b49dff694e92a373829e465b4855a498.jpg (640×417)Kryeministri Berisha fjalën e tij dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ia kushtoi kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duke e vendosur theksin te nevoja për rishikimin e historisë në lidhje me këtë ngjarje të madhe të kombit shqiptar. Kështu, për sa u përket ndryshimeve në tekstet e historisë, Berisha theksoi se është e udhës që të hidhet më shumë dritë ndaj figurave që kanë qenë tepër aktive, por janë lënë në hije për kontributet e tyre në procesin e shpalljes së pavarësisë, si pasojë e regjimit të Enver Hoxhës.

Në këtë kuadër, Berisha theksoi se do të ngrihet një komision shtetëror, i cili krahas përgatitjeve për festimin e 100-vjetorit të vendit do të shqyrtojë edhe këtë çështje. Sipas Berishës, ky komision duhet të përfaqësojë spektrin e tërë të vendit dhe të ketë një pjesëmarrje të të gjithë atyre faktorëve që u angazhuan fuqishëm në realizimin e aktit madhor të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nën udhëheqjen e Ismail Qemalit. “Është e domosdoshme që kjo periudhë të shërbejë për një ridimensionim të plotë të qëndrimeve ndaj etërve të pavarësisë, të cilët në tërësinë e tyre, përveç Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pothuajse u bënë të paqenë nga regjimi Hoxhist. Në përpjekjen e tij paranojake për të zëvendësuar çdo gjë me kultin e tij, faktikisht, themeluesit e pavarësisë, firmëtarët e deklaratës patën si shpërblim ndëshkimet e pamerituara, fshirjen e turpshme të firmave mbi aktin madhor të ditëlindjes së kombit, persekutimin e egër të të gjitha formave të tyre dhe familjeve të tyre”, theksoi Kryeministri Berisha.

Sipas tij, 100-vjetori kërkon një nderim shumëplanësh, në të gjitha rrafshet, historik, kulturor, shkencor, artistik. Në këtë kuadër, Berisha theksoi se për ta kremtuar sa më mirë dhe me sa më me dinjitet ngjarjen më madhore të historisë sonë kombëtare, në përbërje të këtij komisioni do të jenë përfaqësues të shquar nga të gjitha vendet, si nga Kosova, shqiptarë të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe nga diaspora. Në këtë kuadër, Berisha theksoi se pavarësia e Shqipërisë ishte një vepër mbarë kombëtare, për të cilën një kontribut të çmuar sollën edhe shqiptarët që jetojnë jashtë trevave aktuale të Shqipërisë. “Tashmë është e ditur se kryengritjet e mëdha që sollën pavarësinë e Shqipërisë u bënë në Kosovë. Tashmë është shumë e ditur dhe e njohur fakti se Ded Gjo Luli ngriti flamurin dhe udhëhoqi një lëvizje të fuqishme për pavarësinë në të gjitha trevat shqiptare, një pjesë e të cilave sot janë në Malin e Zi. Po kështu, trevat shqiptare që ndodhen sot në Maqedoni kanë kontributin e tyre të madh”, theksoi Berisha, duke iu referuar historisë së vendit tonë përpara dhe gjatë 28 nëntorit të vitit 1912. 

________________

Fjalimi i plotë nga Këshilli i Ministrave:

“Të nderuar deputetë,

Sot do të ndalem në ngjarjen më të rëndësishme për çdo shqiptar, pasi të përjetosh një 100 vjetor është një privilegj i madh. 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë ishte dhe mbetet ngjarja më e madhe në historinë kombëtare të shqiptarëve. Kjo ngjarje duhet të pritet, të festohet në mënyrën më dinjitoze dhe me të gjithë angazhimin e merituar, për një kremtim sa më të qytetëruar e më dinjitoz të kësaj ngjarje të madhe. Kjo është një ngjarje që shënon ditëlindjen, sepse pavarësitë konsiderohen si datëlindjet moderne të kombeve. Kombi është mijëra vjeçar, por pavarësia shënon ditëlindjen e tij të  re.

Duhet të shqyrtohet dhe të trajtohet në të gjitha rrafshet, të shkruhet në muret e kohës, nderimi që iu bë kësaj ngjarje në 100 vjetorin e saj. Nderimi që i behet Shqipërisë 100 vjeçare, shtetit 100 vjeçar shqiptar, shtetit të ri. Paraprakisht, janë shpallur dhe janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Nuk mund të kishte vendim më të drejtë, më të goditur, më të arsyetuar dhe nuk   mund të nderoje me asgjë më shumë shtetin shqiptarë në 100 vjetorin e tij, sesa me ndërtimin e tempullit të demokracisë shqiptare, ndërtimin e Parlamentit, ndër më modernët në Evropë; ndërtimin e stadiumit të ri të Tiranës, i cili duhet të pasqyrojë e të gërshetojë traditën, por edhe format më bashkëkohore të arkitekturës të stadiumeve sportive.

Natyrisht, këto janë dy elementë, por 100 vjetori kërkon një nderim  shumëplanësh, në të gjitha rrafshet: historik, kulturor, shkencor, artistik. Për ta kremtuar sa më mirë dhe me sa më dinjitet ngjarjen më madhore të historisë sonë kombëtare, 100 vjetorin e pavarësisë, do të krijohet një Komision Shtetërore, i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme, por edhe përfaqësues të shquar nga të gjitha vendet, nga Kosova, shqiptarë të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe nga diaspora. Pavarësia e Shqipërisë ishte një vepër mbarë kombëtare. Kjo është universalisht dhe botërisht  e njohur.  Tashmë është e ditur se kryengritjet e mëdha që sollën pavarësinë e Shqipërisë u bënë në Kosovë.  Kjo është e vërteta.  Tashmë është shumë e ditur dhe e njohur fakti se Ded  Gjo Luli ngriti flamurin  dhe udhëhoqi një lëvizje të fuqishme për pavarësinë në të gjitha trevat shqiptare, një pjesë e të cilave sot janë në Malin e Zi. Po kështu, trevat shqiptare që ndodhen sot në Maqedoni kanë kontributin e tyre të madh.

