Lajmet na thonë se ende pa u futur Lulzim Basha në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Jozefina Topalli, apo qeveria, apo të dyja së bashku, kanë rivënë në lëvizje projektin e tyre për shkatërrimin e Piramidës dhe ndërtimin atje të godinës së Parlamentit të ri. Sikurse dihet, Lulzim Basha, kur është shprehur për këtë projekt gjatë fushatës elektorale, ka dhënë një përgjigje që mbështetësit e tij e kanë interpretuar se ishte kundër, jo pro këtij projekti. Dhe kjo kishte një kuptim: sepse ai e dinte se shumica e votuesve, për arsye të ndryshme, që nga ato të lidhura me ruajtjen e kujtesës historike e arkitektonike të kryeqytetit e deri tek ato të lidhura me faktin se një shpenzim i tillë është absurd për një vend që ka një mijë prioritete më të rëndësishme sesa ngritja e një Parlamenti super të shtrenjtë, do të votonin kundër tij. Por, dimë gjithashtu se Lulzim Basha na ka premtuar se do të bëjë një moratorium për lejet e ndërtimit, që do të zgjasë afro një vit, deri në hartimin e një plani urbanistik, të cilin, pastaj ka premtuar se do t’ia nënshtrojë një referendumi. Kurse kjo mënyrë sjelljeje e Topallit të bën të mendosh sikur ajo e ka planin urbanistik të Bashës dhe votën e këtij referendumi në xhep që tani.

Atëherë, si ta komentojmë këtë? E para përgjigje që të vjen është se kemi të bëjmë me mashtrimin e zakonshëm të elektoratit nëpërmjet premtimesh që dihet se nuk do të mbahen. Me fjalë të tjera, me arrogancën e atyre që, pasi kanë hedhur lumin, të thonë “të q… kalin”, ose me “mirësjelljen” e atyre më të moderuarave syresh që të thonë: ju e dini se ne jemi ajo çka bëjmë, jo ajo çka themi dhe e dini mirë se çfarë kemi bërë deri tani, ka qenë e kushtëzuar nga shumë faktorë, jo vetëm nga dëshira e mirë, prandaj na mirëkuptoni për mosmbajtjen e premtimeve.

Këtu, një pyetje e dytë që vlen të ngrihet është ajo nëse Basha bën pjesë në talljen direkte të Topallit & Co me zgjedhësit në Tiranë apo jo? Mendoj se duhet të ndalemi një moment për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje përtej nxitimit të atyre që menjëherë do të thonë: “Pse, kishe ndonjë dyshim ti për këtë?”; apo të atyre që, nga ana tjetër, do të mbrojnë Bashën dhe do të sulmojnë Topallin ose Berishën. Sepse, edhe kur flasim për mashtrim, ky nuk e përjashton inteligjencën njerëzore. Ky akt i Topallit dhe nxitimi që Kushtetuesja të hedhë poshtë padinë e socialistëve për shkatërrimin e Piramidës (që vërteton akuzat se Drejtësia shqiptare është nën diktatin e Berishës), duket shumë poshtë inteligjencës që ka treguar Basha në këtë fushatë elektorale. Boll për hir të gjithë atyre intelektualëve të shquar që e mbështetën Bashën në të ashtuquajturën “Iniciativa për Tiranën”, duhej pritur të paktën edhe ca.

Personalisht, gjatë fushatës kam shprehur dyshimin serioz se shumëçka në premtimet e Bashës ishin pjesë e një shfaqjeje aktoreske që duhej luajtur sa më mirë, për të tërhequr sa më shumë vota spektatorësh. Kjo, kryesisht, duke u nisur nga përvoja e së kaluarës me klasën tonë politike, por edhe nga pabesueshmëria e disa prej premtimeve. Është kjo arsyeja që kam deklaruar publikisht se nuk votoj asnjërën palë, pasi vota është edhe përgjegjësi. Pra, nëse ti i jep votën dikujt dhe nesër ai bën të kundërtën e atyre që i ka premtuar publikut, kjo të ngarkon me përgjegjësi edhe ty që i ke dhënë mbështetje me votën apo fytyrën tënde. E, megjithatë, edhe sikur ta marrim Bashën krejtësisht mashtrues, duke iu referuar inteligjencës që e drejtoi në atë lloj aktrimi, nuk besoj se Basha është ndjerë i kënaqur nga nxitimi i zonjës Topalli & Co për të shpallur fillimin e punimeve për Parlamentin e ri sipas projektit të hartuar për në vendin ku sot ndodhet Piramida, ndërkohë që ai ende s’ka hyrë në zyrën e Bashkisë. Jam i prirur më shumë të besoj se nxitimi i zonjës Topalli & Co kërkon, në fakt, t’i tregojë Bashës vendin: t’i thotë atij, pra, që ta ketë të qartë se ai është një marionetë në duart e udhëheqësve të vërtetë të PD-së, siç ka qenë qyshkur u thirr në KOP-in e famshëm dhe se në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë të luajë këtë rol e të mos e rrejë mendja, siç kanë sugjeruar disa, se ai është fytyra e re e PD-së, e ardhmja më demokratike e saj, numri 2 pas Berishës etj…

