01-martesash_0107111628_1.jpg (629×367)Tiranë, 1 korrik - Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këto ditë shkruan shtypi serb. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare. Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.

Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.

Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare.  ”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb, transmeton agjencia Ina.

94 Komente

Po le të martohen ore të uruarat nëse e bëjnë me dëshirë. Por më duket interesant se pse askush nuk e përmend se sa është numri i grave serbe që u martuan nga shqiptarët që jetonin nën Jugosllavi për më se 50 vjet?! Dhe çka janë 150 martesa? Pikë uji! Më brengosë shumë që jemi bërë kaq ekzibicionistë dhe nuk mund të presim të bëjmë miun elefant. Dhe natyrisht do të ishte mirë po ti kishim të gjitha punët në vijë, por a e dini sa elefantin këto gazetat tona nuk e shohin- për më keq sa elefantin e bëjnë mi? Po ua njehi vetëm disa:

në Kosovë, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi- vidhen me miliona euro, vidhen me qindra-mijëra vota, shkilen të drejtat- gjithsesi të shqiptarëve, por jo kjo nuk përbën lajm, por lajm përbën haleti i ca grave që nuk mund të gjejnë halet mashkullor. O tempora o mores.

 

s di pse i pelqejn pupus kto artikuj.. apo presin reagimet adoleshente te patriotizmit  whatever them un

po sikur nuk eshte i ri ky fenomen, apo jo? ka vite qe  ndodhin martesa te tilla, bile eshte shkruar dhe jane bere reportazhe...

Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këto ditë shkruan shtypi serb. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

dmth, ''loja'' qenka hapur. Anila nuk eshte nga veriu.....

p.s.   Lume Miliçeviq, duhet ti hiqet pasaporta shqiptare (nese e ka akoma) dhe te shpallet urgjentisht ''persona non grada''.

Pa lidhje me shkrimin (e ricikluar): ka njeri te na shpjegoje kete lidhjen/ndryshimin e Gjokovic me Gjoka(j)?

Sigurisht, kemi sllavizimin e mbiemrit tipit shqiptar Gjoka ne Gjokovic.  Fenomen qe shihet me shume ne Mal te Zi por nuk mungon as ne Serbi.

po pra, i bie qe qe ish presidenti i Malit te Zi  Milo Gjukanovic, te kete rrenje shqiptare ,ndofta...

Per Gjukanovic nuk mund te them gje Belul, por mbiemra si keto me poshte jane pa dyshim shqiptare dhe rrenja e tyre mund te shpjegohet vecse ne shqip:

Kojavic

Nikshic

Maleshevci

Mirushic

Zotovic

Hotovic

Gashic

Gashovic

Shalic

Shalovic

Berishic

Kastratovic

Gjuric

Gjekovic

Aranutovic (nje futboll serbo-austriak qe luante me twente dhe nje modele mbajne kete mbiemer)

etj.

 

 

 

 

 

i pakapshem, kur isha ne Kroaci vura re ca mbiemra qe i kemi edhe ne Shqiperi, por nuk e di te them te drejten, nese spjegohen vetem shqip.

Coliç, Boçiç, Koliç, Rapiç, Suliç etj.

p.s ndersa ministri   i ekonomise (me duket) se Kroacise ishte nga shqiptaret e Zadarit (Zares).  e kishte mbiemrin Kallmeta.smiley

Kroatet e mbajne veten per ilire te sllavizuar. smiley

nje prift katolik, mbremjeve me debore, prane vatres me geshtenja duke u pjekur, me drita ikur edhe pse Fierza dukej nga dritarja, na thoshte pak si me mallengjim: ne jemi ilire, te sllavizuar. nuk e kemi ruajtur dot gjuhen si ju.

eshte teori e degjuar dhe here te tjera, edhe me pare... po coku i ngjan pak fiksimit te bullgareve te felliqodonise me Aleksandrin... ideja per te krijuar identitet mbi perralla... sikur s'te mbush, mendoj. ndoshta ngaqe historikisht nuk kane per cfare te kujtohen. smiley

po zoto e drejte. me ka rene rasti te flas me kroate dhe ata e kane shume perzemer kete teorine qe the ti. ndihen mire.smiley.  nderkaq, Kroacia gjeografikisht ka qene Iliri.smiley

belulo, po nuk eshte ndonje hata e madhe edhe sikur te ishte ashtu, dhe nuk do ishte hata edhe sikur te mos ishte ashtu. nuk eshte krim apo "keq" te jesh kroat, shqiptar, afgan apo zulu... njeriu duhet te ndihet mire qe eshte gjalle ne rradhe te pare, pastaj cfaredo qofte ne kombesi, boll te jete njeri dhe i njerezishem; cdo gje eshte mire pastaj, apo jo?

per mua kroatet e kane njecike te veshtire ta mbeshtesin ate teze. Nuk mund te ruash fene dhe te leshosh gjuhen. me duket pak si e pamundur. smiley

Po i leshuan te dya ne teorine Kroate apo jo. Fene ja dhane Romes, gjuhen e morri tjeter.

