi garuar ne, ku nuk jane me dy pale por tre, atehere sistemi shfaq dhembet, egersine dhe pafytyresine e vet. Dhe ne kete pike, te dyja palet, po me te njejten egersi, i turren kundershtarit te vetem qe kane ne gare. Ne keto zgjedhje LZHK-ja mori rezultatin e krenarise se nje force alternative, e cila pati kurajon te votohej ne 35 komuna. Sigurisht, nuk arritem nje rezultat pozitiv sepse fituam vetem dy komuna dhe jemi neper gjyqe per disa te tjera, te cilat behen ne menyre fare te parregullt, si force fare e pambrojtur qe jemi. Kjo na ka ndodhur edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Abuzimet mbi numrin e votave do te dilnin kollaj, mjafton qe te hapeshin me te njejtin pasion sic po hapen kutite e Tiranes per interesat e grupeve te medha, per te pare se rezultati yne eshte minimalisht dyfishi i atij te publikuar. Por, meqe u lodhem duke u ankuar per vjedhje votash pas kaq vitesh, gjykoj se nuk eshte kjo tema me e rendesishme. Ne qofte se nuk ndryshon ky model sistemi, keta do te vjedhin edhe votat e tyre per vite me radhe. Me kete lloj kallupi, cfaredolloj lekure qe te fusim nuk ka per te dale ndonjehere kepuce, por vecse nje opinge e shemtuar ballkanike. 

- Duke u fokusuar ne rezultatin e Tiranes: Pse ky rezultat kaq i ngushte ne kryeqytet mes Rames dhe Bashes? 

Ky rezultat vjen per shkak te nje vete-konsumi qe ka pasur Rama sepse kandidoi per mandatin e katert, dhe te nje perqendrimi maksimal qe ka pasur Partia Demokratike, bashke me strukturen e vet shteterore, per kryeqytetin. Mirepo, fatkeqesisht, ne vend qe te kishim nje fitimtar te qarte dhe te dukshem, mbi te cilin mund te benim interpretime politike, rezultati eshte barazim. Dhe me nje rezultat te tille ne Tirane interpretimi politik per pjeset e tjera te vendit mbetet i vaket dhe i cunguar. Meqe ky rezultat eshte barazim, teorikisht dhe praktikisht ne te gjitha llojet situatave (edhe ky eshte nje difekt i Kodit, i cili nese do parashikonte nje raund te dyte kjo ceshtje do te ishte teknikisht dhe politikisht e zgjidhshme), jo vetem qe s’ka nxjerre fitues, por ka prodhuar dy te humbur. Ky eshte trishtimi i politikes shqiptare! Pse them keshtu? Te gjithe shqiptaret dhe gjysma e nderkombetareve e kane kuptuar se e gjithe Shqiperia ka humbur ne kete proces sepse ketu ishin perqendruar syte e te gjitheve. Humbja eshte ne imazh publik, nderkombetar, ne kapacitetin e institucioneve tona per te zgjidhur ceshtjet, ne varesine qe kemi ne nga nderkombetaret. 

- Meqe jemi tek nderkombetaret, si do ta vleresoni nderhyrjen e tyre per zgjidhjen e situates se shemtuar politike gjate numerimit te votave dhe me pas? 

Ata moren pertej limiteve te tyre nje rol arbitri, te cilin me sa duket nuk jane ne gjendje ta cojne deri ne fund, qetesisht dhe qartesisht. Jam i sigurte se jane bere pishman per perfshirjen e tepruar qe paten gjate procesit zgjedhor. Sepse mund t’i kishin lene shqiptaret te kavardiseshin me vajin e tyre, si perhere, dhe vete do te ishin me te qete sot. Por, duke pasur deshiren dhe interesin te tregojne se jane ata garantuesit e nje procesi, qe e din fort mire se nuk eshte as i lire dhe as i ndershem, por qe e ka marre edhe bekimin e tyre kur eshte miratuar ky Kod, gjykoj se edhe ata vete deshtuan. Me e bukura e gjithe kesaj eshte se cmimin e paguajne vetem shqiptaret: U tejzgjat procesi i integrimit europian, u shtuan dyshimet mbi kapacitetet shtet-formuese qe kane popullsite shqiptare ne Ballkan, u ndezen komentet e kundershtareve tane tradicionale ne Ballkan dhe Europe. Une jam i sigurte: ketyre zgjedhjeve mund t’u vihet cdo lloj llaku diplomatik, por ato mbeten nje hap mbrapa. 