Dispora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pavarësi. Nëse i hidhet një vështrim shtypit të kohës, kryengritjet e shqiptarëve për pavarësisë kanë pasur pasqyrimin më të madh në shtypi botëror. Diaspora shqiptare ishte angazhuar e tëra në suksesin e këtij procesi. Kjo veprimtari shumëformëshe duhet tashmë të jetë vepër e një komisioni me përfaqësues ndër më të shquarit, të fushave përkatëse, politikanë dhe jo politikanë, studiues e krijues të këtyre fushave. Komisioni Shtetëror duhet të përfaqësojë spektrin e tërë të vendit dhe të ketë një pjesëmarrje të të gjithë atyre faktorëve që u angazhuan fuqishëm në realizimin e aktit madhor shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nën udhëheqjen e Ismail Qemalit. Është e domosdoshme që kjo periudhë të shërbeje për një ridimensionim të plotë të qëndrimeve ndaj etërve të pavarësisë, të cilët në tërësinë e tyre, përveç Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pothuajse u bënë të paqenë nga regjimi Hoxhist. Në përpjekjen e tij paranojake për të zëvendësuar çdo gjë me kultin e tij, faktikisht, themeluesit e pavarësisë, firmëtarët e deklaratës patën si shpërblim ndëshkimet e pamerituara, fshirjen e turpshme të firmave mbi aktin madhor të ditëlindjes së kombit, persekutimin e egër të të gjitha formave të tyre dhe familjeve të tyre.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që historia me vërtetësi të rivlerësojë veprën e tyre të madhe. Në organizimin e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë do të angazhohen ministri dhe agjenci të shumta, institucione kërkimore shkencore, institucionet artistike, shoqëria civile. Ne do të bëjmë gjithçka që të nderojmë me dinjitetin më të madh veprën e pavdekshme të atyre që bënë të mundur Shqipërinë e pavarur. Shqipëria e pavarur ishte arritja më e madhe në shekuj e shqiptarëve.

Kombi, ndaj të cilit ekzistonin programet më ogurzeza të shfarosjes dhe ekstreminimit të tij, të fshirjes së tij, mundësisht, nga faqja e dheut, kishte si faj të vetëm kontributin e madh në historinë dhe qëndresën e pashembullt, lashtësinë e tij më të hershme. Pavarësia e Shqipërisë, sado që u shoqërua me barbari të madhe në troje të tjera shqiptare, në copëtimin e tyre në 5 shtete, sërish u bë faktor kryesor që kombi të qëndrojë dhe të luftojë për të ardhmen e tij të lirë. Pavarësia e Shqipërisë ishte faktor përcaktues në të gjithë përpjekjet kombëtare për liri dhe dinjitet, kudo që u bënë.

Sigurisht, Parlamenti shqiptar ka një rol të veçantë, por edhe të gjitha institucionet. Le të ngremë këtë Komision Shtetëror, i cili do të ketë një Sekretariat Teknik, në mënyrë që ta shndërrojmë këtë ngjarjen më të rëndësishme kombëtare të vitit 2012 dhe ta presim atë me dinjitetin më të madh.

Faleminderit!"

99 Komente

Se kuptoj ,c'lidhje ka ky me historine ?!

Kur paska ngele historia per t'u shqyrtuar dhe vleresuar nga ky,le te hidhen ne det te gjithe historianet e Shqiperise .S'kane c'na duhen ..........

 mire shkrimin o Monda por ate foton me gerdecaret ne ballkonin e Historise nuku ta kishim borxh smiley cfare ironie historia, Ata shkrine pasurine "nje barre flori" kurse keta vene pasuri me mjerimin dhe gjakun e ketij populli te urte si delet.

Asnje lloj merite per foton.  E kishte artikulli i Shqip.   

Populli i urte si delet sodit poshte ballkonit ...

 Populli i urte si delet sodit poshte ballkonit ...

oh sa bukuri ka tufa smiley

Po " smiley " dhe une meqe ...

Plus qe me beri per " smiley " edhe 5 yjshi per kete prurje.  Cfare eshte soditur valle?  Fotoja "kuq e zi"?  

Apo po shesim shtetin qe te nderojme shtetin me keto:

Nuk mund të kishte vendim më të drejtë, më të goditur, më të arsyetuar dhe nuk   mund të nderoje me asgjë më shumë shtetin shqiptarë në 100 vjetorin e tij, sesa me ndërtimin e tempullit të demokracisë shqiptare, ndërtimin e Parlamentit, ndër më modernët në Evropë; ndërtimin e stadiumit të ri të Tiranës, i cili duhet të pasqyrojë e të gërshetojë traditën, por edhe format më bashkëkohore të arkitekturës të stadiumeve sportive.

Plus edhe ca te holla per komision, edhe lum flamuri qe valevitet ne qiellin blu.

Ajo foto ,shpreh ate c'ka do te thoj, Sala smiley

 

ka plot figura qe duhen rishikuar ,bile duhen shpallur kryetare nderi te pd-se ,shtetari dhe atdhetari i madh esat toptani dhe reformatori europian haxhi qamili.

Shih kur pas rishikimit te historise te thuhet qe ishte vet Sali Berisha ai qe shpalli pavaresine e Shqiperise smiley

 E ku qendron e keqja ketu?

E keqja? S'ka vend ku te qendroje smiley

 E keqja ska vend ku te qendroje?

Pfffffffffffffffffffffffffff

Si komentin si pergjigjen e ke thene pa pike lidhjeje,kjo eshte e keqja juaj se nuk keni cfare te thoni por domosdo dicka duhet ta thoni.

Se nuk sheh ndonje lidhje ti aty eshte problemi yt, jo i imi.

