Kryeministri i vendit Sali Berisha ka qenë i pranishëm në komunën e Shënkollit në Lezhë, për të inauguruar përfundimin e segmentit rrugor Lezhe-SMT-Shënkoll, një aks mjaft i rëndësishëm që lidh 20 mijë banorë të këtyre zonave dhe të jetë mbështetje edhe për zonën turistike të Tales.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverise shqiptare ka bërë të ditur se rruga e inauguruar është dëshmia më e qartë e angazhimit të qeverisë për një Shqipëri europiane.

Sipas kreyministrit Berisha Shqipëria një vend i zhvilluar do të jetë realitet deri në vitin 2017, kjo pasi vendi ynë renditet në vendet më të ardhura për frymë gjithnjë në rritje.

Berisha ka shtuar se Shqipëria ka mundësinë që të konsiderohet një Zvicër me det përsa i përket rritjes ekonomike, ndërsa është mjaft me rëndësi edhe sektori i energjisë elektrike, ku synohet që vendi ynë të bëhet një superfuqi energjetike. Turizmi zë një vend të rëndësishëm dhe mjaft të pëlqyeshëm, për
të cilën tashmë janë shprehur edhe organizma të ndryshëm europiane dhe ndërkombëtare.

Për kreun e qeverisë shqiptare, vendi ynë ka resurse të mëdha që presin për t’u shfrytëzuar. Bujqësia do të ketë një vëmendje të rëndësishme nga qeveria shqiptare, ka deklaruar në fjalën e tij kryeministri Berisha, ku vaditja do të jetë kryefjala.

Megjithëse sipërfaqja e takave bujqësore e vendit tonë është më e pakta e krahasuar me vendet europiane, produktet e saj janë tepër cilësore, ndaj do t’i japin rëndësi edhe këtij sektori. Segmenti rrugor i inauguruar në Shënkollë të Lezhës me një gjatësi prej 8.1 km është financuar nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 1.8 milion euro. Përfundimi i këtij segmenti ka hapur fazën e dytë të këtij projekti me vlerë 1.2 milion euro dhe do të lidhë Shënkollin me Talen dhe do të shtrihet deri në plazh me një gjatësi 10.2 km.

__________

Nga Keshilli i Ministrave, fjalimi i plote:

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

banorë të komunës së Shënkoll dhe komunave të tjera përreth,

Së pari ju përshëndes vëllazërish dhe shpreh kënaqësinë që inaugurojmë së bashku këtë rrugë me vlerë rreth 2 milionë euro. Kjo rrugë, e ndërtuar sipas parametrave më të mirë evropian, u shërben 20 mijë banorëve të kësaj zone, që nga bashkia e Lezhës dhe komunat përreth.

Rruga që ne inaugurojmë sot është dëshmi e përpjekjes sonë të ndershme, të përbashkët, për të ndërtuar në çdo skaj, në çdo qoshe, në çdo fshat, në çdo komunë, në çdo qytet, Evropën që ne ëndërrojmë. Rruga e sistemi i ri rrugor që ne ndërtojmë përbën elementin më themelor në përpjekjen tonë për të realizuar një ëndërr fisnike, një ëndërr të merituar plotësisht: Shqipëria vend i zhvilluar.

Shqipëria vend i zhvilluar është ëndrra më e bukur, më e denjë, më e merituar për çdo shqiptar. Shqipëria vend i zhvilluar është ëndrra më e guximshme, por që kam bindjen më të madhe e më të plotë se ne, së bashku, këtë ëndërr do ta bëjmë realitet deri në vitin 2017.

Këto ditë po shihja statistikat më të fundit lidhur me të ardhurat për frymë në Shqipëri. Një nga këto institucione, ndër më seriozet në botë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, njoftonte se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 7400 dollarë.

