ana1-300x245.jpg (300×245)Varrin e ka në Gjirokastër, por shpirti i Ziver Veizit me siguri endet rreth një shtëpie të thjeshtë në Libofshë të Fierit. U vra në Tiranë, u varros në Gjirokastër, por kujtimi i burrit që humbi jetën në 21 janar me një plumb në gjoks poshtë zyrës së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është këtu në këtë fshat të Fierit. Aty jetojnë dy jetimët e tij të mitur, djali Kejdi dhe vajza Ana.

Ana ka mall. Ne qëndrojmë përballë saj gojëkyçur dhe kokulur, pa mundur të gjejmë fjalët e duhura për t’i thënë, kurse ajo merr në duar kornizën e drunjtë me fotografinë e të atit për të na thënë që i ati e thërriste “lepurush i babit” dhe çdo korrik e çonte në det. Kjo është vera e parë që Ana nuk do të shkojë me babin e saj për pushime. Këtë korrik ajo, vëllai dhe mami kanë vendosur të shkojnë sërish bashkë në Gjirokastër te varri i tij.

Kejdi Veizi është 14 vjeç dhe ngjan shumë me të atin. “Babi nuk ishte një leckë që vajtën e vranë ashtu…” – na thotë me zërin e dridhur duke parë dhe ai nga fotografia në kornizën e drunjtë që Ana mban në duar.

ana-ne-dhome2-300x199.jpg (300×199)Ana është 11 vjeç dhe sapo ka përfunduar klasën e pestë. Një javë pas 21 janarit “Shekulli” botoi në kopertinë foton e saj të bërë nga Juta Benzenberg. U ndiem mirë kur pamë që këtë kopertinë të “Shekullit”, familja e kishte prerë dhe e kishte varur në një kornizë në murin e shtëpisë.

Ana, si e mban mend babin?

Herën e fundit kur ishim në Gjirokastër, shkuam te një dardhë që kemi aty lart. Morëm dy-tre dardhë, por ishin të papjekura. Babi më tha, herën tjetër kur të vish në fshat ato do të jenë pjekur… Po unë nuk shkova më… (qan)

Po ti ke shkuar prapë në Gjirokastër te shtëpia e babit më pas, apo jo?

Po, isha, pardje erdha… (fshin lotët)… Këto ditë e kam parë në ëndërr. Sikur e ndiqja me vrap por nuk e arrija dot. Unë i thosha: babi mos ik, mos ik, ku do shkosh… Pastaj u pengova dhe nuk e arrita dot. Dhe mu bë një bodrum i zi, dhe sikur mbeta aty dhe e humba…

Të merr malli?

Po, shumë… Ja, e kam këtë fotografinë në dhomë, shpesh herë e mbaj në dorë. Babi ishte shumë i dashur, na merrte në makinë dhe na bënte xhiro… Babi më tregonte shumë histori. Babi ishte shumë i dashur (qan)

Si të përkëdhelte babi ty, kishte ndonjë fjalë që të thërriste?

Po… Lepurush i babit… (fshin lotët)

Ke biseduar ndonjëherë me shoqet, më shokët për atë që ndodhi?

Jo, nuk kam biseduar… Çfarë të flas… Kur u vra babi ata që janë me PD-në më thoshin, ai shkoi atje, u vra, ti e kishe budalla babin, ne do të vrasim edhe mamin.. (qan)

***

kejdi1-300x241.jpg (300×241)Kejdi, djali i Ziver Veizit është 14 vjeç. Ai i ngjan shumë të atit, ka një vështrim të vendosur dhe flet prerë. “Babi nuk kishte një leckë që vajtën e vranë ashtu…” – na thotë dhe kapërdin lotët pa i lënë të dalin. Kejdi ka shkruar edhe një poezi. E ka shkruar në 28 Janar, gjatë rrugës për në Tiranë për në mitingun përkujtimor një javë pas vrasjeve të 21 janarit.

Kejdi, si e more vesh vdekjen e babit?

Në datën 22 Janar. Deri në ato momente nuk na kishin lënë të shikonim televizor dhe ne nuk e kishim kuptuar pse. Në datën 22 erdhi djali i xhaxhait të babait dhe tha është plagosur, është rëndë, por edhe mund të ketë vdekur, por në fakt ai kishte vdekur në atë kohë. Pastaj shkuam në Gjirokastër…

Babi kishte fizik të fortë se punonte shumë, nuk doja ta besoja që sapo e kishte goditur plumbi të kishte vdekur.. Pastaj më mori halla në telefon dhe fillova ta besoja pak nga pak. Tani në prill, mora një javë pushim, shkova në Gjirokastër, të shtëpia, te varrezat.

shtepia-300x200.jpg (300×200)E ke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve, hetimet?

Po e kam ndjekur. Deri para se të arrestohej ai gardisti, u bëra shumë nevrik, çdo gjë që më dilte përpara nuk doja ta shikoja, pastaj me arrestimin e atij sikur u qetësova pak. Unë dua që ajo që ndodhi atje të zbardhet. Kam dëshirë të hakmerrem, po nuk di se si të hakmerrem… Kam edhe një djalë xhaxhai në Gjirokastër dhe babi rrinte shumë më të. Kur shkova në prill, më thoshte; do ta marr unë hakun e xhaxhit. Babi nuk ishte një leckë që vajtën e vranë ashtu…

Të merr malli Kejdi?

Po, më merr. Tani në korrik ka 6 muajt. Do të shkojmë prapë te varri bashkë me mamin dhe Anën.

