LECE- Gjykata e Apelit e Leces mbyll çështjen e bujshme të tragjedisë së Otrantos, duke ulur dënimin për kapitenin e anijes italiane "Sibilla", Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes "Kateri i Radës", Namik Xhaferri, të cilët akuzohenpër tragjedinë e Otrantos më 28 mars 1997.

Ata akuzohen për mbytjen dhe përplasjen e anijes Kateri i Radës, duke shkaktuar vdekjen e 108 emigrantëve shqiptarë

Për komandantin italian Fabrizio Laudadio Gjykata e Apelit dha 2 vjet e 4 muaj burg, nga 3 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leces, ndërsa për kapitenin shqiptar, Namik Xhaferri gjykata dha 3 vjet e 10 muaj burg, ( nga 4 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leces).

Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit që ditën e djeshme, ndërkohë që vendimin e dha sot në mëngjes.

Prokurori i përgjithshëm Giuseppe Vignola kërkoi lirimin e Laudadios duke pretenduar se përplasja mes Sibilës dhe Katerit të Radës ishte shkaktuar nga manovrat e  pamatura të komandantit të motovedetës shqiptare, për ti shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze.


Paralel me këtë çështje gjyqësore, janë në proces dhe dy të tjera. Në Gjykatën e Brindisit po zhvillohet procesi civil për dëmshpërblimin financiar për viktimat.
Ndërkohë, 16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut.

TRAGJEDIA
Në trazirat e marsit të vitit 1997, 120 shqiptarë, filluan rrugëtimin që nuk do t’i conte sërish në tokë, me anijen shqiptare Kateri i Radës.
Rreth orës 15:00, anija ngriti spirancën dhe u nis në drejtim të brigjeve italiane. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, në Kanalin e Otrantos ndodhi tragjedia. Anija shqiptare u godit nga anija luftarake italiane "Sibilla" dhe për pasojë u mbytën 81 vetë, ndërsa 24 të tjerë u zhdukën. Nga pamjet filmike siguruar nga prokuroria italiane, shihet qartë anija “Sibilla” një flotëanije luftarake italiane, që i ka rënë në mes anijes së vogël shqiptare. Tragjedia e Otrantos është cilësuar si ngjarja më e rëndë që preku shumë familje vlonjate dhe nga qytete të tjera të vendit.

(s.g/BalkanWeb)

1 Komente

Patjeter patjeter... faji i "Katerit te Rades"! Po fundja ç'rendesi ka fajtori, se ky apo ky tjetri, rendesi kane demshperblimet...

Nejse, po "Otranto" mos e ka etimologjine "ô t'ran ato!"? Jo ta kam llafin kjo mund t'i sherbeje shume mire mbrojtjes (apo akuzes?) per te paraqitur nje element tjeter ne gjyq : fataliteti i pashpjegushem dhe i mistershem i vendit te ashtuquajtur "ô t'ran ato!" (kot si kane thene) e si rrjedhoje ata t'shkretet nuk mund t'i shpetonin tragjedise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).