- Cila do te ishte sipas jush, zgjidhja per te hedhur tutje nje here e mire krizat politike qe krijohen ne Shqiperi sa here ka zgjedhje, te cilat ne fund asnjehere nuk i plotesojne standardet demokratike? 

Do te kisha dashur qe tema dominuese e zgjedhjeve te ishte riorganizimi i pushtetit vendor. Prej njezet vitesh vazhdojme ta copetojme Shqiperine ne komuna e bashki te vogla, ne prefektura qe s’kane ekzistuar asnjehere, dhe nje vend me tre milion banore ka 12 qarqe, 12 prefektura, 400 komuna e 68 bashki. E keqja e Shqiperise eshte nje kallup i keq. Ky kallup sot ka rene ne duart e Berishes dhe aleateve te tij. Ky kallup, po kaq i keq, mund te bjere neser ne duart e Rames dhe aleateve te tij. Do te jape te njejtin produkt negativ ne kurriz te ketij vendi te vogel. 

Gjykoj se ka ardhur koha per politiken shqiptare dhe per ata qe mendojne se mund te ndertojme nje gjysme shteti, te bejme tre reforma te medha: reformen kushtetuese, qe i tregoi te gjitha difektet e veta; reformen zgjedhore, qe prodhoi efektet e veta negative, edhe ne zgjedhjet politike kur kemi dy vjet qe nuk qeverisemi dhe mbetem rruges ne proteste; dhe reformen administrative, per ta ribashkuar Shqiperine e copetuar per interesa te vogla krahinore. Nese behen keto reforma vendi mund te rimarre rrugen e nje shteti europian. Ndryshe, ne vjeshte do te rihyjme ne te njejtin diskutim politik qe po e vuajme prej dy vitesh. Nje pjese do te pretendoje sikur po qeveris, por nuk qeveris aspak, dhe nje pjese qe pretendon se po ben politike, por ne fakt vecse proteston. 

- Ju jeni tiranas i vjeter dhe nisur nga fakti se ne kryeqytet keni kandiduar si per kryebashkiak ashtu edhe per deputet, shume tiranas pyesin pse kesaj here zgjodhet te qendronit jashte gares? 

Nuk kandidova per faktin se nuk kisha asnje shprese per te fituar. Me gjithe respektin qe kam per qytetaret e Tiranes, realiteti eshte ky: Edhe ata, si pjesa tjeter e Shqiperise, ne vend qe te duan alternativen dhe ndryshimin real, shkojne pas interesave politike dhe ngjyrimeve partiake dhe nuk kane kurajen te bejne realisht ndryshime politike. Se dyti, makineria elektorale per Tiranen eshte e tille qe konsumon ide. Me sa e pate, ne keto zgjedhje s’kishte ide fare, por u konsumuan parate, te cilat une nuk i kam. Fatkeqesisht, sot ne Shqiperi nuk paguan njeri per ide, liri dhe ndershmeri. Se treti, nga zgjedhjet e fundit ne Tirane ku kandidova ne zonen nr.9, kuptova se po nuk pate perfaqesues qe te te mbrojne voten nuk ka asnje vlere te marresh pjese ne gare. Pra, mendova te terhiqesha ne menyre pragmatiste dhe t’i hapja rrugen nje gare, e cila realisht mund te ishte gara midis dy forcave politike. Do te isha shume i lumtur sikur qytetaret te me jepnin shansin ne zgjedhjet e tjera, pas dy vitesh. 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rene ditet e fundit pre e akuzave te forta te opozites per vendimmarrje te jashteligjshme, nderkohe te gjithe i kemi syte nga Kolegji Zgjedhor sa i takon zgjedhjeve ne Tirane. Cili eshte vleresimi juaj per keto dy institucione? 

Qe te dyja jane struktura politike. KQZ-ja e ka te shkruar ne ligj se kater vota i ka mazhoranca, tre opozita. Keta njerez operojne brenda nje sistemi padrejtesie, te cilin e kane ligjeruar vete. Ata nuk jane per t’i sherbyer votes se lire, por pushtetit qe eshte sot dhe atij qe mund te vije neser. Po ta kisha ne dore, sipas atij ligji qe mendoj se duhet te ekzistoje ne vend, KQZ-ja s’duhet te ekzistonte fare. Vetem vendet e prapambetura ndertojne nje institucion per te ruajtur voten, qe do te thote se vota vidhet. Pra, KQZ-ja eshte tregues i dukshem i mungeses se lirise. Ndersa, Kolegji Zgjedhor eshte nje gjykate e cila mbart ne vetvete te gjithe negativitetin e sistemit korruptiv qe mbart sistemi gjyqesor ne Shqiperi. 

