Një ditë para se Kolegji Zgjedhor të japë vendimin për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe të përcaktojë, siç ka thënë kreu socialist Edi Rama, fatin e demokracisë në vend, Partia Socialiste do të festojë 20-vjetorin e themelimit të saj. Kur e gjithë vëmendja është përqendruar pikërisht te vendimi i Kolegjit, selia rozë ka vendosur të festojë, si për t’i treguar opinionit publik se kriza nuk është në anën e saj dhe se ajo është fituesja e zgjedhjeve të fundit vendore. Ndaj nesër në orën 19:00, te Hotel “Sheraton” socialistët kanë organizuar një pritje festive, ku gjithsesi situata aktuale politike do të jetë në qendër të vëmendjes.

E përveç fjalës së rastit, që pritet të mbajë kryesocialisti Edi Rama, interes përbëjnë dhe të ftuarit që do të jenë pjesë e këtij përvjetori. Kështu, festa do të mbledhë vetëm të majtë dhe aleatë të tyre në opozitë, duke përjashtuar kështu ftesat për kundërshtarët politikë, siç është Kryeministri Sali Berisha apo edhe ish-kryeministri socialist, Ilir Meta, që sot gjendet në kampin kundërshtar. Nuk është ftuar as Presidenti i Republikës Bamir Topi, megjithëse ky ka marrë pjesë në festimet e fundit që kanë pasur socialistët, siç ishte dhe dasma e kryesocialistit Edi Rama. Ndërkohë që në këtë 20-vjetor, drejtuesit aktual të partisë kanë lënë mënjanë dhe mëritë ndaj kundërshtarëve në parti, pavarësisht se i kanë akuzuar sistematikisht ata si bashkëpunëtorë të Berishës.

Burime të sigurta nga PS bëjnë të ditur se një ftesë e veçantë i është dërguar edhe ish-kryetarit të kësaj force Fatos Nano. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ish-liderit të kësaj force, ftesa i është dërguar dorazi në mënyrë që marrja e saj prej tij të ishte e sigurt, ndërkohë që organizatorët janë përpjekur ta konfirmojnë atë edhe me anë të telefonit. Pavarësisht kësaj, nuk dihet nëse Nano do t’i përgjigjet kësaj ftese, pasi thuajse prej nga viti 2007, ai nuk ka marrë pjesë në asnjë prej përvjetorëve të themelimit të forcës që ai e drejtoi për herë të parë dhe për 14 vite rresht.

Gjithashtu, mësohet se në festë janë ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare, pa përjashtim, duke përfshirë këtu figura të tilla si Servet Pellumbi, Dritëro Agolli, Rexhep Meidani, themelues të saj, si Moikom Zeqo, Maqo Lakrori etj. Ftesa i janë dërguar edhe të gjithë aleatëve që gjenden sot në opozitë me Partinë Socialiste, si dhe figura të njohura publike, ashtu si edhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Nuk dihen shumë detaje për organizimin e kësaj mbrëmje, megjithëse burime pranë organizatorëve të saj nuk përjashtojnë sërish tortën e ditëlindjes së PS-së. Në këto 20 vite jetë, PS ka drejtuar vendin për afro 9 vite, vitin e parë pas themelimit të saj, dhe 8 vite të tjera pas ngjarjeve të 1997, deri në vitin 2005 ku doli sërish në opozitë. Prej nga ky vit, PS ndryshoi dhe drejtuesin e saj, pasi Fatos Nano dha dorëheqjen për shkak të humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2005. Pavarësisht qëndrimeve të diskutueshme të herëpashershme, PS jo pak herë ka qenë promotore e risive në politikën shqiptare, siç është futja për herë të parë e instrumentit të dorëheqjes në raste humbjesh, apo edhe parimit demokratik “një anëtarë një votë”, në rastin e zgjedhjes së kryetarit të saj. 

45 Komente

Fejziu do e nderonte me shume veten te vinte emrin e burimit te sigurt, se paska mik per koke te mikut ne PS qe s'e ka njeri.  

Te plasin BalkanWeb, Top Channel e media te tjera qe thone ndryshe. 

Fatos Nano eshte i ftuar dhe duhet te jete i PADISKUTUESHEM . Ka rreshkitjet dhe luhatjet e tij . Ka pergjegjesi te rende ne riciklimin e Berishes , pasi duhet ta sqaronte Partine qofte dhe indirekt nga e kishte kete "porosi "

Ai ishte qe deklaroi portretin e vertete te Berishes "Pus i Thelle Krimi " ...dhe per kete sikur vetem faktin qe JU dorezua per Urdherdhenia (personalisht e Berishes ) e regjistruar ne radio .... qe te hapej zjarr ( te bombardohej turma ) ne vitin e marshimit nga Fieri ne Vlore , viti 97.

Riciklimi Berishes eshte nje FATKEQESI shume here me e madhe se sprova e tij e PARE ne fuqi gjate Regjimit Berisha i Pare. Per kete Nano duhet te jete i sinqerte me Partine e tij vecanerisht , por edhe me popullin ne teresi se perse e "gjykoi " keshtu ose nga e pati kete "porosi "  Kjo do jete katarsisi i vertete per te , me nje lloj menyre te kerkuari falje .

