"Mos e shaj Berishën se s'je shqiptar"- kështu përgjigjen shqiptarët në Maqedoni në rast se kritikon Sali Berishën. Ndonjëherë ndjehem si gomar në mes të deveve. Nuk duket cudi të thuhet "Berisha ka qenë, është dhe do të mbetet babai ynë". Ky baba nuk mbaj mend të ketë bërë dicka për shqiptarët e Maqedonisë, por është shndëru në personazhin më të adhuruar për ta. Si rezultat i kësaj në Maqedoni ekziston një antipati e madhe karshi te majtës në Shqipëri. Shpesh jam munduar të analizoj këtë situatë paradoksale.

Dhe pas disa analizave me disa shokë erdhëm në këtë përfundim:

Në kohën e ish Jugosllavisë mediumet serbe shpalosnin ashpër vrerin e tyre ndaj të Majtës Shqiptare (lexo Enver Hoxhës). Kjo makineri propagandistike dështoi krejtësisht. Prandaj serbët si të zgjuar që ishin, gjatë sundimit të Milloshevicit, këtë punë vendosën ta lënë në duart e shqiptarëve. Atë kohë LDK-ja e Ibrahim Rugovës ishte partia me ndikimin më të madh në shoqërin tonë. Pothuajse të gjitha mediumet ishin të përkahura në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo parti dhe si rezultat i kësaj fjalën e fundit në cdo gazetë e kishte LDK-ja. Gjatë kësaj periudhe shkruhej gjithcka kundër të majtës. Këto mediume përdornin standarde të dyfishta. Në njërën anë glorifkohej cdo gje që bënte e djadhta (lexo Berisha) në Shqipëri ndërsa, thureshin tregim fantastiko-shkencore me elemente horrori për të majtën.  E mbaj mend sa himne shkruanim për Sali Berishën, sa qe u kthye në figurë mitologjike e kënduar nëpër dasmat shqiptare. U shpall shpëtues i kombit dhe shpresa e vetme për shqiptarët e Kosovës. Rasti i tregtisë me naftë nuk u publikua asnjëherë në Kosovë por edhe sikur të publikohej strukturat e LDK-së do ta nxirnin në kontekst kombëtar, me atë rast do të dilte që Berisha  po e ndihmon Serbinë për ta cliruar Kosovën (!?) Nga ana tjetër takimin e Nanos me Milloshevicin e patën pagezuar si Tradhtia Kombëtare më e madhe që po i bëhej Kosovës, duke mos lënë hapësirë për të analizuar këtë takim. 

Kjo antipati është ngulitur thellë në kokat e shumicës të qytetareve në Kosovë dhe për këtë përgjegjësinë më të madhe mban LDK-ja. Thjesht kjo antipati karshi  PS-së nuk ndodh për shkak të dallimive krahinore, fetare apo intellektuale, por si rezultat i një propagande disa vjecare që është bërë kundër të PS-së në Kosovë.

Shqiptarët e Maqedonisë të varur nga zhvillimet në  Kosovë, nuk kishin mundësi t'i iknin kësaj gracke. Berisha u bë tema kryesore nëpër bisedat tona. U shndërua  në dritë në tunelin e errësirës të cilin po kalonim atëherë. Tunelin e ndryshuam dhe u futem në tunel më të errët se i pari, ndërsa Berisha akoma mbetet shpresa e vetme për ne. Pra vendosëm Berishën ta thërrasim Shpresë. Thonë se shpresa vdes e fundit, por shpresoj  që kjo shpres do të vdes (politikisht) shumë shpejt, ndryshe do të mbesim duke shpresuar gjithë jetën.

Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përcarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet.

Së fundi nuk ka parti (opozitë ose pozitë) në Shqipëri që ka mbrojtur dhe po mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk mund të them së PS-ja ka bërë dicka. Por më cudit e gjithë kjo dashuri e madhe ndaj Berishës edhe pse është treguar tepër i dobët karshi problemeve të shqiptarëve këtu.

202 Komente

"... Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përcarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet...."

   Njeri prej fruteve me te  hidhura qe ka prodhuar mendja diabolike e Berishes.Historia do ta etiketoje dhe denoje, si perçaresin me te madh te unitetit te  shqiptareve, kete njeri.

   Por dhe do te meshiroje, tere formimin infantil te shqiptareve proberishe, jashte  teritorit shqiptar.Se vetem ndersa mund te  jete me mendje te klases trete fillore, numurori  pro Berishe  i  shqiptareve jashte teritorit, te cilet  te mos jene haberisur se ishte tamam" idhulli i tyre"(sipas sa na thote   rruga02), qe u dhuroi grekve, per hir te   karriges se vet,  353 km katrore territor me pasuri  te  pallogaritshme nentokesore! 

   Po qe se, andej nga Maqedonia, nuk paska shqiptare me koken mbi supe, por  gdhenj(qe une  kurre  nuk e besoj se keshtu  eshte) qe te  mos e kene marre vesh se ishte  e vetemja, Partia Socialiste,  qe e kishte  ne programin e saj te shprehur, "Mbrojtjen e Interesit Kombetar"(gje, qe  sipas meje, do te ishte pjese  e marre  me copy paste, nga ish programi i  Partise  Punes) bazuar ne te cilin, Gjykata Kushtetuese, mori ne shqyrtim dhe hodhi ne kazanin e plehrave Aktin e Rende  te  Tradhetise Kombetare, mbi truallin Sqhiptar,  te firmosur nga idhulli i shqiptaro-maqedonasve dhe i LDK -asve,  Sali Rame Berisha.

   E jo vetem kaqe por qe "t`ja  u shtojme" ca dashurine  per kete fare burri, po i  bejme me dije  se  dhe keto dite,  emisare te ketij Berishe, po bejne çe- çe- çe, gjene me greket ne Athine, per modalitetet te rikthimit te  atij Pakti Antikombetar... 

     Ne se andej nga Maqedonia e Kosova, more i  dashuri  rruga02,  paska akoma ca palo  kokrra  qe te turrullosur, nga se duket mire  se  paskane henger buke urovi, ne ketej  u keshillojme vellezerisht, qe te shplajne me pare  gojen, kur te  permendin ata(votuesit jugore, sipas mendjes se tyre  qe qenkane   pro greke) dhe te ulen te mesojne se ata Jugoret,dmth tere Laberia, perkunder  grekut, ne me shume se nje shekull, kane fjetur mbi   kashte  gruri arberor, SAFI.

Me dyfek e kane ngrene/ pra su  ka shkelur dot vene. Thuajau , thuajau,  po  takove nga keta te paditur !

 

ky eshte perceptimi "ozaik" i shume Shqiptareve te Maqedonise apo Kosoves,....Dhe me e keqja eshte se shume prej tyre nuk e kane vizituar ndonjehere Shqiperine. Te mos harrojme dhe faktin se keta  jane Shqiptaret me  fetare dhe primitive qe mund te hasesh ne bote...Per shume nga keta mjafton fakti qe ps Rama nuk eshte musliman dhe nga veriu...Po ta kishte emrin Rama Abdul,Xhaferr,Muslym apo Bajram dhe te ishte nga Hani i Hotit apo Dibra atehere do te ishin ndryshe punet...

miremengjes peshku.

Si gjithmone, Berisha dhe simpatia/antipatia per te eshte treguesi kryesor i nivelit te inteligjences... nuk kam pare kurre deri me sot nje komunitet pak a shume te ngritur disi nga ana intelektuale qe te tregoje simpati per Berishen... dhe shqiptaret e FYROMit jane ne fund te listes per nga ana intelektuale, te ndjekur kemba-kembes direkt nga kosovaret dhe nga katunaret tane.

e cuditshme eshte, por duhet thene... keto dy gjera ecin ne raport te drejte me njera tjetren. sa me i larte niveli i injorances, aq me i larte niveli i simpatise apo dashurise per Berishen.

Dhe kur ndergjegjesohesh per nje realitet te tille, qe shumica derrmuese e popullit tend jane injorante, eshte prerogative e nje "politikani" qe te shfrytezoje pikerisht kete faktor, dhe t'i apelohet pikerisht nje mase te tille njerezish. Berisha e ka shfrytezuar dhe vazhdon ta shfrytezoje me se mire kete gje.

Me mbreseloi zgjuarsia jote zotrules, je mjeshter i penes dhe i mjendjes, njesoj si artikull-shkruesi!!! 5 yllka i meriton!

kev... mund te mos biesh dakord me mua, nuk eshte e thene. komplimente dhe ti qe nuk e ndyve gjuhen.

Une i mendoj megjithmend ato qe them. 

Deri me sot nuk kam hasur ne asnje militant te Berishes, admirues apo adhurues qe te me kete lene mbresa edhe ne intensitet mendor. Deri ne kohen kur te prezantohem me nje person te tille, lidhja midis nivelit pertoke te IQ-se dhe admirimit te atij personi, ka per te qene e pacenueshme. Me cfare di tani, nuk e shpjegoj dot ndryshe. E vetmja gje qe me vjen ne mendje eshte pikerisht ky raport.

Zotrules,

Ti je i lire per te gjykuar sic preferon ti, nuk e kam une moralin dhe as detyren te te percaktoj gjykimin tend. Por kur nje gjykim ka tendenca raciste dhe bazohet ne kendveshtrimin personal percmues une kam te drejten time te te analizoj ty dhe te te keshilloj nje tolerance ndaj diskriminimit se me teper se gjysmes se popullit shqiptar apo edhe te kombit shqiptar ne pergjithesi qe mbeshtet Kryeministrin Berisha apo nuk e shikon faktin tend nga kendveshtrimi i tije. Te thuash se ata qe mbeshtesin Berishen jane pa IQ fare apo pjesa me injorante e shoqerise eshte nje tejkalim i kompetences private ne dem te autoritetit dhe dinjitetit te pjeses se shoqerise mbi 50%. Kombi shqiptar eshte i ndare ne shtresa te ndryshme sociale e kulturore, gjinore dhe moshore, kategori gjeografike e krahinore, historike dhe ka nje pluralizem te shumllojshem te realitetit faktik, interesave komunitare deri ne politik e ideologjik. Pra perbehet nga rryma te shume-llojshme qe nuk te lejojne te propagandosh kendveshtrimin personal si ligj mbi ate te se pergjithshmes. Kjo qe te them eshte nje sinjal dashamires qe te reflektosh mbi pozicionin e shpallur tendin qe nuk eshte racional por diskriminues te kombit shqiptar ne pergjithesi dhe pjeses se shoqerise qe mbeshtet, beson dhe eshte perkrahese e politikes, e personit Berisha ashtu sic lejon, premton dhe frymezon kushtetuta demokratike e shqiperise.

Artikulli i sjelle ketu per mendimin tim personal eshte nje negativitet qe shqiptohet, nxitet dhe propagandohet nga nje pjese e shoqerise kunder pjeses tjeter me pa te drejte dhe urretje-nxitese brenda gjirit te kombit shqiptar. Kjo, nga une nuk ka se si te pranohet dhe nuk ka se si te me gezoje. Kjo nuk eshte as per interesin tim personal dhe as nga nje pikpamje politike e vecante, thjeshte nga atdhedashuria dhe ndjenja e padrejtesise qe i behet shoqerise shqiptare. Une perpiqem te jem zeri i ndergjegjegjes dhe kam detyrim patriotik te denoj cdo forme racizmi brenda-kombetar e brenda normave te shoqerise sone mire-funksionuese multi-fetare.

Une gjykoj cdo shprehje qe behet me dashakeqesi dhe rracizem nder-shqiptar si te pavlere dhe shume domethenes per vete inteligjencen e kategorine e shprehesit apo mbeshtetesit me ane te sparkatave retorike indinjuese.

Lexova dike ketu qe beri pyetjen se nga dolen keto pergjigje, nga nje sontazh apo muhabet kafeneje private? Shume e drejte pyetja, edhe une pyes mbi seriozitetin dhe legjitimitetin e Titullit, nqs. nuk fshihet nga autori edhe dashakeqesia e interesi per nje debat anti-kombetar krahinor??!

kev

Kev... a duhet me te vertete te fillojme te sqarohemi mbi koncepte baze si "racizmi"???

Ku e sheh ti racizmin tim, apo tendencat e mia raciste ne kete rast? Si thua dhe ti, eshte kollaj te gjykosh ashtu, dhe edhe ti je i lire te me quash racist; por fakt eshte qe nuk ka racizem aty.

racizem do te ishte sikur te kisha gjykuar dike per shkak te races dhe ta kisha perdorur perkatesine e tij raciale per ta ulur ate poshte, apo racen e tij, apo per te ngritur racen time. Une kam pershtypjen qe po flasim te gjithe si shqiptare; pra jemi brenda te njejtes race. dhe ne racen tone, i dashur kev (falemnderit per miresjelljen dhe dashamiresine qe tregon), kemi shume shtresa te ndryshme, sic thua dhe ti. Kemi dhe shqiptare, edhe antishqiptare. Dhe berisha eshte demonstrimi kulmor i antishqiptarise ne majat e pushtetit.

Po. ata qe jane admirues dhe mbeshtetes te berishes, kane nivel te ulet ose shume te ulet kulturor apo nivel shume te ulet intelekti. po. dhe ndoshta nuk jane 50%, ndoshta jane me shume se aq. Dhe kjo qe po them, nuk po thuhet si gjykim, por po thuhet si konstatim. - perderisa une filloj te flas me "nuk kam hasur...".

mund te jete artikull negativ; nuk e di. ato jane perqasje personale pastaj. nuk po shprehem mbi artikullin. u shpreha mbi nje dukuri qe ndodh ne vendin tone... mbi shoqerimin dhe ndervarjen e dy dukurive - njeres me shume prej tjetres sesa anasjelltas... vartesia e dukurise se admirimit dhe militantizmit berishovicist nga dukuria e nivelit shume te ulet te inteligjences. e nese popullin duhet ta ndajme ne pjesetare dukurish, ashtu qofte.

puna eshte kevinjon; dhe ja po dal hapur fare, me nje shembull te vockel, konkret:

si t'i themi marreveshjes se ujrave? cfare emri t'i veme?

na i sillni tani admiruesit, adhuruesit, te dashuruarit, militantistet dhe kamikazet e Berishes dhe, me shume lutje, durim dhe miresjellje, do jem i gatshem t'ju lexoj te gjitheve deri ne fund.

deri ne momentin qe po flasim, i dashur kev; per mua marreveshja e ujrave eshte haptaz, akti  me i madh i antishqiptarise qe nga krijimi i shtetit shqiptar.

dhe duke e pare kete akt si te tille, nuk eshte fort e veshtire qe t'i klasifikosh njerezit; - mbeshtetesit dhe adhuruesit e Berishes si: o antishqiptare poaq sa Berisha, ose tuhafe dhe njerez me IQ pertoke. Duke dashur te kem nje zemer te hapur dhe jo paragjykuese, i dashur kev, po i bej nder te gjitheve dhe po e heq qafe mundesine e artikulimit konkret te mundesise qe admiruesit dhe mitingashet e berishes jane poaq antishqiptare sa dhe berisha.... dhe po ndjek rrugen me te bute, me te permbajtur, ate te te konsideruarit te tyre si me IQ pertoke.

ketu vetem qendrim diskriminues ndaj kombit shqiptar, nuk ka. hiqe mendjen nga ajo. ketu ka diskriminim ashiqare, haptas dhe ballor fare, mbi njerez dhe individe qe grupohen nga te tilla fenomene. - dashuria dhe debulesa per Berishen. dhe "diskriminim", nuk eshte fjale e keqe. "diskriminimi" eshte procesi qe ben dallimin midis x apo y, midis dy koncepteve, midis dy individeve, midis dy gjerave. kaq.

une nuk kam thene asgjekundi qe une duhet te kem me shume te drejta se ty, per shkak se... as nuk kam thene gjekundi qe une jam me i mire se ty, per shkak se...

keshtuqe, te lutem; mos perdor shijet negative qe lene disa fjale, per te me bere te ndihem keq per ato qe kam thene. i njoh shume mire ato fjale, dhe pak efekt kane mbi mua. smiley

te pershendes!

jam shume i hapur per cdo gje qe mund te thuash qe te me ndryshoje mendim/qendrim.

Zotrules,

je orator i mire dhe kjo eshte nje nga arsyet qe po debatoj me ty. Ndryshe nuk do te kishim as terrenin taban per debatim. Pikpamjet ama i kemi te kunderta nga kjo lindi nevoja per pak konfrontim sepse artikulli dhe fjalet e tua perbejne nje ektremitet negativ qe nuk tregon realitetin por vetem nje kendveshtrim i ngjyrosur dukshem politik, provincial e socialo-racor. Une nuk pretendoj te kopjosh pikpamjet e mia por vetem deshiroj qe ato te tuat te jene me te pranueshme ne lidhje me percaktimin tend me siper.

Ato qe ke thene, ashtu edhe si permbatja e artikullit, jane te kategorise raciste dhe nese ke lexuar pak mbi lindjen e zhvillimin e rrymave rraciste fashiste apo naziste te tipit Serb, Gjerman apo Anglez do te kuptoje se racizem nuk eshte vetem akti i vrasjeve me gaz, politikave skllaveruese afrikano-mesjetare apo masakrave Mlladiciane por gjendet e brymoset pikerisht ne keto ndasi retorike ne dukje "normale" te karakterit krahinor, intelektual, fetar e politike.

Ti thua; Une shpreh ate qe eshte dhe mendoj vete dhe nuk pranon kufirin e shprehjes sepse ti ve ne qender deshiren e kendveshtrimin personal mbi ate te pergjithshem. Pra nuk respekton as kufijte e vetpermbatjes dhe as normat e civilizimit bashkohor. Ketu ti gabon sepse nuk mjafton te shprehesh ate qe mendon por duhet te respektosh dhe te kesh kujdes ndaj ofezes dhe intergritetin e tjetrit. Ashtu sic ti nuk mund te dalesh ne rruge dhe ti thuash as me ze te ulet nje femre qe kalon "moj, ti e ke gjoksin derrase"!? Ti mund te thuash nje te vertete por nuk te lejohet te ofendosh dhe mekembesh personalitetin e tjetrit! Kaq ne lidhje me racizmin qe fillon qe me belbezimin e konceptin e mungeses se tolerances. Besoj se e kuptove ku dua te dal...

Ti kthehemi Berishes, personit dhe politikes se tije.

Berisha nuk njihet per orator si Rama, por a e ben ate me budall e te intergruar se Rama? JO! sepse edhe Duce edhe Hitleri ishin oratore te medhenj, por ama historia e tregoi se ata ishin c'njerezor dhe shume a-sociale ne gjykimin e tyre. E drejta e oratorit eshte mbreselenese dhe eksituese por kjo nuk te ben udheheqes te kualifikuar. zgjedhjet 2009 dhe 2011 e treguan kete, deshiron ti ta njohesh apo jo kjo eshte fakt!

Ti thua se Berisha eshte anti-kombetar? Kete ti e argumenton me "shitjen e ujrave" te Greket. Po te ishte keshtu Berisha do te zgjidhte nje rruge tjeter dhe nuk do te lejonte me marifet gjykaten kushtetuese ta rrezonte poshte nje loje diplomatike te shkelqyer te Berishes ndaj grekerve. Berisha beri nje politike kombetare duke mbajtur Greket me shpresa per interes kombetar ate te intergrimit paprobleme ne BE. Greket jane ai komb qe po pengojne Maqedonine dhe Turqine ne interesat e tyre. Kete gje Berisha deshiron ta shmange dhe perdor politiken e dyfyresise deri sa te jemi ne BE. Edhe une mund te sjell argumenta plot qe faktojne patriotizmin e Berishes por ti dhe ata qe nuk duan ta pranojne se e kane inat sigurisht qe do gjejne arsye te tjera per mohim. Psh. Shiko se si u shty regjistrimi i popullsise nen bazen e paracaktuar nga rryma Evropiane anti-shqiptare dhe vecanerisht nen presion te Greqise. Shiko ndryshimin qe u be tek certifikakatat e gjendjes civile qe i terboi Greket. Kujto se Berisha nuk ka qene kurre as ne Beograd dhe as ne Athine, ndryshe nga lideret socialiste qe flirtojne dhe kane flirtuar gjithnje me Athinen e Beogradin kunder interesave te kombit Shqiptar. Perse nuk permenden bemat anti-kombetare te socialisteve po merremi me ca ndodhi te diskutuara carcaf nga militantet e PS-se per nje loje politike qe e ka vendin ne muzeumin e historise se diplomacise se sukseshme te Shqiperise? Po per Zgjuarsine e Berishes dhe diplomacise se tije karshi "ofertave" tinzare te Beogradit dhe armiqesine e Berishes se viteve '90 me Greket perse nuk merren parasysh kur i behet biopgrafia partiake alla PS?