Bregdetin e Adriatikut e ka patur Roma gjithmone. Ka patur koloni deri vone. edhe ne mesjete kane patur  influence te panderprere aty. kane qene edhe pjese e kultures evropiane. ne mbetem mistike, mitike dhe mitologjike deri vone.

megjithese, bregdeti kroat edhe ne libra dhe autore te famshem te letersise boterore permendet si bregdeti ilir; iliria. bile ka harta te mesjetes se hershme qe ne vend te kroacise dhe bosnjes shkruajne "Iliria". smiley ndersa neve na nxjerrin si "Despotati i Epirit" ose thjesht "Epir".

Emrin Teuta e ndesh goxha ne Kroaci, sidomos ne Kotorr, ku mendohet qe keshtjelle ne maje te malit ka qene e saj. 1 ore lloqe me guiden kur shkova heren e pare vetem prej emrit. smiley

Kotorr te Malit  te Zi (thjesht per saktesim)

Sakte, Kotorr i MZ, jo ne Kroaci, flm.

Edhe une kam qene ne Kotorr ,por te kalaja lart s'ma mbajti te veja ,pasi ishte vranet ,madje gati per shi .... Me ka ngele cik pishman ,qe s'hipa lart .

As une s'hipa ne kala jo, vetem emrin kam te mbretereshes, jo kellqet! smiley

Teuta ,kur kaloje Kotorin,aty ku mbaronte fjordi ,gjendesh  hotel "Teuta" Ishte i kohes se Titos dhe personeli nuk ishte shqiptare.

Teuta ke te drejte.  Teuta (ajo e Ilirise.smiley), eshte goxha e njohur edhe ne Kroaci.  vjet kur isha me pushime ne Solta, nje ishull i vogel prane Splitit,  disa miq kroate qe jetonin atje, me krenari me thane qe dikur, ky ishull ka qene nen kontrollin e Teutes.  bile nje dite beme shetitje me skaf rreth ishullit dhe ndaluam prane nje gjiri qe njihej si ''rezervati i Teutes''. ky gji, me spjeguan ata, eshte ideal per te bere rezervat dhe rritur peshk pasi pervec ujit te detit, ketu ka edhe ujera te embla qe rrjedhin nga kodrat perreth.

ky eshte ''rezervati i Teutes''. gjendet ne fshatin Neçujam te ishullit Solta.smiley

So nice! Qenka per t'u vizituar! smiley Lexoje dhe kete "mitin" per mbretereshen, te kete qene e vertete? SVETAC
Before diving this island, you must know the mysterious aura surrounding it. According to Croatian legend, Svetac was the home of the pirate queen Teuta, who each night bedded a different young man, then the next morning had him thrown off a cliff. Her treasure of gold coins and jewelry is, according to legend, buried somewhere on the island, but hasn’t yet been discovered. Fact or myth, Svetac boasts extremely rare black coral not found anywhere else in this region. The cliff off Svetac’s northern shore is great for diving underwater caves such as Corno Ploca and Puhera, which used to be home to Mediterranean monk seals. More of these animals now live in neighboring Greece and Turkey, but sometimes appear here, where rare, short sightings are possible.

Gjermanet po ashtu  jane ilire te gjermanizuar bile hitleri na kishte shume xhan.Ai u dha ordher ushtareve te mos na ngisnin se ne jemi race e fisme ariane.Gjermanet i kemi kusherinj .Te dy palet  jemi ngrohur nen te njejtin diell.

Shqiptare te sllavizuar ka ne nje pjese te madhe te trojeve te banuara nga sllave sot e kesaj dite; padyshim dhe ne Kroaci.

ne Zadar te Kroacise..komuniteti Shqiptar, ka shkuar atje rreth viteve 1700. ata jane katolik nga rrethinat e shkodres, te derguar si kolone nga kisha katolike per te populluar pjesen e pa pushtuar nga turqit, pasi pjesa tjeter e kroacise kishte rene ne dore te otomaneve..

 Prape ky muhabet?

Tani n'Bathore m'duket! 

Me i' llaf, jo nga veriu! smiley

pse u fshine komentet? moderatori a nuk e ve doren ne zemer dhe na e shpjegon pak? apo... u bera une te pretendoj te marr sqarim nga moderatori...

 smiley Si bagetia 3000 euro copa smiley Nje lope race kam pershtypjen qe ben me shume. smiley

pagujn agjensine o 'lla...cdo gjo paguhet, dihet ai muhabet. Po edhe kto dranet, keq me shku me nji katun serb jane e?
Ec mo...artikell me thon

Mire bejne ne Shqiperi nuk u del dot fati, keshtu qe fatin ua dhuron Lumja... smiley jo po si ca e ca presin gjithe jeten per princin e kalter.. jeta nuk kalohet vetem si per femren ashtu edhe per mashkullin.. besoj se keto femra qe martohen nepermjet ketyre shoqatave jane dranet shqiptare, te paarsimuara, te pakulturuara dhe qellimi i tyre eshte nje cop burre.. me trashegime motrani!!! smiley

