Shumë shqiptarë kanë pyetur veten këto ditë të trazuara pas votimeve të 8 majit: Ku ndodhen kutitë e votimit dhe kush janë njerëzit që i ruajnë? Kutitë ndodhen në magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës. Njeriu përgjegjës për to quhet
Zaim Metaliaj. Ai është magazinier i përgjithshëm. Zaim Metaliaj nga Tropoja është djali i tezes së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një fakt që e dinë të gjithë njerëzit që
punojnë tek Rezervat e Shtetit.

Zaimi është emëruar në këtë detyrë pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, por sipas ligjit "Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit... përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit". Pra për emërimin e një personi në strukturat kryesore të Rezervave të Shtetit duhet marrë firma e kryeministrit të vendit.

Por Zaim Metaliaj nuk është i vetmi njeri i familjes, të cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar në strukturën e zyrtarëve që kanë përgjegjësi direkte për vendin ku mbahen kutitë e votimit të 8 majit. Edhe vetë zv/drejtori i Rezervave të Shtetit, Ibrahim Berisha është kushëriri i kryeministrit. Nuk po flasim për kushëri të largët: Ibrahimi Zeqir Berisha është djali i xhaxhait të kryeministrit.

Madje lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait të tij njihet si shumë e fortë. Në Tropojë e dinë të gjithë që xhaxhai i kryeministrit të sotëm, pra babai i zotit Ibrahim është personi për të cilin kryeministri ka patur debulesë të veçantë sepse ishte ai që e dërgoi në rrugën e shkollimit.

Një udhëtim tek kutitë

Mesditën e djeshme ne vizituam magazinat ku mbahen fletët e votimit dhe njeriu i parë që takuam ishte Bedriu. Bedriu ka pirë "pak" këmbët nuk e mbajnë dhe flet çfarë ti vijë për mbarë. Është një prej rojeve të kompanisë që ka marrë përsipër të ruajë kutitë e votimit. Magazinat e vjetra janë të rrethuar me tela. Në një kolibe në hyrje thuajse dremisin dy roje të tjera, të cilët kanë për detyrë të mos lenë këmbë njeriu të pautorizuar të kapërcejnë portën me hekura të vjetra të magazinave të rezervave të shtetit.

Rojet të thonë se nën mbikëqyrjen se nën mbikëqyrjen e tyre janë magazinat, ndërsa kutitë e votimit ruhen me polici private dhe asnjë person i paautorizuar nuk mund të shkojë tek to. Asnjë person i paautorizuar. Po "të autorizuarit"?

Çfarë ndodh me kutitë e votimit?

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, kutitë e votimit me fletët dhe materialet e votimit dërgohen në vendin e numërimit të votave. Materialet e tjera të përdorura gjatë procesit të votimit i dorëzohen KZAZ-së. Numëruesit numërojnë votat dhe në përfundim të procesit ato dërgohen në magazinat e Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër, ku KQZ disponon dy magazina.

Nëse KQZ do të kërkojë që të rihapë kutitë siç edhe ka ndodhur, kutitë merren nga magazinat në Lundër dhe futen në një nga ambientet e KQZ-së deri sa të fillojë
çështja për shqyrtim. Transportimi i tyre realizohet me makina të KQZ-së, qofshin automjete të vogla apo mikrobusë. Pas mbylljes së kutive, kutitë ridërgohen në Lundër
për t'u ruajtur deri në pastrimin e tyre për zgjedhjet e tjera.
 

_________

E kanë shkruar gabim ...
Ndërsa numërohej kutia numër 1760 (KZAZ 47) në procesverbalet e saj thuhej se kishte dy vota për kryebashkiakun. Në fakt u gjend vetëm një votë. Kjo i përkiste kandidatit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa vota tjetër e raportuar nuk ndodhej. PS kërkoi shpjegime por Ristani u përgjigj: E kanë shkruar gabim ...

Kodet e ndryshuar

Në kutinë e votimit për kryetarin e njësisë bashkiake të Qendrës së Votimit 1800, duhej të rivlerësoheshin 3 fletë për kryetarin e Bashkisë. Por, u vërejt se kodet e lexuara nga personeli i KQZ-së, nuk përputheshin me kodet e mbylljes nga grupi i numërimit. Socialistët denoncuan faktin, por Ristani mbylli debatin.

Fleta që erdhi nga kutia tjetër

Rasti më flagrant që provon direkt se në kuti janë futur duart është ai që ndodhi më datë 18 maj me kutinë e QV nr. 1797 të Njësisë Nr. 4. Pas hapjes së kutisë është gjetur një fletë votimi e kontestuar me vulat që i përkisnin QV nr. 1801. Pra e një qendre tjetër dhe që nuk kishte asnjë mundësi të gjendet në kë kuti. Gjetja e një flete votimi të vulosur nga Komisioni i një Qendre Votimi në një kuti të një qendre tjetër provon se manipulimi është kryer pas procesit të votimit duke nxjerrë dhe futur votat nga njëra kuti në tjetrën.

Mungojnë fletët

Në kutinë e votimit me numër 1762/1, mungonin dy fletë për kryetar, nga tre që duhej të numëroheshin. Përfaqësuesi i PSV '91, Idajet Beqiri pyet kreun e KQZ-së Arben Ristani se ku ndodhen fletët e munguara? Përgjigjja që vjen nga Ristani është: Ta dija, ta thosha ...

17 Komente

Pra e shikoni qe Berisha s'mban me hater as nga te nenes as nga te babait? I ka te dyja palet njelloj smiley

kjo eshte teme ku duhet te komentojne ushtaret dhe ushtricat e berishes... ne nuk kemi cfare te themi.