Dhe se fundi, pak per IQ-ne e mbeshtetesve te Berishes qe ti me kaq "zemergjeresi" i trajton humance duke i percaktuar si budallenj mjerane:

Shoket politike te Berishes, kane qene apo edhe jane akoma, Presidenti Topi. Edi Rama ne fillimet e tije. Ngjela i sotem e Nano i djeshem. Armiqte e tije jane ne Beograd, Athine, Gjinushi e Ruci i nemenklatures dhe se fundmi Pezet, Doshajt e Bracajt - ektremistet e sotem. Tani me thuaj edhe njehere si si qendron e verteta e IQ-se tek Shqiptaret?

Gjithsesi, une e them edhe njehere se kesiso lloj artikujsh sherbejne per ndersim te shqiptareve mes vetes dhe i shkojne pershtat realitetit politik te njeres pale te interesuar per te tjetersuar realitetin ne dem politik te Berishes.

kev

 

kevinjon. smiley

e kupton qe nuk po flet kush per vrasje, perndjekje apo ulje te ndonje menyre te filan apo fistek komuniteti, grupi njerezish, apo cfaredo qe mund te quash ate... kategori?

qe te synoje ne ndonje fare menyre, sado lehte, mbi privilegjimin e njerit mbi tjetrin; te cfaredolloj kategorie qofshin.

e kupton qe eshte thjesht konstatim, qe nuk kerkon asnje fjale, asnje koment e aq me pak te kerkoje veprim; - ne menyren me absolute jo. don't drag me down, not that low, bro.

per berishen:

vullnetarisht dhe me ndergjegje; kastile e kam shkruar "marreveshjen e ujrave". qe ti te mos mendoje fjalen asociative (shoqeruese) "shitje". dhe ti ketu u solle nga subkoshienca. sepse o nuk ta zune syte "marreveshjen e ujrave", ose ta zune dhe ta lexuan sipas gravures ne subkoshience.

"po te ishte per ashtu", le te mos bejme "sikuret" e gjykates, po te bejme "sikuret" e te mospranuarit te uljes ne bisedime, te propozimit, dhe sikur te gjitha keteo te ishin te detyrueshme; sikurin e mosrenies dakord, ne rradhe te pare, si rezort i fundit.

pra, po te ishte per ashtu, mund edhe ta kish refuzuar propozimin grek per bisedime, mospranimin e uljes ne bisedime, dhe si rezort te fundit? mund edhe te mos kish rene dakord me ta.

gjykata po te mos kish qene e varur nga politika si bungee jumping; berisha sot duhej te ishte ne burg per nje marreveshje antikushtetuese, qe cenon integritetin territorial shqiptar, sovranitetin dhe paprekshmerine e kufinjve; te cilat mbrohen me paketen themeltare te ligjeve te Shqiperise sone; me kushtetute! - limfen jetike te mbarevajtjes se jetes social-politiko-kulturore te popullit shqiptar.

i dashur kevinjon. nuk mund ta kuptoj dot dhe nuk mund ta imagjinoj/konceptoj faktin qe ti perpiqesh t'i japesh aresye apo shpjegim atij akti antishqiptar! nuk e besoj dot qe po mundohesh. qe edhe ti, pas gjithe ketyre fjaleve te bukura qe thua dhe me kaq miresjellje smiley e vetmja aresye qe mund te sillje ishte linja e zyres se agjitacion-propagandes se Saliut.

nuk e di se si, se a ka aresye, a ka per te patur ndonjehere aresye qe te justifikoje cenimin dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial shqiptar.

nuk ka qene berisha ne athine apo beograd? po ai e ka sjelle edhe athinen dhe beogradin mu ne qender te tiranes. Berisha donte ta conte Fazllicin ne parlament t'ua sulte socialisteve frikacake... me kupton? jane te famshme fotot e berishes me flamurtarin grek megalidhean te Himarres, - Bollanon.

dhe numri dy i tij, ish nemesis i tij - Meta, ka shkuar jo rralle ne beograd si minister i jashtem dhe zevendeskryeminister.

gjithsesi... ai dhe detajet mbi "jeta dhe vepra e nje antishqiptari", nuk duhet te kalojne doza me te shumta se kaq.

kev; ndoshta artikuj te tille shperndahen per ndasi te shqiptareve. por nese mund te flasim per ndasi midis teje dhe meje; nuk eshte artikulli. ta themi kete gje. kam pershtypjen qe kur vjen fjala te berisha, ndodhin keto gjera. dhe ne shohim nga pak berishe ne cdo gje ne ate vend. aq ekstreme eshte ajo lloj jete tek shqiptaret. kemi njerez qe falin kufinjte e kombit si t'ua kish lene trashegimi baba; kemi njerez qe nuk e pranojne kete akt! - sikur berishes te mos i dilte emri ne te gjitha keto ngjarje historike te rrugetimit te shqiptareve, si vrasje njerezish, percarje te kombit ne 97; versuljen e ushtrise kunder popullit te vet, me tanke, autoblinda, aviacion... doren ne grushtin deshtak te shtetit ne 98, manipulim te cdo lloj procesi zgjedhor ne ate vend; mashtrime te permasave astronomike; falje kufinjsh; falje interesash kombetare; mbushjen e shqiperise me varreza greke... etj etj etj, duke perfshire edhe kobin ditezi te deklarates se famshme te "pajtimit kombetar!" (ja ku e ndan kombin vete personi; aq ekstrem eshte)

tani, shqiptaret o ndahen ne te tilla parime me te vertete, ose ndahen nga prioritetet preferenciale. dhe mendohu vete se cfare perfshijne te tilla dukuri.

respect bro. smiley

Zotrules,

te lutem mos me rreshto tek ndonje parti apo linje partiake te ndonje partie. Nuk me ben nder dhe nuk jam i interesuar te shperdorohem nga cdo kush. Nuk eshte e ndershme sepse te garantoj une per pavarsine time ne gjykimin tim. Mund te kete nderthurje por asesi te jem zedhenes i ndonje linje partiake. Me e mundshme mund te ishte argumentacioni im ne sherbim pa dashje te nje zedhenesi partiak duke menduar strofat e rradhes. smiley

Une personalisht denoj linjen e vepren per te cilen identifikohet Edi Rame sepse jam i bindur ne personalitetin anti-kombetar te tije, ne te gjithe facetat e politikes se tije qe per mua eshte 100% personale dhe ska aspak ne interesin kombetar a te socialisteve te ndershem qe i perfaqeson duke i neutralizuar ne cdo forme e format demokratik.

Kjo me shpie me teper te vleresoj Berishen jo se ai eshte me i miri por me i duhuri ne keto kohera Ramiste e te interesit ekzistencial te Kombit shqiptar ne kete pjese te historise. Roli i Berishes eshte i nje dimensioni historik kombetar te pacmueshem me gjithe te metat qe ka personi Berisha. Roli i Rames eshte i tille qe shnatazhoi, rrezikoi, dhe zbuloi te metat e sistemit demokratik ne fazen zhvilluese te tije por jo te konsoliduar. Rama ka susksesin e tije se ja doli mbane si ne asnje vend tjeter evropian te lekundi dhe sfidoi demokracine ne ate pjese humane, tolerance qe perben thelbin e vete demokracise ne ndryshim me diktaturat e autokracite. Rama sfidoi ligjet, normat politike e parlametare, sfidoi nje shtet te tere ne jeten e prespektiven e tije. beri te bardhen te kuqe dhe te kuqen ligj te rruges. Rama me retoriken e tije qe i flet nostalgjikeve, te zemeruarve dhe ndjenjave te frikes qe ekzistojne ne cdo shoqeri beri te mundur te na tregoje rreziqet qe i kanosen nje demokracie kur ne skene del nje i talentuar retorikisht dhe kokeforte mos-bindes. Per keto raste ka frike e gjithe bota demokratike, qe nga USA deri ne Gjermani. Ne gjermani thone me plot te drejte: Nazizmi nuk ka vdekur, mjafton te dale nje orator i famshem qe josh dhe do te shohim se sa demokratizim ka ne popull. Une vete, perjetova proven e kesaj tendence nen ze vetem para disa ditesh ne nje udhetim ne lindje te Gjermanise.

Artikuj si ky i sotmi dhe retorika e perdorur kryesisht nga urryesit te Berishes apo simpatizanteve te Rames qe vene ne qender emancipimin "primitiv" te shoqerise shqiptare ne trevat e ndryshme dhe per gjoja "faktet e pakundershtueshme" qe pellasin ca mendje-shkare per gjoja prapambetjen e pjeses shqiptare matane kufirit te Shqiperise nuk tregojne asgje tjeter pervecse ideologjine e psikologjizuar si mentalitet mbarpopullor nga regjimit i Hoxhes e ri-vleresuar nga Ramistet e sotem e nostalgjiket e djeshem ne shperfillje e diskriminim te shqiptareve Kosovare e maqedone sepse keshtu i intereson ideologjise dhe konceptit komunist te gjoja-demokratizuar sot. Nga inati i mos-suksesit te Rames po i vihet ne forma nga me te ndryshme zjarr shqiperise sot.

Berisha ka fajet e tije por ai qe mundohet te ule personalitetin e Berishes me lloj lloj banalitetesh si ky artikull tregon vetem zgjuarsine e dikurshme te njeriut te ri por drite shkurter e plot anti-shqiptarizem!

KLM. Kev

 

Mire e thone ne Gjermani. mjafton nje orator. Dhe kemi shembull mjaft te mire dhe konkret ne Shqiperi. ai shet dhe interesat kombetare dhe i ben masat per vete me fjalimet e tij. per kete gje po behet fjale edhe ne artikull.

dhe une nuk po flas per ty personalisht kev. kam kujtuar qe ishte e qarte kjo gje.

Nuk mund te mos permendet Rama kur flitet per Berishen??? Rama i afrohet politikes ne 2001... kur berisha kishte plot 4 vjet qe ja kish vene flaken vendit. te urresh dike per shkak te potencialit qe prodhojne "sikuret" e fantazise... apo diskursit te zyres se agjitacion-propagandes se Saliut.. Dhe prape nuk eshte ne lidhje me ty personalisht kev; por thjesht konstatim qe ka nje harmoni te cuditshme midis asaj qe thua ti dhe asaj qe del nga linja zyrtare e atij divizioni te klanit te Saliut. dhe nuk po them qe ti je pjese e tij, kete ta kemi te qarte qe te mos flitet me, as me vone.

respekte.

Kevo, per kete qe thua: "Po te ishte keshtu Berisha do te zgjidhte nje rruge tjeter dhe nuk do te lejonte me marifet gjykaten kushtetuese ta rrezonte poshte nje loje diplomatike te shkelqyer te Berishes ndaj grekerve. Berisha beri nje politike kombetare duke mbajtur Greket me shpresa per interes kombetar ate te intergrimit paprobleme ne BE. Greket jane ai komb qe po pengojne Maqedonine dhe Turqine ne interesat e tyre. Kete gje Berisha deshiron ta shmange dhe perdor politiken e dyfyresise deri sa te jemi ne BE."

Dmth, i bie qe koloneli Myslim Pasha qe e denoncoi ate marreveshje ishte i lidhur me Berishen?! I bie qe Berisha i tha Myslimit: "Myslim, ne do bejme sikur do bejme marreveshje me greket, po me vone hajde ti dhe na denonco neper gazeta. Fahriut do i them te mos hedhe shume  balte mbi ty. Po ca peshtyma rikoshet do te te vijne ama, sepse ashtu jane punet. A je dakort? Eshte ceshtje madhore kjo, beje nje sakrifice". Edhe Myslimi i tha Sales: "Une e bej kete gje vetem po me tha Hysniu ta bej." Ene Sala ja ktheu: "mos u tut, se me Hysniun i kemi rregullu punet". Gjenial.

 jo jo joooo nuk e keni kuptuar mire kete lloj publiciteti - eshte si puna e skecit:  

dmth ballisti ishte veshur si partizan qe ne ta merrnim si ballist?! obobbo - 

ju kujtohet luftar Paja i varur me kokeposhte  - hahahahah 

Me duket se edhe arsyetimet e pro berishianeve jane si i thone me kokeposhte.... ose me sakte si thote shoku shpati -  enjoy (ate me balliste spo e gjej smiley )

Mirmengjesi Katallani,

Meqe jam zgjuar me pulat po kendoj-mentoj pak si gjelat smiley

Katallano, jemi ne kohe pluraliste dhe vlon demokracia/pazari nga te gjitha anet... smiley Nuk ka me sot Bardhe e Zi, sidomos ne diplomacine Shqiptare. Bardhe e Zi ka vetem ne Media per veshet e popllit prapa perdeve jane interesat! Ndoshta te duket e pabesueshme loja me Greket por po te shikosh veprimet dhe mosveprimet e te dy kraheve politike do te lexosh midis rreshtave se ka nje konsensus te fshehte ne lidhje me Greqine. Nuk behet fjale per llafallogji boshe.... Berisha e hudh gurin e i referohet ligjit. Kjo eshte Diplomaci sado shkerdhatllek ti duket ndonjerit. Koha e sotme ka nevoje per pilivane si Berisha dhe jo si Rama e Ahmadinexhat me gjok te gryka e topit si Mit Sokoli.

miremengjes kev.

ti kur vete voton, a je i sigurte qe nuk po voton per nje person qe nuk e ka per gje te fale apo shese sovranitetin kombetar?

atehere; sa i rendesishem eshte per ty sovraniteti kombetar?

sa e rendesishme eshte per ty Kushtetuta e RSH?

kev:

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE  

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për 

historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim 

te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, 

me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së 

drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe 

liritë themelore të njeriut,

me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, 

me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit 

njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për 

paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, 

me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për 

identitetin dhe bashkimin kombëtar, 

me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe 

bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të 

larta të njerëzimit, 

VENDOSIM KETE KUSHTETUTE 

PJESA E PARE 

PARIME THEMELORE 

NENI 1 

1. Shqipëria është republikë parlamentare. 

2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. 

3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të 

barabarta, të përgjithshme e periodike. 

NENI 2 

1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 

2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të 

tij ose drejtpërsëdrejti. 

3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika 

e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, 

në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë 

anëtarëve të Kuvendit. 

NENI 3 

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti 

i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, 

rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia 

kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe 

mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, 

i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë.

Mirmengjes Zotrules,

Ti po citon Kushtetuten qe eshte ne varesi relative me realitetet Politike, Ekonomike dhe Nderkombetare. Ti referohesh Kushtetutes per nje germe duhet te kesh siguruar me pare funksionimin e plote te gremave te tjera. Psh.

"Pavarsia e Shetit" --> Humbet ne nje pjese te konsiderueshme te saje edhe me aktin e antaresimit ne BE. Kete sovranitet te cunguar e kane pranuar deri me sot 27 vendet e BE-se qe jane sot pjese perberese e BE-se.

"Teresia e territorit te tije" --> Nuk eshte cenuar aspak nga qeveria Berisha sepse behet fjale per marrveshje dypaleshe me konsens te plote midis dy shteteve ne respekt te ligjeve nderkombetare dhe ne sherbim te paqes e bashkpunimit te fqinjesise se mire. Ky akt do te ishte anti-kushtetues nqs. do ta shprehte ligji Kushtetues si "te pamundur" por gjykata Kushtetuese u shpreh kunder per arsye teknike dhe la hapur mundesine per rinegociim per tju pershtatur me mire interesave e ligjeve kushtetuese. Karta qe perdor krahu Ramist eshte dyfytyresh dhe propagandues per veshet nacionaliste por jo se perfaqeson patriotizmin shqiptar. te rikujtoj edhe moralin e 1 milion emigranteve Shqiptare qe jane mysafir ne Greqi. + qe Territori i perket ne rradhe te pare komunitetit dhe jo kushtetutes. Ajo ceshtja e te drejtave te njeriut ne frymene  re demokratike shkon edhe deri aty sa duhet te respektosh edhe deshiren e nje pjese komunitare i pelqen apo si pelqen shumices.

Kurse per te tjerat pika, mund te them se zbatimi korrekt i principeve Kushtetuese varet nga shume faktore. Rendi Kushtetues, Pluralizmi, Drejtesia shoqerore, Dinjiteti  i njeriut, te drejtat dhe lirite e tije jane predispozita ku nje rol te madh ka edhe Opozita, Minoritetet e Populli Shqiptar ne pergjithesi. Populli Shqiptar eshte i pari ai qe minon dhe nuk respekton keto principe. Qe nga Krminaliteti e deri tek mentaliteti Anadollak. Minoriteti Grek psh. jeton si te ishte ne territor te pavarur dhe sikur te mos kishte shtet e kushtetute Shqiptare fare. Kemi pare se Opozita e Pozita demtoi pluralizmin me marrveshjen e 2008-tes. Kemi pare se Pluralizmi ne Shqiperi nuk funksion per shkak te mentalitetit luftarak klanor e familjaro-mafioz. Kemi pare se si shahen e ofendohen personalitete te ndryshme duke goditur dinjitetin, te drejten e lirine e personave te sulmuar. Edhe Ilir Meta ka te drejtat e tije per mos-pergjim shantazhues! Edhe Djali i Berishes ka te drejten e tije per te mos u delendisur e akuzuar nga Opozita sic qe rasti i nje firme te nje personi tjeter po me te njejten emer. Edhe Berisha ka te drejtat e tije per te mos u ofenduar aq ashper nga Opozita si Vrases, Ben Ali, Kriminel e "Salillek". Edhe Basha ka te drejtat e tije per te mos u terrorrizuar nga Opozita si vrases e hajdut edhe pse nuk ka asnje ceshtje penale te hapur. Ti Zotrules mund te permendesh edhe ata te 4 qe u vrane ne Bulevardin e Topit por ne tentative per te cenuar rendin publik, ligjor e kushtetues dhe sulmuar policine e institucionet e pavarura te shtetit Shqiptar....

Nejse se me duhet te largohem, Politika me sovranitetin i sherben vetem pushkes se propagandes partiake per qellime politike partiake. As me pak e as me shume!

po i pergjigjem komentit tim Kev qe te te lejoj mundesine per ta rishikuar komentin tend. mendohu vete pak me vone per ato qe ke shkruar. smiley

pliiz kev. rishikoje. prape.

mirmengjes everyone...

 

Po te shikojme dhe problemin e azilanteve kohet e fundit pas heqjeve te vizave...Shumica jane nga Maqedonia....

