khan.jpg (240×180)Hetimi ndaj Dominique Strauss Kahn mund të shembet, pasi hetuesit amerikanë kanë zbuluar mospërputhje dhe gënjeshtra që kanë minuar besueshmërinë e kamarieres afrikane që denoncoi dhunimin.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës bëhet fjalë për “falsitete” që nuk kanë të bëjnë me agresionin, por me jetën e saj private. 

Hetuesit, pas aktit të dyshuar të dhunës seksuale në hotelin “Sofitel”, kanë kontrolluar të kaluarën dhe sjelljen e kamarieres. 

Duke mbajtur nën kontroll telefonin e saj, ata kanë kapur një bisedë mes kamarieres dhe një të burgosuri, të zhvilluar në vigjiljen e një depozitimi të rëndësishëm financiar. 

Dy personat kanë diskutuar për avantazhet e mundshme në denoncimin e ish-presidentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

I burgosuri, i lidhur me trafiqe droge, duke filluar nga vitit 2009 ka bërë në bashkëpunim me persona të tjerë depozitime për gruan afrikane që kapin shifrën e 100 mijë dollarëve. 

Gjatë ditës së sotme është parashikuar një takim mes prokurorëve të cështjes dhe avokatëve të Strauss Kahn, ku pritet që zyrtarët të lehtësojnë masat e lirisë së përkohshme ndaj ish-kreut të FMN-së.  

39 Komente

Cui bono? 

..... po dihej ajo pune, e bene vetem per ta perlyer, dhe per ta larguar nga presidenca franceze, pune e ndyre e Sarkos....

 Jo shoku, si gjithmone hilja eshte brenda. Ky armiqte me te medhenj i kishte brenda socialisteve francez. 

Shyqyr qe po triumfon e verteta, tani do marrim vesh edhe pse iku ne aeroport me breke ky smiley

pse pa breke duhet te shkonte ne aeroport? smiley

Akuzat zyrtare e akuzoi atë për perdhunim e saj ne  pantyhose,  duke e detyruar atë për të kryer seks oral, avokatët e tij thonë se nuk ka asnjë provë te perdorimit te forcës dhe kanë sugjeruar se çdo seksi ishte konsensual....kjo e provon se ;Women need a reason to have sex. Men just need a place...

Rri o Alidems, se s'di gje !

Nese ka pasur "kompllot" ate vetem socialistet mund t'a kene bere se ata dolen perfituesit direkt te menjanimit te tij politik ... hapi krahun ky, dhe hop hipi lart neper sondazh ish-kreu i PS-se, François Hollande

Pastaj ky, ka nje mal me afera te ngjashme ne France, majde nje gazetare e ka pas denoncuar qe prej 2 vitesh, por edhe ketu tek ne i mbrojne njeçike si shume politikanet, ne amerike jo

Nuk i dini ca gjera ju ... por nejse V.L

Jam dakord me alidemsin,komplot i paster! Gjithandej ka lufte berrylash,une per vete kam heq dore nga femrat qe te lusin.

 ...jam dakort o lefto, se vertete nuk i dime te gjitha, dhe keto qe dime, nga shtypi i marim vesh, dhe ca gjona nga ju.....po pate ndonje gje interesante rreth ketij problemi, bo mire e na e bje, jo per gje, po na ndriçon edhe ne te paditurve......

ej, Seriozisht me keto komplotet ju ?!

Se me duket ja keni futur gjithnje si kau peles kur jeni kapur pas "komploteve" ... shikoni rastin "Griselda" ne Kavaje, qe ç'nuk thate per Saliun, PD e qeverine, vetem e  vetem se "viktima" ishte dashnorja e nje te sapozgjedhuri lokal nga PS-ja !

Edhe ky argumentimi juaj ne kete çeshtje, po kaq feminor eshte :

Kush e "hengri" : ky i PS-se ...

kush ja "futi" ? Ai i PD-se (ne France, Sarkozy)

 

Po me po,po ai Ministri Pango,qe e ngreni per nje kopse.

Cfare komente idiote qe po lexoj nga alidemsi.

