Pas përfundimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha, ka rezultuar në avantazh ndaj rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Kështu, së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli numërimin e fletëve të kontestuara në kutitë e njësisë 11, KZAZ nr.55, që është dhe njësia e fundit që përmbyll këtë proces, në kuadër të zgjedhjeve vendore për bashkinë Tiranë.

Vetë zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford, vëzhgoi procesin e numërimit.

Nga numërimi rezulton se në garën për Bashkinë e Tiranës kandidati demokrat, Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Në këtë mënyrë, KQZ ka shpallur kandidatin Lulzim Basha, kryetar të Bashkisë së Tiranës.

 

TV KLAN

130 Komente

Cfare surprize!

smiley

kot ju behet qefi juve; ne do ankimojme vendimin dhe s'do ta njohim rezultatin. keto vjedhje jane te zgjedhura...sorry, desha the them keto zgjedhje jane te vjedhura, ne kemi fakte dhe shumicen e popullit me vete, plus gjithe ato goma. qesh mire kush qesh frengjisht.

Xhibo mos haro dhe cadrat e greves se urise smiley

 Filloi pune Lulja ? 

Keshtu si fabrikojne vota e vjedhin keta ku behet kryetar bashkie edhe i LA. Po ky tip kurre sdo te kete legjitimitetin moral, per shtresen e mesme e lart ky sdo te jete kurre kryetar i tyre. Thjesht nje marionete e pushtetit dhe nje karakter i neveritshem.

eshe Rama nuk do te kishte legjitimitet moral,me ate rezultat qe arriti.

 Me shume se ky tipi qe qesh si damlla vend e pavend do kishte pasi Rama ne fund qe para 10 vota. Dhe te mendosh qe e arriti kete pas nje konsumimi me 3 mandate dhe pas mobilizimit total te gjithe makinerise shteterore, milionave dollare, nja 5 partive te majta e te djathta, Hysni Milloshit,  dhe tere eunukeve qe e mbeshtesin me pagese apo pa pagese. Me i llaf Rama pavaresisht ketyre fitoji qarte, e pane ne ekrane me miliona shqiptare live,  kurse Lulezimi megjithe buzeqeshjen e peshtire ju desh fabrikimi i votave 'gabimisht' per tu ulur me zorr aty ku nuk meriton te ulet. Te tera keto gjera jane shume te qarta per mendjet normale qytetare tiranase, ndaj thashe qe ky tip sdo te jete kurre kryetar i tyre. Do jete kryetar i shtreses se ulet dhe i njerezve pa karakter. Se me eshte mbushur mendja qe duhet te jesh me te vertete tip pa karakter, njeri pa moral, tip qe ste ben pershtypje vjedhja, dhe nje vemje shpirterore qe te mbeshtesesh kete njeri. Dhe kam vene re qe te tere qe e mbeshtesin Lulezimin i kane keto tipare.

Do jete kryetar i shtreses se ulet dhe i njerezve pa karakter. Se me eshte mbushur mendja qe duhet te jesh me te vertete tip pa karakter, njeri pa moral, tip qe ste ben pershtypje vjedhja, dhe nje vemje shpirterore qe te mbeshtesesh kete njeri.

Ke te drejte romako.te kesh kryetar bashkie nje qe del lakuriq plazheve,12 vjet qe vjedh tiranen,pa pike karakteri,shkurt nje vemje shpirterore.sa bukur e ke pershkruar ish kryetarin e bashkise.

 .te kesh kryetar bashkie nje qe del lakuriq plazheve

ja si e ke vertetuar me nje gjysem fjalie injorance, primitivizmin, mllefin dhe provincialitetin qe ju karakterizon, te gjithe flisni njesoj, keni te njejtat komplekse inferioriteti dhe keni te njejten brrerje morale 

I mungojne edhe 5 vota se Sala tha jane 100 vota per Lulin.. Duam 5 votat..smiley

Sa preciz eshte dreqi (dr. prof. Zot i gjithpushtetshem S. Berisha). Edhe Ravit ja merr si parashikues i te ardhmes.

Urime zoti Basha,

Me fushaten qe bete e treguat veten qe jeni fytyra e re dhe ajo qe i duhet Tiranes sot.

Me thirrjet per qetesi qe bete pas fushates e treguat veten qe nuk jeni ai qe ju akuzoi zoti Rama por nje njeri me vlera europiano perendimore.

Kelyshat e bllokut e moren pergjigjen sot pavaresisht se bene ceshte e mundur qe ta zgjidhin pinjollin e tyre per here te katert.

per ca blloku e ke llafin o miri? A ke ardh ndonjehere ne tirane keto 20 vitet e fundit, apo je akoma me kujtimet e verit dhe bllokun e rrethuar me ushtare? Apo thjesht kopjon saliun keu permend bllokun? Epo saliu vegel qore e bllokut ka qene, keshtu qe dashje pa dashje ai e permend shpesh. Po ti cne?

E ka llafin per bllokun e Metes....Ku shenonte 20%...dhe perqindjet e "doktorit" per operacjonet..

Brez politikanesh te edukuar me blloqe ne xhep

e ka fjalen per bllokun e edit qe i jepte cdo vit kocos nja 30 milion euro me tenderat e tiranes.

po tani a maroi kjo pune te pakten ?

se une s'lexoj lajme prej muajsh ene se di fare ca bohet.

te rroje sieneni, fejsbuku, interneti, deti, pishina, liberalizimi vizave dhe cigarja.

perndryshe, fuck bashkia , minibashkia, luli , edi dhe gjithe ca kane mrapa

Gjalle qeke? Na bone merak. Tjater here boj nje sakrifice dhe te pakten nje here ne jave shkruaj dicka qe te na qetesosh.

une thashe se po te del boll meraku bashkise mer, por ta dijsha kshu , te kisha bere ze, kisha hudh nji curril birre siper nai teme demek interesante sa me te hjek ty merakun

p.s. gjalle mer burre, nuk me gjen gje mu, rri pa merak. sbi rrufeja..........

Vetë zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford, vëzhgoi procesin e numërimit. 

smiley

 

 

 

 Sa u futa me shkrujt keto qe shkrujte ti..... paskemi qene tamom me nji mendje. Hej cfar bohet....

Perfundoi dhe maskarada e turpit....Kllounet,arlekinet, bahet eshte koha te hidhni vallen "idjoteske dhe groteske" per "Profetin Blu"

Keto zgjedhje e kthyen Shqiperine ne vitin 97

Po ca 97 u kthye,dhe ato tre mije qe i shkonin Kryetarit nga prapa i ka Luli ne bordero tani e tutje.

E di qe e enderroni nje 1997 tjeter por tani ato kohe te arta per juve kane mbaruar njehere e pergjithmone.Juve qenkeni tamam plehera!

Ne 1997 nderkombetaret ishin me PS sot i ke te gjithe me Berishen dhe PD-ne.Kjo eshte arritja e Edit ne krye te PS-se.Beri qe te gjithe nderkombetaret qe mezi e duronin Berishen(bile dhe Doris Pack ishte e zjarrte kunder Berishes)  deri ne 2005,tani ta shohin si shpetimin e Shqiperise dhe Edin si destabilizues te saj.

Beri qe te gjithe nderkombetaret qe mezi i durini Berishen deri ne 2005,tani ta shohin si shpetimin e Shqiperise 

smiley.

A e kupton se u bere gazi i botes..Po tallet Evropa dhe bota.....Liderin tend shpirteror e kane izoluar te gjithe me keto karrogjozlliqe qe po ben...Vajti ne Bruksel por askush nuk e priti dhe takoi...Vajti drejt dhe ne mbledhjen e Partive Popullore Evropjane se te gjithe e injoruan...

Pune e modhe (e zeme se eshte ashtu sic thua ti) Hidrocentralet po i privatizojme. smiley

C'lidhje kane ketu hidrocentralet..Vetem ti e di, nejse....Por kush po ti ble o i mjere... Me ate Taleban asnje invemstitor serjoz nuk te afrohet smiley

Pune e modhe kemi privatizuar shume gjera te tjera me perpara.

Kush tha qe duam investore serioz per HECet? 

Po ne Bruksel si shkoi keshtu i paftuar?

I paftuar..Shkoi te merrte pjese ne mbledhjen e Partive Popullore Evropjane....

Asedhenje zyrtar i Brukselit nuk e begenisi...E lane si legen... smiley

Ah harrova takoi Presidentin e Azerjbaxhanit.... smiley

 

Shume mire ja kane bere qe e kane lene vetem,vodhi votat,hoqi Ramen nga Bashkia.