U ndesha para ca kohes ne Aeroportin e Budapestit me nje nga vellezerit e Veriut...Ai jetonte ne Irlande nen azil( per rreth 10vjete)...Pyetja e pare qe me beri ishte.."Sa merr azil ne Suedi?" Nuk e di i thashe...nuk jam azilant.....Ndjeva nje keqardhje dhe neveri te them te drejten ... :/

Ajo qe te ben pershtypje, qe autori nuk e ka permendur, eshte dashuria e madhe e tyre per Enver Hoxhen dhe njekohesisht per Sali Berishen. Kjo tregon qarte sa te lehte e kane pasur Serbet ne fillim dhe vete politikanet e Kosoves te manipulojne me opinionin publik ne Kosove dhe Maqedoni. Pervecse kesaj, ka ndikim edhe feja myslymane. Shqiptaret ne Maqedoni jane teper fetare dhe emri "Sali" tingellon me bukur ne veshet e tyre se emri "Edi".  Mos o zot tu thuash qe dikush eshte ortodoks, automatikisht je grek! Niveli i arsmit teper i utlet dhe mangesia e njohjes se historise shqiptare eshte nje arsye tjeter.

 

 

 

Edhe ne Shqiperi e duan, pse habiteni?!

President 5 vjet. 

Ka 6 vjet kryeminister dhe do jete edhe 6 te tjera.

 

Dhe asnjehere se ka dorezuar pushtetin pa dhune .S'ka rruge ligjore per Berishen ,qe t'a coje ate ne opozite ,se gjithmone do dali ndonje ligj si kerpudha pas shiut ,qe do perligji sundimin e tij.

Opo leni ato se vetem ne 96-en s'ka fitu me te drejte.

Po edhe athere normalisht fitonte, pavaresisht se e teproi.

 

Po nuk eshte kjo qe doja te thoja.

C'rendesi ka perceptimi i shqiptareve ne Maqedoni e Kosove, kur ai fiton akoma ketu.

 

Si ka mundesi thote ai qe e duan?

 

A ka pyetje me kot se kjo?

 

Te pelqen Rama, Bracja, Gramozi e Tom Doshi ty, pret edhe nga ata qe te pelqejne te njejtet fytyra? Come on! 

Une mendoj qe kjo ka te beje me trashegimine kulturore te kombit shqiptar. Mitizimi i Unit. Ne shume vende te tjera si ne Rusi nuk eshte ndryshe. Organizimi yne eshte familjar, ku rolin me te madh e luan kryefamiljari. Nje konzept qe ketu eshte zhdukur prej 50 vjetesh (me teper perdoret koncepti i atij qe sjell leket ne shtepi). Ne veri keto struktura jane me te theksuara. Bile keto struktura pasqyrohen edhe ne qeverisjen vendore. Jane te pakte njerezit qe e japin voten sepse dikush i afron nje perspektive me te mire (megjithese politikanet vendore as qe perpiqen te bejne nje gje te tille). Zgjedhja behet per te fortin. Ne jug ekzistojne gjithashtu por jane me pake te theksuara.

Per sa kohe nuk vleresohet ose u jepet perparesi vlerave do te vazhdoje te jete keshtu. Mos harroni qe po keta shqiptare si ne kosove edhe maqedoni e donin Enverin dhe ne 92 kur shkova une ne Gjermani cfaredo argument qe tju sillje, as qe deshin te te degjonin. Po keta duan Berishen tani.

Nje arsye tjeter eshte niveli i formimit. Ai le shume per te deshiruar ne gjithe kombin shqiptar pa perjashtim. Persa nuk do te kete intelektuale te pavarur qe diskutojne temat kombetare, por keto behen nga politikane te pacipe do te vazhdoje mitizimi i Unit. Shikoni strukturat e te dy partive dhe do te gjeni te njejten gje ne nje ane Berishen uni i PD dhe ne tjetren Ramen uni i PS.  

Kur vdiq Enveri shqiptaret kujtuan se u permbys bota dhe e kunderta ndodhi. Erdhen dite me te mira. Po keshtu po te zhduket Rama dhe Berisha dite me te mira do te vine. Sepse njerez qe nuk kane idera vetem vegjetojme. Le ti vleresojme ata nga cfare kane bere dhe jo nga ato qe thone (se per te thene kane thene shume dhe per te bere kane bere shume por mbizotrojne punet e keqija) 

Kur lexova kete shkrim nuk e di pse m'u kujtua ajo thenia

"per inat te sime vjerre ,shkoj e fle me mullixhiun "       smiley     ,    smiley

por dhe kjo tjetra:"bien ne dashuri ,ata qe se njohin njeri tjetrin "  smiley

 

 

Si deve ne mes te gomereve

Atehere qe shqiptaret e veriut dojne Berishen edhe ato te jugut Ramen, ka te beje edhe me politikanet qe perfaqesojne keto dy parti. E majta siç dihet ka me shume nga jugu dhe e djathta me shume nga veriu dhe normalisht qe edhe elektorati ashtu do te jete ne nje vend te vogel si Shqiperia. Plus pasta arsyeja tjete eshte edhe se veriu e ka vuajtur me shume se jugu komunizmin edhe normalisht qe nga fillimet e viteve 90 voton Berishen pasi shikon tek e majta komunizmin du ke pare qe shume pjestare te PS ishin edhe ne partine komuniste me pare, ju do thoni edhe Berisha eshte komunist. E vertete por jo politikan.

Kjo eshte arsyeja perse veriu done Berishen pastaj se pse Kosova e Maqedonia e duan, edhe une mendoj se eshte pak pune feje, ato jane shume fanatike persa i perket fese.

A ka njeri te me thote se si amballazhohet shalqini per efekt marketingu ?

A e dini pse pyes ? Sepse televizioni i Soniles, pra Sonila* d.v. keshtu dha nje lajm. Shalqni i Divjakes po shitet me shume sivjet per eksport e kjo fale amballazhimit te tij me te mire ne krahasim me vitet e kaluara.

Ca pune ke ba me perpara ti qe ke shkrujt kete shkrimin ?

* Sonila eshte ajo gazetarja qe ngjan me Vjollca Vokshin e qe ka ba vetllat me silikon. smileysmiley

 

Sqarona pak mer burre,a pyet per bostanin apo fustanin smiley

 

 Ja ta marrim shtruar.

Ajo historia me shalqinin eshte e vertete . Keshtu u tha tek ai TV : ka korr sukses eksporti i shalqinit fale amballazhimit qe vite te tjera nuk eshte bere.  Dhe u bera kurioz ta mesoja si behet. Dmth si tregtohet shalqni i ambalazhuar.

Shembulli me siper ka lidhje me ate qe ka informuar dhe informon nje TV ku mbizoteron filozofia e Soniles ( Griseldes apo Vjollces )  si personazh butaforik i medias ne Shqiperi dhe demit mbetes qe shkakton ai nga ky lloj informimi. Mbase dikush ketu mund ta spiegoje pse ka kaq deformime personaliteti ajo.

Nga na tjeter eshte neveria estetike qe te shkaton nje spikere Tv qe ka bere vetullat dhe sqetullat me silikon. smiley Jashtezakonisht e peshtire pervec qe kur kombinohet me injorance te plote per ate c`ka trajton dhe informon behet neveri mediatike.

E treta shalqini ne kete rast perdoret dhe per autorin qe me kujton ate shalqikultivuesin e portokallise qe u be i famshem nga fakti qe ne te kaluaren shiste shalqina buze rruges nacionale ne Divjale apo Gogolas e pastaj u be anailst i problemeve te rajonit dhe i ceshtjes shqiptare ne pergjithesi.

Keta tip komentatoresh jane si ata patriotet e Klubit Kombetar qe sajojne kauza cdo dite te vitit sic po bejne tani me 10 Qershorin e sic do bejne me 2 Korrikun e me rradhe. Neveri !

Jane shtuar shume ky soj perversish e duhen peshtyre kur nxisin publikisht ndasi krahinore. Pune perversesh.

E katerta ? 

Fustani ? Po jo mer burr se une e dua shume veten po shume fare. Maksimumi do ja conim Shemes apo Alidemsit ndonje dite kur eshte i merzit shume ose te jete tape fare qe mos e marre vesh cer po i ben vetes duke u konsumu si akullore ne diell. smiley

Mos harro thelbi eshte : Fenomeni Sonila eshte neveri manipuluese dhe perverse ! Do kemi rast te flasim se pse egziston e pse ushqehet ky lloj perversiteti .

Ti fus nje surrat qeshur ne fund une dhe jemi ok bashke smileysmiley

Mekat i madh qe peshku nuk e ka nje rubrike te tipit "Lexo- e mos beso".

Ambalazhimi i shalqinit qenka fenomenal.Ka kohe qe po mendoja se c'duhej blere gruas per ditelindje.Ja pra,ideja piku nga qielli:nje thele shalqini e peshtjellur me cellofan,shiriti zbukurues  bashke me mbishkrimin...

Eh,per mbishkrimin me duhet te mendoj thelle,edhe pse frymezimi i pare shkonte keshtu disi:

Grua,te dua.Coje fustanin,ta fryej bostanin smiley

Ika mer ,se u bame perralle me tupan.

Mbetu i pershendetur ,se per bese ma ndreqe diten.

 

 

 

 .....ore çar ke me mu ti....apo nuk te doli gjo ty, dhe po perpiqesh qe te ma shesesh capoin per djathe muve ti.....jo, jo, jo, nuk e ha Shaqo Bregu ate kokerr te udhirit, jo, ....Sonilen ta kesh me jete dhe te te rroje.....

Jane shtuar shume ky soj perversish e duhen peshtyre kur nxisin publikisht ndasi krahinore.

+1

Tani ,po bej dhe une nje pyetje si te Gjinos :C'e keni kete punen e shalqinjve ,ju ?!  smiley

PS:Ne ju ka vajt mendja per shalqinj ,prisni se po u vjen vakti . smiley

 Venuso,

pse gju me Gjino ti ? Pse nuk i bi ne koke un cer nick name ke pas me perpara ? smiley

Koth --me perpara nuk kam ekzistuar,nese po me pyet per paraardhesit e mi ,nuk u'a di .

Qe kur futa koken ketu ne peshk,kete emer i vura vetes ,kur t'a nderroj ,do te njoftoj . smiley

 

 

http://www.youtube.com/watch?v=S9pLWy6-X...

Berisha kryeministri me i mire dhe efikas Shqiptar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

vazhdoni ju zombit fiksuar pas Berishes sic e keni zakon me percarjen e zakonshme veri-jug, mos harroni te paketoni me fjale te bukura e filozofike..

Rugova mbetet lideri me i madh qe ka pasur Kosova ne te gjitha koherat.

edhe?

lol, te duash sali berishen eshte njesoj si te duash vdekjen. megjithate, une nuk i ve faj popullsise shqipetare ne maqedoni. jane te prapambetur jo vetem ne menyre absolute, por edhe relative ne krahasim me popullaten maqedonase. por kane shanse te bejne perpara dhe te civilizohen sepse fale mireqeverisjeve te proceseve integruese shume shpejt do te behen pjese e BE-se.

; Une nuk i ve faj popullsise shqiptare ne maqedoni,jane te prapambetur prandoj e votojne Berishen haha.......

Me thene te drejten Sheme, edhe ato ne Prishtine e duan Sali Berishen, pavaresisht se Prishtina eshte shume e emancipuar.

per kete nuk jam shume i sigurte. Shkoj shpesh ne Prishtine qe pas 1999-tes dhe me rezulton se Prishtina autoktone (pra e kam fjalen per qytetaret e hershem atje) di te gjykoje drejt mbi kete pervers prej vicidoli. por gjate ketyre 10 viteve edhe prishtina ashtu si dhe tirana eshte mbishtuar nga emigrimi rural dhe sigurisht padija dhe mizerrja apo mbijetesa dashuron frymorin. sidoqofte, shpresoj qe Prishtinas qe lexojne PPU-ne te na e ndricojne me mire situaten.

 Po pse vetem ne Maqedoni,edhe ne Shqiperi mori 140 mije vota se kundershtari i tije,tani a e duan Sali Berishen se eshte i mire apo nuk duan Edi Ramen se eshte i keq,kete nuk mund ta them por e rendesishme eshte ser AI eshte Kryeminister deri ne vitin 2021,behen apo nuk behen zgjedhje kjo pak rendesi ka,pse,se populli voton ne numerojme.

Deri ne vitin 2021? Mos e shterngoni kaq shume Shqiperine o Brad se ja sh..dhyet brinjet nga dashuria... Nejse, Berisha paste ymrin e gjate dhe mbreterofte edhe pas apokalipsit te 2022-it (apo ishte ne 2012??smiley).

 Po pse deri ne 2011 Brad? Cfare parashikon te ndodhi me pas?Cili eshte nenteksti? Ti po blasfemon Brad smiley

 Rregullo vitin ne komentin tend qe te te pergjigjem.

 ops 2021 (ku eshte opsioni korrigjo ? ) 

 Nuk ka nevoje per korrigjimin,ti je cun i mire.

Ne vitin 2021 Shqiperia futet ne BE dhe pas kesaj interesat Amerikane (shteterore apo personale merre si te duash) reduktohen.

 oqej , oqej, un thashe mos po parashikoje ndonje gje te lige, larg o Zot smiley

Tani per temen: mbase realiteti eshte ky qe konstaton autori shkrimit, por shpjegimi eshte i tipit folk. Dhe me qe autori na ka futur ne kete hulli: adhurimi i S.B nga shqiptaret prej Kosove dhe Maqedonie ndoshta shpjegohet me faktin se S.B u kerren mallin per Enverin.

Ajo qe me intrigon eshte adhurimi i SB prej katundarise tone. Kjo po, eshte dukuri qe duhet analizuar.Ketu duhet te na ndihi ndonje antropolog, per te na shpjeguar tipin e katundarit shqiptar si produkt i patriarkalizmit, inxhinierise sociale te komunizmit dhe merkantilizmit neoliberal. Ne thelb katundaria shqiptare eshte haxhiqamiliste, e josh ideja e yxhimit mbi sarajet per te xhvatur   ndonje thes me miell.Nje thes me miell.

amin!

marrte nga ditet e militanteve si shemja qe shajne shqiptaret. smiley 

Nuk e besoj se, ka shqiptar qe shajne Sali Berishen besoj te kunderten!

Miremengjes peshkatare

Lidhja eshte gjalle 10 qershor 1878 Prizren.Eshte e drejte e cdo personi te perkrah cilen do parti pol.e vertet eshte se shume kosovare e perkrahin Berishen por ka edhe socialiste ne Kosove.Une per veti kame ndegjuar ne TV kryem. i Kosoves gjate vizites qe beri ne Tirane paro do vite ti thote Edi Rames si kryeminister i ardheshum i Shqiperis.

Edhe nje here LIDHJA ESHTE GJALLE.

 

Qenkan mbledh inteligjentet e peshkut per t`analizuar shqiptaret e Maqedonise e Kosoves. Si gjithmone te njejtet qe bejne gam gam me inteligjence ne çdo teme.

Me siguri ky artikull do kete me shume komente se ai i Griseldes smiley

Erdhi ene molla. Oh prit, paska marre dhe sarkazmen me vete smiley

Fatkeqsisht shkrimi e cek ceshtjen shume lehte dhe shume shkarazi, ndersa ca nga komentet te bejne per te vjelle me vleresimet per Shqiptaret jashte kufijve te RSh smiley

 Në rast se dikush të vjen të thotë që "po shave Berishën nuk je shqiptar", atëherë monedha e duhur për t'ju përgjigjur është veç t'i thuash: malok, idiot dhe i prapambetur. 

Ekstremizmi ofrohet që tek shprehja: nuk është shqiptar. Dhe përgjigjia sipas kokës edhe festen NUK negociohet. 

E megjithatë, ka njerëz që kanë skrupuj dhe rezervohen, përmbahen... po berishistët nuk t'a dinë për nder. Ta marrin si dobësi madje.

 

Une kam kohe pa qene ne Maqedoni e Kosove, por observimet me duken te drejta. Shkaqet apo arsyet pastaj jane muhabet tjeter. Gjithsesi, cfaredo te jene shkaqet e gjitha mban ere te rende antishqiptari e percarje (pak a shume e njejte me interpretimin e ndarjve te votave veri-jug). Besoj se gjithe si shqiptare qe jemi duhet te kontribojme ne sheshimin e mosmarrveshjeveapo mesazheve te gabuara qe media apo individe me pushtet (qe kane shitur shpirtin tjeterkund) mundohen te perhapin.

Hapi i pare ketu eshte lenia menjane e fyerjeve per palen tjeter, dhe thellimi tek rrenjet e problemit

 

Do tí lutesha pasfolesve qe te perqendrohen ne

1. A jane dakord me observimin ne fjale?

2. A jane dakord me shkaqet e dhena?

3. Si mund te kontribuojme te gjithe per nje klime me pak politike dhe me shume shqiptare?

P.S. Dhe ju lutem mos filloni me "fajin e ka Berisha", se kjo rezultoi fraza me idiote qe ka thene ndojehere ndokush!!

 Ne te shkuaren tone te izoluar, shqiptaret  e diaspores(flas edhe per ne Turqi) e shikonin te bukur dhe ideale çdo gje qe ndodhte ne memedhe dhe çdokend qe dilte prej andej si Mesia.Si ajo kenga e Aurela Gaçe ''kur je larg te pres me mall/kur je prane grindem me ty''.Besoj qe dhe tani ne kete plan e duan,perzje pak dhe krahinizmin...Per mua,asgje per te reaguar e per tu shqetesuar kaq shume smiley

Ne Kosove, me te drejte apo te padrejte, Ramen e shikojne si nje percares i kombit dhe si nje njeri qe nuk pi punon per te miren e Shqiperise vetem e vetem per shkak se qe dy vite po refuzon te pajtohet me rezultatet e zgjedhjeve. Ne Kosove, per shkaqe historike, uniteti kombetar shihet si me i rendesishem se pluralizmi. Kete dukuri Kosoves ende i duhet ta kaloje por ju ne Shqiperi duhet te kuptoni se kosovaret jane shume me shume nacionaliste se ne Shqiperi. Kjo eshte shume e kuptueshme sepse ne Kosove kishim te benim me nje ultranacionalizm serb qe donte t'i shfaroste shqiptaret. Maqendonet ishin edhe me te eger por ne Maqedoni ia jepnin nje ere anti islame dhe jo vetem anti shqiptare. Ne Kosove shumica as qe e dine se cfare feje ka Edi Rama. Kosova ka nevoje ta tejkaloje nazionalizmin si ideologji kryesore por deri sa te rregullohen punet me Serbine, kjo ideologji do te jete shume prezente, fatkeshisht. Maqedoni jane punet edhe me keq se ata jetojne ne nje shtet qe shpirterisht nuk e pranojne. Atje eshte e vertete se jane me myslimane se ne Kosove e sidomos ne Shqiperi per nje fakt te thjeshte se perpos ne Shkup ku ka pak katolike, atje nuk ka shqiptare te krishtere!! (Disa fshatra ortodokse nuk mbahen si shqiptare, nuk e di pse).

Ne nje te ardhme te afert (shpresoj) jam i bindur qe trendet ne Shqiperi si vend ame i te gjithe shqiptareve do te perhapen edhe ne KS e Maqedoni. Pluralizmi i ideve qe eshte me i theksuar ne Shqiperi gjithsesi do te vjen. Per fat te keq, debatet dhe kunderveniet e ideve ne Shqiperi ende behen ne nje menyre shume shpirtengushte dhe shpesh femijenore. Por prap se prap, debat ka - kualiteti do te permiresohet me kohe. Ne shqiptaret duhet te mesohemi te kemi me shume durim e edhe me shume pune se fjale.

Shih, se prandaj nuk me pelqejn kur njerezit hidhen perpjet dhe te vene etiketa nga me te ndryshme sepse the dicka te vertet.

Ky shkrim po thote dicka te vertet, te jetuar! Ka edhe te verteta te tjera, shume here me te hidhura qe nuk i shkruan autori, qe nese dikush nje dite do kete guximin ti shkruaj Kosova dhe Maqedonia duhet ti kerkojne falje vellezerve te tyre ne Shqiperi!

