Kur kanë kaluar pesë muaj nga ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vranë katër demonstrues, Gjykata e Tiranës jep verdiktin e fajësisë për një prej dhjetëra demonstruesve, të cilët u përplasën me policinë.

Jetmir Prenga u cilësua fajtor dhe u dënua me 10 muaj burg për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prengës iu ul një e treta e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj e 20 ditë burgim. Për shkak se masa e dënimit përkonte me kohën e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e demonstruesit.

Por ndërsa po vihet drejtësi sa u përket akteve të dhunës nga demonstruesit në drejtim të forcave të rendit, prokuroria nuk ka zbardhur tri prej vrasjeve të ndodhura në bulevard. Ende nuk është zbuluar se kush i qëlloi për vdekje Aleks Nikajn, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn. Për vrasjen e Ziver Veizit ka një të dyshuar, ai është Agim Llupo, ish-gardist, i cili ndodhet prapa hekurave.

14 Komente

C'mi solli zorret ne gryke, ky lajme ! (

PSsmileye kam  me postuesin ,por me drejtesine tone smiley

Protestuesit e dhunshem kane pasur nxites e komandante, njeri nga keta protestues qe eshte ndaluar nga policia i conte sms Taulant Balles dhe e pyeste se cfare te benin tjeter pasi kishin sulmuar policine. Protestuesit jane viktima (pervec atyre me precedente kriminale e bashibozuke), duhet marre me komandantet e tyre, megjithese protestuesit kane vendosur t'i mbrojne dhe te marrin pergjegjesine mbi vete. Organizatoret e sulmit mbi institucionet kushtetuese nuk duhet te dalin pa u lagur. Vrasjet duhen zbardhur me domosdoshmeri. Cfare ben prokuroria? Nuk mund te lihet mjegullnaje kjo dhe te spekullohet nga ata qe i cuan atje si trupa sulmi. Garda ka sqaruar shume qarte se ka qelluar vetem ne ajer, per te ndjerin Veizi i cili eshte vrare aksidentalisht, me rikoshet, eshte ne burg nje gardist, cfare behet per viktimat e tjera?

Garda ka sqaruar shume qarte se ka qelluar vetem ne ajer

I gjori ti qenke o qorr, o budalla i trashe fare, o mashtrues i ndyre!

Ose te treja bashke. Multitasking, si i thone ketej.

Prokuroria nuk ka pse te kerkoje gjilperen tek mullari i barit, pra te gjeje se cilet ishin ata individe te gardes qe vrane tre qytetare ne bulevard, por te djege te gjithe mullarin dhe gjilperat pastaj zbulohen lehte. Kush i dha urdher per ter qelluar atyre horrave? Te gjithe ata maskarent te qelbur i kane kapur kamerat e stacioneve te ndryshme televizive qe qellonin si te shkalluar me arme automatike kuturu. Rasi brenda qe te gjithe pa perjashtim dhe fillojne e tregojne vete nje e nga nje se kush i urdheroj. Cdo kush nga ata kafshet mund te kishte vrare njerez dhe jo vetem ne bulevard, por edhe tek godinat perball e rrotull. Njerezit denohet jo vetem per vrasje, por edhe per tentative vrasje. E pra minimalisht kete veper penale, ate te tentavises per vrasje e ka kane konsumuar te gjithe jenicieret e frymorit.

Uf Penar sa lajm i rende smiley

..prokuroria nuk ka zbardhur tri prej vrasjeve të ndodhura në bulevard.

...po mbase kane vertete veshtiresi profesionale per ti zbardhur.Kush e di se cfare provash kane ne dosje tecilat jane te pamjaftushme dhe  nuk japin besushmeri te shkojne para gjykates .

Te tipit :"kjo prove si pelqen Sali Berishes" smiley

Thuhet qe kur Berua mori noten qe I dha Moody's borxhit sovran te Shqiperise ka thene "thuajuni ta ndryshojn"

 E mer jetmir ti ne fakt e ke fajin vete qe sja fute i plumb kokes atij krykllufit dhe te kishim ren tere rehat

 Jepni për Nënën

Ç'thot' ajo e ve e gjorë, 
-Mbretëreshë pa kurorë- 
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, 
Shpirt e zëmër përvëluar; 
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, 
Nënës mos ia bëni varrë
!" 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë 
Se ke djemtë n'Amerikë.

      ****

Qan e lutet Nën' e mjerë, 
Kërkon vatrën edhe nderë, 
Do lirinë dhe atdhenë, 
Si ç'e pat me Skënderbenë, 
Bijt' e besës thërret pranë. 
Kur i thirri dhe s'i vanë? 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n'Amerikë.

     ****

Cilët jan' ata tiranë 
Që të pren' e që të vranë 
Që të therrë bij e bija, 
Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtëpija? 
Derthni plumba, o Shqiptarë, 
Gjakn' e Nënës për të marrë, 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n'Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan 
Dhe të doqnë dhe të shuan 
Dhe të lan', o Shkab' e ngratë 
Pa fole, pa zog, pa shpatë? 
Këta qena, o shok' i mbytni, 
Mbushni gjyle që t'i shtypni. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n'Amerikë.

     ***

Sa kërkon e sa të duhen? 
Burrat nga detyra s'ndruhen! 
Trim i mirë do të japë, 
S'kursen jetën as paratë; 
Hithni, hithni tok dollarë, 
Të mos mbetemi të sharë. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë. 
Se ke djemtë n'Amerikë.

   ***

Do të ndihim pa kursyer 
Për ty, Nëna jon' e vyer, 
Që me drit' e nder të thuresh 
Dhe me bijt' e tu të mburesh. 
Cila Nënë lyp paranë? 
Cilët bij me shpirt s'i dhanë? 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë, 
Se ke djemtë n'Amerikë  

   ***

Armë dhe fishekë mblithni, 
Qesen edhe shpirtin hithni: 
Për lirin' e vëndit t'onë, 
Sot, se nesër është vonë
Jepni, Nënën të shpëtoni, 
Komb e vatra të nderoni. 
Mbahu, Nëno, mos kij frikë 
Se ke djemtë n'Amerikë.

Noli.

  

 Kane ndryshu kohet o Artan....tani nuk jepet meper nenen, por i thithet edhe pika e fundit e gjakut    .....dhe pastaj flaket ne rruge si levozhge e mbetur......

 Morpo ktij mire ia bejn se plehre ka shume mundesi te kete qene. Socialistet ate dite ishin pas Rames, vetem te paguarit ishin para policeve duke goditur me gure.

Gjithsesi policia te mos meret me keto dele te vogla po te gjej se kush vrau ato kater fatkeqet. Kaq e veshtire qenka me ekzaminuar plumbat ne trupat e te vrareve me armet e gardisteve?! Nese prokuoria nuk di te beje as kete, mjer ne cfar forcash rendi kemi.

Apo vetem njeri nga gardistet paska bere "multitasking" dhe i paska qelluar te tere? 

Turp per prokurorine.

O Sale, falja jeten se nuk e dinte c'fare bente. Rama i kishte droguar te gjithe. Kush me mendje te sakte do ngrite zerin kunder teje?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).