 

Jane shtuar shume barcaletat per Berishen ne Bruksel(se te vjetrat u bene bajate)...I kane vene nofken "Borat"


Akoma vazhdon ky muhabeti?

Shum urime Z.Basha.Mos harroni per asnji moment rolin qe po u detyron historia e Shqiperise ne keto momente shume te vecanta.Pervec detyren e rende te kryebashkiakut me te madh te vendit,keni hyre edhe ne startin e kryetarit te ardhshem te PD .Zhdukja e mentalitetit bolshevik ne strukturat e demokracise shqiptare eshte rruga e vetme per ta cuar Shqiperine ne Evrope.MOS HARRO KURRE.

 MOS HARRO KURRE.

Bertit i cik me fort mato smiley

U fol dhe u perfol kaq shume per keto zgjedhje, saqe tani duket kaq i vjeter ky lajm smiley

hajt per hajer i koft.

i think we've had enough political skirmishes and grievance.

been enough at loggerheads to suck up to for a good whole century there.

too tired... smiley knackered.

Hajt per hajer na qofte. E shporrem Edi Ramen nga bashkia e Tirones.

 e shporret, po ju e dini c'hoqet mor bir smiley

hic fare. E nxori nji ai Lul Basha me kepuce te kuqe. Jo po kur filloi fushata, kryebashkiaku ne ikje Rama thonte qe per bashkine Tirane nuk ka gare, po bejme gare vetem per keshillin bashkiak, he tani flisni po te doni... 125 mije vota per Lul Bashen.

 a ju ze gjumi rehat njehere, apo shikoni endrra me Rame prape?

Mos u merzit Ramiste e vogel,shume shpejt do harrohet dhe Rama.

 whatever makes u happy, little berisha smiley

I always get what makes me happy!

 si me frike po e thu smiley

....E hoqi manipulimi....Manipulimi live....

Tani qe e moret dhe Bashkine perfundimisht, nuk ju pengon me asnje gje qe te sajoni, prodhoni dhe manipuloni dokumenta dhe vula deri sa ta rrasni fare brenda Ramen per nje periudhe te papercaktuar. Apo nuk e ben kete gje PDja? smiley

Ka dhene prova qe i ben, zoto, por jane bere me finok tani. Edhe Saliu s'eshte me ai i vrullshmi i fillim 90-es. Edi Rama ne krye te PS eshte investim i madh per PD.

dhe lajm i keq eshte ky o hunter. se eshte e habitshme te investosh per te keqen e vendit; te kesh dhe mbeshtetje pastaj, ne popull... ogur i zi eshte hunter. Se gje e mire nuk eshte te eleminosh kundershtaret keshtu - ku me "kundershtar" nenkuptoj opoziten qe pike se pari, sherben vetem per te permiresuar qeverisjen dhe per te cuar zerin e popullit te kryeministri i vendit.

gjithsesi, punet per keq kane qene duke shkuar me kohe; ka 20 vjet.

Po u tregu i mencem Zoto,me ja mbath,edhe mund te shpetoje.

Shume njerez nuk e kuptojne se per tiranen eshte me mire te jete Basha ne krye

te Bashkise se Tiranes .

Nuk po po them se Basha eshte me i mire se Rama.

Ajo qe dua te them eshte se Basha ka me shume interes dhe me shume mbeshtetje

finanziarisht plus ka dhe keshillin ne anen e tij.

Ajo duket qarte tashme se ai do jete kandidati per kryeminister i shqiperise per Pd

ne 2013 keshtu qe i intereson te bej nje pune te mire per Tiranen .

Nga ana tjeter Rama po perpiqet te shpetoj vetem karrigen e partise.

Keshtu qe prandaj ne kete bote interesash na intereson ne te jete Basha kryetar.

 

Jo vetem kaq,

Por Basha eshte nje politikan i ri (ka moshen qe kishta Rama kur mori Bashkine e Tiranes ne 2000) dhe domosdo qe do beje disa gjera sepse e ka sefte !

Tirana do shohe sezben ndryshim, kurse Rama kishta 5 vjet te pakten qe ja kishte varur teneqen Kryeqytetit ngaqe merrej kryesisht me Partine ... ai Bashkine e perdori si katapulte per t'u bere Kryeminister me 2009-en dhe as qe i interesonin me qytetaret qe e votonin rregullisht, per mos te thene me sy mbyllur

Fakti se s'kishte mbeshtetjen e Keshillit Bashkiak, as te qeverise, e ka penguar domosdo ne realizimin e disa gjerave ne Tirane; Basha i ka keto mbeshtetje, prandaj Tirana i ka te gjitha shancet qe te shohe perparesi ne muajt dhe vitet e ardhshem !

Pune e mbare Lulzim Basha !

A u fut ne librin e Rekordeve zgjatja 2 mujore per numurimin dhe perfundimin e rezultatit zgjedhor smiley normalisht duhet te futet smiley

 Kjo eshte e qarte!re"> smiley

 Lul mos ki frik se " ke djemte"ne amerike !!  smiley

E dine ate te Tema pse do takohet me te apo jo ?

Sikur eshte folur shpesh per nje Gazoduk qe do te kaloje nga Shqiperia ... apo e harruat ?

Urime Z.Basha!

mos zhgenjè ata qe te votuan,dhe bej naten dite, te pendohen ata qe s'te votuan!

OMG!!!

 

Ilham Aliyev met with Prime Minister of Albania Sali Berisha in Brussels23 june 2011, 16:20Text Size Plus Minus
6291  

 

President Ilham Aliyev met with Prime Minister of Albania Sali Berisha in Brussels

During the meeting, the sides underlined the special significance of expanding bilateral ties and noted the importance attached by Albania to cooperation with Azerbaijan.

Furthermore, the sides exchanged views on opportunities for Azerbaijan’s investment in Albania, and cooperation in the field of tourism, privatization and other fields. The parties also talked about the significance of mutual visits for further discussion of these issues.

http://en.president.az/articles/2511

Prite kur te vije tani dhe te na caje taravelen per nja 10-15 vjet te tjera: Miku im i shkelqyyr Ilham Alijevi... sinjer, njehere, pastaj ilham alijev xhunjer... maj best frends.

 

Do dali shprehje e re "me te shpall keqizeja"

 Per t'gjithe juve ketu qe hani qyrret e Lulit!

Po u bo kryetar ky, do vije nje dite qe Sala t'a shpalle armik kete cunin, ketu do jemi!

Do t'i thote kurve, lavire, peder nga Hollanda, armik i UQK-se etj etj!

Cdo rob qe ka more karrige jashte vathes se ngushte te Sales, ka ardhe nje dite qe ka dale armik

Ajo do jete dita qe une do i lexoj komentet e juja ketu ne Peshk, qe nqs evolucioni eshte i vertete, do jete bo Hardhuce, me qejf te modh!!

Luli eshte i vetimi qe e con Salen ne pension..

hahahaha!

Si e kishte emrin ai tjetri?

Edward Edwardi mbiemri nuk me kujtohet! 

Shkon vit per vit ne Shqipni dhe del ne televizor ke VOA-ja pastaj! smiley

Ah se mu kujtu tani! 

Edward (Mr.Softee) Selami!

Not to be confused wit' Genc Pojo Al Carbon, nje tjeter trim qe do e qiste Salen ne pension dhe qe naivat thojshin se kishte mbeshtetjen e Avropit!! 

eh mire mire

mos i krahaso me ato ti jo.

se lulka eshte hajdut i urte smiley

 s'e di, s'e di!

Po e di qe Sala i di me shume gjona ketij cunit se sa i ka dit Edwardit apo atij tjetrit. Keshtu qe m'vje me qesh kur degjoj rob qe thone qe ky eshte I Caktumi! smiley

Pastaj, keta jane msu ne rough love, si do i shkojne nga mrapa ketij bythpambukut? smiley

 

 

smiley

me vdes fare me ate Edward...

smiley

ne breke e bej

 

 hiiiiii!!!

Si t'a boj ket sumllen e verdhe qe t'kapi faqen me dore una? smiley

  BE bojkotoi politikën zyrtare shqiptare dhe SALIUN personalisht, si politikan e kryeministër, duke ndërprerë takimet dhe negociatat integruese me Shqipërinë.