 "Shih kur pas rishikimit te historise te thuhet qe ishte vete Sali Berisha ai qe shpalli pamvaresine e Shqiperise"

Kot,ka mundesi te me thuash se ku eshte lidhja ketu?

E di pse po te drejtohem? Se me je dukur e pjekur,por mr duket se akoma farat i paske ngjyre roze.

Po mo, ta shpjegoj une: lidhja qendron ne faktin se ishte thjesht batute?! smiley

Po nuk me pelqen te shpjegoj batutat, kush i kap ok, kush nuk i kap prape ok smiley

Magnum, je njeriu me i qeshur qe s'kam njohur ndonjehere smiley. Ishalla je goce, se te shkon me shume.

Kane ardh' kohe te keqija .S'po dallohen me rrobt ,se c'jane smiley

Vallaj, Magnum eshte emer unisex. Kur e percepton veten burre e imagjinon si Pisqolle. Nqs te del femer behet firme akulloresh me cokollat. Zgjidh e merr.

Pse me cokollate dhe jo me vanilje ose qershi ?!smiley

Ti ke do zgjidhje?

E thashe me perpara, e them prape: Ishalla je tip Eva Longoria. Pavaresisht se ajo qesh me pak se ty smiley

Ja, a te thashe? Prap qeshi kjo smiley

Kishe ndonje dyshim ti per kete deri tani?

Jo, ne asnje menyre smiley

se ke keq ti. prit kur te nxjerin ata te komisionit te historise (qe do te paguhen nga buxheti i shtetit) se edhe nje nga gjysherit e saliut ka qene firmetar i paktit te pavaresise me 1012. dhe se.......... nuk po i zbuloje te gjitha se pastaj i del kurioziteti kesaj pune. Do te dale sa te duash pune per ate te pakapshin, kur te filloje te pyes po pse ai dhe jo ky tjetri etj. 

jam dakord ,qe cdo ngjarje historike dhe figure historike te rishikohet .Kuptohet qe ky eshte nje proces qe ka nisur ,qe me ardhjen e demokracise ,s'eshte ndonje gje e re .Cdo ngjarje apo figure historike vleresohet apo c'vleresohet ne varesi te shume faktoreve ,sidomos te  faktorit politik .Kendveshtimi nga i cili analizohet nje ngjarje ,e larteson vleren ose e ul rendesine historike te saj .Psh marrim dy ngjarje historike : Kongresi i Permetit dhe Mbledhja e Mukjes ...ndryshe jane vleresuar keto ngjarje gjate periudhes komuniste e ndryshe vlersohen ne periudhen post komuniste .konkretisht Mbledhja e Mukjes,e cila cilesohesh si nje njolle e zeze ne historine kombetare deri ne 90,pas 90,cilesohesh si nje shanc i humbur historik per Shqiperine ,per nje Shqiperi pluraliste .kongresi i Permetit , cili hodhi bazat e diktatures komuniste ne Shqiperi ,kuptohet qe sot cilesohet kjo ,si nje njolle e zeze ne historine tone,qe do te instalonte  ne Shqiperi nje nga diktaturat me te egra ...........ka shume shembuj te tille historia.

Por perseri me shqeteson ideja,qe nje palo njeri qe s'ka haber nga historia ,te japi mend per rishikimi apo rivleresime per ngjarje e figura historike .Pse mos te dilte nje historian ,qe te bente nje deklarate te tille ?!

seç m'u kujtua nje histori me nja dy plaka (ne Fier me duket) qe pinin kafe ne ballkon dhe u shemb ballkoni

Eehhh smiley

jo them, a s'kane edhe ballkonet nje max peshe si puna e ashensoreve?

Nuk bie rrufeja atje te vendi jooo.

Sigurisht qe kane, por ai ballkon te foto eshte ndertuar ne kohen kur njerezit ndertonin tamam pa hile.

Si me thene: s'ka Zot s'ka, kaq ta beni dhembin! smiley

venus, dakort dakort, dhe meqe kemi leket teper per komisione, jemi qe jemi rishikojme Rambujen, piramidat, 97-ten e me the te thashe te tjera.    

KM si ekspert ulliror, arror, ujor etj, si mund te mos jete edhe historian?  Eshte epitom i "renassaince man", qe luajt nga vendi atje ku eshte Erasmus. 

 Ore, qe duhet te rishikohet historia, kjo nuk do as mend e as kalem, po kush do ta rishkruaj pra.....? Kjo eshte çeshtja..... Ne edhe nje dite fatlume qe na ben krenar ne syte e te gjithe botes, siç eshte dita e çlirimit nga fashizmi, e festojme te ndare...a e shikoni se ku kemi arritur   .Tongue...e do te rishkruajmer historine ne pfffffffffff    Tongue dhe do te shikoni se Saliu, do te vije direkt mbas Skenderbeut, Wink  se te tille historiane kemi ne........

po kemi 20 vjet ne demokraci ,dhe pse duhen keto deklarata ?!

Rishikimi i historise ,sic e thashe dhe me lart ka filluar me kohe ....edhe sikur ,kush po i pengonte keto 20 vjet ,t'a benin kete rishikim. Keto jane deklarata te turpshme politike ,per te terhequr vemendjen ,qofte nga kriza pas zgjedhore ,qofte per te riperseritur (perseritje kapitulli ,qe te ne s'pakan fund) dhe riperseritur te vetmen teze ,qe se tradheton kurre Berishen ........tezen e "komunizmit"

 

 epo ka dhe pak nostalgji ai per ate kohe....Wink

mua me shume se nostalgjik ,me duket i semure mendor .smiley

Per terheqje vemendje na merr te keqen, se jemi popull me ADD (attention deficit disorder.)  Hop ketu, e hop atje vemendja.