Poezia e Kejdit për të atin

Zogjtë në fluturim u çuan,

E përshkuan Shqipërinë

Në Tiranë atë ditë shkuan

U copëtua zemër e tyre

 

Poshtë panë njerëz të masakruar 

Erdh’ një zog në krahët e mi

Mirëserdhe zog i bukur

E ke parë gjë babin tim?

 

Zogu iku fluturim

Unë te varri babit shkova

Për t’i thënë: Ba’ lamtumirë…

Për t’i thënë të kam në zemër

se ti je heroi im…

***

gruaja-300x221.jpg (300×221)Alma Rredhi, ish-bashkëshortja e Ziver Veizit (ata ishin ndarë 6 vjet më parë) na pret me bujari në shtëpinë e thjeshtë në Libofshë të Fierit. I dorëzuam disa fonde të mbledhura nga lexuesit e “Shekullit” dhe disa libra, dhuratë nga redaksia. “Ata e përjetuan keq, sidomos Ana. Ziveri i donte shumë fëmijët…” – na tregon Alma.

Alma, në momentin që të thanë se Ziveri është vrarë, si u ndjeve?

Më ka ardhur shumë keq. Për atë vetë dhe për fëmijët. Sepse ata e përjetuan keq, sidomos Ana. I donte shumë fëmijët. Pasi përfundonte shkolla, i merrte gjithmonë për pushime.

I ndjek lajmet?

I ndjek më shumë vëmendje.

gjysherit-294x300.jpg (294×300)Vazhdoni të shpresoni se do ketë drejtësi për 21 janarin?

E shpresoj për Anën dhe për Kejdin. Dua që e drejta e babait të tyre të dal në dritë e të vendoset në vend. Edhe për mua si grua, se unë kalova vitet më të bukura të jetës më të, por më shumë për fëmijët. Ana, kur më ka parë sytë me lot atë ditë, më tha: “Mami, vërtetë po qan për babin?” Më kanë prekur shumë ato fjalë… Ziveri kishte bindjen e tij politike për Partinë Socialiste. E adhuronte Edi Ramen dhe makinën e mbante gjithmonë me posterat e PS-ës. Unë gjithmonë i thosha sa herë takoheshim: pse bën kështu, ç’të duhet… Ai më thoshte: Nuk ka drejtësi, dua drejtësi, vetëm për drejtësi e bëj… Erdhi enkas nga Selaniku për të marrë pjesë në atë protestë.

Ana na tregoi se në shkollë disa i kishin thënë fjalë të rënda… ?

Po. Madje e bëra problem. Shkova të drejtoresha e shkollës. I thoshin vajzës, babin ta vranë, por do të vrasim dhe mamanë. Unë po nuk fola në shtëpi, fëmija nuk ka ku i gjen fjalët… Dhe ata i kanë dëgjuar diku ato fjalë…

61 Komente

Po ketu cfare mund te shkruash?  

Cfare t'i komentosh?

fotot, p.sh., sidomos te dyten dhe te pesten.

Epo mbase eshte me te dhene ajo pune.  Meqe s'me jepet, do i lexoj komentet e do mesoj smiley

Shpresojme qe Shekulli ti kete dhene dicka per intervisten.

Ja pra, kjo eshte shtepia dhe familja e njerit prej atyre ,te cilin goja e e papergjegjshme dhe e ndyrre ,e Berishes &Co e kane  cilesuar si kriminel. smiley    Ato jane foto qe flasin shume ,por eshte e trishtueshme ,te pershkruash skamjen dhe dhimbjen e ketyre njerezve te thjeshte .

smiley

"E adhuronte Edi Ramen"

Me plot gojen maskara burre,nuk lihen kalamajte rrugeve se adhuron Edi Ramen apo Sali Berishen,turp,zoti ja rrite kalamajte dhe mos u mungofte gje por ky prind ka qene turp.

PS: Nuk e kam as per politike as per dreq,por me jane ngrit nervat.

Lexojme e mesojme ...

Po si mer Brad maskara burre?  Dmth te adhurosh Ramen apo Berishen presupozohet se ke koken ne torbe e le femijet jetim?   

Ju thashe: Si rrallehere ky koment nuk ka lidhje me politiken,por kur e lexova mendova per ata kalamajte.Kaq,jam me nerva dhe pike,nuk po mbroj njeri.

te adhurosh nje te gjalle, eshte nje maskarallek. te fyesh nje te vdekur, kjo eshte dhunti???

Ose ka dala ne rruge pikerisht per kalamajte?

Per kalamajte une i hyj Bankave ku jane e ku nuk jane,dhe nuk vritem per ideal.

boll tani ju thashe qe nuk po bej politike.

absolutisht qe po ben politike. po kjo pak rendesi ka.

5 me * Mos u merzit Brad ketu cdo gje meret per politike. Mendja e PPUisteve si dhe tere shqiptareve eshte "politke"

 ...mua me vjen keq, po shume keq, per politizimin e shoqerise sone....lexojini me vemendje ato dy rreshtat e fundit, ç'fare mizerje..........ja keta e mbajne ne kembe te keqen...keta e ushqejne.......

Brad ,nuk po di qysh t'a mbrosh Sali kriminelin ,per keta jetime qe ka lene dhe po shane nje mjeran ?!

Ai nuk vdiq se adhuronte Ramen ,por se Berisha nuk mund t'a pranonte ,qe mos te adhuronte ,ate vete.

