Plot katër muaj pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, parlamenti federal gjerman vendosi dhënien fund përdorimit të energjisë bërthamore në Gjermani deri në vitin 2022.

Në parlamentin në Berlin pati një konsensus ndërpartiak. 523 deputetë të Unionit CDU/CSU, liberalëve (FDP) si dhe të grupeve opozitare SPD dhe ekologjistëve votuan pro daljes nga energjia bërthamore. Pati 79 vota kundër para së gjithash nga partia "E Majta" si dhe 8 abstenime.

Ligji për daljen nga energjia bërthamore parashikon që tetë reaktorët e shkëputur tashmë nga rrjeti, të mbeten të fikur. Nëntë centralet e tjera bërthamore do të fiken njëri pas tjetrit deri në vitin 2022. Me votat e partive të koalicionit konservatoro-liberal, Bundestagu miratoi shtatë ligje për zgjerimin e energjive të ripërtëritshme dhe për më shumë eficiencë energjitike. Opozita i refuzoi këto ligje si të pamjaftueshme.   

4 Komente

Ajo "e majta" qe refuzoi eshte kopje e te majtes shqiptare qe e quajne veten parti demokratike. Te pakten mbeturinat e DDR-se dhe ultramajtistet e BDR-se nuk e fshehin prejardhjen, keta Ramistet tane te rinj festuan 20 vjetorin e lindjes (!)

Gjermania vendosi te perfitoje ne shancin historik qe ofrojne teknollogjite e energjise "se paster" per ekonomine e te ardhmes. Ky hap i guximshem dhe historik (sepse tani per tani nuk ja mban byca asnjerit te dale kaq hapur e te heqe dore nga vlera strategjike per ekonomine qe ka Atomiku) eshte produkt i ndergjegjesimit ekologjik por me teper i interesave afatgjata te sektorit energjitik qe do te shnderrohet shpejt ne nje perfitim ekonomik, politik e strategjik kolosal. Plani i lamtumires nga atomiku nuk eshte gje tjeter pervecse shembellimi i nje politike ekonomike largpamese qe do ti siguroje Gjermanise edhe ne te ardhme vendin ne krye te ekonomike te botes. Nje fakt shume interesant eshte interesi i jashtezakonshem qe kane secila Parti qe eshte pjese e Bundestagut per ta paraqitur kete arritje politike si medalje e merites vetjake. Kjo strategji anti-atomike ka cliruar krenarine dhe fuqine tradicionale gjermane si ne aspektin e mobilizimit psikollogjik ashtu edhe ne ate ekonomik. Tani per tani kjo strategji ka koston e vet por shume shpejt do te kemi Break Event Point-in qe do ta kete zili e gjithe bota nga prapa...

boo, hajde gjeje me cfare do i kompensojne 130 TWh ne vit

 Kam pershtypjen se Gjermanet u nxituan ketu. Mundeshin te vendosnin nje kufi per centralet e vjetra, por jo per te gjitha. 

Kufiri eshte vendosur, deri me 2022-shin. Centralet Berthamore punojne rregullisht si me pare... Jane stakuar (nuk do te riaktivizohen) vetem ato Centrale qe kane qene ashtu-keshtu ne remont apo modernizm. Nuk kane stakuar asnje Central qe ka qene aktiv deri dje. Behet fjale per lamtumiren qe Centrali i fundit te punoje deri ne vitin 2022.Qellimi eshte qe qe nga 2022 te mos kete me prodhim berthamor te energjise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).