BE morri këtë vendim, duke “damkosur” qeverisjen PD-LSI, me “vulën e zezë” të korrupsionit qeveritar ekstrem, të drejtësisë “pazar”, të procesit zgjedhor të shkatërruar, të reformave të pa kryera, të administratës politike e nepotike dhe për shkelje e mungesë të drejtash për grupime shoqërore.

Ndërsa FMN, po kaq ashpër, e shpalli shtetin shqiptar të falimentuar ekonomikisht dhe Shqipërinë e deklaroi, vend të të zhytur në borxhe, me tendencë rritjen.

Nëse skicon një “profil” zhvillimi ekonomik e shoqëror të Shqipërisë, rezulton se SALI BERISHA, kryeministri ynë i moshës së tretë e ka katandisur këtë vend e këtë popull, tamam si vendet dhe popujt e Botës së Tretë.

_________

Tema.

Tirana pa Ramen smiley

http://albca.com/albania/images/Dusk_in_Tirana.jpg

Si pa Ramen? Tirana e Rames, thuaj! Se ato pallatet, Rama i bojatisi. Edhe Lanen, Rama e pastroi. 

Rama e bojatisi, Basha do e pikturoje smiley...shume shpejt do kete foto te reja smiley

dashka me u bo piktor Lulzi...po gay, do behet, ti ngjaje Rames smiley

hehehe, foto e bukur. E vetmja gje qe e prish eshte lumi ku derdhet muti, aka Lana. Po eshte e rrethume me drita e gjelberim keshtu qe s'ta prish shume syrin. Do zoti e qujn komuniste Lanen edhe e fusin ne nje tub te madh edhe mbjellin peme blu siper.

Molle...Ti me dukesh se po krenohesh me koqet e te tjereve ketu...

Ti po i tregon babait arat ketu me kete foto?.....

Une prisja ndonje Tirane si kjo

 

Art te kishte premtuar Enveri foto tjeter dhe se pe?

Une o Art jam krenuar me Tiranen dhe kur ka qene nen k*qet e Ramizit, e jo me tani me zhgarravinat e Edit smiley.

Me foton po tregoja nje pjese te Tiranes qe me pelqen (me ka pas pelqyer edhe para Rames & co.)...hiç fare krenari...thjesht gezim qe do e shikoj Tiranen pa Ramen. smiley

 

 

Ah ai Enveri ne enderr ju del..... Eshte rrenjosur thele ne psikozen tuaj dhe ju ka shkaktuar shume trauma psiqike...Cdo te keqe ja atriboni atij megjithse ishte i vetmi njeri qe zhduku analfabetizmin dhe mesoi brezin e eterve tane se si pergorej lapsi dhe se si shkruhej shqip...Nejse ai iku por Shqiperia kishte njefare dinjiteti ne kohen e tij...Tani baxhibuzuket anadollake qe kane zaptuar vendin valevisin cdo lloj flamuri...Ndersa flamurin tone e prene dhe e kthyer ne breke"te cilat tani i mesuan ti veshin"

Ty te ka marre malli per kete Tiranen ketu poshte?......Mos ke qene pronar ndonje kjoske"restaurant" tek lumi i mutit ti?... smiley

Te rekomandoj te shikosh njehere fotot e Tiranes ne vitin 1992, tek dyqanet te bukes.

Te pakten sheshi tek ajo fotoja jote (1994) ishte plot gjalleri, sot eshte nje hale e madhe dhe pisllik kancerogjen mu ne qender te Tiranes.

Mua me ka marre te keqen Enveri smiley. Ti e paske patur komandant, te ty do kete shkaktuar trauma. Une Art endrrat dhe traumat i kam te nje lloji tjeter smiley. Mbreme psh kam pare tere naten ne enderr Wentworth Miller smiley...obobobo Art smiley.

 

Shket nganjehere ti Art, po ne asnje menyre s`dua qe te ndryshosh per mua. T`du kshu siç je.

Nga Zvicra with love smiley

p.s. mos na i permend me m-ne ne kohe dreke smiley

Mos e merr personale molle....Une nuk e kam pasur komandant(kam qene ca i vogel ta mbaj mend)...Po nuk i mohoet dot atributi i krijmit te shtetit modern shqiptar....Te mos harrojme para lufes ishim me keq se Afagnistani me nje nivel analfabetizmi te rangut te afrikan.(Nuk dua te dal nga tema dhe te flas per Enverin ketu )....Thjesht  m..in e permenda se ne ate gjendje ishte Tirana rreth viteve 90-00...I ngjante me teper Kabulit

Pershendetje nga Suedia molle...(ruaju nga krimbi blu, se poi  ben gjemen frutoreve gjithandej smiley )

po psh, po e gjete ti Ramen ne ate foto, atehere ajo Tirana aty eshte me Rame.

Une nuk shoh gje Rame aty. smiley

Cfare do te beje Rama tani?

edhe 2 vjet te tjera bojkot?

E ben ai se nuk i ka vidhat ne rregull.

Tani te beje cfare te deshiroje,do i keputen fijet dite per dite tani qe i iku Bashkija,prit kur mos tja fershellejne dhe ato Deputetet dhe te shkojne si leprat ne Parlament,mgjs mire eshte qe te mos shkojne.

 Sa e fiksuar qenke pas Lulit. Nuk di kush e tha ktu, Emo m duket, edhe ne planetin x ta cosh shqiptarin, ai prape se ndan shpirtin nga partia smiley

Po ti mua me ruan?.. smiley une sjam as ramiste as luliste, une thjesht me pelqen portokallia tek topi.. smiley

 po pra po

I madh Binaj, edhe levizjet e muskujve te fytyres i'a ka imituar kopje si ai.  smiley

Edhe pse Rama e humbi bashkine Tirane dhe voten popullore, ngelet nje lider i forte dhe energjik qe keq apo mire e ka bere zap PS-ne dhe e meriton te qendroje perseri ne krye te PS. Gjasat jane qe te humbe edhe zgjedhjet e 13 por perseri i duhet PS, pasi nuk ka tjeter me te mire se Rama dhe nese Rama arrin te ndertoje fryme fitoreje dhe te terheqe elektorat, edhe pse peson disfata, duhet lene aty ku eshte se fati i ndrin nje dite.

Bruksel, Berisha: Tirana blu, nuk më shqetëson ankimimi i opozitës TIRANË- “Nuk më shqetëson fakti që opozita do të ankimojë rezultatin e Tiranës. Opozita dhe cdo qytetar ka të drejtë ti drejtohet gjykatës. E rëndësishme është që duhet ti shprehim besim gjykatës dhe jo një vendim që na pëlqen e duartrokasim dhe vendimin tjetër që s’na pëlqen”.

Kështu është deklaruar kryeminiistri Berisha për procesin zgjedhor në vend gjatë qëndrimit në Bruksel ku ka marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë proces kreu i qeverisë tha se kishte informuar bashkëbiseduesit për transparencën absolute të numërimit dhe të nxjerrjes së çdo vote në televizion.

“ I njoha me vendimet e Kolegjit Zgjedhor, zbatimin me përpikmëri të këtyre vendimeve dhe provën e shkëlqyer në të cilën kaloi shteti ligjor. Garat e ngushta, për çdo vend dhe demokraci, janë para së gjithash provë e shtetit ligjor. Mendoj se shteti ligjor në Shqipëri dëshmoi funksionalitet të plotë, dëshmoi maturi të plotë. Natyrisht, nuk mund të mohohet gëzimi që krijoi tek të gjithë bashkëbiseduesit e mi lajmi që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u bë blu. Pra në hartën e fitoreve të qendrës së djathtë në Evropë u shtua fitorja e qendrës së djathtë në Shqipëri në tërësi dhe fitorja në Tiranë në veçantë”, - deklaroi kryeministri shqiptar.

Në vijim të qëndrimit të tij në Bruksel, Berisha zhvilloi takime me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, me Presidentin e Komisionit Europian José Manuel Barroso, me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, me Kryeministrin e Belgjikës Yves Leterme, dhe me liderë të tjerë botërorë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Kujt i lipset “fitorja e Pirros” në Tiranë?

