20110625054552projbnb.jpg (200×160)Ideja e dy arkitekteve shqiptare, te diplomuar jashte vendit, per te shnderruar bunkeret ne hotele dhe bare, si nje menyre per te rritur kuriozitetin dhe numrin e turisteve. Cfare parashikon projekti dhe deri ku ka arritur zbatimi i tij

Bunkeri eshte nje konstrukt prej hekuri dhe betoni. Gjysma e tij eshte nen dhè, ndersa gjysma tjeter mbi dhè. Ka forme harkore dhe nje dritare fare te vogel, nga ku qellohet me arme zjarri armiku. Kolonel Bunker e shpjegonte me keto tre fjali te thjeshta lajthitjen e radhes se regjimit komunist, ne filmin e mirenjohur te Kujtim Cashkut, ne vitin 1996. Nje rrefim i thjeshte, i shpjeguar me laps e nje cope leter, per mbi 750 mije objekte qe do te popullonin shpejt, si kerpudhat pas shiut, te gjithe bregdetin shqiptar, malet dhe kodrat, ne mbrojtje te vendit nga armiqte qe nuk erdhen kurre. Lajthitja paranojake e atij sistemi qe dukej se i trembej vec hijes se atij qe e udhehiqte, i kushtoi Shqiperise me mijera leke te shpenzuara kot se koti; mundin e dhjetra qindra njerezve qe u angazhuan ne ndertimin e tyre; dhe te jetuarit me friken se vertet armiku mund te shfaqej nje dite te porta. 

Pas viteve ’90, keto objekte, ashtu si shume ndertesa e vepra te tjera, mbeten si simbole te nje kohe te shkuar, te larget, qe mjegullohej nga viti ne vit ne kujtesen e gjithsecilit, por pa u shuar asnjehere teresisht edhe per shkak te tyre. Shume ide u hodhen ne fillimet e demokracise mbi ate se c’duhej bere me bunkeret, keto relike te cmendurise komuniste; a duheshin prishur, shkulur dhe fshire nga faqja e dheut? E pamundur te kryhej! Ndertimi i tyre i vecante, t’i benin balle cdo sulmi armik, te pashkaterrueshem thuajse nga asgje, beri qe ne keto njezet vitet postkomuniste bunkeret te jetojne ashtu, prane njerezve, atyre qe i ndertuan, si per te rrefyer ne te gjalle per kotesine e tyre. 

Me kalimin e kohes, disa u pervetesuan nga pronaret e tokes ku qene ndertuar; disa u coptuan per t’iu marre hekurin; te tjere u shnderruan ne lokale e bare, depo a restorante, cka habisin edhe sot cdo turist qe kalon atypari; ca u lane te patrazuar duke humbur mes barit dhe shkurreve; te fundit ndoshta, jane ne pritjen e perjetshme, si ajo per Godone, per te rimarre funksionin fillestar per te cilin u krijuan. “Eshte pikerisht fakti se ishte nje nga lajthitjet me te medha te diktatures arsyeja per te cilen bunkeret nuk duhen shkaterruar”, thote Elian Stefa, 26 vjec, ish student i Politeknikut te Milanos, ku edhe eshte diplomuar, ne vitin 2007 per “Shkenca Arkitekturore”.

Si nje ze qe eshte ndjere gjithmone kunder humbjes se ketyre simboleve te lena pas nga diktatura, sic jane bunkeret, pikerisht pse njeriu ka nevoje te kujtoje per kotesine dhe tmerret e nje regjimi te shkuar, ai eshte i pari qe, me nje ide origjinale, po perpiqet te rifuse ne perdorim keto objekte betoni qe s’i hyjne ne pune askujt. A ju ka shkuar ndonjehere mendja te flini brenda nje bunkeri, si te ishit ne nje hotel? E pse jo, nese pamja qe do te shihnit nga dritarja e vetme do te qe uji i kalter i detit dhe zhurma clodhese e valeve. Kjo eshte nje nga idete se ne cfare mund te shnderrohet ajo mase betoni. Ne kete rruge te tijen, prej vitit 2008 kur edhe ka nisur, e ndjek edhe Gyler Mydyti, ish studente e Universitetit Teknik te Stambollit, 27 vjece nga Kosova, diplomuar ne 2007. Te dy i kane ngarkuar vetes misionin t’i kthejne keto simbole te hidherimit shqiptar ne nje mundesi per te ardhmen. 