Venus,lexo me siper ca kam thene,nuk po mbroj njeri,nuk me rruhet as per Sali Berishen dhe as per njeri,nejse mbase dhe u nxitova,po me hypi pak gjaku ne tru.

e lexova ...vertet je nxituar. Te pakten kur shikon videon e tij dhe sheh qe eshte vrare me duar ne xhepa ...ai ,nuk i meriton sharrjet e renda te tuat .

Te lesh Selanikun qe te maresh pjese ne demostrate ne Tirane per Edi Ramen qe nje dite me pare beri thirrje per kufoma dhe dhune dhe sa plasi, e la demostraten ne mes....

Kam degjuar qe ata te deges se PS-se ne Greqi dinin qe do te behej gjurulldi dhe derguan ushtaret e gatshem kamikaze.

cfare ylli ajo goca e Ziverit... si engjell. smiley

zoto, do ndryshonte gjo po te ìshte e shemtute? 

absolutisht asnje gje br3dh vellai. thjesht nuk doja te kaloja aq heret ne... - cfare i kam thene kaposhit me poshte. sepse e marr vesh per cfare serviret ky lajm. dhe te ther ne zemer qe ka te verteta aty qe po perdoren me aq cnjerzillek dhe nga media; duke filluar nga kafsheria e vrasjes, e deri tani... plus, qe shume veta jane shprehur tashme se cfare mendojne per te. fjalet dhe qendrimet po perseriten dhe ketu.

E di me zoto, e di po nuk e kisha aty...eshte e dhimbshme per kto femije qe ne ket moshe, humben prindin. Kto nuk meritonin me u vra si qen...nuk ishin as kriminela, as prej atyre qe do fitonin miliona me ndrrimin e pushtetit. Pak rendsi ka per mu se paret e rruges u ishin pagu prej dikujt...nqse jeta e tyne do ishte normale, nuk kishin me u shku nga mbrapa "sponsorave". Pa ofendu kto po une e kam te qarte  se kto i kish nxjerre ne rruge jo vota e vjedhme po skamja. Dhe t'mendosh qe jeta e ktyre femijeve ra nga shiu ne bresher.

smiley(( me ty kuptohem mire o bredho.

te uroj nje mbremje te kendshme. smiley

edhe ty kaposho. smiley

E adhuronte Edi Ramen...

Keto gazetat ne Shqiperi e kane bere beli te percajne dhe shkaterrojne. qe Ziveri te adhuronte alternativen e majte eshte normale, por qe te shkruash keshtu: '' adhuronte ramen'', ky eshte skandal gazetaresk i bere me qellim, qe edhe ne kete shkrim t'i ndajne shqiptaret. 

jam me Bradin por dua te sqaroj dicka. ndoshta ziveri i shkrete as e adhuronte ramen fare por gazetarja per te bere ate qe do te beje na shkruan keshtu thagmash ...

duhet me e vlersu ne maksimum rolin e udheheqjes Lira...ca jemi ne pa ata?!

 o zot, o zot ce ka gjetur ate vend. mire kali qe ngordhi po .... vetem te lexosh komentet ketu qe i ngrene kult gazetes te vjen per te vjelle. ju hodhen bradit te shkrete ne gryke ...

 Rrofte Fatos Nano !

Apo nuk ka lidhje me temen ? smiley

Shkrim me teme shume , shume prekese por teresisht fallco. Abuzim i paster me jetimet qe jane ne gjendje te mjeruar e mbi te gjitha pa baba.

Me kujtohet vite me pare nje gazetar nga nje fshat i larget i Elbasanit qe kishte hapur nje gazete. Me duket se ishte nga fshati Lleshan.

Ne numrat e pare kishte bere nje interviste  me nje femer qe ishte e detyruar te bente prostituten vullnetarisht. Tani perfytyroni nje mashkull tipik fshati qe vesh kostum me saldale e corape te bardha qe te beje , pra te futet ne lekuren e nje prostitute dhe te sjelle spikologjine e saj per lexuesin.

Edhe kjo cuperlina gazetare, qe e lente ishalla Koco pa rroge kete muaj , keshtu ka vepruar. Ka marre disa foto dhe eshte futur nen lekuren e femijeve artificialist pa e ndjere se cdo me thene te jesh pa baba.

Ndersa ajo shprehja aty qe shoket e shkolles i kishin thene qe do t`i vrisnin dhe mamane nuk di cer te them. Maskarrallik mediatik.

P.S. Nje pietje kam une : Koco nuk e ka akoma ate MArk MArkun qe ishte drejtor i etikes ne gazeten Shekulli dhe nuk lejonte te shkruheshin gjera te tilla ?  Ja keshtu eshte kur e le gazeten ne dore te Ilir Yzeriri dhe ben rrokade Marku shkon tek PD dhe Ilir Yzeriri Gazetes 55 shkon tek Shekulli smiley

Sonilizimi i medias !

P.S.1 Perfutyroni Sonilen qe qesh me kete rast vetem se i permendet emri smileysmiley

E adhuronte Edi Ramen...

