Çka po ndodh në Shkup?! Artan Sadiku Sot (e enjte) është dita e katërt me rradhë në të cilën mijëra të rinj nga prejardhje te ndryshme sociale dhe etnike po vërshojnë rrugët e Shkupit. Si filloi? Ditën e hënë, dita e parë pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dikush kishte shkruajtur në Twitter që një i ri ishte rrahur deri në vdekje nga forcat policore mbrëmjen e së dielës në sheshin e Shkupit ku paria VMRO po festonte fitoren në zgjedhje. Por, çuditërisht edhe pas më shumë se 12 orëve asnjë medium nuk kishte raportuar këtë ngjarje e as që ishte vendosur ndonjë informatë për këtë në raportet ditore në faqen zyrtare të policisë. Rreth 20 aktivistë u mblodhën atë pasdite tek parku i qytetit për të diskutuar mbi ngjarjen, ndërsa lajmi po përhapej në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Pas dy orësh, në park ishin mbledhur qindra të rinj dhe rreth orës 20 u vendos që mënjeherë të fillohet të protestohet. U bllokuan rrugët kryesore në qendër, u bllokua një festival argëtues që mbahej në shesh. Të rinjtë informonin njerëzit për ngjarjen që tani po bënte 24 orë që fshihej nga organet shtetërore. Dyshohej që djaloshi 22 vjeçar identiteti [...]

3 Komente

 Bravo Maqedonasve!! Këta qënkan popull. Jo si krvat tanë që votojnë vrasësit. 

 

maqedonasve & shqiptareve

 Jo per mungese patriotizmi, po nuk besoj ne shpirtin e shqiptareve tashme.....shembulli me i paster eshte thirrja qe ju be shqipove ketu ne dheun ame dhe u mmblodhen apo jo, nja 30 vete.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).