E, këtu pyetja tjetër që ngrihet është: po “Doktori”, që dihet se është promovuesi i Bashës e njëherësh më politikan se Jozefina, ç’thotë për këtë akt? Kjo lidhet edhe me një pyetje që është ngritur gjatë fushatës nga mjaft analistë: nëse ishte Basha që e la “Doktorin” jashtë fushatës së tij për Tiranën, në mënyrë që të fitonte më shumë vota, apo nëse ishte “Doktori” që e la Bashën të aplikonte strategjinë e mënjanimit të tij, pasi kjo bëhej kështu më kredibël. Unë gjykoj se “mënjanimi”, nëse mund të quhet kështu, s’bëhej dot pa miratimin e “Doktorit”, i cili ka mësuar nga përvoja që për pushtetin e tij duhet të bëjë edhe sikur shkel mbi veten e tij ndonjëherë. Por, ama, për pushtetin e tij, jo të Bashës. Dhe sërish për pushtetin e tij, mua më duket se nuk i intereson ta poshtërojë Bashën kaq shpejt. Aq më tepër, pasi, sikurse shkruante me të drejtë Shkullaku në “Panorama”, e ardhmja e pushtetit të PD-së vetë do të përcaktohet shumë nga suksesi apo dështimi i Bashës në Tiranë. Atëherë, nxjerrjen e lajmit për Piramidën pa e ulur Basha bythën në karrigen e marrë në mënyrë të padrejtë për gjysmën e tiranasve që kanë votuar Ramën (shtoi këtyre edhe dyshimet e shumicës së atyre që s’kanë votuar), e ka nxjerrë Jozefina me kokë të vet, apo ka dijeni edhe “Doktori”? Unë që kam ngulmuar gjithmonë në idenë se teatri i politikës sonë luhet nga kukulla në skenë dhe oligarkë që tërheqin fijet e tyre në prapaskenë, do të ngrija edhe një pyetje tjetër: po ata në prapaskenë, të cilët presin lejet e ndërtimit e përfitimet e tjera për “investimet” që kanë bërë për PD-në e që janë për pushtetin e “Doktorit”, ndoshta edhe më të rëndësishëm sesa fytyra e freskët e Bashës, ç’rol kanë në këtë nxitim të zonjës Topalli & Co? Nuk mund të japësh një përgjigje të prerë për këtë pyetje.

Por, ndërkohë që besoj se ata kanë dorë në këtë punë, dy gjëra më duken të sigurta: së pari, kush mendon se “Doktori” po përgatitet që t’ia lërë pushtetin Bashës e se ky mund të ndërtojë pastaj një parti më demokratike, që do të thotë edhe më në shërbim të njerëzve dhe jo të të fortëve dhe oligarkëve që respektojnë vetëm pushtetin e parasë, kam frikë se gabohet. Basha edhe mund të vijë në krye të Partisë Demokratike një ditë. Por, ashtu si Edi Rama në krye të PS-së, do të vijë kur freskia e shkëlqimi i fytyrës së re të sapopërdorur t’i jetë zvetënuar krejt nga “rrudhat” e “thinjat” e një jete të vështirë nën hijen e së keqes që ka kapluar politikën tonë e që, në fakt, më duket se Basha e ka filluar prej kohësh.

Së dyti, sepse është edhe më gabim të besosh se e keqja që ka kapluar politikën tonë mund të kurohet nga ata që vetë e gjenerojnë e se, prandaj shoqëria duhet të nxitojë të ndërtojë kundërtrupat për ta luftuar atë nëse nuk do të përfundojë nga gjendja e të përgjunjurit në atë të të shtririt përtokë.