Po te marre vetem nje shembull meqe permende " Rama njihet si percars i kombit". Kur doli Raporti i Dick Marty me te drejte gjithe politika shqiptare e denoi shume ashper ku Rama e quajti sharlatan ate njeri, kurse Berisha i tha trrillues. Ne mediat Kosovare dhe Maqedonase u trumetua me force thirrjet e Berishes dhe shume pak i dhane rendesi Rames. Kuptohet, perderisa eshte kryeminister atij i duhet afruar me teper mikrofoni.

Por, kur raporti i tij u votua ne BE, PD e Saliut ne menyre te pabese pasi kishin rene dakort me deputetin e PS te votonin kunder, votuan PRO. Ky qe votoi PRO eshte nje njeri i larte ne qeverine shqiptare dhe ne PD. Shiko se ja gjen lehte emrin!

Asnje media ne Kosove dhe Maqedoni nuk e denoncoi kete fakt, megjithese ne Shqiperi kjo ishte nje lajmet kryesore ne ate kohe.  Vertet per te ardh keqe, por une kam mendimin se nese nuk i themi ne sy disa gjera njeri-tjetrit do perfundojme te hame kokat e njeri-tjetrit ne fund.

 

 

 Ramen? Ata ashtu kane pare dhe Nanon, dhe Meten, dhe Majkon.

Eshte pasoje e politikes percarese veri-jug te Berishes dhe pike.

 

Dita jone me e lumtur si komb do jete kur te heqim dore nga militantizmi dhe te kerkojme mireqenie.Aktualisht shqiptaret pa e kuptuar ,me nje burrni superempirike ballkani  jane gati te theren per ti siguruar ''pozite'',''opozites'' ,por nuk jane te zotet te kerkojne te drejtat minimale qe u takojne,dhe nderkohe qe zihen ''patozi me i mire se gramozi'',te sipershkruarit majmen dita dites..Dhe normal qe te sipershkruarit i shtrengojne vendet e punes,favoret per teserat perkatese.A na beri ne komunizmi te tille,a e beme ne komunizmin te tille ?Por nje gje eshte e sigurte,me perjashtim te fasades,jemi akoma te pellgu yne i vogel duke u llokoçitur..

 Pasoje e fushates se Berishes per te percare shqiptaret.

Qe kur ka ardhur ne pushtet e nisi, dhe e vazhdon edhe sot.

Kur ta kuptojne maqedonasit e kosovaret qe Sala grekeve po u shiste token, serbeve ua fut mallrat pa dogane e shqipareve andej u merr leke, nje pjese te shqiptareve ketej s'do t'u rruhet shume per ta, dhe me te drejte.

Ja pse duhet vrare Sala sa s'eshte vone, per te miren e kombit.

Qe e duan Berishen ,,kjo eshte zgjedhja e tyre ,pavaresisht se nuk na duket racionale ,por thjesht emotive ....megjthate t'a cilesosh nje njeri te tille psikopat ,si "udheheqesi shpirteror i kombit tone " (kete e kam degjuar,me sakte lexuar ne shume komente te kosovareve dhe shqipetareve te Maqedonise ),a thua sikur ai eshte Mesia e zbritur ne Toke dhe eshte ai qe i shpetoi kosovaret nga serbi ,kjo jo vetem qe eshte shume e tepert ,por s'hahet dreqi e mori ........s'hahet fare ,se nuk e meriton gjthe kete adhurim te kote ,nje palaco i tille .

Une jam shqiptare ,por se dua hic Berishen .  smiley

"Mos e shaj Berishën se s'je shqiptar"- kështu përgjigjen shqiptarët në Maqedoni në rast se kritikon Sali Berishën.

Është bërë ndonjë sondazh dhe s'e kemi marrë vesh, apo thjesht pyetën nja dy shqiptarë në kafene dhe njëri u përgjigj kështu?

 

eshte nje nda mendjet me te ndritura te kombit shqiptar dhe jeton ne prishtine .quhet rexhep qosja.autor i 'strategjia e bashkimit kombetar'.ky njeri e konsideron s.berishen si pengesen kryesore te kesaj strategjie.me shume te drejte.ne 92-93-shin futi ne burg adem jasharin me shoke. ne 96-en u tha shqiptareve te kosoves bashkohuni me vushkovicin e opoziten serbe se e keqja jane socialistet serbe(shiko paralelizmin percares).ne te njejten kohe furnizonte miloshevicin me nafte duke thyer embargon. e quajti uck-ne organizate terrorriste (si serbet).shkaterroi shtetin shqiptar ne te njejten kohe qe po fillonte lufta ne kosove.beri ceshte e mundur per ti percare shqiptaret ne veri e jug.i beri me vone kur erdhi ne pushtet me ndihmen e grekve ,leshime te jashtzakonshme grekeve qe i dine te gjithe e s'eshte nevoja ti perseris .u be mbeshtetesi me i forte i antishqiptarit bollano.ka mbeshtur fuqimisht cdo perpjekje greke per greqizimin e territorit shqiptar,me shkolla ,varreza ,shitjen e hapesires detare ,administrimin de fakto te rretheve kufitare me greqine nga konsujt greke ne korce e gjirokaster,mohimin e ceshtjes kombetare te camerise,minimin qe po i ben gjuhes se njesuar shqipe  si kusht themelor per te patur nje komb te bashkuar shqiptar e me pas nje shtet.kete lloj njeriu vetem nje grek mund ta quaje patriot.por une jam i bindur se shumica e shqiptareve jashte shqiperie  qe e mbeshtesin ,dine keto fakte ,ashtu sikurse edhe brenda.ne nje kohe qe nga ana gjeopolitike keto 20-t vjet shqiptaret kane te faforizuar ,ne jemi udhehequr nda njeriu me i keq i mundshem.σαλι berishovic

 Sa here kam vajtur ne Maqedoni dhe kam bere muhabet me shqiptare, sepse me kapte nje trishtim dhe me krijohej bindja se nje pjese e shqipove is doomed to extintion.

Ne Bruksel takoj ca shqiptare nga zona e Presheves, punetore krahu qe punonin ne nje firme riparimi dritaresh per Parlamentin Evropian. I takoj rastesisht ndersa po zevendesonin dritaren e zyres, dhe i degjoj qe po flisnin shqip. Sapo morem vesh qe jemi shqiptare, u ulem per kafe dhe filluan te me pyesnin per Shqiperine dhe se ca po behet andej. U thashe te verteten dhe faktet. I takova edhe nje here tjeter, dhe perseri me pyesnin per Shqiperine dhe politiken shqiptare. Gjithashtu, ne Parlament ishte dhe nje shqiptar tjeter nga Tirana qe kishte kohe qe punonte aty. Nje dite ky shqiptari nga Tirana me thote qe kur i kishte pyetur keta shqiptare nga Presheva per mua, i kishin thene qe nuk duan te takohem me me mua, pasi une isha "antikombetar e tradhetar" smiley.

Me erdhi aq shume per te qeshur, dhe meshire per injorancen e madhe qe kishin ata te mjere, pasi une duke u treguar te verteten se cfare po ndodh ne Shqiperi, me kishin marre per nje "tradhetar" qe nuk e do atdheun smiley. Ata te shkretet nuk kishin qene asnjehere ne Shqiperi, dhe sic duket e imagjinojne si Shqiperia qe u propagandonte regjimi komunist, fushe me lule.

Percares nuk jam po nje histori do  t'ja lejoj vetes ta qis ketu ne mejdanin koralor te peshkut.. smiley

vjet ne vere, ne dasem, miqte u priten e u percollen me kenge te sali berishes e te hazem hajdarit, ne mes te Tiranes... Zoja e nerume gjykatore e ati qe shpresoj perenia ja ka akomodu shpirtin aty ku e meritote, me i koker mini mini funi, kercete a s'kercete me konget e t'zotit te vet..

Per popullsine shqiptare te Maqedonise, qe kur vijne ne plazh, lahen ne det me shami ne koke ose burrat me pantallona treçerekshe eshte gjynah te flasesh. Jane te izoluar, te mbyllur, fanatik. I ka bere ashtu situata ku jetojne.

Bushne, po ne dasem ne US te ka rene rasti te degjosh kenge per bacen?  C'mallesh smiley.

______

rruga02, flm per shkrimin.  Ndoshta ka nevoje per nje analize me te thelle, por vleresoj sinqeritetin.

Kam ca njerez te mi qe shkojne ne llixha ne Maqedoni.  Priten e percillen shume mire.  Muhabet per qejf me patriotet e tyre.  Ne muhabet e siper del dhe llafi i atdhetarizmes.  Ne, tha nje grua shqiptare ne Maqedoni, e duam shume Shqiperine.  Votojme ne Diber (nga ana e RSH) shpesh.  Nuk le miting te Sali Berishes pa vajtur dhe e thoshte me shume krenari dhe entuziazem e shkreta.  Ky muhabet para ketyre zgjedhjeve.  Ndoshta ne udhetimin tjeter mund edhe te merret vesh ne votuan prape ne Diber apo ne ndonje njesi tiranase.   

 Keto pra jane politikat tona gjithperfshirese,biles me 8 Maj kisha dhe nje shoqe me vete Gjermane,e luta aman te shikoj njehere si votojne Gjermanet,nuk ma prishi,votonin tama si ne.

o nazist gjermane, ju jeni hajdute, kutine e votimit, juve na e zute smiley

Ishte tifoze FCB ajo?  Nqs po, hallall smiley

politikat tona gjithperfshirese

smiley) :-D hahaha politikat gjithperfshirese

disa si ato e falin voten, disa per 300 Evro ja shesin PBDNJ

 

Eshte e vertete disi. Dhe ata shqiptar maqedonie dhe presheve qe me eshte dhene rasti te njof kane pasur adhurim romantik per kete lider, megjithse jo te gjithe ne te njejten mase irracionale, ne varesi edhe te formimit arsimor e kulturor. Sigurisht qe jane dhe mentalitete te mbyllura dhe te paemancipuara, ku strukturat fisnore patriarkale jane ende te forta. Ndaj dhe liderat autoritar jane me te mirepritur. Gjithashtu, identifikimi fetar si kundervenie ndaj fqinjit.

Prurje qe e kane vendin tek acarim nervash . Jo vetem pa bukse , jo vetem qe nuk tregon asgje por ne se merret seriozisht qe ne titull shpreh nje "pyke " djallezore -foshnjore " te denje per nje psikopat fshati .

Eshte njesoj sikur te kishe pyetur ne kohe te meparshme shqiptaret e Maqedonise po keta qe paka pejetur kye or ti !:

Ke doni me shume Titon apo Enverin ? smiley

Problemi qendron se ne te gjithe Rajonin jo vetem ne Shqiperi , nuk ka situate normale. Njerzit te mikluar me ndjenja Nacionaliste i fryjne Flmurit te bajrakut ta valvisin kush e kush me shume . Ne ballkan kryesisht mbizoteron ndjenja e KOPESE . Ndersa per keta fatakeqet e Maqedonise ne kete suituate lur Greku si njeh , Bullgari do cope , Serbi thote jane te mite se jane sllave , shqipua u leshon si mbrojtes trimin me flete , Skenderbe Berishen  etj etj , srejcili shikon tek me i "forti ". Eshte nje psikologji TURME imtuitive momentale si te perfytyrosh nje situate 'permbytjeje" ne Shkoder ku sejcili sheh tek ai qe "ka ne dore " por jo  "me i bae Venec ".

Me mire Shqiptaret e ketej dhe andej kufrit ti pyesin :

A mujten vete me bae dicka per me u bashkue ?
Pastaj mendoj koha do  kerkoj nje ENVER HOXHE per nja 20 vjet , sa te futet treni ne shina dhe jepini ne dac Cifteli ne dac Gernete te kendojne kenge dashurie por mbi te gjitha PREJUNI Rruget e kontrabandes qe u ka lene BERISHA .

Te tjerat , perfshi kete prurje , jane njesoj si puna e shalqinit te lajmit te te silikonisures Sonila , ku nuk mungojne Bradoviqet me pae me tejkqyrese  , per te mire te Atmes e Kombit ! Por ka lezet Bradi ...te pakten nuk ka nuanca ppppppppppp atrioti smiley Njeh xhepin or tie !

 

Idris, me ndihmo se une mbase e kam lexuar gabim.  Ndersa mund te mos jem dakort me venien e fenomenit ne shpatullat e LDK-s, apo edhe detaje te tjera tek tuk, shkrimi m'u duk si nje shqetesim i rruga02 e qe u mundua t'i jap dum e ta ndaje me peshqit.

PS: Paskeni qene keq per i cik analogji shalqi e silikon smiley.  

 Shiko, ne mund te vijme rrotull kacubes gjithe diten duke filozofu, po e verteta eshte: dhe kete e dine Kosovaret t'gjithe pa perjashtim, dhe t'a thone privatisht- qe Salen keta e dune sepse eshte nga Tropoja Veriu dhe eshte myslimon.

Socialistet shikohen si kaure te hap' ose te mchef, dhe tosq, pra jo tamom tamom shqiptare!! 

Kshu, me llogjike e dine edhe keto qe nuk eshte keshtu, po felle felle, kshu e ndijne!!

Kush shqiptar prej Kosove ose Maqedonie thote te kunderten, thjeshte nuk thote te verteten. 

 

Si i behet qe ka edhe (jo pak) Katolike ne Kosove qe "e duan" Berishen? Apo qe ka edhe Katoliket nga Mali i Zi qe jane pro tij? Boll me keto dasite krahinoro-fetare se po na perzihet. Njoh une personalisht njerez te tille (katolike) - po ndoshta nuk me thokan te verteten apo jo? Hajde gjeje arsyen atehere pse me genjekan e bejne si tifoza te Berishes.

 Hajt hajt se kini stomak t'forte juve qe folni n'shumes, nuk ju perzihet kollaj, nqs s'm'tradhto kujtesa!!! 

Ti duhet t'kesh' hik' e vogel nga, ... Shqipnia (?) , se pernryshe duhet ta dijshe qe "kaure" ne shqipen kolokiale quhen ortodoket. 

 

 Hajt hajt se kini stomak t'forte juve qe folni n'shumes

Me fal po nje koment me siper fola une apo ti ne shumes gjithe-perfshires e gjithe-njohes kur shkruajte: "dhe kete e dine Kosovaret t'gjithe pa perjashtim"?

"kaure" ne shqipen kolokiale quhen ortodoket.

Ka mundesi. Une e dija qe "kaure" quhen te krishteret. Heren e fundit qe kontrollova, katoliket futen te grupi i te krishtereve. Megjithate, ja te themi qe ke te drejte. Edhe cfare pastaj? Pse u shifkan socialistet si "kaure"? Dmth sipas ksaj logjike, Shqiptaret jashte Shqiperise paskan patur per zemer Enver Hoxhen ngaqe ai ishte mysliman?! Prisja me teper nga ti, mrroklla. Te me falesh po eshte ofenduese qe te besh ndasime te tilla fetaro-krahinore dhe pergjithesime te tilla bazuar ne nje opinion kafesh te nje anonimi me emrin "rruga02" qe ben pergjithsime sikur ka bere sondazh e te gjithe Shqiptaret ne Maqedoni qenkan pro Berishes.

Apo ai tjetri me siper qe i quan Shqiptaret e Maqedonise qytetare te dores se trete (te Shqiperise qenkan te dores se pare, Kosovaret te dores se dyte) dhe injorante, duke mos patur ide fare per invelin intelektual te Shqiptarve ne FYROM.

Eshte shume me e drejte te thuash qe "po, ka njerez te verber edhe jashte Shqiperise qe kane si idhull kete apo ate politikan" sesa te thuash qe Rama perfaqsoka "kauret" kurse Berisha myslimant. Jo per gje po Janullatosin po e mbeshtet Berisha shume me teper se Rama - p.sh.

 

 Pse u shifkan socialistet si "kaure"?

Kete pyetje duhet t'ja bosh ktyne te seksionit te propogandes se PD-se, jo mu!

Atyne qe kane kaq vjet qe neper konferenca dhe ne TV, qe shikohet ne gjithe Kosoven, BTW, kurre nuk thone Ed Rama, por Edvin KRISTAQ Rama!! 

E dine ato se kujt ja cojne ate mesazhin e kodume, me Kristaq!! 

 

P.S.

U ofendove ti per ndasite dhe pergjithsimet? 

Well, that's a start!!

Heres tjeter, ndoshta do t'a keshe mo kollaj me kuptu robt qe ofendohen nga rob t'vrame n'mes t'qytetit t'vet!!! 

Aaa, epo mire, e paske kuptuar mire pse Berisha dhe kukullat e tij i thone Edvin Kristaq Rama. Dhe une qe gjithe keto vite kujtoja qe e benin per te treguar qe Edvini eshte i biri i ish-antarit te presidiumit te Kuvendit Popullor para 90-es.

Po ato mesazhet e pakodume te Berishes per varrezat greke, shkollat greke, kishat greke, grekun ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, detrat greke, etj. etj. si t'i lexojme? Lexo cfare shkruajti dikush me poshte se po pertoj te them te drejten te shkruaj.

A start for what? A start to realize qe e nderron pllaken sipas interesit, qe akuzon dike tjeter per pergjithesime nderkohe qe je ti qe i ben ato? A start mos te kuptoj c'lidhje ka tema ne fjale me te ndjeret qe u vrane ne bulevard? Mekatet e Berishes mund t'i vesh si tulla e arrijne deri ne Hene, por c'ka te beje me temen? Apo meqe s'ke argument tjeter, futi nje ofendim bashkebiseduesit qe gjoja mbron vrasesin edhe je i lare.

Po ato mesazhet e pakodume te Berishes per varrezat greke, shkollat greke, kishat greke, grekun ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, detrat greke, etj. etj. si t'i lexojme? 

Ti si goce e knushme duhet me e dit qe ka diference t'madhe midis t'qenmit kaur, ose me i dash kauret me shpirt dhe t'hapmit rruge kaurve per politike t'holle! 

Shumica e kosovarve e bon kete dallim. 

Sic ka diference t'modhe midis t'dhanmit nafte shkijeve per tanksa dhe t'dhanmit t'cilsit te Bashkise nje kryekrimineli qe vret beba me mikrofon! 

Shumica e kosovarve gjithashtu e bon kete dallim, anipse me rezultate befasuse per logjiken! 

 

...qe Salen keta e dune sepse eshte nga Tropoja Veriu dhe eshte myslimon.

Mrroklle, pjeserisht dakort. Them "pjeserisht" se eshte po ajo kategori qe ne '90-'93 bente be e rrufue per Enverin. E pra ky as nuk ishte nga Tropoja, e as per fe sia kerciste shume. 

 patriot, kjo qe thu ti dhe ajo qe thosh' une nuk jane mutually exclusive! 

 mrrokll 

ke absolutisht te drejte. 

une jam nga jugu dhe mund te them qe jam rritur mes shqiptarve te kosoves dhe ky muhabet na del shume shpesh neper kafe. Shoket e vetem qe kam jane  nga KS, dhe jane gati ti len kryt, ama kam qelluar dhe te disa pisa qe nga vet rrethi shoqeror kosovar referohen si llafazana dhe matrapaza. Keta mbrapa kraheve shpeshhere me kane quajtur "grek" per shkak te kaurllekut. Dhe vete pjesa tjeter e shoqeris KS ua ka zbutur kurrizin. Me beso. 

Konstatimi eshte i drejte: Dashuria per Berishen eshte ne themel absurde po si arsye perfundon tek: Berisha eshte Geg, flet gegnisht, dhe eshte mysliman. Pik! Orvatjet e tjera te ndonje kosovari per te shpjeguar pse e kan inat Ramen jane komplet pa lidhje. Manorizmat e Berishes i vijne per shtat shqiptarit te thjesht ne ks apo ne maqedoni. E kane me kollaj te identifikohen me te. 

Nqs. doni nje ze te ekuilibruar une do i referohesha Albin Kurtit. Klasa puntore apo katunare qe ka dal ne emigracion nga KS nuk mund te te bejne ty analize te thell. 