NGA: KICO BLUSHI

Nuk ka dyshim se procesi “hiq e mos këput” që po kolokrepset në Tiranë për Bashkinë e madhe, ka bllokuar rrugët, jo vetëm të biçikletave, njerëzve e makinave, po edhe të komunikimit. I vetmi hall i qytetarëve në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës në ‘News24’ janë zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet. Një palë kacafyten për Berishën, tjetra për Ramën! Nuk janë çmimet, nuk është bllokimi i lejeve të ndërtimit, as turpi i Brukselit, as rritja e tensioneve, as pastrimi i qytetit nga plehrat e pluhuri, as mungesat e ujit të pijshëm, as vrasjet te pragu i shtëpisë e vetëvarjet në haur të bagëtive, as trefishimi i të çmendurve në spitalin psikiatrik, as vazhdimi i projekteve madhore, si unaza e madhe dhe e vogël, apo sheshi “Skënderbej”, as stabiliteti i zhvillimit të ekonomisë etj, etj, të cilat, për faj të konfliktualitetit politik kanë mbetur në ajër, pezull, si rrallëherë…
Prej kolapsit zgjedhor, prej kutive që njëherë nuk hapen dhe radhës tjetër hapen, rruga e vështirë e integrimit të Shqipërisë ka hyrë e ka mbetur në ngërç, bashkë me imazhin e vendit, po as kjo ububu nuk na mbresëlen! Në Parlamentin e Evropës, para ca ditësh nuk iu nxi faqja përfaqësisë sonë të deputetëve, as qeverisë, as kryeministrit, as kryetarit të opozitës, as ne si qytetarë, madje as Grizeldës së Kavajës me shtatzëninë e saj të rremë që u përfol me aq thagmë, jo vetëm nga mediat e këtushme, por deri në Bruksel, paçka se kësisoj u përvodh e ardhmja jonë evropiane, si asnjë popull tjetër i Ballkanit Perëndimor…Por edhe kjo duket e parëndësishme para dilemës: kujt do t’ia japë KQZ-ja (shumëkush nënkupton treshen e diplomatëve, jo Ristanin, as Tomën!) Bashkinë e Tiranës? Pra, jo kush do të zgjidhet, por kush do të emërohet kryetar i Bashkisë së kryeqytetit?
***
Ndërkohë, qeveria e Berishës po rrit jo vetëm borxhin e jashtëm, por edhe të brendshëm. Me një fjalë qeveria ka në arkën e shtetit shumë pak para për të paguar investimet publike, të porositura e të nisura, si dhe administratën. Po sikur të bllokohen, - qoftëlarg! - për disa muaj pensionet dhe rrogat? Me sa duket qeveria, përveç plasjes së cipës, po i futet borxheve si një kumarxhiu që detyrohet të shesë me ngut edhe shtëpinë, në rastin konkret jo vetëm hidrocentralet, po edhe truallin e fabrikave e të kombinateve të lëna për këtë qëllim në mëshirë të fatit… Shembulli i Greqisë që po falimenton si shtet për të njëjtat shkaqe dhe arsye, - ngaqë qeveritë e atyshme funksionuan si piramidë financiare sepse borxhin e djeshëm e blinin me borxhe të reja, - nuk na tremb. Sepse ne, si deklaron përditë kryeministri me gojën e vet, jemi më të lumturit meqë kemi rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, meqë Shqipëria është e bukura e dheut, meqë sivjet do të kemi dyndje të paparë turistësh, meqë bëmë zgjedhjet më të mira, meqë do të na rriten pagat e pensionet në një kohë kur bota mbarë ka rënë në krizë dhe… me qenë se…se…se etj, etj.
E megjithatë kryeqytetin, ku jeton gati një e treta e popullsisë e kemi pa qeveri, pa qeverisje, pa Këshill bashkiak, pa kryetar, pa buxhet, pa zgjidhje, pa zgjedhje, pa kokë… Edhe pse bëmë “zgjedhjet më të mira të historisë sonë”, Tirana dita ditës po i ngjan Rozafës, - ç’ngrihet ditën, shembet natën, por me një ndryshim të vogël: askush nuk pranon të bëhet kurban për hir të paqes, të demokracisë, të ardhmërisë dhe të mirës së shoqërisë! Tanimë askush nuk e di kur dhe si do të çrozafizohet një ditë kryeqyteti, e bashkë me të edhe Shqipëria e ngujuar në këtë mosmarrëveshje të re e të vjetër zgjedhore, ku askush nuk del as fitues dhe as i humbur! Sipas traditës, tek ne mund të bëhet kryeqyteti kurban, mund të sakrifikohet e nesërmja e Shqipërisë, por jo ata që duan ta pushtojnë, d.m.th. ta privatizojnë! Kjo quhet politikë e burrnishme! Këtë nuk e kishte kuptuar Kadareja kur i dërgoi letër të hapur Bashës, që ky të tërhiqej, për të mos përfunduar situata deri në këtë lloj neo-Rozafe! E pra, le të digjet Tirana, le të djerrëzohet Shqipëria, rëndësi ka kush do të fitojë postin e hedhur në treg!
***
Por Basha nuk ia vuri veshin Kadaresë dhe nuk u tërhoq. Ndoshta ngaqë kishte frikë mos e pësonte si vëllau i vogël i Legjendës, i cili respektoi kodin e ‘Besës’ dhe nuk i tregoi nuses së vet, e cila për këtë ndershmëri kanunore, u muros e gjallë. Basha nuk u tërhoq në kohën e duhur se përndryshe do të murosej vetë, përfundimisht, në muret e politikës e ndoshta edhe të Drejtësisë… Edhe pse letra nuk i ishte drejtuar Ramës, kujtova se atë mundësi do ta shfrytëzonte Rama, por edhe ky nuk e bëri tërheqjen me dinjitet për arsyet e mësipërme. Naivisht besova që Rama do të tregohej më politikan e më largpamës se Basha, apo edhe se Berisha, për t’ua lënë “kopilin” në derë, për të thënë: ju doni të merrmi fitoren me hile, në tryezë, me manipulim, me Ristan e me Tom, me konflikte e sherre, merreni, pijini lëngun, unë nuk pranoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë që po vë në rrezik stabilitetin e vendit, etj, etj…!
Kjo politikëbërje do të ishte e dobishme jo vetëm për vendin, por edhe për atë vetë, pasi do të kishte dalë nga beteja më shumë se një fitimtar “me dhjetë vota” më shumë… Ndonëse letra-sfidë e Kadaresë nuk i drejtohej direkt Ramës, ky, duke qenë njëkohësisht edhe kryetar i partisë që kishte fituar zgjedhjet në nivel kombëtar, edhe pse kishte pas qenë tri herë kryetar i Bashkisë, ai nuk do të pranonte një fitore si e Pirros në Tiranë! Aq më tepër që me një Këshill në minorancë ai nuk do mund të miratonte dot as buxhetin dhe as projektet e mëdha, gjë që do ta bënte të vështirë fushatën e pritshme të 2013-ës! Kësisoj edhe në parti do të thoshte: unë nuk humba, por vura në peshore interesin kombëtar. Një kryetar i tillë opozite do të provonte se ishte një “burrë shteti” që shikon më larg se interesi vetjak, apo edhe i partisë, se ai përnjëmend preokupohej më shumë për interesat madhore të Shqipërisë… Kësisoj do të fitonte pikë ku e ku më tepër jo vetëm te faktori i brendshëm, por edhe ai ndërkombëtar, gjë që do t’i hapte rrugën e kryeministrit në vitin 2013, edhe para se të bëheshin zgjedhjet!
Por as ai, as Basha me sa duket nuk ishin “të lirë” të bënin të tilla veprime kurajoze e të mençura, të cilat do ta kishin zgjidhur pa shumë mundim e kosto këtë situatë sa të shëmtuar, aq edhe të pazgjidhshme! Natyrisht ky kolaps nuk buroi vetëm për shkak të kompleksit të Rozafës, sipas së cilës shumëkush gjykon: a ia vlen të muroset “nusja ime” për hir të ndërtimit të kështjellës? Shumë analistë hedhin dyshime mbi këtë trashëgimi kur thonë se liderët tanë, kryetarët e partive nuk varen vetëm nga interesat vetjake e të partiake, por më së shumti nga ato të grupeve të interesit, për të mos thënë të monopoleve, të oligarkisë mafioze, të financuesve nën dorë apo pas perdes së pushtetit…