52 Komente

 ...memecit i paska ardhur goja...eeeeeee

Ai gjithnje i thoshte gjerat sic duhet, por disa behen shurdhe kur kryetari nuk i lavderohet.

alidems, me thuaj mendimin tend per shkrimin e Lubonjes?

Tosi tani po e kuptoke qe Basha ishte thjesht nje kukull ne duart e Neandertalit?..Ku jetoke ti zotrote ne univers paralel?....

Boll për hir të gjithë atyre intelektualëve të shquar që e mbështetën Bashën në të ashtuquajturën “Iniciativa për Tiranën”, duhej pritur të paktën edhe ca.

Mire Lubonja, pa merak se intelektualet i vene nje disclaimer tip:  

...gjithë këto që shkrova më sipër mund të jenë të diskutueshme. Janë gjykimi im sot për sot mbi situatën që jam përpjekur ta argumentoj dhe që nesër, varësisht nga argumentime më bindëse apo zhvillime të tjera mund të më bëjë të ndryshoj mendim në favor të një tjetër mendimi.

edhe vate ajo pune. Me duar te lara e te thara Pontius Pilate(s) tane. 

duket shumë poshtë inteligjencës që ka treguar Basha në këtë fushatë elektorale. 

E, megjithatë, edhe sikur ta marrim Bashën krejtësisht mashtrues, duke iu referuar inteligjencës që e drejtoi në atë lloj aktrimi, nuk besoj se Basha është ndjerë i kënaqur nga nxitimi i zonjës Topalli & Co për të shpallur fillimin e punimeve për Parlamentin e ri sipas projektit të hartuar për në vendin ku sot ndodhet Piramida, ndërkohë që ai ende s’ka hyrë në zyrën e Bashkisë.

O c'i beme fjales "inteligjence", c'i beme.  Po te njejten gje qe i beme "fushates qytetare", "fitores morale" etj. 

prandaj shoqëria duhet të nxitojë të ndërtojë kundërtrupat për ta luftuar atë nëse nuk do të përfundojë nga gjendja e të përgjunjurit në atë të të shtririt përtokë.

Lubonja, s'je pjese e shoqerise?  Ja provoje njehere ti dhe me radhe pastaj. 

PS: Duhet te kesh mbetur i kenaqur me drejtesine shqiptare ama, qe nje nga "bazhibuzuket" e 21 Janarit u denua. 

PPS: Te keqen e titullit te artikullit.  Marshallah.

Dashkan me prish piramiden e?! Jo per najgjo, po aty kena rreshkit tgjith'. Arsye me se e mjaftushme per ta rrexu qever(es)ine, vec tjerave.

Jalla, mor bir, sa shume qenke zhgenjyer.... zhgenjehet kush genjehet. po ti nuk me dukesh nga ai lloj. ty te intereson kjo qe ben, ti je sherbetori me i mire i Lul Bashes dhe Berishes. Mos u perkedhel kot tani.

Kam respekt per Lubonjen, (me rastisi te lexoja dhe "Ridenimi-n" keto dite, liber interesant dhe prekes), por gjithsesi gjendem dakort me te vetem me raste. Pertej qendrimit te hapur te tij kunder prishjes se piramides, mendoj se ka keqinterpretuar ca pocionimin e Bashes duke keqshpresuar te personi i tij. Pa u zgjatur e trashur shume me kete histori te tejdiskutuar, dy tre gjera kane rendesi te cilesohen. E para, pozicionet e kryetarit te Bashkise, ministrit te kabinetit aktual e deputetit i shkojne maksimumi tangent peshes se vendimarrjes per kete ceshtje. Te ishte ne dore te kryetarit te Bashkise, nuk e kishte lejuar Rama kete gje, thjesht per interesa te tij apo per ceshtje principi, nuk ka rendesi. Aq me shume pozicionet e tjera. Basha u tregua i kujdesshem pe kete ceshtje(patjeter qe do pyetej gjate fushates ne lidhje me kete) duke mos dhene premtime por vetem duke dhene nje opinion e preference personale. Lubonja, nen ndikimin e deshperimit te tij po kerkon qiqra ne hell. Si ceshtje ne pergjithsi, mendoj se opozita e ketij vendimi(me e gjere se opozita politike) luajti strategjikisht gabim, duke sulmuar vendimin ne cdo element te tij, nderkohe qe vete vendimi perbehet nga disa pjese nder te cilat vetem shembja e piramides eshte pergjithsisht jopopullore dhe e papelqyeshme. I vetmi element qe mund te varionte zgjedhjen ishte gjetja e nje vendosjeje tjeter te pershtatshme per parlamentin e ri, por ky element u la ne harrese ose ndoshta nuk ekzistonte fare si variant.