Ajo qe eshte per tu cuditur eshte "blerja" kurse ne fakt lidhjet martesore serbo shqiptare jane te kah`hershme qe ne kohen e Skenderbut kushtet e veshtira ekonomike i detyrojne disa familje te mbyllin syte dhe te martohen edhe me "hasmin" pune tradite, e vjeter!

ore, kupton ti qe paguajne agjensine dhendurret apo jo?
Paguhet ndermjetesi, ku e shef blerjen ti?

 ore ore lulebore, une e kuptoj "blerjen" po ti e kupton ku e kisha une llafin ?!! Blihet nje njeri me fjalor pa goje! Martese vetem per atktin seksual fizik! Do te shpjegoj qe procesi i blerjes eshte dicka e ulet per racen njerezore kur dy qenie kuptohen me shenja gishtash?!!!Ketu e kisha, he xhan!

ah, harrova qe ju artistet flisni vec me figura letrare

po pse mbaruan arixhinjte qe e kthyen antenen nga serbet.si quhet burri serbisht , burroviç

 Ky artikull punohet ripunohet riciklohet e risillet ne peshk periodikisht qe peshqit te menstruojne nje here ne muaj patriotikisht.

Ore, por kaq populle budallenjeshe jemi ne.

Do te beshe para ne Shqiperi: futja kote nje artikulli si, "Shqiperia i paguan borxhet e Ish-Yugosllavise/ Greqise", "Femrat Shqiptare martohen me Serb/Grek", "Rrjeti i supermarketeve Serb/Grek blen rrjetin Shqiptare," "Bregovic merre medalje ne Tirane" "Kompani Serbe/Greke nderton pallate ne zone te gjelberte," dhe brenda 1 oreje do kesh nje mije ankesa per gjera qe kudo ne bote, jane/kane qene/do jene normale.

 Duke qene se po lindin edhe femije, ambasada shqiptare aty, duhet te interesohet qe keta femije te marri çdo jave nga 2-3 ore mesim shqip. Mendoj se eshte e drejta e ketyre femijve. 

pse duhet te mesojne shqip? familja eshte babai dhe nena. kaq. nese nena do, edhe behet. nuk varet nga shteti. shteti nuk mund te detyroje njeri ashtu. - dakord, ne s'kemi shtet qe as te interesohet, e lere me te perballet me dilemen e "ta-bej-mos-ta-bej"-it

ke ndonje parashikim te tille te VQ? smiley

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe.

”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb, transmeton agjencia Ina.

 

Zhdukja e fshatrave serbe

Në 1,961 fshatra të Serbisë sot më nuk jeton asnjë banor, përderisa 200 fshatra tjera nuk kanë asnjë banor më të ri se 20 vjet.

Për më tepër, nga gjithsejtë 4,800 fshatra, sa ka Serbia aktualisht, çdo i katërti fshat është në fazën e zhdukjes.

Sipas hulumtimeve të fundit, del se pas një dekade e gjysmë, nga harta e Serbisë do të zhduken 1,200 fshatra.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../29019/C5/C18/

 

Serbia pakësohet për 30 mijë banorë në vit

Beograd, 22 prill – Për shkak të shtimit negativ të natalitetit, në Serbi çdo vit humbet një qytetet i madësisë së Gornji Milanovacit, deklaroi të enjten në mbledhjen e asamblesë komunale të këtij qyteti drejtori i Klinikës gjinekologjike-akusherike të Beogradit, Dushan Stanojeviq.

Ai theksoi se në Serbi brenda një viti lindin 80 000 fëmijë, kurse vdesin 110 000 qytetarë.

Ai apeloi te të gjithë personat me aftësi riprodhuese që të lindin fëmijë dhe “ta ruajnë Serbinë”, transmeton gazeta Blic.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,18955

Si njehere e nje kohe serbet shfrytezojne pjellorine e kombit tone per te riperterire kombin e tyre te kalbur...

Shume mire. Tani nuk do ofendohemi kur na thone qe eskportojme femra.

Ka ofendim me te keq se te mbareshtosh biologjikisht armiqte e tu egzistenciale?

ne mbareshtuam votat, jo me armikin

nc,nc,nc....po i ikin votuesat Bashes/Birishit, kan per tu bo qika serbe tashti

he mo se nuk u be nami. edhe andej kane berishen e tyre per te votuar... iven beter, kane padronin e berishes. smiley

ain't that the truth bro.

Artikulli nuk permbane melmesa patriotike.Ai thjesht pershkruan simbiosen e qenieve te katranepsura ,dhe ne te njeten kohe perpiqet te sqaroj kuptimin e parolles "kat'nare te te gjitha vendeve,bashkohuni".

Nese zmadhohet foto me larte,atehere shihen qarte floket e shprishur dhe te palare te dhenderrit,bashke me setren e zeze te lekures-e preferuar kjo nga te gjithe shoferet qe transportojne mazutin .Fatbardha Anila,cfare ceremonie martesore!

Sec mu kujtua nje shprehje e gjyshit tim:"ruaju nga f'tyre nallanet"...

