Ata që më kanë lexuar para shumë kohësh tek Peshku, e dinë që Mero Bazen nuk e kam qejf. S'e kam pasur qejf kur kurdiste shpifje kundra Nanos e Ramës, dhe s'e kam qejf tani që i është kthyer babait të vet shpirtëror, Berishës. Dhe e kam akoma më pak qejf kur vjedh shkrime që botohen fillimisht tek Peshku (ky këtu dhe ky më parë e një mal të tjerë që s'po i bie nga pas). Mero: sa herë që të marrësh një shkrim nga këtu pa cituar burimin dhe autorin, do të ta nxjerr emrin në ballë të faqes. Mbase do zbulosh dhe ti se thellë thellë ke ndërgjegje. 

32 Komente

Te ai shkrimi per shqiptaret e maqedoni se e kish vene ne fund peshkupauje.com

pse s'thua mër admino, e paske vene Meron me ''shpatulla per muri''. gjynah!  ka per ta vrare me te vertete ndergjegja kesaj rradhe.  sdo ta bej me..smiley

Mero: sa herë që të marrësh një shkrim nga këtu pa cituar burimin dhe autorin, do të ta nxjerr emrin në ballë të faqes. Mbase do zbulosh dhe ti se thellë thellë ke ndërgjegje.

smiley

p.s   fute te thenia e dites kete...smiley

 Penaro, ndjehu krenar per kete krijesen tende, se po fillon te rezatoje......ndonese edhe me vjedhje...po vidhet ai qe eshte i shtrenjte........

Kujt i thoni vjedhje ju, kur shkrimi citohet nga eshte marre, nuk ka asnje problem, sepse kjo eshte edhe metoda qe perdoret ketu tek peshku. Nese i referoheni shkrimit te te rinjve te indinjuar, ai nuk eshte ekskluziv i peshkut, se ata djemte me sa di kane nje faqe ne Facebook dhe eshte i njeti shkrim qe ata kane postuar atje.

 nuk ka vendosur emrin e autorit, qe eshte rruga02. 

Ka vendos emrin e faqes, sepse rruga02 eshte pseudonim dhe zakonisht ne gazeta autori ka emer dhe mbiemer, keshtu qe zakonisht kur merret nje shkrim, vendoset emri i faqes nga eshte marre. Nuk mendoj se ketu ka ndonje problem.

 Me qe ligje e gje nuk ka, e me qe kjo pune shkon me "zakonisht," e me qe interneti po na krijon huqe e zakone te tjera nga ato te gazetave, mos duhet bere zakon qe shkrimi t'i atribuohet jo vetem faqes por edhe pseudonimit? Por kam frike se eshte thjesht estetike pseudonimesh kjo qe nuk ben te vihet pseudonimi, pasi nuk besoj do ishte problem te vihej nje pseudonim si Lulian Kodra, pasi ne fund te fundit ngjan si llagap normal, nderkohe qe rruga02, jo. Por them se duhet me u kapercy kjo. Them se nese gazetat gjejne hapesire per kontribute nga interneti, duhet te gjejne hapesire edhe per pseudonimet internetare, qofshin keto edhe te tipit SaTaNa, apo kokpeshku007.

 Lulian, zakonisht ne internetosferen e huaj funksionon ndryshe "citimi i burimit". Nuk mjafton ai citimi i varfer /peshkupauje/, por duhet linkim (tek artikulli ne fjale, apo tek faqja nga ku eshte marre, pervec linkimit nuk vendoset asnjehere artikulli i plote, por citime nga artikulli ne fjale). Kjo per arsyen se atribuon punen e bere nga autori origjinal, me 1 link.

1 link ne aparence eshte dicka e vogel por per webmasteret e faqeve te internetit eshte i rendesishem ai link sepse i rrit rendesine faqes ne rrjet (sa me shume linkime tek faqja jote, aq me shume vizita. Sa me shume vizita aq me e rendesishme faqja. Sa me e rendesishme faqja, aq me shume fuqi negociuese me reklamuesit e mundshem nje te neserme.)

Pra, po ta marresh holle holle, linkimi eshte shume i rendesishem, sidomos kur linket vijne nga gazeta me lexues te shumte (qe zakonisht kane Page Rank te larte).  