.......një prej motrave të Veizit, e cila jeton aktualisht si emigrante në Selanik të Greqisë. “Veizi vinte vazhdimisht për t’u vizituar si shkak i gjendjes shëndetësore dhe une i pagoja gjithmone  bileten e autobuzit, por edhe përpara demonstratës ai erdhi të vizitohej. Unë i thashë që të qëndronte, por ai ishte mjaft i vedosur per te qene   i pranishëm në demonstratën e së premtes, nuk me tregoj as se kush do tja paguante bileten e autobuzit,kështu që nuk munda ta mbaja dot”,

Po kaposho. egzaktesisht keshtu. mbase ishte dhe shume i keq Veizi. (se sot nuk ka njeriu turp te permjerre mbi varre... dhe respekti eshte nje koncept i humbur i se shkuares)

Saliu e vrau. E egzekutoi. Ne mes te sheshit. Para kamerave. Ne mes te dites. E pame te gjithe. E pa gjithe bota. E pame drejtpersedrejti duke u egzekutuar.

tani cfare i thua ti/ju kesaj?

per mua, eshte tragjedi, eshte krim i neveritshem.

e di cfare tjeter eshte i neveritshem?

qendrimi i disave.

aq njerez jemi ne.

mbase ishte dhe shume i keq Veizi.

Veizi vertete nuk ishte i keq .Fati i tij i keq ishte se i besoj verberisht atyre qe e ftuan dhe fatkeqesisht nuk degjoj asnje nga keshillat e familjareve motres,vellait dhe kusheririt

“Unë jam vëllai i madh që mos qofsha”- nis rrëfimin vëllai i madh i Ziver Veizit,  nga fshati Zenelaj i komunës Cepos në Gjirokastër .
I papunë , pa asnjë të ardhur  dhe me familje te ndare.
“Ku do vesh mor vëlla.- Do vetë të rrëzoj qeverinë”Qeveria rezohet me vote dhe jo demostrata  – kujton copëzat e dialogut të fundit me vëllanë e tij të vogël Hiqmet Veizi.

Ndërsa xhaxhai i tij Kujtim Veizi kujtoj se e kishte paralajmëruar të kishte kujdes se ne keto lloj remujash nuk e mer vesh nga te vjen e keqa .
 

sincerely kapo, i cannot believe you're still saying that. i just can't believe it. this is beyond reason. this is offensive, it's humiliating. the value you put to life! the value you put to a human being! it is so hurtful. i think there's a time and place where everybody reaches his/her limits... this is my limit. i do not understand anymore. i give up. i wish those who think like this understand what i (and many others) are saying without happening to them. 

i am baffled. all bummed out. stunned.

i think there's a time and place where everybody reaches his/her limits.

 

 

...sorry half bro,....i  do not want to ruin the mood of the day, because you already have  make up your mind and  no one could  changed your opinion about Sales, so
 i have found you an argument; but I am not obliged to find you an understanding....and  i give up to.....

this is not about Sala. This is about understanding life. the value some people put to it. it's not about your political adherence. it's about you and i understanding each other by speaking the same language, even when it comes to human life.

tomorrow, it may happen to me. your indifference, lack of consideration, and disregard would hurt a hundredfold more than death itself.

it is hurtful how you disrespect innocent lives. it is hurtful how you ridicule them.

i pray to God to understand. i am out of words, i am out of ideas, every thought has deserted me. i wish to understand bro. i want to be at peace with this.

Ndersa ajo shprehja aty qe shoket e shkolles i kishin thene qe do t`i vrisnin dhe mamane nuk di cer te them. Maskarrallik mediatik.

Ajo me beri teper pershtypje dhe mua! Thua te jete vecse maskarallek mediatik?

Ata qe komentojne tek kjo teme ose ndiejne dhembsuri per jetimet ose dashuri/urrejte per ngjyrat e politikes.. kurse une ndiej keqardhje per vogelushet, qe jeta i denoi kaq ashper duke i hapur plage ne zemer qe te rriten pa baba..Zoti u ndihmofte duke ua lehtesuar kete dhimbje!

Nuk me pelqen qe kjo ngjarje vazhdon te shfrytezohet keshtu nga gazetare te cilet nuk kane qellim tjeter vecse te shesin gazeten.

Gjithashtu nuk me pelqen qe vazhdojne komentet te tipit pse/qysh/tek iku ai ne demostrate apo sa shume/pak e deshi ai Edi Ramen.

Te gjitha keto me siper nuk kane pike rendesie kur nje grua ka humbur bashkeshortin e saj, dy femije kane humbur babain e tyre. Nuk ka gje me te keqe se sa te humbesh pjesetaret e familjes tende!

dmth problemi ketu qenka se paska vdekur nje person, dhe se familjaret e tij jane deshperuar? apo problemi eshte se nuk kemi gjetur ende median perfekte?

d

r

e

j

t

e

s

i

a

???

 Ishalla nuk me ke lexuar vetem tek kjo teme per punen e drejtesise per Gerdecin dhe 21 Janarin. 

Ta leme veten te themi gjera qe ndihmojne afatgjate.

nuk te kam lexuar vetem te kjo teme, e kam fjalen qe ka probleme dhe halle te zakonshme, niveli dhe pelqyeshmeria e mediumeve hyn te keto, dhe ka edhe halle te jashtezakonshme... qe duan zgjidhje afatgjate, po domosdoshmerisht duan dakordim afatshkurter, konsensual, ne peshtirosje - si puna e drejtesise ketu. Nejse, se s'del komenti per ta thene c'dua te them.

Sa keq qe mbi 50% nuk flasin per temen po merren me idiotizma. Nje nga gjerat me idiote qe gjej ne shum tema eshte se media sfrytezon ngjarjen per te shitur me shume kopje gazete. Po kjo eshte detyra e medias more tutkun te prodhoj lajme qe ti lexojne sa me shume njerez.  

oops! smiley sorry. how embarrassing of me! smiley

Pu ca kellire kokedhimjet e Shekullit, prostituojne femijet jetime per politike, dmth per interesat e Kocos.  Mbase i ka premtuar qe do ja paguaje rrogen nese bejne disa artiklla te tille.