 

Nuk ka gje me te bukur nga kur dashuria e lire (deshira per partnere ne pergjithesi, jo nje te percaktuar) rrezon male e kufinje.

po mer, dashnia cpon tunel

kjo eshte si te thot pula, nuk ka gje me te bukur se kur robi me deshiren e lire ha sorren..

Asgje te keqe nuk ka,derisa nuk po i marton njeri me zor.

smiley

"some albanians"!!! yeah right! - some! smiley some three hundred thousand!!! smiley

...........

aleanca kuq e zi, nuk mund te kishte tempizem me ogurbardhe se kaq! smiley

tani duhet bertitur si te luajtur mendesh, qe te veje ky shqetesim ne vesh te evropes. pavaresisht se nuk e rrujn per ne shqiptaret, te pakten do kujtojne se greku me huate qe po i japin po blen njerez dhe i perdor leket per ceshtje nacionaliste te semura. kam pershtypjen qe do degjohej me fort tani.

tani skema sikur vete verdalle pak edhe tek ne.

evropa i jep hua multimiljardeshe grekut. greku paguan shqiptare per t'u quajtur greke, dhe "shqiptaret" e shitur te greku blejne prona ne shqiperi tek saliu. miljardat e evropes perfundojne ne xhepat e berishbashrulmedinjve. 

qe te gjithe te lumtur dhe te ngazellyer.

qe te gjithe brekegrisur. greku po, ne... ne po e po e po e po... taksapaguesi gjerman, te shkoje t'i bjere kazmes andej, se kemi shume nevoje per leke keto kohet e fundit.

Pse kujton ti kush e falimentoi Grekun?...Shqiptari e shet,...por e shet shtrenjte ama.. smiley

Tani do vihet dhe ne cv-te e shqiptareve ky profesjoni i lire i nderrimit te kombesise.. smiley

""Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër"""

 

e bukur kjo...

ky shkrim ka qene edhe vjet ne mos gaboj, por ksaj radhe po me duket pak si me interesant. por nuk jam dakord me menyren se si paraqiten shifrat kur thot "dhjetra te rinj serbe per c do muaj martohen me shqiptare", sa konkretisht? dhe sa vjece jane kto qe martohen? dhe PSE martohen me serbe? se nuk martohet njeri me serbe po paten mundsine te martohen me shqiptare, nuk ma ha mendja.

dhe iniciative e kujt eshte kjo shoqeria a organizata humane konkretisht? se tingelloka pak si shteterore.. nese po atehere sa ironike.. qe serbet kryejn genocid ndaj shqiptareve pas 10 vjeteve i duan per gra qe t'u mbajne popullin gjalle... por eshte e kote, se as 150 as 1500 e as 150.000 gra te huaja sta mbajne popullin gjalle po spolle vete.

Prite kur ta marrin vesh kinezet se edhe atje femrat jane me pakice.

Keta serbet , vertet i blejne ,por bejne tregti te ndershme ,nuk mashtrojne.smiley     

  Ne shqiptaret jemi me keq ,madje jemi te keqinjte e vetes dhe te tjereve gjithashtu. Sa raste ka qe jane martuar ne Gjermani ,Angli ...etj me femra vendase ,dhe vine ketej gjejne dhe nje nuse nga memedheu i tyre i dashur ...femije andej ,femije ketej ......kjo per mua eshte poshtersia me e madhe .

Njoh njeren ,e cila eshte duke prit "burrin",qe te ndahet nga gjermania plot prej 7 vjetesh ,dhe tani pas kesaj pritje te gjate i keputi dhe nje femije ajo ,gjoja t'a vinte para pergjegjesise botin ,por ehe .......

 u martofshin e u trashëgofshin fort fort fare. 

smiley

 

Keta internacionalisto-emancishpuso-multi-kultet te bejne te dhitesh se qeshuri, se nga njera ane te çajne trapin me dinjitetin e femres, dashurine, zgjedhjen e lire, se femra nuk eshte lope per te pjelle, nga ana tjeter tallen me keto femra, ironizojne ndjeshmerine ndaj shqiptarise e kompleksivisht bejne qyfyre me kete dukuri qe eshte problem i qarte social.

Jo vetem kaq, por ripermendja e dukurise iu dukerka e tepert, se mjafton te hapet nje teme ne vit, se qenkan vetem 150 femra.

Po mire sa duhet te jene, 150 mije qe te flitet per kete problem, apo ky nuk eshte fare problem ?

Kur te del serbi e te thote kemi 10 nuse shqiptare qe kane bere 12 femije, do hapim shkollen etj, a nuk u vjen ketyre emancishpusve çik keq, nuk u ka ngelur njeçike cipe jo thjesht se jane femra shqiptare qe po trajtohen si lope, por se jane thjesht femra ?

Nuk po flet kush per dinjitetin kombetar , se do b.le ajo pune, por thjesht per dinjitetin femeror ne vetvete apo me gjeresisht ate njerezor.