Mero (presupozoj qe nuk eshte ai qe klikon ne butonin "publiko" te artikujve) duhet ti thote editorit te faqes (atij qe klikon ne butonin "publiko&quotsmiley te vendose burimin e artikullit ne formen e duhur, pra linkun nga ku eshte marre artikulli! Kjo jo per arsye se ai eshte burre i mire, por si i thone asaj fjales "jep qe te marresh", ne kete menyre, neser, webmasteret e tjere do edukohen te linkojne dhe ata tek burimet e informacioneve qe japin. (Kjo menyre e te menduari vjen si pasoje e mos tutelimit ligjor te situatave te tilla, momentalisht. Por se shpejti do kemi dhe ligje qe i tutelojne, me rastin e adaptimit me legjislaturen europiane. Pastaj, pse jo, do fillojne dhe denoncime te ketij tipi tek organet perkatese!) 

Po nuk e beri Mero (dhe gazeta te tjera si e Meros) qe kane shume lexues ne internet kush do e beje?

 Dakord me kete qe thua, por une e kisha muhabetin ne lidhje me marredhenien faqe interneti - faqe gazete. Nuk po flisja per faqet e internetit te gazetave, pasi keto faqe interneti jane gjithsesi, e ne lidhje me keto jam dakord me ato qe thua. Po flisja per faqe gazete ne leter, per artikuj faqesh interneti qe publikohen ne "hard copy." Edhe aty, links po e po, por edhe psudonimet, pse jo.

Per nje tender Meron e zu nata jashte...gardhit te shtepise se Berishes.

 

hahaha, Mero, t'lumte smiley)

O penar, sinqerisht nje pyetje.

A nuk te ben te mendosh ndopak fakti, qe shkrimet te ppu vidhen nga gazeta Tema?

  Ehe, ehe dreci vet je.  Eshte vjedhur edhe nga znj Vokshi edhe nga "analiste" studiosh, sigurisht edhe nga Mero por edhe nga gazeta te tjera.

Vidhet halldupshe, vidhen idete, vidhen batutat, nganjehere testohen artikujt ketu para se te shohin botimin etj etj. Sigurisht qe botimi i lidhjeve, citimi burimeve do ishte me mire por edhe keshtu.... faqes i behet nder. Si tha njoni ktu, pema qe eshte plot gjuhet me gure. 

Po si nuk te vjen nje cik keq per Meron mor Penar katili!

Ne kete rast Mero duhet te marri leje per shkrimin, nqs leja aprovohet atehere Mero duhet te vere emrin e autorit dhe duke e linkuar me link dofollow tek artikulli perkates tek peshku. Perse nuk i dergon nje ankese hostit dhe jane te detyruar tia heqin artikullin.

Nuk ka vjedhje. Ne fund shkruhet 'peshkupauje'. (Vetem nese e ka shtuar me pas)

Edhe per ate te indinjates nuk mund te flasesh per vjedhje, se pse behet fjale per nje njoftim, i cili percillet tekstualisht.

Prapeseprape ka vend per reflektim.

Te jesh ne nje frekuence me Temen dhe Meron nuk eshte shenje e mire.

Te jesh ne nje frekuence me Temen dhe Meron nuk eshte shenje e mire.

Po mjaft o burr me keto legenlliqe.

Nuk peshtyhet ne pjaten ku hahet.

Une nuk ha ketu. Ti nese e sheh keshtu, te befte mire! Po kujdes se ne kete pjate ka shume qe dh.jesin.

A duhet me ra dakord per cdo gje me ty olsib qe dicka te mos quhet legenllik?

Une thjesht dhashe mendimin tim per Meron e Temen e nese ti mendon ndryshe, qe Tema dhe Mero vlejne, hajde bujrum, thuje.

Heret e tjera me i rezervum me fjalet, se nuk te ofendoi njeri.

 

 

 

 "Tema dhe Mero nuk vlejne"

Kjo eshte a priori? Tip konstante e Plankut? Invariabel? Ca eshte ky moralizem puritan nihilist, mer jahu? You got to keep the devil down in the hole? Apo nuk e keni kuptuar akoma qe nuk eshte e pamundur qe punet e zotit t'i beje edhe djalli? Nuk e keni kuptuar akoma qe ben vaki qe edhe Mero ndonje here te kete vlera?