Politikan i cquar por ...... shtetar DANDY,  klientelist , pa horizont drejtimi e cfrytezimi te kuadrit .Gjithsesi ishte nje qytetar ,  ne raport me nje MALOK te peshtire , Arrogant , Megalloman ,Injorant  e Intrigant , Servil e Arrivist , Kusar e i Pangopur me Lavdidashje  ne krye si Berisha .

Gezuar festen ,Thellim Reformash dhe sa me shume Hapsire mendimit "Ndryshe " pa dyfek ne sup ! Ps eshte nje nga alternativat Me te Fuqishme , me Kryesorja dhe me Besueshmja ne Individe , Moral dhe Dinjitet aktualisht per Kombin . I uroj kthim te shpejte ne Krye !

. Ka pergjegjesi te rende ne riciklimin e Berishes ,

 

Berisha e mori Ramen para Fatosit, nuk ju pershtat dhe e largoi perseri.

Fatosi ka thene se e mora Ramen nga Franca me thonj te pa prere dhe e bera kryetar Bashkie.Fatosi i dorezoi ne dore edhe partine.

Mati keshtu degjeneron dhe veten dhe ne nje fare menyre behesh si zyre fotografesh ku mba Lakuriq ose Nudo fotografine e Rames dhe  Jozefinen prapa tij duke u ngazellyer dhe duke ua treguar veglen e Rames me gisht kuvendit te Partise "lakuric , lakuric " .

Rrite pak nivelin , te pakten deri ne shambellan ose selihtar te njerit apo tjetrit . Per kete e ke prure temen apo jo ? Mire e kemi vetem PD dhe NM e tij Berisha i disate e pambarim , oh marrte nga ditet e Jozefines , Bashes , Memise e doktor profesor me master digri Emin Gjanes ne Bujqesi ! Po te them marrte dhe nga ditet e Left me .....yyyyyyy ne fund kam hall se behet shume i zgjuar !

 

"Ha ha , me mire ti se sa ata"

Ne cilin film eshte kjo batute ?

nga filmi ''perballimi''.  kam vene re se ju korcaret, kur permendni batuta filmash, jeni shume shovinist. vetem batuta me filma nga aktore korcare, dhe filma qe jane luajtur ne Korce dini.smiley

Rama bën sikur fton Nanon në 20-vjetorin e Partisë Socialiste   Sot një pjesë e shtypit shqiptar u hap me titujt “Rama fton Nanon në 20-vjetorin e Partisë Socialiste”.

I kontaktuar nga “TV Klan”, Fatos Nano, ka sqaruar nëse kishte marrë ose jo ftesë nga lideri aktual i Partisë Socialiste Rama, tha se nga Rama ai priste ndjesën dhe jo ftesën.

Më pas, ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë ftese nga Rama dhe se nuk ishte hera e parë që Rama bënte të tilla lojëra politiko-mediatike.

Pak javë më parë, Rama kishte hapur fjalë se po darkonte me Nanon në një restorant në Tiranë, ndërkohë që kamerat e “TV Klan” vërtetuan se ata vërtet ishin në një restorant, po në tavolina të ndryshme dhe nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin.

Ftesa e sajuar e Ramës për Nanon vjen jo thjesht në 20 vjetorin e Partisë Socialiste, por një ditë përpara vendimit të Kolegjit, ku sipas të gjithë ekspertëve ligjorë, humbja e tij është e çimentuar.

Ndërkohë, njerëz të afërt me Ramën thanë për “TV Klan” se kjo ftesë e sajuar e Ramës, vjen nga komplekset e vjetra që ai ka me liderin historik të PS-së.

Një njeri i afërt pranë Ramës tha se të gjithë këtë, Rama e bën që Nano të mos vijë në 20-vjetorin e partisë, por nga ana tjetër e ka të vështirë të justifikohet para socialistëve që nuk e ka ftuar liderin e partisë në këtë jubilar.

Eh si i di ti LEFTY keto pune. E shate e bete qepaze Nanon e mjekren e tij, e futet dhe ne burg e tani e keni bere shok per koke, ju merr direkt ne telefon tek Klan-i sapo i del emri ne gazete.

I ka politika keto levizje taktike, kupton ti ... jo per ndonje gje, po as Rama nuk eshte i mangut ne keto aspekte, kur arriti te bej aleance me Kurt Kolen, Nard Ndoken, Spartak Ngjelen qe e pati dhe kundershtar ne Tirane ne 2003-shin dhe ç'nuk thane per njeri-tjetrin ... kur arriti te sjelle prane Tij dhe Mero Mavrine qe ç'nuk i pat shkruajtur neper fletushka e ç'te palara nuk i la pa nxjerre (nga ato me intimet e personalet, e deri tek fotot nudo ne 2007-en) .... kur arriti te afroje prane tij dhe Bamir Topin, i cili u mor vesh se per ke votoje, pavaresisht se Rama ne 2007 tha se ishte "President i vjedhur" ... i ka biznesi dhe politika keto gjera !

