“Paradoksi” i renditjes pozitive boterore dhe fukaralleku ekstrem i golit. Ne saje te trajnereve te huaj mesuam te mbrohemi, por nuk mjafton. Sepse mungon vazhdimesia e talenteve dhe prandaj mbetemi te zhytur ne mediokritet

Mbremja ne Podgorice dukej sikur ishte ne nje ambient shqiptar. Ndoshta ne Tirane, apo ndoshta Shkodra i perngjan me shume kryeqytetit malazez. Kishte qene nje shkodran ai qe kishte tundur rrjeten e vendasve me nje perle. Ky shkodran ishte Hamdi Salihi ndersa gjithcka rreth e rrotull Josip Kuzhes, kendonte e hidhte valle. Shqiperia e futbollit ishte e lumtur sepse kishte fituar nje miqesore, vertet vetem nje miqesore, por ne nje stadium qe ishin mesuar ta shikonin si te nje bote tjeter, te atyre qe mendonin se “dinin te luanin futboll”, anipse “vetem” malazeze, ndryshe nga ne qe ishim ne kete anen ketej te kufirit.

Nje fitore ne token ish-jugosllave. Dhe me nje ish-jugosllav ne stol. Eleminatoret nuk kishin nisur ende, por si pas cdo suksesi niveli i entuziazmit tipik mesdhetar, tipik ballkanas, tipik shqiptar, ishte i larte.

Qe nga 25 maji i motit te shkuar kane rrjedhur plot 13 muaj, pra dicka me shume se nje vit dhe skuadra e Kuzhes (por, ne radhe te pare e jona), ofron nje realitet te frikshem nese gervish paksa nen lekuren siperfaqesore te rezultateve. Kjo lekure flet me gojen e 18 ndeshjeve, nga te cilat 7 te fituara, 6 te barazuara dhe 5 te humbura. Dhe me golaverazhin 19 te shenuar e 17 te pesuar. Aspak keq deri ketu. Edhje nese ndajme me vete “sheqerin” nga “shapi”, pra ndeshjet zyrtare eleminatore nga ato miqesore, serish nuk eshte se dalim shume keq me 2 fitoret, 3 barazimet dhe 4 humbjet e po ne kete nivel jane edhe golat: 7-13.

Por, e thame qe duhet te provojme te gervishim pak. Propozoj qe te heqim nje ndeshje, vetem nje. Pikerisht ate te sterfituar 6-1 ndaj Qipros, per te cilen “gojet e liga” folen shume fjale te keqija, sepse jo me kot quhen goje te liga. Pa u marre me me keto dyshime, le te bejme veprimet e thjeshta aritmetike. Duke hequr Qipron, na mbeten 13 gola te shenuar ne … 17 ndeshje. Me nje mesatare prej 0.76 golash per cdo takim. Duke i “shoshitur” me radhe takimet e kuqezinjve, shikojme se 13 ndeshje kane dhuruar nga nje gold he 4 te tjera nuk kane ofruar asnje.

Bejme, c’bejme, pertej nje goli nuk shkojme. Duke perjashtuar Qipron, hera e fundit qe perfaqesuesja e Shqiperise shenoi dy gola ne nje takim, ishte me 10 shtator 2008, kur Bogdani, Duro dhe Dallku i dhane nje fitore 3-0 ndaj Maltes (?!) ne “Qemal Stafa”, ne eleminatoret e Kupes se Botes 2010, pra perpara 25 ndeshjeve.

Ka qene nje periudhe shume me e begate sesa kjo, te pakten lidhur me aftesine e perfaqesueses sone ne tundjen e rrjetave kundershtare dhe behet fjale per vitet 2006-2008, por edhe me pare. Nga 16 gushti 2006 deri me 10 shtator 2008, 6 here nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric dhe 2 here nen udheheqjen e holandezit “fluturues” Ari Han, shqipot shenonin me shume se nje gol per cdo 90 minutesh.

Baric arriti 3-0 ne San Marino, 2-2 ne Bjellorusi, 2-0 ne Tirane ndaj Luksemburgut, 3-0 ne Luksemburg, 3-0 ndaj Maltes dhe humbje 2-4 ne Tirane me bjelloruset, ndersa Han pati nje 2-0 ndaj Lihtenshtajnit dhe 3-0 ndaj Maltes. Me Hans-Peter Brigelin i shenuam 2 gola Ukraines ne Kiev, 2 gola Kazakistanit, Azerbajxhanit, 3 gola Gjeorgjise dhe ajo qe qendron ne maje te majave, 2 golat ne fitoren 2-1 ndaj Greqise kampione e Europes me 4 shtator 2004 ne “Qemal Stafa”.