Nga ky artikull morrem vesh zero gjera se ca po behet me hetimin dhe gjykimin e 21 janarit, por ama morrem vesh qe per cudi jetimet i markesh malli per babain e vrare. Si dhe qe demokratet do i vrasin edhe nenen ketyre, dhe qe ky cuni me xhaxhain do hakmerren.

 

Ne qëndrojmë përballë saj gojëkyçur dhe kokulur

Right.

Një javë pas 21 janarit “Shekulli” botoi në kopertinë foton e saj të bërë nga Juta Benzenberg. U ndiem mirë kur pamë që këtë kopertinë të “Shekullit”, familja e kishte prerë dhe e kishte varur në një kornizë në murin e shtëpisë.

Prostituimi i femijeve nga ju u be full circle pra.

Te pakten prindi i ketyre femijeve, ndryshe nga viktimat e Gerdecit, do votoje per Ramen.

Nga ana tjeter, nqs Berisha do ishte ne vend te Rames ne 21 janar do kishim te njejtat gjera, do ishin mediat e Berishes duke u pepjekur te konvertojne lotet e jetimeve ne vota.

Keta i japin komplet tjeter kuptim shprehjes jeta eshte aritmetike, per keta jeta eshte literally aritmetike. 

............... po  shtoj dhe një detaj tjetër të  rëndë. Geraldo Durda, vëllai i Edisonit katër vjeçar që është vrarë në Gërdec, më kontaktoi një ditë më parë onlinë për të më shprehur indinjatën për fundjavën që shkoi. Ai kish  dashur të shkonte në Jalë, por aty kish qenë Delijorgji me miqtë e vet që qenkan të burgosur dhe të lirë njëkohësisht. Kish dashur të kthehej në Dhërmi në mbrëmje, por kish parë Shkëlzenin me një të huaj që pinte dhe bënte pazare tokash dhe ish kthyer pa mundur as të pushonte në një vend ku vrasësit janë të lirë dhe viktimat të burgosura. Kjo nuk mund të zgjat pa fund. Dikush duhet tu dalë zot këtyre njerëzve, përpara se zemërimi i tyre të bjerë mbi të gjithë ne..................

 Nga njehere ne vend qe te heqesh vetullat,  ( me  kalem te shtrember ) ,  nxjerr syte ! Intervista eshte  e dobet eshte jo normale per tu botuar ne gazete .Gazetarja pyet:

" Te ka marre malli per babain ?"

Pse duhet patjeter gazetarja te nxirrte lot nga vajza e vogel duke e dermuar akoma me shume, per nje cik shkrim ne gazete ? 

Shpirt ligu dhe shpirt liqte nuk preken kurre, ata preken vetem athere kur rrezikohet karrikja e pushtetit.Ka ndonje variant tjeter ne kete drejtim.,ndonje demaskim , ndonje gje te re ?

Ju gazetar "a keni ndonje grusht te fuqishem, qe malit qe hesht, mu ne zemer me ja ngjesh ?" Populli, i miri,  kete do !

 

....prostituojne femijet jetime per politike, ..

dhe me poshte e perseritur dhe nga kush , nga Xhibi me nje Gomar mend !!!!

E mer Koth ... e lexon . Ky eshte kuti mates i kurvave te mendimit te serise se VOKSHOLLAREVE dhe ne qofshin meshkuj te TOPELLAREVE ! Nuk e di se c'po ndodh me keto perparesite e PPU , per heqjen e frereve ose " gojezez"per  serine e Lefkofeve . Ashtu si dhe per mendimin tjeter "ndryshe " U vrane se i coi Edi te Sala qe ti vrase " , edhe keto cilesime dhe për te tilla raste , nuk jane mendim "ndryshe " ....por mund te qeshesh me "shakate e DUCES " Ja keto jane ygerdhirjet e  Sonileave !

Une e kam thene prej kohesh qe fenomeni DUDI eshte buka e perditeshme e IntelektuHaleve tjerres sot !

Jane te pakten dy gjera te ndryshme, per te cilat mund te flitet ne kete artikull.  

E para, si mund te vazhdohet te mbahet vemendja (e shperqendruar) e publikut tek viktimat e tjera te 21 Janarit qe pertej humbjes e dhimbjes presin drejtesi.  E dyta, etika e trajtimit.  

Pak me intereson tirazhi i nje medie apo nje tjetre.  Duke qene se kemi dhene prova qe kujtesen e kemi te shkurter, dhe jeta ne pergjithesi me perditshmerine te terheq sa ne ne nje ane ne tjetren, (ADD me shumice) ne nje menyre ose tjetren keta femije s'duhet te mbeten, te ndihen jetim e te harruar edhe ne dhimbjen e tyre.  E pakta qe mund te bej media dhe publiku.  

Ceshtja e dyte, etika e trajtimit, po ashtu e rendesishme.  Kjo, jo dhe aq per publikun (qe eshte oh, sa delikat mbi semantiken) por per familjaret e sidomos femijet.  Nje menyre pasqyrimi do ishte per shembull "a day in the life ..." - pershkrimi i nje dite ne jeten e (jashte)zakonshme te tyre.  Po supozojme qe gazetarja ne fjale nuk u ka trokitur ne dere dhe ka bere cope e thate keto pyetje (ose te pakten shpresoj shume qe s'e ka bere.)  Megjithate duhet t'i kushtohet rendesi e vecante te zezes mbi te bardhe sidomos per femijet ne rrethana te tilla.