Ky mision sot mban emrin “Concrete Mushrooms” ose ne shqip “kerpudhat prej betoni”. Lindi ashtu si te gjitha idete e bukura: Rastesisht dhe me skepticizmin e kuptueshem se a do te realizohej nje dite, ashtu sic qe projektuar ne mendjen e Elianit dhe Gylerit. Filloi si nje ide hulumtimi gjate studimeve pasuniversitare prane Politeknikut te Milanos dhe qellimi i te dyve ishte venia ne pah e pasurive te pazbuluara te Shqiperise, sic ishte rasti i bunkereve, te cilet brenda tyre kishin nje lloj “misticizmi” te kotesise per cka ishin ndertuar, por ne syte e te huajve ruanin gjithashtu interesin si mbetjet me origjinale te regjimit komunist.

“Bashke jemi njohur ne universitet. Ndiqnim masterin per “Landscape Architecture” dhe ishim shqiptaret e vetem ne kursin qe frekuentohej nga studente me prejardhje nga te pese kontinentet. Natyrisht, prejardhja e perbashket na afroi dhe miqesia filloi aty”, kujton Eliani. Por, ajo cka i afroi dhe i beri ta kuptojne me mire njeri-tjetrin ishte casti kur punuan se bashku projektin “Cultural Planning and Communication”, i cili trajtonte temen e perdorimit te vlerave dhe traditave kulturore si nje mjet per publikimin e identitetit dhe njohurise, nepermjet hulumtimit, organizimit dhe marketingut. Keshtu do te lindte ideja e “Concrete Mushrooms”. Bashkepunimi per nje projekt te tille kerkon durim dhe mirekuptim, cka nuk u ka munguar gjate ketyre tre viteve per pergatitjen e terrenit per zbatimin e tij ne realitet. E gjitha kjo u ka dhene mundesine te ndihen me te rritur profesionalisht, por mbi te gjitha te kuptojne vlerat e verteta qe kane peshe per arritjen e suksesit. 

Qe ne fillim, Eliani dhe Gylerja kuptuan se po shqyrtonin nje territor te paeksploruar me pare, prandaj, pervec te gjitha studimeve te bera rreth historise se Shqiperise ne lidhje me bunkeret, dhe arsyeve qe cuan ne ndertimin e bunkereve ne te gjithe vendin, ata filluan te dokumentonin menyrat se si populli Shqiptar, ne ditet e sotme, bashkejeton me bunkeret, si dhe pse i perdorin ato. Pastaj, ideja evoluoi ne ate ku qellimi kryesor mbetej shnderrimi i kuptimit te bunkereve, nga simbol i ksenofobise se paramenduar ne ate te mikpritjes, ruajtja e nje kujtimi nga nje periudhe e rendesishme e historise shqiptare dhe vleresimi i bunkerit si mundesi krijuese per burim te ardhurash. “Nje nga elementet kryesore te gjithe projektit lidhet me promovimin e sektorit te qendrueshem eko-turistik ne Shqiperi, e cila ka nje potencial te madh dhe ne rritje financiare, sociale dhe mjedisore”, shtojne ata. Sigurisht, ideja e promovimit te turizmit me ane te nje ideje kaq origjinale, do te qe nje element i mire ne rritjen e numrit te turisteve, sidomos gjate veres. 

Duke nisur thjesht si ide, papritur “Concrete Mushrooms” u vleresua pozitivisht jo vetem brenda Shqiperise, por edhe jashte saj. Gjate zhvillimit te projektit, kur Eliani dhe Gylerja ishin ende ne ambientet universitare, ideja e kerpudhave prej betoni u vendos ne internet, me shume si nje ngacmim teorik, por disa dite me vone ata pane se projekti shpertheu ne te gjitha blogjet kryesore te arkitektures. Mesazhet e para qe moren ishin nje forme mbeshtetje per ta vazhduar me tej, per ta konkretizuar ne realitetin shqiptar. “Kur morem pyetje se kur mund te prenotonin ndenjien ne bunker, kuptuam se nuk ishim vetem ne qe besonim ne potencialin e ‘Concrete Mushrooms’. Ka qene gjithnje pritja pozitive dhe interesi i publikut ajo qe na ka shtyre tek zhvillimi i metejshem te projektit”, thote jo pa kenaqesi, Eliani. 