Tema si keto jane te vlefshme, sepse tregojne hipokrizine, dyfytyresine dhe qesharakesine e ketyre emancishpusve europiane, perendimore qe japin leksione gjithe diten per te drejtat e njeriut dhe te femres.

Ah po halli jane votat, per ato mund te flasim çdo dite nga mengjesi ne darke.

 

I zente ajo magjia e Gadafit, i zente!...Tradhtaret e kombit!.....

Shkabat kuqezi duhet te fillojne nje fushate magjie kuq e zi per ata qe nderrojne kombesine..... Le ta provojne po te duan....I zente kanceri ne...."Pasaporte!!"... smiley

nec plus ultra karagjozllekut tha.

 patriotët e k@rit! dhe kjo nuk është sharje. ca këtu janë tamam patriotë të k@rit

se si jetonin këto çupa në Shqipëri, çfarë prespektivash e të ardhme kishin, si ushqehen, me se mbaheshin, çfarë u mundësonte ambjenti, shoqëria, as që do me dit gjë njeri. 

robt këtu dashkan me dit se çfarë kombësie kanë ata që u fusin k@rin

shqiptaria e pretenduar, është kthyer në barrë, virus, sëmundje. Bravo u qoftë këtyre gocave që kanë tentuar të mos e trashëgojnë këtë ndyrësi që na u quajka "shqiptari", që ka të bëjë me ndyrësi e fundërrina, me tallje e qeshje kur tjetrit i vrasin babanë në mes të Tiranës, e ku drejtësia kombëtare/sociale, është përdhunuar që pa lerë. 

Oranje, me mire me u shit si lopet e te trashegohen. Ky po qe eshte vizion jo-rrotk.rist.

Bravo u qofte qe jane shitur si lopet e qe kane pranuar te zgjidhin problemet demografike te fshatrave serbe, biles pleqte serbe jane krenare per to, ku do gjenin stimuj e lavde me te mira se kaq.

Ti po te kishe mend, qofte edhe ne sens retorik, ne vend te urimeve do kerkoje shkaqet e kesaj shitblerjeje si ne shek 19, do e ngrije te pakten si problem.

Te bukur zgjidhje te ketij problemi social, u trashegofshi me ata qe ju shohin si lope.

Nuk ke mend, te kane lene shendene prej kohesh.

 

 Prandaj s'po gjejme nuse, ne shqiptaret ne Shqiperi,po na i marrin serbet te gjitha....ahahahah

 Qifkë, ky nuk është problem(i), këto janë PASOJAT. 

Do të mbash një shtet vrasësish dhe hajdutësh? 

E ja këto të presin... 

Duro se do ketë dhe më keq. Të llogaritura matematikisht madje. 

pushteti tek ne VRET. Kaq e ka vizionin. As për të zhvilluar fshatrat, as politikën kombëtare, asgjë. Është kaq i prapambetur sa pushteti vret. 

Kush ikën që andej, në çfarëdo lloj mënyre, e bën për të shpëtuar kokën. Kaq. 

 

po me siper kujt po i bertisje hollandezo? smiley

Fakti qe eshte pasoje nuk e zhben nje problem.

Nese s'kemi uje te pijshem, perben natyrisht nje pasoje por eshte edhe problem egzistencial.

Ketu tek ky problem, ka dy rrafshe:

1- dinjiteti i femres, sepse keta katundaret serbe as e fshehin fare qellimin qe po hedhin leke se u duhen kalamaj per te rimbushur shkollat.

2- dinjiteti kombetar, sepse katundaret jane te huaj, pikerisht serbe dhe pa teklif po i shohin femrat shqiptare si lope per qumesht(pune bujqesie) e viça(kalamaj).

Nese katundaret do ishin shqiptare e do shpreheshin po njesoj, ti i pari por edhe lukunia peshkiste, do fillonte me stigmatizimin e kultures patriarkale, te prapambetur shqiptare, me te share para e prapa, me bo 'te qytetnumit'.

Pse tani ky aspekt, dinjiteti i femres nuk ka pike rendesie kur katundari nuk eshte shqiptar por eshte serb, por dinjiteti u vika ne plan te dyte se medek qenka zgjidhje pragmatike, meqe qeveria me sjelljen e saj u kushtezoka fatin ?

Sikunder e thashe, ketu nga pikepamja argumentuese nuk jeni gjekundi, nec plus ultra karagjozllekut.

 Smile

 Unë refuzoj që ta gjykoj ashtu problemin, Aqif. 

Kanë ndryshuar prioritetet. Prioriteti nr 1 - mbijetesa. Gjithkush të gjejë mënyrën më të mirë personale për të mbijetuar. Shteti nuk siguron dot as jetën. Çdo tentativë për mbijetesë, është e kuptueshme dhe e justifikueshme. 

Ato që thua ti, janë too much for Albania. 

Zoto, mos ki merak se nuk t'u drejtova ty.

 

Si o paskan ndryshuar perparesite, pse me te dashur b.tha eshte kjo pune, kur dua flas per te drejtat e femres, kur dua flas per mbijetesen. Ku e ke kapitalin etik, predikimin e virtytit zotrote  apo edhe keto i ke me te dashur b.tha. 