Ndonjehere shifrat jane memece dhe, po keshtu jane edhe shifrat kuqezi, por nuk mund te mos krijohet shqetesimi per aftesine goditese te nje ekipi perfaqesues ku verteton sesa pak gola jemi ne gjendje te shenojme tash thuajse 3 vjet. Perkunder gjithe kesaj frike, pa bere gabim dhe pa sajuar gje, mund te veme perballe golave teper te pakte, ngjitjen e qendrueshme dhe pozitive ne rang-listen boterore te FIFA-s. Kuqezinjte ishin te 80-et ne maj 2010, te 79-et ne qershor te po atij viti, per te vazhduar me vendin e 71-te ne korrik, te 70-in ne gusht, 67-in ne shtator, 65-in ne tetor, rekordin historik te kohes ne nentor 2010 (vendi i 58-te), pastaj te 65-et ne dhjetor.

Viti 2011 pati edhe lekundje, por me se shumti ngjitje. Nga vendi i 64-ert ne janar, jemi ne vendin e 66-te ne shkurt, pastaj ne te 73-in ne mars dhe me ne fund rekordi tjeter i te gjitha koheve, vendi i 50-te ne prill dhe maj, ndersa mund te humbasim jo pak pas kesaj humbjeje ne Bosnje-Hercegovine, kur renditje e re te dale ne drite me 29 qershor.

Cfare po ndodh, pra? Si mundet qe ne te njejten kohe qe shenojme kaq pak, te ngjitemi kaq lart, deri aty ku nuk jemi ngjitur kurre? A nuk ka ketu nje paradoks qe fsheh ndonje gabim ne llogaritje? Paradoks normalisht qe ka, ndonese asnje gabim nuk eshte bere.

Si shume ekipe te tjera, qofte kombetare, qofte, klube, ekipi i Shqiperise ka mesuar permendesh alfen e futbollit modern, ate te lojes se organizuar ne mbrojtje. Qe te mos humbesh, qe te mos pesosh shume gola dhe shpesh here edhe qe te fitosh 3 pike, eshte e mjaftueshme te dish te mbrohesh si skuader dhe te dish te kundersulmosh.

Jo vetem kaq, por ne memorjen kolektive dhe historike te ekipit tone kombetar po vendosen njera mbi tjetren “shtresat” e pervojes se fituar nga nje pune me baze disiplinen dhe autoritetin e trajnerit, i cili ka qene i huaj qe prej vitit 2003, pra prej 8 sezonesh. E paguar me nje kosto qe eshte perafersisht 1 milion euro (sa shumatorja e rrogave te Dosenes, Brigelit, Baricit, Hanit, Kuzhes), ky shtresezim pervojash ka sjelle stabilizim te “kursit” te futbollit tone, stabilizim te “kuotave ne burse” te kuqezinjve, zhdukje te shperthimeve jodisiplinore dhe atyre qe perfliteshin si klane.

Por, bashke me kete kurbe ngjitese, ekziston edhe nje kurbe tjeter ne zbritje dhe kjo ka te beje me “rezervuarin” nga ku “peshkohen” lojtaret e rinj kuqezinj. Shqiperia qe u shfaq ne Zenice ishte skuadra e 33-vjecarit Klodian Duro, 34-vjecarit Erion Bogdani dhe 35-vjecareve Ervin Skela dhe Altin Lala. Nuk po fusim ne llogari te tjeret, por thjesht keta qe jane shtylla pa te cilen ngrehina kuqezi fare lehte mund te shembet ose te shtypet nga trysnia e rivaleve me cilesore sesa ne.

Bosnje-Hercegovina, rivali qe na mundi dhe qe ka jo pak probleme, ka marre disa masa. Jo vetem qe disa prej lojtareve kryesore si Pjanic, Xheko, Ibishevic, Salihovic, Ibricic, Medunjanin, Lulic apo Mujxha jane nga 21 deri ne 27 vjec, por edhe nje brez i rri po rritet me emra te tille si Vranjesh, Subashic, Zec apo Xhakmic, qe luajne ne liga solide dhe qe jane nga 21 deri ne 25 vjecare, pa llogaritur 18 vjecarin e Hamburgut, Beshic.

Eshte nje analize qe ia vlen te behet dhe te gjendet kura per semundjen tone.

E verteta eshte qe Shqiperia kurre nuk ka pasur aftesine te shenoje shume gola, ndersa bombardiere te medhenj ka nxjerre me pikatore. Riza Lushta nuk mundi kurre ta vishte fanellen kuqezi, Refik Resmja luajti ne nje periudhe kur eleminatoret e turneve te medhenj nuk kishin nisur, apo kur ekipi yne nuk merrte pjese ne to. Ilir Pernaska, po ashtu, rastisi te shkelqeje pas plenumit te 11-te te Byrose Politike te Partise se Punes, pas se ciles pergjithesisht u mbyll rubineti per pjesemarrjen e ekipeve sportive ne arenen nderkombetare (sidomos lidhur me futbollin) dhe u la hapur vetem rubineti i ansambleve te kengeve dhe valleve popullore.