Ne kete mes Berisha ka nje pergjegjesi te madhe, duke pare qe ka nje mbeshtetje, thjesht sipas perkatesise krahinore. Ai eshte elementi kyc qe duhet te largoje stereotipet dhe rracizmat e brendshme. Ti ke shume te drejte kur thua se ai perdorimi "KRISTAQ" i bie deres te degjoje dericka. Kjo eshte gje shume e shemtuar e PD'se. 

Kurr sdo e kisha besuar, dhe me vjen neveri ta permend, por c'do dite e me teper besoj se nese ndahej jugu i Shqiperise, Berishes as do ti bente pershtypje fare, nderkohe qe luan me ndjenjat patriotike te Gegnis. Ptu!

 

 Hahaha baker, u sound suprised qe une kam te drejte!!! smiley

Po une kam honger nje thes me krype me kto mer, dhe me mu nuk ruhen se une i kom te gjitha credentials! Si fetarisht, edhe krahinarisht! smiley

Ej, pyti, pyti i' cike ato shoket ca mendimi kane per kaurkat, gocat kaure!! Thuji t'tregojne noi histori me frajerkat shkine! 

Po pyti me marifet, jo kshu tulle!

 

 

 ooo cka mi pyt o mrrokll. na i dijm mir ato. 

mos i ngo fort ato prrallat me shkina se vallaj nuk ua rrasin ato hiq, po nejse. Ata te malit te zi ta shurdhojn bothen me histori te shkinave. 

Ideja eshte qe ketyre duhet tu japesh kohe te kuptojne atdhetarizmin te dikush para se te ndihen rehat, pastaj ato te tjerat menjanohen vete, si kaurlleku si krahina etj etj. Jan robt tane no matter what. 

ti i ke fitu credentials by default e une keshtu me charm. 

Shume e vleresuar prej meje edhe kur me qesh smiley por edhe kur me tall smiley

E nerumja Monda . Une kam nje bindje personale nisur nga Dashuria per PPU por edhe nga ca bindje te pervojes .

" Mos i hiq koren plages se del gjak " Thote Populli yne largpames , shendetdashes e pak veshderr nga te gjith anet e kufijve . Te trajtosh keto vatra tifozesh me probleme qe pa asnje medyshje mbajne ne thelb "percarjen " midis veti sidomos ne kushtet aktuale , nuk ka autostrade qe ti mbaje e jo me nje cope Rruge 02. Keto lloj "dashurish " me patriotizma brenda , perfshi dhe ato "dashurite " per fete e zgjuarsite ne komentet per to jane KORE Plage . Une kete kam bindje dhe JU si pjestare e vjeter tek PPU e keni vertetuar kete "percarje artificiale " me burim xgjuarsine or tie thjesht dhe vetem thjesht te perdorimi termit MALOK !

Te duash apo te mos duash dike , eshte thjesht nje PESHTYME Politike e nxitur nga kreu i Marrezise Antishqiptare alias NERONBERISHA . Ajo kuterbon era kufome sepse i tille eshte mentalitetit i tij ..Te zhvarrose KUFOMA ! Dhe nje nga kufomat me kuterbonjese qe ai po e shet si psikologji mbarekombetare eshte Kufoma e Jozefines ndarja e vecorite e Shqipetareve , Veri - Jug ne cdo forme e menyre qe paraqitet .

Kjo eshte arsyeja qe keto lloj prurjesh i shoh ne rubrika argetonjese ose me qafsh ne se i njeh adminat , ndiko te vene nje rubrike te perafert me pa censure po perafersisht "Futja Kot "

  Fola me ty dhe per ty !

Shaka po, por tallje jo smiley

Idris, ti e di shume mire c'mendim kam une per ndasite krahinore.  Bile bashke biem dakort ne kete pike qe faji s'eshte tek "ndasite" por gjetiu. Ca miq te mi ne Maqedoni sa duan jugun, e ne vecanti Vloren (patjeter smiley) s'duan Ohrin e Shkupin.  

Por autori me c'kuptova eshte shqiptar ne Maqedoni dhe motivi i shkrimit nuk me duket si fryrje te ndasive, shpresoj shume te mos jem gabim ketu.  

Sjellja jote virtuale me shenja apo qofte edhe me germa , perpara peshores se "maturise " dhe "pjekurise " e sidomos vleresimit gjithe perfshires smiley nuk ka te beje fare me personalen . Nga ky  krah ne cdo forme qe te paraqitet e mirpres me plotkupyimin e fjales!!!!

Me vjen keq qe nuk dike te lexosh ose ne kete rast ke lexuar si Lumasiu smiley .Nuk ka te beje fare ne se e mendon ti , une apo ai miku ne Maqedoni . Nuk ka te beje fare se nga cfare morive nisesh ti une apo ai miku yt ne Maqedoni .Ka te beje thjesht nje pervje shekullore e Popullit tone te URTE, Largpames e i shndruar ne keto kohe FILOSOF e pak Veshderr .

"Mos ja hiq koren PLAGES se del gjak " Dhe nga pervoja e fituar kur ja heq vazhdimisht pak e nga pak , plaga infektohet dhe do lind nevoja per prerje ORGANI .

Si nuk Ju mbushet mendja me kete KANCER shqiptar qe ka infektuar Percarjen alias Jozefo - Bishe !!!!!!!!

Mire Idris, nqs ti mendon se po s'u diskutua ne ppu fakti qe vijne nga Kosova dhe votojne, apo edhe rasti i dibranes apo edhe:

...kjo antipati karshi  PS-së nuk ndodh për shkak të dallimive krahinore, fetare apo intellektuale, por si rezultat i një propagande disa vjecare që është bërë kundër të PS-së në Kosovë.

Ky baba nuk mbaj mend të ketë bërë dicka për shqiptarët e Maqedonisë, por është shndëru në personazhin më të adhuruar për ta.

Rasti i tregtisë me naftë nuk u publikua asnjëherë në Kosovë

Shqiptarët e Maqedonisë të varur nga zhvillimet në  Kosovë, nuk kishin mundësi t'i iknin kësaj gracke. 

Por më cudit e gjithë kjo dashuri e madhe ndaj Berishës edhe pse është treguar tepër i dobët karshi problemeve të shqiptarëve këtu.

... atehere cdo gje eshte ne rregull, dakort, ashtu e leme.

Megjithate pavaresisht leximit apo mos-leximit, apo leximit-gabim (pa analogji anetaresh) te kesaj pjese demi i shkaktuar nga personat qe permend dhe ti, sikur te evidentohej, te vihej ne pah, do i bente mire mendoj plages.  Ti mund ta shohesh si heqje korje, por mund te shihet dhe si balsam. 

Berishen e votojne shqiptaret si ne Jug dhe Veri,fajin e paskan shqiptaret ne Maqedoni apo Kosove.Kesaj i thone gallate fare.

Berisha fiton zgjedhjet ne 2005 dhe 2009,fajin e paskan kosovaret.

Po Ridvan Boden dhe 5 te tjere kush e zgjodhi deputet ne Korce,kosovaret apo Korcaret?Sa deputete mori Rama ne Korce?Dhe ai 6 asnje me shume se Berisha.

Po ata 6 deputete te PD te qarkut te Vlores,shqiptaret e Maqedonise i zgjodhen?

te mos diskutojme pastaj Lushnjen,Lazaratin apo qindra fashtra ne Jug qe PD-ja i ka bastione dhe Berisha eshte me popullor se ne Kosove apo Maqedoni.Edhe ketu Kosovaret e kane fajin?

Po 60% te qarkut te Durresit dhe 50% te deputeteve te Elbasanit e Tiranes,shqiptaret e Presheves e kane fajin?

Po per 40 e ca % te votave qe PD-ja mori ne zonen e minoritetit grek,shqiptaret e Maqedonise e kane fajin?

Shqipteret e Kosoves apo Maqedonise respektojne te zgjedhurin e shqiptareve te Shqiperise.Kane respektuar Enverin,Saliun,kane pritur me respekt Nanon,Majkon,Meten dhe do te respektojne Berishen dheRamen nese shqiptaret e shtetit meme do ta zgjedhin.

Rrini se late nam duke fajesuar te tjeret qe nuk mendojne si juve.

+1

 Nje skizem e thelle egziston nder ne!

Pika kruciale ishte ngjarjet e 21 Janarit. Shume njerez ndjehen te frustrum se si gjysma e popllit shqiptar brenda Shqipnise i aprovoi vrasjet ne bulevard ne menyre implicite, duke votu per keta. 

M'asi kaloi shokimi i pare -si ka munci qe doni nje vrases, mileti po kerkon nje arye logjike me kuptu!! 

Thashethemi qe erdhen Kosovaret per me votu n'Shqipni per Salen, nuk mund te vinte ne nje kohe me t'keqe!! 

Fakti qe nje shqiptar nga Maqedonia po thote qe kush nuk do Salen ne Maqedoni shikohet si jo-shqiptar, thjeshte shton provat n'kokat e robve qe nuk e dune Salen,  qe robt qe dune Salen, thjeshte, nuk i shikojne ata qe nuk e dune Salen si rob legit, shqiptare, qytetare etj!!

Rob qe mund t'vriten si berra n'mes pazarit, sepse n'fund t'fundit, kujt po i rruhet per ca qe i shkojne Ed Rames mrapa! 

Hence,  n'syte e robve qe nuk e dune Salen, mungesa e simpatise per t'vramit prej gjysmes se popllit!!

Hence edhe ndjenja e padrejtesise dhe e pafuqise se robve qe nuk e dune Salen, dhe qe "groping in darkness" po gjejne tashi, me t'drejte, apo pa t'drejte edhe pergjegjes jashte kufinjve per kete gjendje ku e gjejne veten!!!

 

 

 

...Thashethemi qe erdhen Kosovaret per me votu n'Shqipni per Salen, nuk mund te vinte ne nje kohe me t'keqe!!...

Socialistet deri ne sot nuk kane nxjerre 1 emer nga Kosova qe ka ardhur dhe ka votuar ne Tirane.Pra eshte komplet fabrikim apo thashethem.Zyra e Gjendjes civile varet nga Bashkia e Tiranes dhe nese do te kishte FAKTE DO TI NXIRRTE.

...Hence,  n'syte e robve qe nuk e dune Salen, mungesa e simpatise per t'vramit prej gjysmes se popllit!!...

Asnje njeri nuk ka mbetur pa shprehur simpati per viktimat e 21 Janarit.Ndarja behet kur PS-ja kerkon te fitoje politikisht dhe ata qe nuk jane me PS-ne nuk flasin,por kjo nuk do te thote qe nuk u erdhi keq per viktimat.

Edhe per rastin Griselda ne te PD-se ketu ne forum kemi shprehur keqardhje,por kur u politizua ngjarja,pastaj kemi thene le te presim prokurorine,por kjo nuk do te thote qe ishim dakort me ate qe hoqi ajo dhe femija,nese tregimi i saj do te ishte i vertete.

 Mbase nuk e di, po Zyurat e gjendjes civile, nuk varen nga pushteti lokal, po nga Ministria e Brendeshme, kot sa per dijeni......ashtu si drejtorite arsimore apo drejtorite shendetesore te bashkive apo komunave qe varen nga pushteti qendror,......... kot po ta them se mbase nuk e dije.....

a e keni gjetur 1 emero kosovar qe ka vutuar ne 8 Maj?

Na e jepni qe ta dime.Thoni qe kane qene 50 mije kosovare qe kane ardhur me autobus diten e zgjedhjeve,por as pamje filmike as emra nuk jepni.

U be kjo pune si puna e fugonit te bardhe te Braces ne diten e zgjedhjeve.

Deri sa te jepni 1 emer pohimi tuaj quhet thashethem apo shpifje.

 Pika kruciale ishte ngjarjet e 21 Janarit. Shume njerez ndjehen te frustrum se si gjysma e popllit shqiptar brenda Shqipnise i aprovoi vrasjet ne bulevard ne menyre implicite, duke votu per keta. 

Mua realisht më duket se kjo është bërë QËLLIMISHT! Zgjedhje realisht nuk duhet të kishte pa drejtësi për 21 Janarin. 

Po shkrdhat e politikës i pranuan zgjedhjet, duke e shpërhap helmin kudo nëpër popullatë. Mua si lëvizje politike kjo më duket e papërgjegjshme dhe njëkohësisht e NDYRË. Sepse tani berishistët po predikojnë se drejtësinë na e paska bërë populli, me votë. 

I qfsha deri në palcën e kurrizit këta që e predikojnë këtë, e megjithatë po e predikojnë. 

O është kjo përçarje ose nuk është asgjë tjetër. 

Po nëse gjykata dënon Metën, çfarë do thuhet për fushatën, ku u hodhën tonelata lekë? vl komplet... ka humb minimumi i mundshëm i të qënit njeri aty, Mrrok.

 

 Nuk menoj kshu OL!

Politika nuk perhapi asi lloj helmi! 

Helmi ishte midis nesh perpara zgjedhjeve! 

Sa peechka ke pa ketu ne Peshk duke tall karet me t'vdekmit e 21 Janarit? 

Nuk kane meshire vlla! Nuk i rruhet fare peedhi per robt e vdek!! Nuk kane nevoje me nigju Salen. 

E kane permrena xhahilllikun!

Bojne kshu si elokuenta, po e kane mrena katilnine per robin qe nuk mendon si kto! 

 Po që e kanë e kanë, mrrok, çështja është stimulohet apo jo... 

Saliu, sistematikisht e stimulon të keqen, mllefin, inatin, cmirrën. S'kam dëgjuar një llaf të mirë apo diçka proaktive, apo pozitive nga këta të Saliut. Ai e kishte brenda me 21 Janarin, drejtësia duhet të thoshte fjalën e vet për atë ngjarje. Ai ngërçin që i ishte mbledh atij personalisht, e shpërhapi në popull. Është teori e njohur kjo, kshu funskionon kapitalizma. Personalizohet fitimi dhe shpërhapet përgjegjësia. 

Ky e shpërhapi pra, me zgjedhjet përgjegjësinë e vet. Qoftë kjo dhe si teori psikologjike. Gjasat janë që dikush të ndjejë më pak përgjegjësi nëse dikush tjetër bie në lumë, edhe rreth tij ndodhen shumë vetë, sesa kur dikush mbytet dhe ky është i vetmi që t'a ndihmojë. 

Thotë një shprehje: edhe ëngjëlli edhe djalli ndodhen tek i gjalli. Ky summons djallin. Sistematikisht. Sundon mbi urrejtje. 

 

mrroklle, respekt. I ke qa kto postimet ke kjo teme si jo rrallehere. Ma kalofsh mire ket weekend.

 dajosho, rrofsh!

Tashi, drejt me fol, kjo qe une po e quj skizem, ka kohe qe po m'shqetso!! 

.

"Mos e shaj Berishën se s'je shqiptar"- kështu përgjigjen shqiptarët në Maqedoni në rast se kritikon Sali Berishën.

e kush e beri kete sondazh? se me c'di une, ne Maqedoni ka intelektuale qe ja u marrin ne kthese ketyre taneve. vetem te lexosh se si shkruajne dhe konceptojne situatat ne trojet shqiptare kudo ku jane, ke respekt per ta. nuk kam lexuar ndonje shkrim t'i ngrihen diterambe Berishes. kjo po, qe do te ishte shqetesuese, por qe vjen dikush si rruga02 dhe shkruan keto, eshte kot fare. mund te kete, nuk e mohoj por as me shqeteson aspak. pastaj ngrihet nje tjeter dhe mat I.Q. - e shqiptareve kudo qe jane duke i futer ne thesin e budallenjve pak me shume se 50% ne Shqiperi, dhe aty afer 100 % ne trojet e tjera. 

e c'te flasesh e c'te thuash me. ''lume e perrua ...'' thoshte dikush, dikur ...

p.s. edhe dicka tjeter; pas shume e shume thashethemeve ndoshta te perziera me pak te vertete, tani thashethemi i rradhes eshte ky shkrim me siper qe amplifikohet si nje e vertete e padiskutueshme ne perqindjen me te larte. hajt pra t'i bejme shqiptaret te urrejne njeri-tjetrin dhe o zot, te vije nje dite qe te marrin armet, sopata dhe hanxhare dhe t'i sulen njeri-tjetrit.

Lira...Na jep nje emer inteligjenti Maqedonas?...

  • Inteligjentet Maqedonas qe protestuan si kafshe pakistaneze per djegen e Kuranit ne mes te Shkupit?
  • Inteligjentet Maqedonas qe u cuan kunder Nen Terezes dhe ngritjes se memorjalit ne nder te saj?...

 ja po te permend te pakten dy: arben xhaferri qe eshte perjashtim i botes shqiptare ( duke na treguar se ku mund te arrije truri shqiptar) dhe kim mehmeti. ka dhe te tjere. 

tani per sa i perket shqiptareve atje, ja c'te them; jane  te pashkolluar por me zgjuaresi natyrale. po t'ju jepet mundesia e shkollimit, na e marrin neve ketej ne kthese. dine te mbijetojne nen sllavet dhe dine te mos shiten per 5 aspra. shembujt qe ti jep nuk thone asgje. shkrimi qe sjell rruga2 eshte dashakeq dhe i turpshem. hajt t'ja veshim katundit, se s'kemi c'bejme tjeter brenda territorit shqiptar. as na prish as na ndreq nqse jashte shqiperise dikush, disa pelqejne berishen apo ramen. ajo qe na prish pune jane kokat e tyre te mbrapshta dhe te gjitha kokat tona qe jane ashtu sic nuk duhet te ishin ...

Po moj..po..zgjuarsi natyrale dhe progres...Ferexhe koke e kembe,me keq se Boshnjaket.. Ata ju jane shitur Arabeve dhe kuranit dhe kane harruar shqipen....Te vetmit ne ballkan qe  protestuan per karrikaturat e Muhametit ishin Shqipetaret e Maqedonise.......Progresistet dhe te zgjuarit natyrale.... Te vetmit qe po kerkoj Azil ne Evrope dhe po na ndyjne emrin,.....Asnje shqiptar ka kerkuar azil pervec Shqipetareve te Maqedonise qe u nisen si jevgjit turma turma me thase per ne Bruksel....

Me kete qe bene ata u dhane goje Maqedonasve dhe Serbeve te thone hapur..."Ja kush jane Shqipetaret!...Parazite!...Na kane rene ne dere!.....Me kete primitivizem ata po rrezikojne te rikthejne regjimin e vizave ne Ballkan!...

Te vetmit qe po kerkoj Azil ne Evrope dhe po na ndyjne emrin,.....Asnje shqiptar ka kerkuar azil pervec Shqipetareve te Maqedonise

Haha! Me verte e ke kete ti apo e the njehere kshu duke shpresuar mos t'a vene re njerezit?

 dhe dy nobelat per te cilet shesim pordhe ne me IQ te larte: 

Gonxhe Bojaxhi dhe Ferid Murati

Ata linden aty, po shkollimin dhe edukimin e morren gjetke..... smiley

sali berisha nuk eshte kanceri i asaj shoqerie poir SIDA.. sepse kjo godet imunitetin e nje organizmi.. edhe konkretisht shihi shqiptaret sot.. nje kolektiv pa imunitet.. mund te besh ca te te doj trapi me ta. konkretisht, shkou ne vater, prishu vatren e kultures edhe ndertoju nje kishe, edhe mos e rruaj hic se asgje s'ka per te ndodhur.. shqiptaret jane nje popull i mpire, pa reflekse, pa mekanizma mbrojtjeje, pa imunitet. kta jane shqiptaret sote. nje kolektiv i injektuar me virusin e sides.. duke pritur sulmin e radhes, deri sa te vij ai fatali qe do i zhduki krejt.

 kush perkrah berishen nuk eshte shqiptar-duhej thene ne fakt.ky i permbush te gjithe kriteret per titullin 'shqiptari me antishqiptar i te gjitha koherave'.te jeshe kundra berishes sot eshte detyrim dhe pergjegjesi kombetare(kjo nuk perkthehet mbeshtetes i rames).

