Duke iu referuar vendimit të marrë në vitin 2009, “Për  përcaktimin e çmimit të trojeve, në zonat industriale, ku ushtrohen veprimtari ekonomiko-industriale, në objektet e ndërtuara mbi këto troje”, ministrat e Ekonomisë dhe Financave, në bashkëpunim me kreun e AKKP, kanë lëshuar së fundmi një udhëzim që përcakton rrugën për zbatimit të procedurës në fjalë.

Sipas këtij udhëzimi, i cili është publikuar dje në Fletoren Zyrtare, shitja e trojeve, pronë shtetërore, në zonat industriale, ku ushtrohen veprimtari ekonomiko-industriale, në objektet e ndërtuara mbi to, do të bëhet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 9.6.2010 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për procedurën e shitjes” dhe legjislacionit në fuqi.

Në zbatim të pikës 1 të vendimit, në rast privatizimi, pagesa e trojeve, pronë shtetërore, në zonat industriale, ku ushtrohet veprimtari ekonomiko-industriale, në objektet e ndërtuara mbi to, do të bëhet 50% me lekë dhe 50% me lekë privatizimi, letra me vlerë apo bono privatizimi. Kurse në zbatim të pikës 2, për objektet të cilat do t’i nënshtrohen procesit të privatizimit, duke iu referuar edhe vendimit të qeverisë “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore”, që privatizohet apo transformohet, dhe për procedurën e shitjes, komisioni i vlerësimit apo/dhe dega e shoqërisë publike, i kërkon institucionit të prefektit në territorin e të cilit ndodhet objekti, konfirmimin e genplanit për objektin.

Zyrat urbanistike të organeve të qeverisjes vendore (bashki/komuna) i konfirmojnë degës së shoqërive publike, nëse trualli që do të shitet, shtrihet në zonën industriale të miratuar me vendim të KRRT-së ose KRRTRSH-së.

Në rast se trualli që do të privatizohet, ndodhet në zonën industriale të konfirmuar sipas pikës 4, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike në Ministrinë e Financave autorizon kryerjen e pagesës së këtyre trojeve në raportin e parashikuar në pikën 2, referuar konfirmimit të

AKKP-së për çmimin e truallit për metër katror sipas hartës së vlerës së miratuar në bazë të zonës ku shtrihet objekti, deri në momentin që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave vlera e truallit industrial. 

7 Komente

 ...eheheheh, siç duket paskan bo lobing te bukur ata qe i kan mbledh keto letra me vlere.....i kan ble sa per i zog, dhe do ti shesin, sa nje klloçke me gjithe zogj......

Ne Kragujevac, Serbi, shteti i ka falur pronat Fiat-it, e cila do te hapi nje uzine atje. Si dhe ka kontribuar me qindra miliona Euro per ndertimin dhe ristrukturimin e strukturave qe perpara ishin ne pronesi te Zastava.

Aty nuk kemi FIAT...Ata thjesht po falin pronat bizneseve dhe monopoleve te tyre...

 Opaa, prisni kur te rritet vlera e letrave me vlere, deri ne 40-50% , nga 12-17% qe eshte aktualisht. 

 Pjer, nuk ka mo, se i kon shit, ose ne rastin me te mire, i kon perdor per ne nje vend tjeter....ata qe i kon mbledh e kane bere kete pune...se qe ta dish miku im, ketu tek ne, ligjet behen per tre kater vete....

jo me une i kom, por nuk i shes. I kom fut ne nje kornize me dicituren "pasuria ime ne kohen e monizmit". Po u bera me nip apo mbese do ja le atyre si trashegimi te pasurise time te vertete.

Qeverise i duhen para: rrit interesin e bonove te thesarit
Nga Korresp. 24-ore.com 9 ore 16 minuta me pare
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Qeverise i duhen para: rrit interesin e bonove te thesarit

Kërkesa e lartë e qeverisë për para borxh nga tregu i brendshëm po rrit sërish cmimin e letrave me vlerë.

Në ankandin e fundit, interesat e bonove të thesarit me afat maturimi një vjecar arritën 7.56 për qind, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Prej disa muajsh interesat e bonove po shfaqin sërish një prirje rritëse, njëlloj si në vitin 2009, kur gjendja e vështirë e thesarit të shtetit e coi koston e tyre në nivele rekord gati dhjetë për qind.

Sipas të dhënave krahasuar me fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, interesat e bonove njëvjecare janë rritur me 0.5 pikë përqindje. Rritje e cila duket se ka vetëm një shkak, kërkesën e lartë të qeverisë për borxh që është diktuar nga ecuria e dobët e taksave, por edhe rritjen e shpenzimeve në fushatë. Në buxhetin e këtij viti kuvendi ka autorizuar qeverinë që të marrë 28.2 miliardë lekë borxh të ri në tregun e brendshëm për gjithë vitin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm për 5 muajt e parë të vitit qeveria ka marrë 21.7 miliardë ose 77 për qind të kësaj shume. Madje qeveria e vetme ka marrë borxh në tregun vendas gjatë kësaj periudhë më shumë se sa biznesi dhe individët së bashku edhe pse pesha e shtetit në ekonomi është mbi dy herë më e ulët se ajo e privatëve.

Tani qeveria po e rishikon sërish buxhetin, për të ulur shpenzimet dhe për të frenuar rritjen e borxhit. Madje mësohet se në tiranë kanë mbërritur edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Deri tani asgjë nuk është vendosur dhe ende nuk dihet nëse qeveria do i qëndrojë strikt planit për deficitin apo do i kërkojë kuvendit miratimin për një rritje të tij. Por përtej vendimit politik se si do të administrohen financat e vendit, shifrat po tregojnë një gjë. Atë se beteja me borxhin është rikthyer sërish, ashtu si në vitin e mëparshëm elektoral 2009.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).