________

Edhe dicka tjeter:

Ndersa ajo shprehja aty qe shoket e shkolles i kishin thene qe do t`i vrisnin dhe mamane nuk di cer te them. Maskarrallik mediatik.

Koth, nqs kjo s'eshte e vertete, do ta quaja jo maskarallek, por krim mediatik.  Por po supozojme per momentin qe eshte e vertete (deshmia e femijes, deshmia e nenes qe vajti ne shkolle etj, kjo e fundit lehtesisht e verifikueshme.) 

Ne kete rast ama, gazetarja eshte fajtore per pakujdesi, nje servirje teper thate e nje fenomeni qe meriton vemendje e perkujdesje ne shoqeri.  "School Bullying" eshte nje fenomen teper i njohur ne US.  Ka shume viktima. Behet per 1001 e arsye. Trajtohet gjere e gjate.  Jane ndermarre levizje ne sa e sa shkolla per ta ndaluar.  Kjo sa per fenomen ne pergjithesi.

Po ashtu, nuk e di ne i ka rene rasti ndonje peshku te degjoje ne lagje a ne rruge femije qe shajne rendshem.  Kam pasur "fatin" t'i degjoj, dhe te bie si grusht ne stomak.  E do pyetur pse-ja.  Me tej, ne vecanti ne kete rast, ne nje shoqeri ku kemi femije te ngujuar fizikisht, nuk duhet te cuditemi kur kemi femije te ngujuar psikologjikisht te nje klime te tille.  

Te pakten Erion Veliaj, i perdor femijet vetem per mitingje, kete te Shekullit jane te paturp fare. Keta te Shekullit i perdorin femijet per te mbjelle vellavrasje (te vrame baben, do te vrasim the mamin??) Uhhhh????

Boll, se na cate idrisin!!

 

p.s. Oh my gosch, sjelling shembull 'school bulling' ne amerike per ti dhene vertesi mashtrimeve te gazetare shqiptare.  pu pu pu pu PPU!!!!!

 Une kembengul ne timen : problemi qendron si perceptohet e verteta dhe si futen duart per manipulimin e saj. E kam thene e sterthene pergjigjen e pyetjes qe perse nuk reagojne shqiptaret mos e kerkoni tjeterkund pervec se tek manipulimi i mendjeve.

Dhe kjo behet vetem nepermjet medias. Kur kjo mungonte behej nepermjet thashethemit e ky i fundit ka shpejtesi te larte perhapjeje.

Nuk do strategji te sofistikuar qe te behet. Jo hic fare. Do nje Sonile ( ca prej tyre ) te papergjegjshme qe qesh kur duhet te qaje, do nje Ciljete qe kendon diten e varrimit te 4 demonstruesve : oh sa kam boothen e mire !

Njerezit duan te verteten ta mesojne dhe nuk e marrin,  ndaj dhe kane sjellje te cuditeshme ata qe reagojne nga te dyja krahet perfshire mua brenda.

Pra, kete ben media  ose Sonilizimi i medias : te ben te mos reagosh

P.S. Ej kuptoni rendesine e manipulimit dhe shikoni pertej qefmbetjes. Shikoni si bashkevepron Politika, Media, Mafia. Jane pazgjidhshmerisht bashke dhe ja kane nevojen njera tjetres. Te gjitha keto jane nen filozofi zoterimi e qe te zoterosh duhet te kesh te sigurta voten dhe mos reagimin e njerezve.

Vota prodhon pushtet, pushteti prodhon para, paraja prodhon fuqi, fuqia prodhon respekt.

Ta themi ndryshe per ju te rinjte e sotem : Mafia percakton trendin nepermejt medias. 

P.S. Te me ndjejne per gjuhen e ashper punonjesit shembullore te medias , po kurre Sonilat. smiley

Ne teresi perspektiven mbi massmediat e ke te sakte. Puna eshte se keshtu ka qene gjithnje, intencionalisht - pra me perjashtim te raportit me teknologjine.

Te besosh se shqiptaret do te nisin te jene shoqeri me persembari kur media te nise te jete me "e vertete", eshte si te besosh qe viktimat do te jene me dinjitoze kur vriten me pushke gjermane.

Media eshte mjet (pune, shtypje, riprodhimi). Ka kohe qe ne, shoqerisht, unanimisht, kemi rene dakord se kush i zoteron mjetet.

Tash te kerkosh pse kush i zoteron nuk i perdor keshtu - po i perdor ashtu, dhe te rebelohesh ne pergjithesi ndaj mjetit, jo se eshte keq, po ka nje logjike te huqur

Sic thote nje shoku im, ideologjia nuk ka te beje me pergjigjet e gabuara, po me shtrimin e pyetjeve te gabuara. Ideologjia i adreson gjithe problemet reale, varferine, mjerimin, padrejtesine, shtypjen, papunesine, tehuajsimin etj. por mbi to shtron pyetje te gabuara. E natyrisht si pergjigje vjen nje analize e gabuar.

Puna eshte te shtrosh pyetjet e drejta.

That said, intervista eshte e regjistruar, dhe nuk eshte shtuar apo hequr as edhe nje fjale nga familjaret e te ndjerit.

