Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën e Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë. Program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm Kompani Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.

Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë.

Sipas burimeve të shtypit grek, që i referohen zyrtarëve të Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjisë, ky program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm angazhimin e Kompanive Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. Kërkimet, sipas njërës prej gazetave kryesore greke “To vima”, bazohen në parimin e "vijës së mesit, apo distancës së baraz-larguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon.

Burimet e shtypit grek pohojnë se Qeveria greke nuk do të marrë pjesë në shpenzimet për studimet sizmike. Sipas gazetës “To Vima “ qeveria greke synon të nxjerrë në pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me konçesione në fusha të caktuara detare.

Hapat vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe konçesione që Qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi ne prill te vitit 2010 një marrëveshje që Ministrat respektivë të Punëve të Jashtme, të të dy vendeve firmosën fundin e Prillit të vitit 2009 ne Tirane.

Marrëveshja e titulluar: “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare” kishte pasur ndër të tjera , sipas Gjykatës Kushtetuese , mangësi të theksura në përmbajtjen e saj dhe binte ndesh me disa nene ne Kushtetutën shqiptare.

8 Komente

Ishalla gjejme ne nafte diku afer Sazanit. Le te futen greket aty po ua mbajti. Gati i kemi koracatat.

Ehe ,ja ku e kishte koken ajo marreveshja me Greqine per shitjen e shelfit shqiptare ,Greqise .......! ..

Eeeee aty flinte lepuri. Tani duan dhe nje cope toke afer Porto Palermo-s se thone pikerisht aty ka varrosur thesarin Ali Pashe Tepelena (sic duket dhe nga emri dhe nga titulli ka qene grek ortodoks puro). Behet fjale per 30 ton ar.

 Do Zoti nuk ka nafte aty, se po pati nafte, na iku per lesh (per gjithmon) gjith ai territor qe qeveria e Buall Mavrise, i fali Greqise. 

Detit tone t'ja rruajne lart e poshte ata gabelet, se tani po i nxjerr dhe Avropi per bithe jashte.

Ou? prandaj Greket lobuan me qeverine e frymorit per te gllaberuar ca det mbi Korfuz? Meqe plani per ekspansion ju dogj, po nxitojne te kapin kohen e humbur, aq me teper ne nje situate financiare mizerabel qe po kalojne. Pra planin per te investuar ne kete zone e kane pasur gati. Prisnin vetem zgjerimin e zones se kerkim-shfrytezimit perpara se te fillonin. Nuk ju eci dhe filluan brenda shtepise se tyre. Ja ky eshte sali berisha, frymori/specja i vetem ne bote pa nje emer biologjik. Ndoshta, me vone, nese do te kemi ne ruzull edhe frymore te tjere me keto tipare e cilesi do ti quajme specja "Salije".

Shiko Greket jane marre vesht me salen te kerkojne nafte me te "futme skich " .Fillojne cpimin nga ishulli "strahna " dhe dalin ne Sazan . Sala e di kete dhe prandaj nuk thote gje . Nga siper eshte shqiptar kosovaro -maqedonas , nga poshte eshte sllavo - ortodoks . Nji rruge e dy pune . Edhe patriot ke tema "kush me shan ne Shqiperi i kom qa rrobt me te bukrit me Kosovare  e ShqipoMaqedons ", edhe shqiptar "kush me mburr , i kam qa nonen me te bukurve Patriotizmit Kosovar e Shqipomaqedons "

Po cfare cpimi, ata po i cpon BE mire e mire tani pasi bene palle nja 30 vjet te mira. Une ua kam friken kishave, kryqeve e varrezave ne Shqiperine e jugut, se fundja ne det s'kane kellqe te ndertojne gje e pastaj ta quajne te tyrin.

Platformat ne mes te detit per nxjerrje nafte jane teper te kushtueshme, e duke menduar se tani jane ku therret qameti e se per me teper ju duhet te mbajne me "evro" nja 30-40 mije parazite e bytheshites ne Shqiperi qe hiqen si greke, nuk shoh ndonje mundesi qe ne te ardhmen e afert per shfrytezim gazi e nafte nga thellesite e Jonit (nese ka vertet nafte e gaz, kuptohet).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).