Vëllezër e motra,

Sidomos juve që keni thinja në kokë dhe ballin me rrudhat e së shkuarës, nuk mund t’ju shlyhet nga mendja viti ‘92, kur ne ishim me të ardhura 204 dollarë për frymë dhe renditeshim ndër 3 - 4 vendet më të varfra të planetit. Sot, pas 20 vitesh, ne gjejmë se, me lumenj djerse, mundi, sakrifica, me punën e vetëmohimin e fëmijëve tanë, e bijve tanë në Greqi, në Itali e kudo në Europë, ky vend ka realizuar rritjen më të madhe të të ardhurave në historinë e këtij kontinenti. Ndaj dhe unë jam i sigurt se ne së bashku do të shohim realitet ëndrrën - Shqipëria vend i zhvilluar. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme që, me mundin e djersën tuaj dhe reformat e thella e qeverisë, të bëhet një Zvicër e vërtetë me det. Potenciali i saj turistik është potenciali më i madh që mund të ketë një vend. Janë rreth 400 kilometra bregdet, nga më të bukurat në Mesdhe, për tu zhvilluar. Janë masivet malorë, ndër më mahnitësit në Europë, me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Por mbi të gjitha është mikpritja, shpirti juaj i bardhë, shpirti i bardhë i shqiptarëve që ka bërë që në një kohë rekord, prej 6 vjetësh, në këtë vend turizmi të shndërrohet në degë kryesore të ekonomisë; që numri i turistëve të rritet nga 300 mijë në 2004 në 3.5 milionë në vitin e kaluar dhe këtë vit të shpallemi destinacioni kryesor turistik i planetit.

Potencialet tona janë të jashtëzakonshme. Turizmi është vetëm njëri aspekt, por Shqipëria ka pasuri të pafundme natyrore. Pasuria kryesore e saj janë ujërat që burojnë nga të katër anët dhe që e bëjnë këtë vend një Norvegji të vërtetë të gadishullit të Ballkanit. Ujërat ne po i shndërrojmë në hidrocentrale dhe që së shpejti Shqipëria do të jetë vendi i parë me energji 100 përqind të rinovueshme. Lumenjtë, përronjt, burimet e saj do të shndërrohen në një pasuri të madhe, Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. Ne do të realizojmë ëndrrën tonë dhe do të bëjmë që Shqipëria të jetë vend i zhvilluar, sepse ne jemi njerëz që punojmë, jemi njerëz që sakrifikojmë, jemi njerëz që pranojmë sakrificën më shumë se kushdo tjetër për një jetë të mirë. Ne jemi njerëz që bëjmë gjithçka që këta fëmijë t’i shkollojmë sa më mirë në Shqipëri e kudo në botë. Ne jemi njerëz që duam që të shfrytëzojmë të gjithë potencialin tonë, të gjitha energjitë tona për të ndryshuar këtë vend dhe e kemi ndyshuar atë më shumë se çdo vend tjetër, e kemi ndryshuar atë më shumë se 30 mijë vite të marra së bashku.

Shqipëria ka pasuri të mëdha nëntokësore. Gjithnjë e më shumë ajo bëhet dhe do të bëhet një vend i rëndësishëm për pasuritë e saj. Ka rezerva botërore të kromit, rezerva botërore të bakrit, të nikelit dhe mineraleve të tjera. Nafta shqiptare vjen gjithnjë në rritje.

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Në këtë vend ekziston çdo gjë. Ekziston dhe tjetër faktor, kudo që i hedh sytë, nga jugu në veri e nga lindja në perëndim, nuk gjen një metër tokë jopjellore. Zoti e ka bërë Shqipërinë, siç thoshin të parët tanë, Misir për prodhimet e saj. Ndaj është në dorën tonë të shtojmë pasuritë e kësaj toke e të këtij vendi. Të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Unë ju garantoj se këto vite ne i kemi përqendruar fondet, më shumë se çdo vend tjetër, në rrugë dhe kemi bërë shumë mirë sepse rrugët janë zhvillim, janë lehtësi e madhe për ju, janë urbanizim, janë dinjitet. Rrugët bëjnë që shqiptarët ta duan më shumë e të ndjehen më krenar me vendin e tyre. Rrugët bëjnë të mundur që Shqipëria të përballojë një fluks prej miliona turistësh. Por pas projektit të rrugëve, projekti i dytë i madh kombëtar do të jetë vaditja dhe subvencioni masiv për çdo dru frutor që do të mbillni. Ne së bashku këtë tokë, e cila është e paktë, do ta shndërrojnë në kopshtin më të bukur të Evropës. Ne kemi më pak se të gjithë të tjerët në Evropë tokë bujqësore, por kemi tokën më pjellore se gjithë të tjerët.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë të njohur në Evropë dhe në mbarë botën për prodhimet e saj, si një dëshmi kjo e potencialeve të mëdha që ka ky vend, si një vendosmëri e jona për tu ndarë një herë e përgjithnjë nga varfëria e skamja, si një vendosmëri e jona për të ndërtuar për vete dhe fëmijët tanë Shqipërinë vend i zhvilluar.