Por c'tu besh harxheve qe ngulen pingul.  Shesim hidrocentrale e bejme tempuj demokracie e te tilla "pasuri te patundshme".

s'eshte nga ata, qe t'a terheq ai ,por nga ata qe t'a vjedh smiley

Saliut

 

Cili je ti more burre, 
qe na vjen nga Viçidoli?
Zot i karabines dhjeteshe 
nga familje kapedani.

Bir i tokes ametare, 
nga kuror' e Shqiperise, 
prijs hero i Republikes, 
drite flamur per peshkujiste. 

Demokrat qe se ka shokun, 
emrin koha ka ne balle, 
Si ne lufte edhe ne paqe, 
O Sali, lule djale.

Sa te paska frymezuar Sala ,je bere shume poetik !smiley

 Fatkeqesite e prekin njeriun shume me fuqishem sesa gezimet. Prandaj njerezit stresohen, prandaj nuk jetojne ne baze te esences se jetes, prandaj kane moral, frikera dhe prandaj e dredhin llafin smiley 

Filloi te dali tyme ketej nga anet tona. E hodhi shashken e radhes komandanti, me falni historiani smiley

 Historia e shqiperise vazhdon te jete e manipuluar dhe e padrejte. Nje nder trillimet me te shemtuara eshte qe flamuri shqiptare eshte ngritur ne vlore per here te pare.

E verteta eshte se pavarsia eshte shpallur ne vlore. Debati politik me shume sesa historik akoma vazhdon nese kjo ka ndodhur me 28 apo me 29 Nentor.

Ndersa ngritja e flamurit eshte bere ne malin e Decicit, tani pjese e Malit te Zi me 6 Prill 1911 nga Malesoret e Malesise se madhe me ne krye Dede Gjo Lulin. 

Keto jane vetem disa prej rasteve me te thjeshta. Kushdo qe ka lexuar qofte edhe nje liber nga Fishta apo franceskanet e Shkodres nuk e ka te veshtire per ta kuptuar kete.  

 Askush s'ia hedh poshte mundin dhe gjakun Dede Gjo Lulit, por ky postimi yt revizionist, eshte teresisht i pabaze ne pretendimin e tij te nenkuptuar. Ngritja e flamurit qe ka vlere historike dhe kombetare, pas asaj te bere nga Gjergj Kastrioti, eshte ajo e bere me 28 Nentor 1912 ne Vlore. Le te shkruhet qe Deda ka ngrit flamurin ne Decic, nese ende s'eshte shkruar them.

Mund te me thuash ,pse 28 nentori 1912 ,quhet "nentori i dyte" ?!

Kush ta ka thene kete Qe '28 Nentori 1912 quhet Nentor i dyte " ose ku e ke gjetur d m th lexuar , se une e Bradi s'dime gje smiley .

Qemoti i thonim laje me sapun Kavaje .... Sapuni venus doli vone !

1. 28 nentor 1443-Skenderbeu ngriti flamurin e familjes se kastriotajve ,ne vend te flamurit turk dhe u shpall formalisht,kreu i principatesse Kastriotajve .

2. 28 nentor 1912-I.Qemali -ngriti flamurin ne Vlore dhe shpalli Pavaresine e Shqiperise

Eshte simbolike .

Per me shume ndiq filmin,se e paske harruar shpejt.

 

http://youtu.be/ecTVzC34t78

 Me fal Venus. Nuk e kuptova simboliken . Mu duk sikur po fliste ai bajraktari me lart , per ngritjen e Flamurit ne Decic. Filloriste me "me ka thane baba mue " si ky qe e di Historine e Shqiperise se perfaqesohet nga cdo flamur qofte dhe ai i Ded Gjo Lulit , nuk kane per te kuptuar KURRE se c'eshte nje proces zinxhir i Pavarsise . Keshtu si ky me alaparaude ka dhe nje mburrje te Sheh Ali pazarit qe "e kom nrejte qy m'heret muve fjamurin . Me ball te shpeise seme me 1910 "

Dhe se shpejti nuk do vonojne as emrat e firmetareve te Deklarates , te prure nga Politikshow ,  me dokumentin e Pavarsise se Shtetit te Decicit. smiley 

Sigurisht Idriz ,nje ngjarje historike e permasave te tilla ,si Shpallja e Pavaresise ,pavaresisht se ne e lidhim me daten 28 nentor dhe plakun e urte I .Qemali ,nuk erdhi  dhe ndodhi rastesisht .Ishte kurorezimi i perpjekjeve 5 shekullore kunder dominimit osman dhe orvatjeve  te panderprera  per te copetuar dhe gllaberuar  territore te Shqiperise dhe politikat  asimiluese qe po ndiqte jo vetem Porta e Larte ,por dhe vendet fqinje ballkanike .....asnje figure historike dhe ngjarje historike nuk mund te shkeputet nga kjo hallke e gjate dhe ti atribuohet merita e kesaj ngjarjeje ..as  vetem e I. Qemali,as e Dede Gjo lulit e H .prishtines  , por eshte merita e gjithe  patrioteve  largpames shqiptare qe nga veriu e deri ne jug,qe aspironin per nje shtet sovran perkrah shteteve te tjera te Evropes dhe qe  me pene e pushke dhane kontributin e tyre te vyer.

 

Nje nder trillimet me te shemtuara eshte qe flamuri shqiptare eshte ngritur ne vlore per here te pare.

Te lutem shume a mund te na sjellesh qofte nje pasazh te vetem nga historia e Shqiperise (te cdo periudhe qofte) ku thuhet se flamuri eshte ngritur ne Vlore per here te pare? Vetem nje pasazh te tille qe ti japesh asaj qe thua njecik kredibilitet. Per Dede Gjo Lulin une kam lexuar vetem ne kohen e komunizmit, ku gjithmone pershkruhej si nje hero i madh shqiptar, kryengrites dhe patriot.

Nuk e di por  firmataret e aktit te pavaresise duhet te ngrihen ne pidestalin qe ju takon.