Kur vlereson dicka apo dike, duhet se pari qe te jesh dikushi. Ma do mendja qe duhet te jesh dikushi, ndersa e jep kete vleresim! Se dyti, me sa jam ne dijeni, Tema klikohet nga rreth 40 mije persona ne dite. Kjo do te thote se vleka dicka.

me sa jam ne dijeni, Tema klikohet nga rreth 40 mije persona ne dite. Kjo do te thote se vleka dicka.

smiley

Tema klikohet nga rreth 40 mije persona ne dite

 

Daily Traffic: 16,592
Daily Earnings: $51.25
Owner Name: Mero Baze ()
Registrar: ENOM, INC.
Age: 8years 42days
Created: 2003-04-04
Expires: 2012-04-04
Registrar: ENOM, INC.

 

 

Eshte bere zakon neper gazeta qe te marrin pjese dhe artikuj nga blogjet. Blogu eshte blog dhe jo shtepi botuese......Per mua nuk ka asgje te keqe nqs nuk ndryshohet emri i autorit apo vendoset burimi...

Une ve bast qe Mero eshte anetar i PPU-se.... smiley

He mo dhe ju te peshkut sa ju pelqen te llastoheni. Njoftimin ka marre, s'ju ka marre shkrim. Meqe ra fjala, bene gje sot keta "los indignados" apo qe flake kashte?

 Gjithmone kam pasur dyshime qe shemja eshte Merua.

 :smiley  Në kërkim të meros të gjithë kushe zbulon merr "Peshkun e Artë" (medalje  e PPU)

Ata që më kanë lexuar para shumë kohësh tek Peshku, e dinë që Mero Bazen nuk e kam qejf.

E dime.

Penar, me kete deklarate e bere si Anila qe tha se nuk eshte se ka ndonje inat qe e pushuan nga puna, jo, ajo ka merak qe mbas largimit te saj Gazeta Shqiptare rrezikon te humbase statusin e gazetes se pavarur.

Sido qofte mos i prishni mardheniet juve me Meron si Shekulli me Arvizun, te pakten jo pa u sqaruar puna e Natos.

 

 '' Ata qe me kane lexuar para shume kohesh tek Peshku,e dine qe Mero Bazen nuk e kam qejf''

smiley

Me paska shpetuar kjo  xhibo,nuk e kam pare me kaq hollesi.

Ajo qe thote xhibi nuk ka kuptim, eshte mendim budallaqe. smiley

S'ka asnje lidhje kjo me qendrimet e Aniles. Kurse prurjet nga tema vetem sa tregojne qe Peshku nuk eshte thjeshte liste me artikuj qe i pelqejne Penarit. Eshte e verifikueshme qe ata nuk i ka postuar Penari, nje tjeter + per lirine dhe diversitetin e pruresve ne blog.

 Fenomeni i vjedhjes apo marrjes se te dhenave nga interneti eshte ne mode tani dhe nuk perben ndonje tragjedi. Tani po vjedhin/marrin edhe leke nepermjet internetit, teknollogji, filma, skenare, biles po vidhet dhe dashuria nepermjet internetit, ehh djema mos u habisni, jetojme ne kohen e kontaktit pa levizur nga vendi, te gjitha te vijne me nje klikim ne kompiuter. 

 penar,

ne situaten kur kemi kaq analiste bythelepires qe kur u ve logjiken para nuk kane cfare te thone vecse "me do trapi" e kur media po blihet nga pushteti duhet ta mbyllesh nje sy per vjedhjet e Meros, te pakten nje qe e ka kuptuar qe corben e prishur te mos e vjelle gjithe jeten smiley ...

Po lexoja tek nr i fundit i Mapos  http://revistamapo.com/ shkrimin e S.B. dhe me erdhi per te qeshur me rreshtin e fundit, te fundit fare. 

Shume i forte duhet te jete ky, qe hyn e vjedh per shkrimin e vete, titullin e nje shkrimi te tjeterkujt qe akuzon nje te trete per vjedhje. Lezeti me i madh eshte se edhe shkrimi i Sokolit, flet per "vjedhje" gjithashtu...

 

Ah mër Tomë mër Tomë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).