Nje tifoz anonim i thur vargje emisionit te Arjan Canit me rastin e serise se 300-te.

 

Thashë një herë të marr penën
Si shigjet ta mpreh te guri,
Se të bukur e kam temën
Më quajnë Resto Kusuri.

I drejtohem Arjan Çanit
Që të lesht e ka bulmetin,
Si çoban i atij stani
Të art e ka bereqetin.

I drejtohem Arjan Çanit
I pa parë si ngatrrestar,
Që ka mëndjen e shejtanit
Duke qënë krye shejtan.

Zonë e lirë, tmerrsisht e lirë
Atje shahen, atje puthen,
Atje tallet me dëshirë
Atje kafshohet e nduken.

Atje gjuhet me topuz
Me shigjetën e dinakut,
Atje thithen buzë më buzë
Ka dalë kërthiza tek barku.

Atje për motin gënjehet
Atje seksi ka dalë sheshit,
Më mirë se atje s’dëfrehet
Atje e merr dhe pas veshit.

Këto mi thosh’ një ditë mua
I kish dalë damari i ballit,
Xha Mezani i shqetësuar
Demi që s’e mban litari.


Të premten hiqni fëmijtë
Del Arjani që ndez zjarre,
Ç’bën shteti i plaçin sytë
Ç’them për shtet, kur s’kemi fare.


Kështu vazhdoi xha Mezani
Dhe ca ditë dhe ca javë,
Plasi fare cipa e ballit
po pastaj u fut në tavë.


- I thashë, bukur këto janë
Po s’duroi e nuk priti,
Mu afrua dhe më pranë
E dini që më çuditi ?!


Mos m’i nxirr këto që them
Aman zoti mos e dhëntë,
Pa shiko se mos m’i krren
Se pastaj luaj nga mënd.

Në fillim nuk e duroja
Shava sa tunda dynjanë,
Po pastaj më doli boja
Mezi prisja të xhumanë.

Seç ka një sekret ai djalë
Se ka mjaltë e ka sheqer,
Kripën hedh kur ka valë
Më shumë të djeg me piper.

Nga i gjen ca çudira
Kokë për kokë i lidh nga lesht,
Politikanët fytyra
I përplas siç ndeshen desht.

E fsheh dorën, sa hedh gurin
Dhe i bën lesh e li,
Ata zihen, shpërthen “huri”
Ai qesh me dinakri.

Shumë i zgjuar është rrufjani
Është i mprehtë e shakator,
S’ka shejtan t’ja hedh shejtanit
E dua se është gaztor.

 


Dikur se shihja me sy
Pres të prëmten kur do vijë,
E kam si ta kem fëmijë
Ndaj bëj be për kokë të tij.


Të treqindin emision
Që besoj e ka në maj,
Nëse mua më dëgjon
Ta bësh me politikan.

T’i godas siç di Arjani
T’ua shkojë ujin ndën rrogoz,
Ca i tall që mënd ti mbani
Ca i bën më karagjoz.

Gjer tani nja dhjetë mijë vetë
Janë ngjitur në emision,
Gjysma e Shqipërisë do vejë
Kur Arjan Çani drejton.

Aman, të keqen vëllai
Të ka mbetur vetëm njëri,
Merre mor Sali Berishën
Se plasa t’i dëgjoj zërin !...

Të të thotë një gjë Mezani
Se ekranet janë në garë !
Ngaqë e trazon kazanin
Ti Arjan je më i parë.

Thonë se kritikë nuk nxë,
Mezani do ta bëj një :

Ndrroje një herë kostumin
S’je keq nga xhepi , o lumë,
Thonë ca , a unë i lumi
Ç’u duhet, kur i shkon shumë.

Të uroj për emisionin
Nga treqind t’i bësh tremijë,
Dhe mua Mezan rigonit
Sigurisht mirë do më vijë.

Nëse kërkon të më njohësh
Nëse kureshtja të shpon,
Nëse vërtet do t’më shohësh
Më merr në ktë telefon :

O852226920
 

2 Komente

Ode e denje per ate fare "emisioni".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).