Po te pyesesh shume shqiptare qe kane mbaruar shkollat para viteve 1990 nuk mund te thone me shume se 5-6 firmetare nderkohe qe jane 44 ne mos gaboj.

Ju mund te talleni me Berishen,por ai ka folur shume mire pasi po dikutohet per festimet e 100 vjetorit te Pavaresise dhe ajo qe thote Berisha eshte e vertete,qe ishin kryengritjet ne Kosove ato qe bene te mundur pranimin e pavaresise te Shqiperise,se shqiptaret ne Shqiperi ishin ne gjume akoma bile disa nga ata e moren Ismail Qemalin me gure ne Durres dhe pastaj Ismaili u detyrua ta shpallte pavaresine ne Vlore.

Po juve nuk doni te festni thjesht se kete feste po e organizon qeveria e Berishes.Pike e zeze sa ju ka errur syte urretja!TURP!

Nje pyetje te fundit juve ironikeve:

Dini gje cu be me familjen e babait te kombit Ismail Qemali?Se nga sa mbaj mend une ne diten e pavaresise nuk kishte ndonje pasardhes i tij ne tribune?

ti mendon se ato fjalime per historine ,i ka bere vete Berisha ,nje njeri qe i perket nje brezi qe e ka mesuar ndryshe historine ?! Apo ka bere vete hulumtime ai dhe po u jep mend dhe historianeve?!

smiley

Fjalimet per historine ja kane bere te tjeret se ai eshte Kryeminister dhe ka njerez qe i shkruajne fjalimet e tij.

Cila pjese e fjalimit nuk te pelqeu?

jo une dua te di ku e gjeti  materialin ,se me duhet ..jam e intersuar per ceshtjet historike .

eklarata_e_Pavarsis%C3%AB.jpg&filetimestamp=20101112143156">

Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme".

Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave të krishtera fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se asa nga dobësimii i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali, u kthye në Shqipëri dhe, në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

 

Delegatët Asamblesë Kombëtare ishin[1]:

 

 

Sa  nga keta persona kane mare nderimet e duhura?Ja po ja u them unesmileyhume pak prej tyre njihen nga shqiptaret.

Nuk e besoj qe te kete njerez kunder qe ketyre njerezeve shume te nderuar tu jepet respekti qe meritojne. Problemi qe kam une jane urdherat nga politikanet. Ishin ato urdhra qe per 50 vjet e shkruan historine 100 vjecare te shtetit shqiptar, ne ate forme qe sot pjesen me te madhe nuk ja vlen as ta lexojme, dhe po kerkojme ta rishikojme. 

edhe ..kaq shume te intereson ty ,vertet?!

Tani jemi ne demokraci ,gjithkush ka te drejte te beje nje kerkim apo hulumtim mbi ngjarje te ndryshme dhe t'i botoje ato..Ti meqe ndihesh i ofenduar beje ,vete i pari ,nese se kane bere te tjeret smiley

Nuk do te denoje njeri ,pervecse historia ,nese i ke hyre ne hak ,pa te drejte smiley

Historia permend njerezit me te rendesishem,dhe ata qe qendruan me aktive pas shpalljes se pavaresise....Firmat nuk i mohon njeri

Ketu ke Declaration of Independce: by Founding Fathers...Shiko me kujdes sa firma jane hedhur...Shumpe pak prejt tyre permenden....Kjo eshte historia..Dhe historia vlereson cdo njeri sipas aktivitetit dhe kontributit historik qe ka dhene...

Tani kur dalin politikane..."me profesjon kirurge" dhe behen specialiste ne histori,ekonomi,teknologji nukleare,blegtori,bujqesi,etj...Ketu kemi nje coroditje mendore dhe nje psikoze Kim Jong-iane ne mes te Ballkanit

shife i cik ate letren ne dore qe ma ai oficeri. smiley

kshu ka qen varianti, te gjithe me nga i bllok ne dore me majt shenim cer po thot ai i Madhi. "me laps ne dore", thuhej per studimin. me nenvizu si dhe me nxjerr naj shenim.

me ke knoq me ket foto, e kam pas pa edhe me pare, eshte shume e goditme, qe nga ajo zarzavatja phallike e deri te ushtaraku me kapele massive.

Ajo letra ne dore eshte qe "mos me humb keshillat spontane te liderit" 

"Keshillat se si hahet panxhari" smiley

S'besoj se Kimi po mendon per receten e gatimit ne kete moment te spikatur... smiley

Une jam nga Korca dhe delegatet e Korces Pandeli Cale,Thanas Floqi dhe Spiridon Ilo qe njekohesisht ishin dhe firmetare,para vitit 1990 nuk kishte asnje rruge me emrin e tyre dhe jo me shume.

Nuk duhet qe te pakten nje bulevard apo ndonje rruge kryesore ne qytet te marre emrin e tyre?

Rruga "Pandeli Cale" eshte rruga anash kinemase.

Rruga "Thanas Floqi" eshte rruga e vjeter e unazes, poshte Sportit.

Ndonje rruge tjeter? smiley

Ndoshta jane bere pas 1990 se perpara as qe kishte.

 Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

Qe ka permbajtje dokumenti e kemi dite kete po per gjuhen e shkruar ke ndonje fotokopje ?

 Miri problemi ketu eshte gllaberimi i puneve historike nga politikanet dhe specifikisht nga S.B. 

Ne vetvete, nuk ka asnje gje te keqe qe historia dhe drejtesia te vihet ne vend. Per kete nuk kane kundershtim asnje simpatizant i forcave te ndryshme politike. S.B. kerkon te terheqe paralelizma shume te pista duke e perdorur per interesa te tjera kete histori. Arroganca ketu shfaqet hapur. 