***
Edhe nëse kjo tërheqje litari, që po bën klasa politike me nervat e qytetarëve ka për të sosur një ditë dhe Ristani i KQZ-së, pas Kolegjit Zgjedhor, pas maratonës së gjyqeve e pas këmbënguljes së ndërkombëtarëve do të dalë, më në fund, me një vendim përfundimtar(“të formës së prerë!&rdquosmiley, pra me një kryetar Bashkie të shpallur “me ligj” si fitues i kryeqytetit, pas kaq e aq ditësh e muajsh hallakatjesh, sherresh, dyshimesh, hapje e mos-hapje kutish, numërim e rinumërim të fletëve të votimit, këmbim akuzash sa në Tiranë, aq edhe në Bruksel, d.m.th. pas kësaj zvjerdhjeje morale e mosbesimi që pësoi vota, qytetari, diplomatët ndërkombëtarë, pse jo edhe militantët partiakë, fitorja e njërit prej të dy kandidatëve, cilido qoftë emri i tij, pa pikë dyshimi ka për të qenë si “fitorja e Pirros”…
Një fitore e Pirros për Tiranën do ta ketë faturën e humbjeve të pallogaritshme, më të madhe se gëzimi i fitores së një partie apo të një kryetari partie! Më të madhe edhe se borxhet që po merr qeveria, si jashtë dhe brenda! Sepse dëmi në këtë rast do të jetë sa ekonomik, moral, pse jo edhe historik. Një fitore si e Pirros së Epirit në Tiranë jo vetëm që do të shtyjë integrimin, po do të paraqesë çështjen shqiptare si një çështje të ca njerëzve të pakuptueshëm e tribalë, të pakulturuar e të pandreqshëm që nuk duan të sillen si njerëz normalë…Dhe që nuk munden të evropianizohen, edhe po të duan të sillen dhe të jetojnë si të tillë!
Me një opinion publik të traumatizuar, të mashtruar, të gënjyer, mosbesues, ne ende nuk kemi mekanizma dhe analistë që mund të na thonë sa është dëmi i shkaktuar jo vetëm nga fushata e shtrenjtë e luksoze e 8 Majit, po edhe nga dëmi i pallogaritshëm i kësaj pasfushate që na ka lënë për një kohë kaq të gjatë pa zgjidhje, pa rrugëdalje, pa fytyrë, pa alternativë, pa fitues, pa humbës…Dëmi i shkaktuar nga ky “proces” i përçudnuar, i tejzgjatur dhe i paskrupullt ka për të qenë si një djegie e shkallës së fundit, aq sa nesër askurrkujt nuk do t’i vlejë kjo lëkurë e shkrumbuar e një fitoreje të dyshimtë, me kaq shumë kosto e humbje shansesh. Sa vlen një fitore e lindur nga marifetet, nga manipulimi dhe hiletë e ndërsjella, d.m.th. nga djegia përfundimtare e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend?!...Nuk mund të përfytyrohet dot se si do të drejtojë nesër kryeqytetin e një mijë e një halleve një kryetar Bashkie i ulur në karrigen e pushtetit pas kaq shumë grindjesh e sherresh mes partive dhe “institucioneve të pavarura”, pas kaq dyshimesh për vjedhje e për manipulime nëpërmjet KQZ-së dhe Gjykatave, qoftë edhe pas një barazimi votash pa shumë nder e dinjitet, apo pas një turpërimi kombëtar para faktorit ndërkombëtar, pas një konflikti të zgjidhur (nëse do të zgjidhet!) me një çelës kopil të ndërkombëtarëve, duke përsosur “tavolinat” e ca nëpunësve lepepeqër, të paguar që të jenë dhe të sillen pa integritet e pa turp…
Kujt para, kujt i duhet një fitore e tillë e Pirros, përveç se atyre që nuk kanë ç’humbasin, por që mund të fitojnë gjithçka pavarësisht nga humbjet e pashlyeshme të Shqipërisë? Ndoshta e vetmja rrugëdalje nga ky qorrsokak është që diplomatët ndërkombëtarë të detyrojnë të dy rivalët të dorëhiqen në të njëjtën kohë, pra jo vetëm njëri, që në Tiranë të bëhen zgjedhjet nga e para për kryetarin e Bashkisë…Një përsëritje e kufizuar e zgjedhjeve, madje edhe pa fushatë, nuk do të ketë kosto të lartë ekonomike më shumë se atë që pëson në një ditë të vetme ekonomia shqiptare nga ky bllokim…Por edhe manipulimi ka për të qenë minimal për shkak të thjeshtësisë së procesit të votimit…E pra, një kryetar i tillë i lipset Tiranës, vetëm kjo zgjidhje-zgjedhje përfundimtare, e ndershme dhe e garantuar do të mund të qetësonte shoqërinë shqiptare.

 

Fyle “harron” Berishën: Nuk e dija se ishte në Bruksel. Berisha: Kryeministrat e BE u gëzuan që Tirana u bë blu

Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, e ka parë si një mundësi të mirë samitin e Partive Popullore Evropiane për të takuar drejtuesit e disa prej shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Por ai nuk ka takuar kryeministrin Sali Berisha. Zyra e tij është justifikuar duke thënë se nuk e dinte se Berisha ishte në Bruksel.

Megjithatë kryeministri Sali Berisha ka arritur të shtrëngojë duart me disa nga krerët e partive më të mëdha në Europë gjatë një samiti të Partive Popullore Europiane, pa mundur të shkëpusë asnjë takim më vete me ta. Megjithatë në faqen e kryeministrisë flitet për takime të përzemërta.

“Kryeministri Berisha zhvilloi takime e biseda të përzemërta me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, me Presidentin e Komisionit Europian José Manuel Barroso, me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, me Kryeministrin e Belgjikës Yves Leterme, me Kryeministrin e ri të Portugalisë Pedro Passos Coelho,  me Kryeministrin e Irlandës Enda Kenny, Kryeministrin e Finlandës Jyrki Katainen, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeldt, me zëvendëskryeministrin e Danimarkës Lars Barfoed,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

E meqë nuk ka mundur të ketë ndonjë takim me ndonjë lider evropian, ai ka zgjedhur të takojë një lider aziatik, presidentin e Azerbajxhanit. Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se presidenti i Azerbajxhanit e ka ftuar Berishën për një vizitë atje, dhe ai ka pranuar me shumë kënaqësi.

Për më tepër Berisha ka marrë pjesë në forumin e Krans Montanës, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë për mundësitë e investimit në Shqipëri, edhe pse tema e këtij samiti ishte Azerbajxhani.

E pasi ka mbaruar këtë shfaqje, ai ka mbledhur mediat e tij pranë vetes dhe ka dhënë një intervistë ku ka folur për situatën në Tiranë

Pas skandalit me Kolegjin dhe Hidrocentralet, “humbet” dhe ambasadori Wollfarth

 

Udhëtimi për në Birrën Korça ka qenë i fundit dhe madje çuditërisht mungoi dhe në takimin me presidentin Bamir Topi i mbajtur sot në Presidencë. Në këtë takim mungonte dhe ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, thuhet për shkaqe shëndetësore, por ky i fundit nuk gjendet në Shqipëri që prej 26 majit. Ambasadori i BE-së, Etore Sequi, i vetmi që është shfaqur i ekuilibruar prej gjashtë muajsh në sjelljen e tij diplomatike, ka qenë i vetëm në Presidencë, ku bashkë me Topin i bëri thirrje klasës politike të nisë dialogun, pasi situata e tejzgjatur për zgjedhjet në Tiranë ishte shqetësuese.

Mirëpo ambasadori i OSBE-së duket se ka kuptuar gafat e rënda që ka bërë në daljet e njëanshme duke i dhënë zemër Kolegjit në shkeljen e ligjeve të vendit dhe tentativës për mbylljen e procesit zgjedhor në kryeqytet në favor të Lulzim
Bashës. Një tjetër fakt pse Wollfarth nuk po del më në publik është edhe dyshimi për lëvizjet e tij diplomatike në biznes, persa i përket interesit të investitorëve gjermanë dhe bankës KFË për 4 hidrocentralet që do privatizohen nga qeveria së shpejti.

Doris Pack trembet për interesat e saj në Vlorë, thotë se fajin e ka opozita

Pack fajësoi opozitën socialiste në një intervistë të dhënë në “Deutsche Welle”, duke thënë se Shqipëria nuk po integrohet në BE dhe po bën hapa pas, pasi përgjegjësinë kryesore e ka partia Socialiste. “Rama me Berishën nuk do takohen, dialog nuk do të ketë dhe faji është i opozitës”, ka than Pack ndër të tjera. Madje ajo deklaroi se për votat gabim vendos OSBE-ODIHR, por harroi gjithashtu se Sekretari i KiE-së, Jagland, i shkroi Venecias dhe mendimi i këtij institucioni dihet që do të jetë verdikti final dhe i vetëm edhe pse do të jepet vonë sipas procedurave që kërkon. Kryeministri Berisha nuk pranoi ta dërgonte Tiranën në Venecia, sepse e di precedentin e vitit 2007 dhe votat gabim janë të vlefshme.

