Kriza e klientokracisë shqiptare Blendi Kajsiu Në thelb të krizës aktuale politike që po zhvillohet sot në Tiranë, por që kërcënon të gjithë sistemin tonë politik, është fakti që zgjedhjet tashmë nuk prodhojnë rezultat. E thënë ndryshe, zgjedhjet nuk prodhojnë më shumicë të qartë. Kjo ndodhi pak a shumë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kjo u përsërit në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, dhe ka shumë gjasa që po ky skenar të përsëritet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Gjithnjë e më tepër zgjedhjet në Shqipëri tregojnë se të dyja kampet kanë pak a shumë të njëjtën mbështetje elektorale. Për pasojë, zgjedhjet, si instrument themelor i demokracisë për të përcaktuar vullnetin e shumicës, e humbasin kuptimin. Ndaj ato prodhojnë gjithnjë e më pak zgjidhje dhe gjithnjë e më shumë tension. Mendoj se ndarja e elektoratit në mënyrë të barabartë mes palëve është pasojë e sistemit tonë politik klientokratik. Partitë politike gjithnjë e më pak i mobilizojnë votuesit nëpërmjet programeve politike apo politikave shtetërore dhe gjithnjë e më shumë në shkëmbim të përfitimeve konkrete dhe individuale. Mediat mbështesin njërën apo tjetrën palë në shkëmbim të reklamës, bizneset në shkëmbim të kontratave apo tenderëve dhe militantët në shkëmbim të një [...]

1 Komente

Analizat e Blendi Kajsiut jane nder me te mirat ne Shqiperi. Per mua paanesia e tij partiake e ben qe te gjykoje ne menyre te ftohte. 10*

Ndaj, rritja e prodhimit të përgjithshëm bruto këto 20 vitet e fundit ka ardhur kryesisht si pasojë e remitancave ose duke shitur vazhdimisht asete kombëtare.

Ketu eshte esenca e te gjithave. Prandaj dhe politika ne Shqiperi ka treguar qe eshte e paafte, dhe ne vend qe te shfrytezonte keto te ardhura per te krijuar vlera vetem i ka administuar ato ne menyre te gabuar. Ne hame trungun e pemes ne te cilen qendrojme vet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).