Ndaj, me kembe ne toke heres tjeter ^^

Sa per Ftesen apo Mos-Ftesen e Nanos, pergjigja e tij ishte pa ekuivoke :

"Rama te me sjelli Ndjese dhe jo Ftese" - u shpreh ish-kryetari juaj ... teper domethenese!

Edhe ish-kryetar ma bere Nanon? More djale po une s'kam pasur s'kam e s'do te kem asnje kryetar apo ish-kryetar, se s'me hyjne ne pune jo per gje. Nejse e kuptoj politiken alla shqiptarce, cfare nuk kuptoj jeni ju militantet qe ndonjehere keni aftesi logjikuese por gjithmone i shkoni mbrapa tradhetarit te radhes. Kalofsh mire.

Per mendimin tim, eshte aspekt dytesor nese eshte i ftuar Nano a Meta. Ajo qe mua me shqeteson eshte imazhi i Ps-se , si forca kryesore e opozites qe prej kohesh lufton me karten e antikorrupsionit dhe ka si subjekt kryesor qytetarin e thjeshte.

E pra si eshte e mundur qe nga nje ana te flitet per qytetarine thjeshte dhe nga ana tjeter festohet madherishem ne nje nga hotelet me luksoze te Tiranes?!

Z.Rama ka zgjedhur rrugen e gabuar per te ardhur ne pushtet ose thjesht ka prane tij ca gomere qe u duket vetja miliardere.

Pyetja qe une shtroj eshte nese qytetari i thjeshte qe permendet cdo dite nga kreret e Ps-se do jete i ftuar ne banketin e hotel Sheraton?

Ps-ja si force politike e majte e aq me teper ne keto kohe te veshtira nuk i lejohet te beje ekspozime te tilla. Per mendimin tim z.Rama ka nevoje urgjente per keshilltare mediatike. Nuk mudn tu kerkohet vota qytetarit te thjeshte....duke pire shampanje ne Sheraton.

 

Gabim, Z.Rama, Shqiperia nuk ka nevoje per nje tjeter kryeminister arrogant. Ekzistonin dhe mundesi te tjera, shume me te dobishme mediatikisht, per te festuar 20 vjetorin.

 

 Mire e ke ti, me mire ta kishin festu ne nai kasolle si psh ne Galigat......se aty eshte dhe qytetari me i thjeshte....

Ne 10 deputetet me te pasur ne parliamentin shqiptar, 8 jane nga PS dhe dy nga LSI, dhe ti te habit Sheratoni. PS-ja atje eshte bere si GS-ja ne Amerike. Marrin djeme e vajza me "recruiting" si ne Amerike, as 25 vjec, dhe brenda 3 vjeteve i ke milionere.

Ajo qe mua me shqeteson eshte imazhi i Ps-se. .... ose ....Pyetja qe une shtroj..

Ky me ngja me nje strukture te foluri si nje analist neper televizore me ate zerin si allasojshe smiley .... ama pozat i merr te thuash se mba fatet e Shqiperise ne dore ...

Ajo qe me shqeteson mua ...

Hajde megallomani hajde . E kujt i kercet se te shqeteson tye apo jo ? Bohuni mor pak me me kembe ne toke !  pau piu dhe te shtune te gezuar smiley

Idris

Se pari, mendoj se ben gabim kur shqetesimin e ngritur prej meje e kthen ne ceshtje personale duke me fyer, madje pa me njohur aspak. E vetmja gje qe mund te them per momentin eshte, me vjen keq.

Se dyti, shqetesimi qe une ngre besoj se eshte me vend. Pse; po ta shohesh holle holle, madje  dhe me nuancat roze te Ps-se kjo feste ne rrethanat e momentit tingellon jashtezakonisht keq. Tingellon keq pasi ne momentin kur je ne beteje, nuk mund te hash kaviar. Duhet fituar beteja e pastaj i vjen rradha kaviarit.

Se treti, serish lidhur me imazhin. Ps-ja si force e majte ne epiqender paraqet qytetarin e thjeshte dhe nga ana tjeter pikerisht ne kohet me te nxehta politike feston me pompozitet madje me lluks. Nese do investonte mediatikisht, kete 20 vjecar z. Rama fare mire do mund ta shfrytezonte ne te mire te imazhit te tij (cka duhet pranuar qe ka pesuar lekundje, aq me teper me ca levizje shume te gabuara si ajo e kavajes) duke festuar, ndoshta me madherisht, por disi me modesti madje duke ftuar shume me teper bashkepunetore te rinj e te vjeter nga baza.

Nga Sheratoni nuk merren votat e Shqiperise dhe qytetareve te thjeshte e te ndershem te atij vendi. Qytetare qe ndoshta nuk kane per te patur asnjehere rastin per te pire, kafe minimalisht, tek Sheratoni....