Gjithsesi përshtypje të bën fakti se përse një eurodeputete e djathtë si Doris Pack, babain e të cilës e vranë më 1945 gjatë luftës rusët e Stalinit në Austri, mbështet një lider po të djathtë si Sali Berisha, por që ka qenë për 20 vjet drejtues i rëndësishëm me teserën e Partisë Komuniste në xhep. Gjithsesi mësohet se eurodeputetja ka interesa shumë të ngushta në Shqipëri dhe sidomos në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Aty pritet të ngrihet një firmë kontenierësh gjigante me një prurje prej 1 mijë kontenierë dita dhe e gjithë zona e gjelbërt do privatizohet, rrafshohet vetëm me këtë qëllim biznesi.

 

 

 

Fyle “harron” Berishën: Nuk e dija se ishte në Bruksel.

  Sa shume ka hyre uje kohet e fundit ...Eshte tretur fare, i padukshem eshte bere

E cfare rendesie ka se ke takoi apo nuk takoi Berisha,rendesi ka qe Rama iku nga Bashkija.

E kur fillon pune zyrtarisht Basha? Qe neser?

Prape kjo,po crendesi ka,mund te mos filloje asnjehere,po ai nuk eshte me aty,kjo ishte gjithe puna.

Ah mora vesht se sot te gjithe shefat ne Bashki kishin bere gati doreheqjet,ndermjet tyre dhe ajo e  Top channelit.

Jo mo, thjesht me dit se mos na ben ndonje party me rastin e fillimit te punes se shumepritur, po s'fillon dhe fundjava neser smiley

Cpune ke ti me party tone ti je e majte.

Sa eshte paga ne bashki, ndoshta na intereson dhe kthehemi te zeme ndonje cep aty meqe jemi me Lulin smiley

 Varet nga pozicioni smiley

Ou?

1. S'mbaj mend te jem shprehur ndonjehere nese jam e majte apo e djathte smiley

2. Per sa kohe ai tani eshte kryetari i bashkise per te gjithe Tiranen, festa duhet te jete per te tere smiley

 

"Kryetar per te gjithe Tiranen"

smiley

opo kryetar per te tere smiley

Rroga,pu...pu...sa prapa jeni me dynjane ju refugjatet.

Ne ketej me rroge jemi mesuar, ju andej me  thase duke vjedhur smiley... vertet jemi mbrapa por jetojme ne kapitalizem, andej nga Shqiperia vidhet si ne komunizem smiley

Shyqyr qe kemi kryetar bashkie tani mund te zeje gjumi rehat.

"..se c'u shporr xhumurieti

se c'u rehatos mileti

qe sulltanin prape e gjeti

se qe kur e humbi s'fjeti.."

 

Gojet e liga ne Washington po flasin se per Saliun ka filluar izolimi dipllomatik.

Në vijim të qëndrimit të tij në Bruksel, Berisha zhvilloi takime me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, me Presidentin e Komisionit Europian José Manuel Barroso, me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, me Kryeministrin e Belgjikës Yves Leterme, dhe me liderë të tjerë botërorë.

Balkan web

Ky eshte izolim diplomatik o Roni?Po Edushka jot me ke eshte takuar?Se me duket izolimin diplomatik po e vuan Edi jo Sala.

O Mir po ballkanweb eshte bere si Zeri popullit mer miku im!

Ti kish takuar Saliu ato qe permend ti do e kish mbush ballkanwebin me foto. Mos mer cuna mos e hani sapunin per djath ne shekullin e sotem.

 

Moooooossss!!!
Nuk e thote te verteten Zeri popullit? 

Si thu ti ta merr menja ty qe Sali nxjerr foton me presidentin e Azerbaxhianit dhe nuk nxjerr fotot me Merkel, barroso etj etj.

Kte edhe nje njeri me inteligjencen e nje qeni kufiri e kupton qe eshte dallavere!

Kryeministri Sali Berisha, ishte të enjten në samitin e Partive Popullore Evropiane dhe tek Forumi i Krans Montana.

Në një bashkëbisedim me gazetarë, pak para se të rinisej për në Tiranë, Berisha u ndal edhe në argumente ekonomike kur komentoi faktin se këto ditë Evropa diskuton për krizën greke. Nisur nga kjo, Berisha foli dhe për ekonominë shqiptare sot.

Ai tha se ekonomia jonë në të gjitha vlerësimet nuk ka njohur dhe nuk do të njohë recesionin dhe shtoi: “E vërteta është që kriza aktuale e borxheve, le ta quajmë kështu, është një krizë shumë problematike. Një krizë, e cila në Samitin që sapo përfundoi mori një pjesë të gjerë të diskutimit”.

Por shqiptarët dhe Shqipëria, – shtoi Berisha, – në sajë të modelit ekonomik të aplikuar nga qeveria, janë tërësisht jashtë krize.

Kryeministri theksoi se Shqipëria po performon në mënyrë të qëndrueshme dhe u ndal në shifra: “Ka pasur vitin e kaluar një rritje prej 4 për qind, këtë vit kemi parashikuar një rritje prej 5 për qind”.

Në këtë pikë kryeministri tha se vazhdojnë të subvencionohen në mënyrë të pandërprerë “projektet e qeverisë në transformimin e infrastrukturës, në konsolidimin e një sistemi arsimor që të mbështesë fuqishëm ëndrrën e shqiptarëve për një Shqipëri të zhvilluar, projektet e Shqipërisë në moshën dixhitale, projektet e mëdha kombëtare për shndërrimin e Shqipërisë në kopshtin më të bukur të Europës, që po ndodh çdo ditë”.

Në fund të prononcimit të tij për gjendjen ekonomike në vend dhe të ardhmen e ekonomisë shqiptare, Berisha tha: “Gjatë Samitit, unë para rastin të bisedoj me të gjithë të pranishmit, si për zhvillimet ashtu dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, për përpjekjet e qeverisë për Shqipërinë vend të zhvilluar në vitin 2017”.

Por shqiptarët dhe Shqipëria, – shtoi Berisha, – në sajë të modelit ekonomik të aplikuar nga qeveria, janë tërësisht jashtë krize"

A mund te ne ndricoje pak se cfare eshte ky modeli ekonomik i aplikuar nga shqiperia e cila eshte e fundit persa i perket thithjes se investimeve te huaja?

sa shume jeni merzitur ju te majtet e PPU pa edin.skeni faj,keni 13 vjet qe e keni prane.

Lajmi i fundit:

14 deputete te Grupit Parlamentar Socialist priten te thyejne bojkotin dhe te hyjne ne Parlament kunder vendimit te marre nga strukturat e larta te Partise Socialiste.

Partia Socialiste drejt percarjes me te madhe te ketyre 20 vjeteve te fundit,pas humbjes se Bashkise Edi Rama si asnjehere tjetér rrezikon dhe humbjen e Partise.

PS: Burimin e lajmit nuk mund ta them se pastaj te Majtet dergojne Kucedren tek burimi.