Te kam ditur me pak tru,por qenke bere me keq se Idrisi.

 

 ..Miro, flm per komplimentin se pari, dhe e dyti, une nuk bona koment thjesht thashe ate qe perflitet...se di gjo ti, nuk do te thote se e di dhe une...une prandaj po i them lefterit, se po pati nai gjo, te na e thote, qe te qartesohemi dhe ne...

ps

Me Idrizin mos u krruj......se osht monument kulture ai....vetem Lefty ka te drejte me fol per te.......lol

 ....o Lefetr, o i semure mendor....po leji mer keto ka*lliqet, mer burre, po si nuk dole dot jashte bunkerit mer daj, po i roberuar njeri mete.......po po flas seriozisht mer dreq, nuk po boj shaka, keshtu u tha ketej, se ja futi Sarko.....po pate ti nai gjo tjeter, na e thuj.....po mos fol traplliqe........

Keta te FMN duhen vene ne burg per gjera te tjera.  

Por sa per kete meselen a) shteti (US) kishte te regjistruar me kohe e me vakt biseden e kesaj goces me nje filan, dhe tani ia dha prokurorise dhe b) u zgjodh ajo teta Thatcher te FMN e te nesermen doli "pafajesia" e DSK. 

C'fare te tjera? FMN-ja eshte organizate qe ka bere gabime ne historine e saj. Ne fund te dites ama eshte nje organizate qe therritet nga shtete qe kerkojne ndihme, si Greqia, per te balancuar buxhetin. Nuk vjen me zorre, por therritet. FMN-ja kerkon uljen e shpenzimeve nga qeverite per ndihmen qe ofron, nje akt qe sjelle shume dhembje ne klasat e varfera... por sic thame dhe me perpara, FMN-ja nuk vete ne Gjermani per te ndihmuar por ne vende ku klasa politike ka bere nje mije gabime dhe kur ka pak rruge te tjera. Te varferit vuajne nga politikat e FMN-se ne vende te tilla, por mospagimi i borxheve nuk do i bente me te pasur.

 

Shikoni ketu,mos e ktheni ne Politike apo Personale,femra te punon qindin,qe eshte kurth as nuk vihet ne dyshim,une kete robin e kam njoft personalisht,nuk ishte nga ato ky qe po te mos e tundoje te te hidhte  "hundet",ai po te donte ne ate pozicion qe kishte kishte me te miren,por nuk ishte nga ato,ka ngrene nje kollare qe mund ta quajme me plot gojen kollare boterore,ju mbase nuk e dini ca do te thote President i Fondit Monetar Nderkombetar.

 tani u kujtove ti ta mbrosh qe doli i pafajshem ? pse nuk na the me pare qe e paske mik?

... por nuk ishte nga ato ...

qe eshte nga ''ata'' lloje ai eshte, por kjo s'do te thote qe ne kete rast eshte i fajshem. eshte nje i semure seksual. duhet t'i drejtohet nje psikologu. ti si mik qe e ke mund t'ia rekomandosh ...

p.s. ja te shtoje edhe dicka tjeter. te dy nje marke jane; kamarieria  dhe ai. nje ndryshim i vogel eshte qe ai eshte i pasur kurse ajo e varfer ...

Qe ne momentin kur mora vesh se kamarjerja e akuzonte per tentative perdhunimi dhe pasi nuk ja kish dal ta perdhunonte e kish forcuar te benete seks oral thash me vete ktu bie era genjeshter.