Mire ti, po femrat e peshkut, ato qe s'te lene bibel e kuran te te drejtave universale te homosekseve si nuk hodhen nje llaf per mbrojtjen e dinjitetit femeror, apo e keni bashkarisht me te dashur b.tha.

 

ik aqif, hypja bicikletes, dhe shko shpeto dinjitetin e kombit ne radhe te pare e te ketyre femrave ne radhe te dyte...

Po ty kur s'te rruhet ç'ke qe kruhesh kot ?

mua me rruhet prandaj po te them ik si furtuna dhe shpetoje atdheun

Vallaj duhet shpetuar nga ata si ti qe jane brenda, duhet bere ndonje fshese, nuk eshte ide e keqe kjo jotja, duhet marre ne konsiderate.

 Po ndryshojnë ore, si jo. Ato normalisht, kanë një rend, apo mënyrë renditjeje. Kur psh ti siguron të ardhura për familjen, atëherë prioritet është dëshira dhe e drejta e rradhës. Pas kësaj, ti mund të kërkosh rritje rroge, shërbim më të mirë shëndetësor, apo sigurimesh, etj. 

Po duhet ta kesh siguruar së pari jetesën normale. Këto gocat me shumë mundësi, nuk kanë minimalet. Përderisa nuk kanë minimumin e sigurisë, atëherë veprojnë sipas instiktit. 

Edhe unë mendoj se sipas instiktit po veprojnë drejt. Burrin që do marrin psh, nuk do e qajnë se do vritet në mes të Beogradit prej shtetit në të ardhmen. 

As fëmijët nuk do u ngelen pa baba. Kështu që këto veprojnë drejt sipas instiktit. 

Si the ti pastaj, për të patur vlera morale, duhet të bjerë kataklizmoja. Pas kataklizmosë flasim. 

 

Ata qe ngaterrojne patriorizmin me "ekonomine e tregut",zakonisht nuk marrin ere nga patriotizmi,e as nga ekonomia e tregut.

Askush nuk tallet me vrasjen e babait te tjetrit,por aman,mos prisni entuiazem kur njerezit normal  degjojne lajme te tilla.Skamje gjithandej Ballkanit,biles, vende- vende shume me rende se ne Shqiperi,por une nuk kam degjuar per ndonje vend ku paguhen parate, ngarkohet robi ne gomar  dhe çohet ne shtepi ;aq me pare te arsyetohet nje gje e tille.

Arsyetimi social eshte vetem bishterim i problemit,gjersa  zgjidhjen duhet kerkuar tek ballafaqimi me vete problemin.

Per fund,ata qe konsiderojne normale kete pune,e dhashte Zoti e i vijne gjithe Predraget dhe Millutinet e botes ne shtepi.

Per fund,ata qe konsiderojne normale kete pune,e dhashte Zoti e i vijne gjithe Predraget dhe Millutinet e botes ne shtepi.

Eh per proletaret internacionaliste, per qytetbotistet, eurointegruesit e shqipfolesit e tjere ky me siper nuk eshte ndonje mallkim, perkundrazi eshte urim per te bere lidhje te forta biologjike me popullin vlla serb.

Dinjiteti kombetar per te tille shqipfoles eshte vecse nje zakon prapnik qe duhet luftuar kurse dinjiteti i femres (pavaresisht kombesise te saj) ne te tilla raste menjanohet lehtazi kur qeveria i'a beka te pamundur mbijetesen ne vendin e tyre.

Ne fakt keta as qe konceptojne dot kombin, kur si Lubonja e njejesojne me shtetin perendimor te qeverisur nga mbeturina komuniste pa vullnet kombetar.

Disa pyetje me spec  Per shqipot ketu

  • Sa nga ju kane dy kombesi?
  • A ka ndonje anetar qe e ka braktisur kombesine shqiptare?(sinqeriteti vlen te theksohet)
  • Nese deshironit te ndryshonit kombesi, cilet do te kishit deshire?

 

hape pyetje me vete smiley

Gjes zoto...

Une jo...Nuk do ta braktis shtetesine shqiptare...Dua dhe pak kohe te marr ate sudeze

 

gjes art. smiley

po thoja nëse mund ta hapje pyetje më vehte, tek "pyet peshkun". po të duash i përgjigjem dhe këtu.

1. nuk kam dy shtetesi.(keshtu nenkuptoje, apo e ke tamam per kombesi?)

2. nuk e kam braktisur shtetesine shqiptare (as kombesine) akoma. Cuditerisht egziston nje ligj i OKB qe me ndalon mua te mbetem "apatrid" dhe Shqiperia jone pa breke e paska firmosur. pra, po nuk u bera nenshtetas i nje vendi tjeter, nuk mund te braktis, gris, permjerr, kombesine apo shtetesine e Berishes.

3. me deshiren dhe zellin me te madh do e kisha nderruar. cdo nenshtetesi. per ato ballkaniket nuk kam shume qejf. greke jo. turke, po.cdo gje tjeter pastaj.