 E mqs ky eshte nje blod ku sejcili shpreh mendimet e tij, duke ruajtur nje etike minimale komunikimi, mendoj qe z. Rama ka nevoje urgjente per keshilltare mediatike. Duhet zgupthyr me shkelma jashte ai qe ngre ide Sharatoni...

Partia Socialiste do të festojë 20-vjetorin e themelimit të saj.

Te ndrrimit te emrit per here te dyte e kane fjalen? 70-te vjetori i themelimit eshte me 8 nentor me sa di une...

Ej mos harro thuaji Sales qe ka 20 vjet e s'ka dorezuar akoma ne Parti teseren e PPSH qe ju dha kur u be anetar i saj para 45 vjetesh. Ose fundja ik dorezoje ti ne Komitet Qendror se ligji duhet respektuar e institucionet nuk duhen dhunuar, sic thoni ju te PD-se keto kohet e fundit.

Ti them Sales qe ka 20 vjet qe s'ka dorezuar teseren e PPSH? Ta dorezoje une ne KQ? Ne te PD-se?

C'lidhje ka ajo qe thashe une me Salen e PD-ne? C'lidhje kam une me PD-ne apo Salen? Ajo qe thashe une qendron pavaresisht dorezimit apo jo te teseres se PPSH-se nga Sala, dhe pavaresisht aludimeve te tua idoteske qe une qekam i PD-se.

Po meqe ja fute ti si kau peles me postimin tend driteshkurter, thashe t'ja fus dhe une e behemi baraz. Barazia mbi te gjitha.

Ti futja si kaut e si peles; puna jote ajo.  Postimi im eshte mese i sakte.  Kujt t'i djege le ta mbaje.

Po shoku, i drejte si draperi je. Mos ja fut kot aman, i fut ca postime pa lidhje aty si "troll" e pastaj te ngel hatri nga raprezaljet. Kalofsh mire

Me thuaj ku po i'a fut kot ne postimin origjinal?

Ta them une. Kur Partia e Punes e Shqiperise u shperbe dhe u formua Partia Socialiste e Shqiperise, ndryshoi logoja, ndryshoi statuti, ndryshuan qellimet e partise, ndryshoi (ose me sakte u hoq) boshti ideologjik, u pranua sistemi pluralist dhe ekonomia e tregut, liria e fjales, te drejtat e njeriut etj. ndryshuan dhe njerezit brez pas brezi.

Te akuzosh socialistet e sotem si "komuniste" apo partine ne fjale si parti "komuniste" eshte jo vetem anakronike por edhe e gabuar logjikisht. Prandaj dhe permenda Berishen me "teseren e PPSH ne xhep" sepse shqiptaret qe konsiderohen te djathte ose me bindje te djathta e kane bere zakon te permendin PSSH si nje bije e PPSH duke "harruar" se kush e kryeson dhe dominon prej 20 vjetesh te djathten shqiptare.

Kur Partia e Punes e Shqiperise u shperbe

Korrigjim, PPSH nuk u shperbe ndonjehere.  Ne kongresin e 10-te ajo ndrroi emrin ne PSSH.  E vertete ajo beri reforme kozmetike te ndrrimit te emrit, logos, statutit, struktures, qellimeve, ideologjise (edhe pse si organ shtypi, sot e kesaj dite vazhdon te mbaje Zerin e Popullit, te themeluar me 1944) etj., por ajo nuk u distancua nga e kaluara e saj tradhetare, gjakatare e diktatoriale.  Ajo nuk i denoi asnjehere krimet dhe kriminelet e kaluares se saj. Ajo nuk kerkoi falje ndaj te persektuarave per krimet e kryera ndaj tyre ne misherimin e saj te meparshem.  Ajo mbajti pak a shume te njejtin elektorat qe kishte ne rimisherim e saj si PPSH.  Ajo mbajti te njejtin qendrim ndaj historise te luftes se quajtur nacionalclirimtare sic mbante para se te ndrronte emrin.  Ajo ka ne gjirin e saj dhe rreth saj antare te nomeklatures komuniste si Ruci, Dokle, Leskaj, Xhafaj, Gjinushi etj.  Duke filluar nga kryetari i saj e duke vazhduar me nje numer te konsiderueshem deputetes dhe funksionaresh te larte te saj, ajo eshte e mbushur me bije e bija te funksionareve te misherimit te saj te meparshem dhe te nomeklatures se monizmit. 

Keto fakte qendrojne pavaresisht faktit se Berisha ka qene antar i saj, pavaresisht se e ka apo s'e ka dorezuar teseren, pavaresisht se ka qene sekretar, mjek i byrose, mik i familjes Hoxha, dhe me rendesishem pavaresisht faktit se ai drejton ate qe ai vetequan te djathten Shqiptare keto 20 vjete.

Nuk mund ta marresh historine e PSSH apo "new-PPSH" sic deshiron ta quash ti, si te shkeputur nga historia e Shqiperise ne keto 20 vjetet e fundit. Fakti qe kjo parti ka nje mbeshtetje popullore rreth 50% vjen ose sepse komunizmi nuk ishte dhe aq i keq ose sepse partia eshte kthyer ne nje parti pluraliste me njefare demokracie brenda saj. Ose ndoshta te dyja bashke.