Ky regjim duhet lufutar Brenda dhe jashte parlamentit (kudo dhe kurdohere). Opozita nuk duhet te merret me me Bishen dhe ta shperfill kete monster. Biseda tashme duhet bere me popullin qe duhet ta refuzoje ne cdo forme, menyre e mjet kete regjim uzurpator. Opozita duhet te veproje me kurajo dhe intelligence ne te gjitha planet brenda dhe jashte vendit per tea shkurtuar ditet ketij satrapi dhe gjithe maskarenjve qe Kane perfituar ne keto 6 vjet. Nje pjese e mire e borxheve duhet te sigurohen duke ndjekur financat dhe pasurite (e tundhsme e te patundshme) e fisit, familjes dhe gjithe sahanlepiresve te berishes, dhe perseri borxhet dhe shkaterrimin ekonomik qe ky ndyresire do u lere femijeve tane do te jete I paimagjinueshem dhe ndoshta i ngjashem me ate te Greqise. Shqiptaret tashme e dine mjaft mire cfare mostre Berisha eshte dhe cfare ai mund te beje, por duhet te kuptojne se kushdo qe mund te vije pas Rames ne krye te opozites nuk do te jete kaq I pavendosur e tolerant sa Rama. Kjo duhet te jete edhe pika ku Edi Rama mund te siguroj mbeshtetjen e ndrkombetareve dhe shumices se shqiptareve qe me te drejte Kane dyshime e mosbesim tek Rama. Per dreq sa me shume qe Berisha ngertheht pas pushtetit te tij criminal aq me shume mund te privet qe Rama dhe opozita te jene te prirur per te perdorur mjetet dhe format antidemokratike te ketij Kusari (Bishes). Ky regjim i Bishes eshte tashme i mbaruar, dhe eshte vetem ceshtje kohe dhe sa pare mund te vazhdojne te vjedhin per te mbajtur kete ndertese te shemtuar. Per ne te gjithe shqiptaret mesimi eshte shume ie thjeshte...... Kur lideri I opozites vidhet e turperohet ne kete fare feje ne menyre publike atehere cili eshte shanci per secilin prej nesh qe te kemi qofte edhe drejtesine me minimale ndaj padrejtesive te ketij regjimi dhe kasneceve te Bishes. Te gjithe ata qe I bejne hosanna ketij kllouni (Bishes) Jane kusar e hajdut qe Jane duke rrjepur shumicen e shqiptareve dita dites, dhe Jane duke e bere kete ne menyre te ndergjegjshme duke vjedhur pasurite e burimet tona ose ne menyre ,,inkoshiente" duke u perpjekur qe te mbajne vending e punes apo thermijat qe ju hedh shpellari atyre dhe femijve te tyre. Kushdo qe mbeshtet kete nomenclature neo-komuniste per aresye naive duhet te hape syt sot sa s'eshte vone pasi pasojat do te jene te pariparueshme per gjeneratat qe vijne. Sot largimin I Bishes nje ore e me pare eshte detyrim patriotic edhe nese je kunder Rames apo opozites ne pergjithesi pasi e keqja qe Bisha duket se po instalon mes shqiptareve do te jete veteshkateruese dhe me pasoja te paimagjinueshme....

 Sikur kishte premtu njoni foto te kjoskes se pare tani pas Qlirimit te Chytetit 

Paska qene rrene m'doket! smiley

 

S’kam më qejf të flas për Shqipërinë!    2011-06-24 Monika Shoshori Stafa (Shqip)
 

Të jesh problem ndonjëherë nuk është dhe aq keq. Në fund të fundit, të jesh problem do të thotë të jesh në vëmendje. Por Shqipëria e sotme nuk është problem, Shqipëria e sotshme është e lodhshme, e mundimshme, e bezdisshme. Askush nuk ka dëshirë të merret me të. Sepse është e kotë.

Dy dekada prej kohës kur rendi politik në Shqipëri u përmbys, Europa është më larg se sa mund të mendohet. Në fillim të muajit qershor, kur gazetarja Sladjana Perković, një prej anëtareve të klubit të gazetarëve të rinj europeistë, që i bashkon e përditshmja e numerizuar “Cafebabel”, e njohur si “Le Magazine européene”, më pati kërkuar të bashkëbisedoja me të për gjendjen e Shqipërisë sot, e pranova takimin me të më shumë për një solidaritet profesional se për kënaqësi. Disa ditë më vonë do të lexoja artikullin e saj “Tirana: à la recherche de la revolution perdue” - “Tirana, në kërkim të revolucionit të humbur”, e atje së bashku me të kishim arritur tek i njëjti vlerësim. Në Tiranë ka humbur jo vetëm revolucioni, por edhe evolucioni. Në Tiranë njerëzit sot duan më pak të jetojnë se dy dekada më parë. Në Tiranë sot ka më shumë nostalgji se kur sistemi politik u përmbys. Njerëzit nuk kanë guxim ta shohin të ardhmen në sy dhe detyrohen të shohin prapa.

Nuk duan të dëgjojnë për Shqipërinë më as në Bruksel, as në Strasburg, askund. Sepse asgjë të mirë nuk u sjell ajo njerëzve ndërmend. Europa e ditur hodhi një hap dashamirësie ndaj Shqipërisë së prapambetur, duke reduktuar sistemin e vizave. Pastaj bëri ndërmjetësime politike për të shtensionuar situatën. E harxhoi dhe këtë mjet dhe filloi me paralajmërimet. Për paralajmërimet mori demagogji dhe hipokrizi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: erdhi koha e kartonëve. Nuk do të pranohen më zgjedhje të cilësuara “të mira për Shqipërinë”, “më të mira se të mëparshmet”, “hap progresiv drejt integrimit”. Mos prisni të përdorim shprehje të tilla, u tha që në ditën e dytë pas zgjedhjeve. Kjo fillimisht u duk si një vërejtje për Shqipërinë, por në fakt ishte besimi i zhgënjyer i Europës ndaj saj. Priteshin zgjedhje ose europiane, ose joeuropiane. Kohë për të pritur nuk kishte më. Në fakt, gjithçka shkoi për së mbrapshti. Qysh në javën e parë pas situatës së re zëdhënësit europianë e shfaqën zhgënjimin e tyre drejtpërsëdrejti, duke u shprehur: “Për këtë çështje duhet të pyesni autoritetet në Tiranë”, “Nuk kemi për t’u shprehur deri sa të mbyllet procesi”, deri te një diplomaci më agresive: Shqipëria rrezikon statusin e kandidatit, kushtet e mbajtjes së këtij statusi mund të shtohen në shtator, dialogu politik pezullohet.

Shqipëria i ka stërmunduar Europën e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. I ka stërmunduar me dyfishësinë e saj, me padëgjueshmërinë e saj, me hipokrizinë e saj, me një dashuri europiane sa për sy e faqe. Palët hynë në konkurrencë këtë vit duke evokuar thirrjen e studentëve më 1990-n “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Por si mund ta duash Shqipërinë si e gjithë Europa kur institucionet e saj i shprehin shqetësimet e tyre fillimisht në formën e besimit, pastaj në formën e këshillimeve, pastaj në formën e kushtëzimeve, pastaj dhe në formën e paralajmërimeve dhe të refuzimeve, dhe të gjithë thonë se po përbetohen në emrin e Europës, por askush nuk bën qoftë dhe gjestin më minimal sipas një vullneti europian? Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, madje as në vitin tronditës 1997, që të ketë kaq angazhim europian për Shqipërinë, por angazhim në distancë; që të mos ketë ditë pa prodhim deklaratash në Bruksel e Strasburg për vendin më kryeneç në oborrin e bashkësisë. Nuk ka ditë pa deklarata zëdhënësish, dhe çdo deklaratë tregon se sa e shqetësuar është Europa për këtë vend. Të paktën këtë gjë shqiptarët e mësuan pas procesit elektoral të muajit maj. Për një kohë të gjatë është menduar, nënkuptuar, pëshpëritur, thënë, se Europa e humbi interesin për Shqipërinë pas përmbysjes politike. Me një fjalë, Europa u tërhoq nga qëndrimet e saj të dikurshme lutëse ndaj Tiranës për integrim në rendin e ri politik. Mirëpo koha që ka kaluar prej zgjedhjeve të fundme po provon se jo Europa e ka harruar Shqipërinë, përkundrazi, ajo është mërzitur me Shqipërinë, ajo nuk do t’ia dëgjojë më emrin këtij vendi, dhe, megjithatë, prapëseprapë, ngulmon me të gjitha mjetet ta europeizojë situatën sadopak, me qëllim që rruga të mbetet e hapur. Por janë autoritetet e këtij vendi që pohojnë ditën e mohojnë natën, që kanë shartuar në modelimin e tyre të mendimit bolshevizmin me bizantinizmin, që deklarohen ditë e natë për mendje të hapur dhe veprojnë ditë e natë për manipulimin me pushtetin, që shumë qartë po e tregojnë se vendi i tyre nuk u intereson aspak, Europa nuk u intereson aspak, miqtë strategjikë nuk u interesojnë aspak. Pushteti mbi të gjitha. Gjithë pushteti partisë. Njësoj si në kohën e rrëzimit të Romanovëve në Rusinë cariste.