E dyta, kushtetuesja vepron sipas principeve juridike, te provave, akteve ligjore ku mbeshteten padi apo ceshtje e jo sipas principeve alla Rame te koheve te fundit, te vleresimit te ceshtjeve ne kuadrin e "interesave kombetare" . Me duket i nxituar e i pavend konkludimi i Lubonjes se "u vertetua se Berisha kontrollon drejtesine" Duke spekulluar ne te njejten menyre si autori mund te arrinim ne konkluzionin se "u vertetua nga ky artikull se Rama kontrollon Lubonjen", cka per autorin ndoshta mund te ishte perfundimi me i bezdisshem

the morning after....

 Belul, megjithese nuk kam shume kohe, per respektin tend po ta them me disa rreshta.......

Kur erdhi Sala ne pushtet ne 2005, megjithe habine e nderkombetareve, u be nje analize e felle e tere ketyre analisteve, te cilet thonin se .....jo, jo, Berisha, nuk eshte me i pari, ai ka ndryshuar, pastaj ka institucione....etj, etj, dhe njeri nga me te zellshmit e ketyre analizave, ishte dhe ky Lubonja.....

Erdhen kohet e "arta" te sundimit te pare 4 vjeçar te Saliut dhe çar pame????? pame te njejtin ujk, po me kemben e lyer me miell...ai e filloi nga ato qe ishin garantet demokracise, institucionet e pavarura, te cilat i shendrroi ne te varura, i shau, i shnderroi, i bleu.....dhe i ra mielli dhe i doli perseri kemba e zeze....

...dhe njeri nga ata qe e kritikonte, po tani ne surdine, ishte dhe ky i famshmi Lubonje, po tani me nje petk te ri, .....ja, te dy njesoj jane, edhe RAma edhe Berisha.....dhe papritur na u shendrua ne nje kampeon te baraslargesise...

erdhem tek rasti i fundit, Basha....te gjithe e dime dhe e kemi lexuar mendimet e Lubonjes per Bashen...bile edhe tek foleja e tij, opinionin e Fevziut, au ngre e levdo BAshen, perkundruall, pjeses me te madhe te analisteve, dhe prej shume prej ne peshkisteve, qe e quanim Bashen me emrin e tij te vertete, nje vogelush i Saliut, nje njeri pa kocke, pa integritet, etj, etj...

dhe ja ku mberritem...erdhi zhgenjimi i pare, prej pritshmerise se tyre....doli fytyra e vertete e Lulit .......

alidems, titulli vertet eshte ''spektakolar'', po une nuk e kuptoj akoma zhgenjimin e Lubonjes me Bashen.   nuk ka kuptim.. Basha nuk eshte bere akoma as ''de facto e as de jure'', kryetar i bashkise se Tiranes.

bile Lubonja kete titull  e perdor sa per tu hedhur hi syve lexuesve, se ne fakt po ta lexosh me vemendje, ne parim, ai me duket se e merr ne ''mbrojtje, e shfajson''  Bashen.  duket sikur thote: Basha ska cben. s'eshte bere akoma kryetar i bashkise.  ''ata'' shfrytezuan momentin....

E, megjithatë, edhe sikur ta marrim Bashën krejtësisht mashtrues, duke iu referuar inteligjencës që e drejtoi në atë lloj aktrimi, nuk besoj se Basha është ndjerë i kënaqur nga nxitimi i zonjës Topalli & Co për të shpallur fillimin e punimeve për Parlamentin e ri sipas projektit të hartuar për në vendin ku sot ndodhet Piramida, ndërkohë që ai ende s’ka hyrë në zyrën e Bashkisë.

 Po pse si mendon ti, se do te kete bythe Basha qe t'ja hudhi poshte fjalen Xhozit???'

Ja pra per kete i kemi thene njeri pa shtylle kurrizore, se kur e tha para elektoratit...qe per piramiden do mendohem...dhe kur vjen puna, as pa vene bythen ne kolltukun bashkiak, po ja 10sin figuren...as nuk e pyesin fare.......te pakten te thote nje fljale, edhe kot, por ta thote....jo vetem te buzeqeshe.....si infantil....