Mos harro qe ne keto 20 vjet ka qene e djathta ne pushtet per rreth 12 dhe nuk ka ndermarre asnje hap per te ndeshkuar gjynahqaret e komunizmit. Pervec gjyqit qesharak te nexhmije Hoxhes e Kilo Buxhelit ku u denuan per vjedhje kafeje.

Po ashtu e djathta nuk e ka vene ujin ne zjarr per nje kompensim te drejte te ish te perndjekurve politik. Hajdutet e pulave e kriminelet u bene "te perndjekur" e te perndjekurit e vertete vuajne pasojat e demokracise (demokraci i thencin) per te cilen ata vuajten.

Per me teper vitet nen qeverisjen e se djathtes (sidomos periudha '92-'97 por edhe tani) ngjanin shume me vitet '70 persa i perket dhunes policore, gangstere e paramilitare ndaj atyre qe bien ndesh me banden qeverisese.

Jam dakord ta quaj PS parti komuniste ne qofte se bie dakord me mua ta quash PD parti naziste.

Nuk mund ta marresh historine e PSSH apo "new-PPSH" sic deshiron ta quash ti, si te shkeputur nga historia e Shqiperise ne keto 20 vjetet e fundit. Fakti qe kjo parti ka nje mbeshtetje popullore rreth 50% vjen ose sepse komunizmi nuk ishte dhe aq i keq ose sepse partia eshte kthyer ne nje parti pluraliste me njefare demokracie brenda saj. Ose ndoshta te dyja bashke.

Ose kemi nje vazhdimsi te elektoratit te PPSH-se, i perqendruar pergjithesisht posht Shkumbinit, nga ku vinte pergjithesisht udheheqja e PPSH-se, dhe ka ku vjen dhe pergjithesisht udheheqja e misherimit te ri te saj, e ku popullata ne pergjithesi ishte e privilegjuar gjate monizmit. 

Mos harro qe ne keto 20 vjet ka qene e djathta ne pushtet per rreth 12 dhe nuk ka ndermarre asnje hap per te ndeshkuar gjynahqaret e komunizmit. Pervec gjyqit qesharak te nexhmije Hoxhes e Kilo Buxhelit ku u denuan per vjedhje kafeje.

Po e vertete.  Po kjo partia e ashtequajtur socialiste pse nuk i ndeshkoi gjynahqaret e komunizmit kur ishte ne pushtet?

Po ashtu e djathta nuk e ka vene ujin ne zjarr per nje kompensim te drejte te ish te perndjekurve politik. Hajdutet e pulave e kriminelet u bene "te perndjekur" e te perndjekurit e vertete vuajne pasojat e demokracise (demokraci i thencin) per te cilen ata vuajten.

Po, po e kjo e ashtequajtura parti socialiste cfare ka bere per te perndjekurit kur ishte ne pushtet per 8 vjete?

Per me teper vitet nen qeverisjen e se djathtes (sidomos periudha '92-'97 por edhe tani) ngjanin shume me vitet '70 persa i perket dhunes policore, gangstere e paramilitare ndaj atyre qe bien ndesh me banden qeverisese.

Kjo cfare lidhje ka me ate qe po them une (duke e marre si te mireqene, qe ka pak shume gjasa te jete keshtu)?

Jam dakord ta quaj PS parti komuniste ne qofte se bie dakord me mua ta quash PD parti naziste.

Se cfare eshte PS-ja s'ka asnje lidhje me cfare do ti ta quash PD.  Quaje naziste, fashiste apo ku di une cfare, kjo nuk ndryshon faktet per PS-ne.

Cfare eshte PS-ja, apo cfare do ta quash ti PS-ne?

Nuk jam aspak dakord me ndarjen krahinore "sipershkumbin-poshteshkumbin" qe po ben per te justifikuar mbeshtetjen popullore te PS-se. Dhe sikur te ishte ashtu sic thua ti, i bie qe 50% e shqiptareve ne komunizem (tosket) te ishin  "te privilegjuarit" dhe 50% tjeter (geget) te ishin "te paprivilegjuarit, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Asnje regjim diktatorial ne bote, as tani as me pare, nuk ka mbeshtetje 50% te popullsise. Ndoshta e ka ne fillim, por jo pas 45 vitesh diktature. Mund te te jap fakte e arsye pafund per sa po them por nuk besoj se eshte nevoja.

Faktet qe te dhashe mbi PD-ne ne pushtet etj etj nuk i dhashe sepse dua ti nxij faqen PD-se e tja zbardh PS-se. Per sa me perket, te dyja partite e kane faqen e nxire dhe te dyja jane pjelle e gangsterrizmit politik. Prandaj nuk me duket e drejte te quash PS-ne pjelle te PPSH duke marre indirekt anen e PD-se kur dihet se kjo e fundit eshte partia qe ka vjedhur vrare e tradhetuar me shume shqiptaret keto 20 vjet.

o i pakapshem a tka dale nanje here naten Miladini e te ka friksuar? se t'u eshte bere miladini si fantomasi..