Rrofshi ju!

Rroftë Shqipëria!

52 Komente

smiley  Me shume mundesi ka te behet Zvicra me det ,se ne si Zvicra smiley

 

 

smiley

Gaz pac ,por merita eshte e Sales ,qe e kemi si burim gazi smiley

Ne Zvicra na rruan lesht e sqetullave se jemi vend anetar i "dhis iz ë mirrikëll NATO".

Të vej' lumë çeliku
Për dyfek' e pllogje
Të pëllcas' armiku
Moj kala e ko-kuqe

The Power of Positive Thinking...i know that not everyone accepts or believes in positive thinking....having a positive mental attitude is asking how something can be done rather than saying it can't be done..
 

that's the power of producing bullshit every single time. but... when you're in need to fertilize your fields, bullshit is the only thing your mind's stuck to as an invaluable ingredient, so much needed. most positively, bullshit becomes all you can think of. but by the time you found out there's gonna be a severe shortage of bullshit even in your area of expertise, then you can comfortably state that bullshit has just hit the fan. then you realize that it was bullshit that all the sectors of your economy needed all along; energy, education, health care, military, economy as a whole, politics, foreign relations, national perspective and cause, environment, etc etc etc.

in a few words, you start realizing that enything in the world becomes bullshit at the moment when it's mostly needed and you do feel the complete lack of it.

positive thinking my ass!

bullshit also is the way some people swallow it all... lock, stock anf frigging barrel... hook, line and frigging sinker; even after twenty years of bullshit propaganda... even after twenty years of fat bullshit, never-kept promises, of... gues what: more bullshit!

yes! this is the era of bullshitocene and the science that studies it is called bullshitology. you need psychologists, psychiatrists, you need anthropologists, you even need paleontologists to study the full extent of it.

Zotrules -mos komentoni me llafe te jashtme,se nuk ju kuptojme dot ne te brendshmit smiley

mos u shqeteso hic. as une nuk e kuptoj tamam.

Do ta bejme Parisin si Kuci..........

Cfare idiotesh qe jane...... te dyja palet..... edhe ai qe flet, edhe ata qe e degjojne...... Injoranca ka arrit kulmin....

e paska gjet kryemisnistri dilemen, pse nuk na ecin gjerat ne! Ne mbytemi kurse Zvicra nuk ka mundesi! Bravo kryeministri!

O shefi i madh po ne mbytemi me nje pike uje jo me me nje det te tere!

 

Kushedi sa jane habit ,ata fshataret e Shenkollit me kete Zvicren .

Me det ,pa det ,bereqaves qe te jete  smiley

Sa kane vajt ne shtepi ,rrezik kane hapur hartat per t'a pare ku bie   smiley

 

Hajde ta gezojme Zvicerianllekun. Vitin tjeter ishalla po behemi si Hollanda me male.

Mos,ne s'po i bejme dot balle nje Bune ,jo Detit te Veriut smiley

Ps:Mire eshte te marim ca leksione nga Hollanda !

Mire eshte te marrim ca diga nga Hollanda, se sa per leksione kemi Salen.

E ka bere Sala Shqiperine, xhenet mor xhenet! Gjeni filmin ku thuhet batuta. Shqiperia kopsht me lule. Rrnoft Sala, mbreti i madh reformator!

 ca u be me caracat?

 zvicra duhet me nderru emrin se ka per ti ra noj gje e keqe, aq shume here ja ka permend emrin ky kllufi.

Qe te behet shqiperia si zvicra duhet qe shqiptaret te mendojne si zviceriane , te punojne si zvicerianet , te qeverisin si zvicerianet.Good luck with that.

 ti alba flet si puqiste

Mu kujtua  E. Hoxha.  

 Sikur te kishim qeverisjen si Zvicra nuk do te ishte keq, se qe prej andej, fillon edhe ndryshimi i Shqiperise, qe Shqiperia te  behet si Zvicra! 