Persiatje te gjarprit me syze.

The day after tomorrow. Zhgenjimi jone lubonje eshte qe zhgenjimi jot i pare eshte vetem ky, dhe jo ai i vete kandidimit te personit ne fjale. Ps. Vini re si e paska prish gojen lubonja me disa fjale te pista. Qeka bo renegat fare.

Ky eshte dhe duhet te jete Jo vetem Lubonja . Se bashku me Klosin e prurjes se meparshme dhe uroj te behen nje GRUP shume here me i madh , duke i menjanuar analizat e FeLlTa te Njehere ne Cabnak kala , te arrijene te ndergjegjesojne shqiptaret per kulisat ku luajne Interesat e tyre "miqt e miqve "ne kurriz te Shqiperise e  Shqipetareve sot .

po ata në prapaskenë, të cilët presin lejet e ndërtimit e përfitimet e tjera për “investimet” që kanë bërë për PD-në e që janë për pushtetin e “Doktorit”, ndoshta edhe më të rëndësishëm sesa fytyra e freskët e Bashës, ç’rol kanë në këtë nxitim të zonjës Topalli & Co? .Nuk mund të japësh një përgjigje të prerë për këtë pyetje.

Une e kuptoj qe ky nje shkrim eshte por edhe kapercimthi mund te jepej pergjigje per nje mustaqe perc si zv President nuk e di se kujt po me teneder ne ndertim te piramides , qe qomet i sugjestionuem nga Marrezia e Madheshtise se berishes or tie . dhe nga fitorja e Bashes . Po ai i nazisti Gjerman deputet i djathit qe ngazellehej me vrasjen e 21 Janarit  per vijen e shenimit te shkelqyer te Gardisteve , ? Po mire keta qe kane miqt e miqve me tender , po nga deklarata e K/Kusarit bajraktar berisha " se une mbrojta investimet tuaj zotrie " 

Po nga lajmi se shetitja e sukseseshme me MaTooRr ne shkretetiren e Gopit nga seksologja lakuric e Parlamentit zonja Venec ,lindi dhe dashuria e madhe e Arabise Saudite me financue projekte per perce  ?

Mundesh z.Fatos Mundesh . Jane deklarata te HAPURA me hile e intrige brenda , por qe Ju kini aq kalem sa te lexoni edhe pertej Atlantikut se jane te shkruara ne Rrugen e Kombit nga Basha !

Basha ne se u pompua per te qene dikush ajo dihet qe eshte thjesht KUKULLA e Rradhes .Nje matrioshke e Berishes ! Sido qe te jete Jozeficka s'ka asnje cm mundesi te jete prane tij . Baca e vuri ne "proven e zjarrit " ne 21 Janar , e vuri ne proven e cetes me rrugen e  kombit dhe i mba karikatoret mbush , po te hedhe VICKLA . Llapaqenses i mjaftojne lehjet ne Parlament "lakuric - lakuric "

 

 Nuk i degjoi zerat qe i thoshnin: mos e mburr, mos e levdo/penemadhi motres-o smiley

hera e pare (sefte) kshu eshte Lubocka, zhgenjyese. Po ti prit heren e dyte, e pastaj shiko  e shkruaj.

Bashes mos i bini me qafe, se mandatin nuk e ka marre akoma ... dhe Dje nga vendimi  i Gjykates Kushtetuese u rrezua Kerkesa e Bashkise Tirane, por e drejtuar nga Rama dhe njerezit e tij ... Ndaj, s'mund t'ja ngjisesh fajin Bashes nese punimet do fillojne kur ai s'do kete marre ende detyren !

Kolegji Zgjedhor shprehet neser perfundimisht, pastaj do pritet qe KQZ te beje shperndarjen e mandateve individuale dhe per Keshillin Bashkiak, pastaj duhet bere konstituimi i Keshillit Bashkiak dhe betimi i Kryetarit te ri ... dmth Basha ne fund te muajit fillon pune nese gjerat hecin shpejt ... deri atehere ....

O spiritus po edhe pjesa e dyte nuk eshte larg . Ate thote..

