Apeli i psikologëve: Ja përse ngjitjet në pemë dhe rrëzimet në tokë i bëjnë të rriten më mirë e më të shëndetshëm

Sot, në kohën internetit, rrjeteve sociale, “Facebook”-ut dhe kompjuterit personal, psikologët janë më shumë se kurrë të vendosur për t’u bërë apel prindërve t’i mësojnë të vegjlit të luajnë në ajër të pastër. Duhet të “zbulojnë” ujin, tokën, të ngjiten në pemë, të rrëzohen përtokë, të braktisin mausin dhe internetin për t’u fshehur pas shkurreve, në lëndinë apo te shtëpitë e vogla prej druri të ndërtuara bashkë me shokët. U duhet të vrapojnë, të lagen, të bëhen pis. U duhet të thithin ajrin e pastër, të lodhen e pastaj të çlodhen. Me pak fjalë jeta në ajër të pastër, kundër jetës së mbyllur në shtëpi brenda katër mureve.

Apeli i një pjese të mirë të psikologëve europianë duhet marrë seriozisht, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me jetën e të vegjëlve tuaj: bëjini fëmijët të duan natyrën, ajrin e pastër, ushtrimet fizike, sepse përndryshe do të jenë në mbipeshë dhe jo të lumtur. Pra, duhet t’u rikthehemi lodrave të vjetra, që tashmë duket se po humbin nga ditë në ditë. Ngjitjet, zbritjet, lojërat me top, me litar, për t’u ndier të lirë dhe të lumtur. Bota e fëmijës sa vjen e po zvogëlohet vetëm brenda mureve të shtëpisë. Sipas të dhënave të ndryshme, rreth 97 për qind e tyre luajnë vetëm brenda mureve të shtëpisë, ndërsa fushat, parqet dhe kopshtet, zbresin në radhët e fundit të klasifikimit, ndoshta për shkak edhe të zvogëlimit të hapësirës së gjelbër dhe ndërtimit në vend të tyre të grataçielave shumëkatëshe.

Bota e këtyre fëmijëve gjithmonë e më e errët e varur nga teknologjia, përshkruhet bukur në librin “Këmbëzbathur në lëndinë” të psikologes Albertina Ferraris-it, njëkohësisht edhe docente në Universitetin “La Sapienza”. Një libër që na tregon se sa shumë fëmijët tanë kanë nevojë që të luajnë në ajër të pastër, sepse kjo i ndihmon të rriten dhe të zhvillojnë inteligjencën e tyre. Një “tezë” kundër rrymës në epokën e mamave “tigresha” dhe fëmijëve të zhytur në botën e librave, kurseve të gjuhëve të huaja apo matematikës, që vetëm mbrëmjen përpara kompjuterit kanë të lirë për t’u argëtuar. “Ideja e këtij libri më erdhi teksa dëgjoja disa prindër që thoshin se në këto kohë mënyra e vetme e argëtimit për fëmijët është interneti. Sigurisht që jo.

Gjëja më e bukur e fëmijërisë janë lojërat, ato të vërtetat në ajër të pastër, me lëvizje e zbulime, ku fëmijët vrapojnë, bien, bëhen pis, qeshin dhe qajnë. Pikërisht kështu zhvillohet mendimi, pesë shqisat, fantazia. “Gjithsesi qytetet janë bërë shumë të rrezikshme dhe pikërisht kjo frikë është një nga arsyet që i shtyn prindërit të mos i lënë fëmijët jashtë shtëpisë”, tregon psikologia. Por pasojat e gjithë kësaj sjelljeje janë të tmerrshme: fëmijët në mbipeshë, dembelë, të pakujdesshëm dhe ndonjëherë të palumtur. Janë ata që mendojnë botën me ngjyrat, me të cilat shohin reklamat në televizor. “Në shumë qytete të Europës veriore rrugët dhe qendrat janë shndërruar në parqe lojërash. Në Gjermani, çdo pasdite shumë rrugë mbyllen për t’i shndërruar ato në hapësira, ku fëmijët mund të luajnë me top dhe biçikleta”. Është një eksperiment i pamundur në vende të tjera, ku trafiku dhe makinat të zënë frymën.

Gjithsesi një shembull i jetesës në ajër të pastër, ku mund të eksperimentosh edhe eksperiencën e lojës, janë në shumë vende të bazuara në principin e edukimit aktiv dhe modelit të krijuar në Francë në vitin 1937. “Gjatë ditëve të verës, për fëmijët dhe adoleshentët, në ambientet ku natyra është e rëndësishme, ne përpiqemi të zhvillojmë pikërisht lojën si mundësi për të njohur veten përmes lëvizjeve, teatrit dhe krijimeve të shumta”, shpjegojnë drejtuesit. 

4 Komente

Kjo jave, dje, sot dhe neser jane ditet me te gjata te vitit dhe si femijet dhe dhe te rriturit duhet te shkojne dhe ti bejne respektet NENES NATYRE. Mos lini peme, male dhe kodra pa ngjitur, keshtu thone zakonet e ketyre paganeve te veriut te evropes. It's officially midsummer day and here comes the sun!

http://www.boston.com/bigpicture/2011/06...

" Femijet rriten te shendetshem ne ajer te paster"

Ky qenka zbulim!

Per koincidence, dje po shikoja tek Digitalb nje film me Gerard Depardieu dhe Andy MacDowell (Greencard, 1990) dhe eshte kjo pjesa ku Gerard reciton nje poeme per te bindur zonjen pasanike qe t'i dhuroje pemet e kopshtit te saj per t'i rimbjelle ne lagjet e varfra.

Once I heard the sound
of the wind in the trees."

Once I heard the sound
of the laughter of children.

And I wept warm, salty tears
for the lost trees.

 

Let the little children
come onto the trees...

 

and I will give them hope," he said.

But there are no trees
for the poor, lost, poor children.

Decay is their toy.

Despair is their game.

They have only chaos to climb.

 

http://youtu.be/T0vyMuAkOYQ

 

Apeli i një pjese të mirë të psikologëve europianë duhet marrë seriozisht, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me jetën e të vegjëlve tuaj: bëjini fëmijët të duan natyrën, ajrin e pastër, ushtrimet fizike,

ne jemi gjelberimi i mamit dhe i babit...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).