_________

Shenim: Titulli pershtatur nga ppu

12 Komente

Ta hongtha dhemren o Datho. Th'di me rrejt tina joooo  smiley  

 O Dash, si gjithmone ne koke i bi ti problemit, po kush te nigjo tyna mer...se po te kishin nigjue ji shume po 30% te atyne qe ke thone nuk do te ishim ne ket derexhe...

Kokes i ka rene! As presje nuk i luaj ketij shkrimi, po.... germo Tare germo, se qenin e ngordhur do gjesh.

mire e ke Dasho, .... ju tironcit e vjeter e keni zemren e bardhe, ....

.....boni gam gam shume, e kur zeni nei ven se levizni bythen misinaj....vetem qef e sport doni juve...

Une kam mendim shume negativ per kete njeri, nuk e di pse por sa me shume ikin ditet aq me shume me mbushet mendja qe eshte kokrra e legenit. Pervecse atij dialektit "tironc" qe nuk rri dot e permend 100 here, kujton se eshte race ariane miku, asgje nuk afron, pervecse llogjeve.

Mesa mbaj mende a nuk ishte ky qe bente thirrje per te votuar Bashen para zgjedhjeve? I kane fut gishtin si ja kane fut me pare edhe kercen tani ky. S'ka gje me peshtire se nje Tironc i molestuar nga Saliu politikisht.

 Eeejjj, mos e gjyko per ate pune shoku, ku do i gjete paret me jetu shoku, i kon dhone nji dore pare per te mos kandidu, se e kishte ne men ai, po siç duket, menoi prosperitetin e vet dhe te familjes se vet.....po llafet i thote tamom ai......

Qe te dyja jane struktura politike. KQZ-ja e ka te shkruar ne ligj se kater vota i ka mazhoranca, tre opozita. Keta njerez operojne brenda nje sistemi padrejtesie, te cilin e kane ligjeruar vete. Ata nuk jane per t’i sherbyer votes se lire, por pushtetit qe eshte sot dhe atij qe mund te vije neser.

Nje pjese midis shume te tjerave qe mund te citohen...

shqiperia vuan krizen e besimit dhe perfaqesimit. dash shehi, nuk mund te beje perjashtim, por ama mund te sjelle shembuj me te sakte teknike. e ka bere me lart por me duket mjaft i percipte. zgjedhjet nuk ka kod qe ti prishi nese palet jane vertet perfaqesuese te qendrimit politik ne jeten shoqerore te shqiptareve.

shehit iu dogj shpesh pritshmeria per te drejte qeverisje pikerisht se ata qe kane prona votojne berishen ose ramen. edhe ky ne fakt eshte kulmi ne njefare menyre. por ama ka arsye. njerzia pret rezultate, ato rezultate qe shehi duhej ti kishte garantuar edhe per vete kur ishte zv kryminister. tashti, e ben mire analistin pa cenim interesi, kaq.

Paska qene tape,megjithese Dashin esell e gjen vetem naten e vitit te ri.

Dashi me ka pelqy nje here te Fevziu qe ja perplasi ne fytyre Erion Velise. Ja boni shume mire.

Dash Shehi flet shume bukur dhe ka lezet ta degjosh, i bie ne koke gjerave shume thjeshte. POR, ket radhe besueshmeria ime tek Dashi u lekund shume me mbeshtetjen qe i dha Bashes. U habita sepse kujtoja se Dashi ish vertet i pavarur, por pastaj mora vesh qe i i ish premtuar nje post i larte ne Kontrollin e Shtetit nga Berisha. U shit dhe Dashi mendova, por me sa kuptoj nga c'ka thene me lart Berisha ja paska fut dhe mire ja ka bo.

 Dashiiii,

Ne zgjedhje moren pjese vetem 38-40% e atyre qe kishin te drejte. Pse nuku ju paraqite 60% te votuesve qe nuku votuan dhe te fitoje duke i nxjerre Ramen dhe Bashen ne off-site? Po sikur te kishe nje mesazh dhe nje program te tille qe ti nxirrte ata na shetepeia?

S'e beri ti Dashi, le ta beje ndonje force tjeter.

Por mos thuaj qe nuku ka hapesire...hapesire ka, por s'ka propozim politik. 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).