Mirembetshi shoqeni / se ky stan qenka pa pene ... smiley

 Djema, le te presim 1 vit, e pastaj te bejme analizen e punes se Bashes. 1 vit eshte per mua limiti qe i vihet nje politikani, per te pare se si e ka nisur. 

1 vit eshte per mua limiti qe i vihet nje politikani, per te pare se si e ka nisur....prit ti Pjer prit . Po edhe Sala vet i mat me 100 dite smiley ke kohe qe ke ik ti Pjer dhe i ke harru fjalet e urta te shqipove :

Durim se puna e mire do gjashte muj dhe Asell- asell ( me theks tek A) me 9 muj lind kalamoni .

Basha pas 9 mujve i ka qare nonen Tiranes dhe e ka bo me lind , ti nga e gjete kete 1vit smiley

Le mo te kete numerim si ai i Jakov Xoxes tek"L.Vdekur " marsi shilarsi e me rradhe . Le me te kete numerim si i Berishes ne shkoll , Zvicra nje dhe Shkolli dye smiley . Ndryshojne kohet Pjer, po kohet me rezultate te nmedha gjysmohen . 8 vjet Ju desh Sales me pru 97-98 , kater vjet si ka mush pe me Bashen e ka pru ne prag !

E kemi pare more e kemi pare, si ne dimer e ne behare.

Basha e nisi "bukur" qe me rrugen Durres-Kukes, e pastaj e rriti "nivelin" me masakren e Janarit. Tani vetem ti vere flaken Tiranes i ka mbetur.

Idiotet do te marrin 110 milione dollare hua per te ndertuar nje parlament ne vend te ndonje spitali a shkolle te mire.Popullit shqiptar mire ti behet.

 O alba ne ate ndertese do te qendroje "elita", dhe ata meritojne me te miren e me te mirave!

Ndersa ne populli mund te kurohemi tek mjeku popullor.

Imagjino kur te shkoje tek zhgenjimi i katert. Ahere do ta kete merituar titullin analist

Lubonja te behet gati si ze me autoritet ne median shqiptare dhe t'i kerkoje llogari Bashes per programin qe paraqiti ne fushate dhe duhet ta realizoje tani qe merr drejtimin dhe administrimin e qytetit te Tiranes dhe te beje presion per problemet qe ka Tirana qe te zgjidhen se Piramida nuk hyn ne kompetencat e Bashes. Gjykata Kushtetuese ku ishte ankuar Rama hodhi poshte bashkine Tirane. Tani, Lubonja, megjithe respektin e madh per te duhet te beje kritika qe kane te pakten minimumin e nje njohje te shtetit. Basha nuk ishte per prishjen e Piramides, por nuk ishte as kunder ndertimit te parlamentit te ri.

Dmth nuk ishte as mish as peshk. ik se na e shpifet me kete bashen tuaj. Njeri pa karakter.

Basha nuk ishte per prishjen e Piramides, por nuk ishte as kunder ndertimit te parlamentit te ri.

 Hahaha! Si tha gjirokastriti kur vajti per vizite ne fshat? "Na bej ndonje kukurec, po mos e ther qingjin se gjynah!"

Fjalia e fundit e Politicsshowt i ka thene te gjitha. Bravo!

 

Jo jo Basha e di qe Piramida eshte burim fitimi personal per Jozin. Ai e ka burimin tek ato pak copa truajsh qe kane mbetur ne Tirane dhe tek disa prishje te ndertimve qe beri Rama. Sejcili ka riskun e vet ne kete bisnes.

Sheiket kane ngelur pa mend nga mendja e saj fort e ndritur.

 .......mos valle vetem prej saj, apo ka edhe nai gjo qe ne s'e dime....?????

e dyta smiley

 Pjer,

Djema, le te presim 1 vit, e pastaj te bejme analizen e punes se Bashes. 1 vit eshte per mua limiti qe i vihet nje politikani, per te pare se si e ka nisur. 

  ...ka mbi 5 vjet "politikani"ne fjale qe ka nisur punen.., analizat rezultojne negative ne kuptimin e vertete te fjales!

cdo emerim ,e ka nje here te pare ........ smiley

Ai meson , ne nxjerrim mesime smiley

Kot s'thone ,jeta eshte shkolle smiley

 Eh, ne do te nxjerim mesime  kur halla te behet xhaj!  smiley

ate mos e thuaj ,se ka ec aq para shkenca ,sa t'a bej nje gje te tille ..ke plot rrotull ,qe i di Ana e te dalin Ani . smiley

ku m'a gjen te ishte keshtu ,se do kishim shpetuar tash smiley

Fatosi qeka bo vulnerable - paska loz Basha me ndjenjat dhe besimin e tij..