Ne vrull e siper te gjykimit te gazetares, karakterit te te ndjerit dhe te patetizmit te fjaleve te familjareve (e qysh mund te flitet per nje te aferm qe ta kane vrare, vecse me patetizem?) - ne rrezikuam te mos gjykonim vrasesit. Apo te mos gjykonim arsyet pse te gjithe ne e dime qe vrasesit nuk do te denohen.

Nje djale i njerit prej viktimave vrau veten para do ditesh. Reagimi i shoqerise qe reagim prej fajtori. U tha: mos kapitalizoni politikisht mbi ceshtjen. Mos abuzoni moralisht. Etj.

Puna eshte te shtrosh pyetjet e drejta.

Cilat do ishin pyetjet e drejta ndaj femijeve jetime qe i kane vrare babain?

Dhe me kryesorja, keto pyetje dhe publikimet e tyre ne media si do ja permiresonin jeten ketyre femijeve, pertej gjakmarrjes dhe dasive qe gazetarja me mund e me djerese mbjell tek keta femije-viktima tani sa "hekuri eshte akoma i nxehte"?

That said, intervista eshte e regjistruar, dhe nuk eshte shtuar apo hequr as edhe nje fjale nga familjaret e te ndjerit.

Nje fjali me poshte e paske hedhur poshte kete "duhen shtruar pyetjet e drejta"; dmth rendesi kane pyetjet, por sidomos rendesi ka regjistrimi i pergjigjeve?

Mos na i sjellte rasti te jemi ndonjehere ne rolin e ketyre femijeve, po ma ha mendja, me ca lexojme e degjojme, melhemi me i mire per viktimat eshte drejtesia, e per kete proces gazetarja na informon zero. Kurse shpuarja e plages per ti hedhur ca kripe qe pastaj lotet te "regjistrohen ne pergjigje", sic thua ti, eshte thjesht barbare kur behet per qellime kokedhimiste biznes-politike, aq me teper ndaj femijeve. E kete as qe nuk e fsheh Shekulli, perkundrazi, eshte krenar p.sh. qe ka futur ne valle kete femije, meqe familja ka varur ne mur portretin e loteve te saj 'made by Shekulli' (po dukshem duheshin lote te fresket, ndaj dhe intervista).

Megjithate, tek ne perversiteti ka arritur kulmin jo vetem tek politikanet po dhe tek mjaft militante, e ne kete pike autorja ka prekur te pakten audiencen e tentuar, korrin e loteve dhe te gjakut qe trumbeton ne cdo moment veshtiresie politike posterat e viktimave dhe te loteve te femijeve te tyre.

Kjo te pakten u kry; audiences ju hodh doza e gjakut ne goten e veres, por dhe femijeve viktima ju shtuan shanset e antagonizmit me femijet e tjere ne shkolle e lagje, e do zoti i Kokedhimes dhe ndonje hakmarrje, se duhet material i fresket per artikujt e tjere ne viziten e ardhshme.

E shoh qe ti je i idese te malcimit te plageve pa folur e pa e vene gishtin ne to. Xhanem, i kesaj ideje ke qene e do te jesh gjithnje.

Pyetjet e drejta nuk i shtrohen as femijes, as gazetares, as ty, as mua. Pyetjet e drejta ia shtron shoqeria vetvetes. Kane kanale te tjera, me te suksesshme e me te sinqerta te te shprehurit. E gjersa ato pyetje nuk kane mberritur as te ty, as te nje pjese e madhe e shoqerise, kjo denoncon ideologjizimin ekstrem qe ka ndodhur. Kjo te ben ty te njejte me ate, e ata, cka ti shan (apo perpiqesh te delegjitimosh). Te ben gjithashtu thelbesisht impotent, njejte si qeveritaret, njejte si opozita zyrtare dhe biznesmenet e ndryshem qe perplasen vec per interesa afatshkurta, se interesat afatgjata i kane solidare e te perbashkuara.
E natyrisht qe kesaj ti i shpeton vec duke dashur te arratisesh prej se vertetes, duke kerkuar stilizime e embelsime te saj qe te mos te te vrasin veshet. Je i desubjektizuar e i pafuqishem per te qene subjekt, je i percare, i individualizuar, dhe i pafuqishem per te qene shoqeri, je i (vete)perkedhelur, e ne te njejten kohe i gerryer prej lloj-lloj ulcerash.

Kuptohet vete qe ti nuk je vetem ti.

Cke mer me Xhibin . Nuk  thu syqyr qe e kemi Duce shakaxhiun hapvrimembylls te kutikodmbajtese  . Ai eshte si thoshte kenua per ... Po thuaj qe shyqyr muskujt e te qeshurit jane ne fytyre e nuk jane ne zemer smiley

Ne shqiperi nuk ka kapital politik sepse nuk ka kapitalizem ne shqiperi. kapitalizmi shqiptar eshte i ngordhur, ushqehet me borxhe, eshte pamoral !

 Nese kapitalizmi (pa kapital) shqiptar do te ishte i moralshem fajtoret e vertet kriminel do te ishin ne burg prapa hekurave. Reagimi i shoqerise do te jete i fundit jo sepse ajo ( shoqeria ) eshte e pandjeshme, e panjohur me situaten, por se eshte "e tradhetuar" e percare e paafte nga shtresa intelektuale e saj! 

 Shiko une e kam zet kur i perseris gjerat. Ti ke halllin se mos une po jam duke thene dicka qe nuk i perqaset diskutimit ?

Jo!

Une gjithe komentet e mija i permblodha keshtu ne fund :

 

Vota prodhon pushtet, pushteti prodhon para, paraja prodhon fuqi, fuqia prodhon respekt.