Bravo, pergezime, mgjs daten e themelimit e kane me 8 nentor, sic thote pakapshem me lart.

Per Partine e Punes, me fal Partine Socialiste them vetem, qe lutemi me gjithe zemer, qe Edi Rama te konfirmohet kryetar i PS edhe ne vitet ne vazhdim.

Rama ketu e ke shkelur rendeshem fare, Nano duhej ftuar patjeter, tjeter gje se agai s'besoj te vinte. Le qe cfare keni ju per te festuar njehere, duhet te ishit duke i rene kokes me grushta per deshtimet e njepasnjeshme.

 Si rralle here,por do ti qe kete rradhe jam dakord me keto qe the?

Qenkemi une, ti, Idrisi dhe Berisha - e kishim bere nje peskac smiley

+1 Trop

 Mos ju kundervini hiç celesit ! Ka qind  per qind te drejte.

   Per  cilen arresye SOT, me tere ato halle te renda te popullit e tere  vendit, ka vend per hare?Te atyre halleve kthyer ne plage, qe kemi lene nam ne tere boten e gjer tek shume  shqetesime te ngritura, prej Ed... karabushit, por te  para shume mire prej neve  e ca me mire akoma prej  qytetareve, prej atyre familjeve, djemte e te  cileve, anatare te kesaj partie sot ne feste, rane DJE deshmore te hallit ...e te idealit te tyre, por dhe te kesaj force?

  Ku ma gjen sheshin per rastin, qe te shtroje shiltete per davete,  ne kete Shqiperine ...BUZE GREMINE, qe kemi perpara syve,(e thene e Ed Leshit)te beje dasmera ne Sherratone, qe te gazduvitet, tere e majta jone?E populli te gezoje se  keta na u bene tog te tere ...per te pire.... e  kenuar.Do  ti  marren zjarr duart miletziut,   nuk e shifni!

Jazek u qofte !

   Festimin e pervjetorit ta benin ne kembe, para  Stadiumit "Qemal Stafa", me nga nje koker zarikore dhe aqe. Dasme e davete, ne kete mejdan te gjakosur, nuk do te guxonte te bente  as vete..  Safa Imeri.

  Nga nje ane mprihni  shpatat  e hoqet  grason  e kallasheve, se ashtu  e don derri te levize, prej  togut te  plehut, qe pleheroi tere mendimin e burrave te ketij vendi,  kur sot, nga ana tjeter, ju esnafet e te drejtes,gjeni  kohe e  do te na   kercisni tapat e shampanjerive ! Burra te tredhur ! Per te mos u  thene burra...m a te pjer..

   Po gjene, mire qe u ka rene ne mendje, te harroni  pa ftuar, horrin e horrave te kesaj kopeje, roze e blu, Fatos-in e Plakur.

Festa e PS, Nano : S’kam ftesë, nuk e di nëse do të shkoja

Lideri historik, Fatos Nano, do të mungojë sot në festimet e 20-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Arsyeja është mungesa e ftesës nga lidershipi aktual i PS-së. Ish-kryetari Fatos Nano konfirmoi dje për gazetën “Panorama” se nuk do të jetë prezent në përvjetorin e rëndësishëm të partisë që ai themeloi, pasi në adresë të tij nuk ka ardhur asnjë ftesë. Gjithsesi, Nano shtoi se do ta kishte të vështirë të vendoste për të shkuar ose jo në përvjetor, nëse ftesa nga kreu aktual i PS-së Edi Rama nuk do të mungonte. Një ditë më parë, nga selia e PS-së u fol për një ftesë të dërguar për Fatos Nanon nëpërmjet një miku të tij, por që në adresë të Nanos nuk ka mbërritur gjë. Një i afërm i liderit historik të PS-së tha më tej se pretendimet se është ftuar themeluesi i PS-së nuk janë të vërteta dhe aspak serioze. Sipas tij, nëse ftesa do të ishte reale, mund të kishte ardhur prej kohësh, ashtu siç ka ardhur për shumë të tjerë për të qenë prezentë. Në këtë mënyrë, ish-kreu dhe drejtuesi i kësaj partie prej më shumë se 14 vitesh nuk do të jetë në përvjetorin e saj. Fillimisht, lajmi për ftesën ndaj ish-kreut të PS-së u komentua dhe u interpretua si një paqe mes tij dhe kreut aktual të partisë, ose thjesht si vlerësim për kontributin e Fatos Nanos në këtë parti, pas pluralizmit shqiptar. Kjo “ftesë” u duk edhe si një shtrëngim i mundshëm i duarve mes Ramës dhe Nanos, por që pas zgjedhjeve të Presidentit në vitin 2007, ish-kryetari i PS-së që kandidoi për postin e Presidentit të Republikës u vendos në ballë të akuzave direkt të Edi Ramës.