Lubonja e ben si Jozefina e cila per prishjen e piramides nuk pyeti njeri por e beri fakt te kryer, ndersa per te zgjedhur projektin qe do ngrihej mbi piramide, hapi gjasme nje faqe interneti qe te zgjidhte populli (gjasme). Edhe Lubonja e ben fakt te kryer qe luli ka fituar zgjedhjet dhe tani na u shqetsoka per veprimet e lulit si kryebashkiak. 

Kjo eshte 100% loja e Berishes, sepse e di shume mire qe Kolegji Zgjedhor akoma s`e ka dhene vendimin e fundit - do e japi neser - e megjithate, prape vazhdon me linjen e Berishes dhe nuk shqetesohet per vjedhjen e zgjedhjeve ne KQZ e ne Kolegj - nje gjeme kjo qe do i kushtoj shqiperise Evropen, pezullimin nga NATO e kushedi cfare tjeter - por gjasme na shqetesohet per punen e lulit si kryebashkiak.

Per vjedhjen e zgjedhjeve, ke ndermend te flasesh o analist apo do vazhdosh te thuash se ishin zgjedhjet me te mira qe jane bere ndonjehere ne shqiperi - mu si Sali Berisha. Apo mos ke ndermen te besh me faj per to, sic edhe bere me te vraret e 21 janarit apo me te hedhurit ne ere ne Gerdec, Edi Ramen, kryemafiozin e shqiperise - mu njelloj si Sali Berisha. Po pse nuk e dime ne tashme o Lubonje qe streha e fundit e maskarenjve, eshte Berishizmi - dhe qe ti, nen ate cati, je strehuar yyyhhyy qyshkur.

Dhe sa per sqarim, neser Kolegjit do i duhet te vendosi nese mosperputhja e numrit te votave, do lejohet apo jo. Qe per Lubonjen kjo s`eshte problem, kuptohet, por qe te mos jete problem edhe per Kolegjin Zgjedhor, do te thote qe jemi ne piken me te fundit qe mund te prekim. Se mire qe ne kuti ka flete votimi me shume sesa kane hedhur firmat neper procesverbale, por edhe qe fletet e votimit te gjendura ne kuti, qe pasi hapen ndahen ne te vlefshme dhe ne te pavlefshme, me pas nese mbledh te vlefshmet me te pavlefshmet, gjenden me shume se sa ishin gjendur ne kuti - dhe kjo ngaterrese, pasi ne proces fut duart KQZ-ja, sepse ne grupet e numerimit nje mosperputhje e tille nuk figuron dhe s`ka si te figuroje se eshte e pamundur qe te figuroje. Ata hapin nje kuti, numerojne sa flete ka gjithsej dhe pastaj keto i ndajne ne te vlefshme dhe ne te pavlefshme. Shkon KQZ-ja fut duart me mbrapa dhe pervecse nxjerr lulin fitues, le dhe therrimet ne tavoline pa pastruar.

Po pse, do t`ia dije Lubonja per keto. Bamirsi i tij, Sali mbret Berisha te jete ne ok. se edhe per te ok. eshte

Ke fol edhe per mua. Te lumte tastiera e vockel.

pas vendimit te gjykates kushtetuese pergjegjesia per ndertimin ose jo te parlamentit tek piramida nuk eshte me e kryetarit te Bashkise se Tiranes. pra Basha nga ana ligjore ska se si te jete i pergjegjshem per dicka qe ne menyre hipotetike mund te ndodhi dhe qe per me teper nuk eshte as pergjegjesi e tija. prandaj ky shkrimi i Lubonjes me duket shume i nxituar. edhe sikur ky shkrim te publikohej ne koherence me ngjarjen e mundshme, prape ai do te ishte i pavlere dhe absurd sepse nuk mund te zhgenjehesh nga dikush per mosberjen e dickaje qe ai se ka ne dore.

arsyet e heqjes se pergjegjesise se Bashes nga gjykata nuk kane pse te politizohen dhe te bien ne batakun e debateve te kafenese. gjykata thjesht qartesoi kompetencen e qeverise per ndertimin e objekteve me rendesi te vecante, sic eshte padyshim parlamenti. arsyet jane imperative sepse gjykata me e larte e ketij vendi vendosi keshtu dhe s'ka se si te jete ndryshe. prandaj eshte mire te mos hedhim balte mbi cdo gje ne ate paranojen tone qe na ben ndoshta popullin me bestyt ndaj komplloteve ne bote! prandaj nese doni te villni vrer ndaj dikush per prishjen e "varrit" te diktatorit, bejeni ndaj qeverise dhe jo ndaj Bashes. edhe duke ditur se qeveria do te veproje nese vendos keshtu, ne legalitet te plote.