Ta themi ndryshe per ju te rinjte e sotem : Mafia percakton* trendin nepermjet medias. 

* Mos nuk u kuptua qe mafia nuk merret me bamiresi ? smiley Ti shtojme edhe nje edhe aty midis e te behet edhe nepermjet medias qe te behet me e kuptueshme ?

Tani media ne disa duar eshte arme sikunder pisqolla.

 

cila mafie mo? se na e bete kete mitin e mafies sikur te ishte megjithmend i vertete! e di ndonjeri ketu se cfare eshte mafia apo jo? apo thjesht po quajme mafie nje organizem/ate kriminale? Ndoshta eshte gabimi im, se ne koncept kur perdoret termi "mafie", kam parasysh mafien italiane; edhe pse termi "mafie" vjen nga arabishtja dhe perkthehet thjesht "grup" personash i organizuar. Per nga keta te fundit, kemi boll ne Shqiperi, per nga ajo allasoj mafie - alla Siciliana, nuk besoj se kemi; gjithsesi, dua te mbaj nje mendje te hapur dhe te kerkoj ca informacion shtese nga ata qe po e perdorin si fjale.

 E kemi fjalen per ata qe blejne pushtetin se u duhet ky i fundit per te sjelle ilace te skaduara ne Shqiperi, per te cikluar dhe ricikluar para armesh te shitura ilegalisht, per te dominuar burime energjitike, per te blere licenca e mos bere investime, per te kredituar pjese te ekonomise qe kane risk te larte, qe financojne riciklimin e mbetjeve, etj etj etj e qe ne finale financojne dhe segmente te terrorit.

E kemi fjalen per mafian ( oligarke ) ruse qe dominon Ballkanin. 

per nje moment m'u duk sikur po flisje per Berishen dhe larot e tij.

kur permende mafian ruse... hmmm; berisha eshte apendisit i saj?

nuk po e permend per "berishe", por per faktin qe eshte ne pushtet. plus cfare ka bere deri tani.

Problemi i mediatizimit eshte shqetesues, por i zgjidhshem me ane te vendosjes se drejtesise. Dihet qe sot sistemi i ka mjetet per te manipuluar mendjet e njerzve (chomsky ka shkruar per kete), pa u lodhur shume, por nuk me duket rasti ketu, ku thelbi eshte drama qe qendron pas historise se kesaj familje, 100% true, dhe qe i perket parimit themelor te drejtesise.

Thelbi eshte abuzimi i femijeve, i dhimbjes se tyre. 

Thelbi eshte perdorimi i kesaj drame nga njerezit me pushtet qe te marrin me shume pushtet.

Nuk eshte e rastesishme, as gabim editimi, as naivitet gazetareje, por eshte nje strategji e shemtuar e atyre qe donin te benin te njejtin gje me ceshtjen ngjarjen e kavajes disa jave me pare. 

Keta njerez nuk kane moral, dhe per te ngopur etjen e tyre per pushtet dhe vjedhje jane gati ti hedhin njerez e thjeshte ne lufte me shpifje dhe abuzime dhimbjesh. Jane gati te nxijne vendin e tyre me letra derguar BE se aksh krim apo aksh vrasje eshte bere nga Saliu (Letra e Erion Veliajt)

Thelbi? Drama e kesaj familje, e cdo familje nuk eshte prone publike per t' u perdorur ne gazetat e pushtetareve. Drama e cdo familje eshte private, i takon asaj familje. Thelbi eshte abuzimi i drames se kesaj familje per interesa personale te pushtetarit, pa kursyer as femijet. 

Abuzimi i dhimbjes se femijeve pa prinder, dhe abuzimi i femijeve te tjere duke i shpallur kriminele qe do i vrasin dhe mamin. 

 

Ky eshte thelbi.

Shteti eshte publik, e kur njerezit vriten nga shteti, drama eshte publike.  Nqs thelbi eshte abuzimi i drames se kesaj familje per interesa personale te pushtetarit, atehere vrasja per te ruajtur pushtetin cfare eshte?  Efekt anesor?  Ah, se harrova, aksident. 

@ sol:

Puna eshte te shtrosh pyetjet e drejta.

That said, intervista eshte e regjistruar, dhe nuk eshte shtuar apo hequr as edhe nje fjale nga familjaret e te ndjerit.

Ne vrull e siper te gjykimit te gazetares, karakterit te te ndjerit dhe te patetizmit te fjaleve te familjareve (e qysh mund te flitet per nje te aferm qe ta kane vrare, vecse me patetizem?) - ne rrezikuam te mos gjykonim vrasesit. Apo te mos gjykonim arsyet pse te gjithe ne e dime qe vrasesit nuk do te denohen.

Nje djale i njerit prej viktimave vrau veten para do ditesh. Reagimi i shoqerise qe reagim prej fajtori. U tha: mos kapitalizoni politikisht mbi ceshtjen. Mos abuzoni moralisht. Etj. 

Le te behen ca dallime sol, qellimet e kritikes ndaj gazetares jane te ndryshme.  Ndersa jam plotesisht dakort qe dhimbja dhe kerkesa e familjareve per drejtesi duhet te vazhdoje te jete ne qender te vemendjes se publikut, ka menyra me te mira per t'u bere.  

Kjo nuk do te thote qe edhe sikur te behen artikuj te denje per cmimin Pulitzer, s'do kete dynjallek qe do i quaj prostituim, abuzim, anti-moralizem etj.  Pavaresisht atij dynjalleku, them.    

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).