 Të shkrini kur "dashurinë " për berishên e masni me vota sidomos ti Brad qê e di si numurohen votat.Nuk e shihni ç'bëhet me votat dhe ju si analistët e famshëm i merrni si të vërteta votat..Rruga 02 ka sjell perceptimin e tij dhe shumë mirë e ka bë .Por në vend të debatohet rreth ktij perceptimi ju rrekeni të justifikoni kte dashuri si të vërtetë siç thekson dhe Koth kësaj i thonë shalqin kokërr(duhet theksuar) me ambalazh. Nuk është i vërtetë perceptimi askund .PD ka më shumë ish shërbëtorë të diktaturës (e pasardhës të tyre )  ashtu dhe LDK . Dhe kta i fryjnë qëllimisht frymës së përçarjes .Po të ishte ky perceptim mbi dashurinë  për berishën dhe pa vjedhjen e votave berisha apo PD duhet të fitonte 60% por në asnjë zgjedhje bashkë me vjedhjen PD e berisha se kanë kaluar 35 - 37 %.Perceptimi bën pjesë në propagandën përçarëse dhe në krijimin artificial të mbështetsve krahinorë të berishës për të mbuluar vjedhjen e votave e mbi të gjtha për tê krijuar prrallën e prijsit legjendar që edashuronin bastionet apo krahin antikomuniste apo që kanë vuajtur më shumë nga diktatura .Për të qesh e për të qa dhe kjo për një pasardhës nga prindër analfabet e adhurues i Enverit .

O Koth ,shumë i dëshpërur që qenke zhgënjyer nga Sonila dhe se paske vënë re që dhe buzët i ka mbush me silikon .Unë po përpiqesha ta rrethoja me njerëz të njohur;  për Ty .Më paska shku munimi kot , po nejse hallall !

Maqedonsit dhe gjithe kosovaret qe bojn be mas sales mund te vrasin veten dhe te shkojne ne esfel for all I care. Dhe vecanerisht kosovaret e meritojne sepse megjithese e dijne ashiqare qe Berisha ka qene armik i terbuar i UCK, ata prape na cajne trapin me ket qendrimin dashuror ndaj berishes. Te mos ishte per angazhimin maksimal te qeverise majko ne kohen e luftes ne Kosove, gjysma e tyre atehere do ishin bere kukurec nga serbet. Ata hengren buken e kaurit dhe bejne bene e turkut. Bukeshkale.

 Ata hengren buken e kaurit dhe bejne bene e turkut.

Duà-n e turkut. :smiley

 nuk i kuptoj se ku duan te dalin keta tipa qe bejne shkrime si ky ketu, pse nuk i lene rehat shqiptaret e maqedonise dhe kosoves(qe kane plot halle) por duan me doemos ti fusin edhe ata ne kete politik te felliqur qe behet ne shqiperi. Ky qe ka bere kete shkrim, qe duke thithur bar i ka ardhur frymezimi te na beje filozofin, do ia kthej une pergjigjen. E para ky tipi i zmadhon gjerat dhe nuk eshte aspak e vertete qe gjithe shqipetaret e maqedonise dhe kosoves na dashkan berishen dhe urrejne te majten. i qenka mbushur mendja ketij se paska takuar nja dy vete andej edhe arriti direkt ne konkluzion. Por edhe sikur te ishte e verte eshte plotesisht e shpjegueshme per shume faktore. E para dhe me e rendesishmja eshte se ata duan cdo gje gje qe eshte nga rrepublika e shqiperise sado pavlere qe mund te na duket neve dhe vecanerisht cdo lider shqiptar ata e shohin me dashurine me te madhe dhe perpiqen te gjejne vetem ane pozitive tek, ne kete rast dua te permend edhe dashurine e madhe qe kane edhe shume shqiptare te kosoves dhe maqedonise per Enver Hoxhen, saqe me shume perkujtohet atje enveri sesa nga komunistat ketu, madje edhe Shpat Kasapi qe eshte nga maqedonia ka thene se e ka emrin Spat per hir te enver hoxhes pasi ai ka qene pseudonimi i tij gjate luftes. Po ca do te thote kjo, qe te gjithe kosovaret jane komunista? Jo. Kjo ndodh per arsyet qe permenda me siper dhe me kryesorja eshte se at nuk i njohin anet e keqija si te Enverit ashtu edhe te Saliut. Ata besojne vetem ate qe degjojne dhe nuk kane se si te besojne ato pislliqe te saliut qe ata nuk i shohin. Dhe e vetmja gje qe ata degjojne jane fjalet e bukura te saliut qe na hiqet si atdhetar dhe punetor i dalluar, se per te mashtruar duhet pranuar qe ka goxha talent. Te vetmit qe mund tua thote atyre se kush eshte sali berisha ne vertete me gjithe anet e erreta te tij, eshte opozita, po me vjen keq ta them por opozita per gjera te ketij lloji eshte ku me therret qameti. Tha gje opozita per shkollen greke qe u hap ne himare---JO,madje e ka hapur vet e para ne boboshtice, tha gje opozita per varrezat greke ne shqiperi ---JO, madje ka qene edhe vete e perfshire ne te, tha gje opozita per eshtrat e kosines---JO, tha gje opozita per shitjen e ujerave--- shume pak dhe shume vone, me teper duhet tia dime per nder Myslim Pashes qe me shume mund arriti ta bente vertet problem, cfare po thot opozita per regjistrimin e populsise---leshin, cfare beri opozita per vrasjen e remzi Hoxhes nga njerzit e saliut--- asgje! cfare ka thene opozita per futjen ne burg te Adem Jasharit ne shqiperi ne fillimet e viteve 90 nga Berisha--asnjegje.per sa e sa gjera te tjera qe nuk me del koha ti permend opozita nuk ka folur fare? gjer kur do vazhdoj opozita ti vije turp per te mbrojtu interesat kombetare, dhe jam i sigurt se do fitonte shume pike nga kjo gje po ta bente. Por a ka frike apo nuk do tia dije, une kesaj pyetje nuk dij ti pergjigjem, mgjs anoj me shume nga kjo e dyta sepse nuk dua ta besoj qe jane aq kurva sa per te pasur frike, se edhe nese kane frike e kane per ndonje pasuri qe duan te shtojne jo se tremben per jeten e tyre. Ja pra or ti njeri ata nuk e dine se kush eshte saliu sepse nuk kane kush tua thote, se une ti mund tua themi por jemi shume pak per te iformuar nje popul te tere, pastaj edhe mua do te me pelqente qe ata ta ruanin kete dhashuri per lideret shqiptare se sa ti urren po aq shume sa ci urrejme edhe neve me te drejte sepse kjo do ti shkepuste edhe me teper nga shqiperia. Shqiptaret e kosoves dhe maq e malit te zi momentalisht qendrojne shume me lart se sa ne, per te vetmen arsye sepse kane duruar nje shekull te tere mbi supe lloj lloj mizorish dhe nuk e kane humbur gjuhen dhe kombin as nga frika as nuk e kane shitur per para! Kurse ketu tipat si puna jote qe rrine gjithe diten bejne sehir dhe nen efekt u vjen frymezimi, per 200 euro kane shitur kombin, gjuhen edhe b.....!!

 se harrova: pse nuk uleret opozita pe taksat qe ika hequr me serbine dhe i ka lene me kosoven sala? se ne kete rast nuk ka me ca flasi po duhet te ulerase madje edhe me protesta te fuqishme!apo i ka ngec k ne goje per keshtu gjerash!

 sepse shqiptare te maqedonise shprehen neper komente se jane gati te rrokin armet e te vrasin socialistet ketu qe dalin kunder Berishes, e qe Berisha duhej te kishte vrare 4000 vete me 21 janar, jo 4.

 sikur te mendonte 30% e shqiptareve keshtu nuk do qeveriseshim nga halete

+1

 najs.

Ata besojne vetem ate qe degjojne

Po, dhe Saliu eshte ai qe flet me shume nga te gjithe. dhe keshtu krijohen pastaj psikozat e Nano grekut, PS-se komuniste, Rame grekut, PS grekomadhes; enverit, shitesit te Kosoves.

Dhe kur cdo mbremje ne televizor sheh shembelltyren e antishqiptarit qe u predikon masave; krijohen idera si dhe psikoza te gabuara per kombin. dhe kur njerez te tille pastaj shprehen, edhe dalim me klasifikime dhe kategorizime pastaj. 

me mire te mos flasim me absolutizma atehere. se jo gjithmone rruga e ndermjetme eshte rruga me e mire, apo me e shkurter, apo e duhura. smiley

jam dakord me postim tend klevis. sidomos kur thua kete:  ''nuk i kuptoj se ku duan te dalin keta tipa qe bejne shkrime si ky ketu, pse nuk i lene rehat shqiptaret e maqedonise dhe kosoves(qe kane plot halle) por duan me doemos ti fusin edhe ata ne kete politik te felliqur qe behet ne shqiperi.''

edhe une te njeten gje kam konstatuar. per problemet tona, pazotesine per ti zgjidhur ato etj etj, e kemi bere shume te kollajte te akuzojme, fajsojme here direkt here indirekt (por tinzarisht) shqiptaret pertej kufirit.  gjetja  e fundit ishte ardhja e gjoja 13000 shqiptareve nga Kosova per te votuar ne Tirane.  a thua se ishin 13000 mije milingona, erdhen e iken pa pare e pa u ndjere.smiley

p.s   besoj qe edhe numri perfolur (13)0000, nuk eshte i rastit.  eshte i  miremenduar.  bile ''artistikisht''. dmth 13 ,numer tersi.  ata (kosovaret)  jane ters,e keqa e Shqiperise....

 Belulo, para se te qesendisesh kete lajmin e 13 mije kosovareve, me mire bej nje kerkim dhe do te shikosh se te lajmet e topit, me dt 7, maj, e kam thene edhe diku ketu, me ze e me figure, gazetarja ka marre nje interviste nje polic kosovar. dhe meqenese asnje nuk e dinte se si do te shkonin votimet, asnje nuk e dinte qellimin e "mire" te tyre pse vinin ne Shqiperi...dhe vete ai polici kosovar beri habi, per numrin kaq te madh te bashkekombasve te tij, qe si rralle ndonje here vinin kaq masivisht ne dheun ame......dhe ne nje kohe te tille, qe nuk ishin as kohe pushimesh, e as ndonje feste e shenuar......

jo alidems, une nuk e besoj.  po si ore erdhen keta masivisht edhe nuk rane sy fare ne Tirane. dmth as ne kafene ,as ne restorante, lulishte  as te qendrat e votimit (sidomos te vezhguesit opozitare)?!   po as te Skenderbeu duke bere fotografi?smiley

degjo aldemso,  kjo ''historia'' e kosovareve te ardhur per te votuar ne zgjedhjet e ''8 majit'', bashke me ato hitorite e tjera qe u perfolen ato dite, me kujtuan pikerisht ''historite'' qe thoshte Saliu per ngjarjet e ''21 janarit''....

- Saliu: ''erdhen autobuza me kriminela, njerez te paguar,'' nga qytete te ndryshme te Shqiperise...

opzita (PS):  ''erdhen mijera kosovare  me makina e autobuza'' per te votuar....

-Saliu: perdoren thika me helm, ''stilolapsa pistolete''...

-opozita (PS): u bene shantazh punonjsve te administrates, fotgrafuan fleten e votimit me ''telefona celulare me kamera 5 mega pixel...''

-Saliu: kishin sjelle ''furgona me kallashe'', per tua shperndare protestuesve...

-opzita (PS):  ''furgon i bardhe i PD-se i mbushur me vota'' po vjen verdalle neper qendrat e votimit...... etj etj

po keta sikur paskan pasur te njejtin  skenarist o alidems?!smiley

 Belulo, po ti mendon se keta do te shkonin me autobuze, si qemoti ne aksione????

Une po te them ja ujku, ti me thua ja gjurmet.....i thone kesaj...une kete qe po e them, po e them me sa kam pare ne lajme, nuk e shpika vete, pastaj i kane pare te gjithe ne mes te Tiranes, dhe bile me fantastikja, ne diten e kutise se fundit, kur u "shpall" Basha fitues, pjesa me e madhe e makinave festive, ishin me targa KS, pastaj tjeter, po edhe ata njerez si ne jane Belul, nuk e kishin te shkruar ne balle qe jemi nga kosova dhe vijme per te votuar Saliun......mos ja fut kot tani.......

Na jep 1 emer ore burre se vetem ne tym flet.Thuaji partise te na jape vetem 1 emer kosovari qe ka votuar ne Tirane?Kaq problem e kane?

TCH e gjeti oren e Bushit?

po ca emri do ti se po na cmen? do emer kosovari apo do emrin e shqiptarit ne emigracion dhe qe per te ka votu kosovari? Ja psh me emrin tat nese je apo ke qene nga tirana, ka shume mundesi te kete votu Hashimi prej kosove. Po keshtu ene per Bradin qe osht ne gjermani ka votue Besmiri e keshtu me radhe. Kartat e reme te identitetit me emrit tat por me fytyren Hashimit jane prodhuar ketu. A e kuptove tani??????

ca emri do ti mer? nuk t'mjafton fjala e shemes?

 belul ska nevoj ta hedhesh poshte 100 here kete shifer te cilen as une se di ne eshte e vertete, por ama sa here do ta hedhesh ti poshte une do te rikujtoj ata kosovaret vllazen qe ja hyne me arkivolin e Hajdarit deres se kryeministrise kunder atij grekut Fatos Nanes. kaq, shume e thjeshte kjo pune, ata i kane dhene provat.

 Ah se harrova po toskët e maqedonisë cilin dashurojnë ? ç'thonë perceptimet ? 

Nuk jam aspak dakord me përshkrimin që I bëhet këtu arsyeve se përse pjesa dërrmuese e shoqërive shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni kanë një nderim, që herë-herë merr trajtat e adhurimit për Sali Berishën. Unë kam përshtypjen se ndarjet e majtë-e djathtë nuk kanë pikën e rëndësisë lidhur me perceptimin që I bëhet individualiteteve politike shqiptare. Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë kanë një ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj simboleve kombëtare dhe në përgjithësi ndaj simbolikës. Cdo gjest përkrahjeje i politikës zyrtare (ose jo) në Shqipëri ka një dimension të jashtëzakonshëm në Kosovë e Maqedoni. Lidhja gati simbiotike e këtij populli me Sali Berishën (jo me PD-n&eumlsmiley dhe as me figura të tjera brenda PD-së ka rrënjë shumë më të thella nga sa mund të mendohet. Për pjesën e shqiptarëve që jeton në këto troje, Sali Berisha nuk përfaqëson thjesht një politikan, aq më tepër një politikan të djathë. Për ta, ky njeri  përfaqëson një Personalitet. Sali Berisha ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kosovë e Maqedoni falë shumë gjesteve të tij përfshirëse. Asnjë politikan tjetër nuk ka evidentuar në axhendën e tij politike me qartësinë e Berishës, predispozitën për të qëndruar pranë cështjes shqiptare. Gjestet e Berishës në favor të cështjes shqiptare (nuk po e quaj kosovare), që në Shqipëri mund të duken të dorës së dytë, në Kosovë kanë një jehonë të shumëfishtë. Në të njëjtën logjikë, duhet pranuar, se politikani i dytë më i suksesshëm, menjëherë pas Berishës, është Pandeli Majko. Ky njeri gjithashtu ka treguar një vendosmëri të jashtëzakonshme në menaxhimin e krizës kosovare. Ai ka pa dyshim një meritë të madhe. Pra, në këtë drejtim, nuk ka lidhje arsyetimi për orkestrim të simpatisë për Berishën. Simpatia është gjenuine dhe lidhet vetëm me simbolikën e gjesteve të tij dhe jehonën që këto gjeste kanë në Kosovë e Maqedoni.

 

 Dy gjera konstatova: 

1. ti se di c'do te thote "gjest" 

2. ti paske nje kopje te programit te PD qe ka brenda nje plan te detajuar te politikes tone per bashkombasit pertej kufirit. 

...te treten e kupton vete.

@Lirka: Lidhja gati simbiotike e këtij populli me Sali Berishën (jo me PD-n&eumlsmiley dhe as me figura të tjera brenda PD-së ka rrënjë shumë më të thella nga sa mund të mendohet. Për pjesën e shqiptarëve që jeton në këto troje, Sali Berisha nuk përfaqëson thjesht një politikan, aq më tepër një politikan të djathë. Për ta, ky njeri  përfaqëson një Personalitet. Sali Berisha ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kosovë e Maqedoni falë shumë gjesteve të tij përfshirëse. Asnjë politikan tjetër nuk ka evidentuar në axhendën e tij politike me qartësinë e Berishës, predispozitën për të qëndruar pranë cështjes shqiptare.

-----------------------------------

Bullshit i paster .

Ti marrim me radhe. Lidhja gati simbiotike- nqs i referohemi  termit te perdorur, analiza e fakteve  na con ne nje drejtim te kundert me ate qe metohet te provohet. Nje nga kuptimet e termit (commensialism) i referohet lidhjes ndermjet dy organizmave ku njeri perfiton me shume se tjeteri.Dhe si per ironi, nje nga format e commensialism-it eshte perdorimi i nje organizmi si strehe per tjetrin.Nuk eshte krejt pa vend ketu te citojme klishene se  nacionalizmi  shpesh eshte streha e fundit e maskarenjve.Klishe vertet por funksionon. Po ti kqyrim me kujdes faktet, ceshtjen kombetare dhe vecanerisht ate kosovare Berisha e ka perdorur  ne funksion te pushtetit te tij .Qasja e Berishes ndaj pushtetit eshte orgazmike. Ne opozite destruktiviteti i tij eshte i frikshem kurse ne pushtet eshte i pa parashikueshem.Ceshtja shqiptare ne Ballkan eshte eksplozion dhe ky fakt njihet mire nga kujdestaret nderkombetare. Sa here qe Berisha ndodhet ne ngerc me nderkombetaret, ben gjeste dhe perdor retoriken nacionaliste ne shkembim te njohjes se tij si garant i  statusquo-se.  Inagurimi Rruges se Kombit ne prag te zgjedhjeve 2009 me pranine e lidershipit kosovar ishte nje gjest dhe simbolike qe pervec efekteve elektorale , kishte si target dhe nderkombetaret, nje lloj parathenie per menaxhimin e krizes qe pasoi keto zgjedhje.

Lidhja...ka rrenje shume te thella.Mbetet te na tregosh keto thellesite ne mos eshte fjala per perkatesine veriore te Berishes.

Gjestet perfshirese...Ku, Kur?? Berisha eshte nje lojtar i shkelqyer ne fushen e diversionit politik. Berisha njihet si refuzuesi i fteses per pajtim kombetar , nje perkrahes dhe promovues i madh i Rugoves dhe skeptik (e thene bute) ndaj UCK-se. Pastaj pragmatizmi i tij e hodhi ne krahet e H.Thacit. Nuk dime ndonje rast ku Berisha, pikerisht se ka krijuar aureolen e kampionit te ceshtjes kombetare, te kete influencuar per perbashkimin efaktorit politik shqiptar ne Maqedoni.

Qartesia e Berishes ndaj ceshtjes kombetare...Ju kujtohet Rambujeja? Po 97? Sherbimi me i madh per ceshtjen kombetare eshte fuqizimi shtetit ame dhe ne kete pike Berisha eshte nje nga kontributoret me te medhenj te ketij shteti pacavure. Sjellja e Berishes ndaj institucioneve (te pretenduara) te  pavarura eshte treguesi me elokuent i epshit per pushtet ne kurriz te axhendes per te bere shtet.