Por, cfare eshte konkretisht ky projekt “i cuditshem” i dy personazheve tane? “Bunkeret u vendosen kudo, jane shume te veshtire per t’u shkaterruar, u harxhuan miliona, vuajtje pa fund per t’i ndertuar dhe ngelen perseri kudo, te paperdorur, si hije te se kaluares. Perse mos t’i veme ne funksion te nje levizje pozitive qe i tregon, jo vetem botes, por dhe vetes tone, se nuk harrojme vuajtjet qe kemi kaluar, por jemi mjaft te forte shpirterisht sa te gjejme ironi ne kete situate”, vazhdon Eliani. Pervec te gjitha studimeve qe ata bene ne lidhje me historine e Shqiperise, arsyeve qe cuan ne ndertimin e bunkereve ne te gjithe vendin, se si shqiptaret ne ditet e sotme bashkejetojne me ta dhe pse i perdorin ato, menduan se c’duhet te bejne qe objektet prejt betoni, te cilat i kane mbijetuar kohes, te vazhdojne jeten e tyre, pa u zhdukur plotesisht, per t’u kthyer ne ikona te kujteses se nje te kaluare paranojake. Te bindur se keta bunkere maskojne nje pikellim te madh te te kaluares shqiptare, dy arkitektet e rinj menduan se cdo “turist” i interesuar per aventuren dhe natyren, mund te shijoje burimet natyrore te Shqiperise duke i kaluar netet ne bujtina lokale, ne te njejten kohe te levizshme dhe te lira, pa qene i detyruar te mbarte me vete nje cader kampingu. Bujtine e lire: ky eshte funksioni qe kane menduar t’i japin bunkereve qe do t’i nenshtrohen projektit ne fjale. Ata mund te kene te njejtin komoditet kudo ne Shqiperi, ku edhe mendohet se jane mbi 750.000 te tille. 

“Duke qene se ‘Concrete Mushrooms’ eshte themeluar si projekt ‘open-source’ dhe pa synime perfitimi, ka qene e veshtire t’i dedikojme plotesisht kohen tone. Plani ishte te zbatonim projektin pilot gjate ketij sezoni turistik veror, por fatkeqsisht nuk mjaftonte koha dhe stafi. Fakti qe jetojme ne Milano e ben edhe me te veshtire kete. Planet e realizimit i kemi shtyre per ne vitin 2012 dhe deri atehere do te vijojme me promovimin e turizmit shqiptar, nepermjet e projektit tone, si nje destinacion unik dhe krejtesisht te nenvleresuar”. Por, pervec nje vendi per te kaluar naten, pra ne formen e nje hoteli, projekti eshte i hapur per shume ide te tjera. Me shume se cdo gje tjeter, Eliani dhe Gylerja shpresojne qe te ndryshoje menyra se si shqiptaret i shohin bunkeret. Ata thone se keto objekte betoni tashme jane pjese ikonike e territorit shqiptar, aq sa malet dhe deti, prandaj per t’i sjelle ne nje forme ndryshe ne syte e shqiptareve propozojne disa variante per trasformimin e tyre ne funksion te turizmit. Qe do te thote se bunkeret mund te jene hotele, bare, kioska etj., kushdo mund te propozoje dicka, mjafton qe te jete e realizueshme dhe ne funksion te turizmit. “Bunkeret nuk na perkasin ne. Deshira jone do te ishte te na vijne 750.000 ide per perdorime te ndryshme te bunkereve, ndonese deri tani na kane ardhur shume emaile me sugjerime per ide teper origjinale, ku nuk na kishte vajtur kurre mendja. Ambicja jone eshte ajo e organizimit dhe lehtesimit te ketij procesi”, sqarojne njezeri. Persa i takon zonave se ku do te perqendrohet projekti, ai perfshin tre tipologji terrenesh: Zonat bregdetare, si Buneci, Borshi ose plazhi i Triportit ne Vlore; zonat fushore me densitet te larte te bunkereve me te medhenj si Cerkovina; dhe zonat malore qe perdoren per ekskursione. 

Pas shnderrimit, brenda bunkerit mund te gjesh te gjitha objektet e nevojshme per nje dhome hoteli, si dushe, furnizim ushqimi dhe madje internet. Pervec kesaj, edhe seline e nje funksioni te dyte, si biblioteka, ne te cilin te ftuarit mund te mesojne historine e bunkerit dhe te kaluaren komuniste te Shqiperise. Nje nga gjashte idete e konvertimit te prezantuar ne projekt, eshte sesi cimentoja mund te kthehet ne hotel me kosto te ulet. Se bashku me konvertimin e propozuar, ekipi i caktuar ka menduar edhe tre alternativat per riperdorimin e strukturave. Se pari, vjen cmontimi dhe riciklimi i betonit dhe celikut per ndertimin e rrugeve ne Shqiperi. Mundesia e dyte, ajo e varrimit. Dhe alternativa e fundit eshte qe ata te largohen ashtu sic jane. 