Ku ka mashkull ne bote qe fut penisin e tij ne gojen plot dhembe te nje femre qe ka tentuar ta perdhunoj me pare! Aq me teper per nje ekonomist si Khan qe e njeh shume mire konceptin e "A ja vle barra qerane" ose thene anglisht "Cost Analysis"

Penis + Dhembe = Tragjedi

pervec rastit kur ke ne zoterim vec nje kruajtese dhembesh

 po qe ka ndodhur dicka atje, ka ndodhur por nuk eshte ashtu sic e pershkroi ''zonjusha''. zoteria i tij nuk eshte krejt pa faj se edhe ata qe e kurdisen, diten kujt ja kurdisen.

ore ore lule bore 

dominiku do gojore

ohohhhhoooooo o

ta gezosh o safa ymeri

Prokuroria u detyrua t'i heqi masat e sigurise ekstreme qe i kishin vene, per arsye se kishte disa hije dyshimi mbi teresine e deklaratave te viktimes (me teper ne lidhje me te shkuaren e saj);

Megjithate, nuk jane braktisur ndjekjet penale ndaj Dominique Strauss Kahn, dhe pasaporta do t'i mbahet e sekuestruar akoma, dhe s'mund te largohet nga territori i USA

Nga ana tjeter, avokatet e viktimes thone se mbi te po behen spekullime neper media, ne menyre qe t'i vihet fjala ne dyshim per ngjarjen e nodhur ne Suiten e Hotelit

 Beluli yne do shkruante : Po puna e komisarit ishte loja moreeeee ! smileysmiley

ti po me ben me hile zoti Koth (Lam),  po po ta gjeta hilen...smiley

Plotesisht dakort me Ronin. Pervec asaj qe shkruan ai, i pabesueshem eshte edhe fakti qe nje zonje pastrimi e 1 suite ne Sofitel, hynka ne dhome per pastrim dhe nuk e kuptoka qe aty brenda ka kliente. Per dike qe njeh sadopak si funksionon hoteleria, kjo eshte e pakoncoptueshme.

I vetmi gabim i DSK eshte qe nuk u kujdes pak ku e futi. Duhej vetkontrollohej pak me shume. Fill pas skandalit, nje kryeredaktor i nje te perditshmeje franceze rrefeu qe rreth para 1 viti DSK i pat rrefyer qe parashikonte t'ia fusnin duke perdorur "dobesine" e tij per femrat.

jo dobesi thone politikanet ne Paris, por semundje !

Edhe sikur te shpetoje nga kjo ngjarje, e pret akuza ne France qe po ja perpilon nje gazetare (Tristane Banon e ka emrin, beni search ne net) e cila e ka akuzuar ne nje emision mediatik para ca vitesh, per tentative perdhunimi ne 2002-shin, por emrin i DSK u "çensurua" gjate trasmetimit te emisionit ...

Gjithsesi, e ema e gazetares Banon, duke qene se ishte nje drejtuese lokale e PS-se ne France, "ra dakort" t'i mbyllte gojen te bijes gazetare, per te miren e partise ... mirepo tani qe doli ky skandal, dhe qe mund te eprfitoje disa milione leke, Tristanja qe u rrit e u poq disi, thuhet se do t'a beje denoncimin, kur DSK te kthehet ne France, sipas lligjeve Franceze dhe s'deshironte te perzihej me çeshtjen ne Amerike.

Do thoni ju, kane kaluar 8-9 vjet ... ne fakt, per perdhunimin apo krime te tjera, duhet te kalojne 20-25 vjet qe te shuhen veprimet ligjore (pra, te kete dekadence), ndaj Tristane Banon mund t'a beje kallezimin kur te doje : kete gje e pohoi dje avokati i saj per gazeten "Le Monde"

Sa per DSK: eshte i njohur boterisht per jeten e tij te shfrenuar seksuale dhe kur e degjova lajmin, nuk u çudita aspak me thene te drejten ! Tere bota politiko-mediatike ne France e njihte prej kohesh dhe e dinte fare mire se ç'bente keto apo jashte-shtetit. Eshte thene madje se DSK njihej si frekuentues i rregullt i Klubeve Echangiste ne Paris ... ku shkonte shpesh 'çift' me gruan etj etj ...

E keqja eshte se ne France, ka nje "pakt" te fshehte midis medias dhe politikes : media dhe paparazit ketu, nuk nxjerrin kurre foto komprementuese apo artikuj kompromentues te politikaneve ... e kunderta ndodh ne vendet anglosaksone!