Spiritus,

A ishte Berisha ai që artikuloi i pari shprehjen “Një komb, një qëndrim”, apo gaboj? Kjo lloj retorike ka një jehonë të jashtëzakonshme në këto treva. Ta them këtë, si dikush që ka jetuar në Kosovë e madje ka bashkëpunuar me personalitete të politikës kosovare (përshirë Fatmir Sejdiun).
Por, ke të drejtë lidhur me qëndrimin e Berishës në raport me marrëveshjen e Rambujesë. Ka një mister të pashpjegueshëm fakti që Berisha nuk e mbështeti haptas nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që i dha mbështetje stoike Ibrahim Rrugovës. Ky fakt mbetet për t’u shpjeguar. Ndoshta, nga historianët e kohërave moderne. Megjithatë, lidhur me perceptimin e Berishës në Kosovë nuk gaboj. Ai është I Pari i politikës shqiptare. Ky fakt duhet pranuar dhe kërkon ndoshta reagimin e duhur nga strukturat përkatëse të partive të tjera.

 

 the continuous loop of BS? what is is? 

 ..hahahaha, A ishte Berisha ai që artikuloi i pari shprehjen “Një komb, një qëndrim”, apo gaboj....hahahahaha

e ka thene vete ai, po siç thote Olsi..tra il dire e il fare, ce di mezzo un mare.....

thene e ka ai, po vepruar, si vepron ai? A mund te ma shpjegosh pak me qarte??????

M'raft pika sa je lodh patrioto smiley.

Po futi mer xhan nje te qeshur.  Vallai nje nga englendisjet me te medha per mua ne peshk jane postet e stolisura te Lirkes.  Apo s'i ka, si rruaze (ia vodha xha Vanit).  "Mister i pashpjegueshem" ... rruaze te them smiley.

Frrok Cupi ydh, Artur Zheji ydh, Ciljeta ydh, Ylli Manjani ydhh (patjeter qy) Berisha ydh.  Po pres te lexoj xhevahirin e radhes per Jozefinen hene e plote (se mos me ka shpetu), edhe ja ku u kompletu qielli i demokracise pa re, a pa ndotje.  Xixellojne yje e xixellonja (tm shkinaks) e lumi ne per vedi.  

sa pije te keqe paske ti... te gjitha pernjeheresh i villke. smiley

zotrules, in vino veritas.  Apo akoma me shkoqur e ka thene populli yne i mencur e pijedashes me "bark e bardhak" smiley.

Keto me lart i kisha esell ama, por soditja e qiellit blu te demokracise, ke te drejte ti qe do ndonje meze me ullinj, ca arrore e frutore edhe damixhan, buze detit te Zvicres smiley.

Monda,

Eh po, ke të drejtë. Këta që ke përmendur më kanë impresionuar. Të them të drejtën, mendova se do të kishte një shpërthim të tillë, që tek postimi me Ciljetën, sepse aty e rrezikova seriozisht këtë reagim (m’a do mendja se jam e vetmja që kam mendimin që kam për t&eumlsmiley. Për të tjerët nuk ka shumë rëndësi, sepse ka shume vete qe mendojne njesoj si une. Vetëm do të doja të të bëja një pyetje: Do të ishe në gjendje të mbroje këdoqoftë, me pasionin që mbroj unë? Thjesht me permend nje emer.

 

smiley

Lirka, rrofsh.  C'te te them, balsam humori je.  Dhe as mos te te shkoje ne mendje qe ke rrezikuar me Ciljeten, perkundrazi aty e ke qare fare. 

Vetëm do të doja të të bëja një pyetje: Do të ishe në gjendje të mbroje këdoqoftë, me pasionin që mbroj unë? Thjesht me permend nje emer.

Me te njejtin pasion?  E sidomos kur kihet parasysh se per ke eshte dedikuar gjithe ai pasion?  Me zemer te hapur te them qe une e kam te pamundur.  Ose, ose nqs e provoj ate lloj pasioni, do e provoj per te emen e Zeqos ne maje te thanes, se pale cer rruazash stolis. 

Dakord Monda,

E dija që do të merrja këtë përgjigje. Ama, mesa duket nuk ke kuptuar një gjë: Mua nuk më bën përshtypje fare, po fare, reputacioni. Reputacioni është gjëja e fundit që më shqetëson.  Mund ta rrezikoj përherë, kur mendoj se e drejta qëndron në atë që mbroj unë. Kështu, që, shpresoj të vazhdoj të të englendis me postimet e mia.

Flm paraprakisht smiley.  Ne pritje te rruazave te radhes smiley

Mua nuk më bën përshtypje fare, po fare, reputacioni. Reputacioni është gjëja e fundit që më shqetëson.

dhe eshte gje e mire, por dhe e demshme nganjehere... psh, te shtyn te mendosh keshtu:

Mund ta rrezikoj përherë, kur mendoj se e drejta qëndron në atë që mbroj unë.

Dhe te krijosh bindjen se ke te drejte... 

por edhe ne te tjeret mendojme si citati ne krye, perndryshe reputacionit nuk do i kish mbetur as nam as nishan... sidomos kur deklaron me bindje se e drejta qendron ne mbrojtjen e nje antishqiptari kriminel si Berisha me CV te pakten 20 vjecare krimesh antikombetare.

 Ne komentet e tua Lirka ka nje keqkuptim te madh ndermjet subjektivizmit, preferencave  dhe qasjes ndaj te vertetes. Kjo e rrezikon reputacionin edhe pse pasioni duhet respektuar.  

Titulli i sakte, arsyetimi eshte ordiner fare. Arsyet e vetme (pervec atyre qe thote Klevis) te ketij fenomeni jane se ai di me e shit veten shume mire. Ne nje mungese totale aktivizimi te partive politke ne Shqiperi per interesat e shqiptarve te Maqedonise (apo trevave te tjera jashte Shqiperie), diferencen e ben "marketingu" dhe lidhjet me partite shqiptare ne keto vende. Rama i ka pothuajse inekzistente marredheniet me partite shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, etj ndaj edhe nuk ka ndonje gezon mbeshtetje atje. Duke qene se show politik ketu eshte "lufte" atehere edhe pozicionimi i shqiptarve jashte radikalizohet.

Kurse komentete dy-lekshe per krahinizma e arsye fetare, nuk kishin si te mungonin ne PPU.

Lizander, ti me duket qenke pro vrasjes se atyre kater te mjereve ne bulevard. Pse e mbron Berishen kaq hapur? Ti duhet t'a dish qe, nese thua qe opozita s'ka bere aq pune te mire "marketing", automatikisht je Berishist i qelbur qe vrave kater veta ne bulevard.

 

Si perkthehet kjo?

 çantë fëndi, shumë trëndy.

 

Te shkoka.

 oh doli edhe rrënja e dramës së Mamurrasit. Saliu na qënka i mirë në shitje! 

Shitje nafte, shitje deti, shitje hidrocentralesh, shitje trojesh, shitje gëzhojash, Shqipëria shitet një euro etj. 

Po URREJTJEN, urrejtjen ndaj opozitës së Saliut, si ua ka shit Saliu? 

Se mirë mund t'u shesësh simpatinë, po urrejtjen si mund t'a shesësh? 

 

egnurg - 10 Qer 2011 - 6:16pm - # 

 Si mund te quhet PS me greket kur PD e sales ne Permet lejoi ndertimin fshehurazi te nje kishe, dhe me te ardhur PS e denoncoi dhe e paditi kishen greke per shkaterrim te prones publike?...

Njekohesisht mund te bej nje pyetje tjeter:

Si mund te quhet PS-ja atdhetare kur ne vitin 1995 qeveria e Berishes arrestoi anetaret e Omonias per terrorizmin e Peshkepise dhe u mundua ti vinte grekut kufirin tek thana,dhe PS-ja jo vetem qe nuk e perkrahu por e denoncoi PD-ne ne cdo forum nderkombetar si parti anti greke?Dhe me vone e akuzoi PD-ne si parti nacionaliste kunder ortodokse?

Ju kujtohen artikujt tek e famshmja Koha Jone,ku socialistet shkruanin kunder Kosoves dhe kritikoni  Rugoven dhe Berishen qe nuk po ben marreveshje ne serbet?Hapni arkivat  e vitit 1993-96.

Te fresket e keni denoncimin e Blendi Gonxhes(ish krahut te djathte te Edi Rames) ne Kongresin Amerikan per trajimin e keq te minoritetit grek nga qeveria e Berishes.

Se fundi,sa here ka shkuar Rama ne Kosove,Maqedoni,Mal te Zi apo Presheve?Tani kur nuk begenis te shkosh e ti takosh si pret qe te te duan?

Perse kosovaret lene konen per nje ortodoks si Pandeli Majko?

 per hir te se vertetes duhet thene qe; ishte partia socialiste qe nuk e perkrahu berishen ne ato fillimet e tij kundra grekerve. kurse tani, pas shume vitesh, te dyja partite jane ne te njejtin batak. kush do te mbroje njeren apo tjetren, e ben me qellim te zi.

Sepse Berisha e kuptoi qe te besh patriotin,ta futin.

Jo se Berisha eshte patriot i madh, por ne vitet 1990-97 te pakten u mundua qe ti bente rezistence grekut.Nuk u hapen as shkolla greke dhe Janullatosi kontrollohej me lupe,bile dhe u vu ne Kushtetute qe ai te largohej,por PS e sabotoi miratimin e Kushtetutes ne 1994 dhe Janullatosi mbeti.

Pastaj Berisha e pa qe te mbash pushtet duhet te behesh si Nano dhe Meta 1997-2005.Majko qe ishte dhe eshte patriot u spostua menjehere.

 

Perse kosovaret lene konen per nje ortodoks si Pandeli Majko?

 

Ku kshu? Une vetem sharje nga me mizoret kam degjuar nga Kosovaret per kedo qe del kunder Berishes, deri kercenime me vdekje.

 

Po keto mendjet e ndritura te ppu-se qe tere kohen te trajne capin me "shaje Berishen se s'je shqiptar"?

Po, vete fakti qe urrejne jashteqitjet e kombit, Berishen e ben "baba te shqiptareve".

A ka argument me te forte per kete sesa fakti qe Berishen e shajne ramistet qe pak pas masakrave dhe perdhunimeve ne Kosove, i dhane kryecetnikut serb bregovicit celesin e kryeqytetit te Shqiperise, enveristet, komunisto-bllokmenet, jugosllavo-milladino-mugoshet e nexhmijes dhe ramiz alise, rexhepo qosiqet e akademise se shkencave te beogradit?

Kjo del dhe tepron.

A ka ndonje shqipetar me te keq se Berisha?

po te pyesesh saline kete pyetje rezik ka per te te thene dicka si 'vetem skenderbeu eshte me i keq se une', me pas nga xhepi do nxjerr nje maske te bardhe, ne te e vizatuar nje karikature, dhe do e vesh. por ti kete s'ke per ta pare sepse e ben shume shpejt. po s'me besove filomje ne hd edhe pastoj ndaloje frame-per-frame edhe ke per ta pare, e ben ne nje frame te vetme.. sa eshte hd-ja, nja 120 frames per second? eshte shume i shpejt.

Mëse e vërtet.Mjafton që të jesh kundra Berishës se shqiptarët e Fyrom dhe Kosovës të kanë pagëzuar si shkie dhe grek që nuk duan kombin bla bla bla,dhe në fund i fusin dhe një përmbledhje analizës së tyre duke i mëshuar fort se,nuk do të kishte kombë shqiptarë nëse nuk do ishin muslimanët.

Te shash Berishen ne Shqiperi, menjeher do te hysh ne debat politik me personi qe do te keshe me afer.

dhe menjehere do te marresh shum epitete qe fillojne nga me e thjeshta qe:

je socialist:

je komunist:

je enverist, e deri te të fundit qe je demode, i vjeteruar nga mendimet.

Por kushe eshte Berisha dhe populli Shqiptare?

Kete pyetje ja bej kujt do qe nuk eshte brenda territorit te Shqiperise, sepse mendoj se jane te vetmit qe e ndjekin politiken ne Shqiperi pa u ndikuar drejt per drejt prej saje. mund te them se e drejtoj kete pyetje me shem per ato Shqipetare qe jane nga Shqiperia dhe qe e kane njohur realitetin nga afer e qe jane dhe ne dijeni edhe per kohet e para viteve 90'.   kushdo ne ate kohe ishte i detyruar qe te lexonte te pakten nje veper te "xhaxhit" sepse edhe nje nje mbledhje te thjeshte kooperative ne fshatrat me te thelle te Shqiperise ko nje perqindje dhe nuk dinte te lexonte ishin te detyruar qe ne keto mbledhje te diskutonin ç'do thenje te ketyre veprave siç cilesoheshin ne ate kohe. do doja te me kthente pergjigje ndonjeri qe te pakten ka prekur nje nga keto vepra, pasi mendoj qe do me jepte nje koment me te sakte per opinjonin tim. ne ato vepra thuhej:

POPULLI ESHTE I PARI

PARTIJA NE SHERBIM TE POPULLIT

Ç'THOT POPULLI BEN PARTIJA

PARTIJA GJU MË GJU ME POPULLIN

Do ndalesha tek kjo thenja e fundit "partija gju me gju me popullin". duhet ta shfletoni kete thenje qe ndodhet ne te gjitha veprat e "xhaxhit" dhe qe pasohet gjithmone me takime ne nje familje te thjeshte, ne familjen R Berisha ku pasardhesit e kesaj familje nuk ishin apak te thjeshte, por djali i kesaj familje ishte vet SALI BERISHA i cili ishte nje doktorr ne profesion, sekretar partie per kryeqytetin dhe nder te paret qe mund te kalonte kufirin e Shqipersise si nje nga me te besuarit e partise dhe Enverit.

kjo ishte vetem nje pjese e voger per pasardhesin me besnik te rruges se Enverit.

sa per Shqiptaret e Maqedonise por dhe te Kosoves mund te theksoj se ne fund te veteve 80  ka fshatra  qe ne ç'do 10 persona nje quhej Enver. por ka dhe shum fise te cilet arriten te ndrushijne dhe mbiemrin per te qene me afer me te madhin e asaj kohe dhe qe ne kosove e Maqedoni kemi pasur nje shtim te mbiemrit Hoxha ashtu siç preferohej dhe emri i idhullit te tyre.

prandaj nuk mund te jap komente se perse edhe pasardhesi i Enverit te adhurohet poashtu.

TE SHASH BERISHEN NE SHQIPERI ne shum vende do hysh ne debat.

Dhe kur te gjesh miljona argumenta mbi fatet ne shuarje te Shqiptareve do marresh nje pergjigje sa te habitshme dhe qesharake qe "Berisha eshte shum i ndershem dhe i mire por ka njerez te korruptuara pas vetes" Po do ju pyesja o Sqiptare, kur qenka kaq i mire ky Berisha e si i pranon keto njerzit e korruptuar qe te qeverisin me te dhe ta çojne vendin ne nje katastrofe te till. por e verteta eshte se  Berisha eshte Babai i ketij korrupsioni, se ndryshe nuk do kishte kaq te korruptuar pas vetes.

Sa se kush eshte Berisha mendoj qe gjithkush mund ti shtoj shum e shum te tjera qe un lash pa permendur. por KUSH JEMI NE? KUSH ESHTE POPULLI SHQIPTARE?

Ne shqiperi 50% e familjeve Shqiptare ka te pakten nje te punesuar ne shtet dhe te tjere te punesuar ne privat pot te varur po aq shum nga pushteti. Dhe asnje shiptare intelektuaj qe punon ne institucione shtetrore e private nuk ka ne "status punonjesi" nje status qe pa te ç'do shqiptare eshte kthyer ne militant, ç'do intelektual eshte snderruar ne militant per te mbrojtur partine qe eshte ne pushtet sepse vetem ne kete menyre mbron buken e gojes dhe te femijve, eshte e qarte se po te ndryshoje qeveria te zihet vendi i punes menjehere dhe nuk ka rendesi se sa specialist je apo tjetri qe te zevendeson nuk din as te shkruaj dhe te lexoj mire mjafton qe personi qe punesoht te jet besnik i partise. pra populli shqiptare eshte nje popull militant per partin ne pushtet njesoj sic dikur dhe kullaku i quajtur nga sistemi komunist qante kur vdiq Enveri po ashtu dhe sot çdo Shqiptare eshte i detyruar te qaje dhe sot nese diçka e keqe thuhet per Saliun.

ESHE KUR NE DO VAZHDOIM KESHTU??????

 

 Sa u ktheva nga buka me nje koleg kosovar.

E pyta sa dhe kush e do Ed Ramen ne Kosove. 

Me tha: Ed Ramen ne Kosove e dune vetem kurvat dhe pederat qe ja kane pa loqet ne fotografi. smiley

So, there you have it!!

Kurse per Fatos Nanon tha: Fatos Nanja eshte grek, prandaj nuk e dune! Asnjeri! As kurvat, as pederat! smiley

Gud baj and gud lak!  

 A din shqip ai shoku jot? Po sdi, e sigurte qe nuk don as Edin as Nanon...!

 Din bre, qysh s'din!! 

M'u knaq kur e ndin, si bylbyl!! 

 Ja dhe saliu antigrek pasi na paska luftu 5 minoritarê e një amerikan për trafik droge , ja një perceptim i gabuar i ngritur po nga mbështetsit e salës po se lanë të luftonte grekun .Por kush e pranoi dhe nënshkroi traktatin e miqsisë dhe bashkëpunimit me greqinë pa asnjë kusht (të paktën heqjen e ligjit të luftës ) ; po atë grekun në krye të kishës ortodokse kush e emroi antigreku sali .Saliu e përdor kartën e patriotit sa herë i bien b. n'uj apo ka nevojë të mbulojë keqbërje antishqiptare .Ai njeri s'ka asnjë ndjesi për kombin dhe shtetin dhe kte e ka treguar dhe e tregon me vepra .Si mund të jetë atdhedashës një njeri që veç shkatrime , vjedhje dhe vrasje në dëm të shqiptarëve e shtetit të tyre  ka në karierën e tij .Nuk ka një akt politik , ekonomik a moral që Sala ka bërë kundër interesave të tij dhe apo klanit të tij.