Ajo fotoja te ballkoni i pavaresise eshte ngulitur ne mendjen e shqiptareve dhe sidomos te brezave me te rinj, si nje moment i paster, pa perlyerje politike. Fakti qe ky sulltani jone shkon dhe bene kete foto tani eshte shume provokuese. Qe te besh ate foto duhet te konceptohesh nga i GJITH populli si nje lider i drejte i paster i pakompromentuar. S.B. nuk eshte i tille. Ti do te thuash qe fajin e ka Rama dhe socialistat. Po mor vlla ama keta jane gjysma e popullit ne Shqiperi dhe s'mund te injorohen. 

Dmth. edhe njehere, S.B. vrapon per te grabitur nje pjese te paster te psikozes historike shqiptare dhe per tja bashkangjitur PD'se. Ketu permenden padrejtesite qe beri regjimi komunist. Pastaj ne ndonje okazion tjeter del diku dhe ngulmon te ngjyrose PS akoma si komuniste. Rrjedhimist ky del figura e trete pas Ismail Beut. Keto jane budalliqe, Miri po ja qe ky gomari jone i ben akoma. 

Nqs. ne e mbajme kete moment historik si nje nga me te shenjtet dhe me te pastrit (si ndergjegje) atehere asnje politikan nga te sotmit as duhet ta permende si moment e le me te ngjitet me flamur te ballkoni. Ajo ironi eshte e padurueshme.

aristidh ruci ishte delegat edhe i vlores edhe i janines?         mit'hat frasheri delegat i kosoves?

 Shiko, se eshte pak e nderlikuar, kjo puna e nderimit te figurave historike.Se je firmetar per shpallien e Pavaresise,por me tutje mund ta kesh bere si, puna e lopes qe e mbush kusine dhe ne vund i jep nje shqelm dhe derdh kusine!

I erdhi koha me ne fund, revizionizmit Salist. Per dreq, po me kujtohen vetem filma shqiptare sot; filmi "historiani dhe kameleonet". Po ta shikosh mire ka shume ngjashmeri regjimi i Berishes me ate te Satrapit...nje tufe dallkaukesh qe e quajne veten historiane e bejne pazare me te..

 Z.Berisha eshte politikan dhe jo historian, dita e panvarsise nuk te beje fare me politiken allasoje qe ka ndermend te proklamoj zotnia. Dhe eshte detyra e historianeve te permendi emrat e pa shquar me pare ne periudhen komuniste. Nuk ribehet historia me porosine e z.Sali Berisha sikur ai thote:

Duhet të shqyrtohet dhe të trajtohet në të gjitha rrafshet, të shkruhet në muret e kohës, nderimi që iu bë kësaj ngjarje në 100 vjetorin e saj.

Nuk eshte e moralshme te flasesh ne emer te historianeve,tu japesh atyre "porosi" sepse nuk jemi ne diktature kur per te gjitha, te gjitha, te gjitha, mendonte vetem Partia ne pushtet. Per mua ideja eshte e mire, forma e shemtuar.

Fotoja siper eshte gallate e gjalle, duket sikur nuk eshte Ismai Qemali me shoke qe beri panvarsine, por eshte Zotnia dora vet Sali Berisha! Kjo eshte shume per te qeshur! Te gjithe kujtom se Greqise desh ju la nje pjese e mire e teritorit qe Ismail Qemali me shoke kishin luftuar me gjak per ato kufij! Lere pastaj qendrimet e tjera qe mbajne er inferioriteti ne lidhje me autoritetin dhe kontrollin e territorit te kufijve shqiptar!

( ua ka hypur edhe historianeve..ky)

 qe jane mohuar shume figura te shquara kete e di dhe bufi. ju eshte mohuar gjaku, sakrificat dhe jeta vete shume patrioteve te vertete. jane lene ne harrese sepse ndoshta me vone kane mbajtur qendrim qe nuk u ka pelqyer komunisteve. historia duhet te shkruhet qarte dhe pa hile, me te mirat dhe dobesite e ketyre njerezve. 

qe jane mohuar shume figura te shquara kete e di dhe bufi....

Te jesh e qarte ti me gjith ata qe e dine shqipen si ty pervec bufeve e bufonerve ......Figuart nuk mohohen , aty jane ne se e ke per emrat !

dhe pastaj .... ju eshte mohuar gjaku, ...KUJT ? Ke ndonje emer e gjak te derdhur ?

................... sakrificat....................... KUJT ? Per ke e ke dhe cfare sakrificash i vlereson ?

sepse ndoshta me vone kane mbajtur qendrim qe nuk u ka pelqyer komunisteve....

Per ke e ke dhe per cfare qendrimi ?

historia duhet te shkruhet qarte dhe pa hile,... Per ke Histori e ke fjalen ?

Historia e Aktit te shpalljes se Pavarsise eshte e shkruar QARTE dhe pa Hile . Une po te jap vetem nje emer nga ata qe ti i njeh qe u jane bere "hile "

Mustaf Kruj tradhtari

shif si vdes shqiptari

digjet bahet zhari

per liri vatan !

U mora  me postin tuaj Lira pa Ju thene asnje fjale personale , duke te cituar sepse mu duk me tipiku i permbledhjes per te folur Kodra pas Bregut , sikur flitet per Heronjte qe krijuan   PD smiley

Ka shume figura qe kane kontribuar per te ardhur ajo dite dhe sipas rastit e kontributit Historia i ka permendur duke e vleresuar ate AKT jo si ballkoni i Lefqenesve sot ! Dhe poshte tyre vuvuzeleria qe zhurmon si zakonisht !

Jane pune profesionale ato qe dine te ndajne shapin nga sheqeri , qe formojne Etiken dhe Psikologjine shoqerore per nje veper THEMELORE te KOMBIT . Jane pikerisht keto profesionalizma te mbeshtetura mbi traditen e Shqiptareve ashtu si e gjithe Bota qe ( po permend vetem nje cilesi qe mbeshteten tek psikologjia Kombetare ) Tradhetine ndaj Interesave te tij ,  ne situata Madhore e quan TRADHETI dhe ata qe e perfaqesojne i quan TRADHETARE ....dhe jo mohim emri . 

