Kastraveci si armik më komod Arbër Zaimi Slavoj Zizek, figurë interesante e diskutimit filozofik modern, ndërsa analizon ideologjinë që dominoi botën pas luftës së ftohtë, pra ideologjinë neoliberale, ndalet tek një element shumë interesant. Ai vëzhgon se si në jetët e gjithsecilit bëhet e pranishme një dhunë “pa autor”. Bëhet fjalë për një dhunë “sistemike”, që gjen shprehje tek tensioni i kryefamiljarit të keqpaguar që nuk ka me ç’të ushqejë familjen; tek përpëlitjet e të riut që nuk vendos dot të krijojë familje, sepse nuk përballon dot kredinë e strehimit; tek frustrimet e të apasionuarit pas studimit që nuk e gjen mundësinë të ndjekë pasionet e tij, sepse shkolla është shumë e shtrenjtë; tek mllefi i atij që di të vërtetën, po nuk e thotë dot , se e heqin nga puna; tek mëritë e inatet e atyre që e ndjejnë se po u shkelet e drejta, por nuk dinë se si e nuk dinë se prej kujt. Në përgjithësi, ashtu në mjegull, njerëz të tillë i japin një përgjigje të mpirë vetes “kështu e ka ky sistem”. Dhe me sistem nënkuptohet pikërisht mbizotërimi i kapitalit dhe i ideologjisë neoliberale, së bashku me strukturat e hegjemonisë së medias, shoqërisë civile, [...]

1 Komente

Sallatori, ai eshte fajtori...E keqja eshte institucionalizuar, eshte vertete sistemike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).