Mungesa e ftesës për liderin historik të PS-së duket se tregon ende ndarjen mes kreut aktual Rama dhe Nanos, marrëdhënie e cila ka qenë e tensionuar që para zgje-dhjeve lokale të vitit 2007. Gjithsesi, Nano ende nuk është shfaqur publikisht pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndonëse prej tij ka pasur premtime për ndonjë rikthim të mundshëm. Pavarësisht mungesës së Nanos, PS ka vendosur që të përkujtojë 20-vjetorin e themelimit të saj në ambientet e hotelit “Shera-ton”, ku ka shpërndarë edhe një numër të konsider-ueshëm ftesash. Në këtë përvjetor do të jenë një numër i konsiderueshëm figurash politike brenda së majtës dhe koalicionit opozitar.

700 ftesa

Selia e Partisë Socialiste ka shpërndarë rreth 700 ftesa për përvjetorin e saj të 20-të, që do të kremtohet në ambientet e hotelit “Sheraton”. Ftesat nuk kanë munguar për ish-deputetët të kësaj partie, figura të njohura të shoqërisë, aleatët politikë, por edhe për Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Festa e PS-së do të nisë në orën 19:00 me përshëndetjet e rastit.

Nano e Rama te festa e SHBA
Edi Rama dhe Fatos Nano nuk do të jenë bashkë në përvjetorin e 20-të të Partisë Socialiste, por bashkë do të jenë në një tjetër përvjetor. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë ftesat për përvjetorin e pavarësisë më 4 korrik, një përvjetor që do të përkujtohet nga kjo ambasadë në ambientet e Muzeut Kombëtar. Mësohet se Nano ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë përvjetor, ashtu si çdo vit më parë.

Tortë në festën e 20-të të PS

Përvjetori i 20-të i Partisë Socialiste nuk pritet të ketë ndonjë element të veçantë në organizmin e tij, por gjithsesi, disa elemente nga tradita nuk do të mungojnë. Mësohet se një tortë do të përgatitet për këtë eveniment, ku sipër do të ketë të dallueshme e të shkruar 20-vjetorin e themelimit. Nga ana tjetër, lideri i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, do të presë të ftuarit e më pas ai do të bëjë edhe përshëndetjen e rastit. Ashtu si vitet e kaluara, Rama do të jetë i pari që do të presë copën e parë të tortës. Gjithsesi, në “Sheraton” nuk do të mungojë as banda muzikore e as shërbyesit. Në traditën e PS-së nuk ka pasur ndonjë kushtëzim për përvjetorin e saj të krijimit. Shpeshherë, në 6 vitet e fundit që kjo parti drejtohet nga Rama, përvjetori i PS-së është festuar edhe jashtë Tiranës, por edhe në ambientet rreth selisë së Partisë Socialiste. Në festën para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, Rama kërkoi që torta të pritej nga një prej anëtarëve më të vjetër të partisë. Kësaj radhe ai e feston këtë përvjetor në prani të gruas së tij. Ashtu siç ka ndodhur zakonisht, pritet që numri i të ftuarve të jetë më i madh në këtë përvjetor.

Cfare eshte PS-ja, apo cfare do ta quash ti PS-ne?

E kam thene me siper kete, dhe po e perseris dhe njehere: Eshte e njejta parti qe u themelua me 8 nentor 1941. 

 

Nuk jam aspak dakord me ndarjen krahinore "sipershkumbin-poshteshkumbin" qe po ben per te justifikuar mbeshtetjen popullore te PS-se. Dhe sikur te ishte ashtu sic thua ti, i bie qe 50% e shqiptareve ne komunizem (tosket) te ishin  "te privilegjuarit" dhe 50% tjeter (geget) te ishin "te paprivilegjuarit, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Asnje regjim diktatorial ne bote, as tani as me pare, nuk ka mbeshtetje 50% te popullsise. Ndoshta e ka ne fillim, por jo pas 45 vitesh diktature. Mund te te jap fakte e arsye pafund per sa po them por nuk besoj se eshte nevoja.

 

Lexo dhe njehere ate qe thashe une, e do shohesh qe permenda fjalen pergjithesisht shume shpesh.  Po do fakte shiko rezultatet e zgjedhjeve, qofshin ato qendrore apo vendore.

Faktet qe te dhashe mbi PD-ne ne pushtet etj etj nuk i dhashe sepse dua ti nxij faqen PD-se e tja zbardh PS-se. Per sa me perket, te dyja partite e kane faqen e nxire dhe te dyja jane pjelle e gangsterrizmit politik. Prandaj nuk me duket e drejte te quash PS-ne pjelle te PPSH duke marre indirekt anen e PD-se kur dihet se kjo e fundit eshte partia qe ka vjedhur vrare e tradhetuar me shume shqiptaret keto 20 vjet.

Te quash PS/PPSH-ne me ate emer qe i takon nuk do te thote aspak marrje indirekt e anes se PD-se.  Kjo eshte nje dikotomi false, qe eshte eshte bere buke e djathe ne kete kuvend virtual.