E gjithe puna tre vjecare eshte pergatitur ne nje dokumentar, i cili tashme ka perfunduar dhe eshte shfaqur ne disa festivale filmash si: DokuFest ne Prizren, Festivali i Filmit Shqip ne Shkup, Balkans Beyond Borders etj. Gjithashtu eshte shfaqur ne rotacion te vazhdueshem per 9 muaj tek “Museum of Cultures of Helsinki”, karshi koleksionit fotografik te “Studio Marubit”. Dokumentari perfshin pjesen hulumtuese te projektit dhe rrefen per shikuesit arsyet qe shtyne regjimin e kaluar te ndertoje bunkeret dhe se si ata reflektojne realitetin shqiptar neper kohe, tamam si nje pasqyre simbol. Aty perfshihen eksperiencat personale lidhur me kete teme te rrefyera nga Rrahman Parllaku, ish-zevendes Minister i Mbrojtjes dhe Edip Ohri, ish-Komandant i pergjithshem i Aviacionit Luftarak, te cilet qene pjese e ekipit qe ndertoi bunkeret. Vec investigimeve te bunkereve qe jane tashme ne perdorim nga qytetare te ndryshem dhe te atyre qe ende nuk i kane hyre askujt ne pune, dokumentari permban edhe nje interviste me regjisorin Kujtim Cashku (njeriu qe realizoi filmin e vitit 1996, “Kolonel Bunker”), ku diskutohen pasojat psikologjike dhe sociale te bunkerizimit te Shqiperise.

Krahas kesaj, ekipi i projektit ka pergatitur nje numer te madh materialesh promovuese, emes tyre edhe nje liber me 168 faqe, ku permblidhen nje pershkrim i hollesishem i historise shqiptare ne lidhje me lindjen e bunkereve, te pasuruar me intervistat e rendesishme nga ish-personeli ushtarak; nje shqyrtim i hollesishem i gjendjes aktuale te ketyre strukturave, edhe per rastet e riperdorimit, abuzimit, neglizhences, si dhe rendesise sociale te kesaj bashke-jetese; si dhe disa propozime te hapura lidhur me potencialin dhe rolin e bunkereve ne te ardhmen e Shqiperise. Nje pune voluminoze e cila do te duhet te kurorezohet me zbatimin ne terren. “Bunkeret per ne, si per shume shqiptare te tjere, ishin thjesht nje prezence ne jeten e perditshme. Kur njeriu mesohet me dicka qe eshte kaq e perhapur, nuk i ben me pershtypje... Mund te themi se ishin kthyer ne nje shkemb artificial ne subkoshiencen tone. Ndryshimi ne kendveshtrim ndodhi kur sillnim miq nga jashte per t’u treguar bukurite e Shqiperise. Por, me shume pershtypje u benin keta bunkere ne forme kerpudhe, kur i shihje ngado qe ktheje koken”. Dhe mendja u punonte per menyren se si t’i shnderronin ato ndertesa te ftohta, prej hekuri e betoni, relike te se kaluares, ne elemente qe mund te terhiqnin turistet. E si mund t’i njohesh me mire bunkeret, pervecse duke fjetur brenda tyre. 

Marrë nga Revista Klan

21 Komente

Keto bunkere prej betoni,

jo nuk rane nga qielli,

keto i mbolli

ajo kurva,nena parti,

           me ne krye Enver kriminelin.

Keto bunkere prej betoni,

u ndertuan me mundin,

                  me djersen e poullit.

 Mati i ri pse je kaq i shqetsuar me bunkeret sikur i mban ne kurriz! Mos u merr me "mundin e popullit" se nuk e gjen dot, me mire degjo kete, keng,www.youtube.com/watch eshte shume e bukur nese nuk te ka rene rasti ta degjosh !

 

Kur njeriu mesohet me dicka qe eshte kaq e perhapur, nuk i ben me pershtypje...

...pershtypje nuk i ben vetem atyre qe i ideuan keto monstra....