Ndonjehere fati luan rol shume te madh ne zhvillimin e ngjarjeve, gje per te cilen mund te nxirren pa fund shembuj te medhenj ne histori. Per strukturen e dobet qe ka perfaqesuesja shqiptare, ky fat quhej nje sulmues i fuqishem dhe shtatlarte, qe ne e kishim ne formen e Igli Tares dhe Erion Bogdanit. Pjesa e dyte ne Zenice na goditi pa meshire me shuplaken mizore te realitetit, pra sesi do te gjendemi diten kur Bogdani do te thote lamtumire (besohet qe nga edicioni i ardhshem). Dhe realiteti ishte nje skuader e strukur ne 30-40 metrat e pjeses se saj te fushes, e shtypur nga epersia teknike dhe fizike e vendasve qe shtyheshin perpara edhe te nxitur nga fanatizmi i 15 mije tifozeve ne “Bilino Polje”, ndersa gjithsecili kuqezi nuk shikonte asnje pike ndihmuese dhe koordinuese atje ne sulm. Ne rregull, ne Bosnje-Hercegovine gaboi trajneri dhe Kuzhe e pranoi kete, por kur te mos jete Bogdani, gabimi do te jete qe ne minuten e pare, sado i zoti qe te jete trajneri yne.

Nderkaq, brezi i fundit i lojtareve te rritur ne sistemin e futbollit te para viteve 90-te, po terhiqet perfundimisht. Skela, Lala e deri diku Bogdani mund te jene “mohikanet” e fundit dhe FSHF mbetet para realitetit qe do te duhet te luftoje “me thike nder dhembe” per talentet kosovare apo shqiptare te Maqedonise qe luajne kryesisht ne Zvicer. Nje lufte e pabarabarte, ndonese qe duhet provuar pa asnje diskutim.

Morali tashme eshte i ulet, ndonese nuk ia vlen te shqetesohemi shume per kete gje, pasi e kemi provuar shpesh dhe po shpesh kemi ditur ne ngrihemi. Nuk shqeteson shume as miqesorja e 20 qershorit ndaj Argjentines ku Shqiperia nuk eshte as e Canes, Currit dhe Bogdanit dhe as e shume titullareve te tjere, ndersa perballe jane Mesi, Tevez, Higuain, Laveci, Di Maria, Pastore, Kambiaso apo Zaneti. Jo, shqetesimi nuk eshte ketu dhe as tek fati i Josip Kuzhes, sepse ngjyrat kuqezi do te vazhdojne te ekzistojne, ashtu sic ishin edhe pas Brigelit, Baricit dhe Hanit.

Problemi me i madh eshte se planifikimi i domosdoshem afatmesem dhe afatgjate ekziston vetem ne nivelin e trajnerit te ekipit kombetar A, ne strukturat dhe departamentet e FSHF-se dhe ne nje perpjekje te mundimshme, te kushtueshme dhe qe shpesh me ate te Sizifit, per te ngritur nivelin e trajnereve dhe (ndoshta edhe) te administratoreve.

Ne nje vend qe ngjan me nje pele te hazdisur, shume lehte shumezohen me zeto keto investime, pasi nje vend ku politika nuk ben marreveshje as nen trysnine e Uashingtonit dhe Brukselit (kur vete Belgjika mbetet pa qeveri), nuk e ka per gje te shkele me kembe asnje vlere tjeter. Kjo do te thote vazhdimi i mbizoterimit te miqve ndaj te afteve, pra nje e ardhme edhe me e zeze per “topkemben” shqiptare.

Sa te largeta duken ato dite qe i pershkruan ne menyre te mrekullueshme mjeshtri i dikurshem i penes dhe gazetarise, Anton Mazreku, ato dite kur gazetari i famshem dhe nje grup miqsh te tij shkodrane e tiranas shkonin ne Torino per te pare sesi benin duel Riza Lushta e Loro Borici, perkatesisht ne radhet e Juventusit dhe Lacios dhe kur keta ishin vendimtare ne fushe.

Ashtu sic duket e pangjashme qe ne Shqiperi te ndodhe si tek skuadra e vaterpolit e Partizanit te Beogradit, qe doli kampione e Europes duke mundur ne finale Pro Rekon italiane, nje klub me 10-fishin e buxhetit te serbeve. Trajneri Milan Milanovic shprehej pas triumfit te arritur ne “gojen e ujkut”, ne Rome, se “erdhem ne krye te klubit 10 vjet me pare, bashke me presidentin Aleksander Shoshtar, me synimin qe ta kthenim Partizanin ne krye te Europes”. Milanovic tregon sesi shumekush u tall ne ate kohe ne kryeqytetin serb me ato qe dukeshin si “endrra ne diell”, por pas 10 vjetesh pune ne mes te aq shume veshtiresish e peripecish, Milanovic dhe ekipi i tij u ngjiten ne catine e kontinentit tone.

E dime mire se asnje klub sportiv ne Shqiperi nuk e ka traditen e ketij Partizani Beogradi te vaterpolit, i cili ka qene edhe disa here te tjera kampion i Europes (vecse, per here te fundit me 1976, pra para 35 vjetesh), por po kaq mire e dime se Dinamo e volejbollit te meshkujve dhe femrave arrinte disa here aq shume prane, ne vendet 3 dhe 4 ne kontinent, por kjo tradite sot, ndryshe nga Serbia, eshte zhdukur. Kjo vlen edhe per futbollin.

http://www.revistaklan.com/material.php?id=1710

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).