Tiranë, 8 qershor – Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë padinë e familjes Brama, e cila kërkonte 200 mijë euro dëmshpërblim nga senatori zviceran, Dick Marty, pasi kishte përmendur shtëpinë e saj në raportin për trafikun e organeve gjatë luftës së Kosovës, raportoi agjencia Noa. 

Në raportin e tij për Këshillin e Evropës, Marty e ka përmendur shtëpinë e kësaj familje shqiptare, të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”, si vendin ku anëtarë të UÇK-së kanë vrarë serbë dhe organet e tyre i kanë vënë në dispozicion të tregtisë së paligjshme. Ky raport u publikua në janar dhe ngjalli mjaft reagime në Kosovë dhe Shqipërisë, por edhe në Evropë. 

Familja Brama e hapi këtë proces gjyqësor ndaj Martyt, me pretendimin se i është cenuar reputacioni nga akuzat e ngritura prej tij. Por gjykata kompetente në Tiranë, siç citohet nga mediet serbe, e paska hedhur poshtë kërkesën e saj, “për shkak se ajo ishte e paplotë, se nuk jepte ndonjë provë konkrete kundër Martyt”.

Nga ana e saj, Serbia i ka propozuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të emërojë ekspertë të pavarur dhe kompetentë që të hetojnë dhe zbulojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në fund të viteve ‘90 në Kosovë dhe dy të ashtuquajturat “shtëpi të verdha” në Shqipëri. 

_________

Hawton: Po. EULEX ka takuar Dick Martin 

“Po, definitivisht zyrtarë të EULEX-it kanë takuar dhe kanë biseduar me Dick Martin” është përgjigjur Nicholas Hawton, shef i Zyrës për Informim pranë EULEX-it, në pyetjen e Info Globit, lidhur me atë se a kanë filluar hetimet e EULEX-it përkitazi me akuzat për trafikimin e organeve të robërve të luftës dhe a janë takuar zyrtarët e misionit me aurotin e raportit për trafikim organesh -Dick Martin.

Hetimet preliminare për akuzat me të cilat ngarkohet një numër individësh, pjesëtarë të ish UÇK-së dhe liderë të Kosovës se janë marrë me trafikimin e organeve të robërve të luftë, kërkesë kjo që del nga Razoluta e Parlamentit të Këshillit të Evropës, kanë filluar, mirëpo Hawton nuk është në dijeni se sa larg kanë shkuar ato, për shkak se për rrjedhën e hetimeve preliminare, ashtu siç e parasheh edhe ligji, janë më shumë në dijeni prokurorët dhe të shumtën e rasteve detajet e tyre mbahen larg publikut, për shkak të senzibilitetit që ngërthen vetë natyra e hetimeve.

Hawton, i cili konfirmoi fillimin e hetimeve preliminare dhe takimin mes Dick Martit, autorit të Raportit shumë të përfolut në opinion, dhe përfaqësuesve të EULEX-it, nuk ishte në dijeni se a është mbajtur ky takim në Strasburg apo në Bruksel. Megjithatë, ai ishte shumë i sigurtë se akuzat për mungesën e një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk qëndrojnë dhe janë të pabaza.

” Jam absolutisht i sigurt se programi ynë për mbrojtjen e dëshimtarëve është program profesional dhe efikas, kvshtu që dyshimet që i bëhen atij janë krejtësisht të paqëndrueshme”, ka thënë për Info Globin Nicholas Hawton, Zëdhënës i EULEX-it.

Sikurse dihet në të shkuarën jo shumë të largët disa qarqe politike, e në veçanti Serbia, por edhe vetë Dick Marti kanë kërkuar që hetimet për akuzat që dalin nga Rezoluta e miratuar në Parlamentin e Këshillit të Evropës, janë përpjekur tqë të anashkalojnë EULEX-in dhe kompetencat e tij për ti kryer hetimet. Madje ata kanë dashur që për hetimin e rastit ‘Dick marty’ të formohet një mekanizëm i ri, gjë që shumica e vendeve perëndimore e para një jave edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së e kanë refuzuar si një kërkesë të papranueshme, por edhe të panevojshme.

Dihet po ashtu se hetime pë akuzat që i bëhen individëve të ish UÇK-së dhe një pjese të lidershipit të Kosovës janë hetuar edhe më heret, por deri më tani të vetmet “dëshmi” për to kanë ngelur ‘shkronjat’ në raportin e Dick Martit, i cili të paktën sa dihet deri më tash, nuk ka qenë në gjendje të ofrojë asnjë dëshmi për ato që ka shkruar. 

7 Komente

po mire, ta zeme se gjykata e Tiranes do ti jepte te drejte familjes Brama,  a do ta ''njihte''  Marty vendimin e gjykates se Tirane, do paguante demshperblimin?  pastaj,  pse u padit vetem Marty,  pse jo edhe Karla del Ponte?  bile  eshte e para  qe e ka permendur ''shtepine  e verdhe''  ne librin e saj.

sipas Del Ponte, nder te tjera:

In a chapter entitled: Kosovo 1999-2007, she writes:
 
The prosecutors office received information which UNMIK officials had received from a team of trustworthy journalists that during the summer months of 1999 Kosovan Albanians had transported 300 kidnapped people from Kosovo to Albania.
 
These prisoners were initially held in sheds and other structures in Kukes and Tropoje [Harry's note - north-eastern Albania]. According to the journalists’ sources, who were only identified as Kosovo Albanians, some of the younger and fitter prisoners were visited by doctors and were never hit.
 
They were transferred to other detention camps in Burrel and the neighbouring area, one of which was a barracks behind a yellow house 20 km behind the town......

Belul ne kete rast behet fjale per nje maredhenie te gjyqesorit ne shqiperi dhe familjes Brama. Nuk ka te beje me ate qe e njeh Dick Marty kete vendim apo jo. Dick Marty ka nje urejtje te madhe per shqipetaret dhe qeverine amerikane. Gjithe kete mesele e sajoj qe te krijonte nje vend pune per Carla del Ponte sepse eshte pa pune pasi i mbaroi afati si ambasadore e Zvicres ne Argjentine. Ne shkrimin e tij eshte dora e saj. Ketu ishte fjala per te mbajtur nje qendrim qe Dick Marty te pakten te dinte qe njerezit ne Shqiperi nuk lejojne ti tallesh. Ne deri tani kemi vetem reaguar kunder ketyre pohimeve, dhe asnjehere nuk kemi vepruar. Por drejtesia shqiptare perbehet nga juriste te pergatitur ne kohen e Enverit, ose ata pas kohes se Enverit me kurse 3 mujore.

 Mire moj Monda qe na e solle kete vendim, po arsyetimin e tij ku e ke, qe ta marrim vesh se pse e ktheu....

 HAHAHAHAHAHAHAHA!!!!

OOO non' sa qesha!!! smiley

 

 pse ere.....

Car deshe tina? Arsyetimin e nje vendimi gjykate?!!!!

Hahahahahaaha.

Jo mer po nuk ze men ti.

Kjo tregon se per shkak te (pa)drejtesise shqiptare, ajo familje e varfer shqiptare , i bie te mbaje mbi supe ter maskaraden e krijuar nga disa njerez marioneta, qe iu sherbejne disa qarqeve financiare, qe çlirojne/gjenerojne te ardhura (per investime te metejshme) nga aktivitete ekonomike te paqena (gjoja klandestine, kuptohet ngelen te pazbuluara),  metode e njohur kjo e tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).