Heronjtë janë të lodhur,
gjithmonë, por nuk e thonë,
as dhimbjen, as brengën.
Krenaria i mban hopa si mëmë,
bota si peshq akuariumi.
E dinë si heronj, që do kenë varr, 
E dinë edhe se ndodh që i djegin në zjarr.
Heronjtë janë depresivë.
Vuajnë të shkuarën si të ardhmen.
Heronjtë janë njëjës.
Bota për ta,
është më shumë se për ne.
Heronjtë, o Zot!
sa herë janë gabuar.
Kur vdesin ata,
gjithmonë rrojmë ne,
ca për vuajtjen,
ca për gëzimin,
ca se kështu duhet të jetë.
Heronjtë nuk na lënë kurrë vetëm,
aq sa të mos e ndiejmë lodhjen.
E ne përherë kur i kujtojmë,
kur qajmë
harrojmë se ata,
nuk vrasin kurrë heronj.

Brooklyn 2001 

11 Komente

bukur!

bota si peshq akuariumi.

per cilet peshq e ke fjalen ketu, petlla?smiley

Depresiv - Te vuash te shkuaren si te ardhmen. Me pelqeu shume.

"Heronjtë janë depresivë.
Vuajnë të shkuarën si të ardhmen"

E ne përherë kur i kujtojmë,
kur qajmë
harrojmë se ata,
nuk vrasin kurrë heronj.

 - addendum

por ne

vrasim

Po sikur te ishte: kur vdesEn herojt. Dmth e me kacurrela

heronjt vdesin ne miter,

ka 100 vjet qe nuk lindin me heronj.

sot vijne vetem heronj virtual,

te animuar, ne lojra video-game.

 Petlle, e paske shkru shume heret, paska nevoje per pak retush ....keta heronjte e sotem, vetem shohin kah e ardhmja...jo kah e djeshmja....( e kan harru fare)....

 E ne përherë kur i kujtojmë,
kur qajmë ... 
gjej dicka tjeter si figure..psh vajtojme etj , mendim ky )
harrojmë se ata,
nuk vrasin kurrë heronj.

Vargje te vleresueshme mjaft . Mesazh i vlere .

Sepse Heronjt nuk i qajme . Ata i rivrasim sa here na leverdis qe e shkuara te jete tapet rehati per te tashmen . Ne kohen e bejme ujem Ne edhe ne Piramidat e Faraoneve ne se do te naleverdiste per te fituar PARA ne do ti kerrenim  themelet
smiley
do thoshte Grava !

Me pelqi !

keta heronjte e sotem,...??????????

Nuk mu duru Alidems . Cilet Heronj te sotem ? Saliu ? Jozefina ? Herojt nuk i pjellin Kombet si veza Pulen . Ata jane specie e rralle qe vijne GJITJHMONE nga e shkuara !Keta jane "pishtare " qe i kane vene zjarrin Shqiperise ! Desha me thone qe H qendron , por mbrapa ka ca germa te tjera si a , l dhe nje si e ne fund !

Rrnofsh, se me kujtove fjalet e Cercizit: "Heronjte nuk vdesin kurre; ata rilindin ne shpirtin e popullit!"

"... Heronjtë janë të lodhur,

 ata...........nuk vrasin kurrë heronj.."

  Petlle, e di qe po me bind se je  i sferes se nje arti te veçante? Mos piktor?

Depertim ne zemer te idese.Por keto  ide duan figura letrare.... qe te  qellojne.Bie fjala, ashtu kot po them se ndjej qe me fort  keto ide duan, kerkojne shprehje;.. heronjte na "vrasin" vetmine/ e qe te  mos i kerrejme themelet te ardhmes si sot/ idealit qe heronj i beri/ aureole mbi ballet  qendrojne...

faleminderit te gjitheve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).