Nuk ka shqiptare me dy kombesi, sepse po te kishte nuk do ishin teresisht shqiptare por gjysem.

Si qeka gjysem shqiptar?...Jetojne jashte njerzit nga 20vjet domosdo qe marrin shtesine e vendit qe jetojne..Ky eshte realiteti...Te gjithe shqiptaret e SHBAse,Anglise,Gjermanise,etj posedojne pasportat e vendeve perkatese...

Mua te them te drejten me vjen keq per ata qe e braktisin shtetesine sqiptare(dhe jane shume ata qe e kane bere), se shumica e vendeve e lejojne dyshtetsine

Kombesia e shtetsia nuk jane e njejta gje.  Shtetsia eshte perkatesi administrative, kur kombesia eshte ceshtje gjaku.

kto femrat jan tu u martu dhe pa prenup...ca ka per tu qa ktu?!!

Nuse shqiptare për beqarë të vjetër maqedonas

 

 

Një nuse në bazë të fjalëve të shkuesve të tyre ka kushtuar deri në 2000 euro, kurse paratë janë dedikuar për honorar, benzinë, dhe shpërblim për shkuesit dhe prindërit e nuses, në kohën kur ata i kanë vërtetuar terminët për martesë.

Fërgim Demiri-INA

Në shumicën e fshatrave të Pellagonisë të banuara me maqedonas po vazhdon realizimi martesave mes beqarëve të vjetër maqedonas dhe nuseve shqiptare nga Shqipëria, martesat të cilat kanë penguar zhvendosjen e shumë banorëve të kësaj ane të cilët morën një hov për tu shpërngulur.

Të shumta janë vajzat që vinë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.

Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.

Një nuse në bazë të fjalëve të shkuesve të tyre ka kushtuar deri në 2000 euro, kurse paratë janë dedikuar për honorar, benzinë, dhe shpërblim për shkuesit dhe prindërit e nuses, në kohën kur ata i kanë vërtetuar terminët për martesë.

Dyzetë e tetë vjeçari, Najdo Milcevski nga Prespa e Vogël, Shqipëri, ka një profesion të pazakonshëm. Ai koordinon martesat mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe beqarëve të vjetër maqedonas.

Siç edhe vet është deklaruar, ai deri më tani ka martuar rreth 200 vajza nga Shqipëria, shumicën e tyre për beqarë të vjetër maqedonas nga Manastiri, por edhe vendeve tjera  në Maqedoni.

“Isha argat i thjeshtë.Kurse kohën e fundit punojë si shkues. Beqarët nga Maqedonia kërkojnë nuse, dhe unë atyre ua sjellë nga Shqipëria. Puna e re më është sikur një këngë”, me entuziazëm tregon Najdo për punën e tij.

Në rrethet në të cilat martohen nuset shumë shpejtë e mësojnë gjuhën maqedonase, kurse pjesa më e madhe e tyre janë Maqedonase, të cilat nuk kanë pasur problem me gjuhën.

 

Najdo Milcevski

Edhe pse në fshatra kanë punuar kryesisht punë të rënda në fushë ato janë të kënaqura dhe të lumtura.

Beqarët e vjetë maqedonas tani më vetëm kanë krijuar familje dhe asnjëri prej tyre nuk ka menduar ta lëshoj vendin për të shkuar në perëndim ose në ndonjë nga qytetet e Maqedonisë.

“Të jetë shëndosh e gjallë ai që është kujtuar të bëhet shkues mes beqarëve të vjetër maqedonas dhe nuseve shqiptare. Falë atyre ne më nuk brengosemi për atë se si do të jetë ardhmëria jonë. Planifikojmë në vjeshtë të organizojmë takim të përbashkët në Hotel “Lipa” dhe më mirë të njoftohemi të gjithë të martuarit dhe nuset”, ka deklaruar një nga beqarët e vjetër i cili deshi të mbes anonim.

Ky trend akoma po vazhdon dhe dita ditës po paraqiten raste të reja për përkthimin e dokumentacionit zyrtar për vendosjen e kurorëzimeve kështu që askush nuk mund të potencojë me garanci se sa vajza nga Shqipëria janë martuar për sllavo-maqedonas në këtë regjion.

Të mos flasim për regjionin e Prespës me ato fshatra, dhe në Maqedoninë Lindore që ekzistojnë të dhëna se ka vajza të martuara deri në Strumicë.

Shpesh herë ka ndodhur që të takohemi me njerëz – familjarë të këtyre vajzave dhe të bisedojmë për këtë fenomen se si ata lejojnë që të martoheshin vajzat e tyre me Maqedonas kur nuk i bashkon as gjuha, as gjaku, as kombi, as tradita.

 

Donika në shtëpinë e Toni Milevskit nga Prilepi ka sjellur freski dhe gjallëri

Përgjigjja vjen ngandonjëherë se i lejon feja, por dhe kjo është e pa arsyeshme sepse ato vajza që vinë nga Veriu i Shqipërisë janë me përkatësi fetare të shumtat të krishtere katolike, dhe nuk kanë as aty gjë të përbashkët me sllavët ortodoks sa i përket fesë. Ka edhe të Myslimane që janë martuar për maqedonas, kurse numri i vajzave me besim Ortodoks është më i vogël. Por disa e theksojnë shkakun e të mirave materiale.