___

" E duam Shqiperine si Eurpoa, e duam Shqiperine si Zvicra..."- ishin thirjet e studenteve dhe e popullit shqiptar drejtuar qeverise Komunste ne vitet 90`ishin endra per ndryshim, endra per ne Europ si Europa, por cndodhi, ne 1997, 7 vjet mbas renies se Qeverise Komuniste ,ne Shqiperi ndodhi ajo qe dihet shkatrimi i Shqiperise vrasja e Shqiperise, pikerisht ne kohen qe ky udhehiqte.As gje nuk ka ndryshuar ne politiken e ketij njeriu drejt ndryshimit per ne Europ! Parole,Parole,Parole,...ne fakt ndryshimi nuk duhet te filloje nga posht larte vertikalisht, por nga larte-poshte, vertikal, dhe horizontal, ndryshim ne "Top Qeverisje" Duhet ndryshuar fytyra dhe jo maska.Ka 2 Vjet qe ne Shqiperi nuk punohet nuk ka stabilitet ka krize, te vazhdueshme, politike, ekonomike,ka krize morale institucionale! 

Ah sikur Shqiperia te kishte nje Qeveri si Zvicra!- do te thoja une.

Po pse vetem te behemi si Zvicra, Une them e themi qe e themi, pse te mos ja kalojme me 2-3 here smiley Po pse 2-3 here do te thoni ju. Ja po e bejme 4 here me mire smiley Ja u bo kjo pune. Te na thote vetem daten per te blere bileten e Avionit se nuk u rrika me ne Zvicer.

Tani per ta mbyllur po tregoje nje histori qe e tregoi hapesi i Konferences JAX ne Mainz kete vit i mbajtur nga 3-5 maj. Quhet efekti "Cargo Cult"

Ne ishujt karibike para 100 vjetesh nga anijet e mbytura ne breg vinin kutite me mall shpesh deri ne breg. Popullsia e kesaj zone i gjente, dhe mendonte se ishte dhurate e Zotit. Keshtu pasi festonin i ndanin te mirat e derguara.

Nje dite te bukur ne ishull vijne njerez te cuditshem qe fillojne te prejne pemet dhe kishin ndertuar nje kulle ku rrinte dikush dhe kishte ne veshe kufje dhe mbante ne dore nje mikrofon, dhe te mirat vinin vete nga qielli. Banoret e ishullit menduan se njerezit kishin rituale me efektive se ata vete.

Pasi u larguan te huajt dhe prishen kullen, vendasit vendosen qe te ndertojne nje kulle te re druri dhe meqe i huaji kishte dicka ne veshe atehere pren nje are kokosi ne dysh dhe gjysmat i lidhen dhe i vune si kufje. Ne vend te mikrofonit moren nje cope kallam dhe filluan te luten qe te vinin furnizimet nga qielli. Por ato nuk erdhen asnjehere.

Keshtu edhe Sala jone. Ka zene veshet vetem, dhee kallamin e ka fute me teper se cduhet.  

Ketu eshte edhe nje faqe e Wikipedia qe shpjegon efektin. Une e gjeta shume te pershtatshme per shqiperine.

http://de.wikipedia.org/wiki/Cargo-Kult

Dhe une kur dilja ne plazhin e Divjakes para nja 23 vjetesh e gjeja shishe plastike i merrja me qejf, se xhaxhat e tetat e medhenj me thoshin "merri te keqen se jane shishe marinari" e meqe ne Shqiperine ekologjike te para-'90es nuk kisha pare ndonjehere shishe jeshile te lehta qe s'thyheshin, i ruaja si thesare te cmuar. Pale qe kishte dhe ca te tjere qe i mbushnin me uje te kuq e i vinin mbi bufete 2000 lekshe.

Ai pret te vije flori, dhe jo shishe. Artikulli fillon me nje rruge te financuar nga EU, Ne EU pervec Luksemburgut nuk ka vend tjeter me te pasur. Pastaj vazhdon Sala me koncertin e tij te deshirave. Nuk thote do behemi si hap i pare si Maqedonia por direkt Zvicra, Disa e quajne kete, te menduar pozitive, une kam mendimin qe kjo eshte nje idiotesi e rradhes. Asnjehere nuk ka bere bilancin e "Shqiperisa 1 Euro", "Mosha e internetit, "Fuqi energjitike" apo ato miliona ullinj. Pa mbaru keto fillon me mufka te tjera.