Ushtricat do thone: - E ca ka te keqe?  Keni ndonje prove ju qe kane bere gje ata? Nje pune do e beje edhe kusherinjte e Berishes, pse mos punojne ne Lunder. Nuk eshte krim te jesh kusheri i kryeministrit. Shekulli eshte komunist.

sa fort te du une ty. smiley

shkurt paster bukur. dhe shkurt bile.

po pse eshte shekulli komunist, nuk e kuptoj. pse, ai eshte kriteri qe duhet plotesuar i te qenit komunist? megjithmend? te "sulmosh"* berishen te ben komunist?

po ky eshte problemi qendror i politikes dhe jetes politike shqiptare.

ka parti qe nuk jane fare parti, por banda; ka parti qe jane ceta kusaresh dhe mashtruesish; ka dhe grupe njerezish qe vetem ne parti nuk organizohen dot; por qe e meritojne te drejtojne politikisht vendin... dhe publiku pastaj... simpatizantet... omg! ata as nuk ja kane idene e politikes. kaq i tmerrshem eshte bere imazhi i saj aty, aq ngaterrohen konceptet; aq pak njihet politika apo e pakta fare; themeli, i nje jete parimore. smiley

e kupton se ku po shkoj me kete? - ja te te them dhe nje fjale parimore pra; qe te kuptosh se parimi nuk ecen mbi shina, ngulur mbi toke; te percaktuar... por gjithsesi parimi percakton vetveten ne rradhe te pare pastaj leviz mbi udhet e njerezve: pse te mos punojne ne Lunder ata? Te gjithe do punojne diku.

dhe ata edhe sikur te ishin rrugeve te Evropes, te drobitur, njerezit perseri do kishin thene ndonje gje bombastike... ndoshta te tipit: jetojne si aristokrate ne perendim; vetem se jane kusherinj te dikujt. por c'ti besh qe parimi as nuk mund te konceptohet pa te verteten. prandaj jemi ne kerkim te se vertetes; ndoshta edhe ketu. ka njerez qe bejne cmos qe te jene parimore. smiley

per sa kohe gjykatesit shqipetare do ti kerkojne "fakte" te tjera burrit te shkrete qe kishte kapur lakuriq ne shtrat dhe fotografuar gruan me nje tjeter ne prezence edhe te deshmitareve, frymori do te fryhet si gjel si te qe kaposhi me i mire i kotecit/qymezit.

- epo fakte te tjera nuk kemi zoti gjykates, se ai fakti qe kerkoni ju ishte mrena!

Po pse, duhej te kishte njeri nga familja qe te vertetohej mashtrimi? Vetem ndonje naiv mund te besonte qe nuk ka mashtrime dhe levizje votash nga kutite.

 shtet injorant, provincial, katundar, qe nga maja e deri tek ata qe i mbeshtesin qe jane niveli me ordiner i shoqerise.

Shkrime tipike shekullore te shekullit.. Sa shpejt ti gjejne rrenjet  gazetaret e shekullit.. smiley

Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti?

po pse ca, analiza berthamore duheb per te gjet a eshte kusheri apo jo filani me filanin ne shqiperi?

ketlin ,ne raste te tilla nuk duhen mbajt qendrime militanteske . Ne rast se  Shqiperia nuk do vuante nga "semundja e vjelljes se votes " ,atehere nuk do na bente pershtypje ky lajm ,por ne nje kohe ,kur keto dy vitet e fundit sidomos , kur opzita po hedh akuza nga me te rendat per vjedhje dhe manipulime te votes ,per keto detyra duhet te gjendeshin njerez qe te pakten ,mos te ishin kushurinj te njeriut pergjegjes ,mbi te cilin bien keto akuza .A ka me vend te flitet per transparence te votes ,kur keto ruhen nga njerezit me te afert dhe si rrjedhoje nga me besniket te Berishes ,ne nje kohe kur pas votimeve dalin pa papritur  300 vota teper ,nga kutite qe kane ardh nga ky vend dhe ruhen nga keta njerez ?!

 Normal,kutite duhet te jene ne duar te sigurta,pse mos doni qe ti ruajne kusherinjte e Edit?

 gerrmo edo gerrmo, se shume shume b*then e qenit do gjesh.....ahhaahahahaha....pathetic

Ja ku dolen cetniket e doktorit smiley

Nese me lejohet te bej nje pyetje.  Keta te PS, farakungulls edhe keta?  

Anila Bisha, drejtoresha e MediaPrint, kompania qe beri fletet e votimit te zgjedhjeve kishte rol kyc ne fushaten e Bashes.  Kutite e votimi i ruajne familjare te KM-se.  

Teorikisht, drejtoresha e MediaPrint eshte e lire te aktivizohet politikisht.  Teorikisht edhe familjaret e KM-s, ashtu si familjaret e politikaneve te tjera, do hane buke diku.  Se shyqyr per nepotizem te thajme piten.  

Praktikisht ama, konflikti i interesit ne te dyja rastet duhet t'i thoshte PS-s: laneter, plasni syte mer pa qene vone. 

 ...folen mi Monda folen, po kush i degjoi........keta edhe te bejne prift, edhe te bejne me barre......

Folen me vete ne zyre a ne kafe?  Se vetem per keto dy gjera mediat s'duhet te kishin rreshtur se shkruajturi.  E opinioni publik duhet te kishte qene gjeresisht ne dijeni.   

 edhe mediat folen Monda, edhe mediat folen, po ku pyesim ne.......te 10sim fjalen per hir te pushtetit......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).