Ndaj, DSK i dukej vetja i paprekshem, miliarder, e K.derr siç i themi  ne nga anet tona ^^

 

 

Tek kjo video eshte deshmia e gazetares Tristane Banon gjate nje emisioni te gazetarit Thierry Ardisson, si dhe nj deshmi "off" e vete Gazetarit Thierry Ardisson, ne radion RMC, i cili e thote cope qe "DSK eshte i semure seksual ... se ç'do beje ne Amerike, nje zot e di" .. etj  

Video eshte frengjisht, ndaj miqte tane nga Kanadaja, Shqiperia, Franca, Zvicra apo Belgjika mund t'ju ndihmojne edhe ju me komentet e tyre lidhur dhe me videon qe ka muaj qe qarkullon, por qe ju rrit interesi pas skandalit te fundit

 

http://youtu.be/JK79FLXnLhI

Lefty, nuk duhen ngatarruar gjerat; ka nje dallim shume te rendesishem mes te qenit i dhene pas femrave, frekuentues lokalesh echange-istesh, tradhtues bashkeshortor etje tj dhe te qenurit perdhunues. Une jam mese i bindur qe DSK NUK e ka perdhunuar "punonjesen e gjore, te pambrojtur dhe te brishte qe fitonte buken e gojes me sakrifica ne emigracion". Nuk ka arsye, sado oreks seksual te kete mashkulli. Nuk k arsye qe ne pozitat e kreut te FMN-se ai ta perdhunonte.

Nderkohe qe me Tristane Banon konteksti ka qene krejt tjeter. Nuk dua ta paragjykoj por fakti qe ajo e mbyll me fjalet "s'doja te kujtohesha gjithe jeten time si vajza qe pati nje problem me nje politikan" dhe tani thote qe do e padis; per te mos folur per te jemen, qe edhe pse goca iu rrezikua te perdhunohej, ajo per te miren e partise ia mbylli gojen... Sikur ka dicka qe s'te bind ne te gjitha keto...

 ..................po hajt mo, mos i merr seriozisht keto gjona, se Lefty i thote......se te ish nai tjeter, edhe mundesh...po me llafin e tij shkon ti...........

Informohu mire per çeshtjen Banon, se ashtu eshte : e ema e saj ne vitet 2000 ka qene drejtuese lokale e PS-se dhe ishte ajo qe nguli kembe qe çeshtja te "mbytej" siç flitet ketu : infon e kam marre nga Le Monde para ca javesh, qe eshte gazete e majte, jo per gje

Dje, avokati i Tristane Banon tha hapur se rezervonte te gjithe te drejten per te bere denoncimin kur DSK te kthehej ne France (nese)

Gezohem qe merrke vesh frengjisht dhe qe e paske kuptuar videon, por s'te beri pershtypje kur gazetarja ju pergjigj pyetjes se te ftuarve te tjere ?

Kur tha "Avokati qe takova, kishte nje dosje kaq te madhe per personazhin, lidhur me te tilla gjera... (...) por s'desha te mbetesha pergjithmone une, e vetmja qe kisha probleme me filan politikan"

Justifikim si gjithe te tjeret, ndoshta "leket" qe mori atehere ishin shume pak, kur sot mund te marre 1000 here me teper ...

Tristane Banon pourrait attaquer Strauss-Khan, mais en France

 

vendredi 1 juillet 2011 20h27 

Le défenseur ne veut donc pas, sur instruction de sa cliente, permettre à la justice américaine "d'empiler deux dossiers pour aboutir à la condamnation médiatico-judiciaire de M. Dominique Strauss-Kahn".

 

 

 

 

 

"Nous ne comprenons pas ce qui se passe aux Etats-Unis lorsque nous sommes français et les Américains ne comprennent pas ce qui se passe en France", ajoute-t-il.

<p>Tristane Banon (à gauche), une Française qui se dit victime d'une agression à caractère sexuel de la part de Dominique Strauss-Kahn, refuse toujours d'être associée à la procédure américaine, indique son avocat Me David Koubbi (à droite). Elle se réserve, en revanche, la possibilité d'agir en France, selon le droit français, précise son avocat, qui invite la presse française à ne pas tirer des conclusions hâtives des rebondissements aux Etats-Unis. /Photo prise le 17 mai 2011/REUTERS/Charles Platiau</p>

En revanche, si Tristane Banon "a quelque chose à dire judiciairement à M. Dominique Strauss-Kahn, cela sera fait sur le sol français et en application des principes qui régissent la justice française", insiste David Koubbi.