Nuk jane llapaqeni e Qenit qe leh si zakonisht per tu degjuar se "jam dhe une ",  ato qe formojne vetite e normat morale te KOMBIT . Jane vepra e tyre e qendrueshme e frymezuese prej se ciles formohet tradita e aktit SUPREM te Individit per dhenien e Jetes per mbrojtjen e Atdheut . Nuk jane veti prej se ciles frymezohet  "retorika boshe " e urra -patrioteve ose Nacionalisteve sot smiley me sllavo-komunisto- ortodokso-bolsheviko-mensheviste smiley 

Po ky individ , aktualish K/Lefqensi e NDOTESI me i Madh i Historise se Shqipetareve , si cilesi njeh TRADHETINE e shitjen e Shqiperise per te mbushur Xhepat e tij dhe te nen/kusareve prapa tij  ......patjeter qe do rishikoje dhe Historine e Pavaresise !

A nuk nxorri ky , nje qe e kishte dhe Minister per Arsim qe na mesonte se ...ëëëëëëëëë Historia ......eeeeee ...është alternative ...eeeeeee ......ëëëëëëëëë . 

 emrit s'ke c'i mohon, se i mohuar eshte dhe i shkrire ne emrin qe quhet popull. por ai qe arrin te tejkaloje emrin dhe ta ktheje ne nje figure simbolike, atij i mohohet figura qe ka krijuar. kjo eshte ajo ''figura'' qe ju doni ta ktheni ne nje figure me laps. s'kam ndermend ta zgjas, sepse mendojme ndryshe dhe s'jemi ketu t'i mbushim mendjen njeri-tjetrit.

Shpallja e pavaresise ishte nje akt formal pasi ushtria turke nuk u largua deri ne pranveren e vitit 1913 dhe qeveria e vlores nuk kishte asnje lloj autoriteti.Pavaresia e shqiperise u vendos nga konferenca e amabasadoreve ne londer ku Italia dhe austro hungaria kembengulen qe shqiperia te behej shtet i pavarur.

regjimi kriminal i Enver Hoxhes fshiu me gomen e turpit nga deklarata e pavaresise emrat/firmat e Dom Nikoll Kacorrit, Iljas Bej Vrionit, Pandeli Evangjelit, qe te tre keta eter themelues te Shqiperise se pavarur dhe patriote e figura me kontribut te padiskutueshem per vendin tone, te vdekur para vitit 39 qe do te thote se nuk mund te akuzoheshin per asnje lloj kolaboracionizmi. U zhduken nga deklarata vetem se konsideroheshin si te papelqyeshem politikisht nga regjimi diktatorial. Nderkaq u zhduken nga po kjo deklarate eterit themelues te tjere, si Mustafa Kruja, Midhat Frasheri, Mehdi Frasheri, Ali Kelcyra dhe Lef Nosi, qe pavaresisht veprimtarise se tyre gjate L2B, keta ngeleshin baballaret e Shqiperise se pavarur. Edhe pse Enver Hoxha ka qene krimineli me i madh qe kane pare shqiptaret, emri i tij nga rekordet historike qe tregojne detyrat qe ka mbajtur ne shtetin shqiptar, nuk jane hequr. Ky turp i komunisteve ka qene ne kuadrin e asaj zhberje te historise dhe konstruktit te nje te kaluare ashtu si donin komunistet, ne perputhje te plote me skemat e metodat e totalitarizmit. Prandaj jo vetem historia e pavaresise duhet rishikuar me shpjetesi, por edhe aspekte te tjera te historise se popullit shqiptar.

regjimi kriminal i Enver Hoxhes fshiu me gomen e turpit nga deklarata e pavaresise emrat/firmat e Dom Nikoll Kacorrit, Iljas Bej Vrionit, Pandeli Evangjelit,...

Te pakten ditlindjen e emrin e atij me te zeza , postat kufitare e kishin feste dhe e festonin me Hallve smiley O i vetmashtruar edhe kur rendit llafet si mendime . Po nga u gjeten emrat qe i paska fshire vete me doren e tij Enveri me regjimin e tij ? Apo e kishin fshehur  aktin ne Vucidol  dhe ja tha baba  se ku e kishin fashehur per ta ruajtur e ta nxirrte pasi  te behej k/lefqens ! E c' mba kjo shpure e kjo shpi or ti !

gjate regjimit tend o Idris, ne tekste shkollore, ne dokumentare, ne libra etj. paraqitej deklarata e pavaresise me foto ilustruese dhe kjo foto ishte perpunuar sipas porosive te komandanteve te tu. Deklarata origjinale eshte me te gjithe emrat e ketyre patrioteve qe duan apo s'duan komunistet si ti, do ju shkruhet emri me shkronja te medha ne historine e Shqiperise. edhe mos me cito me se me ofendon. Nivel magazinieri.

gjate regjimit tend o Idris, ..

Regjimin nuk e solla une . E gjeta , ....pasi e dhuruan  smiley , frikacaket qe u fshehen ferrave e iken pas autoblindave gjermane  ...dhe per ate qe beri ..beni duva se akoma do flitshe Turcshe , Serbshe , Grekshe a Dreqshe e kush e di cfare gjuhe ti me gjith ata baballaret e Kombit qe deshi zoti qelluan Frikacake e Lepuj ! Dhe sa here te jesh me humor te prishur Lexox Epopene ....

Megjithate ti fatkeq do mbetesh tere jeten se magazinier i ruan ate te Jovan Bregut smiley

Nuk eshte Botuar DEKLARATA Origjinale o TURK ...... denbabaden ! Dhe meqe nuk kupton nga keto me Pika , po ta them shqeto mor Trap Gjyrale , se ky eshte fakt Historik i patjetersueshem . Eshte TURQISHT ashtu sic jane te gjithe procesverbalet dhe komunikimet zyrtare te Qeverise ....dhe .... me nenshkrimet e ofiqeve qe u njihte baba Dovleti . Matuf !