Pervec mbiemrit qe e ka Kalem nonje gje te keqe nuk shoh nga ideja e e kspozuar  .  Ftese e thjeshte per te menduar . Dhe po ti heqesh ato shurdhjesat e fillimit qe do te duket si "anal ",  them se me pak shkurtime pasi nuk ka xhib ta lexoje te gjithe , eshte nje nga idete me interesante te cfaqura ne fushen e biznesit edhe gjate  viteve 80 smiley sidomos pas 85 ! Projektuesve URIME qe kane zbuluar se edhe  "e dhjera me e qelbur " e Diktatures sherben me shume per fitim se sa "idete me te ndritura"  TE LEHESVE te demokracise e bixnesit zotrie  pas 90  .

Ja dhe nje pershendetje per Bunkeret smiley

Feste te madhe ka sot Mati

me bunkere ci ndriti fati

Dhe me te verte shefi i bunkereve ka qene nga Mati .Sot ben libra per NM e tij A. Zogjin smiley

 

Ja ky eshte art i vertete......

 

Po ajo si pjes muri e vjeter ne mes te pallatit cfare eshte?

 ajo eshte nje shtepi e vjeter, qe nuk ka ra dakort me e shem, se ka dash me shume hyrje.........lol

 

Cope avllie thuaj se shtepi s'shoh gje. Shtepi brenda pallatit, zgjidhje unikale.

e paska thone flori qyshkur smiley

Kete teme e kemi rrahur edhe me perpara ketu, dhe mendoj se ideja duhet perciell ne tv e ndryshme, kudo, ne gjuhen anglisht e frengjisht.  

shume mendim i mire, Pjer. Une po e filloj ndihmesen time duke e sjelle ne anglisht poemen e Matit:

origjinali:

Keto bunkere prej betoni,

jo nuk rane nga qielli,

keto i mbolli

ajo kurva,nena parti,

           me ne krye Enver kriminelin.

Keto bunkere prej betoni,

u ndertuan me mundin,

                  me djersen e poullit.

 

perkth. angl.:

 

These concrete bunkers, no

didn't fall from the sky,

these were planted by

that ho, mother party,

             headed by Enver the criminal.

These concrete bunkers,

were built with the effort,

             with the sweat of people.

so, i guess that makes the people the son of the ho?  maybe the poets of today, July the first smiley have to keep poems a little longer in their hands in order not to hurt their own pride afterall smiley

Well, agreed, the nearness of ho and mother is somewhat problematic, and the comma's to small to separate them, but after all, it sounds like "good" in chinese... ain't it? "ho"... a reflex of that former ally in the time of bunker's construction... I guess... I mean, I feel like defending the author.

oh, you damned stubborn translators, u'r born to twist the core essence of the pure art smiley

Jo keq smiley ndoshta perendimoret terhiqen smiley veç kam frike se, do pyesin se pse ne e urrenim kur ai paska menduar per koken tone smiley 

une per vete jam klaustrofobike. dhe me flori te ma shtronin, s'do te rrija nje sekonde afer nje bunkeri. Dua ajer, pafundesisht!

Po ti dukesh qe je dystandartesh . Perse perkthen vetem te Matit te Ri  ? Pse kanga plot frymezim qe ka kendue Mati kur qe i Vjeter te cilen une e prura me ca vergje me pak si te duket tye ? Sikur ti bie dhe ato plotesueset cfare te mbetet me bae ? Me ngja se te kane rrok motivet e vjershetorit dhe vargezimi i atij Poetit Kombetar me Hajdar se s'ka si te jete ndrysh ! 

I nderum Ziko, se cili autor duhet zgjedhur per perkthim zgjoi nje nder debatet me intrigues te peshkut se fundi - ne fakt i vetmi diskutim prej verteti. Nisur nga kjo, them qe duhet te shkoj me autoresi "reliable", dhe jo me krijime qe mund te kene natyre efemere, me nje shkendije te shkurter suksesi.

Efemerizimi dallon qarte ne poemen e z.Mati qe Ju po e perhapni dhe ne gjuhe te Huaj duke tentuar ta beni  pjese te Antologjise Poetike te Anglishtfolësve . Ne se flasim per poema me " bazament" ato patjeter qe duhet te kene Lavdi BUNKEREVE sepse Mati i Vjeter nuk kendonte kot . Duheshin nje buxhet ushtarak i Maqedonise i nje viti ,per te "shkulur" NJE . Dhe kjo te  duket efemere tye ???? .....dhe Skemb Graniti e z.Mati i Ri qe i trajton si gjethe plepi bunkeret ?

Me vjen keq per shikimin tuaj ortopedik !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).