L'écrivain et journaliste avait déjà répondu par la négative à l'appel lancé par Kenneth Thompson, le défenseur de la femme de chambre du Sofitel qui avait demandé aux autres victimes potentielles de se faire connaître.

David Koubbi invite à la prudence sur les récentes révélations mettant en doute la crédibilité de la femme de chambre, regrettant que "chaque information qui nous parvient" soit traitée par la presse "comme si c'était la dernière."

"On pourrait considérer que Mlle Nafissatou Diallo ait pu mentir lors de son entrée sur le territoire américain, on pourrait considérer qu'elle ait pu être impliquée dans un réseau de blanchiment d'argent, et qu'elle ait pour autant été violée par M. Dominique Strauss-Kahn", explique-t-il.

Reuters

Meqe paska goxha francophone ketu, degjoni njeçike kete skeçin humoristik te humoristit te njohur Francez, Stephane Guillon, e realizuar LIVE disa minuta para se vete DSK te vinte tek Radioja ne fjale per nje interviste politike, disa dite pas Skandalit te tij seksual me sekretaren e tij Hungareze ne FMN para 2 vitesh ...

 

Humoristi pati shume probleme pas ketij skeçi, por ama e derrmoi atehere me kete skeç !

 

http://www.youtube.com/watch?v=QekWZCN1Xc4&feature=related

Ja nje "anal " si lefkofeja qe po "dermon " Francen dhe kete Khanin . E perse dhe Bakeri te mos ta beje nje gje te tille per tu bere "anal me fame" per problenet e Liderrave shqipetare te sotem . Anal pertej kontinnentit ... Po le te mos nxitohet  sepse ne kemi dhe vecori or tie . Na kemi dhe Vidio !

Per anglofonet:

NY Times - Twenty-eight hours after a housekeeper at the Sofitel New York said she was sexually assaulted by Dominique Strauss-Kahn, she spoke by phone to a boyfriend in an immigration jail in Arizona.

Investigators with the Manhattan district attorney’s office learned the call had been recorded and had it translated from a “unique dialect of Fulani,” a language from the woman’s native country, Guinea, according to a well-placed law enforcement official.

When the conversation was translated — a job completed only this Wednesday — investigators were alarmed: “She says words to the effect of, ‘Don’t worry, this guy has a lot of money. I know what I’m doing,’ ” the official said.

It was another ground-shifting revelation in a continuing series of troubling statements, fabrications and associations that unraveled the case and upended prosecutors’ view of the woman. 

_____

Edhe kot, sa per sport: Ray Kelly's French Connection 

Mah, ku dime gje ne te shkretet! Jane punet e CIA-s keto!

Ky lajm me ka terheq qe ne fillim.

Eshte pushteti i " parase" kundrejt "pushtetit" te se drejtes.

Kurioziteti se si do zhvillohen ngjarjet , kane shume "domethenie".

Ne qoftse Khan shpallet fajtor, ateher del ne pah shprehja e famshme " don borxh, ma kap nje here", e ne se jo fajtor, cila qeveri merr guximin te zgjedhe si ministre apo zevendsministre finance nje grua, e cila eshte e detyruar te "bashkpunoje" me Fmn.

Sipas drejtesis eskimeze, derisa Khan nuk vrau veten ( nga turpi) , do thote se eshte fajtor.

o Lefty, me paske keqkuptuar. Kur them "ka dicka qe s'te bind" s'e kam fjalen per variantin tend; pra nuk po them se nuk me bind ti. E kam fjalen per komplet deklaratat ne vazhdimesi te Tristane Banon. Po them qe nuk me bind versioni asaj.

Gjithsesi, demi u be, ai s'e paraqet dot kandidaturen e vet ne afat per zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).