Meqënëse është kohë protestash kudo nëpër Evropë (përveç Shqipërisë), mendoj se duhet përfituar nga rasti për të "kapur" sloganet dhe pankartat më imagjinative dhe përshkruese që përdorin protestuesit.
Nga sa kam parë në Greqi, imagjinata dhe kreativiteti nuk u mungon.
Në vijim do postoj disa.
Por fillimisht, për t'a bërë më interesante, ja një pankartë nga kampionati i përfunduar gjerman:(kliko për t'a parë të zmadhuar foton)



Pankarta thotë në gjermanisht: "Bq pa traditë, e kanë vendin këtu poshtë". Dhe tregon me shenjë sektorin e përcaktuar për tifozët e Hofenheim, në një ndeshje me Stuttgardin.

41 Komente

Shyqyr qe fitoi Borussia kampionatin se kisha 9 vjet qe rrija turivarur smiley

 Deri edhe kamarierja rezistoi!

Kjo për atë incidentin e Strauss Khan me kamarieren në USA. 

 

 

 Sot në Athinë:

Απροσπέλαστο το κέντρο της Αθήνας

 

"Junta nuk mbaroi në 73'. Në këtë shesh do t'a varrosim sot ne". 

Po pra, keni te drejte, se kto protestat e slloganet fundja per te na e bere jeten me interesante dhe diten me pak te merzitshme jane apo jo?

Romantic revolution. 

 

 smileyc08i.jpg

???

 lol..gati gati si me qen montim 

 ncuk. he is real. 

Aq real sa legjendar. Madje është fytyra e re e kartmonedhës greke: 

Sa i  lezetshem ky qeni! smiley

Me te lezetshem jane njerzia qe frymezohet nga nje qen rrugesh qe ushqehet nga anarkistet...

"Qeni" jane bankieret dhe politikanet e korruptuar! Bravo Greqia kane 30 vjet qe mashtrojne "anarkistet" popullin!

Je bo si Selami Marku mor burre smiley

 I shërbej shtypit shqiptar. smiley gjysmat e temave për Greqinë, besoj se këtej i marrin. smiley

rruga e gjatë është rreth 230-240 km... google maps thotë se me këmbë bëhet për 1 ditë e 23 orë. Pak a shumë 48 orë me një llaf.

 

Pse Selami e ka emrin ai qe ka shkruar artikullin per qenin Brad?

Po mo,ja nderrovi Top Channel ja boni Aleksander.

 O Brad, kështu i gënjeni katnarët edhe u merrni votën? 

Nuk të vjen gjynaf? Shpirt nuk ke hiç?

 

Nah, ca Top Channeli.  Ka plot kerrma pa identitet, grekofile e me komplekse inferioriteti qe shesin dhe bythen e jo me emrin pa problem fare.

 Ja për një shërbim më të mirë shtypit shqiptar: GAZETARË QË LEXONI PESHKUN!

Futuni në twitter, përdorni këto terma kërkimi: #greekrevolution, #syntagma, #greece e të ngjashme, dhe ju dalin gjithë artikujt që do donit, bashkë me një përshkrim të shkurtër për çfarë bëhet fjalë. 

 

 futboll para parlamentit mbrëmë:

më shumë foto këtu 

 Në Prill - I çmendur. 

Në Korrik - HERO. 

Bëhet fjalë për një gjysh, që dilte rrugëve të Athinës që nga Prilli, me një altoparlant në dorë, dhe u fliste njerëzve rrotull.

 http://www.youtube.com/watch?v=g1TLFkn4jv4&feature=player_embedded

"Do e merrnim për të çmendur nëse do e shihnim që atëherë" pohon shumica në komente. "ndërsa tani sa e shofim na vjen për të qarë". 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).