Drejtoria spitalore: Jemi në përfundim të tenderit për blerjet e detergjentëve dhe pajisjeve higjienizuese

Operacionet me planifikim në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” prej disa javësh janë minimizuar, deri në pezullim.

Në muajt e verës do të ketë vetëm përballim të sistemit të emergjencave, si dhe do të merren në konsideratë për t’u planifikuar në sallën e operacionit pacientët që do të sillen me përparësi dhe rekomandim nga spitalet rajonale.

Por jo vetëm kaq, administrata dhe teknicientët e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” kanë menduar që sallat në muajin shtator të jenë të pastruara, të higjienizuara dhe të gatshme për të pritur të gjitha operacionet me planifikim si dhe urgjencat nga kryeqyteti, por edhe nga spitalet e rretheve.

Deri tani sallat e kirurgjisë pastrohen në mënyrë rutinë, por dezinfektimi dhe higjienizimi sipas standardeve të referuara nga shëndeti publik, por edhe qendra e infeksioneve spitalore, ende nuk është kryer. Materialet dhe produktet për realizimin e procedurave të tilla, janë duke u prokuruar.

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe pak kohë më parë, janë në përfundim disa tenderë, pas materialeve spitalore pritet të mbyllet edhe blerja e detergjentëve, dezinfektantëve dhe materialeve të tjera të nevojshme për higjienizimin e sallave, në këtë mënyrë, në muajin shtator, kur do të rifillojë edhe normalisht puna për ndërhyrjet kirurgjikale, gjithçka do të jetë gati”, sqaroi zyrtarisht qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Sipas spitalit, pavarësisht mungesave janë marrë masat dhe nuk rrezikohet përsëritja e problematikës së viteve të kaluara, kur janë pezulluar operacionet për shkak të ndotjes dhe papastërtive.

Dy vjet më parë, në sallën e kardio-kirurgjisë, u ndërprenë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të stafilokokut, bakter i cili përkeqësoi gjendjen shëndetësore të disa pacientëve të operuar si dhe solli humbjen e jetës për një të sëmur nga rrethet.

Sakaq, dje drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku, ka pritur në një takim pune zv/ministrin e Shëndetësisë të Republikës Popullore të Kinës, Chen Xiaohong. Gjatë këtij takimi është rënë dakord për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe kryesisht në fushën e aparaturave, dixhitalizimin dhe informatizimin e tyre.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe bashkëpunimi që do të kenë me QSUT-në, për trajnimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes mjekëve shqiptarë dhe atyre kinezë. Drejtori Ivziku i ka paraqitur zv/ministrit të Kinës një aktmarrëveshje, e cila parashikon që shumë shpejt të ketë binjakëzim të QSUT-së, me një prej spitaleve kineze, i cili ka të njëjtin status, spital terciar. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme, për të cilën është rënë dakord për bashkëpunim, ka qenë edhe ajo e telemjekësisë, ku mjekët e njohur kinezë të asistojnë në operacionet e vështira që do të kryhen në QSUT. 

1 Komente

lexova fjaline e pare dhe kaq.  s'ishte me nevoja te lexoja me tutje...

 

Drejtoria spitalore: Jemi në përfundim të tenderit për blerjet e detergjentëve dhe pajisjeve higjienizuese

......, sa here qe u mongojne medikamente, pajisje, apo materiale te rendesishme qe jane te domosdoshme per jeten e njerezve, eshte i njejti avaz.  degjon justifikimin e 10re: kemi bere tenderin,  kemi perzgjedhur kompanite per tenderin, tenderi ashtu ,tenderi keshtu....mire e kane xhanem, se te semuret te ngeshem jane.  le te presin perfundimin e tenderave...,pret semundja.smiley.  nuk di cdreq metode eshte kjo?  a thua edhe neper spitalet e europes keshtu funksionon?! dmth, tenderi e terci e verci....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).