Nuk eshte aspak dikotomi false, sepse te njejtin argument nxjerrin dhe zedhenesit (papagallet) e PD-se duke quajtur e riquajtur PS komuniste, duke permendur krimet e diktatures te cilat ata nuk i kane zbardhur, megjithese heren e dyte ne pushtet dhe me mandatin e trete (katert) qeverises ne xhep, duke akuzuar PS per te perndjekurit politik te cileve pushtetaret e sotem nuk po u japin aspak drejtesi, duke akuzuar PS per Sigurimin e Shtetit, dosjet e te cileve vete PD refuzon ti hape.

Te quash nje parti ne opozite pjelle te komunizmit e ta akuzosh per krimet e PPSH duke qene ne pushtet, duke pasur nje lider e kryeminister komunist e duke vazhduar nje politike antikombetare e antipopullore eshte hipokrizi, dhe kete gje po bejne gangsterret blu.

Ne qofte se do te tregohesh asnjeajes jepi Cezarit cfare i takon Cezarit. smiley

Kjo qe po thua me siper eshte kjo:

http://en.wikipedia.org/wiki/Guilt_by_association

Pse e thone kete gje zedhenesit  e PD-se, nuk do te thote qe s'eshte e sakte dhe as une s'dua ta them.  Ti mund te vesh ne pikepyetje arsyet dhe legjetimitetin e zedhensve te PD-se kur e thone kete gje, por nuk mund te thuash apriori qe s'vlen sepse e thone zedhensit e PD-se.  Zedhenesit e PD-se mund te dalin hipokrit duke thene keshtu gjerash, por une jo se s'jam as zedhenes, as antar dhe s'kam asnje lidhje me PD-ne.

S'kam nevoje te tregohem asnjeanes, se nuk kam thene asnjehere qe jam asnjeanes.  Une mbaj anen time.

Anen tende mbaje, se ke te drejten e fjales e te mendimit te lire. Po ta them dhe njehere ku qendron hipokrizia: Nuk mund te akuzohet PS se eshte komuniste kur ne krye te PD ka 20 vjet qe s'shkulet stalinisti me i madh pas Enver Hoxhes. Nese ka nje bije te vertete te PPSH ajo eshte PDSH persa i perket demagogjise, kultit te individit, censures, struktures se ngurtesuar hierarkike, abuzimit te pushtetit per qellime personale menyres totalitare e antikombetare te qeverisjes, mungeses se kultures qytetare etj etj. PS mund te jete e korruptuar e me shume te meta, por ne keto 20 vjet kleptokraci me shume ka qene viktima se grabitqari.

Ore ca hipokrizie flet ti? Ketu nuk po flisnin per Berishen dhe PD-ne.  Une as mohova e as pohova, qe Berisha eshte Stalinist apo ku di une.  Do ti s'do ti, faktet jane teper kokeforta qe PS-ja eshte e njejta parti e themeluar me 8 nentor 1941, me gjithe ndryshimet kozmetike qe ka bere.

Po dhe te duash nuk e mohon dot smiley Nejse i thame e i sterthame dhe prape nuk arritem ne nje mendje. Po te ishte PS Partia e Punes me ndryshime kozmetike, do te kishte qeverisur si Partia e Punes ato 8 vjet qe pati pushtetin. Dhe s'do ta kishte leshuar pa dhune. Apo jo?

Edhe ne 1992 pa dhune e leshoi pushtetin.  Ky eshte nje nga ndryshimet kozmetike per te cilat po flasim.  E vetmja menyre qe mund te heqin stigmen e historise se tyre gjakatare, eshte te shperbehen sic ka thene dhe vete Rama me 1992, te distancohen dhe te denojne historine e tyre gjakatare e pastaj te themelojne nje parti realisht socialiste perendimore.

Ndoshta ata komuniste ndihen te pafajshem, i takon gjykates e prokurorise te vendosin drejtesi, por mbi te gjitha duhet te hapen dosjet qe dikush i mban mbyllur. Te ndryshosh rrenjesisht partine nuk eshte ndryshim kozmetik. Mund te kene vertet disa ish-komuniste ne radhet e tyre, por eshte krim ky? Nqs ti permend Rucin une automatikisht permend Berishen. Nuk eshte PS-ja partia qe i ngjason me shume Partise se Punes ne Shqiperi, por eshte parti tjeter. Me duket e kam shpjeguar qarte kete gje.

Sa per komentin e Rames, politika eshte buce thone, e aleancat ndryshojne. Shiko Meten e Nanon me ke u bene.

E leme; nuk kuptohemi.  Tjeter gje them une, tjeter gje thua ti. Une te flas per fakte ti me thua se si ndihen komunistet.  Une te flas prap per fakte, ti me tregon teseren e Berishes, PD-ne etj etj.

Dakord e leme. Une ne fakt po te jepja nje miksim faktesh krahasimesh dhe hipotezash, se faktet thate pa meze sikur nuk shtyhen. Dmth nuk mund te arrihen perfundime bazuar mbi analet e historise bashkekohore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).