Është shumë e rëndë të thuhet, por Shqipërinë nuk e do më kush, sepse nuk është problem, por është shqetësim. Madje është më shumë se shqetësim: është ikje prej europeizmit. Është ikje prej një orientimi strategjik të popullit shqiptar. Në mos për tjetër, në mos për përkrahjen në kohën e ndërrimit të sistemeve, së paku për madhështinë e aksionit të saj në dobi të shqiptarëve në Kosovë e më pas edhe në Maqedoni. Kurrë ndonjëherë Europa nuk ka qenë kaq dashamirëse ndaj shqiptarëve. Dhe kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur detyrimin e mirënjohjes ndaj saj. Por ndodhi e kundërta. Edhe kur Europa e diplomacisë fine hoqi dorë nga formulimet elegante dhe iu kthye një terminologjie krejt të drejtpërdrejtë, Tirana politike vazhdoi në të vetën: mospërfillje, nënçmim, shurdhëri. Kjo është aq e vërtetë sa tashmë njerëzit thonë: Pse të shqetësohen autoritetet e këtij vendi për Brukselin apo për Strasburgun? Vizat u hoqën, kujt po i duhet integrimi? Tek e fundit, a nuk është pikërisht ky integrimi? Në fakt, integrimi dhe regjimi i vizave janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. Integrimi është europeizim, kurse heqja e vizave është thjesht lehtësi lëvizjeje. Heqje vizash Europa e Bashkuar ka zbatuar edhe për vende që nuk janë as anëtarë as kandidatë për t’u bashkuar me të. Zvicra, për shembull. Por anëtarësimi në Europë nënkupton kushte shumë më vetëdisiplinuese.

Ajo që mund të thuhet tani për tani është se Shqipëria nuk po i afrohet Europës, se Europa e ka gati edhe kartonin e kuq për Shqipërinë, se Tirana po raportohet para institucioneve europiane si prapanike, kokëfortë, e pabindur dhe, tek e fundit, pse jo, edhe një çështje e humbur. Në të vërtetë, vetëm kjo ka mbetur pa u thënë: një çështje e humbur. Pa u thënë krejt jo, sepse Sladjana Perković, në reportazhin e saj, të paktën “kokën prapa” për “revolucionin e humbur” e përmend që në krye të reportazhit të saj nga Tirana me institucione të kthyer në bunkerë, me bulevarde të survejuara prej uniformave, me situata si në vendet latino-amerikane në vitet 1960-1970. Janë “gazetarët e rinj europeistë” që guxojnë ta shqiptojnë të parët këtë rrezik. Por, nëse i rendisim një nga një mjetet e përdorura dhe të papërdorura të politikës dhe diplomacisë europiane, në fakt nuk ka mbetur tjetër veç pohimit se Shqipëria nuk ia vlen, Shqipërinë e kemi humbur, Shqipëria na ka mërzitur, Shqipëria po na koston jo vetëm kredi e borxhe, por po na koston edhe emocione. Dhe mund të mendohet se në çfarë pike gjenden raportet e Shqipërisë me Europën kur vjen çasti të thuhet: Në shtator do të shtojmë kushtet. Që do të thotë se në shtator do ta shtojmë distancën tonë me Shqipërinë, do të ndërtojmë një kalendar tjetër afrimi me të, nuk do të lutemi dhe nuk do të këshillojmë më, sepse askush nuk ka mendje për të dëgjuar, tek e fundit ajo vetë le të përmirësohet, ajo vetë të bëhet e dëgjueshme, ajo vetë të kandidojë si duhet dhe pastaj të shohim e të bëjmë. Gjithçka është me meritë.

“Dy dekada më parë, duke qenë në mëdyshje ta lija këtë vend apo të merrja udhën e Perëndimit si qindra mijë të tjerë, pata menduar se këtë vend e pret një e ardhme më e mirë, se rruga më e drejtë do të ishte që Shqipëria të bëhej Europë, jo shqiptarët të mësynin Europën. Sot nuk mund ta pohoj tamam të njëjtën gjë”. Kur i lexova këto rreshta të mia në reportazhin për “revolucionin e humbur” mendova se ndoshta e kisha tepruar. Mendova kishte ende kohë që autoritetet e këtij vendi të qortonin vetveten dhe të mësonin nga sjelljet europiane, nga këshillat, nga kufijtë e rivendosur, nga alarmi, nga mëngët e përveshura të ambasadorit Arvizu, nga fytyrat e pikëlluara të miqve dashamirës të Shqipërisë. “Ju lutem, citojeni pikëllimin tim”, tha njëri prej tyre në një konferencë për shtyp diku në Ballkan, pasi e kishte anuluar vizitën në Tiranë, në vendin ku nuk ka më bashkëbisedues. Nuk kisha dëgjuar një deklaratë të tillë kurrë më parë. Sepse kur kërkohet të citohet pikëllimi, zhgënjimi, gjendja emocionale, kjo tregon se Shqipëria dhe Europa janë ftohur fort me njëra-tjetrën dhe kriza mes tyre nuk është krizë idesh dhe dialogu, por dhe krizë shpirtërore e emocionale. Por sot them se nuk e kam tepruar aspak. Sepse Shqipëria po bëhet e huaj për Europën, që do të thotë se po humb shansin e vet të vetëm për një të ardhme të hapur; po kthehet në çështje të humbur për shtetin e së drejtës dhe po e identifikon veten gjithnjë e më shumë me sulltanatet afro-aziatike. A janë vetëm një grusht njerëzish që nuk duan të sillen në mënyrë europeiste? Apo dhe vetë populli shqiptar, tamam në kohën kur duhet të rikërkojë shpalljen e ëndrrës së vet, mbush pafundësisht peticione banale dhe retrograde për përjashtimin e kodit europian të regjistrimit demografik, sikur të kishte qenë një shtet i pushtuar dhe jo një vend sovran?

Çështje e humbur për Europën do të thotë humbje e së ardhmes. Por kush do t’ia dijë për këtë në Tiranë!

Izolim diplomatik i Berishes?

Hahahaha!

Cme kenaqe o Roni.

Izolimi fillon me dhenien e ftesave jo Berishes po zevendeit te tij,dhe me pas anashkalimin e Berishes dhe takim vetem me Topin psh etj etj.

Ketu Berisha eshte ne krye te kendit mesa shoh.Ky eshte isolimi diplomatik qe komunistet po flasin?Rama do ta enderronte te kishte nje "isolim" te tille,por ce do se e ka izolim te vertete.

O Njeri a e kupton qe "Komunizmi" ka 20 vjet qe nuk egziston me. Vet fakti qe e ke akoma ne retoriken tende tregon se sa te mykur e ke ate koke. Po hape te shkreten te ajroset se mire te ben nuk te ben keq.

Partia Socialiste e kish pushtetin per 8 vjet. Me trego vetem nje vendimarrje politike ose ekonomike me karakter komunist gjat qeverisjes socialiste.

Si nuk e kupton qe retorika "kumunizmi-kumunistat; kumunistat-kumunizmi" eshte i ezauruar ne te gjithe boten ish-komuniste. Edhe Saliu po ta vesh re e ka nxjerr nga retorika.

Komunizmi mbase ka vdekur 20 vjet me pare,por Blloku jo.

E pame ne 8 Maj kur blloku e votoi masivisht pinjollin e tyre.

Ne PS ke gjeneraten e dyte te bllokmeneve qe jane deputete dhe bejne ligjin.

Perfundimisht ata qe na bere te zezat per 50 vjet vazhdojne te na japin mend me ane bijve te tyre .

Besoj se e ke pare Foton e testeres se partise se punes te Sali Berishes. Me qe po flet per ata qe kaner bere te zezat 50 vjet.

ahahahaha...ne krye te tavolines thote. Merkel, Sarkozy jane 1km larg, ky thote ne krye te tavolines.

bah, kta zarat e PeDes jane komplet brainwashed

 Sa te jete Sala ne krye te PD-se keshtu do vazhdoje kjo pune sic ka vazhduar keto 20 vjet, cfare te thote ai do te behet kudo, me rritjen ekonomike, me drejtesine, me gjykatat dhe prokurorine, me arsimin dhe shendetesine, me administraten publike, me zgjedhjet dhe me pronat publike qe kane mbetur akoma pa u shitur. 

 

Uf,,sa mire ma n'fund t'fundit e kena kryetarin...se thashe si po shkoj une e mjera per pushime pa u vendos ende fati i bashkise se Tiranes...Do me ngelnin ne fyt unazat e kallamareve...Ta gezojme Bashen....Ufff lum si na ....Po sikur nuk me shijon sikur te mos kete ma çeshtje kutiash...S'ka lezet...

Urime kryetar, tani pervish menget me gjithe stafin tend ta beni dhe Tiranen si Bathoren

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).