Një pjes e shqiptarêve të Kosovës dhe Maqedonisë vuajnë nga konformizmi politik i patriotizmit dhe e shoh se shumica këtu njohin vetëm nga kta 

grupi i shoqnise qe paska bere kete analize brilante e me nivel shume te larte, duhet te jete pjese e shoqnise marksiste-leniniste-enveriste qe mblidheshin ne bahnhofet e Zvicres dhe pergatisnin protestat me parrulla me Enver Hoxhen e PPSH-ne, qe i mbanin ne Bruksel e me gjere neper Europe. Ndryshe keta njihen edhe si LPK (Levizja Popullore e Kosoves) dhe qe ne prani te tyre Fatos Nano tha per Enver Hoxhen shprehjen lapidare se "te gjithe e kemi nje baba". Ky grup enveristesh, ne armiqesi me LDK-ne e Rugoves dhe cdo grupim e individ qe shante Enver Hoxhen, Berishen nuk e ka dashur qe kur i eshte degjuar zeri ne politike. Kjo ka qene per faktin e thjeshte se Berisha ju sulmonte babain e tyre shpirteror, Komandantin e Pergjithshem, Shokun Enver Hoxha. Fatmiresisht keto kane qene celula te vogla pa perkrahje e qe nuk perfaqesonin asgje ne Kosove apo Maqedoni prandaj edhe shumica derrmuese e shqiptareve ne Kosove apo Maqedoni perkrahin Berishen dhe shohin tek ai nje politikan qe eshte angazhuar per ta dhe ka nje dashuri per ta me te cilen ka qene rritur. Shkaqet thelbesore pse shqiptaret jashte Shqiperise londineze kane nje ftohje ose frike nga e majta ne Shqiperi jane dy : Ne kohen e Jugosllavise, shqiptaret atje respektonin e donin pushtetin komunist te Shqiperise, pasi keq apo mire perfaqesonte "shtetin ame" dhe ishte ne kundershtim me Jugosllavine e Titos, por kur kjo gjendje emotive e jo racionale nuk ekzistonte me, shqiptaret ne ISH-Jugosllavi filluan te pyesnin dhe njihnin se kush kishte qene Enver Hoxha dhe pushteti i tij. Keta e mesuan qe partia komuniste ishte pjelle e jugosllavise, se pas clirimit Shqiperia ne miqesi e vellazeri me Titon ja la Kosoven ketij te fundit, se shqiptaret e Kosoves qe arratiseshin ne Shqiperi ne shume raste ju dorezoheshin perseri autoriteteve jugosllave dhe ne raste te tjera perfundonin ne burgjet enveriste ne Shqiperi. Shkaku i dyte eshte PS-ja gjate periudhes 91-99. PS-ja gjate kesaj kohe ka qene ne qendrime te hapura antikosovare, bile shpreheshin shume rende ne mediat e saj per "kosovaret". Po gjate kesaj periudhe PS-ja ka pasur ca flirte qe kishin deme ne aspektin kombetar me greket dhe serbet. Gjate luftes ne Kosove, qeveria socialiste ishte preferenciale vetem per nje krah ose grupimim politik, duke percare me qellim faktorin politik e ushtarak te Kosoves dhe sigurisht keto kishin impaktin e tyre. Pas 99-es, me meriten personale te Pandeli Majkos si kryeminister PS-ja filloi te ishte nje parti me nje vetedije per interesat kombetare dhe filloi ta ulte ate dozen e urrejtjes e percmimit qe kishte per "kosovaret", por ishte shume pak qe te ndryshonte gje ne marredheniet me shqiptaret jashte RSH.

 Nje kenge per ata qe e kane gjetur misherimin e Mesias ne "Gomarin" e Vicidolit smiley

 Shkaku i dyte eshte PS-ja gjate periudhes 91-99. PS-ja gjate kesaj kohe ka qene ne qendrime te hapura antikosovare, bile shpreheshin shume rende ne mediat e saj per "kosovaret". Po gjate kesaj periudhe PS-ja ka pasur ca flirte qe kishin deme ne aspektin kombetar me greket dhe serbet. Gjate luftes ne Kosove, qeveria socialiste ishte preferenciale vetem per nje krah ose grupimim politik, duke percare me qellim faktorin politik e ushtarak te Kosoves dhe sigurisht keto kishin impaktin e tyre. Pas 99-es, me meriten personale te Pandeli Majkos si kryeminister PS-ja filloi te ishte nje parti me nje vetedije per interesat kombetare dhe filloi ta ulte ate dozen e urrejtjes e percmimit qe kishte per "kosovaret", por ishte shume pak qe te ndryshonte gje ne marredheniet me shqiptaret jashte RSH.

ah tani ke fol pa lidhje.

Uroj që opozita të përmbushë detyrimet e veta, të realizojë se jo bllokimi, por votimi, jo destruktiviteti, por konstruktiviteti është alternativa që duan qytetarët shqiptarë

 Bindet cilido, se ne cilin nivel  intelektual,  qendrojne fansat e Berishes qe  jane  shprehur me larte.More jo ne  Amerike, qe fatkeqesisht edhe  kane arritur te vene, por edhe mes aliendeve ti shpiesh,  po te tille do te   mbeten...

 Ushtare  te   "idhullit  dordolec" te tyre.Qe eshte armik  i votes se lire

   Kjo eshte  ne fakt drama e vet ketyre e jo e popullit.Sepse ato qe nuk i zgjidh  e sotmja, ne favor te drejtesise, ne menyren absolute do ti zgjidhe e nesermja. Historia na ka mesuar se nuk mbetet  krim i  pa ndeshkuar.

   Kush ka pake haber, nga Historia e  Revolucionit Frances, duhet  ta  dije fatin e atyre qe gjykuan dhe i prene koken Mbretit.Qe te gjitheve ju  pre koka.Letren ne xhepin  e Robespirit e  vendosi Fusheja.Dhe  nga  ajo fije leter atij  ju pre koka.Miliona e kishin pas idhull Robespirin, por asnje nuk arriti ta mbronte.Kishte bere  nje krim...

Gjyqtaret qe "presin koken" e te  drejtes, ne se veprimi  i tyre perfundon ne  drame shqerore, ne  fatkeqesi  mbi  popullin, nje  dite do te gjykohen shume rrepte.Veprimi  i  tyre perben nje krim te  madh. 

Idhulli i  ketyre eshte   po  i njejti, armik gjer  ne vdekje i votes se lire.Nuk  ka krim me te  madh se ky  ne demokraci.

Prisni ushtare te se keqes,  te ndryshoje populli!  Idhulli Juaj, kurre !

Artikulli ishte interesant, dhe ia vlente te studiohej nga politiloget, per te percaktuar a konkluduar se , pse kombi yne ngelet (eshte ne fakt) me mbrapa te tjerve.

Me te vertet Pjer.

Pse jemi kaq prapa europes ?

Pse jemi vendi me i varfer ?

Pse jemi kaq te prapambetur e te paditur ?

Ne edhe lugen ne e dhane, e prape se prap mbetem te varfer !

Pse Pjer?

Sepse si duket Lumidrin, si komb kemi mangesira te medha. E hame sapunin per djath.

E vertet Pjer, 60 vjet e hengrem sapunin per dajthe, pasojat vazhdojne .

Bravo , me pelqeve per pergjigjen, nje shishe Glen 10 vjeçar kur te takohemi ne tirane.

 Ç'raport ka kryeministri i vendit me kryeministrin e shtetit fqinj, Italise? Kane ndonje gje tjeter te perbashket veç ndryshimit te ligjeve sipas interesave te tyre? 

grini sallate ju komunistet e ppu se kete e beni mire, me stil

nga gjithe ky diskutim, me beri pershtypje njeri qe thoshte i kam inat shqiptaret e Maqedonise se kerkojne azil..tjetri jo vetem i duket vetja me i zgjuar se me shume se gjysma e Shqiperise, por edhe te Kosoves e Maqedonise..kesaj i thone te te pelqeje vetja (shenje e keqe kjo)

kurse kjo qe ne Shqiperi votuan 13,000 Kosovare bazuar ne nje interviste te TCH ne Morin ku intervistoheshin Kosovare qe vinin ne fundjave ne bregdet, tregon tamam sa te demtuar e kane ose trurin ose integritetin keto persona qe e promovojne nje genjeshter te tille

sa poshte do te bini per te mbeshtetur nje politikan si Edi Rama, politikan i cili jo vetem qe nuk e vret mendjen ne e pelqejne apo jo Shqiptaret e Kosoves e Maqedonise, por edhe nje pjese te shqiptareve i ka quajtur me neveri cecene

kurse per ate qe thote qe Berishen e pelqejne katundaret, atehere ti me siguri pelqen nudistet dhe perverset, perfaqesuar boterisht nga Edi Rama (per te mos thene te droguarit, se ky ngelet nje thashethem i Priftit)

 

e o... maskarenjte; te shane berishen ty. smiley

Ik o Zotrules se nuk matet njeri me ty..kush jam une perpara gjysmes se Shqiperise e Kosovareve e shqiptareve te Maqedonise, me nje person me IQ si ti, plus dhe kombetar si ti, zor se matet njeri

po c'matje o derman? keto krahasime egzistojne vetem ne mendjet e atyre qe me te vertete fillojne te dyshojne ne aftesite e tyre. une nuk jam shprehur gjekundi qe une jam me i zgjuar, apo me i mire, apo... "kombetar" se ky apo ai person apo grup popullsie. 

pyetje e mire ajo qe fillon komentin tend. smiley interesante.

 Edi qenka perfaqesuesi boteror i nudistave? Hahaha. 

Si e gjejne keta njerez peshkun mo vlla se di?

kurse une e kuptoj pse e gjejne kollaj ppu njerezit si ti qe nuk dine ndryshimin mes fjales boteror dhe boterisht ..

perfaqesuar boterisht=perfaqesues boteror (Gjuha Shqipe e klases se dyte)

 si duket klasen e dyte e paske marre me pesa

ka qene nanje si puna jote.. qe shkaktonte impakt te konsiderueshem ne gjenetale, te vijuar me carje, me sarkazmen e vete, qe anglezt ja faturuan proverben 'sarcasm is the lowest form of wit'.. kaq padrejtesisht.

twintip i zgjut qenke, paske shume per te shit...

ketu eshte blog dhe s'ka nevoje njeri per leksione as per mesime te klases se dyte kur kjo behet me tallje dhe per te me ulur, sidomos kur e kane gabim 

 

 

Ani mos u idhno se jena kah bojm hajgare. Mos e vrit mendjen, ndoshta ti ke qene me i prirur per matematike dhe nuk te kane pelqyer lendet gjuhesore/letrare.

shoku/shoqe, e ke gabim mos e bej muhabetin terkuze kot tani

ju ar guud pipell kiddo. smiley

Artikulli nuk eshte i keq, por autori ka harruar te permende dicka: Antipatia e shqiptareve te Kosoves e Maqedonise ndaj te majtes vjen edhe sepse regjimi famekeq i milloshevicit ishte teorikisht "i majte". Kosovaret vuajten nga ky lloj regjimi kurse shqiptaret e Maqedonise solidarizohen dhe influencohen me shume nga shqiptaret e Kosoves se sa nga ata te Shqiperise.

 

nacional socializmi nuk eshte i majte.

Regjimi famekeq u paraqit si i majte. Nuk do ta quaja milloshevicin nacional-socialist sepse regjimi i tij nuk perbehej nga njerez me intelekt te mjaftueshem per te kuptuar nacional-socializmin. Ishte thjesht rikthim i serbeve ne origjine, sa per ti kujtuar botes qe nuk jane civilizuar ende.

Kosova eshte i vetmi vend nese nuk gaboj nga vendet e lindjes komuniste qe partia komuniste lokale nuk arriti te linte nje trashegimtare. Ne te gjitha vendet e tjera partite komuniste qe kishin vendosur diktaturat ne ato vende, pas permbysjeve ndryshuan emrat, lidershipin etj. dhe vazhduan jeten politike bile edhe duke qeverisuar ato vende tanime ne sistem tjeter, ne Kosove ju shua fara. Shkak ishte rezultantja e popullit te Kosoves, komunistet e atjeshem i kishin genjyer dhe mbajtur nen pushtim. Komunistet pertej kufirit, pra ne Shqiperi, kur kishin shtypur popullin qe kishin ne pjesen e tyre te kufirit, nuk kishin ndonje iluzion qe mund te benin ose te kishin bere ndonje gje me te mire per shqiptaret ne Kosove. Kjo eshte nje arsye qe eshte pamje me e pergjithshme, ndersa ajo e vecanta qe lidhet me PS-ne qe ndryshoi emrin nga PPSH, ka te beje me periudhen qe permenda me siper. E gjithe ajo periudhe ka qene antikosovarizem i mirefillte qe mund te klasifikohet edhe racizem. Shtypi i majte gelonte nga stigma per kosovaret. Habitem kur lexoj ose degjoj ca njerez qe flasin tani per Kosoven kur atehere villnin vrere ndaj kosovareve. Pandeli Majko respektohet ne Kosove dhe jo me kot. Arriti te dilte mbi ate qe prevalonte si mentalitet e qasje ndaj kosovareve deri ne ate kohe ne PS. Gjynah qe ky burre nuk eshte lideri i opozites ne Shqiperi!

Po cerekshekullorin ne PPSH pse e do Kosova?smiley

Artikulli nuk eshte i keq...

..ne te vertete artikulli ka krijuar nje' back-fire' per arsyen e thjeshte se autori ka gjetur nje forme te "komplikuar" te justifikoje  e  shvleftezoj  idene e antipatise te shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise  ndaj te majtes  dhe simpatise mbarepopullore  ndaj Berishes .Vetem konstatimi dhe evidentimi i ketij  realiteti lehtesisht i perceptushem  si  nje opinion  aq i fuqishem atdhetar ,  krijon problemin themelor  dhe te pakapercyshem per  shkrimin,  sepse  autori nuk arrin dot  ta manipuloj e minimizoj  ate edhe nga ana formale, duke krijuar te  lexusit e thjeshte majtiste nje  konfuzion,  paqartesi  dhe iritim  siperfaqsisht te justifikushem...     

mes shqiptareve mbeshtetjet per politike nuk jane aspak te natyres parimore. skemi arritur akoma ate nivel emancipimi qe edhe nje kosovar mitrovice ta zeme te mbeshtese PS sepse beson ne idealin e majte. kosovart e shqiptaret e maqedonise e mbeshtesin salen thjesht per arsye socio-kulturore. e kane me prane tyre ne aspektin gjuhesor, kulturor, krahinor, fetar. 

 

edhe i gje tjeter eshte e vertete, te flasim pa doreza: sa me i ulet niveli arsimor-kulturor-ekonomik aq me e larte mundesia qe te jene kontigjent votues i PD.

  kaposh -

  Nuk e kam per zakon tu kundervihem opinioneve te antareve te ppu.Por, ne tere ate"faqeparagraf"-in tend ku desha te  shplodhesha duke lexuar  ide e marre mend, si prej  nje te vajturi  ne Kanaden e larget, thashe se lajthita  e nuk u besoja syve. Do  te ti them nja dy gjera, me qellimin e mire, se ben vaki e i kendon ndonje bariu yne ketej dhe mundet  te  thote  pa u ndrijtur:"Ky kanadezi yne qe e quajne kaposh,  paska mbetur me "NJE  BARRE...KOKOSH MEND", te marra me vehte,.. qe kur na la." E thone ore, qysh jo, se ja si e ke silloisur:

".....ne te vertete artikulli ka krijuar nje' back-fire' per arsyen e thjeshte se autori ka gjetur nje forme te "komplikuar" te justifikoje  e  shvleftezoj  idene e antipatise te shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise  ndaj te majtes  dhe simpatise mbarepopullore  ndaj Berishes ..."

 Nuk  eci me poshte por po endem ne keto qe ke kerryer, si thelbin e mendimit tend.Me e para gje qe duhet  ta dije eshte se antipatia dhe sipmatia jane jo ide, por ndjenja.Se dyti, ben nje antiteze sofiste sepse ja si koncentrohet  ne trurin tend pasaktesia e mendimit: "antipatia e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, ndaj te majtes shqiptare dhe simpatise mbarepopullore ndaj (idhullit tend sh.im )Berishes.

Tani  sikur te te pyeste  ndonjeri, si  ai  bariu bie llafi,  e te  thote : -More kokosh, kjo e majta shqiptare jashte  asja mbarepopullores tende  te jete? Dhe me qe Ju,  nuk do ti pergjigjeshe dot, as me dy  gjysmaparagrafi, ai  dhe mund te  vazhdonte;-Shenoshe vete more ! E te qe me kaqe Emer ALLAH ! Por Ju nguleni dhe  me tej ne te thellat, qe çobanet ketyre  lajthitjeve, u kane thene "te marrezise".Ja  ta  ndjekim bashke, se ben vaki  dhe une nuk e kam mire:

".... Vetem konstatimi dhe evidentimi i ketij  realiteti lehtesisht i perceptushem  si  nje opinion  aq i fuqishem atdhetar ,  krijon problemin themelor  dhe te pakapercyshem per  shkrimin... "

      Mendimi Juaj, i ecen nga pas  asaj qe u ka shpetuar qe ne fillim, ..pas e larg.... simpatise mbarepopullore  ndaj Berishes. Por as nuk ke pare, sa copa mendjeje te kane rene udhes nga ideja kryesore. E  ke thene shqip qe antipatia e shqiptareve te Kosoves dhe te Maqedonise .....qenka si per te majten... dhe per simpatine mbarepopullore ndaj  Berishes...Ke shtremberuar  idene e "mençurise se holle"... te  shuleve

Tani me lejo te  them une  mendimin tim rreth atyre qe ka deshur te shprehje.

Qe diten e pare qe shkele ne Kanade, mesiguri  je ballafaquar me nje oficer te thjesht publik te zyres imigration-it.Nuk  besoj se te ka shkuar anash qendrimi korrekt, i tij ndaj ligjit. Ai eshte qendrimi qe  ngjall simpati  te qytetarit, te njeriut te thjeshte, te popullit. Ky  mbrepopullori Yt, per simpati, gjer sot ka bere 37 shkelje te  Kushtetutes.Mire ata te verbuarit andej kendej qe nuk para vakerrojne dhe aqe mire, po Ju, dhe pas ketyre fakteve, do te mbeteni  gjene te marepopulloret e... lesh me lemit ne Kosova a ne Maqedoni ? Te shuleve te  shuleve? Une kurre ! As  çobanet  jo!

  Atje ku ke vajtur, per hall, pse i  shton fronidha kokes, duke e lodhur me ndjesi anapodha, kur ne vendin nga ike, ka qe nga viti qe vuri prapanicen  mbarepopullori  yt ne kolltukun e qeverrisjes, grenja,  sherri e shamataja, nuk po  ndahet nga asnje shesh, asnje trapez, nga asnje muhabet, asnje familje, asnje ode, asnje gardh, nga  asnje  cep pylli, asnje milje uji, asnje lendini (se vetem lendina   ka mbjelle ). te  jemi komb qe hymnizojme djallin?Se keto i  ka pare dhe i  shikon edhe cilido antar i shoqates se te verberve, te para dhe  tetraplagjikeve, te  pensionisteve dhe te ish minatoreve,te fshatareve e te katundareve.Te qytetareve po  qe po! Juve  nga se ju vuajne syte, na thoni  dot?

 Me qe je i marepopullores, keta xhanem ne cilen popullore duhen llogaritur?

 Ja  keshtu more mik, duke qene ne nje vend demokratik si Kanada, nuk u  vjen mire njerezve, kur  jep  mendje e "ide"..qe  ben te gajasen dhe çobanet  e Sharrit.Per Ju e kam!  

  

grava mo e vrit shume mendjen ta arsyetosh. Sepse nuk ka asgje racionale. Njerezit ne te tera anet e kombit Shqiptar e duan Berishen per te njejtat arsye te gabuara qe deshin edhe Enverin. Pas 45 vjeteve te tjera do te ndryshoje praper dhe ne po ashtu ne anen e gabuar do te jemi, sepse nuk kemi qene asnjehere racional.

Menyra me e shpjete per te njohur dike te panjohur ne Shqiperi eshte ta pyesesh ke simpatizon politikisht. Nese te pergjigjet PD, rrezja e kategorive njerezore, ku mund te hyje ky i panjohur, reduktohet ne 4:
1) I mencur, por frikacak ( sepse ne te vertete simpatizon "majtas", pra i padobishem per shoqerine )
2) I zgjuar, por i poshter ( sepse ka aq inteligjence sa te kuptoje shkaterrimin qe po i sjell ketij vendi kjo force klanore, e megjithate pranon cdo pakt me djallin per hir te ndonje interesi te vogel, tipike per njerezit e vegjel)
3)Budalla ( beson marrezisht, cdo marrezije a dogme qe i pjell mendja kryetribalit )
4) Totalisht i paafte ( e vetja menyre qe njeh per te maskuar paaftesine e tij per te qene i vlefshem per shoqerine eshte te mbroje me cdo menyre, ate shtrese politike, qe meritokracine e ka shpallur armikun e saj kryesor. E jo vetem, por qe i duhet te qendroje i kapur me thonj pas testikujve te dikujt, qe gjithashtu eshte po aq i paafte, por qe ka merite te jete pak me teper i tille, ne menyre qe te shtypi kedo qe gjithashtu varet ne testikujt e tij, per ti bere balle shoqerise shkerdhatokratike qe vete ka kontribuar e kontribuon perdite te ndertoje e te instaloje)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).