Po kishte te tjere BURRA shqiprtare qe dinin te shkruanin Historine dhe te shihnin pertej syzeve te miopeve ( te nje takemi si puna jote ) dhe antishqiptareve te sotem me Jozeficka e Psikopatin Berisha ne krye !

Dhe per te te cituar nuk shpetoj dot smiley se te kam ne krye te te gjith IDIOTEVE te Lindur e te trasheguar me noter . Je i pazevendesueshem dhe ma ben hallall vetem kete . Marsh nga ditet e Berishes !

 Qorri, mes pjeses ne shqip dhe firmave, ke nje pjese me germa arabe, te cilat perdoreshin edhe per te shkruar gjuhen turke (reforma e Ataturukut vendosi fjalorin latin). Keshtu puna smiley

Te ajo prurja "nje gomar me pak ... kam tregu nje Histori qe  kisha me  nje mikun tim   Matin . Thuaja atij qe te ka ardhe per ndihme , po pasi ti heqesh Miladinin nga goja "Gomari eshte kafshe Pune . Nuk eshte sharje " smiley

Dhe mos u ben mashtrues . te njihja per burre sipas atij llafit te vjeter " O fole mbaje o .... smiley

Me nxirr Origjinalin e Vucidolit jo kete qe ka manipuluar ai Mashtrusi i Historise Enveri smiley

Une te kam te vecante ty mor zemer,  se je dhe i trasheguar me noter . Ke mbete ne Histori . S'ka rob zoti te te ndryshoje tye sikur edhe i perjetshem te mebetesh !Po do ja bejme dermanin , do themi qe noteri Komunist dhe e ka manipuluar aktin !

Dhe mos me shaj mue magazinier e stallier . Jovan Bregut ta kam thene edhe me siper i vjen anes e i kuan rroqet smiley ......  megjithse ate "stallier " po e pranoj se tregon qe me njeh per "zot " po vetem ty ama , jo ate 88-shin se qeka akoma kerre.

Deklarata eshte 1 fjali ne Turqisht dhe Shqip or akinci.

 Kohe per dasem gjete  ..O .....( s'me kujtohet emri &nbspsmiley SAFARI smiley

 

 

Po kishte te tjere BURRA shqiprtare qe dinin te shkruanin Historine

 

http://i60.photobucket.com/albums/h15/Zlayson/popovic_mugosa.jpg

 

ene çar burrash thuj

 

n'operacion dimri s'u panë mo.. u bonë civilë e katunarë të gjithë

 

 

rroftë dita mas pavarsisë, se ajo ishte çlirimi tamom

dmth nuk qen gjo si burra simas teje kshu, e?

"Po nga u gjeten emrat qe i paska fshire vete me doren e tij Enveri me regjimin e tij ? "

Bedri Pejani  u arrestua ne vitin 1945 nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar, dhe iu dorёzua autoriteteve jugosllave .Vdiq ne Prizren disa muaj me vone nga torturat c'njerezore.

Gjyshi i sales ka marre pjese ne shpalljen  e pavaresise.Ai dergoi telegram prej vlore  ne vicidolsmileyaliu a asht shendoshe?

Fotoja siper eshte gallate e gjalle, duket sikur nuk eshte Ismai Qemali me shoke qe beri panvarsine, por eshte Zotnia dora vet Sali Berisha!

 ..po cfare faji ka Sala  se kryetaret socialist nuk e provuan asnjehere te dalin ne ate ballkon.Imagjinoni te dali Rama me Shalsin ,Tahirin dhe Ballen cfare gallate do jete...

Akti i Pavarsise ne Muzeun Kombetar te Pavarsise ne Vlore eshte nenshkruar dhe nga zonja Jozefina Coba Topalli. Pse nuk e permendni kontributin e saj ne procesin e Pavarsise se Shqiperise? Pucista! 

 historia duhet rishikuar, kjo s'ka diskutim...

perkrah vendimin e popullit per te kthyer eshtrat e Sali Berishes ne Vucidol...

I gjithanshem eshte.

 Djema, qe emrat qe kane qene prezent ne Pavarsine e Shqiperise, duhet te dalin, kjo s'do as men e as kalem,  te gjith duhet te dalin , te perkujtohen, , por qe edhe aktiviteti i tyre i me pasem  duhet te dali, kjo s'do as men e as kalem, te gjitha aktivitetet e tyre duhen te dalin e te shkruhen  pa pasione, pa fryme politike, thjesht, ndershmerisht e neutral. Pastaj, jane vete njerzit, historianet, ata qe gjykojne se pse kane ndodhur keshtu, pse ai tjetri morri drejtim tjeter, ç'e shtyu, pse, etj. 

Turku pas shume vitesh perpjekje kuptoi se per ti neneshtruar shqiptaret duhet tveje ne krye nje shqipetar.

Serbi e ka kuptuar kete gjithashtu ....

Te vetmit qe nuk e kuptuar qysh ne kohen e turqeve jemi ne ...

100 vjetori i pavaresise duhet te jete nje pike reflektimi se cfare kane bere shqiptaret me pavaresine e tyre ne keto 100 vjet.

Alba2265, eshte nje teme me ide shume intresante kjo qe ke thene, por duke qene shume komplekse, kerkon studmie serioze dhe hulumtime ne kancelarite Evropiane te koherave.
Per te ecur me tej ne kete hulli, me duhet te them se shpesh kemi share Enverin sa i perket marredhenieve me nderkombetaret,ne interesin kombetar.Shajme sot Salihun po per te njejten arresue.Por nuk dime asgje si levizin levat e diplomacise se portave te medhaja, qe u shtrengojne burgjite derickave te vendeve te vogela..
Pamvarsia ? Nje koncept i vdekur me duket. Gjeja me e veshtire ne mos e pamundur ne nje bote unike

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).