P.S. Edhe une kam patur kanoce Coca Cola ne bufe smiley

Rrofsha une!Rrofshi ju!Rroftë ShqipëriaBekue qofte Zoti!smiley

me siguri i ka pas thone baba frymorit qe ne vogli se Vucidoli osht me pyje tamom si zvicera dhe se dhite e vicidolit bojne qumesht tamam si dhite e zvicres.

o sheme, edhe njehere, pse i thoni frymor, se nuk e kuptoj... me duket shume creepy si fjale. kam veshtiresi ta perfytyroj.

e kom shpjegu disa here or burr. nuk i gjej dot nje emer kesaj specje. keshtu qe e kom lene thjesht "frymor" pasi eshte nje specje qe kryen frymemarje. ti po pate ndonje emertim tjeter thuaje se nuk me ngelet hateri mua. por kafshe nuk te lejoj ta qush sepse per to une kam respekt. 

po eshte shume creepy o sheme, se nuk me dhimbet ai pleh, jo. po kur thua "kafsha"(psh), njeriu imagjinon dicka... nje kafshe; thua "trapi", dhe imagjinojme traret e lidhur me litare... etj etj etj, kur thua "frymori"... shume creepy sheme, shume shume... nuk di cfare te imagjinoj.

nese ke respekt per kafshet, a do kishe respekt per ne, sikur t'ja ndryshoje nofken plehut? eshte shume shume creepy... nuk di si ta shpjegoj.

 Ore therriteni si te doni,nuk merr vesht ai eshte shume i trashe vetem Hidrocentrale di me privatizu.

 Unë i imagjinoj erën e ndyrë të gojës. Zëre se të fryn përpara fytyrës. khaaaaaaaaaaa. 

Siç ka "frymë të shenjtë", ky është frymë e ndyrë. 

 

 

 he mo ta lumqa!!!
(me kete postim ke nderuar vetveten, partine dhe kryetarin)

Aman o sheme se behen te besdisshme keto shprehje kur perseriten si refren.

Eshte si puna e asaj "Kusaret e qeverise kusare te kusarise se kusarosur" apo te "Hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine, pusho shiun, nxirr diellin...

Pfff...

nofka "frymori" me duket se nuk ka lidhje fare me ato shprehje qe permend ti, per te cilat edhe une bie dakort.

 

 Po he mo sheme, hic dore mo hic dore, se jemi dhe ne feste, kemi 20 vjetorin, prandaj

 Kur te behemi perfundimisht Zvicer, do shkoj te jetoj te ne kantonin e Vucidolit..

 Berisha ka shtuar se Shqipëria ka mundësinë që të konsiderohet një Zvicër me det përsa i përket rritjes ekonomike

O zot deri ku shkon injoranca e publikut ketu tek ne. Ska faj Berisha, gjen njerezit idiote dhe ben keto deklarime. 

Kush e can koken per BE kur je nje Zvicer me det.

 Mos ka dashur te thote "medet"? 

Une them qe duhet fillu me mesu gjermanishten smiley

Gabim zvicerianet duhet me mesue shqipen.

Kryeministri jone i dashur tha qe ne do behemi si Zvicra dhe jo Zvicra si ne... keshtu qe ec fillo dhe meso gjermanishten aty smiley

nuk mjafton kanton tiqinua? smiley edhe sala di italisht... di... well... si i flet ai gjuhet; po mund ta kaloje me justifikimin demek per theks verior.

 Anglishten e qan Sala, italishten e ka beterr, pushtetarishten e ka rafinuar ne ekstrem smiley

Une them se eshte nga Kanton Vallis. Ne kete Kanton nuk e flasin sakllan as Gjermanishten dhe es Frengjishten. Pastaj prej ketij kantoni kemi dhe Sepp Blatter qe i ngjan pak sales. Ai ngre komisione etike qe i ka krijuar vete per te sulmuar kundershtaret. smiley

 Japim kurse private.

po kurse shteterore ,privatisht ,jepni ?! smiley

Sa Euro eshte ora?  smiley

Oooouuu???!!!

Shqiperia, nje Panama pa kanal.

Kolumbia eshte objektiv me i arritshem.Edhe plakat pa dhembe po rrisin hashash.

Na na u drogue Lopa ne Vucidol or tie , se hante hashash  smiley ti po thue per njerez . Pasurite tona jane te paimagjinueshme . Zoti i bekofte Lopet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).