Kujt ja shet ato gorrica more trim nga Lepenica (thenie e Gaqo Bushakes)

Ca gjera jane veshtire te kaperdihen .Vertet ,lubonja e mban veten si te paanshem ,por tek ato qe si prishin shume pune Berishes .

Aty ku nuk mund t'i mbaj dot pishen  Berishes ,zhduket ca kohe ..dhe kur harrohen apo veniten sic ndodh rendome , del i riperterire per te analizuar ngjarje te rendomta ,ose kur qe u ka kaluar vakti .

 Mua me duket se qellimi kryesor i ketij artikulli nuk eshte zhgenjimi me Bashen, por "legalizimi" i Bashes si kryetar i bashkise. I bie pragut qe te degjoje dera d.m.th. Keto "sponde me bythe' me duken te nje niveli te ulet personal.

5 yje!

Mua me duken interesante dy paragrafet e fundit:

Por, ndërkohë që besoj se ata kanë dorë në këtë punë, dy gjëra më duken të sigurta: së pari, kush mendon se “Doktori” po përgatitet që t’ia lërë pushtetin Bashës e se ky mund të ndërtojë pastaj një parti më demokratike, që do të thotë edhe më në shërbim të njerëzve dhe jo të të fortëve dhe oligarkëve që respektojnë vetëm pushtetin e parasë, kam frikë se gabohet. Basha edhe mund të vijë në krye të Partisë Demokratike një ditë. Por, ashtu si Edi Rama në krye të PS-së, do të vijë kur freskia e shkëlqimi i fytyrës së re të sapopërdorur t’i jetë zvetënuar krejt nga “rrudhat” e “thinjat” e një jete të vështirë nën hijen e së keqes që ka kapluar politikën tonë e që, në fakt, më duket se Basha e ka filluar prej kohësh.

Së dyti, sepse është edhe më gabim të besosh se e keqja që ka kapluar politikën tonë mund të kurohet nga ata që vetë e gjenerojnë e se, prandaj shoqëria duhet të nxitojë të ndërtojë kundërtrupat për ta luftuar atë nëse nuk do të përfundojë nga gjendja e të përgjunjurit në atë të të shtririt përtokë.

Lubonja i paska lare duart me pergjegjesite publike, se s'paska votuar. smiley

Me duket mua apo epoka e analisteve politike ne Shqiperi eshte ne renie te shpejte? Me duket mua apo do biem rehat vertet?

Ky do te na mbushi mendjen qe eshte neutral apo si e ka hallin? Po ik o tos se e dime qe je neutral, aq shume saqe pasi verdallosesh neper tema si pordha neper breke ne fund ben dhe profilaksi "po qe se neser them ndryshe nuk eshte se sot ja kam fut pordhes, po ndoshta eshte rrit perqendrimi i CO2 dhe nuk i dihet si ndikon ne psikiken time",

 eh mer tos, ne skemi ndonje zhgenjim me Lulezimin se e dim car malli eshte (marionete e sales, rob pa karakter), zhgenjimin e vetem e kemi me ty qe edhe 50 vjec e kusur ste le ose naiviteti ose pushtlleku dhe ben keshtu deklaratash.

basha ka nje mandat te vjedhur.

te tjerat jane pallavra.

nje mandat i vjedhur edhte nje mandat i vjedhur.

nuk do jete e lehte per askend.

megjithate, te shohim

s'ka dhe aq rendesi! edhe bamiri te vjedhur e ka mandatin dhe votoi per ramen! smiley

Ua mami! Qenka zhgenjyer "Disidenti" dhe per here te pare madje! S'ka faj, ne janar kur vriteshin njerzit Lubi qenkesh nje cike ne Paris!

O Lulzim more Lulzim
Puna jote aferim
Gamor ti gamor kush t'vuni
Sot a neser valo druni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).