Më ka ndodhur vet mua që të marr një përgjigjeje marramendëse nga familjarët e një vajzeje që ishte martuar për një sllav, kurse kishte prapavi myslimane, të më thotë i vëllai i vajzës se: “Punë e madhe, çka ka lidhje se është Maqedonc. Kryesorja motra dhe bija jonë të jetojë mirë se njerëzit janë të pasur”.

Por realiteti nuk është kështu, se këta njerëz nuk janë me aq pasuri markante sa që mendojnë familjarët e vajzave nga Shqipëria, se po të ishte kështu, ata nuk do prisnin deri në moshën 40 a 50 vjeçe të martoheshin

Që ti rrekem këtij reportazhi, më shtyu deklarata e një personi nga Tirana i cili mu prezantua si pronarë i një Agjencie Turistike me emrin « Pollogu  -Turist », me autobusin e së cilës Agjenci udhëtoja nga Tirana për në Strugë. Dhe personi bile me krenari më deklaroi se ai ka sjell të gjitha vajzat që janë martuar në Pellagoni për sllavo-maqedonasit, se të gjitha ata kanë kaluar nëpër këtë Agjenci për në Maqedoni.

Pa pikën e turpit dhe ndërgjegjes shoku i cili thoshte se është pronarë i Agjencisë së lartpërmendur bile dhe po mburreshe për këtë gjë marramendëse dhe trishtuese për ne Shqiptarët.

Kur jemi tek martesat, ata në fillim u plotësojnë çdo dëshirë, dhe këto vajzat që vinë nga Shqipëria tregohen si nikoqire të mira. Por më vonë dalin problemet me gjuhën, me traditat, etj.

Aty dalin më vonë dhe telashet, kështu që disa raste kanë mbaruar me divorce.

Probleme me emrat e fëmijëve kur lindin, dhe mënyrën e pagëzimit të tyre. Vajzat shumë shpejt mësojnë gjuhën maqedonase dhe adaptohen në këtë ambient të jetesës sllave, por mbesin të zhgënjyera se ato do punësohen në punë shteti siç u kanë thënë kur është bërë tregtia, se nuk ka vajzë që ka ardhur nga Shqipëria, a që nuk ka kryer të paktën shkollën e mesme.

Ky është realiteti i hidhur për fat të keq. Vallë mund të parandalohet ky fenomen, është punë e mundimshme kjo se, në lojë janë dhe pjesëtar të nëntokës, profiterë nga të dyja anët e kufirit. Është një sistem zinxhirorë që s’ka fund dhe ky zinxhir duhet këputur. Ka vende ku shitja është më e leverdishme edhe deri më 2000 e 3000 euro. Biznes me famë. As përgjegjësi para ligjit as para askujt. Ja se deri ku e solli Shqiptari punën ta shes motrën a bijën, turp më të madh a ka.  (Iliria News Agency)/Tema

terminët për martesë.

Fërgim

beqarë të vjetër maqedonas

...

melankoli verore me gjinkalla punetore...

s'jom mikxheker, as rollingstons,

sono un beqar vekio... maqedons

 

sympathy for the devil... wooh wooh... wooh wooh... pleased to meet you, bride from south albania... that's no shame/ what's puzzling me is just the... the nature of this game...

 s'di c'te them se eshte e nderlikuar por po ju jap nje shembull. nje miku i babait tim qe ka shetitur tere boten, dikur na ka treguar qe nje vend afrikan ( nuk e mbaj mend cili) ngriti ca agjensira si puna e ketyre ne shqiperi qe benin lidhje me vendas afrikane me gjermane bionde. qellimi ityre ishte zbardhja sadopak e popullsise vendase ( mos na ngaterroje askush me racizem se keshtu ka qene e verteta). u bena ca martesa ne fillim por pastaj shteti gjerman mori masa dhe i ndaloi. shteti shqiptar mund te beje te njejten gje? po shiten njerzit si bagetite, apo jo? 

Ne kete mes nuk asgje antiligjore.Eshte thjesht nje matchmaking service.Te tille operojne me qindra ne USA e ne gjithe europen.Ajo qe eshte e trishtueshme eshte se perkunder mburrjeve te qeverise shqiperia ende nuk ka mundesuar kushtet per nje jete te mire per qytetaret e vet sidomos per femren rurale.E vetmja menyre per te shpetuar nga varferia mbeten martesat me burra te moshuar te huaj.

Duke pa shkrimin dhe komentet e para me siper (sa ilir eshte kush), eshte tipike ballkanike te thuash qe shife si shkojne ato shqiptaret per martese per 3000 euro ose si hapen kroatet se jane ilire. Se mos bo gabim njoni te shohe sa qesharake jena vete.

Te ckruhet ligj thom une. Te mbrohet blersi i brendshem. Vetem beqaresha te stazhonume per eksport! smiley 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).